Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe intervistuar A.A., 41 vjeç, shoferin që më 4 shkurt goditi një këmbësor 46-vjeçar në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I lënduari është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shoferi është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua appeared first on Sinjali.

Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime

Një 37-vjeçar nga Kosova, Hasan Loku, u arrestua në Tiranë pasi kërkonte 100 mijë euro nga një 26-vjeçare për të mos publikuar foto dhe video me përmbajtje intime në rrjete sociale.

Rasti u procedua në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime appeared first on Sinjali.

Gjykata Supreme shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP

Gjykata Supreme ka shqyrtuar ankesat administrative kundër vendimeve të PZAP.

Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka njoftoi se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët, ndërsa gjykata do t’i njoftojë palët për mënyrën e vendosjes.

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Supreme shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP appeared first on Sinjali.

Kryeministrja japoneze Takaichi premton ulje taksash pas fitores historike

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka premtuar ulje taksash dhe vazhdimësi qeverisëse pas fitores dërrmuese të Partisë Liberale Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme.

LDP-ja pritet të sigurojë shumicën prej dy të tretash në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa qeveria do të shtyjë përpara uljen e taksës së konsumit dhe forcimin e ekonomisë pa ndryshime në kabinet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministrja japoneze Takaichi premton ulje taksash pas fitores historike appeared first on Sinjali.

Dallavergjinjtë e votave në Drenas: Prokuroria nis hetim për keqpërdorim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës Komunale të Numërimit dhe Rezultateve në Drenas, për dyshime për keqpërdorime gjatë procesit të votimit.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe synojnë zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallavergjinjtë e votave në Drenas: Prokuroria nis hetim për keqpërdorim appeared first on Sinjali.

Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë

Prokurori i lartë Alan Tieger ka nisur deklaratën përmbyllëse në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke prezantuar dëshmi që implikojnë ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës.

Ai citoi dëshmitarë që thonë se shtabi i përgjithshëm synonte fitoren e plotë të pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi se vrasja e familjes Jashari zgjeroi konfliktin.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë appeared first on Sinjali.

E rrallë në Angli: Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të një ketri

Një ndeshje e Championshipit anglez mes Hull City dhe Bristol City u ndërpre dy herë për shkak të një ketri që pushtoi fushën.

Pavarësisht se Hull City humbi 3-2, tifozët e shijuan momentin kur “mysafiri i paftuar” shkaktoi të qeshura dhe ndërprerje të lojës.

Klubi reagoi me humor në rrjetet sociale, duke e quajtur ketri “problem i madh” dhe duke ironizuar situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rrallë në Angli: Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të një ketri appeared first on Sinjali.

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së gjatë seancës për deklaratat përmbyllëse.

“ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkretë, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej personave”, deklaroi West.

Kryeprokurorja Kimberly West theksoi se kërkesa është për përgjegjësinë individuale të secilit, jo për Shtabin e Përgjithshëm, dhe përfshin të gjitha pikat e aktakuzës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

38 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 38 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Po gjatë këtij periudhe janë shqiptuar 2,197 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjithashtu, 15 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 38 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit appeared first on Sinjali.

Aksident në Prizren, vetura godet një lokal në Ortakoll

Mbrëmë në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një veturë ka goditur një lokal.

Nga pamjet e siguruara nga Sinjali shihet se në vendngjarje ka ardhur policia.

Sinjali ka kontaktuar me policinë për detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Nuk raportohet për të lënduar rëndë, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Prizren, vetura godet një lokal në Ortakoll appeared first on Sinjali.

Policia godet lojërat e paligjshme të basteve në Korçë

Policia në Korçë ka goditur dy raste të lojërave të fatit në lokalet e qytetit. Gjatë aksionit u arrestua një 43-vjeçar, M.P., ndërsa dy persona të tjerë, G.A. dhe Gj.M., po procedohen penalisht.

Gjatë kontrollit u sekuestruan tre celularë ku ishin të hapura faqe për baste sportive.

Arrestimi i M.P. lidhet me veprat penale “Organizimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia godet lojërat e paligjshme të basteve në Korçë appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin detyrimet për normalizim

Ambasadori britanik në Beograd, Edëard Ferguson, tha se përgjegjësia për mosprogresin në dialogun Kosovë-Serbi është e përbashkët.

Ai kërkoi nga Kosova që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, dhe theksoi se Serbia duhet të respektojë angazhimet e saj, përfshirë mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ferguson nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 ofron një rrugë të qartë drejt normalizimit, por zbatimi kërkon vullnet politik nga të dyja palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik: Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin detyrimet për normalizim appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë mësimdhënësi i biologjisë Selami Zeqiri nga Vushtrria

Mësimdhënësi i biologjisë nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, Selami Zeqiri, ka ndërruar jetë.

Me këtë rast, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe nxënësit e të ndjerit, duke theksuar se Zeqiri do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Idrizi në telegramin e ngushëllimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë mësimdhënësi i biologjisë Selami Zeqiri nga Vushtrria appeared first on Sinjali.

Tentim-vetëvrasje në Ferizaj: 28-vjeçarja përfundon në emergjencë pasi konsumoi sasi të madhe medikamentesh

Një rast i rëndë është raportuar pas mesnate në Ferizaj, ku një grua e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026 në rrugën “Kemajl Hetemi”, ndërsa Policia është njoftuar më 09.02.2026 rreth orës 00:30 nga Qendra Emergjente e Ferizajt, se D. P (1997) ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi dyshohet se kishte ingeruar medikamente me qëllim vetëvrasjeje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kontaktuar stafin mjekësor si dhe dëshmitarin – ish-bashkëshortin e viktimës, L. H. (34 vjeç). Ky i fundit ka deklaruar se janë të ndarë tash e tetë vite, ndërsa sot ishte njoftuar nga djali i tyre 10-vjeçar se nëna kishte përdorur barna.

Sipas tij, ai kishte shkuar menjëherë në banesë dhe kishte thirrur emergjencën.

Viktima nuk është intervistuar për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nga Emergjenca e Ferizajt është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e saj për momentin nuk është në rrezik, ndërsa motivi i këtij veprimi mbetet ende i paqartë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve në stacion si dhe Hetimet Rajonale, ndërsa procedurat janë në zhvillim.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentim-vetëvrasje në Ferizaj: 28-vjeçarja përfundon në emergjencë pasi konsumoi sasi të madhe medikamentesh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje mes vëllezërve në hotel “Bavaria” në Prishtinë – dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Një incident i dhunshëm ka ndodhur pak para mesnatës në Prishtinë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një rrahje që ka alarmuar Policinë.

Rasti është raportuar më 08.02.2026 rreth orës 23:50, në rrugën “Bekim Fehmiu”, konkretisht në ambientet e hotelit “Bavaria”, ku sipas informatave fillestare bëhej fjalë për një rrahje në progres.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në stacion dy personat e dyshuar, Erion Dodaj (25 vjeç) dhe Egzon Dodaj (30 vjeç). Pas shikimit të kamerave të sigurisë dhe intervistimit të dëshmitarit, është konstatuar se të përfshirët janë vëllezër që jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Për shkak të natyrës familjare të incidentit, rasti është marrë nga hetuesi i dhunës në familje, i cili ka njoftuar Prokurorin kujdestar. Me urdhër të këtij të fundit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ata janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje mes vëllezërve në hotel “Bavaria” në Prishtinë – dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulm brutal në Pejë: Tre familjarë kanosin dhe rrahin një burrë – i vënë armën në fyt dhe e kërcënojnë me sëpatë

Një incident serioz me elemente dhune dhe kërcënimi me armë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Pejë, ku tre persona kanë sulmuar fizikisht një qytetar, duke e kanosur edhe me armë zjarri dhe sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 20:50, në rrugën “Ismail Qemajli”, ku Policia ka intervenuar pas raportimit për një mosmarrëveshje mes disa personave.

Sinjali mëson se viktima, Jus Jusaj (53 vjeç), fillimisht është shoqëruar në stacion policor bashkë me një dëshmitare, ndërsa gjatë transportit ai ka deklaruar se Durim Luci (34 vjeç) e kishte kanosur me armë të shkurtë, e kishte goditur dhe madje ia kishte vendosur armën në fyt. Ndërkohë, Kreshnik Luci (37 vjeç) dyshohet se e ka sulmuar me grushte, kurse Naser Luci (69 vjeç) e ka kanosur me sëpatë.

Sipas deklarimeve, deri te incidenti ka ardhur pasi viktima ishte ftuar për vizitë nga L. L.(1974), ndërsa të dyshuarit – familjarë të saj – janë irrituar nga prania e tij dhe e kanë sulmuar në mënyrë brutale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Hetimeve dhe Krim-Teknika, të cilët kanë sekuestruar sëpatën që dyshohet se është përdorur për kanosje.

Burimet bëjnë të ditur se, pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulm brutal në Pejë: Tre familjarë kanosin dhe rrahin një burrë – i vënë armën në fyt dhe e kërcënojnë me sëpatë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I dënuari me tre vite burgim për keqpërdorim seksual të të miturve, arrestohet në Rrugën B – dërgohet në Hajvali për vuajtje dënimi (EMRI)

Një person i dënuar për vepër të rëndë penale është lokalizuar dhe arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pas një operacioni të njësive policore.

Më 08.02.2026, rreth orës 21:50, në Rrugën B, pas hulumtimeve operative dhe mbledhjes së informatave në terren, policia ka arritur të lokalizojë Enkel Mustafa (27- vjeçar), i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv.

Sinjali mëson se Mustafa ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 15 vjeçare”.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar nga njësitë policore dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Rasti konsiderohet i përfunduar nga ana e policisë, ndërsa i dënuari tashmë ndodhet në institucion korrektues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I dënuari me tre vite burgim për keqpërdorim seksual të të miturve, arrestohet në Rrugën B – dërgohet në Hajvali për vuajtje dënimi (EMRI) appeared first on Sinjali.

Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vjet burg për keqpërdorim seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim dhe i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

I dyshuari E.M., 26 vjeç, u arrestua nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë dhe pas arrestimit u dërgua në vuajtje të dënimit, sipas vendimit gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vjet burg për keqpërdorim seksual appeared first on Sinjali.

Gyokeres kërkon më shumë nga vetja: Mund të shënoj edhe më shumë për Arsenalin

Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, po kalon një formë të mirë, por thotë se ende nuk është i kënaqur plotësisht me paraqitjet e tij.

Pas dy golave në fitoren 3-0 ndaj Sunderland, suedezi theksoi se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim.

27-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshjet e fundit dhe deri tani numëron 13 gola në 32 paraqitje me Arsenalin.

Gyokeres u shpreh i fokusuar për të vazhduar progresin dhe për të dhënë edhe më shumë për skuadrën londineze në pjesën vendimtare të sezonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gyokeres kërkon më shumë nga vetja: Mund të shënoj edhe më shumë për Arsenalin appeared first on Sinjali.

Kritiku kinez Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg në Hong Kong

Jimmy Lai, ish-magnati i medias pro-demokracisë dhe kritik i ashpër i Pekinit, është dënuar me 20 vjet burgim në Hong Kong, dënimi më i rëndë deri tani sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Kina.

78-vjeçari u shpall fajtor për komplot me forca të huaja dhe për botim të materialeve nxitëse kundër shtetit. Lai u paraqit i qetë në seancë, duke përshëndetur mbështetësit e tij, ndërsa dënimi ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kritiku kinez Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg në Hong Kong appeared first on Sinjali.

❌