Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo Kurti? Osmani: I kemi detyrat e ndara! Në kosovë presidentja udhëheq politikën e jashtme
Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit tĂ« Paqes si dhe foli pĂ«r bisedĂ«n e saj me presidentin amerikan, Donald Trump. NĂ« njĂ« lidhe direkte nga Davosi nĂ« âTop Storyâ, Osmani u pyet se çfarĂ« u tha nĂ« bisedĂ«n qĂ« ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump. NĂ« pĂ«rgjigje, Osmani tha se kreu i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« i pĂ«rcolli njĂ« mesazh pĂ«r KosovĂ«n dhe shtoi se ishte njĂ« bisedĂ« shumĂ« pozitive qĂ« nisi nĂ« samitin e OKB nĂ« shtator.
Ajo gjithashtu sqaroi se pse e përfaqësoi ajo Kosovën dhe jo kryeministri, Albin Kurti duke shprehur se kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti, megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për kryeministrin.
Pjesë nga intervista:
Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?
Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.
Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?
Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.
Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?
Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë.
The post Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo Kurti? Osmani: I kemi detyrat e ndara! Në kosovë presidentja udhëheq politikën e jashtme appeared first on Albeu.com.

