❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Hajde pĂ«rballu o burr i martuar”/ Mateo debaton me Mirin: Kam parĂ« njerĂ«z qĂ« kanĂ« roje dhe bodyguard

✇Albeu
By: M C

Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund.

Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit dhe Mateos, të cilat kanë nisur që nga hyrja e këtij të fundit në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Mateo: Hajde pĂ«rballu o lepurush. Doje t’i bĂ«je dhuratĂ«n SelinĂ«s ti? O burr i martuar. O i djegur.

Miri: Kam parë njerëz që kanë roje. Kam parë njerëz që kanë bodyguard.

Mateo: Doje t’i bĂ«je dhuratĂ«n SelinĂ«s ti o i djegur.

Miri: Por rob qĂ« ka edhe roje, e cila ka edhe bodyguard s’kisha parĂ« ndonjĂ«herĂ«.

The post “Hajde pĂ«rballu o burr i martuar”/ Mateo debaton me Mirin: Kam parĂ« njerĂ«z qĂ« kanĂ« roje dhe bodyguard appeared first on Albeu.com.

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi

✇Albeu
By: M C

NjĂ« aksident rrugor Ă«shtĂ« regjistruar mbrĂ«mjen e sotme nĂ« segmentin Pukë–QelĂ«z. NjĂ« automjet tip Audi ka dalĂ« nga rruga nĂ« afĂ«rsi tĂ« kthesĂ«s sĂ« Qerretit tĂ« VogĂ«l, duke pĂ«rfunduar nĂ« njĂ« pĂ«rrua dhjetĂ«ra metra poshtĂ« rrugĂ«s.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

The post Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

✇Albeu
By: M C

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

MenjĂ«herĂ« pas njoftimit nga policia kufitare, nĂ« vendngjarje mbĂ«rriti ambulanca pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ndihmĂ«n e parĂ« mjekĂ«sore.

Burime bĂ«jnĂ« me dije se kontrollet janĂ« shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qĂ«llim jo vetĂ«m evidentimin e emigrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m, por edhe identifikimin e personave qĂ« ndihmojnĂ« kĂ«ta shtetas pĂ«r tĂ« lĂ«vizur drejt TiranĂ«s apo qyteteve tĂ« tjera tĂ« vendit. Kontrollet nĂ« zonĂ« vijojnĂ«, ndĂ«rsa emigrantĂ«t po dĂ«rgohen drejt DrejtorisĂ« sĂ« Kufirit dhe Migracionit nĂ« Korçë pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

The post Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë appeared first on Albeu.com.

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve

✇Albeu
By: M C

ËshtĂ« ndaluar me urdhĂ«r tĂ« ProkurorisĂ« polici i cili ndodhej brenda berberhanes nĂ« RrilĂ«n e LezhĂ«s mbrĂ«mjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bĂ« atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj.

Polici me iniciale B.K., mësohet se është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.

Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e sulmit, pasi në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri nĂ« kĂ«to momente Nikulaj nuk Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dot pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje, ndĂ«rsa policia po ushtron kontrolle nĂ« disa biznese dhe banesa pĂ«r ta shoqĂ«ruar.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT

Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandër dyshohet se hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

The post Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve appeared first on Albeu.com.

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

✇Albeu
By: M C

Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tĂ« mos miratuar listĂ«n e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre”, thanĂ« nga Ambasada amerikane nĂ« PrishtinĂ«.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shkelur kĂ«tĂ« parim bazĂ« minon partneritetin mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe KosovĂ«s”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ«.

MĂ« 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit. Por, gjatĂ« mbledhjes, anĂ«tarĂ«t e Komisionit miratuan listat e kandidatĂ«ve tĂ« tĂ« gjithĂ« partive, pĂ«rveç ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së.
Igor Simiq nga ky subjekt tha se vendimi Ă«shtĂ« i “paligjshĂ«m, antiserb dhe diskriminues”, duke shtuar se pret qĂ« PZAP ta “shfuqizojĂ« atĂ«â€.

Ndërkaq kryediplomati serb, Marko Gjuriq, e ka dënuar ashpër vendimin e institucionit kryesor për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Gjuriq e ka cilësuar këtë vendim si një tjetër sulm serioz ndaj të drejtave të popullit serb në Kosovë.

“NĂ« vend tĂ« shtensionimit dhe rikthimit tĂ« besimit, ne jemi dĂ«shmitarĂ« tĂ« hapave tĂ« rinj qĂ« thellojnĂ« mosbesimin dhe konfirmojnĂ« se heqja sistematike e tĂ« drejtĂ«s sĂ« votĂ«s sĂ« serbĂ«ve mbetet praktikĂ« dhe jo pĂ«rjashtim”, shkroi Gjuriq nĂ« X.

GjatĂ« mbledhjes, vetĂ« kreu i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi, e cilĂ«soi si “tĂ« pakuptimtĂ«â€ mosmiratimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« ListĂ«s Serbe nga anĂ«tarĂ«t e Komisionit, duke argumentuar se kishte kaluar afati pĂ«r ankesa pasi votat veçse janĂ« rinumĂ«ruar dhe, sipas ligjeve, nuk parashihen ankesa pĂ«r njĂ« proces tĂ« tillĂ«.
NdĂ«rkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI), deklaroi se KQZ-ja kreu shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor pĂ«r ankesa, dhe mĂ« pas duke shpallur rezultate “tĂ« pjesshme”.

“Ajo qĂ« ndodhi sot Ă«shtĂ« absurde. Cilido anĂ«tar qĂ« votoi kundĂ«r ose abstenoi, nĂ«se kishte dyshime reale pĂ«r rezultatet, ishte ai qĂ« duhej tĂ« ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-sĂ« dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave tĂ« momentit”, tha ai.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka fituar zgjedhjet e dhjetorit, edhe më herët kishte tentuar që ta pengonte Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje. Por, PZAP-i vazhdimisht ka rrëzuar vendimet e KQZ-së.

Në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb. Lista Serbe në zgjedhjet e dhjetorit fitoi nëntë, ndërsa një e siguroi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

LVV-ja kĂ«mkĂ«mbĂ«ngul nĂ« qĂ«ndrimin e saj se Lista Serbe Ă«shtĂ« “dorĂ« e zgjatur e Beogradit”.

Si një nga arsyet përse nuk dëshiron bashkëpunim me të, përmend faktin se ajo nuk është distancuar kurrë nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Partia e Kurtit shprehet e hapur pĂ«r bashkĂ«punim me Rashiqin dhe kĂ«mbĂ«ngul qĂ« pozitat nĂ« QeverinĂ« apo Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat me KushtetutĂ« u takojnĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« komunitetit serb, t’i jepen pikĂ«risht partisĂ« sĂ« tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi javën e kaluar se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, mund të emërohet vetëm nga partia më e madhe parlamentare e këtij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe.

Shpallja e rezultateve nga KQZ vjen pas përfundimit të rinumërimit të plotë të votave të rregullta, pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë.

Vetëm pas përfundimit të afateve për ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, KQZ mund të certifikojë rezultatet dhe të hapë rrugë për formimin e institucioneve të reja të vendit./REL

The post Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë appeared first on Albeu.com.

“ZĂ«ri ynĂ« ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot mĂ« i diskredituar se kurrĂ«! 10 shkurti dita tjetĂ«r e kryengritjes sonĂ«

✇Albeu
By: M C

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë.

Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre.

Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin.

Berisha: Përfaqësoni guximin e tyre, kurajon, vendosmërinë dashurinë për lirinë. Lebetitën një regjim anti shqiptar, armik të këtij kombi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve në të gjitha kancelaritë, mesazhin e qytertarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Me një regjim që ka shndërruar portat e Shqipërisë në platformë kryesore të helmeve të drogës, që përze çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. Kjo është beteja për dinjitetin tonë, për tu ngritur mbi propagandën e shpifjeve të Edi Ramës dhe për ti thënë shqiptarëve dhe botës që ata që e duan Shqipërinë jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë. Ta përmbushin atë dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne ta provojmë gatin në dhera të tjera? Jo. Të përmbysim këtë të keqe të madhe. të shndërrojmë pasurinë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare shpresën rinisë shqiptare. Ne dalim dhe do dalim në protesta gjer në fitore. I besojmë Zotit dhe Shqipërisë. Se kjo tokë është e bekuar. Se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi.

The post “ZĂ«ri ynĂ« ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot mĂ« i diskredituar se kurrĂ«! 10 shkurti dita tjetĂ«r e kryengritjes sonĂ« appeared first on Albeu.com.

Dy vite pasi Izraeli e mbylli, rihapet pjesërisht kufiri Gaza- Egjipt

✇Albeu
By: M C

Vendkalimi i vetëm kufitar i Gazës me Egjiptin është rihapur pjesërisht. Kjo erdhi pasi Izraeli e mbylli atë gati dy vjet më parë, duke lejuar një numër të vogël palestinezësh të hynin dhe të dilnin nga enklava e shkatërruar nga lufta.

Mediat e huaja shkruajnë se Bashkimi Evropian po operon në vendkalimin e Rafah si hapi i fundit i fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA në Gaza. Kalimi vendimtar, i cili është mbyllur kryesisht që kur Izraeli e pushtoi atë në maj 2024, iu nënshtrua një sërë përgatitjesh nga Bashkimi Evropian, Egjipti dhe palët e tjera që do të përfshihen në drejtimin e kalimit kufitar.

Sipas MinistrisĂ« palestineze tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, mĂ« shumĂ« se 20,000 pacientĂ« nĂ« Gaza janĂ« nĂ« pritje tĂ« lejes pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar jashtĂ« vendit pĂ«r trajtim, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« paktĂ«n 440 raste qĂ« konsiderohen kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n. Gati 1,300 njerĂ«z kanĂ« vdekur pasi u detyruan tĂ« prisnin pĂ«r t’u larguar nga Gaza pĂ«r trajtim, tha ministria.

Çmimi i lartĂ« i kalimit pĂ«rmes vendkalimit sĂ« bashku me proceset e gjata burokratike dhe tĂ« sigurisĂ« do tĂ« thotĂ« se pak palestinezĂ« mund tĂ« presin realisht tĂ« largohen. Para se Izraeli tĂ« mbyllte vendkalimin, disa palestinezĂ« kishin raportuar se kishin paguar mijĂ«ra dollarĂ« kur ishte i hapur, tĂ« cilat pak mund t’i pĂ«rballojnĂ«.

Rihapja e plotë e kalimit të Rafah ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA që hyri në fuqi në mes të tetorit. Por Izraeli refuzoi të hapte vendkalimin deri në kthimin e të gjithë pengjeve të gjalla dhe të vdekura. Pengu i fundit i vdekur, Ran Gvili, u kthye në Izrael javën e kaluar.

The post Dy vite pasi Izraeli e mbylli, rihapet pjesërisht kufiri Gaza- Egjipt appeared first on Albeu.com.

Seanca në GJKKO e Erion Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Do hyjë në histori, shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

✇Albeu
By: M C

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

“Kjo çështje do tĂ« hyjĂ« nĂ« historinĂ« e jurisprudencĂ«s shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale tĂ« çdo elementi tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor”, thuhet nĂ« kĂ«tĂ« deklaratĂ«, teksa mbrojtja e Veliajt ka paraqitur me pika ato qĂ« sipas tyre konsiderohen shkelje tĂ« njĂ« gjykimi tĂ« rregullt ligjor.

Reagimi i plotë:

Mbi seancën e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi edhe një herë se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Edhe sot, Erion Veliaj u detyrua tĂ« vijojĂ« mbrojtjen vetĂ«, pavarĂ«sisht se gjykata i kishte caktuar njĂ« avokate kryesisht, jashtĂ« vullnetit tĂ« tij. Edhe avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi qartĂ« nĂ« seancĂ« se nuk ka pasur asnjĂ« mundĂ«si reale pĂ«r t’u njohur plotĂ«sisht me dosjen, as pĂ«r ta konsultuar atĂ« me Veliajn dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kĂ«rkoi kohĂ« shtesĂ« pĂ«r tĂ« ushtruar mbrojtjen.

Kjo kërkesë, në mënyrë të pashpjegueshme dhe arbitrare, jo vetëm u refuzua nga gjykata, edhe pse bëhej fjalë për një mbrojtëse të caktuar prej vetë saj, por u shoqërua edhe me batuta dhe shprehje tallëse ndaj aktivitetit të saj profesional privat, duke denigruar një profesioniste të lirë të zgjedhur nga vetë gjykata.

NĂ« mĂ«nyrĂ« absurde, gjykata e konsideroi mbrojtjen tĂ« “ezauruar”, nĂ« njĂ« situatĂ« ku:
‱as avokatja e caktuar nga shteti,
‱as vetĂ« Veliaj, nuk kishin njohur dosjen, dhe pĂ«r rrjedhojĂ« nuk kishin asnjĂ« mundĂ«si reale pĂ«r tĂ« ushtruar mbrojtje efektive.

Kur gjykata pyeti kryetarin e Bashkisë nëse dëshironte të bënte parashtrime mbrojtëse, Erion Veliaj u shpreh qartë se patjetër që dëshironte të mbrohej, duke theksuar se kishte ardhur në seancë edhe i sëmurë, me temperaturë, pikërisht për këtë qëllim. Por, ai ngriti pyetjen thelbësore:

“Si mund tĂ« realizoj mbrojtje, kur nuk mĂ« jepet mundĂ«sia tĂ« njihem me dosjen? KĂ«tĂ« mundĂ«si nuk ia keni dhĂ«nĂ« as avokates qĂ« ju vetĂ« keni caktuar.”

NĂ« seancĂ« ndĂ«rhynĂ« edhe avokatĂ« tĂ« akuzuave tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t theksuan se njĂ« cenim kaq i rĂ«ndĂ« i tĂ« drejtĂ«s sĂ« mbrojtjes nuk Ă«shtĂ« parĂ« dhe dĂ«gjuar ndonjĂ«herĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zgjidhja ishte elementare: t’i jepej mundĂ«sia Veliajt tĂ« njihej me dosjen, qoftĂ« edhe pĂ«rmes njĂ« laptopi. Edhe kjo kĂ«rkesĂ« u refuzua.

Akoma mĂ« alarmante janĂ« argumentet e ngritura nga prokuroria, tĂ« pĂ«rsĂ«ritura edhe nĂ« seancĂ«n e masĂ«s sĂ« sigurimit, sipas tĂ« cilave kryetari i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s paska paguar avokatĂ« jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« “lobuar” kundĂ«r tyre, dhe pĂ«r rrjedhojĂ« “ka mundĂ«si tĂ« gjejĂ« avokat edhe nĂ« ShqipĂ«ri”.

Ky argument Ă«shtĂ« thellĂ«sisht keqdashĂ«s dhe juridikisht i pavlefshĂ«m. Erion Veliaj nuk ka pretenduar kurrĂ« se nuk gjen avokat. Ai ka kĂ«rkuar tĂ« mbrohet vetĂ« pikĂ«risht pĂ«r tĂ« pasur mundĂ«sinĂ« tĂ« njihet me dosjen, sepse asnjĂ« avokat nuk mund tĂ« realizojĂ« mbrojtje pa konsultim me klientin dhe ky konsultim Ă«shtĂ« i pamundur pa njohjen e dosjes nga vetĂ« i Veliaj. Madje, edhe avokatja e caktuar nga shteti, jo nga Veliaj, i shpjegoi gjykatĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ« se: “Edhe sikur tĂ« isha njohur me dosjen (gjĂ« qĂ« s’ka ndodhur) si mund t’i mbaj mend 61 mijĂ« faqe dhe t’ia riprodhoj z. Veliaj, kur nuk ia japin as tĂ« printuara, as laptop qĂ« t’i lexojĂ« nĂ« USB”.

QĂ«ndrimi i prokurorĂ«ve pĂ«rfaqĂ«son njĂ« urrejtje tĂ« hapur ndaj avokatit dhe vetĂ« tĂ« drejtĂ«s pĂ«r mbrojtje. NĂ« kĂ«tĂ« logjikĂ« tĂ« rrezikshme, ushtrimi i sĂ« drejtĂ«s pĂ«r t’u mbrojtur Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« rrethanĂ« rĂ«nduese.

Absurdi arrin kulmin kur prokuroria paraqet si “provĂ«â€ nĂ« gjykatĂ«:
‱njĂ« portal mediatik,
‱opinionin e njĂ« gazetari dhe asnjĂ« provĂ« ligjore pĂ«r tĂ« ashtuquajturin “lobim”, njĂ« aktivitet plotĂ«sisht i ligjshĂ«m nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Gjykata pranon portalin si provë dhe mbi këtë bazë, e konsideron këtë një arsye shtesë pse Erion Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, pse Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të vijojë të mbahet në burg dhe pse qytetarët e Tiranës duhet të vijojnë të privohen nga drejtimi i bashkisë nga i zgjedhuri i tyre. Pra, pse ai duhet të ndalojë edhe çdo aktivitet mbrojtës për veten e tij.

Përballë kësaj sjelljeje haptazi të njëanshme, në favor të prokurorisë dhe në shurdhim e verbim të plotë ndaj kërkesave minimale të mbrojtjes, Erion Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kjo çështje do tĂ« hyjĂ« nĂ« historinĂ« e jurisprudencĂ«s shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale tĂ« çdo elementi tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor. Ajo pĂ«rfaqĂ«son kufirin planetar tĂ« skandalit juridik qĂ« po prodhon e ashtuquajtura “drejtĂ«si e re” nĂ« ShqipĂ«ri.

The post Seanca në GJKKO e Erion Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Do hyjë në histori, shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor appeared first on Albeu.com.

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet”, Kryeministri i ishullit i prerĂ« ndaj SHBA-sĂ«: S’jemi vetĂ«m, tĂ« gjitha vendet e BE-sĂ« na mbĂ«shtesin

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i GroenlandĂ«s shprehet disi mĂ« optimist lidhur me dialogun e hapur me Shtetet e Bashkuara, tĂ« cilat kanĂ« shfaqur interes pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll ishullin e Arktikut, por pĂ«rsĂ«riti qartĂ« qĂ«ndrimin se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Kreu i qeverisĂ« sĂ« GroenlandĂ«s deklaroi gjithashtu se pret “rezultate konkrete” nga bisedimet qĂ« kanĂ« nisur me SHBA-nĂ«.

“Dialogu ka filluar dhe Naalakkersuisut (qeveria e GroenlandĂ«s) do tĂ« punojĂ« me vendosmĂ«ri pĂ«r tĂ« arritur rezultate konkrete”, deklaroi para parlamentit Inatsisartut kryeministri i GroenlandĂ«s, Jens-Frederik Nielsen.

Takimi i parë i grupit të punës për çështjen e Groenlandës u mbajt më 28 janar në Uashington, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, ministri i JashtĂ«m i DanimarkĂ«s, Lars LĂžkke Rasmussen, deklaroi se takimi “shkoi mirĂ«, nĂ« njĂ« klimĂ« dhe mĂ«nyrĂ« shumĂ« konstruktive”.

“Jam pak mĂ« optimist sot (tĂ« enjten) krahasuar me njĂ« javĂ« mĂ« parĂ«â€, u shpreh ai.

Sipas Nielsenit, i cili sĂ« bashku me kryeministren daneze Ă«shtĂ« takuar me udhĂ«heqĂ«sit e FrancĂ«s dhe GjermanisĂ«, bisedimet me administratĂ«n Trump do tĂ« zhvillohen paralelisht me forcimin e “dialogut tĂ« ngushtĂ« me vendet perĂ«ndimore” dhe bashkĂ«punimit me Bashkimin Evropian.

“Nuk jemi vetĂ«m dhe jemi tĂ« mbrojtur. TĂ« gjitha vendet e BE-sĂ« na mbĂ«shtesin”, theksoi ai.

Ai rikujtoi edhe njĂ« herĂ«, si çdo herĂ« qĂ« rikthehet propozimi i presidentit Trump pĂ«r marrjen e kontrollit tĂ« kĂ«tij territori autonom tĂ« DanimarkĂ«s, se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kundërshtojnë çdo formë transferimi të sovranitetit.

Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillohen pasi Trump deklaroi se nuk do të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin e Arktikut, i cili është pjesë e NATO-s.

Kërcënimet e presidentit amerikan lidhur me Groenlandën kanë shkaktuar një nga krizat më serioze në historinë e Aleancës Atlantike që nga themelimi i saj në vitin 1949.

MegjithatĂ«, udhĂ«heqĂ«si amerikan deklaroi se kishte rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« “kornizĂ«â€ me qĂ«llim arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje me sekretarin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s. Deri mĂ« tani, shumĂ« pak detaje konkrete janĂ« bĂ«rĂ« publike pĂ«r pĂ«rmbajtjen e saj.

The post “Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet”, Kryeministri i ishullit i prerĂ« ndaj SHBA-sĂ«: S’jemi vetĂ«m, tĂ« gjitha vendet e BE-sĂ« na mbĂ«shtesin appeared first on Albeu.com.

Landi flet pĂ«r miqĂ«sinĂ« 32-vjeçare me Mirin: ËshtĂ« e pamundur ti shpĂ«tosh kĂ«saj lloj vĂ«mendjeje dhe kĂ«saj energjie

✇Albeu
By: M C

QĂ« prej vitit 1994 miq, Landi rrĂ«fen emocionet intensive pĂ«r Mirin: ËshtĂ« e pamundur ti shpĂ«tosh


KĂ«ngĂ«tari i grupit tĂ« njohur “West Side Family”, Ronald Hysi, ishte ditĂ«n e sotme i ftuar nĂ« emisionin “Wake Up, pĂ«r tĂ« folur pĂ«r rrugĂ«timin e mikut tĂ« tij, Armir Shahini, nĂ« “Big Brother VIP 5”.

Landi u shpreh se njihet me Mirin që prej vitit 1994 dhe me të kanë përjetuar emocione të ndryshme. Ai shton se e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë skenë, show apo produksion, por emocionet dhe përjetimet nga një reality show janë më të intensifikuara dhe më të zmadhuara.

I pyetur “nuk ka qenĂ« e lehtĂ« pĂ«r ty?”, kĂ«ngĂ«tari i njohur u pĂ«rgjigj: “Jo. PĂ«r ne nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« edhe kur bĂ«jmĂ« qejf”, duke shkaktuar tĂ« qeshura nĂ« studio.

Si shok i tij i ngushtë, bashkudhëtar prej shumë e shumë vitesh në art, si e ke përjetuar ti si së jashtmi prezencën e Mirit atje?

Ne kemi qĂ« nĂ« vitin 1994 qĂ« jemi bashkĂ« me Mirin ose me Xhikun, emocionet janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« forta. Ne i kemi pĂ«rjetuar kĂ«to emocione vit pas viti, çdo herĂ« qĂ« kemi qenĂ« nĂ« skenĂ«, pas skene. E dimĂ« shumĂ« mirĂ« se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« skenĂ«, show, produksion etj, etj. MirĂ«po kĂ«tĂ« herĂ« emocionet dhe pĂ«rjetimet janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« forta, pĂ«r shkak sepse edhe Big Brother Ă«shtĂ« njĂ« nga reality show-t mĂ« tĂ« famshĂ«m nĂ« botĂ« dhe sigurisht qĂ« dinamikat dhe ngjarjet qĂ« ndodhin aty pĂ«r aty janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« intensifikuara dhe tĂ« zmadhuara. E pĂ«r rrjedhojĂ« nuk i shpĂ«ton dot. Ne jemi njerĂ«z humanĂ« mbi tĂ« gjitha dhe arti jonĂ« e ka treguar kĂ«tĂ« mĂ« sĂ« miri. Por “Big Brother” Ă«shtĂ« “Big Brother”.

Jo. PĂ«r ne nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« edhe kur bĂ«jmĂ« qejf, jo mĂ« kur je nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes, do apo nuk do, pĂ«r ca pĂ«r mirĂ«, pĂ«r ca pĂ«r keq. ËshtĂ« e pamundur ti shpĂ«tosh kĂ«saj lloj vĂ«mendjeje dhe kĂ«saj energjie.

The post Landi flet pĂ«r miqĂ«sinĂ« 32-vjeçare me Mirin: ËshtĂ« e pamundur ti shpĂ«tosh kĂ«saj lloj vĂ«mendjeje dhe kĂ«saj energjie appeared first on Albeu.com.

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

✇Albeu
By: M C

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

“QĂ«ndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve nĂ« kryesinĂ« e vogĂ«l, Ă«shtĂ« qĂ« PD do vijojĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojĂ« me agjendĂ«n e komisioneve.

Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve.

Duhet tĂ« ketĂ« njĂ« dalje dhe duhet tĂ« jetĂ« konsensuale, pĂ«rndryshe paska qenĂ« proces i paravendosur”, tha Boçi, bashkĂ«kryetar i ReformĂ«s Territoriale.

The post PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione

✇Albeu
By: M C

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokratit Sali Berisha i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të komisioneve për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Sipas gazetarit Osman Stafa, deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Luan Baçi, Bledi Himci, Bujar Leskaj dhe Eno Bozdo, kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat zgjedhore e territoriale.

Në këto kushte, Berisha është shprehur se do jetë Kryesia ajo që do marrë vendimin final lidhur me marrjen pjesë në mbledhje ose jo.

Kujtojmë se ditën e sotme PD braktisi sërish mbledhjen për Reformën Territoriale, ndërkohë mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale pritet të aktivizojë mekanizmin zhbllokues pas bojkotit të opozitës.

Kryetari i kĂ«tij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmĂ«roi se do t’i drejtohen Kuvendit formalisht pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndryshimet nĂ« Komision, me qĂ«llim, sic tha ai, t’i hapet rruga punimeve tĂ« komisionit.

“Ne do ti drejtohemi seancĂ«s pĂ«r tĂ« ndryshuar komisionin dhe ti hapim rrugĂ«n me shpejtĂ«si dhe tĂ« fitojmĂ« kohĂ«n e humbur” , tha Mazniku.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, në një prononcim për mediat tha se deputetët e PD nuk lejohen nga Sali Berisha që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Balla shpreson në një reflektim të demokratëve, për pjesëmarrjen ne komision ditën e sotme, në të kundërt, ai paralajmëroi se nesër në Kuvend do të aktivizohet mekanizmi zhbllokues.

“UnĂ« nuk bĂ«j ultimatume, por kam bĂ«rĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« kolegĂ«ve tĂ« PD qĂ« tĂ« reflektojnĂ« sa i pĂ«rket detyrimit qĂ« kanĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar vendimin e Kuvendit pĂ«r ngritjen e Kuvendit tĂ« Posaçme pĂ«r ReformĂ«n Territoriale.

Tre muaj pas ngritjes së Komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi i tyre për të marrë pjesë. Besoj dhe shpresoj që në mbledhjen e sotme, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin edhe detyrat, në mënyrë që nesër ne seancën e Kuvendit të mos vendosim mekanizma zhbllokues.

Ky mekanizëm zhbllokues do të aplikohet tek komisioni i posacëm për territorialen, nëse nuk ka reflektim dhe Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet shumë vjeçare të ODIHR.

UnĂ« mendoj qĂ« dialogu e ka parakusht tĂ« vetĂ«m pjesĂ«marrjen. Me kĂ«tĂ« tĂ« dialogoj, kur ai nuk vjen”, tha Balla.

The post EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione appeared first on Albeu.com.

PĂ«rmirĂ«sim i dukshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme

✇Albeu
By: M C

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga vranësira të shpeshta, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë të izoluar në zonat malore.

Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë territorin.

Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 17°C, ndërsa era fryn jugore me shpejtësi mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 5 ballë.

The post PĂ«rmirĂ«sim i dukshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme appeared first on Albeu.com.

E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother/ Anulohet televotimi, çfarë ndodhi

✇Albeu
By: M C

Vëllai i Madh ka dërguar këtë të hënë një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas mosbindjes së grupit të Gretës për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit.

Kur ra gongu qĂ« banorĂ«t tĂ« shkonin tĂ« nisnin provat, Baby G u shpreh se fillimisht do tĂ« pĂ«rgatiste ushqimin dhe mĂ« pas do t’i bashkohej provave, çka solli debate mes pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« grupit. PĂ«r shkak tĂ« moszbatimit tĂ« urdhrit, VĂ«llai i Madh vendosi anulimin e televotimit aktual, duke theksuar se pasojat pĂ«r grupin qĂ« nuk u bind do tĂ« bĂ«hen tĂ« ditura gjatĂ« Prime-t tĂ« sĂ« martĂ«s.

Ndërkohë, grupi i Selin është shpallur automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojë live gjatë spektaklit të ardhshëm.

Në mesazhin e zarfit të zi, Vëllai i Madh rikujtoi se autoriteti i tij është i panegociueshëm dhe se çdo mosbindje ndaj urdhrave të tij do të shoqërohet me pasoja për banorët.

“BanorĂ«, VĂ«llai i Madh ka ndjekur me vĂ«mendje sjelljen tuaj gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r spektaklin e radhĂ«s, ndaj pĂ«r shkak tĂ« moszbatimit tĂ« kĂ«tij urdhri, VĂ«llai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet. Vendimi pĂ«r pasojat qĂ« do tĂ« ketĂ« grupi qĂ« nuk Ă«shtĂ« bindur do t’iu komunikohet gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« nesĂ«rme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live.

VĂ«llai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave tĂ« tij sjell pasoja pĂ«r ju”, shkruhej nĂ« zarfin e zi.

The post E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother/ Anulohet televotimi, çfarë ndodhi appeared first on Albeu.com.

Trump e emëroi pas arrestimit të Maduros, mbërrin në Venezuelë shefja e re e misionit diplomatik të SHBA-ve! Erë e re mes Uashingtonit dhe Karakasit!

✇Albeu
By: M C

Shefja e re e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, Laura Dogu, mbërriti në Karakas, një hap ky në rifillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, më pak se një muaj pasi Presidenti Nicolas Maduro u kap nga ushtria amerikane, tha një burim diplomatik për AFP.

Aeroplani që mbante Dogun u ul në karakas, kryeqytetin e Venezuelës rreth orës tre të pasdites sipas orës lokale, tha burimi.

Emërimi i saj më 22 janar, diplomatja më e lartë që nga një ambasadore, shënon një pikë kthese në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Karakasit, të cilat kanë qenë të tendosura që nga viti 2019.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ka thĂ«nĂ« vazhdimisht se ka njĂ« “marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ« pune” me presidenten e pĂ«rkohshme Delcy Rodriguez.

Kjo e fundit i ka ofruar Uashingtonit garanci për bashkëpunim, duke njoftuar një amnisti të përgjithshme, reforma në ligjin e naftës dhe në gjyqësor.

Presidentja e përkohshme premtoi gjithashtu të mbyllë burgun El Helicoide, të cilin opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut e quajnë qendër torture.

The post Trump e emëroi pas arrestimit të Maduros, mbërrin në Venezuelë shefja e re e misionit diplomatik të SHBA-ve! Erë e re mes Uashingtonit dhe Karakasit! appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 1 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë ndjenjat tuaja, gjë që mund të sjellë afrim me partnerin ose një takim të papritur për beqarët. Marrëdhëniet me familjen mund të jenë pak më të tensionuara, ndaj tregohuni të durueshëm dhe të hapur ndaj mendimeve të të tjerëve. Në punë, mund të hasni disa sfida, por mos u dekurajoni; këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Mund të merrni një lajm të mirë financiar, por është e rëndësishme të jeni të matur me shpenzimet. Shëndeti kërkon vëmendje të veçantë, veçanërisht në aspektin e energjisë; shmangni lodhjen e tepërt. Mos neglizhoni pushimin dhe mundohuni të ushqeheni shëndetshëm. Sot është dita ideale për të reflektuar mbi qëllimet tuaja afatgjata dhe për të vendosur hapa konkretë drejt tyre.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Në jetën sentimentale, mund të ndiheni të pavendosur mes dëshirës për stabilitet dhe nevojës për ndryshim. Partneri mund të kërkojë më shumë përkushtim, ndaj përpiquni të dëgjoni me kujdes dhe të shprehni ndjenjat pa frikë. Në punë, një koleg mund të kërkojë ndihmën tuaj; bashkëpunimi do të sjellë përfitime për të dyja palët. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik. Në aspektin financiar, ky është momenti për të planifikuar shpenzimet dhe për të shmangur blerjet impulsive. Mund të merrni një ofertë të mirë, por analizoni mirë para se të vendosni. Në përgjithësi, sot është një ditë për të ruajtur ekuilibrin dhe për të kultivuar durimin.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Sot në dashuri mund të ndiheni të frymëzuar për të surprizuar partnerin me një veprim të vogël, por domethënës; kjo do të forcojë marrëdhënien tuaj. Beqarët mund të takojnë dikë interesant në një ambient të ri. Në punë, krijimtaria juaj është në kulm dhe mund të merrni vlerësime nga eprorët. Mos humbni fokusin nga detyrat kryesore edhe pse do të donit të merreshit me projekte të reja. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të kurseni diçka për të ardhmen. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Sot është dita e duhur për të bërë plane të reja dhe për të nisur një projekt që keni menduar prej kohësh.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhënie, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale; komunikoni këtë me partnerin për të shmangur keqkuptimet. Për ata që janë single, një mik i vjetër mund të shfaqet me një propozim të papritur. Në punë, mund të keni debate me kolegët, por përpiquni të tregoheni të hapur ndaj mendimeve të ndryshme. Financat kërkojnë kujdes të veçantë, sepse mund të përballeni me shpenzime të paparashikuara. Shëndeti është i qëndrueshëm, por këshillohet të bëni një kontroll rutinë. Mos harroni të gjeni kohë për relaks dhe aktivitete që ju japin kënaqësi. Sot është një ditë për të vlerësuar prioritetet dhe për të përqafuar fleksibilitetin.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Dashuria juaj mund të marrë një kthesë pozitive, sidomos nëse jeni të gatshëm të ndani ndjenjat tuaja më hapur. Partneri do të vlerësojë sinqeritetin dhe përkushtimin tuaj, ndërsa beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë. Në punë, një projekt i rëndësishëm kërkon angazhim të plotë dhe përqendrim maksimal. Mos lejoni që shqetësimet e vogla të ndikojnë në performancën tuaj. Financat janë në një fazë të mirë, por është e rëndësishme të mos shpenzoni më shumë seç duhet. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, sidomos në aspektin e pushimit dhe ushqyerjes. Sot është dita për të vlerësuar arritjet dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm me kujdes.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
NĂ« jetĂ«n sentimentale, mund tĂ« ndiheni tĂ« mbushur me emocione tĂ« forta qĂ« kĂ«rkojnĂ« shprehje. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« flisni hapur me partnerin pĂ«r atĂ« qĂ« ndjeni, pasi kjo do tĂ« sjellĂ« afrim. NĂ« punĂ«, mund tĂ« pĂ«rballeni me disa vĂ«shtirĂ«si tĂ« vogla, por do t’i kaloni me kĂ«mbĂ«ngulje dhe diplomaci. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por mos u tĂ«rhiqni nga shpenzimet e panevojshme. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos e neglizhoni ushtrimin fizik. Dita Ă«shtĂ« e pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« lidhen me tĂ« ardhmen tuaj. Reflektoni mbi prioritetet dhe mos harroni tĂ« kujdeseni pĂ«r veten.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
MarrĂ«dhĂ«niet romantike sot kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« vĂ«mendje dhe pĂ«rkushtim; njĂ« bisedĂ« e hapur mund tĂ« zgjidhĂ« çdo keqkuptim qĂ« ka lindur kohĂ«t e fundit. BeqarĂ«t kanĂ« shanse tĂ« mira pĂ«r tĂ« njohur dikĂ« tĂ« veçantĂ« nĂ« njĂ« ambient social. NĂ« punĂ«, pritet njĂ« ditĂ« produktive, ku mund tĂ« finalizoni njĂ« detyrĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Mos u trembni tĂ« kĂ«rkoni ndihmĂ« nĂ«se ndiheni tĂ« mbingarkuar. Financat janĂ« tĂ« mira, por njĂ« shpenzim i papritur mund t’ju bĂ«jĂ« tĂ« rishikoni buxhetin. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, por kujdesuni pĂ«r balancĂ«n mendore dhe fizike. Sot Ă«shtĂ« dita e duhur pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ura bashkĂ«punimi dhe pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet ekzistuese.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Në dashuri, sot është momenti i duhur për të lënë pas xhelozitë dhe për të ndërtuar besimin me partnerin. Ata që janë vetëm mund të ndihen pak të tërhequr nga vetmia, por dita sjell mundësi për njohje të reja. Në punë, pritet një sfidë e re që do të kërkojë kreativitet dhe fleksibilitet. Mos hezitoni të merrni iniciativa, pasi do të shpërbleheni. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni investimet e rrezikshme për momentin. Shëndeti kërkon kujdes, sidomos në aspektin emocional, ndaj gjeni kohë për relaks. Dita është e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja dhe për të filluar një kapitull të freskët.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Sot nĂ« dashuri mund tĂ« pĂ«rjetoni njĂ« afrim tĂ« papritur me dikĂ« qĂ« nuk e keni parĂ« prej kohĂ«sh; pĂ«r çiftet, Ă«shtĂ« momenti ideal pĂ«r tĂ« ndarĂ« Ă«ndrrat dhe planet e ardhshme. BeqarĂ«t do tĂ« ndihen mĂ« tĂ« sigurt nĂ« vete dhe do tĂ« tĂ«rheqin vĂ«mendjen nĂ« ambiente tĂ« reja. NĂ« punĂ«, mund tĂ« merrni njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« re qĂ« do t’ju ndihmojĂ« tĂ« rriteni profesionalisht. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por duhet tĂ« tregoheni tĂ« matur me shpenzimet e mĂ«dha. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin, veçanĂ«risht pĂ«r sistemin nervor; meditimi ose aktivitetet relaksuese do tĂ« jenĂ« tĂ« dobishme. Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rqafuar ndryshimin dhe pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar mundĂ«sitĂ« qĂ« ju paraqiten. Mos harroni tĂ« jeni mirĂ«njohĂ«s pĂ«r gjithçka qĂ« keni.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në jetën sentimentale, mund të keni nevojë për më shumë siguri dhe stabilitet; flisni hapur me partnerin për pritshmëritë tuaja. Beqarët mund të ndihen të pavendosur midis dy personave, ndaj dëgjoni instinktin tuaj. Në punë, përpjekjet tuaja do të vihen re nga eprorët dhe mund të merrni një propozim interesant për avancim. Financat kërkojnë vëmendje, sidomos nëse keni planifikuar blerje të mëdha; bëni kujdes me investimet. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Sot është dita për të vlerësuar arritjet dhe për të vendosur qëllime të reja. Reflektoni mbi sukseset dhe mos kini frikë të bëni ndryshime të vogla në rutinën tuaj.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
NĂ« dashuri, sot ndiheni tĂ« lidhur emocionalisht me partnerin, gjĂ« qĂ« do tĂ« sjellĂ« harmoni dhe mirĂ«kuptim nĂ« marrĂ«dhĂ«nie. BeqarĂ«t kanĂ« mundĂ«si tĂ« mira pĂ«r tĂ« njohur dikĂ« pĂ«rmes njĂ« aktiviteti tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. NĂ« punĂ«, mund tĂ« merrni njĂ« lajm tĂ« papritur qĂ« do t’ju ndryshojĂ« planet pĂ«r tĂ« ardhmen. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por mos harroni tĂ« kurseni pĂ«r situata tĂ« paparashikuara. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shmangni streset e kota. Sot Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« ndjekur intuitĂ«n tuaj dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar plane afatgjata. Mos hezitoni tĂ« kĂ«rkoni kĂ«shillĂ« nga ata qĂ« i besoni.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
NĂ« marrĂ«dhĂ«nie, sot ndiheni tĂ« motivuar pĂ«r tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« pasion dhe surpriza; partneri do tĂ« vlerĂ«sojĂ« pĂ«rkushtimin tuaj. BeqarĂ«t mund tĂ« kenĂ« njĂ« takim tĂ« papritur qĂ« do t’i surprizojĂ« pozitivisht. NĂ« punĂ«, mund tĂ« lindĂ« njĂ« mundĂ«si e re bashkĂ«punimi qĂ« kĂ«rkon iniciativĂ« dhe vendosmĂ«ri. Financat janĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« mirĂ«, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shmangni rrezikun e panevojshĂ«m. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, por kushtojini vĂ«mendje tĂ« veçantĂ« pushimit dhe qetĂ«sisĂ« mendore. Sot Ă«shtĂ« dita ideale pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« zbatim njĂ« ide tĂ« re qĂ« keni menduar prej kohĂ«sh. Reflektoni mbi pĂ«rparimin tuaj dhe mos hezitoni tĂ« kĂ«rkoni mbĂ«shtetje kur Ă«shtĂ« e nevojshme.

The post Horoskopi 1 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Veliaj kërkoi zëvendësim mase! Nesër shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut në GJKKO

✇Albeu
By: M C

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pritet të paraqitet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për masën e sigurisë. Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë.

MĂ«sohet se seanca Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« zhvillohet nĂ« orĂ«n 09:00. Çështja penale ndodhet nĂ« fazĂ«n e seancĂ«s paraprake pasi Veliaj dhe bashkĂ«shortja e tij Xoxa, kanĂ« paraqitur ende argumentet e tyre. VetĂ«m pas kĂ«saj procedure, gjykata mund tĂ« vendosĂ« nĂ«se çështja do tĂ« kalojĂ« pĂ«r gjykim apo jo.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

The post Veliaj kërkoi zëvendësim mase! Nesër shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Nuk shĂ«nojnĂ« mĂ« sulmuesit e eliminatoreve tĂ« shkuara, por tĂ« “harruarit” e Sylvnhos, po e bĂ«jnĂ« rregullisht

✇Albeu
By: M C

Bodrumspor u përball sot me Serikspor, më një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 3-0, në favor të skuadrës ku luan edhe futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi.

Ndeshja ishte i vlefshme për javën e 23-të të Superligës turke. Skuadra bëri më të mirën e saj pasi shënoi që në pjesën e parë, e më pas 2 gola të tjerë në atë të dytën. Padyshim protagonist edhe Taulant Seferi i cili i dhuroi skuadrës së tij golin e 3-të dhe të fundit për të përmbyllur mjaft bukur sfidën.

Sulmuesi shqiptar i shtoi edhe njĂ« “yll” tjetĂ«r performancĂ«s sĂ« tij sot, duke e çuar nĂ« 12 numrin e golave dhe nĂ« 4 atĂ« tĂ« asiteve sa i takon 22 paraqitjeve tĂ« tij nĂ« LigĂ«n e ParĂ« turke. MegjithatĂ« edhe “SofaScore” e rendit atĂ« nĂ« mesin e mĂ« tĂ« mirĂ«ve mĂ« njĂ« notĂ« prej 7.3.

Një paraqitje e denjë e cila duhet ti bjerë në sy edhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, pasi Sylvinho ka kohë që nuk e grumbollon më.

The post Nuk shĂ«nojnĂ« mĂ« sulmuesit e eliminatoreve tĂ« shkuara, por tĂ« “harruarit” e Sylvnhos, po e bĂ«jnĂ« rregullisht appeared first on Albeu.com.

“Viktimat e Epstein duhet tĂ« kenĂ« pĂ«rparĂ«si”/ Kryeministri Keir Starmer: Kushdo qĂ« ka informacion duhet ta ndajĂ« atĂ«

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha që Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së në lidhje me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

BBC shkruan se, duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga një udhëtim i shkurtër në Japoni pas vizitës së tij në Kinë, kryeministri tha se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë.

“Sa i pĂ«rket dĂ«shmisĂ«, gjithmonĂ« kam thĂ«nĂ« se kushdo qĂ« ka informacion duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rgatitur ta ndajĂ« atĂ« informacion nĂ« çfarĂ«do forme qĂ« i kĂ«rkohet ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«. Nuk mund tĂ« jesh i pĂ«rqendruar te viktima nĂ«se nuk je i pĂ«rgatitur ta bĂ«sh kĂ«tĂ«,” vazhdon ai. Viktimat e Epstein duhet tĂ« jenĂ« pĂ«rparĂ«sia e parĂ«. Kushdo qĂ« ka informacion duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rgatitur ta ndajĂ« atĂ« informacion nĂ« çfarĂ«do forme qĂ« i kĂ«rkohet ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«.”, tha Starmer.

Kur u pyet për zbulimet rreth bashkëshortit të ish-ambasadorit amerikan Peter Mandelson, kryeministri tha se Mandelson u shkarkua nga detyra e ambasadorit në lidhje me informacionet e mëtejshme që dolën në dritë në shtator të vitit të kaluar.

The post “Viktimat e Epstein duhet tĂ« kenĂ« pĂ«rparĂ«si”/ Kryeministri Keir Starmer: Kushdo qĂ« ka informacion duhet ta ndajĂ« atĂ« appeared first on Albeu.com.

Banori i BBVK jep “lajmin” e papritur: Ishte njĂ« udhĂ«tim shumĂ« i bukur, por mĂ« duhet tĂ« largohem

✇Albeu
By: M C

Banori i Big Brother Vip Kosova Limi ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai ua ka komunikuar vet këtë lajm banorëve të tjerë.

“BanorĂ«, kam lajmĂ«rim pĂ«r ju. Me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n, ishte njĂ« udhĂ«tim shumĂ« i bukur, dhe kemi kaluar njĂ« kohĂ« shumĂ« spektakolare. Çdo moment kĂ«tu nuk do ta harroj asnjĂ«herĂ«, por mua mĂ« duhet tĂ« largohem” u shpreh ai para tyre.

Ende nuk dihet cila ka qënë arsyeja që ka sjellë këtë vendim të banorit.

The post Banori i BBVK jep “lajmin” e papritur: Ishte njĂ« udhĂ«tim shumĂ« i bukur, por mĂ« duhet tĂ« largohem appeared first on Albeu.com.

❌