❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë rreth dy kilogramë narkotikë në PKK Merdare



ZyrtarĂ«t e DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« koordinim tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s – DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Trafikimit tĂ« NarkotikĂ«ve, kanĂ« zbuluar rreth dy kilogramĂ« lĂ«ndĂ« narkotike gjatĂ« njĂ« kontrolli nĂ« PikĂ«kalimin Kufitar Merdare.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli i detajuar është realizuar sot, më 02.02.2026, ndaj një automjeti të dyshuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij kontrolli, zyrtarët kanë gjetur të fshehura në mënyrë të sofistikuar rreth 2 kilogramë substancë, për të cilën dyshohet se është kokainë.

Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pajisje kjo që ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve dhe ka mundësuar identifikimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike.

Rasti aktualisht është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të informatave dhe përdorimit të kapaciteteve moderne teknike, me synim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës.


Azemi: Nuk u zbatua paga minimale për punëtorët teknikë në QKMF Klinë



Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se punëtorët teknikë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë nuk janë paguar në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

FSPTSPK-ja, thekson se vendimi i kryeministrit i marrë më 31 tetor 2025 parasheh që paga minimale nga 1 janari 2026 të jetë jo më e ulët se 425 euro, ndërsa nga korriku i vitit 2026 të rritet në 500 euro.

Megjithatë, sindikata bën të ditur se punëtorët teknikë në QKMF të Klinës kanë marrë vetëm 350 euro pagë, çka sipas tyre përbën shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit qeveritar dhe të të drejtave të punëtorëve.

Federata ka paralajmëruar se do të njoftojë Inspektoratin e Punës, ndërsa nuk përjashtohet as ndjekja e rrugëve ligjore, përfshirë adresimin e çështjes në Gjykatë.

“KĂ«ta punĂ«torĂ« sot morĂ«n 350 euro pagĂ«, pra nĂ« kundĂ«rshtim me vendimin e kryeministrit tĂ« KosovĂ«s. PĂ«r kĂ«to shkelje, Sindikata do tĂ« njoftojĂ« Inspektorin e PunĂ«s dhe nĂ«se ka nevojĂ« edhe GjykatĂ«n”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Ambasada e SHBA-sĂ«: Vendimi i KQZ-sĂ« pĂ«r ListĂ«n Serbe “minon partneritetin SHBA-KosovĂ«â€



Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tĂ« mos miratuar listĂ«n e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre”.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shkelur kĂ«tĂ« parim bazĂ« minon partneritetin mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe KosovĂ«s”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ«.

MĂ« 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit. Por, gjatĂ« mbledhjes, anĂ«tarĂ«t e Komisionit miratuan listat e kandidatĂ«ve tĂ« tĂ« gjithĂ« partive, pĂ«rveç ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së./Radio Evropa e Lirë/

Nis monitorimi elektronik i komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët



Autoritetet e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut kanĂ« nisur zbatimin e sistemit elektronik pĂ«r monitorimin e komunikacionit rrugor, tĂ« njohur si “Qyteti i sigurt”, pĂ«rmes tĂ« cilit do tĂ« evidentohen automatikisht shkeljet nĂ« trafik.

Sipas informacioneve zyrtare, monitorimi do të realizohet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat regjistrojnë shkeljet e dispozitave të komunikacionit në përputhje me legjislacionin përkatës të Maqedonisë së Veriut.

Në fazën e parë, sistemi do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Në këto zona do të evidentohen shkelje si: tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, kalimi në semafor të kuq, ndalimi dhe parkimi i parregullt, si dhe qarkullimi me automjete të paregjistruara.

Autoritetet kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se sistemi “Qyteti i sigurt” do tĂ« vlejĂ« edhe pĂ«r automjetet me targa tĂ« huaja, pĂ«rfshirĂ« ato nga Kosova. NĂ« rast se njĂ« shtetas i huaj kryen shkelje tĂ« konstatuar nga ky sistem, ai do tĂ« njoftohet gjatĂ« hyrjes ose daljes nga territori i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Qytetarët e huaj kanë të drejtë që ta paguajnë 50 për qind të gjobës nëse pagesa realizohet brenda afatit prej tetë ditësh. Ndërkaq, në rast të mospajtimit me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, ndaj tyre do të iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente.

Ky njoftim u është adresuar qytetarëve me qëllim të informimit dhe rritjes së kujdesit, si dhe respektimit të dispozitave ligjore gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/


Atentati nĂ« LezhĂ«, berberi “viktimĂ«â€ pa dashje – njĂ« polic shmangu tragjedinĂ«



Objektivi i atentatit të ndodhur të dielën në mbrëmje në në Rrilë të Lezhës dyshohet se ka qenë Merando Nikulaj, 21 vjeç, ndërkohë që plumbat i mori 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku po qethej Nikulaj.

Autorët me dy automjete, një Audi dhe një Passat ndaluan përpara berberhanes dhe pasi zbritën nga makinat, dy prej tyre qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të berberhanes ku ndodhej i riu Merando Nikulaj, raporton A2.

Brenda biznesit ka qenë edhe një efektiv policie, i cili është kundërpërgjigjur autorëve, dhe që me ndërhyrjen e tij mesa duket ka evituar që atentati të kishte viktima. Në dëshminë e tij paraprake polici ka deklaruar se është gjendur rastësisht në berberhane dhe se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk i ka parë autorët.

Hetuesit kanë marrë gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, ku pritet të bëhet analiza e ADN-së, për të zbuluar nëse kemi të bëjmë vetëm me një person të plagosur, apo nëse përveç berberit të jetë plagosur edhe Nikulaj, shënjestra e atentatit. Burime policore bëjnë me dije se dyshohet se Nikulaj mund të ketë mbetur edhe ai i plagosur në këmbë.

Nga breshëritë më të cilat është qëlluar, katër plumba kanë prekur edhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa u prekur.

Ndërkohë berberi 30-vjeçari Sokol Daci i cili u plagos aksidentalisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, por me parametra jetësor stabël, në shërbimin e reanimacionit. Ai dyshohet të ketë marrë të paktën 4 plumba, në shpatull, bark dhe në këmbë.

Shënjestra e atentatit, 21-vjeçari Merando Nikulaj është nipi i Ardian Nikulaj, i vrarë më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij.

Dallaveret me vota në Malishevë, kryesuesi i komisionit ndalohet për 48 orë



Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit në Komunën e Malishevës.

Në njoftim thuhet se, pasi në datën e lartë cekur nuk ishte siguruar prezenca e një kryesuesi të komisionit, sot më 2 shkurt është siguruar prezenca e tij për intervistim.

Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij prej 48 orësh.

Ndaj tĂ« njĂ«jtit, Prokuroria ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit nĂ« gjykatĂ«n kompetente, pĂ«r shkak tĂ« veprĂ«s penale “Falsifikimi i rezultateve tĂ« votimit”, thuhet nĂ« njoftim.

Borxhi në banka, mbi 600 milionë euro mbitërheqje nga qytetarët dhe bizneset



Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro.

Sipas të dhënave të reviduara (verifikuara) nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), stoku i mbitërheqjeve apo overdrafteve në fund të vitit 2025 ka arritur vlerën prej 655 milionë eurove, një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, bën të ditur Instituti GAP.

Pjesën më të madhe të kësaj vlere e përbëjnë overdraftet e bizneseve, të cilat në vitin 2025 janë rritur për rreth 49 milionë euro apo 10 për qind.

Sipas një publikimi nga Instituti GAP, norma mesatare efektive (e ponderuar) e interesit e aplikuar në këto overdrafte gjatë vitit 2025 ishte 7 për qind.

"Ndërkaq, overdraftet e ekonomive familjare kapin vlerën prej 115.9 milionë euro, që përbën një rritje rreth 18 milionë euro apo 19% krahasuar me vitin paraprak. Norma mesatare efektive e interesit (e ponderuar) e aplikuar në overdraftet e ekonomive familjare gjatë vitit 2025 ishte 12.3 për qind", thuhet në njoftimin e Institutit GAP.


Aksident në qendër të Shkodrës, goditet humoristi Nexho Shabani



Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Për lajmin ka shkruar edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

“Sonte, Nexho Shabani, Nexhoja i tavolinave, njeriu popullor qĂ« sjell humorin tipik shkodran kudo ku ulet, ka nevojĂ« pĂ«r lutjet tona.

Pas njĂ« aksidenti tĂ« rĂ«ndĂ«, gjendja e tij shĂ«ndetĂ«sore Ă«shtĂ« e paqĂ«ndrueshme, ndĂ«rsa mjekĂ«t e Spitalit Rajonal tĂ« ShkodrĂ«s janĂ« tĂ« angazhuar maksimalisht”.


Muzeu Etno-Kastrioti pasurohet me eksponate 200-vjeçare



Muzeut Etno-Kastrioti nĂ« Isniq tĂ« Deçanit, krahas mijĂ«ra eksponateve tĂ« vjetra tĂ« grumbulluara ndĂ«r vite, kĂ«to ditĂ« i Ă«shtĂ« shtuar edhe njĂ« “Kosh i DrithĂ«rave”, i vjetĂ«r rreth 200 vjet.

ZekĂ« Sinanaj, pronar i mĂ«parshĂ«m i kĂ«tij eksponati, thotĂ« se me kĂ«naqĂ«si e ka dhuruar koshin pĂ«r muzeun, i bindur se kĂ«tu do tĂ« ruhet mĂ« mirĂ« dhe do t’i zgjatet jetĂ«gjatĂ«sia e tij.

"Miftarit kanĂ« filluar kohĂ«ve tĂ« fundit, sidomos duke e parĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tij projekti, t’i ofrojnĂ« eksponate tĂ« ndryshme pothuajse nga tĂ« gjitha vendet. Natyrisht, nĂ« oborrin e familjes sonĂ« e kemi pasur edhe kĂ«tĂ« kosh, i cili vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« mbi 200 vjeç. PĂ«r tĂ« mos u shkatĂ«rruar krejtĂ«sisht, kam vendosur ta sjell kĂ«tu qĂ« gjeneratat e ardhshme tĂ« shohin si kanĂ« ditur ta ruajnĂ« misrin dhe prodhimet e tjera tĂ« paraardhĂ«sve tanĂ«. Prandaj, mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sikurse tĂ« gjitha eksponatet e tjera qĂ« janĂ« kĂ«tu", tha Sinanaj.

Dhurimin e këtij eksponati të vjetër e ka mirëpritur edhe koleksionisti Miftar Januzaj, i cili tha se ky shtesë do të rrisë edhe më shumë vlerën e muzeut.

"Pas shumĂ« eksponateve qĂ« na i kanĂ« sjellĂ« nga i gjithĂ« vendi dhe rajoni, Ă«shtĂ« edhe ky kosh, i pĂ«rdorur nga familja e Selman BejtĂ« Sinanaj dhe i sjellĂ« nĂ« Muzeun Etno-Kastrioti nga djali i tij, ZekĂ«. Çka Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si, pĂ«r brezat qĂ« do tĂ« vijnĂ«, kĂ«to eksponate do tĂ« tregojnĂ« pĂ«rmes trashĂ«gimisĂ« sonĂ« se kush ishim", deklaroi koleksionisti Miftar Januzaj.

Ai ndĂ«rkaq ka njĂ« lutje pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« artefaktet dhe eksponatet e tilla tĂ« mos i shkatĂ«rrojnĂ«, por t’i sjellin nĂ« muze, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ruhet trashĂ«gimia kulturore e kĂ«tij lokaliteti nĂ«pĂ«r kohĂ«./RTK

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s



Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, studiuesit dhe mbështetësit e kulturës theksojnë rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të punimit dhe mënyrës së bartjes së saj.

Leme Tanaj, 71-vjeçare nga Gorozhupi i Hasit, ka veshur këtë rrobë tradicionale për dekada dhe kujton me nostalgji punën e madhe që kërkonin veshjet e zonës. Në ditën e martesës, ajo kishte përgatitur tetë veshje të kompletuara, të gjitha të punuara me dorë, të cilat fatkeqësisht u shkatërruan gjatë luftës.

"Kur u nisa për martesë, i kisha tetë veshje. Ato kishin vendet e tyre: më të thjeshtat për shtëpi, ato për dasmë dhe për ngjarje të veçanta ishin më të punuara. Veshja e dekës, për shembull, kishte më pak lule dhe ngjyra më të mbyllëta", rrëfen Tanaj.

Gjenerata mĂ« e re, pĂ«rfshirĂ« Rabije Hodaj nga ShoqĂ«ria Kulturore “Hasi Jehon”, vazhdon ta pĂ«rdorĂ« veshjen pĂ«r raste tĂ« veçanta, si festivalet tradicionale. Ajo thekson se veshja tregonte edhe gjendjen sociale tĂ« femrĂ«s.

"Përmes veshjes mund të dallosh nëse një grua ishte e ve, pjesëmarrëse në dasmë apo nuse e re. Nuset e reja vishnin fustanella me kanac të kuq, 33 metra të gjatë, ndërsa gratë e mesme përdornin mshellak", thotë Hodaj.

Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet mĂ« parĂ«. Ajo karakterizohet nga asimetria e punimit dhe njĂ« “gjuhĂ« komunikimi” qĂ« tregonte jetĂ«n sociale tĂ« komunitetit.

Çoçaj thotĂ« se, nĂ« bashkĂ«punim me Institutin pĂ«r TrashĂ«gimi dhe KulturĂ« “PjetĂ«r Bogdani” dhe shoqĂ«rinĂ« kulturore “Hasi” nĂ« TiranĂ«, po hartohet kĂ«rkesa pĂ«r pranimin e veshjes nĂ« UNESCO, e cila pritet tĂ« nisĂ« nĂ« prill 2026.

"Rregullat e UNESCO-s kërkojnë që çdo veshje që prezantohet dhe pranohet të jetë origjinale, të punohet origjinale dhe të ruajë bartjen origjinale. Veshja e Hasit humbet karakterin e saj unik nëse i hiqet 'gjuha e komunikimit' ose figurat që tregojnë jetën sociale të bartësit, qoftë veshja e Krumës, qoftë ajo e Vlahnës, apo veshja e Zymit si nënvariant i saj."

Ai gjithashtu nënvizon se nëpër shtëpitë hasjane në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje të kompletuara, të ruajtura me fanatizëm nga gjeneratat e vjetra, duke siguruar që trashëgimia kulturore të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm./RTK

RrĂ«fimi i ish-ushtarit tĂ« UÇK-sĂ« qĂ« u mbajt rob 40 ditĂ« nga Serbia



Karavanit tĂ« 150 ushtarĂ«ve tĂ« lirisĂ«, po i printe MujĂ« Krasniqi, i njohur si komandant “Kapuçi”.

13 dhjetori i vitit 1998 i gjeti në Cahan të Krumës, e mbrëmjen e asaj të diele, morën rrugën për në Kosovë.

Ata gjatë këtij rrugëtimi u përballën me një prit nga forcat serbe.

Nga dĂ«shmorĂ«t e parĂ« qĂ« ranĂ« nĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«, ishte Veli Ballazhi. Por, kushĂ«riri i tij, Sameti, nuk e pati kĂ«tĂ« fat. Ky i fundit, ishte nĂ« mesin e 8 ushtarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t u zunĂ« rob nga forcat serbe.

Sameti tregon se motivi pĂ«r t’iu bashkuar UÇK-sĂ« lindi nga gjendja e rĂ«ndĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nga luftimet qĂ« nisĂ«n nĂ« DrenicĂ«, duke e shtyrĂ« atĂ« dhe bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t tĂ« shkonin nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r t’u trajnuar dhe pĂ«r t’u radhitur nĂ« radhĂ«t e rezistencĂ«s.


Samet Ballazhi me shokë, i kapur rob në Pashtrik nga serbët

Ai tregon se grupi që u kapën rob u mbajt i ndarë në burgje të ndryshme në Serbi për rreth 40 ditë, duke përjetuar kushte të rënda dhe pasiguri të vazhdueshme për fatin e tyre.

Lirimi i tyre u bë përmes një marrëveshjeje këmbimi, me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Kjo ndodhi pasi nĂ« njĂ« betejĂ« nĂ« ShalĂ« tĂ« BajgorĂ«s, UÇK-ja kishte zĂ«nĂ« rob 8 oficerĂ« serb dhe pĂ«rmes OSBE-sĂ« ata ishin shkĂ«mbyer me ushtarĂ«t e UÇK-sĂ«.

Pavarësisht vuajtjeve dhe pasojave fizike nga plagët e luftës, Ballazhi thekson se besimi në liri nuk u shua asnjëherë.

“Ne u betuam: ose vdekje, ose liri”, shprehet ai, duke shtuar se edhe nĂ« momentet mĂ« tĂ« vĂ«shtira besonin se Kosova do tĂ« ishte e lirĂ«, edhe nĂ«se jo pĂ«r veten e tyre.

UshtarĂ«t serb, tĂ« kapur rob nga UÇK-ja qĂ« u shkĂ«mbyen me grupin e Samet Ballazhit

Sot, rrëfimi i Samet Ballazhit mbetet një dëshmi e gjallë e sakrificës, qëndresës dhe idealit për liri.

Historia e tij kujton se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk erdhën lehtë, por u ndërtuan mbi dhimbje, përkushtim dhe besim të palëkundur në të ardhmen./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë



Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar multietnik do të përbëhet nga gjithsej tetë deputetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka bërë të ditur se ky grup do të përfshijë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.

Ai ka theksuar se përkushtimi i këtij grupi është që të japë kontributin e tij në formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, sa më parë.

“TĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« japim kontributin tonĂ« nĂ« formimin e institucioneve tĂ« republikĂ«s sa mĂ« parĂ«â€, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë, ulëse në Kuvend nga komunitetet joserbe kanë fituar edhe Veton Berisha, Duda Balje dhe Adem Hoxha./Telegrafi/


Borë e akull, policia njofton se u vështirësua qarkullimi në shumë rrugë të Kosovës



Policia e Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës thekson se me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, apelohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndermarrin këto masa: Përshtatja e shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës, mbajtja e distancës së sigurt nga mjeti përpara, përdorimi i dritave në kushte të dukshmërisë së reduktuar.

Ai kërkoi po ashtu nga pjesëmarrësit në trafik po ashtu të shmangin manovrat e rrezikshme (parakalime të panevojshme, frenime të papritura), dhe shoferët të sigurohen që automjeti të jetë i pajisur dhe teknikisht i rregullt për kushte dimërore

“Policia e KosovĂ«s mbetet e angazhuar nĂ« terren pĂ«r monitorim dhe menaxhim tĂ« trafikut, ndĂ«rsa bashkĂ«punimi i qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« kyç pĂ«r siguri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.UdhĂ«toni me kujdes. Siguria juaj Ă«shtĂ« prioriteti ynĂ«â€, thotĂ« ai.

Sot, gjatë ditës janë raportuar për disa aksidente në vend, si rrjedhojë e reshjeve të borës.


Në vijën e parë të shpëtimit, zjarrfikësit e Gjakovës sfiduan vërshimet



Gjatë përmbytjeve në Gjakovë, Brigada e Zjarrfikësve qëndroi në vijën e parë të shpëtimit, duke evakuuar familje të rrezikuara dhe duke përballuar sfidat e ujit dhe terrenit të panjohur.

NĂ« shiun qĂ« s’u ndalĂ« pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra e rrugĂ«t e stĂ«rmbushura me ujĂ«, Brigada e ZjarrfikĂ«sve tĂ« GjakovĂ«s nuk kĂ«rkonte strehĂ«.

Në vërshimet e fundit që u përballë vendi nga reshjet e dendura të shiut, zjarrfikësit u vendosën në vijën e parë të shpëtimit duke ndihmuar familje të tëra që mbetën të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Ato rrethana i tregojnë këto pamje, në ditë e natë, zjarrfikësit kishin njëri-tjetrin, varkat dhe shpresën.

“Kam qenĂ« personalisht nĂ« fshatin e GjelbĂ«r, kemi evaukuar mbi 30 familje, kam qenĂ« personalisht aty. Ka qenĂ« situatĂ« emocioni, i shifshim anĂ«tarĂ«t e familjet. Kati i parĂ« ishte pĂ«rmbytur tĂ«rĂ«sisht, familja kishe shkuar nĂ« katin e dytĂ«, tĂ« kapur nĂ« dritare. TĂ« thoshin tĂ« gjithĂ«: Hajde te unĂ«, tjetri hajde merrem mu. U dashke me i qetĂ«su me ju thanĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« do t’i tĂ«rheqim. PĂ«rpiqeshim familjet me fĂ«mijĂ« t’i evakuonim tĂ« parat, ishin nĂ« panik, qanin”, ka deklaruar Fitim Agushi, zjarrfikĂ«s.

Agushi tregon se profesioni ka ditur ta sfidojĂ« por edhe t’i falĂ« momente tĂ« çmueshme.

“E kam pas rastin edhe njĂ« tĂ« moshuar t’a evakuojĂ«. Fshati i GjelbĂ«rt krejt ujĂ« ka qenĂ«. TĂ« moshuarit janĂ« mĂ« tĂ« stresuar, kanĂ« frikĂ«. Te fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« moshuarit janĂ« mĂ« delikatĂ«t nĂ« kĂ«to raste. Pa e dasht punĂ«n nuk mundesh me hy kĂ«tĂ« profesion. Duhet me dit se kjo punĂ« ka lloj-lloj sfide. Ka pas raste kur fĂ«mijĂ«t na thonin fjalĂ« shumĂ« tĂ« mira. Na thonin “Je heroi im”. Kemi pas lavdata shumĂ«. ZjarrfikĂ«sit janĂ« gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« popullit nĂ« çdo situatĂ«, zjarr, ujĂ«, mbyllje shtĂ«pisĂ«. Gjithkund!”, ka theksuar ai.

Për sfidat e terrenit e veçanërisht përballjet ndër vite me vërshimet, tregon edhe drejtuesi i kësaj brigade.

“Para se me mbĂ«rri tek vendi zakonisht i ndajmĂ« detyrat por Uji Ă«shtĂ« sfida mĂ« e madhe se terreni Ă«shtĂ« i panjohshĂ«m se nuk e din terrenin, nuk e din ku duhesh me shkel. MĂ« problematikun e kemi pas kĂ«tu te stacioni i autobusĂ«ve, shtĂ«pitĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« mbuluara katin e parĂ« me ujĂ«. U tutshim po na bjen najsen prej katit tĂ« dytĂ« po prapĂ« po them, intervenimi nĂ« ujĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i zorshmi. Kemi pas vĂ«rshime edhe para 3-4 viteve po kĂ«saj here i kemi pĂ«rballuar mĂ« lehtĂ«. Ka pasur mĂ« pak thirrje pĂ«r t’iu ndihmuar”, ka deklaruar Xhevdet Brahimaj – Komandant i ZjarrfikĂ«sve – GjakovĂ«.

Reshjet u ndalën e uji nga vërshimet u tërhoq por në vijën e parë të shpëtimit në rast të situatave emergjente, aty mbetet prapë një brigadë zjarrfikësish, që nuk pushon derisa gjithçka, të jetë e sigurt përsëri./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

Kurti vlerëson veprën e Hazir Rekës: Dëshmitar i qetë dhe i thellë i historisë sonë



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart veprën dhe kontributin e fotografit Hazir Reka, duke e cilësuar atë si një dëshmitar të qetë dhe të thellë të kohës sonë.

Në një postim, Kurti ka theksuar se përmes fotografisë, Reka ka ruajtur tensionet e ngjarjeve, peshën e gjendjeve dhe fytyra të papara, ku pritja bashkon ankthin me shpresën, ndërsa dinjiteti ndan dhimbjen nga frika. Sipas tij, Hazir Reka ka dokumentuar guximin dhe krenarinë, vuajtjet dhe rreziqet që populli i Kosovës i ka përjetuar përgjatë tri dekadave.



Kryeministri ka bërë të ditur se veprat, produktet, mjetet dhe aparatet fotografike të Rekës janë arkivuar dhe po ekspozohen në studion e tij të veçantë në fshatin e lindjes, Nerodime të Ferizajt, në një ambient të këndshëm dhe përplot bukuri.

“Fotografia e tij Ă«shtĂ« kujtesĂ« publike qĂ« reziston me estetikĂ« dhe njĂ« akt ndĂ«rgjegjeje qĂ« pĂ«rgjigjet me qytetari”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se pĂ«rmes dokumentimit tĂ« asaj qĂ« sheh, Reka rikthen shoqĂ«rinĂ« nĂ« vendet ku janĂ« shkrepur fotografitĂ« dhe krijon njĂ« proces edukimi pĂ«r brezat.

Në fund, Kurti ka falënderuar përzemërsisht Hazir Rekën dhe familjen e tij për mikpritjen e ngrohtë, kohën, respektin dhe bujarinë, duke i uruar shëndet, frymëzim dhe suksese të mëtejshme.


Koordinim Shqipëri-Kosovë, operacioni i kërkimit për të riun e zhdukur në lumin Mat vazhdon



Prej disa ditësh, efektivët e Forcave Tokësore nga Shqipëria po vijojnë pa ndërprerje operacionin e kërkimit për të riun e zhdukur në lumin Mat.

Në këtë mision janë angazhuar edhe forcat e FSK-së, duke rritur kapacitetet operacionale dhe koordinimin në terren.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëveprim të vazhdueshëm, ekipet e përfshira po bëjnë maksimumin e mundshëm në këto kushte të vështira.

Operacioni po vazhdon me shpresë dhe mbështetje të përbashkët, deri në përfundim të tij.


Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës



Me një artikull që nis me një përshkrim pikant nga i mirënjohuri Lec Shllaku të liqenit të Shkodrës, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i kushtoi këtë të shtunë një vëmendje të veçantë këtij liqeni.

Kjo pas pĂ«rfundimit dhe dorĂ«zimit tĂ« dosjes pĂ«r nominimin e pellgut ujĂ«mbledhĂ«s tĂ« liqenit mĂ« tĂ« vjetĂ«r nĂ« Ballkan si pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« mbrojtur nga UNESCO me statusin “RezervĂ« Biosfere NdĂ«rkufitare”.

Dosja në fjalë, e cila tashmë i është dorëzuar UNESCO-s, u realizua në kuadër të një projekti të financuar nga BE që vlerëson trashëgiminë e pasur të zonës, e cila reflektohet në peizazhin arkeologjik dhe kulturor rreth liqenit dhe vendodhjen strategjike të rajonit që pati shërbyer si një udhëkryq për kultura dhe civilizime të ndryshme, përfshi ato romane, bizantine dhe osmane.

PĂ«r Aurora DibrĂ«n, njĂ« nga anĂ«taret e grupit tĂ« punĂ«s qĂ« u mor me dosjen, marrja e statusit “RezervĂ« Biosfere NdĂ«rkufitare” do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« uljen e ndikimit tĂ« njeriut dhe atij tĂ« ndryshimeve klimatike nĂ« rajon. Zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m dhe pĂ«rdorimi i qĂ«ndrueshĂ«m i tokĂ«s nĂ« zonĂ«n e liqenit tĂ« ShkodrĂ«s janĂ« mĂ«nyrat mĂ« efektive pĂ«r tĂ« parandaluar dĂ«min mjedisor dhe humbjen e biodiversitetit.

Nevojitet gjithashtu zbatim i ligjit kundër ndërtimeve të jashtëligjshme, vijoi Dibra për autorët e artikullit të publikuar në faqen e delegacionit të Bashkimit Europian.

Me marrjen e statusit “RezervĂ« Biosfere NdĂ«rkufitare”, liqeni i ShkodrĂ«s do t’i bashkohet zonave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme mjedisore nĂ« botĂ«. Me shpalljen e liqenit si “RezervĂ« Biosfere NdĂ«rkombĂ«tare”, ShqipĂ«ria angazhohet pĂ«r fuqizimin e komuniteteve lokale, avancimin e qeverisjes mjedisore dhe pozicionimin e pellgut ujĂ«mbledhĂ«s tĂ« liqenit tĂ« ShkodrĂ«s si njĂ« model harmonie mes njeriut dhe natyrĂ«s.


Kapet në flagrancë grupi prej pesë personash, tentuan të vjedhin artarinë në Kaçanik



MĂ« 1 shkurt 2026, rreth orĂ«s 01:40, Policia e KosovĂ«s nĂ« Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin tĂ« thyenin dritaren e njĂ« artarie nĂ« rrugĂ«n “Ismail Raka” nĂ« Kaçanik.

MenjĂ«herĂ« pas pranimit tĂ« informacionit, njĂ«sitĂ« policore kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ku kanĂ« hasur dhe arrestuar dy persona tĂ« dyshuar, shtetas tĂ« SerbisĂ«: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), tĂ« cilĂ«t janĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« duke kryer veprĂ«n penale “Tentim i vjedhjes sĂ« rĂ«ndĂ«â€.

Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas të Kosovës: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç). Edhe këta persona janë shoqëruar në stacion policor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, përfshirë: një shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet të mprehtë (skalpër), si dhe doreza.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/


Dëbora arrin deri në 1 metër, situatë e vështirë në zonat malore të Korçës



Situata është e vështirë në zonat malore të Korçës, pas reshjeve të borës.

Në majë të Mashkullores, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, trashësia e saj ka arritur deri në 1 metër.

Situata paraqitet e vështirë në zonat malore, ndërsa era e forte ka ndikuar në grumbullimin e dëborës ne segmenta te caktura.

Aksi rrugor Shtyllë–Panarit Ă«shtĂ« aktualisht i kalueshĂ«m vetĂ«m pĂ«r automjete tip fuoristradĂ«, ndĂ«rsa drejtuesit e mjeteve kĂ«shillohen tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar dhe tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme nĂ« kĂ«tĂ« segment, veçanĂ«risht gjatĂ« orĂ«ve tĂ« mbrĂ«mjes./vizion+


Protesta e kamionistëve të Ballkanit bllokon eksportet bujqësore shqiptare



Në Divjakë, fermerët po vjelin perimet dimërore.

Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella me lakra janë plot. Një pjesë e prodhimit është prishur pasi duhej të ishte shitur më herët.

Pikat e grumbullimit nuk po marrin perimet pasi eksportet janë të pakta. Në këtë situatë ka ndikuar edhe greva e kamionistëve të vendeve të Ballkanit.

Edhe sasia që shitet është me çmim të ulët. Fermerët thonë se tregtimi po bëhet nën kosto dhe ata nuk nxjerrin dot shpenzimet.

NjĂ« hektar lakĂ«r sot bismilah, dhe me çmim qesharak. Shpenzime qĂ« nuk marrim as mundin e krahĂ«ve tona, lĂ«ri tjerat”, thotĂ« njĂ« banor.

“S’do na ngeli gjĂ«, por tĂ« paktĂ«n tĂ« nxjerrim shpenzimet”, shprehet njĂ« tjetĂ«r.

Probleme me shitjen ka edhe për prodhime të tjera si panxhari i kuq, qepa apo patatja. Fermerët e kanë të vështirë të gjejnë tregun.

Divjaka është zona nga ku eksportohen më shumë prodhime, si drejt vendeve të rajonit, ashtu edhe drejt shteteve të Bashkimit Evropian./Tv Klan

❌