Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbahet mbledhja e Kryesisë së PD në Vlorë, ja cili ishte fokusi i diskutimeve

Këtë të shtunë u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, Aurel Bylykbashi. Në fokus të mbledhjes ishte analiza politike dhe organizative e PD Vlorë në të gjitha njësitë, në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025…

Source

Napoli rikthehet te suksesi duke mposhtur Sassuolon

Napoli i përgjigjet Interit dhe rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Conte mposhti Sassuolon me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku iu desh të vuante jo pak. Napoli e zhbllokoi rezultatin në minutën e 7 kur Lobotka dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Muric pas gjuajtjes së Elmas. Goli i shkundi futbollistët e Sassuolos që u përpoqën të reagonin sidomos me Laurentie.

Source

Ministri Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, të zhvilluar në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesëmarrjen e 61 ministrave të bujqësisë dhe 14 përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare. Konferenca u fokusua në dialogun agro-politik mbi temën e këtij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë.”…

Source

Tensione tek protesta e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Një mbyllje me tensione u pa në protestën nga “Shqipëria Bëhet” e thirrur nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë. Raportohet se nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat. Protestuesit mbajë në duar pankarta që pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar. …

Source

Berisha: Askush nga jashtë nuk do të na i zgjidhë problemet, përballje shesheve deri në fitoren e PD

Sali Berisha i kërkon qytetarëve të Tiranës që të ngrihen në protesta, për rrëzimin e qeverisë. Thirrjen kreu i PD-së i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët e Laprakës në Tiranë, ku tha se opozita dhe qytetarët duhet të përballen në sheshet e Tiranës me qeverinë Rama, të cilën ai e cilëson si një regjim. Berisha shtoi edhe se nuk do të vijë askush nga jashtë Shqipërisë që t’i zgjidhë…

Source

Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi në shtëpitë tona

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk u bë për vendin e qytetarët. “Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe…

Source

Kristjan Asllani pa busull, 5 ofertat që ka refuzuar

Kristjan Asllani po refuzon propozimet që kanë mbërritur në adresë të tij për vazhdimin e karrierës. Ai ka refuzuar 5 oferta të ndryshme për vijimësinë. Asllani do të largohet nga Torino pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, por mbetet për t’u parë cili do jetë klubi i ardhshëm. Interi synon t’i gjejë një destinacion, pasi ai nuk bën pjesë as në planet e zikaltërve në vijimin e edicionit.

Source

Leonora Jakupi e ashpër ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, sesa më zë mua gjumi

Leonora Jakupi bëri një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në ”Big Brother Kosova Vip 4”, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes. Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Source

“Sinjali i Ramës për Kinën, si Enver Hoxha me sovjetikët”, Shehi: Ja pse i mblodhi deputetët te Pallati i Brigadave

Dashamir Shehi ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur te mbledhja e zhvilluar sot e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama. Sipas Shehit, kryeministri Edi Rama nuk ka më të njëjtën atmosferë dhe besueshmëri sa i përket procesit të integrimit evropian. Ai u shpreh se në fjalimin e tij Rama lëshoi sinjale të…

Source

Limi ia mohon para syve lidhjen, tronditet Alba: Si mund të gënjesh para miliona shikuesve

Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, duke kthyer vëmendjen e publikut te raporti i tyre i ndërlikuar. Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte marrëdhënien e dyshes gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë, moment që u pasua me një deklaratë shokuese nga Limi.

Source

”Më mungon kush isha”, Capital T befason me një mesazh të koduar

Capital T ka zgjedhur fjalët e pakta për të thënë shumë. Reperi i njohur shqiptar ka publikuar një mesazh të koduar në Instagram, i cili u interpretua menjëherë si një rrëfim i brendshëm dhe një sinjal se diçka po ndryshon në jetën e tij. “Nuk jam i vështirë për t’u gjetur, jam i vështirë për t’u arritur,” shkruan ai, përpara se ta thellojë tonin emocional me frazën: “Disa net më mungon ai që isha…

Source

5 javë qëndresë në bulevard, Lapaj apel qytetarëve: Të bashkohemi të shtunën kundër hajdutërisë

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë. Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. “Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në…

Source

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy javësh protesta që po zbehen dhe pas një shtypjeje të ashpër që ka lënë të vdekur mijëra iranianë dhe teksa qytetarët në Republikën Islamike po përballen me bllokim të internetit. Raportimet duket se sugjerojnë që protestat masive, si dhe shtypja brutale nga autoritetet, duket se janë fashitur.

Source

Vizita e Sorensen, Beogradi: Asociacioni i komunave serbe kusht kyç për përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, qëndroi në Beograd, ku u takua me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç. Bisedimet u përqendruan tek vazhdimi i dialogut me Kosovën, pozita e komunitetit serb dhe kërkesa e Beogradit që formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të mbetet kusht kyç për normalizimin e…

Source

Tre protesta kundër Ramës, nga nesër në shesh mbështetësit e Lapajt kundër qeverisë

Nga nesër dhe në vijim, do të mbahen tre protesta opozitare kundër qeverisë ”Rama 4”. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën. Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi. Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha…

Source

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe

Greqia planifikon të zgjerojë më tej ujërat e saj territoriale, duke përfshirë potencialisht edhe Detin Egje, tha të premten Ministri i Jashtëm George Gerapetritis, pavarësisht kërcënimit të hershëm të Turqisë për luftë, nëse Athina ndërmerr një hap të tillë. Sipas mediave të huaja, aleatët e NATO-s, por rivalë historikë, kanë lehtësuar tensionet vitet e fundit, por mbeten në mosmarrëveshje për…

Source

”O morr ule kokën kur të kaloj unë”, debat mes Keijsit dhe Mirit. Këngëtari: Mbretëreshë, uturak

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit. Gjatë debatit me tone të larta, Keijsi i është drejtuar Mirit, ‘o skuth, o morr, ule kokën kur të kaloj unë, mos më shiko në sy, ti dhe ‘grupi’ yt‘. Ndërkohë, Miri i është përgjigjur duke e ironizuar me shprehjen ‘mbretëresha Keijsi‘. Pjesë nga debati: Keijsi: O skuthi, o morri edhe skuthi.

Source

Rama: Kemi dështuar me reformimin e Radio Televizionit Shqiptar, më mirë të mbyllet. Shërbim më mizerabël në glob

Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), duke e cilësuar gjendjen e institucionit si një dështim të suksesshëm dhe duke vënë në dyshim vetë ekzistencën e tij si televizion publik funksional. Rama tha se përpjekjet për reformimin e RTSH-së kanë dështuar plotësisht, ndërsa institucioni ka kaluar nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në…

Source

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: Kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

Kryeministri Edi Rama ka rihapur debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Për të një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional…

Source

❌