❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Familja me 4 anĂ«tarĂ« u helmua nga monoksidi/ “Motra ime Ă«shtĂ« sĂ«murĂ«!”, djali mori nĂ« telefon urgjencĂ«n, por gaboi adresĂ«n. DĂ«shmia dramatike e xhaxhait: S’i shpĂ«tova dot!

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« ShkodĂ«r ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Livadhet 3”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r veprimtari kriminale nĂ« fushĂ«n e vjedhjes dhe armĂ«mbajtjes pa leje.Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi Ornaldo Çerenishta, 19 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r. Arrestimi u krye pas kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 aparate celularë, një sasi lënde djegëse, një automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës në vitin 2019, si dhe dy targa automjeti që dyshohet se janë vjedhur në Tiranë në vitin 2025.

Operacioni u zhvillua nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e PolicisĂ« ShkodĂ«r, me mbĂ«shtetjen e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r.

Kontrollet u kryen edhe nĂ« banesat e disa shtetasve tĂ« tjerĂ« tĂ« dyshuar pĂ«r veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, nĂ« lidhje me operacionet e mĂ«parshme tĂ« koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”.

Vendet e vogla të BE bëjnë hapa të mëdhenj në prodhimin e armëve

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtyrë edhe vendet më të vogla anëtare të Bashkimit Evropian të zhvillojnë industri mbrojtjeje vendase, të teknologjisë së lartë, ashtu siç domosdoshmëria e ka bërë Kievin një lider botëror në teknologjinë më të avancuar të mjeteve ajrore pa pilotë.

Shumë vende të BE-së kanë bashkëpunuar me Kievin për ta zhvilluar këtë teknologji, dhe vijat e frontit në Ukrainë shpesh shërbejnë si terren testimi për to.

Ekziston mundësia që zhurma e frikshme e helikave që dëgjohet në fushëbetejat e Ukrainës të vijë nga dronë të ndërtuar nga Qiproja,  një vend me pak më shumë se një milion banorë në skajin juglindor të Evropës.

Prodhuesi “Swarmly” thotĂ« se mĂ« shumĂ« se 200 nga dronĂ«t e tij “H-10 Poseidon” po ndihmojnĂ« bateritĂ« e artilerisĂ« ukrainase t’i identifikojnĂ« objektivat armike nĂ« tokĂ« nĂ« çdo lloj moti, duke grumbulluar mbi 100 mijĂ« orĂ« fluturimi gjatĂ« tre vjetĂ«ve tĂ« fundit.

Fabrika e tij prej 5.000 metrash katrorĂ« Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« burim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m mjetesh pa pilot tĂ« dĂ«rguara nĂ« vende si Indonezia, Benini, Nigeria, India dhe Arabia Saudite, sipas zyrtarĂ«ve tĂ« kompanisĂ«. Pjesa mĂ« e madhe e dyshemesĂ« sĂ« fabrikĂ«s Ă«shtĂ« e rezervuar pĂ«r prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot. Por, e fshehur nĂ« njĂ« zonĂ« magazinimi tĂ« sigurt ndodhet njĂ« pĂ«rzgjedhje e dronĂ«ve detarĂ« super tĂ« shpejtĂ« tĂ« “Swarmlyt”, tĂ« pajisur me kamera me definicion tĂ« lartĂ« dhe mitraloza tĂ« kalibrit .50.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtyrë edhe vendet më të vogla anëtare të Bashkimit Evropian të zhvillojnë industri mbrojtjeje vendase, të teknologjisë së lartë, ashtu siç domosdoshmëria e ka bërë Kievin një lider botëror në teknologjinë më të avancuar të mjeteve ajrore pa pilotë. Shumë vende të BE-së kanë bashkëpunuar me Kievin për ta zhvilluar këtë teknologji, dhe vijat e frontit në Ukrainë shpesh shërbejnë si terren testimi për to.

Ashtu si Qiproja, vendet baltike dhe Danimarka kanë përshpejtuar zhvillimin e teknologjive vendase të dronëve dhe kundërdronëve. Në Greqi, dronët janë pjesë e një programi prej 25 miliardë eurosh për modernizimin e forcave të saja të armatosura.

“Shembulli i ‘Swarmlyt’, si dhe i kompanive tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« bazuara nĂ« vende tĂ« vogla tĂ« BE-sĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«shmi e pĂ«rpjekjes serioze qĂ« po bĂ«n sektori privat nĂ« EvropĂ« pĂ«r tĂ« inovuar dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kapacitete tĂ« prodhimit masiv tĂ« pajisjeve tĂ« mbrojtjes, pĂ«rfshirĂ« sistemet pa pilotĂ«â€,  tha Federico Borsari, ekspert nĂ« QendrĂ«n pĂ«r AnalizĂ«n e Politikave Evropiane me seli nĂ« Washington.

Shumëzues force

UAV-tĂ« po riformĂ«sojnĂ« luftĂ«n duke u ofruar vendeve mĂ« pak tĂ« fuqishme ushtarakisht njĂ«farĂ« avantazhi ndaj kundĂ«rshtarĂ«ve mĂ« tĂ« fortĂ«. DronĂ«t nuk do t’i zĂ«vendĂ«sojnĂ« plotĂ«sisht armĂ«t e shtrenjta si tanket, artilerinĂ« dhe avionĂ«t luftarakĂ«, tha Borsari. Por, ato ofrojnĂ« fleksibilitet dhe shumĂ« efekt pĂ«r koston, duke i bĂ«rĂ« shumĂ«zuese tĂ« frikshĂ«m force.

Merrni pĂ«r shembull dronin detar “Hydra” tĂ« “Swarmlyt”, tĂ« mbushur me eksploziv dhe tĂ« drejtuar me satelit. Secili kushton 80 mijĂ« euro, qĂ« do tĂ« thotĂ« se pĂ«rdorimi i njĂ« grupi tĂ« tillĂ« pĂ«r tĂ« neutralizuar njĂ« anije luftarake qĂ« kushton njĂ« miliard euro mund tĂ« jetĂ« njĂ« pazar i mirĂ«, tha drejtori i kompanisĂ«, Gary Rafalovsky.

Kjo armë detare, që shkatërron një anije shumë më të madhe, tashmë është parë në sulmet e Houthive nga Jemeni, sipas Fabian Hinz, studiues për teknologjitë e raketave dhe UAV-ve në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Evropë.

Pengesa për hyrjen në treg për kompani me pak kapital janë të ulëta, shtoi ai, sepse UAV-të shpesh projektohen dhe montohen nga komponentë të lirë dhe lehtësisht të disponueshëm në tregun global.

“Kjo, sigurisht, do tĂ« thotĂ« se nĂ« thelb nuk ke nevojĂ« pĂ«r njĂ« investim tĂ« madh industrial nĂ« fillim, siç kĂ«rkohet pĂ«r kapacitete tĂ« tjera ushtarake. Nuk ke nevojĂ« pĂ«r dekada pĂ«rvojĂ« nĂ« shkenca tĂ« caktuara tĂ« materialeve apo gjĂ«ra tĂ« tilla”,  tha Hinz.

Hyrja në lojë

Në Danimarkë, dy kompani të fokusuara në pajisje kundërdronë kanë raportuar një rritje të ndjeshme të klientëve të rinj, dhe disa nga pajisjet do të dërgohen në Ukrainë për ta ndihmuar në bllokimin e teknologjisë ruse në fushëbetejë. Ukraina në shtator tha se po bashkëpunonte me kompani daneze për të ndërtuar komponentë raketash dhe dronësh në një fabrikë në Danimarkë.

NĂ« Lituani, vend ky baltik, shkencĂ«tarĂ« dhe partnerĂ« biznesi janĂ« bashkuar nĂ«n emrin VILNIUS TECH pĂ«r tĂ« zhvilluar UAV-e, zbulim tĂ« automatizuar tĂ« minave dhe teknologji tĂ« tjera ushtarake. Fabrika shtetĂ«rore e municioneve “Giraite” thotĂ« se ka rritur kapacitetin e prodhimit me 50% qĂ« nga viti 2022.
Greqia për herë të parë shfaqi dronët e saj të prodhuar në vend dhe teknologjinë kundërdronëve gjatë një ushtrimi të plotë taktik në nëntor, ndërsa NATO i kërkoi sektorit evropian të mbrojtjes ta përshpejtojë ritmin.

“Na duhen kapacitete, pajisje, fuqi reale zjarri dhe teknologji mĂ« e avancuar”,  paralajmĂ«roi sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Rumani mĂ« herĂ«t atĂ« muaj. “Sillni idetĂ« tuaja, testoni zgjuarsinĂ« tuaj dhe pĂ«rdorni NATO-n si terrenin tuaj tĂ« provĂ«s”.

Edhe pse zhvillimi i dronĂ«ve po pĂ«rshpejtohet, Borsari paralajmĂ«roi se avantazhet e UAV-ve shpesh kufizohen nga variabla tĂ« shumta, si kushtet e vĂ«shtira nĂ« tĂ« cilat fluturojnĂ« ndonjĂ«herĂ«, trajnimi dhe aftĂ«sitĂ« e operatorĂ«ve, si dhe thellĂ«sia e mbĂ«shtetjes logjistike pĂ«r t’i mbajtur funksionale.

Evropa kalon në modalitet mbrojtjeje

Lufta e RusisĂ« nĂ« UkrainĂ« dhe mesazhet e pĂ«rziera tĂ« administratĂ«s sĂ« Donald Trump nĂ« SHBA, qĂ« ka tendosur marrĂ«dhĂ«niet me aleatĂ«t e NATO-s, i kanĂ« detyruar udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« tĂ« pĂ«rballen me nevojĂ«n pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« pavarur nĂ« mbrojtje. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, BE-ja ka vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion miliarda euro pĂ«r tĂ« inkurajuar investimet dhe pĂ«r ta forcuar aftĂ«sinĂ« e saj kolektive parandaluese.

Kjo ka qenë një nxitje për vende si Qiproja, e cila mori presidencën gjashtëmujore të BE-së më 1 janar. Javën e kaluar, krahu ekzekutiv i BE-së miratoi ndihmë financiare për tetë anëtarë, përfshirë Spanjën, Kroacinë, Portugalinë, Bullgarinë, Belgjikën, Rumaninë dhe Qipron.

Qiproja pritet të marrë miratimin përfundimtar nga udhëheqësit e BE-së për rreth 1.2 miliardë euro në kredi afatgjata me kosto të ulët, në kuadër të programit të përbashkët të prokurimit prej 150 miliardë eurosh të quajtur Veprimi i Sigurisë për Evropën (SAFE).

Industria e saj e re e mbrojtjes tashmë përbëhet nga rreth 30 kompani dhe qendra kërkimore që prodhojnë teknologji si për sektorin civil ashtu edhe për atë ushtarak, përfshirë robotikën, rrjetet e komunikimit, sistemet kundërdronëve dhe madje edhe komunikimet dhe mbikëqyrjen satelitore, tha Panayiotis Hadjipavlis, shef i drejtorisë për zhvillimin e armatimeve dhe kapaciteteve të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Qipros.

“Kemi kapacitete tĂ« specializuara nĂ« produkte shumĂ« tĂ« avancuara nĂ« aspektin teknologjik dhe kjo duhet tĂ« merret seriozisht nĂ« konsideratĂ«â€, i tha Hadjipavlis agjencisĂ« AP nga zyra e tij, ku helmeta nga ditĂ«t e tij si pilot luftarak varej nĂ« njĂ« varĂ«se rrobash aty pranĂ«. Ai shtoi se edhe lojtarĂ«t kryesorĂ« tĂ« industrisĂ« sĂ« mbrojtjes duhet ta kenĂ« parasysh kĂ«tĂ«.

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë.

Ata kishin pĂ«rshtatur njĂ« ambient nĂ« banesĂ«n e tyre, nĂ« rrugĂ«n “Ali Demi”, pĂ«r pĂ«rgatitjen e tabletave tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike ekstazi (MDMA), me qĂ«llim shitjen, kryesisht nĂ« lokalet e natĂ«s.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po heton rolet e të arrestuarve me qëllim zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të jetë një hap i rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë sukses në arenën olimpike.

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga vizita nĂ« Vatikan: Çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leone XIV

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku ndër të tjera, u takua edhe me Papa Leone i XIV-të ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga takimi me Atin e Shenjtë, ku e shoqëronin gjithashtu bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me disa çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan kreu i qeverisĂ« nĂ« Facebook.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan, ndërsa bisedimet u zhvilluan në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me fokus tek situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, siç shkruan Vatikan News, u vu në dukje gjithashtu marrëdhënia e mirë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë ndërsa u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.

MĂ« herĂ«t, Rama vizitoi Pallatin Apostolik tĂ« Vatikanit, ku u prit nĂ« oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i ShtĂ«pisĂ« Papnore.

NdĂ«rkohĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«n kryeministri pĂ«rcolli lutje pĂ«r popullin shqiptar nĂ« bazilikĂ«n ‘Regina di Albania’, ku gjendet shĂ«mbĂ«lltyra e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«.

“O Mari, NĂ«nĂ« e Ă«mbĂ«l e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, kaq e dashur pĂ«r bijtĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« atdhe dhe jashtĂ« atdheut! Sot po vijmĂ« tek ti, edhe njĂ« herĂ«, tĂ« ta besojmĂ« popullin tonĂ«, familjet tona, rininĂ« tonĂ«. Ti qĂ« je ZojĂ« e ShkodrĂ«s dhe e mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, na udhĂ«hiq nĂ« rrugĂ«n e sĂ« mirĂ«s, na jep dritĂ« nĂ« dyshime dhe ngushĂ«llim nĂ« provat e jetĂ«s. NĂ«n mbrojtjen tĂ«nde kĂ«rkojmĂ« strehĂ«, o VirgjĂ«r e bekuar. Mbroje ShqipĂ«rinĂ«, ndriço mendjet tona dhe na bĂ«j tĂ« jemi gjithmonĂ« besnikĂ« ndaj Birit tĂ«nd, Jezusit. O Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, lutu pĂ«r ne”, thuhej nĂ« lutjen e RamĂ«s.

Vizita vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, ndërsa në përfundim Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Alarm spiunazhi në Evropë/ Arrestime në Greqi dhe Francë për rrjete që dyshohet se punonin për Kinën

Autoritetet greke dhe franceze, brenda pak orësh nga njëra-tjetra, arrestuan persona të dyshuar për përfshirje në raste spiunazhi në favor të Kinës, duke ngritur alarmin në nivel pan-evropian. Edhe pse rastet nuk lidhen drejtpërdrejt mes tyre, ato ndajnë elementë të përbashkët, me fokus kryesor teknologjitë e avancuara të komunikimit dhe aktivitetet e NATO-s.

Në Greqi, autoritetet arrestuan një kolonel 54-vjeçar të Forcave të Armatosura, i cili shërbente në një njësi trajnimi në Kavouri. Oficeri, inxhinier i sistemeve të telekomunikacionit dhe informacionit, kishte ndërtuar ndër vite një profil të lartë profesional, me njohuri të specializuara në radarë mbikëqyrjeje, komunikime pa tel dhe me tel, luftë elektronike, sisteme mbikëqyrjeje dhe radio-navigimi. Sipas burimeve zyrtare, ai kishte akses në informacione të ndjeshme që lidhen me lëvizje mediatike, individë dhe formacione ushtarake, me theks të veçantë në strukturat e NATO-s. Pikërisht kjo qasje e bëri objekt të një mbikëqyrjeje diskrete disamujore nga autoritetet greke, e cila përfundoi me arrestimin e tij.

Hetimet tregojnë se niveli i lartë i trajnimit dhe interesi i tij për median elektronike ishin faktorë kyç në rekrutimin e tij, me qëllim transferimin e informacionit kritik dhe teknologjisë së mbrojtjes drejt Kinës. Dyshohet se ai përdorte pajisje me softuer të posaçëm të furnizuar nga palë kineze, duke fotografuar dokumente sekrete dhe duke i dërguar ato elektronikisht. Aktiviteti i tij u zbulua përmes gjurmëve dixhitale, përfshirë përdorimin e kodeve QR, që lejuan identifikimin dhe ndalimin e rrjedhjes së informacionit.

Pas arrestimit, koloneli u dërgua në Gjykatën Ajrore, ku po merret në pyetje nga autoritetet ushtarake dhe Shërbimi i Sigurisë Helene për lidhjet e tij të mundshme, si dhe për ekzistencën e bashkëpunëtorëve. Shqetësimi është rritur edhe për shkak të dyshimeve se ai kishte rekrutuar të paktën një person tjetër, ndërsa kontakti i tij i përditshëm me oficerë më të rinj shton frikën për një rrjet të mundshëm brenda Forcave të Armatosura. Sipas burimeve ushtarake, arrestimi u krye pak para se oficeri të dërgonte në Kinë informacione të reja që lidhen me teknologjinë e lartë dhe mbrojtjen e Greqisë. Për shkak të rolit të tij në sektorë të ndjeshëm të inteligjencës së NATO-s, çështja konsiderohet veçanërisht serioze dhe shqetësuese edhe për SHBA-në.

 

Në Francë, arrestime të ngjashme në rajonin e Girondës forcuan dyshimet për një model të përbashkët rekrutimi, ku individë me arsimim dhe trajnim në teknologjitë e komunikimit dhe median elektronike përpiqeshin të siguronin të dhëna për rrjete satelitore, përfshirë Starlink, dhe aktivitetet e NATO-s. Në një njoftim zyrtar, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë konfirmoi se arrestimi u krye më 5 shkurt 2026, brenda një zone ushtarake dhe në bashkëpunim me shërbime të tjera shtetërore, për vepra penale që lidhen me mbledhjen dhe transmetimin e informacionit sekret ushtarak te palë të treta, me rrezik serioz për interesat kombëtare. Hetimet vijojnë, ndërsa prioritet i autoriteteve mbetet zbulimi i çdo rrjeti të mundshëm të spiunazhit brenda strukturave ushtarake.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 6 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.7 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe

Horoskopi, 6 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi
Mbani brenda vetes njĂ« ndjenjĂ« faji qĂ« lidhet me njĂ« person ose njĂ« situatĂ« tĂ« lĂ«nĂ« pezull. Ta injoroni nuk do t’ju ndihmojĂ«; pĂ«rkundrazi, njĂ« reflektim i qetĂ« mund t’ju lehtĂ«sojĂ« shumĂ« shpirtĂ«risht. Nervozizmi Ă«shtĂ« i lartĂ« dhe kjo mund tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« shĂ«ndet, me rĂ«nie energjie ose shqetĂ«sime tĂ« vogla kalimtare. Mundohuni tĂ« ngadalĂ«soni ritmin dhe tĂ« kujdeseni mĂ« shumĂ« pĂ«r veten. NĂ« dashuri duhet mĂ« shumĂ« qetĂ«si dhe dialog, sepse tensioni mund tĂ« krijojĂ« distancĂ« me partnerin. Financat kĂ«rkojnĂ« kujdes, mos merrni vendime impulsive. QartĂ«sia mendore do t’ju ndihmojĂ« tĂ« mos humbisni mundĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

Demi
Në dashuri mund të ndihen disa tensione, sidomos nëse marrëdhënia ka kaluar javë jo shumë të qeta. Keqkuptimet nuk duhen dramatizuar, por as anashkaluar. Dialogu i sinqertë është çelësi për të rikthyer qetësinë dhe besimin. Në punë situata mbetet e qëndrueshme, por kërkon përkushtim dhe durim. Financat nuk paraqesin rrezik të madh, megjithatë shmangni shpenzimet e tepërta. Shëndeti përmirësohet nëse gjeni kohë për pushim dhe relaks. Atmosfera sentimentale do të përmirësohet gradualisht nëse tregoni sinqeritet.

Binjakët
Puna dhe çështjet financiare kĂ«rkojnĂ« pĂ«rqendrim dhe metodĂ«. MundĂ«sitĂ« nuk mungojnĂ«, por nxitimi mund t’ju çojĂ« nĂ« gabime tĂ« pĂ«rsĂ«ritura. Merrni kohĂ«n e duhur pĂ«r tĂ« analizuar çdo zgjedhje. NĂ« dashuri kĂ«rkohet qartĂ«si; shmangni fjalĂ«t e nxituara. Financat mund tĂ« stabilizohen nĂ«se tregoheni mĂ« tĂ« organizuar. ShĂ«ndeti kĂ«rkon ekuilibĂ«r mes punĂ«s dhe pushimit. NĂ«se ruani qetĂ«sinĂ«, mund tĂ« ndĂ«rtoni diçka tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« ardhmen.

Gaforrja
Në punë shfaqen disa bezdi të vogla që ju lodhin më shumë sesa duhet. Rezultatet nuk mungojnë, por po shpenzoni shumë energji dhe lodhja ju bën më të ndjeshëm. Nën presion mund të bëheni posesivë ose polemikë, sidomos me personat e afërt. Në dashuri kërkohet më shumë besim dhe qetësi. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni vendimet impulsive. Kujdesuni për shëndetin duke gjetur kohë për pushim dhe aktivitete që ju relaksojnë.

Luani
Riktheni sigurinë dhe elegancën në mënyrën si prezantoheni. Pas një periudhe pasigurie, tani ndiheni më në kontroll të zgjedhjeve tuaja. Kjo reflektohet edhe në marrëdhënie: në dashuri mund të ndiheni më autentikë dhe të qetë. Në punë mund të merrni vlerësime ose të përforconi pozicionin tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por kërkojnë maturi. Shëndeti përmirësohet nëse kujdeseni për balancën emocionale dhe fizike.

Virgjëresha
Ndjeni nevojën të ngadalësoni dhe të gjeni një hapësirë vetëm për veten. Qetësia është thelbësore për të rikthyer ekuilibrin emocional. Në dashuri, një person që ju transmeton siguri mund ta bëjë atmosferën më romantike dhe të ëmbël. Favorizohen takimet dhe lëvizjet që ushqejnë shpirtin. Financat kërkojnë organizim, ndërsa shëndeti përmirësohet nëse shmangni stresin dhe kujdeseni për mirëqenien mendore.

Peshorja
Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes dhe dashuria rikthehet protagoniste. Ata që kanë investuar energji në një lidhje ose projekt do të shohin rezultate konkrete. Në punë hapen mundësi interesante, sidomos në fusha kreative. Financat përmirësohen gradualisht. Shëndeti është i mirë, por kërkon ekuilibër emocional. Besoni te talenti juaj dhe mos hezitoni të shprehni ndjenjat.

Akrepi
Emocionet janĂ« intensive dhe mund tĂ« bĂ«heni mĂ« kontrollues ose mosbesues se zakonisht. Frika e humbjes nuk duhet t’ju drejtojĂ«. Kujtoni vlerĂ«n tuaj dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar marrĂ«dhĂ«nie tĂ« forta. NĂ« dashuri kĂ«rkohet besim dhe hapje. NĂ« punĂ« intuita ju ndihmon tĂ« shmangni situata tĂ« pakĂ«ndshme. Financat kĂ«rkojnĂ« maturi. ShĂ«ndeti kĂ«rkon vĂ«mendje, sidomos ndaj sinjaleve qĂ« ju jep trupi.

Shigjetari
Keni diçka të rëndësishme brenda jush që kërkon të shprehet. Bisedat e sinqerta dhe hapja emocionale ju ndihmojnë të ndiheni më të lehtë. Në dashuri, shprehja e ndjenjave forcon lidhjen. Në punë mund të merrni frymëzim për projekte të reja. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni rreziqet e panevojshme. Shëndeti përmirësohet duke reduktuar stresin dhe duke ruajtur optimizmin.

Bricjapi
Çështjet financiare dhe kursimi janĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ«. ËshtĂ« moment i mirĂ« pĂ«r tĂ« planifikuar, investuar me kujdes dhe menduar pĂ«r tĂ« ardhmen. NĂ« dashuri kĂ«rkohet mĂ« shumĂ« prani emocionale, sepse partneri mund tĂ« kĂ«rkojĂ« vĂ«mendje. NĂ« punĂ« pragmatizmi ju ndihmon tĂ« merrni vendime tĂ« zgjuara. ShĂ«ndeti pĂ«rfiton nga organizimi i mirĂ« dhe balanca mes punĂ«s dhe pushimit.

Ujori
Dashuria hyn në një fazë më dinamike dhe pasionante. Dëshira për udhëtime, aventura ose eksperienca të reja me partnerin është e fortë. Në punë mund të shfaqen mundësi interesante nëse tregoheni kreativë. Financat kërkojnë planifikim të kujdesshëm. Shëndeti është i mirë, por energjia rritet nëse gjeni kohë për aktivitete që ju japin kënaqësi.

Peshqit
Dita nis me pak tension të brendshëm dhe ndjesinë se gjithçka është më e rëndë se sa duket. Ruani qetësinë dhe mos reagoni me nervozizëm. Me kalimin e kohës do të riktheni qartësinë emocionale. Në dashuri, sinqeriteti dhe durimi forcojnë lidhjen. Në punë situatat stabilizohen gradualisht. Financat kërkojnë kujdes, ndërsa shëndeti përmirësohet nëse pushoni dhe kujdeseni për ekuilibrin emocional.

Gazeta turke, pro Erdoğanit, sulmon RamĂ«n: Palaço antipatik

Gazeta turke “Yeni Akit”, e njohur pĂ«r mbĂ«shtetjen e fortĂ« ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar njĂ« shkrim tĂ« gazetarit Ayhan Demir, ku sulmohet kryeministri i ShqipĂ«risĂ« Edi Rama.

I nxitur nga vizita e tij nĂ« Izrael dhe deklaratat e tij nĂ« parlamentin izraelit, gazetari e quan RamĂ«n njĂ« “palaço antipatik”

ËshtĂ« pĂ«rfolur prej kohĂ«sh njĂ« ftohje mes Erdoğan dhe RamĂ«s, “miqtĂ« e mĂ«dhenj”, ndĂ«rsa ky artikull duket se i vulos kĂ«to zĂ«ra.

Artikulli:

Nga Ayhan Demir – Yeni Akit

Shoqata e GjuhĂ«s Turke e pĂ«rkufizon fjalĂ«n “kloun”, e cila rrjedh nga italishtja, si mĂ« poshtĂ«: “NjĂ« aktor me kostume tĂ« çuditshme dhe njĂ« fytyrĂ« tĂ« pikturuar tepĂ«r dhe komikisht qĂ« e bĂ«n audiencĂ«n e tij tĂ« qeshĂ« dhe e argĂ«ton atĂ«.”

Kllounët përdorin veshje dhe këpucë shumëngjyrëshe, të ekzagjeruara dhe të pazakonta. Edhe ky e bën. Të sillesh në mënyrë qesharake është në natyrën e kllounëve. Edhe ky është i tillë. Po flas për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në të kaluarën, Rama, një artist rruge në Francë, i bëri publike fotot e tij nudo të bëra në një plazh dhe kamping nudistësh.

I njohur pĂ«r mbĂ«shtetjen e tij ndaj tendencave homoseksuale devijante, Rama, nĂ« vend qĂ« tĂ« tregonte turp kur i kujtoheshin kĂ«to foto tĂ« kaluara, i inkurajoi tĂ« rinjtĂ« nĂ« vendin e tij t’i shikonin dhe t’i ndanin ato.

Edi Rama, i cili e ka bërë imoralitetin kodin e tij, bëri dikur një gjest të vrazhdë ndaj të rinjve që protestonin kundër tij nën një pemë Krishtlindjesh në Tiranë, pa patur merak as fëmijët që ishin aty.

Pasi u zbulua nga Sorosi, karriera e tij politike mori hov dhe gjatë kohës së tij si kryetar bashkie, ai pikturoi ndërtesat në kryeqytet, Tiranë, me ngjyra të ndezura dhe të gjalla.

Gjatë viteve të tij si Ministër i Kulturës, ai i konsideron vizatimet që shfaqen kur ai shkruan rastësisht në fletoren e tij gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve të ministrisë si vepra arti.

Vite më parë, shkova në një ekspozitë të këtyre vizatimeve në Stamboll. Mund të them se vizatimet dhe pikturat e djalit tim në moshën fillore në Minecraft janë më të suksesshme.

Ai gjithashtu paraqet gjëra që bën nga copa të thyera qelqi, të pikturuara me ngjyra të ndryshme, të cilat ai pretendon se janë vazo, si vepra arti. Pastaj janë ca forma që nuk ngjajnë me asgjë, ashtu si vizatimet e tij. Disa i quajnë skulptura. Mund të themi se fëmijët e kopshtit krijojnë forma më të suksesshme me brumë loje sesa ai.

Ai Ă«shtĂ« i njohur pĂ«r veshjen e atleteve nĂ«n kostume tĂ« stilit italian nĂ« ngjarje zyrtare. Kjo tĂ«rhoqi vĂ«mendjen e Presidentit tonĂ«, i cili nuk mundi t’i rezistonte ngacmimit tĂ« RamĂ«s, duke i thĂ«nĂ«: “Ke veshur atlete”.

Ai mund të shpallet ateist njëherë dhe katolik herën tjetër. Një minutë ai thekson besimin mysliman të gruas së tij, momentin tjetër thekson besimin ortodoks të gjyshit të tij ose të fëmijëve të tij. Shkurt, i ndryshon velat e tij në varësi të drejtimit të erës.

Gjatë një vizite të kohëve të fundit në administratën sioniste izraelite në territoret e pushtuara palestineze, Rama zgjodhi përsëri të vepronte në të njëjtin drejtim.

NĂ« njĂ« fjalim skandaloz nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« posaçme tĂ« parlamentit izraelit, pasi deklaroi se nuk ishte mysliman, Rama tha: “Gruaja ime Ă«shtĂ« myslimane. UnĂ« jam katolik. Dy fĂ«mijĂ«t e mi mĂ« tĂ« mĂ«dhenj janĂ« tĂ« krishterĂ«, ortodoksĂ«. Djali ynĂ« mĂ« i vogĂ«l, i cili Ă«shtĂ« njĂ«mbĂ«dhjetĂ« vjeç, njĂ« ditĂ« do tĂ« marrĂ« vendimin e tij; por duke pasur parasysh entuziazmin e pakontrollueshĂ«m qĂ« ndjeu kur i thanĂ« se mund tĂ« shprehnim njĂ« dĂ«shirĂ« nĂ« Murin PerĂ«ndimor (“Muri i LotĂ«ve”), nuk Ă«shtĂ« aspak e pamundur qĂ« ai tĂ« zgjedhĂ« tĂ« bĂ«het hebre nĂ« tĂ« ardhmen.”

NĂ« fjalimin e tij, Edi Rama deklaroi se parlamenti izraelit Ă«shtĂ« njĂ« “vend shumĂ« i veçantĂ«â€ dhe se ndihej “nder i madh” qĂ« ndodhej atje, duke lĂ«vduar vrasĂ«sin Benjamin Netanyahu.

Por kjo nuk është e gjitha.

Edi Rama tha se ishte i emocionuar qĂ« foli para Netanyahut, tĂ« cilin e pretendoi se ishte “njĂ« nga pesĂ« folĂ«sit mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« botĂ«â€.

Edi Rama nuk ofroi asnjĂ« kritikĂ« pĂ«r gjenocidin qĂ« Izraeli ka kryer nĂ« Gaza qĂ« nga tetori i vitit 2023. Ai injoroi mijĂ«ra gra dhe fĂ«mijĂ« tĂ« martirizuar nga Izraeli. Ai fajĂ«soi Hamasin pĂ«r shndĂ«rrimin e GazĂ«s nĂ« njĂ« “burg tĂ« hapur”.

Shtetet kanë më shumë sesa thjesht interesa në marrëdhëniet ndërkombëtare; ato kanë edhe nder dhe reputacion. Ata që humbasin nderin dhe reputacionin e tyre humbasin edhe interesat e tyre kombëtare. Edi Rama bëri pikërisht këtë. Ai e turpëroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Pse pra Edi Rama u pĂ«rfshi nĂ« kĂ«tĂ« ”bufoneri palaçosh? PĂ«rgjigja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: Rama pĂ«rballet me njĂ« gjyq tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r korrupsion. Duke mos dashur tĂ« shkojĂ« nĂ« burg dhe tĂ« humbasĂ« stilin e tij tĂ« dashur luksoz tĂ« jetesĂ«s, Rama ndĂ«rmori kĂ«tĂ« vizitĂ«, e cila i shĂ«rben interesave tĂ« tij personale.

Ai e përdori këtë vizitë për të fituar mbështetje kundër hetimit të gjyqësorit shqiptar për akuzat për korrupsion dhe për të lobuar për një udhëtim të planifikuar në SHBA. Në fund të fundit, me lëvdatat e tij të neveritshme çnjerëzore, ai siguroi mbrojtjen që dëshironte nga një vrasës si Netanyahu.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«: Duke pasur parasysh se edhe Netanyahu pĂ«rballet gjithashtu me njĂ« gjyq tĂ« ngjashĂ«m pĂ«r korrupsion, veprimet e RamĂ«s mund tĂ« shpjegohen vetĂ«m me shprehjen, “tĂ« verbĂ«rit dhe tĂ« shurdhĂ«rit po argĂ«tojnĂ« njĂ«ri-tjetrin”.

Dhe tĂ« mos harrojmĂ«: “shakaja” e supozuar e RamĂ«s nĂ« fjalimin e tij nĂ« parlamentin izraelit, “NĂ«se Mossadi nuk ju ka dhĂ«nĂ« ende informacionin, mund tĂ« them se gjunjĂ«t po mĂ« dridhen”, nuk ishte thjesht qesharake; ishte e turpshme dhe e neveritshme.

Ata qĂ« nuk i frikĂ«sohen Zotit, le tĂ« kenĂ« frikĂ« nga Izraeli. Atyre qĂ« nuk u dridhen zemrat, do t’u dridhen kĂ«mbĂ«t. Por frika nuk ka asnjĂ« dobi kundĂ«r vdekjes. Ata qĂ« nuk i frikĂ«sohen Zotit, do tĂ« dridhen me tĂ« gjithĂ« trupin e tyre nĂ« DitĂ«n e Gjykimit, me vullnetin e Zotit.

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Kategoria Superiore është një nga kampionatet më aktivë në merkaton e janarit, por nuk shpenzon për të blerë futbollistë. Synimi i klubeve shqiptare janë transferimet e lojtarëve pa kontratë ose huazimet. Ky është përfundimi i raportit të FIFA-s vetëm pak ditë pas mbylljes zyrtare të merkatos.

Në kampionatin shqiptar kanë lëvizur 78 futbollistë në hyrje, duke e renditur atë të 20-tin në botë, teksa 26 janë larguar. Megjithatë, ekipet nuk kanë paguar asnjë për kartonin e lojtarëve.

Në janar, klubet arkëtuan në total 383 mijë dollarë, ku sipas burimeve shifrën më të madhe e siguroi Dinamo nga shitja e Gasama Karambës në Turqi.

Në nivel global, Brazili është kampionati që ka afruar më shumë futbollistë në merkaton e janarit, plot 456. E dyta renditet Spanja, ndërsa në podium është Argjentina.

Kur bëhet fjalë për milionat e shpenzuar, në krye është gjithmonë Anglia me 363 milionë dollarë, e ndjekur nga Italia me 283 dhe Brazili i treti.

Kampionati që përfitoi më shumë nga shitjet e futbollistëve është ai francez me 218 milionë dollarë, ndërsa Serie A me 175 milionë.

Në total, në merkaton e janarit u transferuan 5,900 futbollistë në të gjithë botën për një vlerë 1.9 miliard dollarë.

“The Guardian”: Avioni privat i mikut tĂ« Trump u pĂ«rdor nga ICE pĂ«r tĂ« deportuar palestinezĂ«t nĂ« Bregun PerĂ«ndimor

NjĂ« avion privat luksoz nĂ« pronĂ«si tĂ« biznesmenit amerikan Gil Dezer, mik i afĂ«rt dhe donator i familjes Trump, Ă«shtĂ« pĂ«rdorur nga autoritetet amerikane tĂ« emigracionit (ICE) pĂ«r deportimin e palestinezĂ«ve nga SHBA drejt Izraelit dhe mĂ« pas nĂ« Bregun PerĂ«ndimor, zbulon investigimi i “The Guardian”.

Sipas raportimit, avioni tip Gulfstream ka kryer të paktën dy fluturime sekrete nga Arizona drejt Tel Avivit, duke transportuar burra palestinezë të arrestuar nga ICE.

Pas mbërritjes në Izrael, ata janë shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe janë lënë në pika kontrolli në Bregun Perëndimor.

NjĂ« prej tĂ« deportuarve, 24-vjeçari Maher Awad, i cili kishte jetuar pothuajse gjithĂ« jetĂ«n nĂ« SHBA dhe kishte familje atje, tha se ata u lanĂ« “si kafshĂ« nĂ« anĂ« tĂ« rrugĂ«s”, tĂ« veshur me rroba burgu dhe pa asnjĂ« ndihmĂ«.

I gjithë operacioni konsiderohet politikisht i ndjeshëm dhe sinjalizon një ndryshim të qartë të politikës së deportimeve nën administratën Trump. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përdorimi i avionëve privatë dhe mungesa e transparencës ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave dhe mungesë llogaridhënieje.

Autoritetet amerikane dhe izraelite kanĂ« refuzuar tĂ« komentojnĂ« detajet e operacionit, ndĂ«rsa Departamenti i SigurisĂ« KombĂ«tare deklaroi shkurt se “çdo emigrant pa tĂ« drejtĂ« qĂ«ndrimi do tĂ« largohet nga vendi”.

Ku fitohet më shumë? Pagat minimale në Europë në 2026, ja ku renditet Shqipëria

Rreth 12.8 milionë punëtorë në 22 vende të Bashkimit Europian paguhen me pagën minimale ose më pak, sipas një vlerësimi të Euronews bazuar në të dhënat e Eurostat.

Si rezultat, miliona persona po i ndjekin me kujdes njoftimet për pagën minimale për të parë nëse do të marrin një rritje të denjë në vitin e ri.

Megjithatë, rreth një e treta e përfituesve të pagës minimale nuk panë asnjë rritje në janar 2026 krahasuar me korrikun 2025. Në katër vende, nuk ka pasur fare rritje gjatë vitit të fundit.

Pra, në janar 2026, cilat vende europiane kanë pagat minimale më të larta? Sa vlejnë këto paga në terma të fuqisë blerëse? Dhe si ndryshojnë renditjet kur krahasohen shumat nominale në euro me fuqinë reale blerëse?

Mes vendeve të BE-së

Mes vendeve anëtare të BE-së, paga minimale mujore bruto varion nga 620 euro në Bullgari deri në 2,704 euro në Luksemburg. Kur përfshihen edhe vendet kandidate, Ukraina është një përjashtim ekstrem me vetëm 173 euro, e ndjekur nga Moldavia me 319 euro.

Pesë vende kanë paga minimale mbi 2,000 euro. Përveç Luksemburgut, këto janë Irlanda (2,391 euro), Gjermania (2,343 euro), Holanda (2,295 euro) dhe Belgjika (2,112 euro).

Poshtë këtij grupi kryesues, Franca qëndron në 1,823 euro, ndërsa Spanja bie në 1,381 euro, duke theksuar se sa shumë ndryshojnë nivelet edhe mes vendeve fqinje.

Eurostat i grupon pagat minimale në tre kategori: mbi 1,500 euro, mes 1,000 dhe 1,500 euro, dhe nën 1,000 euro.

Spanja, Sllovenia, Lituania, Polonia, Qiproja, Portugalia, Kroacia dhe Greqia bien në këtë grup të mesëm. Diferencat mes tyre janë relativisht të vogla.

Nën 1,000 euro në gjysmën e vendeve europiane

Mes 29 vendeve, 22 anëtare të BE-së dhe shtatë kandidate. paga minimale është nën 1,000 euro në 15 vende. Të gjitha vendet kandidate të BE-së bëjnë pjesë në këtë grup më të ulët. Në të përfshihen edhe disa vende të Europës Lindore.

PĂ«r shembull, paga minimale Ă«shtĂ« 924 euro nĂ« Çeki, 838 euro nĂ« Hungari, 795 euro nĂ« Rumani, 654 euro nĂ« Turqi dhe 517 euro nĂ« ShqipĂ«ri. Tre vende kandidate kanĂ« paga minimale mĂ« tĂ« larta se Bullgaria.

Fuqia blerëse ngushton renditjet

Kur krahasohen pagat minimale mes vendeve, standardet e fuqisë blerëse (PPS) kanë rëndësi, sepse kostoja e jetesës ndryshon shumë. Pasi bëhet përshtatja për fuqinë blerëse, hendeku mes vendeve ngushtohet ndjeshëm krahasuar me termat nominalë.

PPS ofron një krahasim më të drejtë duke përdorur një monedhë artificiale që pasqyron atë që njerëzit mund të blejnë realisht në çdo vend, duke barazuar fuqinë reale blerëse krahasuar me vlerat strikte në euro.

Një PPS është një njësi monetare artificiale që, në teori, blen të njëjtën shportë mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Me këtë në mendje, mes 22 vendeve të BE-së, paga minimale varion nga 886 PPS në Estoni deri në 2,157 PPS në Gjermani.

Edhe pse renditjet ndryshojnë pak, nëntë vendet kryesuese mbeten të njëjta si në euro ashtu edhe në terma PPS.

Me përjashtim të Shqipërisë, vendet kandidate të BE-së performojnë më mirë në terma PPS, me fuqi blerëse më të lartë se disa vende anëtare të BE-së.

Shqipëria ka 708 njësi PPS dhe renditet e fundit në listë, duke zbritur dy vende në renditje, shumë poshtë vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut (1,069 PPS), Serbia (1,105 PPS) dhe Mali i Zi (1,058 PPS), çka tregon se edhe pasi merret parasysh kostoja e jetesës, paga minimale në Shqipëri mbetet me fuqinë reale më të ulët blerëse në Europë.

Mes 27 vendeve ku janë të disponueshme si të dhënat në euro ashtu edhe ato në PPS, Rumania është fituesja më e madhe: renditja e saj ngjitet nga vendi i 20-të në vendin e 12-të.

Maqedonia e Veriut gjithashtu përmirësohet, duke kaluar nga vendi i 26-të në terma euro në vendin e 20-të në terma PPS.

Serbia ngjitet nga vendi i 22-të në të 17-tin, ndërsa Turqia ngjitet me tre vende.

NĂ« tĂ« kundĂ«rt, Çekia dhe Estonia janĂ« humbĂ«set mĂ« tĂ« mĂ«dha, secila duke rĂ«nĂ« tetĂ« vende. Çekia zbret nga vendi i 16-tĂ« nĂ« tĂ« 24-tin, ndĂ«rsa Estonia nga vendi i 18-tĂ« nĂ« tĂ« 26-tin.

Nuk ka pagë minimale të përcaktuar me ligj në Itali, Austri dhe në tre vende nordike: Suedi, Danimarkë dhe Finlandë.

Ku nuk ndryshuan pagat minimale?

Mes vendeve të BE-së, paga minimale mbeti e pandryshuar në Belgjikë, Estoni, Greqi, Spanjë, Luksemburg dhe Slloveni mes korrikut 2025 dhe janarit 2026.

Bullgaria, Hungaria, Lituania dhe Sllovakia shënuan rritjet më të mëdha, secila me më shumë se 11% gjatë kësaj periudhe.

Ajo mbeti e njëjtë edhe në Estoni, Spanjë dhe Slloveni mes janarit 2025 dhe janarit 2026. Në Rumani, paga minimale në monedhën kombëtare mbeti e pandryshuar, por ra lehtë në terma euro në të dyja periudhat.

Arsyet pas diferencave

Ekspertët e Institutit Europian të Sindikatave (ETUI) vërejnë se produktiviteti më i lartë është baza për paga dhe rroga më të larta në mënyrë të qëndrueshme. Ekonomitë me aktivitet industrial ose financiar më të fortë priren të jenë më produktive.

Industria e teknologjisë së lartë zakonisht tregon gjithashtu produktivitet më të lartë. Një faktor tjetër kyç është fuqia më e madhe negociuese e punëtorëve. / Euronews

DOKUMENTE/ Shpëtim Idrizi dhe Klod Allajbeu në offshoret e Anglisë, pastrim parash dhe fshehje pasurie?

Deputeti ShpĂ«tim Idrizi dhe biznesmeni Klodian Allajbeu dyshohet se qĂ«ndrojnĂ« pas njĂ« kompanie fantazmĂ« nĂ« Angli, duke qarkulluar qindra mijĂ«ra euro me burim tĂ« errĂ«t, me qĂ«llim pĂ«r t’i shpĂ«tuar veprimit tĂ« autoriteteve ligjzbatuese shqiptare.

Shpëtim Idrizi dhe Klod Allajbeu, i pari me kompani ndërtimi në emrin e të birit, pasuri të dyshimtë dhe prona, ndërsa i dyti përfitues i tenderave dhe koncensioneve me vlerë mbi 150 milionë euro në shëndetësi, rezulton se kanë lëvizur dhe qarkulluar flukse parash në offshore të Anglisë.

NĂ« 1 shkurt 2017, djali i ShpĂ«tim Idrizit, Denion Idrizi do t’i bashkohej kompanisĂ« K & D Commerce Limited me bazĂ« nĂ« LondĂ«r. Disa muaj mĂ« pas, nĂ« gusht 15 gusht 2017, nĂ« kompani do tĂ« caktohet si drejtor (director) Klodian Allajbeu, i cili po hetohet nga SPAK nĂ«n dyshimet pĂ«r pastrim parash, korrupsion dhe manipulim tĂ« procedurave tenderuese.

Vetëm disa ditë më parë një skuadër e BKH ushtroi kontrolle në kompaninë Evita të Allajbeut, me fije të errëta nga Berati, në Tiranë, Holandë deri në Londër.

LEXO EDHE: SPAK dhe BKH zbarkojnĂ« te Klodian Allajbeu, kontrolle te “Evita”

Sipas dokumenteve të siguruara nga regjistri anglez, Allajbeu ka qenë aksioner që prej 30 shtatorit 2016 në kompaninë K & D Commerce Limited, përmes të cilës ka dyshime se qarkullon paratë e përfituara në shëndetësi për shërbime fiktive (sipas KLSH).

Ndërkaq, në 13 shtator 2017, Denion Idrizi do të jepte dorëheqjen nga kompania, ndërsa Klodian Allajbeu, i cili qëndron pas koncensionit 84 milionë euro të hemodializës, është edhe sot e kësaj dite aksioner në kompaninë K & D Commerce Limited.

Kompania nuk ka punonjës, por ka qarkulluar miliona euro. Vetëm në vitin që u largua Idrizi, kompania kishte të ardhura mbi 400 mijë paund ose rreth 600 milionë lekë. Duke analizuar të dhënat nga deklarimi i pasurisë nga Shpëtim Idrizi për vitin 2017 te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), rezulton se Denion Idrizi, person i lidhur dhe subjekt deklarimi, nuk ka deklaruar asgjë për vitin 2017, fakt i cili ngre dyshime serioze për fshehje të pasurisë.

OrtakĂ«ria nĂ« biznes mes ShpĂ«tim Idrizit (kamufluar pĂ«rmes tĂ« birit) dhe biznesmenit tĂ« spitaleve Klod Allajbeu nuk Ă«shtĂ« episodike. NjĂ« vit pas ‘bashkĂ«punimit’ nĂ« LondĂ«r, (nĂ« vitin 2018) tĂ« dy sĂ« bashku, Denion Idrizi dhe Klodian Allajbeu do tĂ« themelonin kompaninĂ« e ndĂ«rtimit “Solid Construction”, e cilĂ«n mĂ« vonĂ« do t’i kalonte plotĂ«sisht Denion Idrizit.

NĂ« janar 2025, ShpĂ«tim Idrizi, pĂ«rmes tĂ« birit, ka hapur edhe njĂ« restorant tek Kalaja e TiranĂ«s, me kompaninĂ« 2D FOOD FACTORY shpk. Ish doganieri qĂ« mbron Çështjen Çame, gjithnjĂ« pĂ«rmes tĂ« birit, kontrollon edhe kompaninĂ« PARKNGO shpk, themeluar nĂ« 2017, pĂ«rmes tĂ« cilĂ«s menaxhon disa parkingje nĂ« Kashar tĂ« TiranĂ«s. Kompania nuk figuron nĂ« deklarimin e pasurisĂ« nĂ« vitin 2017 dhe as tĂ« ardhura prej saj.

Deputeti ShpĂ«tim Idrizi, pĂ«rmes tĂ« birit, qĂ«ndron kompanive tĂ« ndĂ«rtimit DLSOL shpk, Geland shpk dhe CONINVEST shpk, nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« fundit nĂ« ortakĂ«ri me biznesmenin e ndĂ«rtimit Arjan Çukajn, pĂ«rfitues lejesh pĂ«r kulla edhe gjatĂ« kohĂ«s kur Çukaj ishte anĂ«tar i KĂ«shillit Bashkiak tĂ« TiranĂ«s.

PĂ«rveç kompanisĂ« “Coninvest Sh.pk” me ShpĂ«tim Idrizin, Arjan Çukaj Ă«shtĂ« pronar i 10 firmave tĂ« tjera, ku eksperte bilancesh ka Enkela Idrizin, gruan e ShpĂ«timit, ndĂ«rsa si n/kontraktor, pĂ«rdor firmĂ«n tjetĂ«r “Dlsol Sh.p.k” tĂ« djalit Denion Idrizi.

Në vitin 2021, kreu i PDIU ka deklaruar pasurinë e plotë. Idrizi deklaron dy apartamente në Tiranë dhe Durrës, si dhe 25 % të ish ndërmarrjes së përpunimit të drurit me sipërfaqe 1.6 mijë m2. Idrizi deklaron se ka blerë edhe një makinë në vitin 2008 me vlerë 55 mijë euro.

Në vitin 2022, Idrizi deklaron se ka shitur një apartament 82 m2 me vlerë 59 mijë euro. Në vitin 2023, Idrizi deklaron se ka shitur një tjetër apartament 125 m2 me vlerë 145 mijë USD. Po në vitin 2023, bashkëshortja e Idrizit, Enkela Idrizi, e cila punon në Bankën e Shqipërisë, deklaron të ardhura nga shitja e tre pasurive të paluajtshme, 145 mijë euro, 52 mijë euro dhe 195 mijë euro.

Shuma 195 mijë euro, deklaruar si e ardhur nga shitja e aseteve, duket tejet e dyshimtë dhe nuk përkon me ndonjë pasuri të deklaruar në deklaratën e pasurisë fillestare në vitin 2021. Shuma 195 mijë euro dyshohet se buron nga shitja e një pasurie të padeklaruar në ILDKPKI. /Prapaskena

Vuçiç akuzon disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë: Kanë mbështetur dhe nxitur protestat në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar drejtpërdrejt disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë USAID dhe National Endowment for Democracy (NED), se kanë mbështetur dhe nxitur protestat kundër qeverisë së tij.

Sipas Vuçiç, protestat në Serbi nuk janë vetëm shprehje e pakënaqësisë qytetare, por kanë pasur mbështetje të koordinuar nga jashtë, përfshirë shërbime sekrete rajonale dhe aktorë ndërkombëtarë.

Ai përmendi konkretisht Kroacinë, duke e akuzuar për ndikim përmes mediave dhe për mbrojtje të personave të dyshuar për krime të rënda, ndërsa shtoi se aktivitete të ngjashme kanë pasur edhe Prishtina, Tirana dhe qendra të tjera rajonale.

“USAID, NED dhe organizata tĂ« tjera ishin gjithashtu tĂ« pĂ«rfshira”, tha Vuçiç, duke pretenduar se disa protestues kanĂ« marrĂ« trajnime dhe mbĂ«shtetje financiare nga kĂ«to struktura pĂ«r tĂ« organizuar protesta kundĂ«r qeverisĂ«.

Vuçiç pranoi ekzistencën e problemeve të brendshme dhe pakënaqësive qytetare në Serbi, por theksoi se, sipas tij, këto po shfrytëzohen nga faktorë të jashtëm për të destabilizuar vendin.

VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit me kallashnikov në Rrilë të Lezhës

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar pamjet e sulmit me armë me kallashnikov të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Rrilë të Lezhës.

“TĂ« frikshme pĂ«rmasat e sulmit me KallashnikovĂ« nĂ« fshatin RrilĂ« tĂ« LezhĂ«s.

Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine.

Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapsirë prej 10 metrash katrorë.

Në pamje, momenti kur dy autorë të armatosur me Kallashnikovë, të dyshuar si pjestarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjestarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.

NĂ« shkĂ«mbimin e zjarrit dyshohet se janĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« paktĂ«n 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me KallashnikovĂ« nga jashtĂ« lokalit”, shkruan Hoxha nĂ« postimin e tij nĂ« Facebook.

Atentati u regjistrua mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, gjatë një sulmi ndaj një berberhaneje.

Lidhur me ngjarjen, policia e LezhĂ«s shpalli nĂ« kĂ«rkim 4 persona, tre tĂ« rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn qĂ« dyshohet se ishte shĂ«njestra e atentatit dhe ndodhej brenda nĂ« berberhane, i shoqĂ«ruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhĂ«r tĂ« prokurorisĂ« pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “shpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s”.

Merando Nikulaj ka qenĂ« bashkĂ« me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanĂ« pĂ«rfunduar darkĂ«n kanĂ« shkuar nĂ« RrilĂ« pĂ«r t’u qethur. Dyshohet se autorĂ«t tĂ« cilĂ«t kanĂ« qenĂ« me dy automjete, njĂ« “Audi” dhe “Passat” i kanĂ« vĂ«zhguar dhe kanĂ« ndjekur lĂ«vizjet e tyre deri kur kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« berberhane dhe mĂ« pas ka ndaluar duke zbrituar nga makinat. Dy kanĂ« qĂ«lluar me armĂ« zjarri.

Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, polici në berberhane është kundërpërgjigjur. Brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.

Shkaqet e ngjarjes dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin. Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia dhe zyrtarisht deklaroi se ishte aksident me motor dhe makinë.

4.5 miliardë euro kredi në vitin 2025, 660 milionë vetëm për blerje banesash

Huaja e re e dhënë nga sektori bankar gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas arriti në rreth 62.3 miliardë lekë, ose 640 milionë euro, niveli më i lartë mujor i regjistruar jo vetëm gjatë vitit 2025, por edhe në një shtrirje më të gjerë kohore ndër vite.

Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, huaja e re rezulton rreth 30% më e lartë.

E ndarë në kategori, kredia për bizneset arriti pranë 510 milionë euro, me rritje vjetore rreth 32%.

Edhe kreditimi për individët ka shfaqur një ecuri pozitive. Gjatë dhjetorit, huaja e re për këtë segment u ngjit në rreth 130 milionë euro, çka tregon se kërkesa për kredi konsumatore dhe financim familjar mbetet e fortë, veçanërisht në fundvit.

Një peshë të veçantë në kreditimin e individëve vijon të ketë financimi për blerje banese. Vetëm gjatë dhjetorit, huaja e re për këtë qëllim arriti rreth 57 milionë euro.

Në total, gjatë gjithë vitit 2025, bankat kanë dhënë rreth 660 milionë euro kredi për blerje banese për individët.

Ndërkohë, në total përgjatë gjithë vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar rreth 4.5 miliardë euro, nga të cilat 3.1 mld për bizneset.

Krahasuar me vitin 2024, kur huaja e re ishte 3.8 miliardë euro, rritja vjetore për vitin 2025 llogaritet pranë 15%.

E-mailet e Epstein/ Në vitet 2015-2017 diskutohej simulimi i një pandemie globale

Miliona dokumente qĂ« lidhen me Jeffrey Epstein, tĂ« publikuara tĂ« premten e kaluar nga Departamenti Amerikan i DrejtĂ«sisĂ«, zbulojnĂ« se nĂ« vitin 2015 Ă«shtĂ« zhvilluar njĂ« korrespondencĂ« elektronike mes Epstein dhe miliarderit Bill Gates lidhur me njĂ« “simulim pandemie”.

NjĂ« email me subjekt “PĂ«rgatitja pĂ«r PandemitĂ«â€, i datĂ«s 20 mars 2015, iu dĂ«rgua Epsteinit nga njĂ« person, emri i tĂ« cilit Ă«shtĂ« fshirĂ« nga dokumentet e publikuara. Mesazhi pĂ«rmbante njĂ« draft-axhendĂ« pĂ«r njĂ« takim pĂ«rgatitor mbi pandemitĂ«, si dhe sugjerime pĂ«r pĂ«rfshirjen e OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH) dhe Komitetit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Kryqit tĂ« Kuq (KNKK).

Sipas citimeve të medias koreane Chosun Biz, autori i emailit i shkruante Epsteinit:
“Siç u kĂ«rkua, po bashkĂ«ngjit njĂ« draft axhendĂ« pĂ«r njĂ« takim pĂ«rgatitor mbi pandeminĂ«â€, duke shtuar se duhej diskutuar “mĂ«nyra e pĂ«rfshirjes zyrtare tĂ« OBSH-sĂ« dhe KNKK-sĂ«â€.

Gazeta ruse Izvestia raportoi të martën se dokumentet e Epstein përmbajnë diskutime mes tij dhe Bill Gates lidhur me modelimin e pandemive dhe projekte biomjekësore, çka ka nxitur spekulime se personi i paidentifikuar në emailin e vitit 2015 mund të ketë qenë vetë Gates.

Sipas raportit, emaili në fjalë i ishte dërguar fillimisht Bill Gates në vitin 2017 nga një person tjetër dhe më pas ishte përcjellë te Epstein. Në të diskutoheshin koncepte për simulimin e skenarëve të shpërthimeve të sëmundjeve në shkallë të gjerë, kërkimi në neuroteknologji dhe përhapja globale e infeksioneve.

Këto diskutime mbi skenarët e pandemive u zhvilluan disa vite përpara shfaqjes së COVID-19.

NĂ« tetor 2019, Fondacioni Bill & Melinda Gates sponsorizoi njĂ« simulim global pandemie tĂ« quajtur “Eventi 201”, i organizuar nĂ« bashkĂ«punim me QendrĂ«n Johns Hopkins pĂ«r SigurinĂ« ShĂ«ndetĂ«sore dhe Forumin Ekonomik BotĂ«ror. QĂ«llimi i simulimit ishte testimi i gatishmĂ«risĂ« globale pĂ«r njĂ« shpĂ«rthim tĂ« imagjinuar viral.

MegjithatĂ«, Fondacioni Gates ka theksuar se “Eventi 201” ishte vetĂ«m njĂ« ushtrim teorik dhe nuk pĂ«rbĂ«nte planifikim apo parashikim tĂ« njĂ« pandemie reale.

Fondacioni Gates ka kontribuar prej vitesh në projekte të ndryshme qeveritare, veçanërisht në fushën e barnave dhe vaksinave, duke financuar edhe kërkime përmes Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor.

Jeffrey Epstein, njĂ« pedofil i dĂ«nuar qĂ« vdiq nĂ« njĂ« burg amerikan nĂ« vitin 2019, ka pretenduar gjithashtu se Bill Gates i kishte kĂ«rkuar antibiotikĂ« pĂ«r t’ia dhĂ«nĂ« fshehurazi gruas sĂ« tij tĂ« atĂ«hershme, Melinda Gates.

NĂ« njĂ« email tjetĂ«r, Epstein i shkruante ish-ambasadorit britanik nĂ« SHBA, Peter Mandelson, se po “kalonte shumĂ« mirĂ«â€ me Gates gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Seattle.

Rreth 3 milionë faqe dokumentesh, të publikuara gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, përmbajnë gjithashtu fotografi të reja të Epstein me Gates. Bill Gates nuk ka komentuar mbi këto pretendime.

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« vitit 2021 pĂ«r CNN me Anderson Cooper, Gates e quajti marrĂ«dhĂ«nien e tij me Epstein “njĂ« gabim tĂ« madh”, duke minimizuar kontaktet mes tyre dhe duke deklaruar se kishte darkuar disa herĂ« me tĂ« me shpresĂ«n pĂ«r tĂ« siguruar donacione pĂ«r fondacionin e tij.

Lidhja e Gates me Epstein, e cila nisi rreth vitit 2011 pas dënimit të Epstein për shfrytëzim seksual të një të miture  raportohet se ka qenë një nga arsyet që çoi Melinda French Gates drejt kërkesës për divorc.

NĂ« njĂ« email tĂ« vitit 2013, i mbushur me gabime drejtshkrimore, Epstein shkruante se kishte vendosur tĂ« tĂ«rhiqej nga roli i tij nĂ« Fondacionin Gates dhe BG3, njĂ« organizatĂ« kĂ«rkimore e themeluar nga Gates, pasi veprimet e tij kishin qenĂ« “nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« mosmarrĂ«veshjeje shumĂ« serioze martesore mes MelindĂ«s dhe Billit”.

Ai pretendonte gjithashtu se Gates i kishte kĂ«rkuar tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« veprime qĂ« “varionin nga tĂ« papĂ«rshtatshmet deri te imoralet dhe tĂ« paligjshmet”.

“ShpĂ«rndau 130 milionĂ« euro”/ Berisha: Rama bleu zgjedhjet, mandatet po i pĂ«rdor si mburojĂ« pĂ«r krimet dhe plaçkitjet e tij

“Foltorja” e PartisĂ« Demokratike Ă«shtĂ« ndalur sot nĂ« njĂ«sinĂ« nr.7 nĂ« TiranĂ«.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, këto takime vijnë në një moment të vështirë për Shqipërinë dhe të mundishme për opozitën.

Sipas tij,

Berisha: Ne zhvillojmë këtë takim, këtë bisedë në një moment kritik, vërtet kritik për vendin.

Kritik sepse në këto vite të opozitës tonë të vështirë, të mundimshme, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, të mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim, të vjedhjes dhe plaçkitjes tuaj në votë, dhe votës në vjedhje dhe plaçkitje, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme, e cila, duhet të themi haptas, nuk ka ekzistuar që nga viti 90 gjer në ditën e sotme.

Sot, pasi shndĂ«rroi zgjedhjet nĂ« farsĂ« elektorale, tani mandatet e marra me kĂ«to, nĂ« kĂ«tĂ« farsĂ«, pĂ«rdoren si mburojĂ« e krimit, pĂ«rdoren si mburojĂ« e plaçkitjeve, pĂ«rdoren si mekanizĂ«m, pĂ«rdoren si faktor pĂ«r tĂ« kryer njĂ« grusht shteti mĂ« tĂ« keq, jua them unĂ« kĂ«tu, shumĂ« mĂ« tĂ« keq se ai qĂ« bĂ«ri Ramiz Alia nĂ« shkurt tĂ« vitit ’91.

Po, më të keq. Më të rrezikshëm.

Tani, një njeri i cili duke përdorur të gjithë fuqinë ekzekutive, fuqinë e pushtetit të tij, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, dhe jo në 2026-ën, jo. I ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale nga 2017 dhe këtej.

Ju, ne kemi fituar në 2021-shin. Jua them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet. Si i rrëmbeu zgjedhjet? Po sepse shpërndau në zonën e Durrësit, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Tiranës, Kavajës, 130 milionë euro. Me thesar, me fatura thesari. Kujt? Jua shpërndau atyre të dëmtuarve nga tërmeti, por i shpërndan krejtësisht me hartë elektorale në mënyrë që të blinte votat. Dhe dikush merrte 5.000, dikush merrte 10.000, dikush merrte 20.000 dhe me radhë, dhe i mori, ai mori votat. Ai mori votat.

Zgjedhjet ishte, s’do tĂ« merremi, por nĂ« njĂ« akt, jua them kĂ«tu, ishte nĂ« tradhti e vĂ«rtetĂ« tĂ« atij qĂ« kishim kryetar, qĂ« nuk e mbrojti. Nuk e mbrojti votĂ«n. Miq, pa asnjĂ« justifikim. Por kam shkruajtur me datĂ«n 27 prill njĂ« artikull ku them, vota vdiq pa hyrĂ« nĂ« kuti. Dhe i them atij, zotĂ«rinj, tani detyra jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mbrojmĂ« votĂ«n. TĂ« mbledhim çdo provĂ«, çdo fakt, çdo dokument dhe t’i faktojmĂ« shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s se zgjedhjet ishin farsĂ«. Sepse ishin farsĂ«.

Sepse kurrë, kurrë nuk do të pranoja të njollosja një proces zgjedhor të drejtë. Por nuk mund të pranoj kurrë një proces zgjedhor që është farsë.

Kujtojmë se, më 10 shkurt, Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvillojnë protestën e rradhës kombëtare në Tiranë ndaj dhe Berisha përfitoi nga ky takim për ti bërë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen asaj.

Serbia arreston njĂ« veteran tĂ« UÇK-sĂ«

NjĂ« ish-pjesĂ«tar i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, shtetas i KosovĂ«s, Ă«shtĂ« arrestuar nga autoritetet nĂ« Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanĂ« nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci.

NĂ«nkryetari i OVL tĂ« UÇK-sĂ«, Gazmend Syla, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se Lozhani u arrestua nĂ« kufirin mes SerbisĂ« dhe KroacisĂ« dhe gjatĂ« kontrollit i Ă«shtĂ« gjetur nĂ« xhep kartela e anĂ«tarĂ«sisĂ« sĂ« veteranit tĂ« UÇK-sĂ«.

Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit.

Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.

Koci kĂ«rkoi nga autoritetet e KosovĂ«s qĂ« tĂ« reagojnĂ« pĂ«r kĂ«to arrestime, pa pĂ«rjashtuar edhe masa politike, “pĂ«rfshirĂ« edhe mbylljen 24-orĂ«she tĂ« kufirit, nĂ«se arrestimet vazhdojnĂ«â€.

“Nga ana ime nĂ« cilĂ«sinĂ« e avokatit, po bĂ«het maksimumi i mundshĂ«m. MegjithatĂ«, mbrojtja efektive e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nuk mund tĂ« mbetet vetĂ«m nĂ« nivel individual. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e shtetit, brenda dhe jashtĂ« kufijve tĂ« tij”, shkroi ai.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast.

Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani.

Por, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas tĂ« KosovĂ«s nĂ«n pretendime pĂ«r krime lufte nĂ« KosovĂ« mĂ« 1998-’99, dhe vetĂ«m nĂ« vitin 2025 u regjistruan disa arrestime tĂ« tilla.

Serbia gjatĂ« viteve ’90 e karakterizoi UÇK-nĂ« si organizatĂ« terroriste, ndĂ«rsa pĂ«r KosovĂ«n, UÇK-ja Ă«shtĂ« organizata qĂ« mbrojti popullsinĂ« lokale nga represioni i forcave tĂ« armatosura jugosllave./REL

❌