Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

IHMK: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

“Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftimin e institutit.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Të mërkurën parashikohen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.

Parashikimi ditor i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

E hënë
Mot i vranët dhe me reshje shiu, lokalisht mesatare deri të larta.
Në viset malore pritet shi me borë.
Temperaturat: minimale 3–5°C, maksimale 6–8°C.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s.

E martë
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 2–4°C, maksimale 5–8°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E mërkurë
Mot i vranët me intervale me diell.
Në mëngjes mjegull në zonat mesatare dhe pranë relievit malor.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 1–4°C, maksimale 7–10°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E premte
Mot i vranët, me riga shiu në disa zona.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga veriperëndimi, 1–3 m/s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme appeared first on Sinjali.

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar dhe një veturë është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të fasadës së një objekti, për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në Fushë Kosovë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, ka bërë të ditur se rreth orës 21:00 kanë pranuar një telefonatë për një incident të ndodhur në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”, ku ka rënë fasada e një objekti banesor.

Si pasojë e këtij rasti, një person i rastit ka pësuar lëndime trupore, një veturë është dëmtuar, ndërsa është shkaktuar rrezik edhe për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Sapo kemi pranuar informatën, ekipet e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë ndërhyrë për pastrimin e zonës dhe eliminimin e rrezikut”, ka deklaruar Mjeku.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta që pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Walz: Kjo është një pikë kthese, Amerikë

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka mbajtur një konferencë për media pasi një burrë u qëllua për vdekje nga agjentët e ICE nga Minneapolis.

Walz e mbyll konferencën për shtyp duke i bërë homazhe Prettit, duke thënë se ai ishte infermier i terapisë intensive dhe “djalë i dashur nga komuniteti”.

Ai i bën thirrje udhëheqjes federale të ndalojë “përbaltjen” e Prettit, duke shtuar se familja e tij “ka vuajtur mjaft” duke u detyruar të varrosë djalin e saj.

“Ju e dini se çfarë patë, dhe më pas dëgjuat njerëzit më të fuqishëm në botë… t’ju tregojnë atë që po shikonit, se ky ishte një terrorist vendas”, tha Walz, duke shtuar se agjentët federalë e mbyllën vendin e krimit, “duke fshirë provat”.

Ai tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të shtënat dhe përsëriti thirrjet që Trump të largojë agjentët e ICE nga Minneapolis.

“Kjo është një pikë kthese, Amerikë”, tha ai. “Nëse nuk mund të biem të gjithë dakord se përbaltja e një qytetari amerikan, përdhosja e gjithçkaje që ai përfaqësonte dhe kërkesa për të mos besuar atë që pamë [është e gabuar], nuk di çfarë t’ju them tjetër,” shton ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walz: Kjo është një pikë kthese, Amerikë appeared first on Sinjali.

Kurti: Në Davos fola që Kosova duhet në BE, gati për bashkëpunim me SHBA-në

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos.

Kryeministria zbulon detaje nga ky forum dhe nga takimet e zhvilluara nga kryeministri i Kosovës.

Gjatë takimit të Kurtit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kryeministri ka theksuar rëndësinë e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe marrja e statusit të vendit kandidat, tha Zyra e Kurtit pë Euro News Albania.

“Për herë të dytë qeveria e Kosovës e organizon Shtëpinë e Kosovës në Davos të Zvicrës. Kryeministri Kurti merr pjesë në ngjarjet që organizohen atje si dhe ka takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve aleate, mike dhe partnere, jo vetëm në Shtëpinë e Kosovës, por edhe në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Këtë vit, Kryeministri Kurti ishte i ftuar edhe në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, për të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa ishte prezent edhe gjatë fjalimit të President Trump, të mbajtur ditën e mërkurë të kësaj jave.

Takime të tjera bilaterale, u zhvilluan me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Poëell, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu, ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo, ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem.

Me Komisioneren Kos, temë kryesore e ngritur nga Kryeministri ishte rëndësia e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrja e statusit të vendit kandidat.

Me shtetet partnere u diskutuan një sërë temash, mes të cilave mundësitë për investime të huaja, fuqizim i bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët si industria minerare, teknologjia, digjitalizimi, energjia, mbrojtja”, shkruhet në reagimin e zyrës së kryeministrit Kurti për Review të Euro News Albania.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Në Davos fola që Kosova duhet në BE, gati për bashkëpunim me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 66% e vendvotimeve në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon me intensitet të lartë procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të fundit nga QNR, deri më tani është përmbyllur rinumërimi për 66% të vendvotimeve.

Në shifra konkrete, nga gjithsej 2,557 vendvotime për të cilat KQZ kishte marrë vendim për rinumërim, tashmë është përfunduar procesi për 1,699 prej tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 66% e vendvotimeve në QNR appeared first on Sinjali.

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë 25.01.2026, rreth orës 15:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur në një sasi pantallonash, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka mundur të prezantojë dokumentacionin përkatës mbi origjinën dhe posedimin e mallit.

Në përputhje me procedurat ligjore, rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë në Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor. Policia garanton veprime të shpejta dhe zbatim të rregullt të ligjit ndaj të gjithë atyre që tentojnë të shkelin ligjin.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta në funksion të ruajtjes së rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar appeared first on Sinjali.

Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.

Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të diele në Berlin ku si pasojë janë plagosur 5 persona.

Mësohet se të shtënat janë regjistruar në një apartament në lagjen Tiergarten. Dy prej tyre raportohet se janë plagosur rëndë dhe janë në gjendje kritike.

Policia thuhet se ka arrestuar më shumë se një të dyshuar, pa dhënë detaje rreth numrit apo identitetit të tyre. Çështja pritet të merret përsipër nga një njësi speciale për vrasje.

Një nga të plagosurit arriti të shkonte vetë në spitalin aty pranë për të kërkuar ndihmë. Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë një gruaje të plagosur rëndë, një burri dhe dy personave të tjerë, të cilët u dërguan në spitale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë appeared first on Sinjali.

Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro

Arkivi i Kosovës ka angazhuar një konsulent për recepsion me pagë vjetore mbi 18 mijë euro, vendim të cilin ky institucion e ka arsyetuar si nevojë për të mbuluar mungesën e përkohshme të një punonjëseje.

Është institucioni kryesor që merret me mbrojtjen, ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve shtetërore.

Së fundi, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka publikuar një njoftim për dhënien e kontratës për angazhimin e një konsulenti në recepsion në këtë agjenci.

Sipas kontratës, të cilën e ka siguruar T7, për këtë pozicion është punësuar Ardita Toverlani, me një pagë totale prej 18 mijë e 810 euro.

Megjithatë, njohësit e prokurimit konsiderojnë se kjo kontratë duhet të anulohet, pasi nuk është në përputhje me rregulloren.

Ardit Dragusha, hulumtues në Democracy Plus, deklaron se kjo mënyrë e kontraktimit paraqet gjithashtu një abuzim të mundësisë ligjore për kontraktimin e konsulencave.

Në anën tjetër, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës e ka arsyetuar vendimin për mbulimin e mungesës së përkohshme të një punonjëseje.

ASHAK deklaron se çdo rishqyrtim eventual për anulimin e kësaj kontrate do të bëhet vetëm mbi bazën e vlerësimit administrativ dhe ligjor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro appeared first on Sinjali.

Zelensky: Dokumenti i garancive të SHBA-së për Ukrainën është 100% gati

‘Dokumenti i SHBA-së mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën është gati’, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy.

Gjithashtu ai ka theksuar se Kievi po pret njoftimin se kur do ta nënshkruajë atë.

“Për ne, garancitë e sigurisë janë kryesisht garanci sigurie nga SHBA-ja. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë kohën dhe vendin ku do ta nënshkruajmë atë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Dokumenti i garancive të SHBA-së për Ukrainën është 100% gati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është personi që u kap në flagrancë duke vjedhur në “Sag Lounge Bar” në Gjilan

Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili sipas hetimeve lidhet edhe me raste të tjera të ngjashme.

Sinjali mëson se më 25.01.2026, rreth orës 05:30, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arrestuar të dyshuarin: Egzon Isufin.

Sipas informacioneve, i dyshuari është kapur në flagrancë, teksa po kryente veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në lokalin/kafiterinë “Sag Lounge Bar”, në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan.

Burime të besueshme bëjnë me dije se gjatë procedurave policore, i dyshuari ka pranuar edhe disa raste të tjera vjedhjesh, ndërsa rasti po trajtohet edhe për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Hetimet për rastet e tjera që dyshohet se lidhen me të njëjtin person janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është personi që u kap në flagrancë duke vjedhur në “Sag Lounge Bar” në Gjilan appeared first on Sinjali.

Obama dënon Trumpin për vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis: Kjo duhet të ndalojë

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar drejtpërdrejt Presidentin Donald Trump për vdekjen e Alex Pretti, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë gjatë një proteste në Minneapolis.

Në një deklaratë të postuar të dielën në rrjetin social X, Obama e quajti ngjarjen një “tragjedi zemërthyese” dhe akuzoi administratën aktuale se po përshkallëzon qëllimisht situatën.

“Kjo duhet të ndalojë”, tha Obama, duke theksuar se vrasja e Pretti-t duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim për të gjithë amerikanët, pavarësisht përkatësisë politike. Sipas tij, shumë nga vlerat themelore të Shteteve të Bashkuara janë gjithnjë e më shumë nën kërcënim.

Në deklaratën e tij, Obama dënoi gjithashtu taktikat e përdorura nga ICE dhe agjentë të tjerë federalë, duke thënë se qytetarët në mbarë vendin janë me të drejtë të zemëruar nga veprimet e agjentëve të maskuar që, sipas tij, veprojnë pa përgjegjësi dhe me pandëshkueshmëri, duke frikësuar dhe rrezikuar banorët e një qyteti të madh amerikan.

Deklarata e Obamës përbën një ndërhyrje të rrallë dhe të hapur politike kundër një administrate në detyrë dhe ka nxitur reagime të forta politike, protesta dhe thirrje për hetim të plotë mbi rolin e autoriteteve federale në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Obama dënon Trumpin për vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis: Kjo duhet të ndalojë appeared first on Sinjali.

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum appeared first on Sinjali.

“Pse ma prishe gjumin”? Vëllai rrah motrën pas një zhurme në banesë, përfundon në mbajtje për 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje të çastit.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 25.01.2026, rreth orës 04:40 në rrugën “Nënë Tereza”.

Burime nga rasti bëjnë me dije se i dyshuari D. N dyshohet se ishte zgjuar nga një zhurmë dhe e ka akuzuar motrën e tij, viktimën A. N se ajo e kishte shkaktuar zhurmën, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe konflikt fizik.

Në momentet pasuese, dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me grushte në trup.

Sipas të dhënave, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, por rasti është trajtuar si “Dhunë në familje”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me rastin pritet të vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Pse ma prishe gjumin”? Vëllai rrah motrën pas një zhurme në banesë, përfundon në mbajtje për 48 orë appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Jarinjë i kërkuari nga Gjykata e Mitrovicës për “Falsifikim të dokumenteve”

Një person i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është ndaluar sot në pikën kufitare Jarinjë, raporton Sinjali.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më 25.01.2026, rreth orës 11:30, në Jarinjë është ndaluar: Branko Sretenoviq.

Sipas informacioneve, ai ishte në kërkim me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 i KPRK-së.

Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja e lëndës, e cila ka urdhëruar që i arrestuari të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa më 26.01.2026, në ora 10:00, të dërgohet në gjykatë.

Rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Jarinjë i kërkuari nga Gjykata e Mitrovicës për “Falsifikim të dokumenteve” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet në flagrancë duke vjedhur në “Sag Lounge Bar” në Gjilan, në pranga i dyshuari për disa raste vjedhjesh

Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili sipas hetimeve lidhet edhe me raste të tjera të ngjashme.

Sinjali mëson se më 25.01.2026, rreth orës 05:30, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas informacioneve, i dyshuari është kapur në flagrancë, teksa po kryente veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në lokalin/kafiterinë “Sag Lounge Bar”, në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan.

Burime të besueshme bëjnë me dije se gjatë procedurave policore, i dyshuari ka pranuar edhe disa raste të tjera vjedhjesh, ndërsa rasti po trajtohet edhe për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Hetimet për rastet e tjera që dyshohet se lidhen me të njëjtin person janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet në flagrancë duke vjedhur në “Sag Lounge Bar” në Gjilan, në pranga i dyshuari për disa raste vjedhjesh appeared first on Sinjali.

KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shprehur pritje që pas përfundimit të rinumërimit të votave të ketë më pak dilema rreth rezultateve, gjë që mund të ndikojë në përfundim më të shpejtë të procesit. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të dielën se me këtë dinamikë pune, rinumërimi pritet të përfundojë këtë javë.

“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Deri në orën 16:00 të së dielës janë rinumëruar 65% të vendvotimeve. 

Procesi i rinumërimit ka përfunduar edhe në Komunën e Drenasit. Më së shumti vota që s’ia kanë dhënë qytetarët ka dalë t’i jenë shënuar Fadil Demakut të PDK-së – 222. 

Asnjë kandidati tjetër nuk i janë shtuar më shumë se 20 vota gjatë numërimit fillestar.

Procesi ka përfunduar edhe në Gjakovë. Rinumërimi ia hoqi 383 vota kandidates Adonjeta Zymberi-Selmanit e 244 vota Hajdar Beqës, të dy kandidatë të PDK-së. 

Gjatë numërimit fillestar në Gjakovë vota që nuk i kanë dhënë qytetarët ka përfituar edhe kandidati i Vetëvendosjes Agon Batusha – 215. 

Në këtë komunë ka edhe dallime të tjera që janë evidentuar, por asnjë nuk i kalon 100 votat. 

Rinumërimi është afër fundit edhe në Gjilan. Nga 130 kuti gjithsej kanë mbetur edhe 7 pa u rinumëruar. Dallimi më i madh nga numërimi fillestar janë 43 vota që i ishin shtuar kandidates së LVV-së Arijeta Rexhepi.

Në Istog janë rinumëruar 53 nga 62 kuti. Dallimi më i madh i evidentuar në këtë komunë është 14 vota, e që i janë shtuar gjatë numërimit Gani Dreshajt të AAK-së. 

Procesi ka përfunduar në 23 komuna, e 15 të tjera janë ende në rinumërim, ndër to edhe Prishtina, ku deri tash për së dyti janë numëruar 32% të vendvotimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/
 

The post KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve appeared first on Sinjali.

Sekuestrimi i 160 kg eksplozivi në Zubin Potok, prodhim i një kompanie serbe të lidhur me pushtetin

Policia e Kosovës ditë më parë ka sekuestruar 156 kilogramë eksploziv komercial në rrugën e Jagnjenicës, në komunën e Zubin Potokut, në një lokacion të pabanuar.

Sipas të dhënave zyrtare, eksplozivi është i prodhuar nga kompania serbe “Trayal Korporacija A.D.” nga Krushevci i Serbisë.

Drejtor gjeneral i kësaj kompanie është biznesmeni serb Millosh Neneziq, i cili njihet për lidhjet e tij me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

Portali serb Nova ka raportuar më herët se Neneziq ka marrëdhënie shumë të afërta me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Bratislav Gashiq.

Sipas raportimeve, fabrika “Trayal” kishte qenë për një kohë të gjatë në gjendje të rëndë financiare dhe në prag të shkatërrimit, me borxhe që në një moment arrinin deri në 130 milionë euro.

Megjithatë, Neneziqi i atribuohen meritat për rimëkëmbjen e kompanisë, pikërisht në periudhën kur Gashiq u emërua ministër i Mbrojtjes së Serbisë.

Pas këtij emërimi, “Trayal” nisi të përfitojë kontrata shtetërore. Gjatë një vizite në fabrikë në vitin 2015, Gashiq nënshkroi një kontratë për furnizimin e Ushtrisë së Serbisë me maska mbrojtëse.

Ai deklaroi se nga viti 2012 deri në atë kohë, fabrika i kishte furnizuar ushtrisë produkte me vlerë rreth shtatë milionë dinarë, ndërsa për tre vitet pasuese parashiheshin kontrata të reja në vlerë prej 250 milionë dinarësh.

Lidhjet mes “Trayal”-it dhe Gashiqit konsiderohen të hershme dhe të forta. Aktualisht, djemtë e Gashiqit janë pjesë e drejtuesve të klubit futbollistik FK “Trajal”, sponsori kryesor i të cilit është pikërisht fabrika “Trayal”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekuestrimi i 160 kg eksplozivi në Zubin Potok, prodhim i një kompanie serbe të lidhur me pushtetin appeared first on Sinjali.

Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, reagon Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen

Kremlini ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar Kievin për mungesë mirënjohjeje ndaj aleatëve perëndimorë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Ukraina është e gatshme të “kafshojë dorën që e ushqen”, duke iu referuar kritikave të bëra nga Zelensky ndaj Bashkimit Evropian gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në një intervistë për televizionin shtetëror Rossiya 1, Peskov tha se “regjimi i Kievit është gati të kafshojë këdo”, duke shtuar se kjo sjellje tregon, sipas tij, qëndrimin e vërtetë të udhëheqjes ukrainase ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Deklaratat e Kremlinit vijnë në një moment tensionesh të shtuara diplomatike, pas kritikave të Zelensky se Evropa nuk po vepron me vendosmëri të mjaftueshme përballë agresionit rus dhe për mbështetjen e Ukrainës.

Moska dhe Kievi mbeten në përplasje të hapur politike dhe retorike, ndërsa lufta dhe pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë marrëdhëniet mes Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, reagon Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen appeared first on Sinjali.

Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.

Demonstratat shpërthyen një ditë pas një marshimi masiv kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis dhe u shtrinë në New York, Washington DC, San Francisco, Boston, Los Angeles dhe Providence. Pavarësisht temperaturave ekstreme, mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe ndalimin e operacioneve të ICE.

Në Minneapolis, protestuesit u rikthyen në vendin ku Pretti u vra, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur pankarta me mesazhin “Drejtësi për Alex Pretti”. Në New York, turma të mëdha u mblodhën në Union Square, ku u dëgjuan thirrje për shpërbërjen e ICE.

Në Washington DC, qindra persona protestuan përpara selisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), ndërsa në San Francisco dhe Los Angeles protestat u shoqëruan me slogane kundër “terrorizimit të komuniteteve nga agjentët federalë”.

Sipas pamjeve video që janë bërë virale, Pretti shihet duke u përplasur në tokë nga agjentët federalë dhe më pas qëllohet disa herë. Analistë të pavarur kanë deklaruar se nga pamjet nuk duket se ai kishte armë në dorë në momentin e të shtënave.

Autoritetet federale pretendojnë se Pretti iu afrua agjentëve me një armë zjarri, por shefi i policisë së Minneapolis konfirmoi se ai ishte pronar ligjor i armës dhe me leje mbajtjeje, sipas ligjit të Minesotës.

Ngjarja ka ndezur debat të ashpër kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në qytetet amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave appeared first on Sinjali.

❌