Prokuroria Federale e Gjermanisë ka urdhëruar arrestimin e një shtetaseje gjermano-ukrainase në Berlin. Ajo akuzohet për veprimtari në shërbim të një inteligjence të huaj, njoftoi prokuroria të mërkurën.
Më së voni që nga nëntori i vitit 2023, ajo dyshohet se ka mbajtur kontakte me qëllime zbulimi në ambasadën ruse në Berlin dhe mund të ketë furnizuar me informacione një person kontaktues.
Gjermano-ukrainasja thuhet se ka grumbulluar, ndër të tjera, informacione në lidhje me luftën në Ukrainë për një shërbim sekret rus.
Sipas gazetĂ«s âSĂŒddeutsche Zeitungâ autoritetet bastisĂ«n banesat e gruas dhe tĂ« dy tĂ« dyshuarve tĂ« tjerĂ«.
Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve DPA, operacioni policor ka pasur si objektiv edhe dy ish-pjesëtarë të Bundeswehrit (ushtrisë gjermane).
Ata dyshohen se e kanë furnizuar spiunen e dyshuar me informata dhe për këtë qëllim pretendohet se kanë shfrytëzuar kontaktet e tyre brenda ushtrisë. /Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrĂ«dhĂ«niet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thĂ«nĂ« se ata priren tĂ« jenĂ« âpak mĂ« tĂ« ashpĂ«râ kur ai nuk Ă«shtĂ« i pranishĂ«m.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lideri amerikan tha se nuk ka biseduar me Macronin dhe Starmerin pas postimit të tij të fundit në rrjetet sociale, i cili lidhej me kritikën ndaj marrëveshjes britanike për arkipelagun Chagos.
âJo, nuk kam folur me ta, por mendoj se shkoj shumĂ« mirĂ« me ta. GjithmonĂ« sillen korrekt me mua. BĂ«hen pak mĂ« tĂ« ashpĂ«r kur nuk jam pranĂ«, por kur jam aty, sillen shumĂ« mirĂ«. Dhe mĂ« pĂ«lqejnĂ« tĂ« dyâ, deklaroi 79-vjeçari.
Trump on Macron and Starmer:
I get along very well with them. They always treat me well.
They get a little bit rough when I am not around, but when I am around they treat me very nicely. pic.twitter.com/arRBXi6qeU â Clash Report (@clashreport) January 20, 2026
Komentet e tij vijnë në një moment tensionesh diplomatike dhe diskutimesh për çështje ndërkombëtare, ku qëndrimet publike dhe komunikimi në rrjetet sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet mes liderëve botërorë.
Kujtojmë se Macron ka refuzuar ftesën e Trumpit për të qenë pjesë e bordit të paqes së Gazës gjersa në të njëjtën mënyrë pritet të vepron edhe lideri britanik.
Ndryshe, Trump ka folur para gazetarëve rreth njëvjetorit të presidencës së dytë të tij në krye të SHBA-së, ku ka renditur sukseset. /Telegrafi/
Ari u rrit në nivel rekord, ndërsa bursat ranë teksa Trump udhëton për në Davos.
Ămimi i arit u rrit nĂ« njĂ« nivel historik tĂ« mĂ«rkurĂ«n, duke u nxitur nga kĂ«rkesa pĂ«r asete tĂ« sigurta, ndĂ«rsa presidenti amerikan Donald Trump udhĂ«ton pĂ«r nĂ« Davos pĂ«r Forumin Ekonomik BotĂ«ror.
Metali i çmuar u rrit me më shumë se 2 për qind, ndërsa çmimi i argjendit u rrit rreth 0.44 për qind.
Bursat kryesore evropiane ranë pas dy ditësh fitimesh, raporton euronews.
Indeksi francez CAC 40 ra me 0.18 për qind, DAX-i gjerman me 0.68 për qind, ndërsa IBEX 35 i Spanjës humbi 0.53 për qind. Indeksi italian FTSE MIB ra me 0.68 për qind, ndërsa STOXX Europe 500 zbriti me 0.35 për qind.
Para hapjes së tregjeve në SHBA, kontratat e ardhshme për indeksin S&P 500 u rritën me 0.34 për qind, ato të Dow Jones me 0.13 për qind, ndërsa Nasdaq me 0.19 për qind. /Telegrafi/
SHBA-ja mund të detyrohet të kthejë qindra miliarda dollarë të mbledhura nga tarifat.
Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen të rimbursojnë të ardhurat e mbledhura nga tarifat doganore nëse Gjykata e Lartë e SHBA-s e shpall të paligjshme politikën e tarifave, tha presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas Trumpit, shumat që mund të duhen kthyer arrijnë në qindra miliarda dollarë, dhe ai vlerëson se nuk sheh se si këto para mund të kthehen pa shkaktuar dëme për një numër të madh njerëzish.
âShtetet e Bashkuara mund tĂ« detyrohen tĂ« rimbursojnĂ« tĂ« ardhurat nga tarifat doganore nĂ«se Gjykata e LartĂ« shpall politikĂ«n e tarifave tĂ« paligjshmeâ, tha lideri amerikan, raporton cnbc.
Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi ligjshmërinë e tarifave të vendosura nën International Emergency Economic Powers Act është akoma në pritje - Gjykata tërhoqi vendimin e planifikuar në seancën e fundit dhe nuk dha një afat të ri, duke e shtyrë mundësinë e një vendimi për disa javë, ndoshta deri më 20 shkurt.
NĂ«se gjykata i shpall tarifat tĂ« paligjshme, kjo mund tĂ« çojĂ« nĂ« kĂ«rkesa pĂ«r rimbursime nga importuesit amerikanĂ« pĂ«r tarifat qĂ« kanĂ« paguar, dhe ekspertĂ«t juridikĂ« thonĂ« se kjo çështje do tĂ« jetĂ« komplekse pĂ«r tâu zbatuar praktikisht. /Telegrafi/
Kryeministri i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« panelin e diskutimit me temĂ« âBesimi, Lidershipi dhe Amerika 250â, nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« Davos.
Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe në shtetin serb, ku ish-bashkëpartiaku i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz.
Ky i fundit është talluar në kurriz të udhëheqësit serb duke deklaruar se askush nuk dëshiron ta takojë dhe ta ftojë Vuçiqin.
"Gjersa Aleksandar Vuçiq po hanë djathë me patate të nxehta dhe po i ndjek njerëzit në korridore, Kurti në Davos tashmë ka marr pjesë në Shtëpinë Amerikane në panelin e parë!", deklaroi kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, Shormaz.
Dok @avucic jede topljeni sir sa krompirom i juri ljude po hodnicima, Kurti je u Davosu veÄ uÄestvovao u AmeriÄkoj kuÄi na prvom panelu!https://t.co/fqxnnRK2K6 â Dragan Ć ormaz (@dragansormaz) January 20, 2026
TheksojmĂ« se paneli ku mori pjesĂ« Kurti Ă«shtĂ« pjesĂ« e iniciativĂ«s sĂ« Forumit Ekonomik BotĂ«ror, âKomuniteti i Besimit nĂ« Veprimâ, e cila synon tĂ« nxisĂ« reflektim mbi mĂ«nyrĂ«n se si udhĂ«heqĂ«sit nga vende tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s mund tĂ« ndĂ«rtojnĂ« partneritete inovative nĂ« fushat e mjedisit, ekonomisĂ« dhe teknologjisĂ«.
Gjatë diskutimit, Kurti ka theksuar rolin e besimit si element kyç në ndërtimin e shërbimit dhe unitetit në shoqëri dhe në funksionimin e shtetit.
âBesimi shĂ«rben si shtyllĂ« e shĂ«rbimit dhe unitetit nĂ« etapa tĂ« ndryshme shoqĂ«rore dhe shtetĂ«roreâ, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se optimizmi pĂ«r tĂ« ardhmen buron nga angazhimi dhe aktivizmi i vazhdueshĂ«m.
Ndryshe, kjo iniciativë, sipas organizatorëve, synon gjithashtu të shqyrtojë mënyrat se si liderët globalë mund të përshpejtojnë bashkëpunimin dhe reagimin ndaj sfidave aktuale shoqërore. /Telegrafi/
Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump është në rrugë për në Davos, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në Kiev.
Ai raportohet se po merret me krizën më të rëndë energjetike të shkaktuar nga sulmet masive ruse që vazhdojnë çdo natë dhe ditë.
MegjithatĂ«, Ukraina Ă«shtĂ« e pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« Davos: ministri i mbrojtjes dhe sigurisĂ« Rustem Umerov, shefi i zyrĂ«s Kyrylo Budanov dhe David Arakhamia, kreu i partisĂ« âShĂ«rbĂ«tori i Popullitâ, ndodhen nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror.
Air defense missiles are needed daily. Weapons are needed daily. Equipment for recovery and reserves is needed daily. If the Davos format delivers thisâreal results for UkraineâUkraine will be represented there. pic.twitter.com/Z2rRvo4nCy â Volodymyr Zelenskyy / ĐĐŸĐ»ĐŸĐŽĐžĐŒĐžŃ ĐĐ”Đ»Đ”ĐœŃŃĐșĐžĐč (@ZelenskyyUa) January 20, 2026
"Ata punojnë aktivisht me palën amerikane, punojnë me përfaqësues evropianë për takime të mundshme dhe për paketat e ndihmës. Raketat për mbrojtjen ajrore nevojiten çdo ditë. Arma nevojitet çdo ditë. Pajisje për rindërtim, për rezervat, janë të nevojshme çdo ditë", tha lideri ukrainas në një fjalim mbrëmjeje të martën.
"NĂ«se forumi sjell rezultate reale pĂ«r UkrainĂ«n â Ukraina do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet aty. Askush nuk ka nevojĂ« pĂ«r politikĂ« boshe dhe biseda pa rezultate", shtoi ai.
Ndryshe, Kosova në këtë forum ndërkombëtar ekonomik po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/
Me hyrjen në fuqi të subvencioneve të reja për automjetet elektrike në Gjermani, prodhuesit e veturave kanë filluar të ofrojnë oferta të gjera.
Citroen tani ka një veturë elektrike për më pak se 8000 euro. Marka shton të njëjtën shumë mbi subvencionin shtetëror, pra 6000 euro. Nëse blerësi ka të drejtë për subvencionin maksimal, blerja e ë-C3 Urban Range në variantin e pajisjes YOU sjell një ulje çmimi deri në 12 mijë euro krahasuar me çmimin e rekomanduar të shitjes. Me një çmim fillestar prej 19,990 eurosh, çmimi bie në 7,990 euro.
Modeli ka bateri LFP prej 30 kWh, e cila i mundëson një autonomi deri në 204 km, dhe një motor me 113 kuaj-fuqi. Të gjitha këto e bëjnë atë të përshtatshëm për vozitje në qytet. Ngarkimi i shpejtë me maksimalisht 30 kW kushton 500 euro shtesë. Kondicioneri dhe sensorët e parkimit në pjesën e pasme janë standard.
Qëllimi i financimit shtetëror është të bëjë automjetet elektrike të arritshme për sa më shumë njerëz, veçanërisht për familjet private me të ardhura të mesme dhe të ulëta, dhe supozohet se Citroen ka shtuar zbritjen e tij për të nxitur shitjen e automjeteve elektrike dhe për të ulur emetimet e CO2 në shitjet totale, duke shmangur kështu gjobat financiare nga Bashkimi Evropian.
Financimi shtetëror është i destinuar ekskluzivisht për blerësit privatë. Ai mbështet blerjen ose leasing-un e një automjeti të ri M1 me energji elektrike ose hibride me ngarkim të jashtëm, i cili do të regjistrohet për herë të parë në Gjermani.
Të drejtën për financim shtetëror e kanë blerësit të cilëve të ardhurat vjetore të tatueshme të familjes nuk tejkalojnë 80 mijë euro, ndërsa shuma maksimale e subvencionit është 6000 euro. /Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump ka ftuar përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës në Bordin e Paqes për Gazën, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Lideri amerikan ka formuar një trup këshillues për Gazën, i njohur më mirë si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit të Hamasit.
Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Synimi është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.
Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.
Megjithatë jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur iniciativën e presidentit amerikan.
Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj iniciative është Franca, ku këtë e ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron.
Gjithashtu mediat kanë bërë të ditur se kryeministri britanik, Keir Starmer do ta refuzojë ftesën e Trumpit.
Theksojmë se Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani ndërsa Shqipërinë, kryeministri Edi Rama.
Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Bordi i Paqes
Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si "ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
Steve Witkoff, negociatori special i Trump
Jared Kushner, dhëndri i Trump
Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
Marc Rowan, miliarder financier amerikan
Ajay Banga, president i Bankës Botërore
Robert Gabriel, ndihmës besnik i Trump në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës
Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të "mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza".
Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)
Bordi ekzekutiv i Gazës
Ky entitet ka për qëllim të "mbështesë qeverisjen efektive" dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.
Steve Witkoff
Jared Kushner
Tony Blair
Marc Rowan
Nickolay Mladenov, diplomat bullgar
Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Udhëheqësit që thanë se ishin ftuar të bashkoheshin
Pas risjelljes së idesë për blerjen e Grenlandës nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë në pah një tjetër territor që Shtetet e Bashkuara e kanë blerë nga Danimarka në vitin 1917.
Bëhet fjalë për Ishujt Virgjër amerikanë, dikur të njohur si Indet Perëndimore daneze.
Në rrjetet sociale është theksuar se brenda këtij territori ndodhet edhe ishulli Little Saint James, më i njohur si ishulli famëkeq i pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein, shkruan Newsweek.
Në vitin 1917, SHBA-ja pagoi 25 milionë dollarë në ar për të marrë kontrollin mbi ishujt Saint Thomas, Saint John dhe Saint Croix.
Ishulli Little Saint James ishte pjesë e kësaj blerjeje dhe më vonë, në vitin 1998, iu shit Epsteinit.
Ishulli u bë famëkeq si pronë private ku Epstein dyshohet se kreu krime seksuale, duke u shndërruar në qendër të hetimeve penale dhe padive civile pas arrestimit dhe vdekjes së tij.
Edhe sot, Little Saint James mbetet një temë diskutimi publik, me shumë që kërkojnë të dinë se kush dhe kur e ka vizituar ishullin.
Kjo u shtua edhe më shumë pas hapjes së dosjeve të Epsteinit, të cilat hodhën dritë mbi rrjetin e tij të kontakteve dhe procedurat ligjore në vazhdim. /Telegrafi/
Politika doganore e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ndikuar fort tek eksportuesit gjermanë të mësuar me suksese.
Sipas Entit Federal gjerman të Statistikave eksportet e mallrave "Made in Germany" për në SHBA ranë vitin e kaluar me 9.4 për qind, një pakësim ky i ndjeshëm.
Kurse importet nga Shtetet e Bashkuara, në Gjermani u rritën me 2.2 për qind. Nga janari deri në nëntor 2025 eksportet gjermane në SHBA kapën një vlerë prej në 135.8 miliardë euro, kurse ato nga SHBA në Gjermani ishin 86.9 miliardë euro.
Në përgjithësi suficiti i eksporteve nga Gjermania në tregtinë me SHBA-në ra në vitin 2025 në 48.9 miliardë euro, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021 i pandemisë së coronavirusit, raporton dw.
Suficit eksportesh gjermane do të thotë që Gjermania shet dukshëm më shumë mallra në SHBA sesa anasjelltas. Për këtë shkak presidenti Trump e vuri Gjermaninë - kryesisht eksportet e veturave - në shënjestër duke kritikuar vazhdimisht suficitet e mëdha tregtare të Gjermanisë me SHBA-në dhe duke argumentuar se ato ishin të dëmshme për ekonominë amerikane. Një motiv kyç pas politikës së tij doganore proteksioniste është përpjekja për të kompensuar çekuilibra të tillë tregtarë, të cilët ai i konsideron "të padrejtë".
Dhe vërtet sidomos industria gjermane e automobilave pësoi humbje të mëdha për shkak të politikave doganore të Trumpit. Eksportet e makinave dhe të pjesëve të makinave ranë nga janari në nëntor 2025 me 17.5 për qind, duke arritur një vlerë prej 26.9 miliardë eurosh. Ndërkohë eksportet e makinerive ranë me 9.0 për qind në 24.1 miliardë euro.
Kurse industria farmaceutike arriti të ruajë volumin e saj të eksporteve, të cilat u rritën me 0.7 për qind në një vlerë prej 26.2 miliardë euro.
Nga janari deri në nëntor 2025 SHBA-ja humbi gjithashtu pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, një pozicion që e kishin fituar për herë të parë në vitin 2024. Tani partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë është sërish Kina.
Tregtia e përgjithshme me Republikën Popullore të Kinës, pra vlera e të gjitha eksporteve dhe importeve, arriti në këtë periudhë afërsisht 230.8 miliardë euro. Kurse ajo me SHBA-në ishte vetëm 222,8 miliardë euro. /Telegrafi/
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se ka pranuar tâi bashkohet Bordit pĂ«r Paqen tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, pas debateve dhe kritika nga kabineti i tij mbi pĂ«rbĂ«rjen e komitetit ekzekutiv tĂ« kĂ«tij institucioni. Vendimi vjen pas njĂ« ftesĂ« direkte nga Trumpi, tĂ« cilĂ«n Netanyahu e ka pranuar zyrtarisht, sipas deklaratĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« nga zyra e tij.
Bordi për Paqen, i udhëhequr nga Trump, ishte konceptuar fillimisht si një grup i vogël liderësh botërorë përgjegjës për mbikëqyrjen e planit të armëpushimit në Rripin e Gazës, por sipas ekspertëve, ambiciet e administratës amerikane duket se janë zgjeruar drejt një initiative më të gjerë diplomatike, që synon të përfshijë vendimmarrës nga rajone të ndryshme të botës për të ndikuar në zgjidhjen e konflikteve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Detaje të tjera dhe përbërja e plotë e Bordit pritet të bëhen të ditura gjatë një njoftimi që Trump do të bëjë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku pritet të prezantojë edhe strategjinë dhe planet e këtij institucioni.
Ndërkohë, në përpjekje për të përfshirë edhe vendet e Ballkanit, Kosova dhe Shqipëria janë ftuar të jenë pjesë e Bordit.
Ato do të përfaqësohen nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke treguar përkushtimin e këtyre vendeve ndaj dialogut dhe iniciativave të paqes në rajon.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në diplomacinë ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për dialog të drejtpërdrejtë midis liderëve të vendeve me ndikim dhe për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajone të ndryshme të botës. /Telegrafi/
Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij âka pĂ«rfunduar tetĂ« luftĂ«ra brenda 10 muajshâ dhe nĂ« kĂ«tĂ« kontekst pĂ«rmendi edhe KosovĂ«n dhe SerbinĂ«.
Ai foli për këto suksese gjatë njëvjetorit të presidencës së tij të dytë, ku përsëri përmendi Kosovën dhe Serbinë.
Sipas mediave tĂ« huaja, Trump gjithashtu ka renditur luftĂ«rat qĂ«, sipas tij, ka arritur tâi pĂ«rfundojĂ«.
âNuk ka parĂ« askush njĂ« operacion si ai qĂ« realizuam nĂ« VenezuelĂ«. Kemi pĂ«rfunduar tetĂ« luftĂ«ra tĂ« pazgjidhura brenda 10 muajsh â Kamboxhia dhe Tajlanda qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« luftĂ« pĂ«r vite me radhĂ«, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, Pakistani dhe India â qĂ« mund tĂ« kishin pĂ«rdorur edhe armĂ« bĂ«rthamore, sipas mendimit tim. Kryeministri i Pakistanit ishte kĂ«tu dhe tha se presidenti Trump ka shpĂ«tuar 10 milionĂ« njerĂ«z, ndoshta edhe mĂ« shumĂ«. Pastaj janĂ« edhe Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia⊠dhe unĂ« i kam ndalurâ, tha ai gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r media.
Lideri amerikan gjithashtu tha se ka pĂ«rfunduar edhe luftĂ«n midis ArmenisĂ« dhe Azerbajxhanit, dhe nĂ« kĂ«tĂ« kontekst presidenti i RusisĂ«, Vladimir Putin, i kishte thĂ«nĂ« se ânuk mund tĂ« besoj qĂ« e pĂ«rfundove kĂ«tĂ« luftĂ«, unĂ« kam provuar ta zgjidh pĂ«r dhjetĂ« vjetâ.
âKam shpĂ«tuar miliona e miliona njerĂ«zâ, pohoi 79-vjeçari.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekstin e luftërave që thotë se i ka përfunduar. /Telegrafi/
SHBA-ja e varur nga insulina daneze mund të shndërrohet në një pikë presioni të papritur në përplasje lidhur me Grenlandën.
Ndërsa kriza për Grenlandën thellohet, në Danimarkë po diskutohet nëse qeveria duhet të përdorë si mjet presioni dominimin e kompanisë farmaceutike Novo Nordisk si furnizues kryesor të insulinës dhe ilaçeve GLP-1 për tregun amerikan.
Shtetet e Bashkuara rrezikojnë mungesa të insulinës dhe ilaçeve GLP-1 nëse Danimarka ndalon ose kufizon eksportet, sepse rreth 30-50 për qind e insulinës që përdoret në SHBA vjen nga Danimarka - një furnizim që Uashingtoni nuk mund ta zëvendësojë lehtë.
Miliona amerikanë kanë nevojë për insulinë çdo ditë, dhe ndërprerjet mund të shkaktojnë dëme për pacientët dhe një krizë politike në SHBA, raportojnë mediat.
Qeveria amerikane kërcënon me tarifa deri në 25 për qind për të ushtruar presion ndaj Danimarkës që të pranojë shitjen e Grenlandës, dhe kjo ka nxitur diskutime ndërkombëtare, protesta në Nuuk dhe Kopenhagen dhe reagime të forta nga Bashkimi Evropian.
Prodhues të tjerë si Eli Lilly, Sanofi dhe Biocon i Indisë mund të ndihmojnë paksa, por askush prej tyre nuk mund të zëvendësojë menjëherë prodhimin danez në shkallë të gjerë. /Telegrafi/
Aeroplani i presidentit amerikan Donald Trump, Air Force One, u kthye në Joint Base Andrews rreth një ore pas ngritjes drejt Zvicrës të martën në mbrëmje.
Kjo u bĂ« sepse ekuipazhi i aeroplanit vuri re njĂ« âproblem tĂ« vogĂ«l elektrikâ menjĂ«herĂ« pas ngritjes dhe, nga masa paraprake, vendosi tĂ« kthehej.
Një gazetar që ishte në aeroplan tha se dritat në kabinën e medias u fikën për pak çast, por nuk u dha ndonjë shpjegim tjetër në atë moment.
Pas rreth gjysmë ore fluturim, gazetarët u njoftuan se aeroplani do të kthehej, shkruan cnn.
đšBREAKING: Trumpâs plane broke down on the way to Davos. 'Minor electrical issue' is identified
Air Force One spent less than an hour in the air before being turned back to the air base.
Trump më pas u zhvendos në një aeroplan tjetër, Air Force C-32, një Boeing 757 i modifikuar që ai zakonisht e përdor për udhëtime brenda vendit, dhe rreth mesnatës nisi sërish udhëtimin drejt Davosit, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Aeroplanët aktualë që përdoren si Air Force One janë në shërbim prej afërsisht katër dekadash, dhe Boeing po punon për aeroplanë zëvendësues, por programi është hasur me sërë vonesash.
Aeroplanët janë modifikuar shumë për sigurinë presidenciale dhe janë të pajisur me sisteme të ndryshme komunikimi që i lejojnë presidentit të qëndrojë në kontakt me ushtrinë dhe të japë urdhëra kudo në botë.
ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« theksoi gjithashtu, me shaka, se aeroplani i dhuruar nga familja sunduese e Katarit duket âshumĂ« mĂ« mirĂ«â pĂ«r momentin. /Telegrafi/
Nuk është vetëm Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë ai që është shkatërruar nga presidenti amerikan Donald Trump.
NĂ« vitin e tij tĂ« parĂ« pas rikthimit nĂ« detyrĂ«, ai ka cenuar institucione dhe norma amerikane qĂ« kanĂ« ekzistuar pĂ«r breza dhe qĂ« kanĂ« formĂ«suar funksionimin e qeverisĂ« federale. Ritmi i kĂ«tyre ndryshimeve ka qenĂ« aq i shpejtĂ«, saqĂ« edhe vĂ«zhguesit mĂ« tĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« Uashingtonit kanĂ« pasur vĂ«shtirĂ«si tâi ndjekin zhvillimet.
Që nga inaugurimi i tij një vit më parë, presidenti 79-vjeçar ka shpërbërë në mënyrë të njëanshme agjenci federale, ka vënë në shënjestër kundërshtarë politikë, ka pezulluar financime federale dhe ka përmbysur marrëdhëniet e tregtisë globale.
Ai ka dhënë gjithashtu falje të përgjithshme për kryengritësit e 6 janarit, të cilët sulmuan Kongresin amerikan në përpjekje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Për më tepër, ka dërguar Gardën Kombëtare dhe dhjetëra agjentë të Agjencisë së Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) në rrugët e qyteteve amerikane, si dhe ka ndërmarrë veprime ushtarake në disa vende.
Sipas ekspertëve, të marra së bashku, këto veprime tregojnë një prirje të qartë dhe të qëndrueshme: përpjekjen për të konsoliduar dhe zgjeruar pushtetin presidencial.
â (@)
Kritikuesit e shohin këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj sistemit kushtetues të kontrolleve dhe balancave.
Norman Ornstein, studiues nĂ« Institutin Amerikan tĂ« NdĂ«rmarrjeve, i tha The Independent se viti i kaluar pĂ«rfaqĂ«sonte ânjĂ« sprint drejt njĂ« autokracieâ.
Nga ana tjetër, mbështetësit kundërshtojnë këto akuza, duke argumentuar se presidenti po rimerr me të drejtë kontrollin nga një klasë burokratësh të pazgjedhur dhe të rrënjosur në sistem.
âTrump do tĂ« hyjĂ« nĂ« histori si presidenti mĂ« i suksesshĂ«m dhe mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« jetĂ«n tonĂ«â, u shpreh Drejtori i Komunikimit i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Steven Cheung, kur u pyet nga The Independent.
âArritjet e tij nĂ« shĂ«rbim tĂ« popullit amerikan do tĂ« nguliten nĂ« strukturĂ«n e AmerikĂ«s dhe do tĂ« ndihen nga çdo administratĂ« e ardhshme e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«â, shtoi ai.
Më poshtë paraqitet një pasqyrë e disa prej veprimeve të Trump që, sipas kritikëve, kanë tejkaluar kufijtë institucionalë.
Shkatërrimi i agjencive, ngrirja e fondeve
Në frontin e brendshëm, shenjat e para të qasjes së zgjeruar të Trumpit ndaj autoritetit ekzekutiv u shfaqën menjëherë pas inaugurimit të tij. Ai krijoi Departamentin e Efiçiencës së Qeverisë, një strukturë e fokusuar në shkurtimin e kostove.
Ky grup i dha kompetenca të gjera mega-donatorit Elon Musk, njeriut më të pasur në botë, duke e autorizuar të mbyllte agjenci të tëra, përfshirë USAID-in. Si pasojë, rreth 300 mijë punonjës u detyruan të largoheshin nga qeveria federale.
Trump ngriti gjithashtu miliarda dollarë fonde të miratuara nga Kongresi për universitete, kërkime mjekësore dhe ndihmë të huaj. Shumica e këtyre fondeve ishin të destinuara për shtete të udhëhequra nga demokratët.
âPushteti mĂ« qendror dhe mĂ« i palĂ«kundur i Kongresit Ă«shtĂ« pushteti i portofolit. Dhe Donald Trump ka refuzuar tĂ« shpenzojĂ« paratĂ« qĂ« janĂ« miratuarâ, tha pĂ«r The Independent, Larry Jacobs, drejtor i QendrĂ«s pĂ«r Studimin e PolitikĂ«s dhe Qeverisjes nĂ« Universitetin e MinesotĂ«s.
Shumë vëzhgues argumentojnë se veprimet gjithëpërfshirëse të Trumpit përfaqësojnë një ndryshim të thellë krahasuar me mandatin e tij të parë. Sipas tyre, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet në personel.
GjatĂ« administratĂ«s sĂ« parĂ«, ai ishte i rrethuar nga njerĂ«z âqĂ« punuan pĂ«r tĂ« zbutur impulset e tij mĂ« tĂ« egraâ, tha pĂ«r The Independent profesoresha e Fakultetit tĂ« DrejtĂ«sisĂ« nĂ« Yale, Oona Hathaway. âKĂ«tĂ« herĂ«, ai e ka lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« establishmentit dhe e ka mbushur ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« me besnikĂ«â, shtoi ajo.
Një mori urdhrash ekzekutivë dhe faljesh
Gjatë 100 ditëve të tij të para, Trump lëshoi një numër rekord prej 124 urdhrash ekzekutivë. Disa prej tyre u konsideruan jokushtetues nga kritikët dhe gjykatat.
Mes tyre ishte një urdhër që synonte të hiqte shtetësinë bazuar në të drejtën e lindjes dhe një tjetër që kërkonte vërtetim të shtetësisë për regjistrimin e votuesve.
âKĂ«to urdhra janĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, jo vetĂ«m pĂ«r numrin e tyre, por edhe pĂ«r gjerĂ«sinĂ« e ndikimitâ, tha nĂ« prill Rory Little, profesor i drejtĂ«sisĂ« nĂ« Universitetin e KalifornisĂ«, San Francisko.
Në mandatin e dytë, Trump ka përdorur në mënyrë agresive fuqinë e tij të faljes.
Ai i ka dhënë mëshirë mijëra njerëzve, përfshirë pothuajse të gjithë 1600 personat e akuzuar për trazirat e 6 janarit në Kapitol, si dhe figura të shumta të dënuara për mashtrim, ryshfet dhe evazion fiskal.
Shumë nga ata që përfituan nga faljet kanë lidhje politike me presidentin.
Përveç kësaj, ai ka përdorur fuqinë e tij për të armatosur Departamentin e Drejtësisë kundër armiqve politikë.
Duke e armatosur Departamentin e Drejtësisë kundër armiqve politikë
Në një tjetër shkelje të dukshme të normave presidenciale, Trump ka ushtruar publikisht presion mbi Departamentin e Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij politikë.
NĂ« shtator, ai kritikoi ashpĂ«r Prokuroren e PĂ«rgjithshme, Pam Bondi, pĂ«r mungesĂ«n e akuzave kundĂ«r ish-drejtorit tĂ« FBI-sĂ«, James Comey, tĂ« cilin e quajti âfajtor tĂ« tmerrshĂ«mâ. Ai sulmoi gjithashtu Prokurores e PĂ«rgjithshme tĂ« Nju Jorkut, Letitia James, dhe Senatorin Adam Schiff, duke shkruar nĂ« Truth Social: âDREJTĂSIA DUHET TĂ VENDOSET.â
Menjëherë pas këtyre deklaratave, si Comey ashtu edhe James u përballën me padi nga juritë e mëdha federale, me akuza për dhënie deklaratash të rreme dhe vepra të tjera penale.
Vendosja e Gardës Kombëtare dhe bastisjet e gjera të imigracionit
Vitin e kaluar, presidenti 79âvjeçar vendosi GardĂ«n KombĂ«tare nĂ« disa qytete tĂ« SHBAâs si pjesĂ« tĂ« njĂ« pĂ«rpjekjeje pĂ«r tĂ« goditur kriminalitetin. KĂ«to masa, shpesh tĂ« ndĂ«rmarra pa mbĂ«shtetjen e zyrtarĂ«ve shtetĂ«rorĂ« ose lokalĂ«, kanĂ« pak precedent historik, sipas The New York Times.
Ai gjithashtu ka rritur ndjeshĂ«m operacionet e ICEâs, veçanĂ«risht nĂ« shtetet e udhĂ«hequra nga demokratĂ«t. TĂ« enjten, ai kĂ«rcĂ«noi tĂ« pĂ«rdorĂ« Aktin e Kryengritjes â njĂ« fuqi emergjente qĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rdorur pĂ«r mĂ« shumĂ« se 30 vjet â pĂ«r tĂ« vendosur ushtrinĂ« nĂ« Minesota pas protestave kundĂ«r veprimeve tĂ« ICEâs atje.
Duke pĂ«rmbledhur kĂ«tĂ« seri veprimesh qĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« tradicionalĂ«, Larry Jacobs tha se âpresidenca perandorake Ă«shtĂ« zhvendosur me vendosmĂ«ri dhe plotĂ«sisht nĂ« sferĂ«n e politikĂ«s sĂ« brendshme.â
MegjithatĂ«, pĂ«r mbĂ«shtetĂ«sit e tij, centralizimi i pushtetit nga Trump nuk shihet si njĂ« defekt, por si njĂ« tipar pozitiv. Russ Vought, drejtori i ZyrĂ«s sĂ« Menaxhimit dhe Buxhetit, ka argumentuar se liberalĂ«t âe shtrembĂ«ruan rrĂ«njĂ«sishtâ strukturĂ«n e qeverisĂ«, duke fuqizuar âekspertĂ«t e karrierĂ«sâ tĂ« pazgjedhur nĂ« agjencitĂ« federale.
Sipas tij, zgjidhja është përqendrimi i më shumë pushtetit në ekzekutiv, në përputhje me teorinë e ekzekutivit unitar.
John Bolton, njĂ« mbĂ«shtetĂ«s i njĂ« ekzekutivi mĂ« tĂ« fuqishĂ«m, tha se ai beson se shumĂ« nga veprimet e Trump kanĂ« qenĂ« âlegjitimeâ. Por ai shtoi se âpĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« zgjeruar pushtetin mbi jetĂ«n e pĂ«rditshme â si pĂ«rmes asaj qĂ« ai po bĂ«n me ICE dhe kĂ«shtu me radhĂ« â Ă«shtĂ« diçka shumĂ« e ndryshmeâ.
Nga ana tjetĂ«r, Yuval Levin, bashkĂ«punĂ«tor i lartĂ« nĂ« American Enterprise Institute (AEI), mori njĂ« qĂ«ndrim mĂ« nuancues. Ai i tha The New York Times se administrata ka ndĂ«rmarrĂ« âshumĂ« veprimeâ, por ka prodhuar pak ândryshim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« politikat publikeâ.
Duke nënkuptuar një mandat të tretë jokushtetues
Edhe pse nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim zyrtar, Trump ka lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet vazhdimisht se mund tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«r njĂ« mandat tĂ« tretĂ« nĂ« detyrĂ« â diçka qĂ« Kushtetuta e Shteteve tĂ« Bashkuara e ndalon qartĂ«.
âShumĂ« njerĂ«z duan qĂ« unĂ« ta bĂ«j kĂ«tĂ«,â tha presidenti nĂ« mars. NĂ« dhjetor, ai deklaroi se njĂ« prej donatorĂ«ve tĂ« tij i kishte ofruar 250 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r tĂ« nisur njĂ« garĂ« pĂ«r vitin 2028.
NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« janar, teksa fliste pĂ«r arritjet e tij, Trump tha se âkur e mendon, nuk duhet tĂ« kemi as zgjedhje.â ShtĂ«pia e BardhĂ« mĂ« vonĂ« sqaroi se ai po e shprehte kĂ«tĂ« nĂ« humor.
Konflikte të huaja
Disa vëzhgues thonë se Donald Trump ka shtyrë gjithashtu kufijtë e pushtetit presidencial në politikën e jashtme, duke ndërmarrë veprime ushtarake dhe kërcënuese pa miratimin e Kongresit ose pa konsensus të gjerë ndërkombëtar.
Presidentët amerikanë historikisht kanë ushtruar një liri të konsiderueshme në veprimet ushtarake jashtë vendit, veçanërisht pa një deklaratë zyrtare lufte, dhe shpesh kanë nisur sulme pa autorizim formal nga Kongresi. Megjithatë, kritikët e veprimeve të Trump thonë se ai ka tejkaluar edhe këto precedentë, duke përfshirë ndërhyrjen ushtarake të shkallës së madhe në Venezuelë, transmeton Telegrafi.
NĂ« fillim tĂ« janarit 2026, Shtetet e Bashkuara njoftuan se forcat e tyre ushtarake kishin kryer njĂ« operacion nĂ« VenezuelĂ«, ku presidenti NicolĂĄs Maduro dhe bashkĂ«shortja e tij, Cilia Flores, u kapĂ«n dhe u dĂ«rguan nĂ« New York pĂ«r tâu gjykuar pĂ«r akuza federale, pĂ«rfshirĂ« lidhje me narkotikĂ« dhe terrorizĂ«m.
Kjo ndërhyrje, e koduar si Operacioni Absolute Resolve, përfshiu sulme ajrore dhe operacione tokësore brenda territorit venezuelian dhe përbën një ndërhyrje ushtarake direkte shumë të diskutueshme nga ana e U.S. Presidentit Trump. Kritikët brenda dhe jashtë SHBA-së kanë argumentuar se ky veprim përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe se ai është kryer pa autorizim të qartë të Kongresit, gjë që ka nxitur debate serioze për kufijtë e pushtetit presidencial në politikën e jashtme.
Administrata gjithashtu ka kryer veprime ushtarake dhe ndërhyrje në Detin Karaibe, duke përfshirë goditje kundër anijeve që SHBA i konsideron të lidhura me trafikun e drogës dhe sekuestrimin e cisternave të naftës përkatëse. Këto masa janë kritikuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe si përdorim të njëanshëm të forcës.
PĂ«rveç VenezuelĂ«s, Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me veprime tĂ« ashpra ndaj Iranit, duke paralajmĂ«ruar pĂ«r âveprime shumĂ« tĂ« fortaâ nĂ«se Teherani ndĂ«rmerr veprime represive ndaj protestuesve, dhe duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se SHBA mund tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa mĂ« tĂ« gjera kundĂ«r regjimit iranian.
NjĂ« tjetĂ«r çështje qĂ« ka ngjallur debat Ă«shtĂ« interesimi i Trump pĂ«r GrenlandĂ«n, tĂ« cilĂ«n e ka pĂ«rmendur si objektiv strategjik dhe nuk ka pĂ«rjashtuar pĂ«rdorimin e forcĂ«s pĂ«r tĂ« siguruar kontrollin e ishullit. Kjo ka shkaktuar shqetĂ«sime se njĂ« veprim i tillĂ« mund tĂ« dĂ«mtonte aleancat historike, pĂ«rfshirĂ« marrĂ«dhĂ«niet brenda NATOâs.
Tarifa gjithëpërfshirëse
NjĂ« nga lĂ«vizjet mĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Trump ka qenĂ« vendosja e tarifave âreciprokeâ pĂ«r dhjetĂ«ra vende, duke aplikuar njĂ« normĂ« bazĂ« prej 10 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« gjitha importet.
Që nga hyrja e tyre në prill, këto tarifa janë ndaluar, anuluar dhe rivendosur vazhdimisht, duke krijuar një situatë të paparashikueshme në tregjet globale.
Ky vendim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me epokën pas Luftës së Dytë Botërore, kur tarifat zakonisht synonin industri ose vende të veçanta, dhe jo të gjitha importet në përgjithësi.
Michael Kazin, historian në Universitetin Georgetown, tha për The Independent se Trump madje nuk ka përpjekur të fitojë miratimin e Kongresit për shumë nga aktet e tij më të rëndësishme, përfshirë rritjen e tarifave, të cilat zakonisht kërkojnë miratimin e legjislativit.
VetĂ« Trump e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk sheh kufizime tĂ« jashtme pĂ«r pushtetin e tij nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Kur u pyet nga The New York Times se me çfarĂ« kufizimesh pĂ«rballet, ai u pĂ«rgjigj se âmorali im. Mendja ime. ĂshtĂ« e vetmja gjĂ« qĂ« mund tĂ« mĂ« ndalojĂ«â.
Publiku duket i kujdesshëm ndaj kësaj agjende të guximshme: një sondazh i fundit i Quinnipiac tregon se 54 për qind e të anketuarve besojnë se Trump ka tejkaluar autoritetin e tij.
Veprimet e administratës Trump në politikën e jashtme kanë nxitur kritika të forta edhe jashtë SHBA-së. Zyrtarë dhe udhëheqës ndërkombëtarë, përfshirë ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkatërrim të rendit ndërkombëtar dhe për veprime që dëmtojnë besueshmërinë dhe sigurinë globale.
Po ashtu, figura të larta fetare në SHBA kanë shprehur shqetësime morale lidhur me përqendrimin e politikës së jashtme në përdorim të forcës, duke vënë në dukje se diplomacia po merr më pak hapësirë, dhe paralajmëruar për pasoja negative globale.
Në përgjithësi, kritikët paralajmërojnë se këto veprime mund të çojnë vendin drejt një pozicionimi më të ashpër dhe të paqëndrueshëm në arenën ndërkombëtare, ndërsa mbështetësit zakonisht i arsyetojnë ato me nevoja të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së interesave amerikane.
Përgjigje e heshtur nga Kongresi dhe Gjykata Supreme
Deri më tani, shumë prej këtyre masave dramatike kanë hasur pak kundërshtime - ose madje janë mbështetur - nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët, dega e qeverisë që themeluesit e kombit kishin synuar të luante rolin më të fuqishëm të kontrollit dhe balancës.
âKongresi Republikan nuk ka mbajtur asnjĂ« seancĂ« dĂ«gjimore mbikĂ«qyrĂ«se pĂ«r asnjĂ« nga mizoritĂ« qĂ« kanĂ« ndodhur, dhe kjo pĂ«rfshin kĂ«rcĂ«nimet pĂ«r tĂ« pushtuar aleatĂ«t tanĂ« tĂ« NATOâs, krimet e qarta tĂ« luftĂ«s qĂ« po ndodhin me sulmet ndaj VenezuelĂ«s ose abuzimet e ICEâsâ, tha Norman Ornstein, njĂ« vĂ«zhgues i njohur i jetĂ«s politike amerikane.
âIdeja se ekziston njĂ« Kongres qĂ« mundĂ«son gjithçka Ă«shtĂ« e dukshmeâ, tha Barbara Comstock, ishâkongresiste republikane. âKa njĂ« frikĂ« tĂ« dukshme brenda Kongresit Republikan - veçanĂ«risht nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve - nga baza e tyre MAGAâ, shtoi ajo.
Si shembuj tĂ« mosveprimit tĂ« Kongresit, ekspertĂ«t kanĂ« pĂ«rmendur disa rezoluta tĂ« dĂ«shtuara lidhur me fuqitĂ« e luftĂ«s, tĂ« cilat synonin tĂ« rivendosnin kontrollin e Capitolit mbi presidentin nĂ« politika si ajo ndaj VenezuelĂ«s dhe Iranit, por qĂ« nuk morĂ«n mbĂ«shtetje tĂ« mjaftueshme pĂ«r tâu miratuar.
Megjithatë, shumë analistë vënë në dukje se një ndryshim mund të vijë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat historikisht kanë rezultuar në humbjen e vendeve në Kongres nga partia e presidentit.
Gjykata e Lartë ka vepruar gjithashtu me kujdes mes fluksit të veprimeve të profilit të lartë të Trumpit. Në raste të shumta, ajo ka vendosur në favor të administratës, përfshirë lejimin e një ngrirjeje të përkohshme të ndihmës së huaj.
âGjykata Supreme nĂ« thelb i dha atij njĂ« leje tĂ« lirĂ«,â tha Norman Ornstein.
John Bolton vuri në dukje se procesi gjyqësor ka qenë gjithmonë i ngadaltë:
âGjykatat janĂ« ende shumĂ« prapa Trumpit, por nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme, ato fillojnĂ« tĂ« arrijnĂ« ritmin.â
Në muajt e ardhshëm, gjykata e lartë pritet të marrë një sërë vendimesh të profilit të lartë, duke përfshirë çështje mbi fuqitë tarifore të Trump dhe urdhrin ekzekutiv mbi shtetësinë në lindje.
Megjithatë, duke marrë parasysh pasigurinë që rrethon këto vendime dhe rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, mbetet e paqartë nëse gjykata dhe Kongresi do të vendosin kufizime domethënëse mbi presidentin. Në fund të fundit, mbeten edhe tre vjet të mandatit të tij. /Telegrafi/
Kryeministri belg, Bart De Wever ka komentuar rreth tërheqjes së vendeve drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar dallimin mes BE-së dhe fuqive të tjera globale.
âPopulli dĂ«shiron tĂ« bashkohet me Bashkimin Evropian. Askush nuk dĂ«shiron tĂ« bashkohet me KinĂ«n. AsnjĂ« fqinj i Shteteve tĂ« Bashkuara nuk thotĂ«: âDĂ«shirojmĂ« tĂ« bashkohemi me Shtetet e Bashkuara.â Askush nuk e dĂ«shironâ, deklaroi De Wever.
Ai shtoi se arsyeja kryesore pse vendet aspiruese synojnë BE-në është respekti që kjo bashkësi ka fituar ndërkombëtarisht.
âAta duan tĂ« bashkohen me Bashkimin Evropian thjesht sepse ne kemi respekt. Ne kemi sundimin e ligjit. Ne flasim butĂ«â, tha Kryeministri belg.
Komentet vijnë në një kohë kur integrimi evropian dhe marrëdhëniet me fuqitë globale janë në qendër të debatit politik në kontinent.
Ndryshe, SHBA-ja kërkon me këmbëngulje që një ishulli danez i Grenlandës të jetë pjesë e shtetit amerikan. /Telegrafi/
Presidenti i SHBAâs, Donald Trump, nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social ka publikuar njĂ« fotografi tĂ« njĂ« mesazhi privat qĂ«, sipas tij, i Ă«shtĂ« dĂ«rguar Mark Rutte, kryeministrit tĂ« HolandĂ«s dhe sekretarit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATOâs.
NĂ« kĂ«tĂ« mesazh, Rutte e lavdĂ«ron Trump pĂ«r rezultatet e arritura nga administrata e tij nĂ« Siri dhe thekson se do tĂ« pĂ«rdorĂ« paraqitjet e tij nĂ« mediat ndĂ«rkombĂ«tare gjatĂ« forumit tĂ« Davosit pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah punĂ«n dhe angazhimin e SHBAâs nĂ« Siri, nĂ« GazĂ« dhe nĂ« UkrainĂ«.
Gjithashtu, Rutte shpreh gatishmërinë e tij për të gjetur një zgjidhje lidhur me Grenlandën, një temë që ka qenë e diskutueshme në skenën ndërkombëtare, dhe shprehet se mezi pret të takohet personalisht me Trumpin për të diskutuar çështjet e hapura dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Trump ka bashkĂ«ngjitur kĂ«tĂ« mesazh me tekstin âfaleminderit Mark Rutte, sekretarit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATOâs!â, duke e shoqĂ«ruar me komentet e tij personale se ka pasur njĂ« bisedĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« telefonike me Rutte pĂ«r çështjen e GrenlandĂ«s dhe se tĂ« dy kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« takim tĂ« ardhshĂ«m me palĂ« tĂ« ndryshme gjatĂ« forumit tĂ« Davosit, ku do tĂ« diskutojnĂ« sfidat dhe mundĂ«sitĂ« e bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar.
PĂ«rveç kĂ«tij mesazhi, Trump ka publikuar edhe njĂ« tjetĂ«r qĂ« pretendon se i Ă«shtĂ« dĂ«rguar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, por media ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rfshirĂ« CNN, nuk ka mundur tĂ« verifikojĂ« autenticitetin e kĂ«tyre mesazheve. Autoritetet e NATOâs janĂ« kontaktuar pĂ«r koment, duke lĂ«nĂ« tĂ« hapur mundĂ«sinĂ« qĂ« disa detaje tĂ« mos jenĂ« konfirmuar zyrtarisht.
Ky veprim i Trumpit, e cila përfshin publikimin e mesazheve private të liderëve ndërkombëtarë, është parë si një hap i pazakontë në diplomacinë moderne, duke ngritur pyetje rreth transparencës dhe etikës në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe për ndikimin që ka imazhi publik i presidentit mbi marrëveshjet dhe bisedimet sensitive. /Telegrafi/
Sipas raportimeve të dëshmitarëve dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, një raketë ruse e mbrojtjes ajrore goditi një ndërtesë banimi.
Ngjarja ndodhi gjatë një sulmi ukrainas me dronë, për të cilin autoritetet ruse kishin lëshuar paralajmërime të shumta për raketa në rajon.
Banorë raportuan shpërthime gjatë natës, dhe në kanalet ruse në Telegram u publikuan pamje që tregojnë sistemet e mbrojtjes ajrore duke vepruar mbi qytet. Një video thuhet se kap momentin kur raketa ruse bie mbi qytet.
Kryetari i Rostovit të Donit, Alexander Skryabin, konfirmoi një zjarr në një apartament, por tha se shkak ishin fragmente të një droni ukrainas.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Rostovit, Yuri Slyusar, raportoi se një burrë humbi jetën pasi apartamenti i tij u përfshi nga zjarri, dhe katër persona, përfshirë një fëmijë 4-vjeçar, u plagosën në Rostov dhe periferi.
Rusia më parë ka goditur objektiva brenda territorit të vet gjatë sulmeve ajrore ukrainase, ndërsa Kievi akuzon Moskën se herë pas here inskenon sulme për të përhapur dezinformim. Ushtria ukrainase nuk ka komentuar raportin. /Telegrafi/
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shkarkuar zëvendëskryeministrin përgjegjës për inxhinierinë mekanike, Jang Sung Ho, për shkak të problemeve gjatë një projekti modernizimi të fabrikës Ryongsong në veri-lindje të vendit.
Kim e akuzoi zyrtarin se gjatĂ« punimeve shkaktoi âçarje tĂ« panevojshmeâ dhe pĂ«rmendi se kjo çoi nĂ« njĂ« âhumbje ekonomike jo tĂ« vogĂ«lâ.
Shkarkimi duket se synon disiplinimin e zyrtarëve para kongresit të ardhshëm të Partisë Punëtore, ku pritet të vendosen prioritetet e reja politike dhe ekonomike, raporton skynews.
âTa them mĂ« thjesht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« figurative, Jang ishte si njĂ« dhi e lidhur pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr njĂ« karrocĂ« me lopĂ«. Duhet ta shikojmĂ« kĂ«tĂ« si njĂ« gabim tĂ« rastĂ«sishĂ«m nĂ« praktikĂ«n tonĂ« tĂ« emĂ«rimeve tĂ« kadrove. A mund tĂ« presim qĂ« njĂ« dhi tĂ« tĂ«rheqĂ« njĂ« karrocĂ« tĂ« destinuar pĂ«r njĂ« lopĂ«? Nga dita e sotme tĂ« shpall tĂ« shkarkuar, shoku zĂ«vendĂ«skryeministĂ«râ, tha Kim.
Sipas agjencisë shtetërore, Kim e kishte kritikuar Jang edhe vitin e kaluar në një mbledhje partie.
Qortimet publike tĂ« tilla janĂ« tĂ« rralla, por udhĂ«heqĂ«si verikorean herĂ« pas here pĂ«rdor kĂ«tĂ« formĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer disiplinĂ«n ose pĂ«r tâiu kaluar pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« zyrtarĂ«ve pĂ«r dĂ«shtimet ekonomike dhe politikat e dĂ«shtuara.
Vitet e fundit, Kim Jong-un ka përqendruar përpjekjet e tij për të eliminuar defetizmin, pakujdesinë dhe pasivitetin në sektorët ekonomikë, duke synuar të zgjidhë problemet kronike të ekonomisë, e cila u godit rëndë gjatë pandemisë së COVID-19.
Sipas bankës qendrore të Koresë së Jugut, ekonomia e Koresë së Veriut u rrit me 3.7 për qind në vitin 2024, por analistët paralajmërojnë se rritja e shpejtë do të jetë e vështirë për shkak të centralizimit të ekonomisë, sanksioneve ndërkombëtare dhe fokusit mbi programet e armatimit.
Kongresi i Partisë Punëtore, i pari pas pesë vitesh, pritet të zhvillohet në fund të janarit ose në shkurt, sipas shërbimit inteligjent jugkorean. /Telegrafi/
Shoku misterioz lë një gjurmë të dendur gazi në atmosferën e jashtme të Betelgeuzes, një fenomen që i ka habitur shkencëtarët dhe që shpjegon ndryshimet periodike në shkëlqimin e yllit.
Betelgeuze, një nga yjet më të mëdhenj të njohur, është kaq i madh sa do të mund të përmbante më shumë se 400 milionë Diell.
Shoku i tij, i quajtur Siwarha, është më i vogël dhe orbita e tij e ngushtë shkakton valë në atmosferën e jashtme të yllit gjigant.
âĂshtĂ« pak si njĂ« anije qĂ« lĂ«viz nĂ« ujĂ«â, shpjegon astronomia Andrea Dupree, njĂ« nga autorĂ«t e studimit.
âYlli shoqĂ«rues krijon njĂ« efekt qĂ« ne tani mund ta shohim nga Tokaâ, shtoi ajo, raporton cnn.
Ky zbulim, i botuar në Astrophysical Journal, jo vetëm që konfirmon ekzistencën e shokut të Betelgeuzes, por gjithashtu ndihmon shkencëtarët të kuptojnë më mirë evoluimin e yjeve gjigantë dhe ciklet e tyre të ndritshme, duke u afruar një hap më pranë përgjigjes së misterit pse Betelgeuze herë pas here ndryshon shkëlqimin. /Telegrafi/