Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime

Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë, vetëm pak ditë pasi u shpall e pafajshme në çështjen gjyqësore për mashtrim të rënduar, e lidhur me fushatat “Pandoro Balocco Pink Christmas” dhe “Uova di Pasqua”.

Influencerja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare ka rrëfyer për mediat italiane se vendimi i gjykatës, i cili mbylli një kapitull të dhimbshëm që zgjati që nga viti 2022, i ka sjellë më në fund qetësi. Ajo ka treguar se menjëherë pas shpalljes së pafajësisë, festoi në mënyrë të thjeshtë në shtëpi, e rrethuar nga njerëzit më të afërt.

“Do të festoj, u thashë të gjithë miqve të mi të vijnë në shtëpinë time. Do të rrimë bashkë, të qetë. Tani po rifilloj të jetoj”, është shprehur Ferragni.

Në intervistë, ajo është ndalur edhe te divorci me reperin Fedez, me të cilin ka dy fëmijë, Leonen 8 vjeç dhe Vittorian 4 vjeçe. Sipas saj, ndarja ndodhi pikërisht në periudhën kur shpërtheu skandali i pandorove, një moment që ajo e përshkruan si më të errëtin e jetës së saj.

“Ka pasur një ndarje publike në momentin tim të vetëm të nevojës. Jam ndier plotësisht e braktisur. Kam vuajtur shumë”, ka deklaruar ajo.

Chiara ka shtuar se në periudhat e vështira kuptoi se shumë njerëz largohen:

“Kur fiton, të gjithë duan të jenë pranë teje. Por kur ke nevojë, shumë zhduken. Pranë meje qëndruan vetëm familja, nëna ime, miqtë e vërtetë dhe avokatët.”

Ajo ka sqaruar edhe se në kohën kur u realizua fushata e shumëpërfolur e pandorove, ndodhej në kulmin e suksesit: Sanremo, seriale televizive, fushata globale dhe projekte bamirësie. Sipas saj, asnjëherë nuk kishte qëllim përfitimi personal nga ajo nismë.

“Ishim në majën e suksesit, nga ajo fushatë nuk fitonim asnjë euro. Kam qenë naive, por gjithmonë në mirëbesim. Megjithatë i kam marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete”, është shprehur Ferragni.

Sot, Chiara thotë se është një njeri tjetër:

“Sot jam ndryshe. Më parë mendoja vetëm për suksesin. Tani kam mësuar të kujdesem për veten, të mos fajësoj veten dhe të besoj se e vërteta del gjithmonë.”

Ajo përfundon duke thënë se pas vendimit të gjykatës, më në fund ndihet e lirë dhe gati të nisë një kapitull të ri:

“Tani mund të them se po rikthehem të jetoj.”

The post Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime appeared first on Albeu.com.

Berisha tha nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar, reagon ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD, i cili deklaroi sot se “nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar”.

Në një postim në facebook, Salianji shkruan se Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje”, thuhet në mesazhin e Salianjit.

Postimi i plotë

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.
Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.
Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.
Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.
Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.
Shihemi të Dielën në Lezhë

The post Berisha tha nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar, reagon ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD appeared first on Albeu.com.

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama mesazh opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do të bëhet

Në fund të fjalimit të tij para grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama u shpreh se reforma zgjedhore do të bëhet me ose pa opozitën.

Duke bërë autoironi, Rama tha se reforma zgjedhore ka nisur qëkur ai ishte në Paris.

“Në fakt ka nisur qëkur unë isha thjesht dhe vetëm piktor, në urat e Parisit, si e keni dëgjuar, me thonj të paprera”, tha Rama.

Edi Rama: Reforma zgjedhore ka nisur, ose në fakt ka nisur që kur isha akoma thjesht dhe vetëm piktor. Nën ujërat e Parisit siç e keni dëgjuar. Me thonj të paprera, që atëherë komisionet bipartizane takoheshin por atëherë i bënin te OSBE.

Nuk di çfarë që të them. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës. Humbësi është po ai dhe rezultati është keq e më keq.

Damiani e di poizicionin tim, kemi bërë një reformë zgjedhore unikale në botën demokratike. I sfidoj të gjithë se ku është kjo që qeveria ndalon së marruri frymë 4 muaj para zgjedhjeve, që çdo gjë ndalon. Dhe prapë nuk iu mjafton tani e duan 9 muaj.

Po prapë edhe 9 muaj po të bëhet nuk do të lindë fitorja. Megjithatë Damian ti e di vetë sic thoshte kryetari ynë ndjesë pastë bëni sic keni bërë gjithmonë. Për reformën territoriale e kemi të qartë drejtimin, Më pak më shumë. Fjala kyce e fundit është koordinimi”, u shpreh Rama.

The post “Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama mesazh opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do të bëhet appeared first on Albeu.com.

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në Tiranë, kontroll në pallatin luksoz në rrugën “Myslym Shyri”

SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha që ndodhet në vendin e ngjarjes, kontrollet po kryen në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz.
Mësohet se kontrollet po kryhen për llogari të një hetimi me partnerët e huaj.

The post SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në Tiranë, kontroll në pallatin luksoz në rrugën “Myslym Shyri” appeared first on Albeu.com.

“KAYO është e shtetit shqiptar”, Rama mbron kompaninë që zaptoi ambientet e News24: Pse, budallenj jemi ne? Më takonin shitës për makina, helikopterë e pushkë, por do i prodhojmë vetë

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka komentuar mbi krijimin e kompanisë shtetërore KAYO, duke sqaruar qëllimet dhe funksionin e saj, ndërsa justifikoi zaptimin e ambienteve të News24 nga forcat e ushtrisë.

“Ka shumë akuza që kjo kompani është krijuar për të kanalizuar paratë e drogës dhe për të hapur rrugë kontrabandës së armëve. Nuk është e vërtetë. Kjo nuk është kompani private, por e shtetit shqiptar,” tha Rama.

Ai shpjegoi se krijimi i KAYO-s lidhet me nevojën për të menaxhuar blerjet e pajisjeve për Forcat e Armatosura dhe NATO-n: “Rritja e buxhetit të NATO-s bëri që Kryeministria të ishte si një supermarket ku hynin shitës nga të gjitha vendet për të ofruar makina, aeroplanë, helikoptera, pushkë e raketa. Ne nuk mund të përdorim këto para vetëm për të blerë, por duhet të prodhojmë vetë disa pajisje, përfshirë automjetet dhe uniformat, dhe madje edhe për eksport,” theksoi ai.

“Keni dëgjuar që është krijuar një kompani KAYO për të kanalizuar paratë e drogës dhe për t’i hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo është akuza. Kjo nuk është kompani private, por e shtetit shqiptar. Pse është krijuar kjo kompani. Rritja e buxhetit të NATO-s për të gjitha vendet bëri që qysh në momentin e lansimit kryeministria të bëhej si një supermarket ku hynin dhe dilnin shitës që donin të takoheshin me mua nga të gjitha vendet për të thënë kemi makina, aeroplanë, helikoptera, etj, kemi pushkë e raketa. Ne jemi budallenj këtu? Që paratë e buxhetit t’i përdorim thjesht e vetëm për të blerë ndërkohë që me ato para ne sigurisht do blejmë çfarë nuk prodhojmë dot se nuk prodhojmë dot helikopterë, por makinat i prodhojmë vetë. Ju do shikoni që do i prodhojmë vetë, jo vetëm për veten, por edhe për eksport. Po mirë, jemi budallenj ne që të vijojmë të bëjmë tendera uniformash që përfundojnë në hetim me komisionin e prokurimit dhe njerëz që shkojnë në burg për perimetrin e kokës së policit apo se për rrypat e ushtarëve ndërkohë që kemi dijen më të madhe në Europë këtu për të qepur. Kemi 30 vite që qepim për Versace dhe gjithë saqet e botës, ne kemi krijuar kompaninë e përbashkët, ndërkohë që ushtria suedeze porosit uniforma në Shqipëri në një kompani fasoneri, ne një histori e pafundme tenderash për uniforma. Të gjitha uniformat do prodhohen në Shqipëri nga shqiptarët”, tha Rama.

The post “KAYO është e shtetit shqiptar”, Rama mbron kompaninë që zaptoi ambientet e News24: Pse, budallenj jemi ne? Më takonin shitës për makina, helikopterë e pushkë, por do i prodhojmë vetë appeared first on Albeu.com.

“Të tjerët nuk punojnë për integrimin, quajnë vendin narkoshtet jashtë kufijve”, Rama propozon zvogëlimin e Parlamentit: Kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i ka drejtuar akuza opozitës dhe Partisë Demokratike, duke theksuar se përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE po pengohen nga kundërshtarët politikë.

“Puna jonë nuk pret. Do ishte qershi mbi tortë nëse të tjerët do të ishin të interesuar të bënin të njëjtën punë për integrimin në BE. Nuk janë të interesuar, përkundrazi angazhohen që me çdo mjet të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë një imazh negativ, duke e paraqitur vendin si narkoshtet,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë, por se opozita nuk ka shfaqur dëshirë për dialog të sinqertë: “Asnjëherë nuk mbyllim derën. Duan të japin alternativë, le të vijnë. Për të tjerat rrugët ndahen: ne përpara, ata mbrapa. Sa më mbrapa të mbeten, aq më e fortë do të vijë jehona e lehjes së tyre,” tha Rama, duke përdorur metaforën “lehje qeni” për të përshkruar veprimet e opozitës.

Kryeministri gjithashtu propozuar krijimin e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se Parlamenti shqiptar mund të racionalizohet në numër: “Kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund ta kishim me 100 vetë. Publiku do ta mirëpriste këtë dhe do të racionalizonte forcat,” tha Rama.

Fjalimi i tij vjen ndërsa qeveria po përballet me kritika nga opozita dhe partnerët ndërkombëtarë mbi funksionimin e institucioneve dhe transparencën në vendimmarrje, duke shfaqur angazhimin e mazhorancës për reforma dhe modernizim të strukturave parlamentare.

The post “Të tjerët nuk punojnë për integrimin, quajnë vendin narkoshtet jashtë kufijve”, Rama propozon zvogëlimin e Parlamentit: Kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100 appeared first on Albeu.com.

“Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit”, Berisha: Ergys Agasi ka eksportuar të dhënat e sigurisë te bandat dhe armiqtë e NATO-s

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin në përgatitje të protestës kombëtare të 24 janarit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion masiv dhe keqpërdorim të fondeve publike. Ai deklaroi se nga 67 miliardë euro që qytetarët kanë paguar në formë taksash, një shumicë, midis 90% dhe 100%, është përvetësuar.

Berisha denoncoi gjithashtu keqmenaxhimin e investimeve publike, duke përmendur rrugët e ndërtuara në 12 vitet e fundit, të cilat sipas tij, janë ndërtuar me çmime disa herë më të larta se standardet ndërkombëtare dhe shpesh prishen menjëherë pas ndërtimit.

Ai theksoi se përveç parave të buxhetit, edhe pasuritë publike janë përvetësuar, duke përfshirë portin e Durrësit, ku sipas tij janë përfshirë mbi 4 miliardë euro në afera të dyshimta, ndërsa qytetarët kanë paguar një miliard euro shtesë për ndërtimin e portit të ri.

Berisha akuzoi gjithashtu AKSHI-n, institucion ku sipas tij, Ergys Agasi ka kontrolluar tenderat publikë dhe ka manipuluar kontratat në mënyrë të paligjshme, duke përfituar qindra miliona euro dhe duke përdorur të dhënat elektronike të qytetarëve për interesa të dyshimta. Ai e cilësoi këtë rrjet si një “strukturë kriminale” brenda institucioneve shtetërore, që, sipas tij, ka rrezikuar edhe sigurinë e informacionit të vendit dhe të NATO-s.

“Krenari e madhe AKSHI thoshte Edi Rama. Shikoni çfarë ndodh te AKSHI. Te AKSHI baxhanaku i Ramës ka marrë e fituar me kontratat sekrete qindra tendera, ndër të cilët me fitim 98%. Si bëhet kjo? Në mënyrë absolute pa asnjë blerje apo shitje, përvecsse transferim parash nga buxheti i shtetit në llogarinë bankare të kompanisë së tij që paguante vetëm dy paga. Ky del dhe thotë që ka respekt për Lindën e AKSHI-t, por ajo është Linda e Surrelit. Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit sepse ishte kunati i bashkëshortes së Edi Ramës ai që plaçkiste qindra miliona euro nga paratë publike përmes AKSHI-t. AKSHI merrte peng me urdhër të kunatit biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta për tendera në AKSHI, kur ky i fundit kontrollohej nga një bandit dhe mafioz që quhet Ergys Agasi që merrej me vrasje, kontrollin digjital elektronik, të dhënat e cdo shqiptari dhe eksportonte të dhënat më sekrete në duart e organizatave kriminale dhe armiqve të NATO dhe Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

The post “Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit”, Berisha: Ergys Agasi ka eksportuar të dhënat e sigurisë te bandat dhe armiqtë e NATO-s appeared first on Albeu.com.

Imuniteti i Ballukut, Berisha sulmon Ramën: Me 83 mandatet e krimit po përdor pushtetin për t’i mbyllur rrugën drejtësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe, akuzoi Ramën se, po përdor pushtetin për t’i mbyllur rrugën drejtësisë, të kryejë punën e saj.

“Jeni dëshmitarë të disa zhvillimeve të fundit që i hoqën cdo maskë, njeriut që shëtiste nga samiti në samit, nga studio televizive në studio duke u mburrur për reformën në drejtësi. Njeriu që me këtë flamur dërdëlliste në çdo takim dhe çdo samit del tani se ska asnjë normë, asnjë parim dhe princip”, tha Berisha.

Më tej ai tha se në momentin që në dosjen e Ballukut iu përmend emri, sulmoi drejtësinë.

“Në momentin kur në një dosje 2 janë për të dhe një për lubi Ballukun ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, 83 mandatet e krimit për ti mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament për të asgjësuar parlamentin e drejtësisë, këto që keni dëgjuar janë maja e ajsbergut”, tha Berisha.

Sali Berisha: Jeni dëshmitarë të disa zhvillimeve të fundit që i hoqën cdo maskë, njeriut që shëtiste nga samiti në samit, nga studio televizive në studio duke u mburrur për reformën në drejtësi. Njeriu që me këtë flamur dërdëlliste në çdo takim dhe çdo samit del tani se ska asnjë normë, asnjë parim dhe princip. Dhe se që në momentin kur në një dosje 2 janë për të dhe një për lubi Ballukun ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, 83 mandatet e krimit për ti mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament për të asgjësuar parlamentin e drejtësisë, këto që keni dëgjuar janë maja e ajsbergut.

The post Imuniteti i Ballukut, Berisha sulmon Ramën: Me 83 mandatet e krimit po përdor pushtetin për t’i mbyllur rrugën drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Përgatitja për protestën e 24 janarit, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Edi Rama një demon i pushtetit, ka më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist i vendit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, në përgatitje të protestës kombëtare të thirrur për 24 janarin.

Në fjalën e tij para drejtuesve të degëve, Berisha e konsideroi këtë vit si “vitin e sfidës më të madhe dhe përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë”. Ai theksoi se PD ka arritur të ekspozojë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar dramatikën e qeverisjes së Edi Ramës, të cilën e quajti “narkoshtet” dhe “autokraci elektorale”.

Sipas Berishës, qeverisja e Ramës ka krijuar një propagandë që kontrollon mbi 90% të mediave, duke mbrojtur krimin dhe vjedhjen, ndërsa ka lobuar me dhjetëra miliona euro në arenën ndërkombëtare për të mbuluar aktivitetet e tij kriminale. “Ai ka krijuar një mburojë rreth veprimtarisë së tij kriminale si drejtues i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme në Europë, që është qeveria e tij,” tha Berisha.

Berisha u shpreh se PD ka arritur të siguronte shtatë rezoluta ndërkombëtare të miratuara nga partitë e spektrit tonë politik në Europë dhe SHBA, duke dëshmuar “tiparet kryesore të narkodiktaturës së Edi Ramës” dhe përqendrimin anti-ligjor të pushtetit në duart e tij. Ai shtoi se qeveria kontrollon çdo qelizë të shtetit përmes lidhjeve me krimin dhe drogën, duke qenë një “armik i pluralizmit”.

The post Përgatitja për protestën e 24 janarit, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Edi Rama një demon i pushtetit, ka më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist i vendit appeared first on Albeu.com.

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik.

Institucioni njofton se, pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve financiare, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji. Kontrolli i brendshëm ka evidentuar dyshime për mungesë fondesh dhe parregullsi në dokumentacionin financiar, ndaj është depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë.

Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë prekur dhe shpërndarja e tyre vazhdon normalisht, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për të gjithë përfituesit.

Institucioni thekson se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit, duke vënë në dispozicion të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm. Posta distancohet nga çdo formë abuzimi me detyrën dhe angazhohet për transparencë, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit publik, ndërsa çdo shkelje trajtohet me seriozitet maksimal dhe i referohet autoriteteve kompetente.

The post Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve do të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar.

The post Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona appeared first on Albeu.com.

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Besart Logun për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.

Gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, dhe trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, vendosi të dënojë Logun me 2 vjet burgim, që më pas u ul me 1/3 sipas nenit 406 të Kodit Penal, duke e çuar dënimin në 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të burgimit dhe vendosi që ai të jetë në provë për një periudhë 2 vjet e 8 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Për më tepër, Logut i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë 9 muajsh, ndërsa të gjitha shpenzimet procedurale gjatë hetimit dhe gjykimit i ngarkohen atij.

Provat materiale që u përdorën për vendimin përfshijnë DVD dhe CD me përgjime ambientale dhe komunikime audio e video midis të pandehurit dhe agjentëve të koduar, datuar 09 dhe 13 dhjetor 2024.

The post I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu appeared first on Albeu.com.

Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës

Lahuta mbetet shpirti i Shqipërisë së Veriut. Historitë që lindin nga tingujt e saj udhëtojnë më shpejt se njerëzit në rrugët e Malësisë, duke përcjellë kujtesë, identitet dhe art brez pas brezi. Dikur rapsodët e këtyre trevave ishin të shumtë. Ata këndonin këngë trimash, histori njerëzore dhe rrëfime të jetës malësore, duke e mbajtur gjallë traditën e lahutës si një amanet të shenjtë.

Nga trungu i kësaj trashëgimie vjen edhe Lumturije Nonaj, e konsideruar sot e vetmja rapsode grua në botë që interpreton me lahutë. Ajo është pinjolle e një familjeje të njohur lahutarësh, e cila e ka promovuar këtë instrument në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Lumturija është mbesa e rapsodit legjendar Gjok Nonaj, i cili interpretoi në moshën 105 vjeçare në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës dhe mbetet një nga figurat më emblematike të këtij arti.

E lindur në Lezhë dhe me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj thotë se lahuta ka qenë pjesë e jetës së saj që në fëmijëri.

“Unë pothuajse kam lindur lahutare. Brez pas brezi familja ime njihej si familje lahutarësh. Çiftelisë i kam rënë që pesë vjeçe, ndërsa lahutës kam filluar t’i bie në moshën dymbëdhjetë vjeçare”, shprehet ajo.
Sipas saj, sot kanë mbetur shumë pak lahutarë, aq sa mund të numërohen me gishta.

Tradita vazhdon ende brenda familjes Nonaj. Katër vëllezërit e saj, Nikolla, Luigji, Gjeta dhe Gjovalini, janë gjithashtu lahutarë, ndërsa Lumturija po ia mëson këtë instrument edhe bashkëshortit të saj. Ajo thekson se lahuta nuk është e vështirë për t’u mësuar, për sa kohë ka dëshirë dhe respekt për traditën.

Pas njohjes së lahutës nga UNESCO, interesimi për këtë instrument është rritur ndjeshëm. Lumturija tregon se shpesh ndalet nga njerëz në rrugë, sidomos kur shfaqet e veshur me xhubletë dhe me lahutën në dorë.

“Kanë kureshtje. Duan të dinë për identitetin e instrumentit, për pasaportën e lahutës. Dëshira ime është jo vetëm ta luaj, por edhe t’ua mësoj të rinjve”, thotë ajo, duke shprehur shpresën se Shqipëria do të vazhdojë të ketë lahutarë dhe lahutare.
Repertori i saj përfshin këngë trimërie, këngë të Eposit të Kreshnikëve, si dhe vargje nga “Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishta. Por Lumturije Nonaj ka zgjedhur që lahuta e saj të mos këndojë vetëm për luftë dhe vaj.

“Lahutës sime i kam dhënë për detyrë të këndojë edhe këngë dashurie”, shprehet ajo.
Ajo krijon gjithashtu këngë për Malësinë e Madhe, bjeshkët dhe shtegtimin e bagëtive, një tjetër traditë e njohur sot si pasuri shpirtërore.

Për lahutaren, xhubleta dhe lahuta janë si dy motra të pandara. Ajo thotë se nuk do t’i ndajë kurrë, sepse përfaqësojnë identitetin, rrënjët dhe historinë e saj. Siç shprehet vetë Lumturije Nonaj, njohja e lahutës nga UNESCO është një fitore për gjithë kulturën shqiptare.

“Bota e vlerëson këtë art dhe kjo na jep forcë e emocion që ta ruajmë dhe ta çojmë përpara këtë trashëgimi të shenjtë të të parëve tanë”, thotë ajo, duke e parë lahutën si një urë që lidh të shkuarën me brezat që vijnë.

The post Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës appeared first on Albeu.com.

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Bashkimi Evropian ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës, duke hapur rrugën për lirimin e mbi 400 milionë eurove në mbështetje financiare për vendin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se krahas 216 milionë eurove që janë liruar në dhjetor të vitit 2025, synojnë që shumë shpejt të lirojmë edhe 205 milionë euro në fillim të këtij viti.

Ajo tha se ky vendim është marrë pas ndryshimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Hipper tregoi në detaje edhe se në cilat projekte do të përfitojë Kosova.

The post Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën appeared first on Albeu.com.

“Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur”, Salianji: Nëse ai i thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.

The post “Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur”, Salianji: Nëse ai i thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë appeared first on Albeu.com.

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit.

Sipas burimeve për ilirianews.al, pas përfundimit të martesës dhjetëvjeçare, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, çka lë të kuptohet se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë.

Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajza Suzie Ann.
Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” është shprehur Neda.

E pyetur nëse vendimi për divorc u mor duke menduar për veten apo për fëmijët, ajo theksoi se prioritet absolut kanë qenë gjithmonë femijet e saj.

‘Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,”/ Iconstyle

The post Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni appeared first on Albeu.com.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati.

Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Kole Koçi”, organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që u gjet në lokal, i cili përdorej për këtë veprimtari të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on Albeu.com.

“Toyota Yaris” – Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e rikthyer çështjen për rigjykim nga një trup gjykues i ri.

Zarka, i cili u shpall fajtor më parë për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, kishte marrë një dënim prej 2 vitesh e 8 muaj burg, në gjykimin e shkurtuar të shkallës së parë.

Ai kishte ankimuar vendimin, duke kërkuar rishqyrtim të provave dhe procedurave gjyqësore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë prish vendimin e mëparshëm dhe e kthen çështjen në Apelin e GJKKO për rigjykim me trupë tjetër gjykuese, duke hapur rrugën për shqyrtim të plotë të provave dhe argumenteve të paraqitura.

The post “Toyota Yaris” – Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim appeared first on Albeu.com.

Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme?

Brikena dhe Ina janë përfshirë në debat të fortë me njëra-tjetrën, me akuza të ndërsjellta. Gjithçka nisi pasi Brikena i tha se do i vinte turp nëse familja do e hsihte duke u puthur me një djalë si ajo, referuar videos ku ajo puthte Keijsin. Nga ana tjetër, Ina akuzoi Brikenën se po shtiret si vajzë e ndershme dhe se është personi më i shtirur në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Brikena: Mua do më vinte turp të më shikonte familja duke u puthur si ty, turp, turp.

Ina: Ua po pse ti nuk ke puthur asnjë djalë?

Brikena: Jo ashtu si ti e dashur, duhet të të vijë turp.

Ina: Nuk ka pse të më vijë turp sepse kam puthur një djalë beqar dhe jam shumë e lumtur. Ty duhet të të vijë turp për këto paragjykime. Turp që nuk pranon veten tënde dhe nxjerr vetëm vrer nga goja.

Brikena: Veten e kam pranuar dhe jam kjo që jam.

Ina: Ti je një njeri komplet fake, e mendon 10 herë një fjalë para se ta nxjerrësh se mendon si do perceptohet atje jashtë. Kjo mua nuk më intereson, të paktën unë jam e vërtetë.

Brikena: E tregove veten jashtë.

Ina: E kam treguar me vite unë..

Brikena: Je out komplet. Ja më shiko sa e mirë që jam.

Ina: Të dolën të brendshmet…

Brikena: Unë jam gjithmonë e veshur me tuta e dashur…

Ina: po tuta se çfarë do veshësh tjetër…

Brikena: Trupin nuk kam nevojë ta nxjerr këtu, e kam reklamuar ku e kam reklamuar.

Ina: Hajde o Brikena se nuk ka lezet, dy vajza duke bërë muhabete e mbuluar ,e zbuluar. O ti miss Kosova, atje dole me bikini, këtu na bën të ndershmen. Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme. Merr një rol tjetër se nuk të shkon, je vajzë e re.

Brikena: Unë jam vetvetja.

Ina: Ti je komplet fallco, nëse ka një njeri që është fallco këtu, ajo je ti. Nuk të pëlqen vetja, ke frikë nga vetja jote. Ti nuk di të debatosh me argumente. Ky është problemi yt zemër. Ti nuk je këtu për të më përshkruar mua.

Brikena: Ty dy-tre fjali të përshkruajnë, nuk ka nevojë të lodhem

Ina: Nëse do të debatosh me argumente sigurisht që mund ta bëjmë, por ti je shumë larg meje.

Brikena: Sa mirë që jam larg teje, shyqyr që jam larg teje.

Nuk ke shanse të rrish afër meje, nuk ta jap unë atë shans. Ti je larg meje dhe di vetëm të etiketosh, ti feministja, miss sinqeriteti…

Nuk kam nevojë të fëlliq gojën sepse ty dy fjali të përshkruajnë. Vazhdo fëlliqe gojën tënde. E ke fëlliqur që në momenti ne parë kur ke hyrë këtu.

The post Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme? appeared first on Albeu.com.

Zonja e Parë e Francës si DJ, Brigitte Macron bëhet virale me një video teksa kërcen me mixtape-in ​​”Forever Young”

Bashkëshortja e presidentit francez, Brigitte Macron, ka qenë pjesë e fushatës “Pieces Jaunes” prej vitesh dhe, për të inkurajuar qytetarët të dhurojnë fonde, ajo e gjeti veten në rolin e një DJ-je.

Konkretisht, Brigitte Macron vizitoi Disneyland me Didier Deschamps, dhe si pjesë e aktiviteteve për mbledhjen e fondeve për fëmijët, ajo e gjeti veten në rolin e një balerine dhe DJ.

Rreth 300 fëmijë u mblodhën në eventin special për të takuar zonjën e parë të Francës. Më pas, Macron kërceu me humor të mirë dhe mori rolin e DJ-it, duke miksuar këngën “Forever Young” nga Alphaville.

Të pranishmit e shpërblyen atë me duartrokitje të zjarrta dhe reagime pozitive.

Fushata Pieces Yellows do të zgjasë deri më 7 shkurt dhe, nëpërmjet mbledhjes së fondeve, jeta e fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital do të përmirësohet.

The post Zonja e Parë e Francës si DJ, Brigitte Macron bëhet virale me një video teksa kërcen me mixtape-in ​​”Forever Young” appeared first on Albeu.com.

❌