❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

12:50 E zhdukur prej disa muajsh/ Gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 35-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë ditën e djeshme në bregun e një lumi në Itali. 35-vjeçarja, nënë e dy vajzave ishte raportuar e zhdukur që në datën 22 tetor të vitit të kaluar.

Ajo ishte parë për herë të fundit në Trento dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Ishin familjarët e saj që ngritën alarmin tek autoritetet për largimin e saj. Ende nuk dihen shkaqet e largimit nga shtëpia dhe vdekjes së shqiptares./K.M

12:40 12 mësime që edhe gratë inteligjente shpesh i mësojnë shumë vonë në jetë (lifestyle)

Presioni që shoqëria u vendos grave është i jashtëzakonshëm. Pritet të jemi të bukura, interesante, inteligjente dhe të suksesshme. Të sigurojmë pavarësi financiare, ndërkohë që duhet të jemi nëna dhe kujdestare natyrale. Dhe, si për ironi, duhet ta bëjmë gjithë këtë pa u lodhur emocionalisht. Të përmbushësh të gjitha këto pritshmëri shpesh duket e pamundur dhe përpjekja për të qenë perfekte zakonisht kthehet kundër nesh.

Ndoshta kjo është arsyeja pse gratë mbi 60 vjeç raportojnë më shumë lumturi: sepse kanë mësuar disa mësime thelbësore të jetës.

Po t’i kishim mĂ«suar kĂ«to mĂ« herĂ«t, ndoshta do t’i kishim hequr vetes shumĂ« barrĂ« tĂ« panevojshme. Do tĂ« ndalonim sĂ« pĂ«rpjekuri kaq shumĂ« pĂ«r t’u pĂ«lqyer tĂ« tjerĂ«ve dhe do tĂ« pĂ«rqendroheshim nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« jete qĂ« na shpĂ«rblen vĂ«rtet.

Ja 12 mësime që shumica e grave i mësojnë shumë vonë:

1. Nuk je e detyruar të tolerosh mungesën e respektit

Të gjithave na ka ndodhur të nënvlerësohemi ose të trajtohemi pa respekt. Ndonjëherë njerëzit janë vërtet toksikë, por shumë herë, mungesa e respektit vjen sepse ne nuk kemi vendosur standarde të mjaftueshme.

Mësimi është ky: ti vendos kufijtë. Nëse dikush të trajton keq, thuaje qartë që meriton më shumë. Nëse nuk ndryshon, largohu. Përndryshe, mungesa e respektit vetëm sa do të përsëritet.

12 mësime që edhe gratë inteligjente shpesh i mësojnë

2. Qëndrimi yt është gjithçka

TĂ« gjithĂ« kemi ditĂ« tĂ« kĂ«qija. ËshtĂ« njerĂ«zore. Por tĂ« ngecĂ«sh nĂ« negativitet, mund t’i japĂ« njĂ« ngjyrĂ« tĂ« errĂ«t gjithĂ« jetĂ«s tĂ«nde.

Studimet tregojnë se ndryshimi i mënyrës së të menduarit rrit motivimin, suksesin dhe cilësinë e jetës. Nuk do të thotë të shtirësh lumturinë, por të zgjedhësh të shikosh të mirën edhe në ditët e vështira.

3. Shëndeti vlen më shumë se pasuria

Një ushqyerje e shëndetshme lidhet jo vetëm me trupin, por edhe me shëndetin mendor. Mungesa e disa vitaminave mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe rënie humori.

4. Veprimet flasin më fort se fjalët

Të gjithë mund të premtojnë, por pak njerëz veprojnë. Gratë që e njohin këtë mësim nuk mashtrohen nga fjalët e bukura, ato shikojnë sjelljen. Nuk largohen menjëherë, por nuk presin pafund për dikë që nuk shfaqet kurrë.

12 mësime që edhe gratë inteligjente shpesh i mësojnë

5. “Joâ€Â Ă«shtĂ« pĂ«rgjigje e plotĂ«

Vendosja e kufijve Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r njĂ« jetĂ« autentike. MegjithatĂ«, shumica e grave kanĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ«si ta thonĂ« kĂ«tĂ« fjalĂ« tĂ« vogĂ«l. TĂ« thuash “jo” nuk tĂ« bĂ«n egoiste, por tĂ« sinqertĂ«. Dhe gratĂ« qĂ« e mĂ«sojnĂ« kĂ«tĂ« herĂ«t, janĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« lumtura mĂ« vonĂ«.

6. Vlerësimi duhet të vijë nga brenda

NĂ«se gjithĂ« jetĂ«n kĂ«rkon miratim nga tĂ« tjerĂ«t, do tĂ« mbetesh e varur prej tyre. MĂ«simi mĂ« i vĂ«shtirĂ«, por mĂ« çlirues: ti je e mjaftueshme. Modelet e vjetra mund tĂ« ndryshohen. Fillon kur ndalon sĂ« thĂ«ni “unĂ« kĂ«shtu jam” dhe fillon tĂ« thuash “mund tĂ« jem mĂ« e mirĂ«â€.

7. Vendos veten të parën pa ndier faj

Nuk mund të jesh aty për të tjerët nëse je bosh për veten. Si maska e oksigjenit në avion: fillimisht ti, pastaj të tjerët.

8. Dështimi të afron më shumë me suksesin

Dështimi nuk është fundi. Me një mendësi rritjeje, çdo gabim shndërrohet në njohuri. Balanca mes pranimit të emocioneve negative dhe mësimit prej tyre është çelësi.

12 mësime që edhe gratë inteligjente shpesh i mësojnë

9. Marrëdhëniet duhet të të fuqizojnë, jo të të zvogëlojnë

Dashuria dhe miqĂ«sia e shĂ«ndetshme tĂ« motivojnĂ«, tĂ« frymĂ«zojnĂ« dhe tĂ« japin energji. NĂ«se njĂ« lidhje tĂ« bĂ«n tĂ« ndihesh e lodhur, e trishtuar ose e pavlerĂ«suar, Ă«shtĂ« shenjĂ« paralajmĂ«ruese pĂ«r t’iu larguar.

10. Ti je përgjegjëse për suksesin tënd

Mos prit që dikush tjetër të ta ndërtojë jetën. Mrekullitë ndodhin, por zakonisht atëherë kur je duke punuar për to. Gratë më të lumtura janë ato që e dinë mirë këtë mësim.

11. Qëndro besnike ndaj vetes, pa kushte

Mos ndrysho pĂ«r t’u pĂ«rshtatur. BĂ«hu gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« vetja. NjerĂ«zit e duhur do tĂ« tĂ« gjejnĂ« dhe duan pikĂ«risht ashtu siç je.

12. Intuita jote është një udhërrëfyes i fuqishëm

Ndjesia e brendshme ekziston për një arsye. Kur bashkon intuitën me arsyen, merr vendimet më të forta. Mëso ta dallosh zërin e intuitës nga frika dhe praktiko dëgjimin e saj./K.M

12:30 Italia refuzon dërgimin e trupave në Groenlandë, Roma zgjedh rrugën politike dhe koordinimin me NATO-n

Italia nuk do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« operacionin ushtarak “Arctic Endurance” nĂ« GroenlandĂ«, tĂ« propozuar nga Danimarka dhe i mbĂ«shtetur nga disa vende evropiane si pĂ«rgjigje ndaj ambicieve amerikane tĂ« ish-presidentit Donald Trump.

Vendimi Ă«shtĂ« konfirmuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« nga qeveria italiane, me mbĂ«shtetjen e kryeministres Giorgia Meloni, e cila aktualisht ndodhet nĂ« Japoni. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, gjatĂ« njĂ« deklarate nĂ« Senat, ironizoi idenĂ« e njĂ« pranie tĂ« shpĂ«rndarĂ« ushtarake nĂ« Arktik: “ÇfarĂ« po bĂ«jnĂ« njĂ«qind, dyqind apo treqind ushtarĂ« tĂ« çdo kombĂ«sie nĂ« GroenlandĂ«? TingĂ«llon si fillimi i njĂ« shakaje. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« garĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«rguar ushtarĂ« nĂ«pĂ«r botĂ«. Qasja jonĂ« Ă«shtĂ« racionale. Ne i kemi kĂ«rkuar NATO-s tĂ« koordinohet. Duhet tĂ« bashkohemi, jo tĂ« pĂ«rçahemi.”

Qëndrimi i Romës u përforcua edhe nga një takim rreth një orë e gjysmë i zhvilluar në Farnesina, mes ministrit të Jashtëm Antonio Tajani dhe ambasadorëve italianë në Danimarkë, NATO dhe Bruksel. Nga çdo këndvështrim, mesazhi mbetet i pandryshuar: asnjë trupë italiane në Groenlandë.

PĂ«r MinistrinĂ« e Jashtme italiane, iniciativa e Trump pĂ«rfaqĂ«son ende “njĂ« kĂ«rcĂ«nim” dhe ekziston ndĂ«rgjegjĂ«simi se Shtetet e Bashkuara do tĂ« vazhdojnĂ« pĂ«rpara me qĂ«ndrimin e tyre. MegjithatĂ«, Italia kĂ«mbĂ«ngul se zgjidhja duhet tĂ« jetĂ« politike, nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« vĂ«shtirĂ« balancimi mes EvropĂ«s, NATO-s dhe SHBA-ve, tĂ« cilat mbeten partneri kryesor i AleancĂ«s Atlantike.

Sot, mĂ« 16 janar, Crosetto dhe Tajani, sĂ« bashku me ministren e Universitetit Anna Maria Bernini, pritet tĂ« prezantojnĂ« nĂ« Villa Madama dokumentin strategjik mbi angazhimin e ItalisĂ« nĂ« Arktik. Parashikohet edhe njĂ« videomesazh nga kryeministrja Meloni, e cila do tĂ« theksojĂ« “rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike” tĂ« rajonit.

Sipas dokumentit 52-faqësh të shqyrtuar nga Corriere della Sera, Italia, ndonëse nuk është një shtet arktik, e konsideron stabilitetin e rajonit si thelbësor për sigurinë evropiane dhe euroatlantike. Strategjia italiane parashikon kontribut jo-ushtarak, përfshirë ekspertizë në sigurinë kibernetike, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe bashkëpunim në sistemet satelitore për mbikëqyrje detare, monitorim mjedisor dhe kontroll të rrugëve detare në Arktik.

Dokumenti nĂ«nvizon mbĂ«shtetjen pĂ«r sovranitetin e GroenlandĂ«s dhe DanimarkĂ«s, por edhe shqetĂ«simin pĂ«r praninĂ« dhe manovrat ruse dhe kineze nĂ« rajon. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Italia mbĂ«shtet “njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« fortĂ«, por tĂ« pĂ«rgjegjshme euroatlantike”, tĂ« bazuar nĂ« parandalim, bashkĂ«punim dhe zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

NĂ« njĂ« kontekst tĂ« ndĂ«rlikuar diplomatik, kryeministrja Meloni pĂ«rballet me njĂ« axhendĂ« tĂ« ngjeshur ndĂ«rkombĂ«tare: nga pjesĂ«marrja e pritshme nĂ« nisma tĂ« reja diplomatike tĂ« promovuara nga Trump, deri te samiti ndĂ«rqeveritar Itali–Gjermani nĂ« RomĂ« mĂ« 23 janar, me kancelarin Friedrich Merz, i cili Ă«shtĂ« shprehur i gatshĂ«m pĂ«r dĂ«rgimin e trupave nĂ« GroenlandĂ«./K.M

12:20 Frikë e panik në qendrën tregtare në Hong Kong/ Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të neutralizuar një person i cili tentoi të godiste me thikë një grua.

Frika dhe paniku përfshi qytetarët që ndodheshin në qendrën tregtare në Hong Kong të cilën tentuan menjëherë të largohen./KM

12:10 A bëheni edhe ju nostalgjikë me filmin Monte Carlo?

NĂ« vitin 2011, komedia romantike “Monte Carlo” u kthye nĂ« fenomenin e Hollywood-it, por edhe nĂ« njĂ« nga filmat mĂ« tĂ« dashur pĂ«r shikuesit nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n. Selena Gomez, Leighton Meester dhe Katie Cassidy ishin pjesĂ« e kastit kryesor, duke kontribuar edhe nĂ« suksesin e filmit.

“Monte Carlo” sjell historinĂ« e tre shoqeve amerikane qĂ« shkojnĂ« pĂ«r pushime nĂ« Paris. NjĂ« ngatĂ«rresĂ« e papritur identitetesh me njĂ« trashĂ«gimtare tĂ« pasur, i çon nĂ« njĂ« aventurĂ« tĂ« veçantĂ« nĂ« “Hotel de Paris”, hotelin e famshĂ«m nĂ« Monte Carlo.

Filmi ndihet si njĂ« arratisje vere dhe shfaq bukur elegancĂ«n e RivierĂ«s Franceze nĂ«pĂ«rmjet notave tĂ« romancĂ«s, modĂ«s dhe pamjeve luksoze. “Monte Carlo” Ă«shtĂ« filmi qĂ« ju shkĂ«put nga monotonia e pĂ«rditshmĂ«risĂ« dhe ju çon pĂ«r dy, nĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« ndritshme.

Pamjet nga Parisi apo Monaco shĂ«rbejnĂ« jo vetĂ«m si sfond, por edhe si pjesĂ« aktive e rrĂ«fimit, duke krijuar ndjesinĂ« e tĂ« qenit brenda njĂ« “arratisjeje” qĂ« i pĂ«rngjan njĂ« pĂ«rralle moderne. Prandaj njerĂ«zit e kanĂ« pĂ«rqafuar atĂ«herĂ« dhe me tĂ« njĂ«jtĂ«n dashuri i rikthehen sot.

“Monte Carlo” çel portĂ«n e imagjinatĂ«s se jeta mund tĂ« ndryshoj brenda njĂ« nate. Mes porteve tĂ« jahteve, dhomave tĂ« “Hotel de Paris” dhe seteve tĂ« Bvlgari-t me varĂ«sen ikonike blu qĂ« shkĂ«lqen teksa Selena Gomez e vendos nĂ« personazhin e Cordelia-s, ky Ă«shtĂ« filmi qĂ« i afrohet Ă«ndrrave./KM

11:00 Ndërprerje e rrjetit hekurudhor në Tokio për shkak të zjarrit në transformator, probleme për 673 mijë pasagjerë

Një ndërprerje e energjisë elektrike në rrjetin hekurudhor të Tokios këtë mëngjes ndërpreu udhëtimin e gati 673,000 pasagjerëve, pasi dy linja kryesore, Yamanote dhe Keihin-Tohoku, që shërbejnë disa nga stacionet më të ngarkuara në botë, u pezulluan.

JR East, kompania më e madhe hekurudhore e Japonisë, tha se pamundësia për të rivendosur energjinë elektrike gjatë mirëmbajtjes gjatë natës në stacionin Tamachi të Tokios kishte rezultuar në mungesë të energjisë elektrike sot për të dyja linjat.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i kompanisĂ« tha se u pa tym qĂ« vinte nga njĂ« transformator pranĂ« stacionit. PasagjerĂ«t zbritĂ«n nga njĂ« tren Keihin-Tohoku qĂ« ishte ndaluar midis stacioneve dhe ecĂ«n pĂ«rgjatĂ« shinave pĂ«r t’u evakuuar me ndihmĂ«n e zjarrfikĂ«sve dhe stafit tĂ« hekurudhĂ«s. NjĂ« zjarr u raportua nĂ« shinat pranĂ« Stacionit Tamachi, ku takohen dy linjat, pak para orĂ«s 8 tĂ« mĂ«ngjesit, raportoi transmetuesi publik NHK. Zjarri nĂ« transformator u shua rreth 30 minuta mĂ« vonĂ«, tha i njĂ«jti burim.

Linja Yamanote shërben stacione të tilla si Shinjuku, e cila pret rreth 3.5 milionë pasagjerë çdo ditë, ndërsa Linja Keihin-Tohoku lidh qendra të mëdha si Tokio dhe Yokohama./K.M

10:50 Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë Apeli I GJKKO ka lënë në fuqi vendimin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtari Engert PĂ«llumbi, sot mĂ« 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datĂ« 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datĂ« 27.10.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pĂ«r heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datĂ« 27.10.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

PasuritĂ« janĂ« sekuestruar nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r aferĂ«n “Partizani”./K.M

10:40 Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi. Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësime të forta ndaj draftit të ri të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të hartuar nga Akademia e Shkencave, duke e cilësuar atë si problematik në disa nivele dhe larg standardeve shkencore.

Sipas saj, fjalori, si akt kulturor dhe kombëtar i financuar me fonde publike, duhet të reflektojë seriozitet, përgjegjësi dhe zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë, gjë që në këtë rast mungon.

Zhupa rendit disa shembuj konkretĂ« qĂ«, sipas saj, dĂ«shmojnĂ« punĂ« jo cilĂ«sore: futjen e fjalĂ«ve tĂ« huaja si “abandonim” dhe “onlajn” pa nevojĂ« reale gjuhĂ«sore, si dhe pĂ«rkufizime thellĂ«sisht diskriminuese pĂ«r fjalĂ«t “djalĂ«â€ dhe “vajzĂ«â€, ku vajza paraqitet me nota negative dhe paragjykuese.

Ajo thekson se kjo qasje nuk është vetëm e papranueshme shkencërisht, por edhe e rrezikshme shoqërisht, pasi normalizon një mentalitet maskilist përmes një dokumenti normativ të gjuhës.

 

Në këtë kuadër, Zhupa paralajmëron se do të kërkojë një seancë dëgjimore në Komisionin e Kulturës, ku Akademia e Shkencave të japë shpjegime të hapura mbi procesin e hartimit të fjalorit, grupet e punës dhe kriteret shkencore të përdorura. Ajo nënvizon se kjo çështje nuk do të trajtohet politikisht, por si një interes publik dhe kombëtar, duke kërkuar një diskutim serioz për një nga shtyllat kryesore të identitetit shqiptar: gjuhën./K.M

foto galeri

10:30 Niveli i ujit në rënie/ Si paraqitet situata nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës

Prefektura e ShkodrĂ«s ka dhĂ«nĂ« informacione lidhur me situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« kĂ«tĂ« qark. NĂ« zonĂ«n e Dajçit nĂ« BashkinĂ« e ShkodrĂ«s, ka rĂ«nie tĂ« nivelit tĂ« ujit. Edhe nĂ« aksin rrugor tĂ« Obotit ka rĂ«nie tĂ« ujit ndonĂ«se vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji rreth 20–30 cm.

Transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet me një automjet me kalueshmëri të lartë dhe 5 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në territorin e Bashkisë Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Raportohet gjithashtu se qarkullimi në akset Qafë Mali-Fierzë dhe K/Hadroj- Q/Bënë kryhet me goma dimërore/zinxhirë për shkak të dëborës.

Njoftimi i plotë:

Situata në territorin e Qarkut Shkodër, sot më datë 16.01.2026, paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual.

NĂ« territorin e BashkisĂ« ShkodĂ«r, nĂ« zonĂ«n e Dajçit vĂ«rehet rĂ«nie e nivelit tĂ« ujit, ndĂ«rsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka mĂ« prezencĂ« uji. Aksi rrugor i Obotit vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji rreth 20–30 cm, por me tendencĂ« rĂ«nieje tĂ« vazhdueshme. Transporti i banorĂ«ve nĂ« zonat e prekura vijon tĂ« realizohet nga Regjimenti i KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Veriut, me njĂ« automjet me kalueshmĂ«ri tĂ« lartĂ« dhe 5 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.

Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike. Niveli i lumit Drin në Bahçallëk është në kuotën 7.2 m, ndërsa lumi Buna regjistrohet në kuotën 8.30 m në Pazar dhe 6.40 m në Dajç. Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën -1.90 m dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve.

Nga DRV Shkodër raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Në akset malore rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe/ose zinxhirë.

Kontraktorët e Mirëmbajtjes Rrugore

‱ Qarkullimi nĂ« akset QafĂ« Mali – FierzĂ« dhe K/Hadroj – Q/BĂ«nĂ« kryhet me goma dimĂ«rore/zinxhirĂ«.

‱ Akset rrugore Dedaj–RazĂ«m, Bogë–QafĂ« Thore-Theth dhe Hani Hotit-Vermosh janĂ« tĂ« kalueshme, por kĂ«rkohet respektim rigoroz i rregullave tĂ« qarkullimit, sinjalistikĂ«s dhe pĂ«rdorimi i gomave dimĂ«rore ose zinxhirĂ«ve.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, vijon të jetë në terren, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën./K.M

10:20 Yll Limani merr një vendim të rëndësishëm për 2026-ën: Disa këngë nuk janë bërë për klube

Yll Limani ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij. Këngëtari bën me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale se gjatë vitit 2026 nuk do të performojë në klubet e natës.

Ylli shkruan se ajo hapësirë e ka bërë të përjetojë kujtime dhe e ka fuqizuar muzikën e tij, por disa këngë kërkojnë tjetër fokus. Ai thotë se është momenti për përgatitjen e një takimi ndryshe që do të ndodhë së shpejti.

“PĂ«r shumĂ« vjet, jemi takuar pothuajse çdo fundjavĂ« nĂ« klube tĂ« ndryshme, kudo ku ka pasur njerĂ«z qĂ« e duan muzikĂ«n time. Prania juaj, energjia, afĂ«rsia dhe dashuria qĂ« mĂ« keni dhĂ«nĂ«, ma gĂ«zojnĂ« zemrĂ«n dhe jam pafundĂ«sisht falĂ«nderues. Tani, kam vendosur tĂ« ndalem pak. NĂ« vitin 2026 nuk do tĂ« mbaj performanca nĂ« klube. Jo sepse po largohem nga muzika apo sepse klubet nuk janĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e historisĂ« sime; klubet janĂ« vendi ku muzika ime Ă«shtĂ« rritur, ku kam kĂ«nduar bashkĂ« me ju dhe ku kam kujtime tĂ« paharrueshme. Disa kĂ«ngĂ« nuk janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r klube. Disa momente kĂ«rkojnĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tjetĂ«r pĂ«r t’u ndier ashtu siç duhet. Disa gjĂ«ra nĂ« jetĂ« kĂ«rkojnĂ« kohĂ«. Fokus. NjĂ« frymĂ«marrje tjetĂ«r. Ky Ă«shtĂ« thjesht njĂ« vendim pĂ«r tĂ« krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r diçka mĂ« tĂ« madhe. PĂ«r t’u pĂ«rgatitur. PĂ«r t’u takuar ndryshe. Faleminderit pĂ«r çdo natĂ« qĂ« e kemi ndarĂ« bashkĂ« deri sot. Shihemi shumĂ« shpejt, ashtu siç ju pĂ«lqen. Ju dua”, pĂ«rmbyll artisti./K.M

10:10 Shkencëtarët zbulojnë trupa të mumifikuar gepardi në shpella në Arabinë Saudite

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të pabesueshëm në Arabinë Saudite. Janë gjetur gepardë të mumifikuar që varionin nga 130 deri në mbi 1,800 vjeç, brenda shpellave.

Studiuesit gërmuan dhe gjetën shtatë kufoma të tëra së bashku me kockat e 54 gepardëve të tjerë në një vend pranë qytetit të Arar.

Procesi i mumifikimit parandalon dekompozimin e një kufome, duke e mbajtur trupin praktikisht të paprekur.

Ndërsa mumjet egjiptiane janë ndoshta më të famshmet, për shkak të ritualeve të lashta, procesi mund të ndodhë edhe natyrshëm në vende si akullnajat, shkretëtirat dhe kënetat./K.M

10:00 Sekuestrohet kokainë me vlerë rreth 20 milionë euro në Itali/ Në pranga dy shqiptarë

Mbi 160 kilogramë kokainë të fshehur brenda një kamioni, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni policor masiv nga Guardia di Finanza midis provincave të Bergamos dhe Brescias. Operacioni u finalizua me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimin e sasisë së drogës që nëse shitej në treg, mund të arrinte një vlerë prej afërsisht 20 milionë eurosh.

Në kuadër të operacionit u kryen një sërë kontrollesh në zonat kryesore industriale të dy provincave, zona të konsideruara strategjike për trafikimin e paligjshëm të narkotikëve. Zyrtarët e financave nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Brescias vunë re aktivitet të dyshimtë rreth një kamioni me rimorkio të ndaluar në një komunë në zonën e Bergamos.

Sipas raportimeve, shoferi i kamionit, i cili vepronte në mënyrë të dyshimtë, hipi në rimorkio pak para se një makinë të ndalonte pranë kamionit. Pikërisht kur shoferi po i dorëzonte shtatë çanta të mëdha shoferit të makinës, Guardia di Finanza nisi të kontrollonte automjetin.

Brenda çantave u gjetën 150 blloqe kokaine, me një peshë totale prej më shumë se 160 kilogramësh. Dy burrat e përfshirë, të dy me origjinë shqiptare, u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Bergamos. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar çdo lidhje të mundshme me organizata më të mëdha kriminale. /K.M

09:50 Komentuesit u tallĂ«n me martesĂ«n e tij tĂ« tretĂ«, Blero s’e kursen pĂ«rgjigjen!

NatĂ«n e 12 janarit, nĂ« rrjet nisĂ«n tĂ« qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisĂ« nĂ« njĂ« event me shumĂ« tĂ« ftuar, por komentet s’kanĂ« munguar.

Për Bleron kjo është martesa e tretë pas asaj me Teuta Krasniqin, me të cilën ka vajzën, Tarën që nuk mungoi në dasmë dhe me Afrona Dikën.

Ndryshe prej tyre, bashkĂ«shortja e tij nuk Ă«shtĂ« figurĂ« publike dhe pak dihet pĂ«r tĂ«. MegjithatĂ«, rrjeti reagoi pĂ«rmes komenteve duke thĂ«nĂ« “uroj tĂ« jetĂ« torta e fundit”, “si nuk pĂ«rton tĂ« martohesh”, “nuk paska punĂ« tjetĂ«r veç tĂ« martohet e ndahet” etj.

Blero ua ka kthyer përgjigjen përmes një postimi.

“A ju duket sikur më  gĂ«zuar pĂ«r dashurinĂ«!”, shkruan ai nĂ« njĂ« foto nga dasma ku shfaqet duke kĂ«rcyer./K.M

09:40 “Heshtja e Kremlinit”/ Reagim i zbehtĂ« nga Moska pĂ«r ngjarjet nĂ« Iran dhe VenezuelĂ«

Ishte takimi i parĂ« publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit tĂ« Ri. Bastisjet e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« VenezuelĂ« – njĂ« aleate e ngushtĂ« e MoskĂ«s – dhe kapja e presidentit tĂ« saj njĂ« javĂ« mĂ« parĂ« nuk ishin nĂ« rend dite, tĂ« paktĂ«n jo publikisht.

Po ashtu nuk u pĂ«rmendĂ«n as protestat qĂ« po pĂ«rshkallĂ«zohen dhe po e tronditin Iranin – njĂ« tjetĂ«r aleat i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i MoskĂ«s. As Kuba, Qeveria e sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« krizĂ«s nĂ« VenezuelĂ«, nuk u diskutua.

Agjenda e takimit publik tĂ« Putinit mĂ« 12 janar – me njĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r teknokrat – ishte pĂ«r prodhimin industrial rus, sĂ« bashku me programin hapĂ«sinor rus, tashmĂ« tĂ« vjetruar.

Dikush ka mundur tĂ« mendojĂ« se njĂ« sĂ«rĂ« aleatĂ«sh qĂ« po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin MoskĂ«n tĂ« kishte njĂ« reagim mĂ« tĂ« fortĂ«. Kremlini i ka kultivuar kĂ«to raporte pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra, nĂ« mos dekada, pjesĂ«risht pĂ«r arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesĂ«risht pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara.

PĂ«r vite me radhĂ« ajo ka kundĂ«rshtuar po ashtu tĂ« ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” – protesta antiqeveritare pĂ«r tĂ« cilat Moska pretendon se janĂ« thjesht pĂ«rpjekje tĂ« orkestruara nga SHBA-ja pĂ«r tĂ« minuar qeveritĂ« miqĂ«sore ndaj RusisĂ«.

Por, deklaratat jo fort tĂ« zĂ«shme nga zyrtarĂ«t rusĂ« – pĂ«r tĂ« mos pĂ«rmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet nĂ« VenezuelĂ« dhe Iran kanĂ« befasuar vĂ«zhguesit qĂ« pĂ«rcjellin RusinĂ«.

“RusĂ«t duhet tĂ« thonĂ« diçka pĂ«r kĂ«to çështje dhe kĂ«shtu [Ministria e Jashtme] do tĂ« dalĂ« me gjuhĂ«n e pritshme dhe kritikat e zakonshme, por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si sistemi rus nuk dĂ«shiron ta kritikojĂ« Shtetet e Bashkuara tepĂ«r hapur, prandaj kemi njĂ« heshtje tĂ« plotĂ« nga Kremlini dhe nga Putini”, tha Hanna Notte, drejtoreshĂ« e Programit pĂ«r MospĂ«rhapjen e ArmĂ«ve nĂ« Euroazi nĂ« QendrĂ«n James Martin pĂ«r Studime tĂ« MospĂ«rhapjes sĂ« ArmĂ«ve.

“Kjo administratĂ« amerikane qĂ« vepron me pandĂ«shkueshmĂ«ri nĂ« mĂ«nyrĂ« mjaft efektive, duke ndjekur interesat e saj, pĂ«rfshirĂ« edhe me mjete ushtarake, dhe duke mos pasur pasoja, e bĂ«n RusinĂ« tĂ« duket e dobĂ«t”, tha Notte. “Mendoj se Rusia nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nuk mund tĂ« bĂ«jĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« ndryshuar kursin e veprimit tĂ« SHBA-sĂ« apo pĂ«r ta frenuar atĂ«. Dhe, nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ«: çfarĂ« do tĂ« thotĂ« Vladimir Putini? Prandaj ai nuk thotĂ« asgjĂ«â€.

“Nuk do tĂ« thosha se ata po heshtin”, u shpreh Nicole Grajewski, eksperte pĂ«r Lindjen e Mesme dhe profesoreshĂ« nĂ« Sciences Po, nĂ« Universitetin e Parisit. “Do tĂ« thosha se ndoshta, thjesht nuk po shohim se çfarĂ« po bĂ«jnĂ« ata prapa skenĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« Iran”.

Ruslan Suleymanov, ish-gazetar dhe ekspert pĂ«r Lindjen e Mesme, theksoi se mungesa e dĂ«nimeve tĂ« ashpra – sa i pĂ«rket Iranit, VenezuelĂ«s apo edhe diktatorit tĂ« rrĂ«zuar sirian Bashar al-Assad – po ashtu pasqyron prioritetin kryesor qĂ« Moska ka aktualisht: UkrainĂ«n.

“QartĂ«sisht, Kremlini Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ« me probleme krejtĂ«sisht tjera tani”, tha pĂ«r Current Time, Ruslan Suleymanov, nga Qendra pĂ«r Strategji tĂ« Reja Euroaziatike, me seli nĂ« Gjermani.

“PĂ«r Putinin, kapja edhe e njĂ« fshati tjetĂ«r nĂ« UkrainĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme sesa shpĂ«timi i regjimit tĂ« Assadit, siç e kemi parĂ«, apo i Maduros nĂ« VenezuelĂ«, ose edhe mĂ« shumĂ« se kaq, i ajatollah Ali Khameneit nĂ« Iran”.

“Kategorikisht e papranueshme”

NĂ« tĂ« kaluarĂ«n, kur ndodhte njĂ« ngjarje e madhe gjeopolitike – njĂ« sulm ushtarak, protesta destabilizuese antiqeveritare apo njĂ« zgjedhje e kontestuar – dhe Uashingtoni ishte i pĂ«rfshirĂ« drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi, zyrtarĂ«t rusĂ« reagonin shpejt, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r pĂ«rmbajtje ose duke u kĂ«rkuar vendeve tĂ« huaja – pra, SHBA-sĂ« – tĂ« mos ndĂ«rhynin.

Fjalimi, tashmĂ« i famshĂ«m, i Putinit nĂ« Munih nĂ« vitin 2007, ku ai sulmoi politikĂ«n e jashtme amerikane, ishte karakteristik: “NjĂ« shtet – Shtetet e Bashkuara – i ka tejkaluar kufijtĂ« e tij kombĂ«tarĂ« nĂ« çdo sferĂ«â€.

Që nga rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit të kaluar, Kremlini e ka zbutur kritikën e tij të ashpër ndaj Uashingtonit, dhe duke e drejtuar vëmendjen nga Evropa dhe NATO-ja, veçmas sa i përket luftës në Ukrainë.

Pasi forcat speciale amerikane ndĂ«rhynĂ« nĂ« Karakas mĂ« 3 janar, duke vrarĂ« dhjetĂ«ra roje, duke kapur Nicolas Maduron dhe bashkĂ«shorten e tij dhe duke i dĂ«rguar me nxitim nĂ« njĂ« anije luftarake amerikane qĂ« po i priste, Ministria e Jashtme e RusisĂ« e quajti kĂ«tĂ« “njĂ« akt agresioni tĂ« armatosur
 qĂ« ngjall shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« dhe kĂ«rkon dĂ«nim”.

Kur forcat amerikane sekuestruan një cisternĂ« nafte mĂ« 7 janar, e cila ishte nisur disa javĂ« mĂ« parĂ« nga ujĂ«rat pranĂ« VenezuelĂ«s – duke pretenduar se po lundronte nĂ«n flamurin rus – reagimi i parĂ« i MoskĂ«s erdhi nga Ministria e Transportit, pĂ«rmes njĂ« postimi, me pĂ«rmbajtje juridike, nĂ« Telegram, i cili mĂ« pas u rishpĂ«rnda nga Ministria e Jashtme.

Kur dy shtetas rusë, që ishin ndaluar në anije u liruan nga autoritetet amerikane, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme që njihet për gjuhë të ashpër, Maria Zakharova, e falënderoi personalisht presidentin Donald Trump.

Në Iran, ku protestat antiqeveritare janë përshkallëzuar që nga shpërthimi i demonstratave më 28 dhjetor, deklaratat publike ruse kanë qenë të kufizuara.

MĂ« 12 janar, po tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« kur Trump paralajmĂ«roi se Uashingtoni po shqyrtonte “disa opsione shumĂ« tĂ« ashpra” kundĂ«r Iranit, Sergei Shoigu, kreu i KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« tĂ« RusisĂ«, zhvilloi njĂ« bisedĂ« telefonike me homologun e tij iranian, Ali Larijani.

Shoigu, njĂ« njeri i afĂ«rt me Putinin qĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, dĂ«noi “edhe njĂ« pĂ«rpjekje tjetĂ«r tĂ« forcave tĂ« jashtme pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« punĂ«t e brendshme tĂ« Iranit”.

NjĂ« ditĂ« mĂ« vonĂ«, Ministria e Jashtme reagoi nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tipike, duke thĂ«nĂ« se kĂ«rcĂ«nimet e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« ndaj Teheranit ishin “kategorikisht tĂ« papranueshme”.

Zakharova gjithashtu i pĂ«rshkroi protestat iraniane si njĂ« “revolucion me ngjyra”- njĂ« tregues se Moska beson qĂ« protestat janĂ« nxitur nga forca tĂ« jashtme, tĂ« paspecifikuara.

“Irani Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r RusinĂ« sesa ishte Venezuela”

Sa i përket Kremlinit, megjithatë, nuk ka pasur asgjë tjetër përveç heshtjes për ngjarjet e fundit.

Takimi i Putinit më 12 janar me zëvendëskryeministrin Denis Manturov ishte kryesisht teknik dhe ekonomik. Nuk u përmendën trazirat e jashtme.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r takim publik, tĂ« mbajtur mĂ« 14 janar, Putini diskutoi pĂ«r sigurinĂ« rrugore me njĂ« tjetĂ«r zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe e pĂ«rgĂ«zoi pĂ«r “arritjet nĂ« industrinĂ« e ndĂ«rtimit nĂ« vitin 2025”.

Pjesërisht, mungesa e bujës mund të shpjegohet se ato përkuan me festat ruse. Dy javët e para të janarit zakonisht janë një periudhë e qetë në Rusi, për shkak të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes Ortodokse.

Pushtimi i Ukrainës, i cili po i afrohet përvjetorit të katërt, është po ashtu një prioritet që konsumon të gjitha burimet për Kremlinin. Konflikti ka kufizuar gjithashtu aftësinë e Moskës në mënyra të tjera, duke bërë që të shfrytëzojë burimet njerëzore dhe armatimet dhe duke tronditur ekonominë ruse.

“Nuk ka asnjĂ« arsye qĂ« rusĂ«t tĂ« pĂ«rqendrohen tepĂ«r nĂ« kĂ«to çështje”, tha Sergey Radchenko, historian dhe profesor nĂ« ShkollĂ«n pĂ«r Studime tĂ« Avancuara NdĂ«rkombĂ«tare nĂ« Johns Hopkins. “NĂ«se gjĂ«rat shkojnĂ« keq, ata nuk mund tĂ« bĂ«jnĂ« shumĂ« pĂ«r ta. Prandaj, ata thjesht ofruan mendime dhe lutje sa u pĂ«rket sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe qĂ«ndruan tĂ« heshtur pĂ«r VenezuelĂ«n”.

Si Notte, Radchenko argumentoi se Kremlini po përpiqet ta ketë mirë me administratën e Trumpit.

“Nuk ekziston mĂ« njĂ« botĂ« revolucionare, dhe Kremlini Ă«shtĂ« shumĂ« larg nga pretendimi qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« rol udhĂ«heqĂ«s aty”, tha Radchenko. “Prandaj, ata mund ta trajtojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« pragmatike kĂ«tĂ« çështje, duke e kuptuar se krijimi i kaosit nuk u sjell asnjĂ« dobi dhe mund tĂ« minojĂ« diplomacinĂ« e RusisĂ« ndaj SHBA-sĂ« sa i pĂ«rket konfliktit nĂ« UkrainĂ«â€.

Mungesa e retorikĂ«s sĂ« ashpĂ«r pĂ«rputhet me njĂ« model qĂ« daton nga dhjetori i vitit 2024, kur njĂ« tjetĂ«r aleat i RusisĂ« – Assadi i SirisĂ« – u rrĂ«zua papritur nga pushteti, duke e privuar MoskĂ«n nga njĂ« partner i madh nĂ« Lindjen e Mesme, ku ajo kishte ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r ta mbajtur nĂ« pushtet njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ«.

Me Venezuelën që është në pjesën tjetër të botës, aftësia e Moskës për të ndikuar te ngjarjet është më e kufizuar.

NĂ«se veprimet e SHBA-sĂ« nĂ« VenezuelĂ« çojnĂ« nĂ« rrĂ«zimin e QeverisĂ« komuniste nĂ« KubĂ« – lidhet e tĂ« cilĂ«s me MoskĂ«n datojnĂ« qĂ« nga vitet ’60 – njĂ« gjĂ« e tillĂ« do tĂ« ishte gjithashtu problematike. Por, sipas ekspertĂ«ve, Rusia me gjasĂ« nuk do tĂ« mund tĂ« pĂ«rgjigjej as nĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ«.

Megjithatë, me Iranin, që Rusia ndan kufi detar, situata është potencialisht më urgjente, tha Grajewski.

“NĂ«se Irani bie, pĂ«r RusinĂ« nuk do tĂ« ishte vetĂ«m poshtĂ«rim, por ndoshta edhe vendi i fundit autoritar qĂ« ka aleancĂ« me ta
 pĂ«rveç KoresĂ« sĂ« Veriut”, shtoi ajo.

“Irani Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r RusinĂ« sesa ishte Venezuela”, tha Grajewski. “Prandaj, rusĂ«t kanĂ« interes tĂ« madh qĂ« regjimi tĂ« mbijetojĂ«â€. /K.M

08:50 Përmbytjet/ Si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Last Updated on 16/01/2026 by Klara

Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën e përmbytjeve në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve nga OSHEE ka ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në fiderin Frigorifer NST/Gjanç, ku aktualisht janë pa energji 2 abonentë ruralë.

BĂ«het me dije se ekipet teknike po punojnĂ« pĂ«r riparimin e defektit. NĂ« akset rrugore nuk raportohen problematika dhe qarkullimi vijon pa problem. NĂ« aksin QafĂ« Plloçë – QukĂ«s po punohet pĂ«r pastrimin e materialeve inerte.

Në argjinaturën e lumit Devoll vijon puna për forcimin e çarjes.

Njoftimi i plotë:

Prefektura e Qarkut Korçë

Nga strukturat përgjegjëse raportohet se:

OSHEE

Raportohet ndërprerje e pjesshme e energjisë elektrike në fiderin Frigorifer NST/Gjanç, ku aktualisht janë pa energji 2 abonentë ruralë, Kabina Krushovë.

Ekipet teknike janë në gadishmëri dhe po punojnë për riparimin e defektit.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune.

ARRSH – Drejtoria QendĂ«r–Lindje

Nuk raportohen problematika. Qarkullimi rrugor vijon normalisht.

Vijon puna nĂ« aksin QafĂ« Plloçë – QukĂ«s pĂ«r pastrimin e materialeve inerte.

Njësitë Vendore (Bashkitë)

Nuk raportohen problematika të reja.

Vijon puna për neutralizimin e plotë të pikave të konstatuara më parë.

Në argjinaturën e lumit Devoll, Bashkia Maliq vijon punën për forcimin e çarjes.

Bashkia Pogradec

Vijon puna për pastrimin e rrugës që lidh fshatrat Osnat, Niçë, Lekas dhe Dërdushë.

Prefektura e Qarkut Korçë do të vijojë të informojë në kohë reale për çdo përditësim të mëtejshëm./K.M

08:40 “Çdo vit kostoja pĂ«r taksapaguesit rritet”/ Inceneratori i TiranĂ«s merr 1,4 miliardĂ« lekĂ« mĂ« 2025, totali arrin nĂ« 92 milionĂ« euro

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me rreth 1,4 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, sipas Open Data, ndërkohë që totali i fondeve publike të transferuara deri më tani ka arritur në 9,1 miliardë lekë rreth 92 milionë euro.

Fondet janë alokuar teksa objekti kryesor i kontratës, ndërtimi dhe funksionimi i inceneratorit, nuk është realizuar.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë pohuar Monitor më parë se, pagesat kryhen mbi bazën e faktit se kontrata PPP nuk është shpallur e pavlefshme dhe vazhdon të jetë ligjërisht në fuqi. Në këto kushte, ministria argumenton se ka detyrim të zbatojë kontratën dhe të kryejë pagesat e parashikuara, pavarësisht se objekti i saj nuk është realizuar.

Pagesat nuk lidhen drejtpĂ«rdrejt me ekzistencĂ«n e inceneratorit, por me ofrimin e asaj qĂ« nĂ« kontratĂ« quhet “shĂ«rbim i integruar i menaxhimit tĂ« mbetjeve”.

Kontrata për ndërtimin e inceneratorit është reduktuar në depozitim të mbetjeve në landfill, pa proces incinerimi, pa rikuperim energjie dhe pa teknologjinë që përbën thelbin e projektit me PPP.

MegjithatĂ«, kontrata Ă«shtĂ« hartuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« shteti paguan njĂ« tarifĂ« fikse vjetore, e cila nuk kushtĂ«zohet nga pĂ«rfundimi i investimit. Kjo do tĂ« thotĂ« se kompania pĂ«rfiton fonde publike edhe nĂ« mungesĂ« tĂ« impiantit, mjafton tĂ« deklarojĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« “gatishmĂ«ri” pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimit.

Në terma të menaxhimit të financave publike, kjo bie ndesh me parimin bazë të eficiencës dhe të pagesës kundrejt rezultatit. Rreziku i projektit, që në një PPP normale duhet të mbahet kryesisht nga privati, është transferuar pothuajse plotësisht te shteti.

Çdo vit qĂ« kalon pa ndĂ«rprerje ose rinegocim tĂ« kontratĂ«s, kostoja pĂ«r taksapaguesit rritet, pa asnjĂ« pĂ«rmirĂ«sim nĂ« trajtimin e mbetjeve urbane.

Aktualisht kompania e inceneratorit të Tiranë është në sekuestro administrohet nga Agjencia për administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

Në këtë fazë Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk është pronare e pasurive që administron. Ajo vepron si kujdestare e përkohshme për pasuri që janë nën sekuestro preventive, pra për pasuri që ende nuk janë konfiskuar me vendim të formës së prerë.

Kjo do të thotë se, ligjërisht, shteti nuk i konsideron këto pasuri si të vetat, por thjesht si asete që duhet të ruhen dhe të mos humbasin vlerë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Në këtë kuadër aktiviteti ekonomik i Integrated lejohet të vazhdojë dhe të ardhurat që krijohen nuk trajtohen si të ardhura buxhetore. Ato regjistrohen në llogaritë e vetë shoqërisë së sekuestruar dhe përdoren për shpenzime operative, paga, detyrime kontraktore ose mbahen të bllokuara financiarisht në pritje të një vendimi përfundimtar. /Monitor/K.M

08:30 Von der Leyen: BE po shqyrton forcimin e sanksioneve kundër Iranit

Bashkimi Evropian (BE) nuk e përjashton mundësinë e ashpërsimit të mëtejshëm të sanksioneve kundër Teheranit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e bëri këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin qipriot Nikos Christodoulides, i cili mori pjesë në një takim dy-ditor të komisionerëve të BE-së që filloi të enjten në Qipro.

E pyetur nĂ«se priste qĂ« SHBA-tĂ« dhe Izraeli tĂ« ndĂ«rhynin ushtarakisht nĂ« Iran, von der Leyen tha: “Nuk mund tĂ« komentoj pĂ«r veprimet e vendeve tĂ« tjera – kjo Ă«shtĂ« puna e tyre. Por ne po shqyrtojmĂ« shtrĂ«ngimin e sanksioneve kundĂ«r Iranit.”

Sipas kreut tĂ« Komisionit Evropian, pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« protestat antiqeveritare nĂ« Iran i kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje autoriteteve tĂ« Bashkimit Evropian qĂ« tĂ« shtojnĂ« individĂ« tĂ« tjerĂ« nga vendi i tyre nĂ« listĂ«n e sanksioneve. Ajo tha gjithashtu se e kupton shumĂ« mirĂ« se çfarĂ« po ndodh nĂ« Iran dhe premtoi tĂ« pĂ«rmbushĂ« kĂ«rkesat e protestuesve. “Po, ne do ta bĂ«jmĂ«â€, tha von der Leyen.

Kujtojmë se trazirat në Iran filluan më 29 dhjetor pas protestave në rrugë që filluan me rënien e ndjeshme të rialit iranian dhe u përhapën në shumicën e qyteteve të mëdha. Autoritetet raportuan vdekjen e rreth 40 oficerëve të zbatimit të ligjit. Sipas Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi, terroristë të armatosur janë shfaqur midis demonstruesve që nga 8 janari. Autoritetet iraniane kanë akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për organizimin e trazirave. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paralajmëruar më parë se po e shqyrton seriozisht përdorimin e forcës kundër Republikës Islamike./K.M

08:20 Kursi i këmbimit valutor, 16 janar 2026

Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje./K.M

Kursi i këmbimit, e premte, 16 janar 2026

08:10 INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie. Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor/K.M

08:00 ShqipĂ«ria do t’i nĂ«nshtrohet pas 12 vitesh programit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« sektorit financiar

ShqipĂ«ria do t’i nĂ«nshtrohet pas 12 vitesh njĂ« Programi tĂ« plotĂ« VlerĂ«simi tĂ« Sektorit Financiar (FSAP), i realizuar bashkĂ«risht nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe Banka BotĂ«rore.

Anke Weber, shefe e misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, u shpreh nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” se vlerĂ«simi do tĂ« kryhet gjatĂ« vitit 2026 dhe do analizojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« thelluar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e sektorit financiar ndaj goditjeve, do tĂ« identifikojĂ« cenueshmĂ«ritĂ« e fshehura dhe do tĂ« vlerĂ«sojĂ« efektivitetin e rregullimit dhe mbikĂ«qyrjes financiare, duke siguruar qĂ« sistemi financiar i ShqipĂ«risĂ« tĂ« mbetet i fortĂ« pĂ«rballĂ« sfidave nĂ« zhvillim.

Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), i themeluar në vitin 1999, është një vlerësim gjithëpërfshirës dhe i thelluar i sektorit financiar të një vendi.

Në ekonomitë e zhvilluara, FSAP kryhet nga FMN-ja, me fokus në vlerësimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar, cilësinë e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe kapacitetin për të menaxhuar dhe zgjidhur krizat financiare.

Në ekonomitë në zhvillim, FSAP kryhet së bashku me Bankën Botërore.

Bazuar në gjetjet e tyre, programet FSAP prodhojnë rekomandime me natyrë mikro dhe makroprudenciale dhe rekomandime mbi nevojat e zhvillimit, të përshtatura sipas rrethanave specifike të vendit.

Programi FSAP vjen në një moment kur Shqipëria ka avancuar më tej në procesin e integrimit europian. Në veçanti, vitet në vazhdim do të jenë të rëndësishme për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator me atë të Bashkimit Europian.

Në fund të vitit të kaluar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmëroi se në periudhën 2026-2027, kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian. Guvernatori tha se, në këtë proces, është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt.

Ndërkohë, duke iu referuar programit FSAP, Sejko tha se ky vlerësim do të shërbejë si një certifikatë ndërkombëtare për cilësinë e kuadrit të përgjithshëm ligjor dhe nënligjor, praktikave të mbikëqyrjes dhe administrimit të rrezikut për veprimtarinë financiare, duke evidentuar njëkohësisht boshllëqet dhe duke orientuar drejt përmirësimeve të nevojshme.

Rekomandimet e FSAP 2013

Programi i fundit FSAP për Shqipërinë u zhvillua në vitin 2013, ndërsa FMN i publikoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore në fillim të vitit 2014.

Në atë periudhë, sektori financiar në vend ndodhej në rrethana të ndryshme nga sot, veçanërisht nën trysninë e krizës së kredive me probleme./K.M

❌