❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me ShBA-në para se të jetë shumë vonë

Presidenti i ShBA-sĂ«, Donald Trump ka deklaruar nĂ« “Truth Social” se Kuba pĂ«r shumĂ« vite ka jetuar nga sasi tĂ« mĂ«dha nafte dhe parash qĂ« vinin nga Venezuela, por kjo tashmĂ« ai thotĂ« se ka marrĂ« fund.

Ai ka paralajmëruar Kubën që të bëjnë një marrëveshje me ShBA-në, para se të jetë shumë vonë.

Postimi i plotë:

Kuba ka jetuar pĂ«r shumĂ« vite nga sasi tĂ« mĂ«dha nafte dhe parash qĂ« vinin nga Venezuela. NĂ« kĂ«mbim, Kuba ofronte tĂ« ashtuquajtura “shĂ«rbime sigurie” pĂ«r dy diktatorĂ«t e fundit tĂ« VenezuelĂ«s. Por kjo ka marrĂ« fund – JO MË!

Shumica e këtyre kubanëve kanë humbur jetën gjatë sulmit amerikan të javës së kaluar, dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe shantazhuesit që e mbajtën peng për kaq shumë vite.

Venezuela tani ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtrinë më të fuqishme në botë (pa asnjë krahasim), për ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojmë atë.

Nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« naftĂ« apo para qĂ« shkojnĂ« drejt KubĂ«s – ZERO!

I sugjeroj fuqishĂ«m qĂ« tĂ« arrijnĂ« njĂ« marrĂ«veshje, PËRPARA SE TË JETË VONË.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me ShBA-në para se të jetë shumë vonë appeared first on Sinjali.

Një mijë apartamente në Kiev ende pa ngrohje pas sulmit rus

Më shumë se 1,000 pallate apartamentesh në kryeqytetin ukrainas Kiev janë ende pa ngrohje pas një sulmi shkatërrues rus në fillim të kësaj jave, thanë të dielën autoritetet lokale.

Rusia ka intensifikuar bombardimet e sistemit energjetik të Ukrainës që kur pushtoi fqinjin e saj në vitin 2022, shkruan Reuters. 

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia kishte lëshuar 1,100 dronë, më shumë se 890 bomba ajrore të drejtuara dhe mbi 50 raketa, duke përfshirë armë balistike, lundrimi dhe me rreze të mesme veprimi, kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një mijë apartamente në Kiev ende pa ngrohje pas sulmit rus appeared first on Sinjali.

Kush tjetër përveç Muriqit, Mallorca shënon ndaj Rayo Vallecanos

Mallorca ka barazuar shifrat ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligës.

Ishte sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi që shënoi për 1-1 në minutën e 30-të.

Muriqi me këtë gol shkon në shifrën e 11 golave në La Liga të realizuara këtë edicion.

VIDEO

The post Kush tjetër përveç Muriqit, Mallorca shënon ndaj Rayo Vallecanos appeared first on Sinjali.

Avokati Besnik Berisha: LDK nuk ka nevojë për ndarje të reja, por për komunikim të hapur

Avokati Besnik Berisha ka komentuar reagimet e fundit mbi lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që erdhën pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Berisha përmes një postimi në Facebook tha se Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë historisë ka kaluar në stuhi të forta me rënie e ngritje, por siç thotë ai ka mbijetuar falë njerëzve që në momente të vështira kanë ditur të vendosin partinë mbi egon personale.

Sipas tij, LDK ka nevojë për qartësi dhe komunikim të hapur duke lënë anash etiketimet dhe ndarjet e reja.

Berisha thekson se partia duhet t’i pĂ«rgjigjjet me pĂ«rgjegjĂ«si politike dhe morale tĂ« gjithĂ« votuesve tĂ« saj.

Tutje, ai shton se ‘forca e vĂ«rtetĂ« politike nuk tregohet duke mbyllur debatin por duke hapur atë’ duke potencuar se partia nukĂ« Ă«shtĂ« pronĂ« e askujt.

Postimi i plotë:

LDK ka nevoje per qartesi, jo per zhurme.

LDK ka kaluar shume stuhi ne historine e saj. Ka pasur fitore, humbje, ringritje dhe rënie. Por gjithmone ka mbijetuar sepse ka pasur njerez qe, edhe ne momentet me te veshtira, kane ditur ta vene partine mbi egon, mbi nervin dhe mbi interesin personal.

Ka caste kur lodhja, presioni dhe zhgenjimi e bejne secilin te reagoje me ashper se sa duhet. Kjo eshte njerezore. Por lidershipi matet pikerisht aty, ne aftesine per te mos e bartur mllefin te partia, te elektorati dhe te ata qe presin orientim e shprese.

LDK sot nuk ka nevoje per tone te larta, as per etiketime, as per ndarje te reja. Ka nevoje per qartesi. Per komunikim te hapur. Per pergjegjesi politike dhe morale ndaj njerezve qe na besuan voten edhe kur nuk kishim pushtet, edhe kur ishte me e lehte te na braktisnin.

Partia nuk eshte prone e askujt. As tribune per te shfryre inate, as strehë per ta relativizuar humbjen. LDK eshte amanet i qytetareve dhe pergjegjesi ndaj se ardhmes se vendit.

Une besoj se forca e vertete politike nuk tregohet duke e mbyllur debatin, por duke e hapur ate. Jo duke i perjashtuar zerat ndryshe, por duke i degjuar. Jo duke i mbrojtur pozitat, por duke e mbrojtur besimin.

Sot me shume se kurre, LDK ka nevoje per maturi, reflektim dhe udheheqje qe bashkon. Jo per te fituar nje dite, por per te rikthyer nje shprese.

Qartesia sot eshte detyrim, jo zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Besnik Berisha: LDK nuk ka nevojë për ndarje të reja, por për komunikim të hapur appeared first on Sinjali.

Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mësimi në shkollat e kësaj komune shtyhet deri më 14 janar.

Malisheva është një nga qytetet që është goditur më shumë nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Kujtojmë se gjysmëvjetori i dytë shkollor është paraparë të filloj nesër, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit appeared first on Sinjali.

Shtyhet fillimi i gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ« nĂ« “Mihal Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, shkak mungesa e ngrohjes

NxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s “Mihal Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, nuk do tĂ« fillojnĂ« nesĂ«r procesin e mĂ«simit.

Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.

“Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«r tĂ« garantuar kushte mĂ« tĂ« sigurta dhe mĂ« tĂ« rehatshme pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«sit”, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur nĂ« njoftimin e shkollĂ«s.
Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtyhet fillimi i gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ« nĂ« “Mihal Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, shkak mungesa e ngrohjes appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi startues për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do të jetë titullar për Mallorcan në ndeshjen e xhiros së 19-t të La Ligës, ku skuadra e tij përballet me Rayo Vallecano në Campo de Futbol de Vallecas.

Para kësaj përballjeje, Rayo Vallecano ndodhet në vendin e 15-të me 19 pikë, ndërsa Mallorca renditet në vendin e 17-të me 18 pikë, duke e bërë ndeshjen një sfidë të rëndësishme në luftën për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Trajneri i Mallorcas ka vendosur që Muriqi të jetë në formacionin startues, duke shpresuar që sulmuesi kosovar të sjellë gol dhe kreativitet në repartin ofensiv, në një ndeshje që premton të jetë e ashpër dhe e balancuar. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi startues për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano appeared first on Sinjali.

Irani kërcënon me kundërsulm ndaj Izraelit dhe bazave amerikane

Irani ka kërcënuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kundërsulme në rast të një sulmi amerikan në mbështetje të lëvizjes protestuese mbarëkombëtare kundër udhëheqjes autoritare të shtetit.

“Çdo sulm amerikan do tĂ« çonte nĂ« sulme ndaj Izraelit dhe bazave ushtarake rajonale amerikane si objektiva legjitime”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si parlamentar iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf pĂ«r transmetuesin arab “Al Araby”, sipas njĂ« postimi sot nĂ« X, shkruan ATSH.

Presidenti amerikan Donald Trump, pak më parë i kishte siguruar pjesëmarrësit në protestat masive që po zhvillohen në Iran për mbështetjen e tij.

“Irani po shikon LIRINË, ndoshta si kurrĂ« mĂ« parĂ«â€, tha Trump.

“SHBA-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ndihmojĂ«!!!”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij “Truth Social”.

Duke cituar zyrtarĂ« amerikanĂ«, “New York Times” raportoi se Trump ishte informuar ditĂ«t e fundit mbi opsionet e reja pĂ«r sulme ushtarake nĂ« Iran.

“Trump po shqyrton pĂ«rmbushjen e kĂ«rcĂ«nimit tĂ« tij pĂ«r tĂ« sulmuar vendin pĂ«r shkak tĂ« shtypjes sĂ« protestave”, raportoi gazeta.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me qendër në SHBA, numri i personave të vrarë në protestat masive që kanë vazhduar prej dy javësh është rritur në 116, ndërsa më shumë se 2 600 persona të tjerë janë arrestuar.

PavarĂ«sisht njĂ« ndĂ«rprerjeje pothuajse tĂ« plotĂ« tĂ« internetit, tani nĂ« ditĂ«n e katĂ«rt sipas monitoruesit tĂ« internetit “NetBlocks”, HRANA tha se ka pasur demonstrata nĂ« 185 qytete nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Reza Pahlavi, djali i monarkut që u rrëzua në Revolucionin Islamik të vitit 1979 dhe i cili është në mërgim në SHBA, bëri thirrje për greva mbarëkombëtare në Iran dhe protesta të reja sot në orën 18:00 pasdite për të pushtuar sheshet qendrore në qytete.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani kërcënon me kundërsulm ndaj Izraelit dhe bazave amerikane appeared first on Sinjali.

Osmani: Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Enver Malokun, duke e cilësuar atë si intelektual të qetë, atdhetar dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ajo theksoi rolin e Malokut si zë i urtësisë dhe dinjitetit në kohët më të vështira, kontributin e tij në komunikimin politik të Kosovës me botën, si dhe kërkoi që autorët e vrasjes së tij të vihen para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë Enver Malokun, intelektualin e qetë, atdhetarin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve.

Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit. I shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën tonë shtetformuese.

Vrasja e Enver Malokut Ă«shtĂ« krim qĂ« ende kĂ«rkon vĂ«nien e autorĂ«ve para drejtĂ«sisĂ«. ËshtĂ« obligim i institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe borxh ndaj zĂ«rit tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s sonĂ«.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë appeared first on Sinjali.

Albin Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin e rënies heroike

Albin Kurti, ka kujtuar Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin e rënies së tyre, duke theksuar rezistencën e armatosur dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ai rikujtoi veprimtarinë e tyre politike dhe kombëtare, jetën në ilegalitet, përballjen me policinë jugosllave dhe ndikimin e rënies së tyre si simbol i qëndresës dhe frymëzim për brezat që luftuan për liri.

Postimi i plotë:

Në një ditë të ftohtë dimri sikur e sotmja, më 11 janar të vitit 1984, u vranë duke rezistuar të armatosur përballë policisë jugosllave, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, dy veprimtarë të shquar politikë e kombëtarë.

Mbrëmjen e 11 janarit 1984, policia jugosllave ndërmori një aksion për kapjen e Rexhepit dhe Nuhiut, duke i rrethuar në një shtëpi ku ata ishin strehuar, në lagjen Vranjec (tash Kodra e Trimave) në Prishtinë. Rexhepi dhe Nuhiu rezistuan me armë, dhe pas mesnate u vranë të dy. Rënia e tyre si angazhim dhe luftë për liri deri në flijim, u përjetua si shembull ideal nga shokët aktivistë dhe nga populli shqiptar, në Kosovën e pushtuar nga Serbia nën Jugosllavi.

Rexhep Malaj ishte anëtar udhëheqës i organizatës së fshehtë Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ), kurse Nuhi Berisha ishte udhëheqës i Shtabit Operativ të LRShJ-së për Universitetin e Prishtinës. Që prej tre muajsh, Rexhepi dhe Nuhiu ishin duke jetuar së bashku në kushte ilegale, meqë më 8 tetor 1983, ishin pikasur dhe po gjurmoheshin nga shërbimi sekret jugosllav. Si aktivistë, ata ishin lidhur mes tyre vetëm disa muaj më parë, pas daljes së Rexhepit nga burgu më 23 maj 1983.

Rexhep Malaj kishte qenĂ« njĂ« nga veprimtarĂ«t politikĂ« drejtues mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kohĂ«s, i cili qysh si gjimnazist ishte pĂ«rjashtuar nga shkolla dhe dĂ«nuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« organizimin e demostratĂ«s sĂ« 27 nĂ«ntorit 1968 nĂ« Gjilan. Ai kishte lindur mĂ« 29 mars 1951 nĂ« fshatin Hogosht tĂ« KamenicĂ«s. NĂ« vitin shkollor 1970/’71 punoi si mĂ«sues nĂ« fshatin Marec tĂ« PrishtinĂ«s, teksa studionte pĂ«r ekonomi nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s. MĂ« 1973, Rexhepi ishte dĂ«nuar me 28 ditĂ« burgosje pĂ«r kalim ilegal tĂ« kufirit Jugosllavi – ShqipĂ«ri, kurse mĂ« 1974 qe dĂ«nuar po pĂ«r kalim ilegal tĂ« lufirit nĂ« territorin e SllovenisĂ«, ku nga Jugosllavia kishte dalĂ« nĂ« Austri. MĂ« 23 maj 1975, Rexhep Malaj u arrestua dhe nĂ« njĂ« proces tĂ« gjerĂ« gjyqĂ«sor ku u gjykua edhe Adem Demaçi, u dĂ«nua me 9 vite burgosje. KĂ«to 9 vite, Rexhep Malaj i kaloi nĂ« burgje tĂ« ndryshme nĂ«pĂ«r Jugosllavi: nĂ« PrishtinĂ«, MitrovicĂ«, ZenicĂ«, Shtip, IdrizovĂ«, Prizren, Foçë dhe Mostar.

Nuhi Berisha kishte lindur më 3 tetor 1961 në Svircë të Kamenicës. Pas kryerjes së gjimnazit në Gjilan, ai kishte studiuar për drejtësi dhe kulturë fizike në Universitetin e Prishtinës. Gjatë asaj kohe, si student, Nuhiu i ishte bashkuar Komitetit të Studentëve në kuadër të organizatës Grupi Revolucionar, duke marrë pjesë në organizimin e demostratave të vitit 1981. Ai kishte migruar në Zvicër ku e kishte vazhduar angazhimin e tij politik dhe prej nga ishte kthyer në qershor të vitit 1983.

Fryma e kontekstit kur u vranĂ« Rexhepi dhe Nuhiu, mund tĂ« lexohet nĂ« shtypin ilegal tĂ« kohĂ«s, sikur nĂ« gazetĂ«n “ZĂ«ri i KosovĂ«s”, organ i LĂ«vizjes pĂ«r RepublikĂ«n Socialiste Shqiptare nĂ« Jugosllavi, e cila nĂ« numrin 1 tĂ« shkurtit 1984, njoftonte pĂ«r rezistencĂ«n dhe rĂ«nien e Rexhep Malajt dhe Nuhi BerishĂ«s, me portretet e tyre nĂ« ballinĂ« dhe me titullin “QĂ«ndresĂ« heroike nĂ« PrishtinĂ«â€.

Kurse pĂ«r ta njohur drejtpĂ«rdrejt veprĂ«n dhe mendimin politik tĂ« kĂ«tyre dy patriotĂ«ve tĂ« paepur, mund tĂ« lexohen veprat e tyre tĂ« shkruara: ditari i burgut i Rexhep Malajt, me titull “QĂ«ndresa” dhe kujtimet e Nuhi BerishĂ«s tĂ« shkruara nĂ« ZvicĂ«r, pĂ«r demonstratat e vitit 1981, “PranverĂ« e luleve tĂ« kuqe”. “QĂ«ndresa” e Rexhep Malajt Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qĂ«ndresĂ«s sĂ« tij nĂ« burg dhe e qĂ«ndresĂ«s sĂ« atyre qĂ« besuan te liria deri nĂ« vdekje, ashtu siç “Pranvera e luleve kuqe” e Nuhi BerishĂ«s, Ă«shtĂ« regjistĂ«r kujtimesh pĂ«r demonstratat e vitit 1981 dhe rezistencĂ«n e shqiptarĂ«ve tĂ« shtypur nĂ«n Jugosllavi.

Lavdi Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, në 42 vjetorin e rënies së tyre për lirinë e Kosovës!

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Albin Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin e rënies heroike appeared first on Sinjali.

Rusia pretendon se Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë gjatë natës

Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet me dronë që Ukraina kreu gjatë natës në qytetin rus të Voronezhit, sipas guvernatorit të këtij rajoni, Alexander Gusev.

Më shumë se dhjetë ndërtesa banimi, dhjetë shtëpi private, një shkollë e mesme dhe disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar gjatë sulmeve në këtë qytet, tha Gusev në Telegram.

“Qyteti ynĂ« ishte cak i njĂ« prej sulmeve mĂ« tĂ« mĂ«dha me dronĂ« qĂ« nga nisja e operacionit tĂ« posaçëm ushtarak”, tha Gusev, duke pĂ«rdorur termin qĂ« Moska pĂ«rdor pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Sulmet në Voronezh, që gjendet 470 kilometra nga Moska dhe rreth 250 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ukraina thotë se sulmon caqe brenda Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse me raketa dhe dronë ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës, përfshirë edhe ndërtesave të energjisë, teksa lufta po i afrohet vitit të katërt. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia pretendon se Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë gjatë natës appeared first on Sinjali.

Bill Gates i dhuron ish-gruas Melinda 8 miliardë dollarë pesë vjet pas divorcit të tyre

Gjiganti i Microsoft-it, Bill Gates, i ka dhënë ish-gruas së tij Melinda 8 miliardë dollarë pesë vjet pasi u divorcuan për shkak të përfolurve për aferat e tij dhe afërsisë me Jeffrey Epstein.

Gates bëri donacionin prej 7.88 miliardë dollarësh për Fondacionin Pivotal Philanthropies të Melinda-s në vitin 2024, zbuloi The New York Times.

Melinda dha dorëheqjen nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates që ata drejtonin së bashku në maj 2024 dhe i sugjeroi ish-bashkëshortit të saj të dhuronte 12.5 miliardë dollarë për fondacionin e saj të ri, i cili punon për të çuar përpara përparimin shoqëror për gratë.

Një përfaqësues i grupit të avokimit të grave Pivotal konfirmoi për Times se marrëveshja prej 12.5 miliardë dollarësh është përmbushur dhe donacioni prej gati 8 miliardë dollarësh ishte pjesë e asaj marrëveshjeje.

Dhurimi ishte i listuar në deklaratën e tij tatimore të vitit 2025, por nuk është e qartë se si u nda pjesa tjetër e marrëveshjes prej 12.5 miliardë dollarësh dhe ku u bënë donacionet.

Melinda u martua me Gates në vitin 1994 dhe u nda prej tij në vitin 2021 pasi çifti pati tre fëmijë së bashku.

Shumë pak detaje të divorcit të tyre janë bërë publike dhe deklarata tatimore zbulon kontributin e parë specifik financiar të ndarjes së tyre.

Melinda ka pranuar më parë se miqësia e ish-burrit të saj me financierin e pedofilit të turpëruar Epstein ishte një faktor nxitës për ndarjen e tyre.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bill Gates i dhuron ish-gruas Melinda 8 miliardë dollarë pesë vjet pas divorcit të tyre appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Poker ilegal nĂ« Skenderaj – Policia bastis lokalin “Erka”, arrestohet pronari

Një aksion policor është zhvilluar pas mesnate në Skenderaj, ku është zbuluar një aktivitet i dyshuar i organizimit të lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm, në kundërshtim me ligjin.

Burime tĂ« sigurta bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rreth orĂ«s 00:45, Policia Ă«shtĂ« njoftuar se nĂ« njĂ« lokal nĂ« rrugĂ«n “Bekim Berisha” po zhvilloheshin lojĂ«ra tĂ« kundĂ«rligjshme. NjĂ«sitĂ« relevante kanĂ« reaguar menjĂ«herĂ« dhe kanĂ« bastisur lokalin “Erka”, ku kanĂ« hasur pronarin Erkan Xhinovci (1975) dhe 14 persona tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t po luanin Poker.

Gjatë kontrollit në lokal, Policia ka sekuestruar mjete të shumta të bixhozit, përfshirë:
‱ njĂ« tavolinĂ« pokeri,
‱ çipsa pokeri,
‱ letra loje,
‱ tabela “All In – Dealer”,
‱ pajisje pĂ«r Party Roulette.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, të gjithë personat e pranishëm janë shoqëruar dhe do të intervistohen në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes, me urdhër të Prokurorit kompetent.

I dyshuari pritet tĂ« intervistohet gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme nĂ« prani tĂ« avokatit mbrojtĂ«s, ndĂ«rsa rasti po trajtohet si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit tĂ« paligjshĂ«m”.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të tjera sapo të konfirmohen nga autoritetet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Poker ilegal nĂ« Skenderaj – Policia bastis lokalin “Erka”, arrestohet pronari appeared first on Sinjali.

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.

Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.

Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.

Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.

Por, nĂ« vitet e fundit – sidomos pas pandemisĂ« COVID-19 nĂ« vitin 2020 dhe nisjes tĂ« pushtimit nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia mĂ« 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shĂ«rbimeve esenciale ishin ndĂ«r temat mĂ« tĂ« pĂ«rfolur nĂ« KosovĂ«.

Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.

Me qĂ«llim zbutjen e inflacionit, Qeveria e KosovĂ«s ka rritur pagat në sektorin publik. NdĂ«rkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojĂ« me platformĂ«n “Superpuna”, e cila ka nisur nĂ« vitin 2023.

Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.

Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.

Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.

Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.

Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.

Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.

Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.

Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.

Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.

Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.

Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata. /REL

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale appeared first on Sinjali.

Veliu komenton rezultatin e LDK-së: Humbjet e rënda nuk mund të kalohen në heshtje

Agim Veliu ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për LDK-në, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë nga qytetarët që kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike.

Ai theksoi se humbjet e rënda nuk duhet të relativizohen dhe se dorëheqja është akt force dhe pjekurie politike, duke kërkuar analizë të menjëhershme, hapje të brendshme, demokraci funksionale dhe një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet brenda partisë.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë,
Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.

Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike.

Si kontribues i LDK-së, ndjej obligim moral dhe politik të them se humbjet e rënda nuk mund të relativizohen, as të kalohen me heshtje.

Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike.

Prandaj: dera është e hapur!

LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për:
‱ analizĂ« tĂ« menjĂ«hershme tĂ« shkaqeve tĂ« humbjes,
‱ hapje tĂ« brendshme dhe demokraci funksionale,
‱ dhe pĂ«r njĂ« proces tĂ« ri zgjedhor nĂ« tĂ« gjitha nivelet qĂ« i jep shpresĂ« anĂ«tarĂ«sisĂ« dhe elektoratit.

Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme.

Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së.
LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm!

Zoti e bekoftë LDK-në.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veliu komenton rezultatin e LDK-së: Humbjet e rënda nuk mund të kalohen në heshtje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet në Llaushë të Skenderajt personi me tri urdhëresa aktive, përdorte identitet tjetër dhe ishte i dënuar me rreth 4 vjet burgim ( EMRI)

Një person i dënuar me burg efektiv është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Llaushë të Skenderaj, gjatë realizimit të tri urdhëresave aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 10.01.2026, rreth orës 18:00, kur patrulla policore, gjatë një pike kontrolli rutinë, ka ndaluar një automjet Golf 4, ngjyrë e zezë, me targa të Bosnje dhe Hercegovinës.

Fillimisht, drejtuesi i mjetit Ă«shtĂ« identifikuar me letĂ«rnjoftim si Asmir Muminović, rreth 29 vjeçar. MegjithatĂ«, pas verifikimeve nĂ« sistemin SIPK, Policia ka konstatuar se personi nĂ« fjalĂ« figuron me identitet tjetĂ«r, Asmir Ajeti rreth 29 vjeçar nĂ« Grabs tĂ« ZvicrĂ«s, me vendbanim nĂ« fshatin KlinĂ« e Mesme, i njohur mĂ« herĂ«t pĂ«r organet e rendit.

Bazuar në urdhëresat gjyqësore në fuqi, i dyshuari rezulton i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh, tetë muajsh dhe dy ditësh, dënim i formës së prerë. Pas arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Hajvalisë në Prishtina, ku ka nisur vuajtjen e menjëhershme të dënimit, konfirmojnë burime të sigurta.

Rasti është trajtuar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa Policia vlerëson se veprimet janë kryer në përputhje të plotë me procedurat ligjore, pa incidente shtesë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet në Llaushë të Skenderajt personi me tri urdhëresa aktive, përdorte identitet tjetër dhe ishte i dënuar me rreth 4 vjet burgim ( EMRI) appeared first on Sinjali.

Përmbytjet në Shqipëri, Rama: Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tĂ« gjitha familjet e prekura nga pĂ«rmbytjet e ditĂ«ve tĂ« fundit, tĂ« shkaktuara nga reshjet intensive tĂ« shiut, do tĂ« marrin dĂ«mshpĂ«rblim. NĂ« podcastin “Flasim”, Rama theksoi se qeveria do tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« qytetarĂ«ve tĂ« prekur, duke garantuar mbĂ«shtetje pĂ«r banesat dhe gjĂ«nĂ« e gjallĂ«.

“Ne do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« me tĂ« njĂ«jtin dinjitet njerĂ«zor, shtetĂ«ror dhe politik ndaj çdo detyrimi ndaj tyre, qoftĂ« pĂ«r banesat qoftĂ« pĂ«r gjĂ«nĂ« e gjallĂ«. Puna jonĂ« nuk mbyllet me pĂ«rmirĂ«simin e situatĂ«s sĂ« motit por do tĂ« vazhdojĂ« me riparimin e dĂ«mit nĂ« infrastrukturĂ« dhe çdo dĂ«mi nĂ« familjet e prekura nga uji”, u shpreh ai, citon rtsh.al.

Kryeministri bëri të ditur se ekipet e verifikimeve janë në terren që nga dita e parë e përmbytjeve, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur planin me skenarët e dëmshpërblimit.

“Ekipet e verifikimeve janĂ« nĂ« terren qĂ« nga dita e parĂ«, ndĂ«rsa Ministria e Financave e ka gati planin me skenarĂ«t e dĂ«mshpĂ«rblimit. Presim rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« verifikimeve pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« fazĂ«n e dĂ«mshpĂ«rblimeve. Kjo Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria tjetĂ«r qĂ« nuk i lĂ« mĂ« vetĂ«m njerĂ«zit e saj, kurrĂ« mĂ«â€, shtoi Rama.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet në Shqipëri, Rama: Familjet e prekura do të dëmshpërblehen appeared first on Sinjali.

Tri kolumbiane arrestohen në Elbasan për ushtrim të prostitucionit

Tre vajza të reja me origjinë kolumbiane janë arrestuar nga policia në Elbasan, pasi në dy apartamente të marra me qira ato ushtronin aktivitetin e prostitucionit.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Transit” u arrestuan D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, tĂ« treja shtetase kolumbiane. Ato akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “Prostitucioni”.

Po ashtu policia thote se u procedua penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit, që vajzat e kishin marre me qira.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, dokumente identifikimi dhe celularë.

“Nga hetimet u provua se nĂ« dy apartamente nĂ« qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase tĂ« huaja, tĂ« cilat kontaktonin klientĂ«t nĂ«pĂ«rmjet faqeve nĂ« internet”, thote policia.

Njoftimi:

Finalizohet pas disa javĂ«sh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, dokumente identifikimi dhe celularë.

Seksioni pĂ«r Hetimin e Trafiqeve i DVP Elbasan, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin pĂ«r MbĂ«shtetjen Operacionale, si rezultat i hetimeve intensive tĂ« kryera me metoda speciale, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ«, finalizuan operacionin e koduar “Transit”.

Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetaset:

D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, tĂ« treja shtetase kolumbiane, pĂ«r veprĂ«n penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshĂ«m, pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja e ambienteve pĂ«r prostitucion”.

Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Tri kolumbiane arrestohen në Elbasan për ushtrim të prostitucionit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Jeton Buquku transferohet në QKUK, u godit nga dy plumba

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar sot në Pejë, ku Jeton Buquku ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur nga dy plumba.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se i plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin urgjent të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.

Sipas informacioneve fillestare, plumbat e kanë goditur në pjesë vitale të trupit, ndërsa gjendja e tij mbetet stabile, por nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Ende nuk ka informacione zyrtare për të dyshuarit apo motivin e sulmit.

Rasti po trajtohet nga organet e rendit në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Jeton Buquku transferohet në QKUK, u godit nga dy plumba appeared first on Sinjali.

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ukë Rugova ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se është i nderuar që do të ketë mundësi që i shërbej me përgjegjësi qytetarëve të Kosovës në mënyre që të fuqizojnë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Rugova shkruan se me punë dhe angazhim të palodhshëm do ta rikthejnë LDK-në prapë si parti fituese ashtu siç e la presidenti Rugova.

Postim i i plotë i Rugovës:

Falënderoj të gjithë 126,102 votuesit qëndrestarë të vërtetë të LDK-së për besimin që e patën sërish për LDK. I falënderoj që na përkrahën edhe përgjatë fushatës kur ishte mot me mjegull dhe me temperatura të ulta gjithmonë sallat ishin të mbushura me aktivistë e simpatizantë besnikë të LDK-së që ishin aty për të na dhënë mbështetjen e tyre. Tashmë si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës me besimin e mbështetjen Tuaj jam i nderuar dhe i përulur që do të kem mundësi të ju shërbej me përgjegjësi qytetarëve të Republikës së Kosovës në mënyrë që të fuqizojmë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës. Me punë dhe angazhim të palodhshëm do të rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës prapë si parti fituese ashtu siç e la Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova. Këtë fushatë për fat të mirë gjuha e përdorur nga të gjitha subjektet politike ishte mjaft e matur e tash pasi populli i Kosovës ka folur me 28 dhjetor 2025 është koha që të tregojmë përgjegjësi e pjekuri politike që të angazhohemi për ndërtimin e shpejtë të institucioneve të Republikës sonë. Nuk është koha të merremi me vehten, por tash duhet të veprojmë me përgjegjësi për të tejkaluar sfidat e përditshme me të cilat përballen qytetarët tanë. Me respekt e falënderim të përhershëm ndaj gjithë qytetarëve për besimin e përgjegjësinë e dhënë Do të jam në shërbimin Tuaj me përkushtimin më të madh, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! Zoti le të vazhdojë të bekojë Kosovën dhe miqësinë e saj të përhershme me ShBA dhe BE! Ukë Ibrahim Rugova.

The post Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës appeared first on Sinjali.

❌