Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

06:45 Vizita në Mbretërinë e Bashkuar/ Princi Harry nuk planifikon të takohet me Mbretin Charles

Duka i Sussex nuk pritet të takohet me të atin, Mbretin Charles, në udhëtimin e tij të radhës në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai do të shkojë për të dhënë dëshmi në një çështje gjyqësore kundër botuesit të Daily Mail.

Pritet që Mbreti të mbajë distancë gjatë një çështjeje të tillë gjyqësore, e cila, nëse nuk zgjidhet paraprakisht, pritet të fillojë më vonë në janar.

Në udhëtimin e tij të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar shtatorin e kaluar, Princi Harry pati një takim privat me të atin në Londër, i cili u pa si një hap simbolik drejt përmirësimit të marrëdhënieve familjare.

Gjatë një vizite për një çështje të mëparshme gjyqësore në vitin 2023 kundër gazetës Mirror, Princi Harry nuk e takoi të atin.

Që atëherë, Princi Harry dhe Mbreti Charles patën takimin e tyre të parë ballë për ballë në 19 muaj, kur pinë çaj së bashku në Clarence House në Londër në shtator 2025, gjatë një jave angazhimesh për Harryn në Mbretërinë e Bashkuar./K.M

06:30 Zelensky: Nuk kam marrë ende premtime të qarta sigurie nga aleatët evropianë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se aleatët evropianë nuk i kanë dhënë garanci të forta se do ta mbrojnë Ukrainën në rast të një agresioni të ri rus.

“Po ua bëj këtë pyetje të gjithë partnerëve tanë dhe ende nuk kam marrë një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme”, u tha Zelensky gazetarëve ditën e sotme.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nënshkruan një deklaratë qëllimi për të vendosur trupa në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Por garancitë e plota të sigurisë nuk janë rënë dakord. SHBA-të, të cilat kanë udhëhequr përpjekjet për t’i dhënë fund pushtimit, thuhet se nuk e kanë nënshkruar një premtim të tillë në bisedimet në Paris të martën.

Pas bisedimeve të Parisit, të cilat përfshinin rreth 30 vende që formojnë të ashtuquajturin Koalicion të të Vullnetshmëve, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të krijojnë qendra ushtarake në të gjithë Ukrainën për të penguar pushtimin e ardhshëm, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron më vonë tha se mijëra trupa mund të vendosen.

Aleatët propozuan që SHBA-të të merrnin drejtimin në monitorimin e një armëpushimi. Por çështja kryesore e lëshimeve territoriale që Ukrainës po i kërkohet t’i japë Rusisë si pjesë e propozimeve të paqes është ende duke u diskutuar.

Moska ende nuk ka komentuar mbi njoftimin e bërë në kryeqytetin francez. Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe Moska aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas./K.M

06:15 Parashikimi i motit, 8 janar 2026

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i ftohtë dhe me reshje shiu gjatë ditës me temperatura ditore rreth 6–9 °C dhe vranësira të dendura në mëngjes e pasdite, ndërsa nga mbrëmja moti qetësohet dhe shirat do të pakësohen.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare. Në zonën e kryeqytetit reshjet do të dominojnë pjesën më të madhe të ditës./K.M

06:00 Horoskopi, 8 janar 2026

Dashi

Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele.

Demi

Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë do të ketë ndryshime, ku disa prej tyre mund të kenë nisur tashmë.

Binjakët

Në sferën sentimentale duhet qartësi dhe sinqeritet i plotë. Ndërsa në punë mund të merrni propozime të papritura, të cilat nuk duhet ti injoroni.

Gaforrja

Nëse jeni përballur me shpenzime të tepërta, tashmë do ta gjeni veten duke debatuar me partnerin/en. Pavarësisht kësaj Hëna është në shenjën tuaj. Në këtë periudhë do të ndiheni disi të lodhur dhe nervoz. Mundohuni që të qetësoheni.

Luani

Nëse jeni vetëm, me gjasë nuk jeni në kërkim të lidhjeve apo angazhimeve të reja. Në raportet në çift mund të ketë grindje, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë disi problematike, ku do të jeni mjaft kërkues gjë që do të shkaktojë debate të forta. Ky është momenti i duhur për të çuar përpara disa çështje profesionale.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku tashmë duhet të rrini sa më larg debateve. Mos bëni gjëra vetëm për të kënaqur të tjerët. Në punë do të përballeni me dyshime, pasi nuk do dini si të veproni.

Akrepi

Dashuria më në fund do të shënojë përmirësim, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në punë ka nevojë për durim, veç mundohuni që të mos mendoni vetëm për anën ekonomike.

Shigjetari

Mundohuni që të rrini larg debateve. Kjo e mërkurë nuk do të jetë e favorshme sa i takon raportit sentimental, sidomos për ata që janë të dyjëzuar në dy lidhje, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë përmirësim.

Bricjapi

Mbrëmja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku nuk përjashtohen debatet. Në punë do të ketë të reja të rëndësishme. Propozimet që do të merrni duhen analizuar me kujdes.

Ujori

Ju pret një ditë e tensionuar. Mirëpo pavarësisht kësaj në dashuri mund të ketë një ndjenjë të rëndësishme. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi gjatë kësaj të enjteje do të jeni shumë konfliktual, por nuk është e thënë që keni të drejtë. Puna ju streson dhe jeni të lodhur.

Peshqit

Puna do të jetë mjaft stresuese, duke mos ju lënë të qetë. Nga ana tjetër keni dëshirë për të dashuruar, por Venusi ju krijon probleme. Në punë mund të keni probleme me eprorin./K.M

 

Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

Ashtu sikurse çdo shkrimtar, në çdo vend normal të botës, i cili sa nga kurioziteti vanitoz për të dëgjuar se ç’mendojnë për veprën e tij të fundit, po aq dhe nga detyrimet e marketingut që i vendosin botuesit, Lea Ypi, zbarkoi këtë ndërrim vitesh, në vendin e saj të origjinës, për të promovuar librin e …

METEO – Bosnjë-Hercegovina përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore

SARAJAVË, 7 janar /ATSH/- Bosnjë-Hercegovina është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore, kryesisht në rajonet veriore, sipas “TIP.ba”.

Trashësia e borës në Bosnjën lindore dhe pjesën qendrore arriti 10-20 centimetra, ndërsa në zonat malore deri në 35 centimetra.

Reshjet e borës kanë mbuluar jugun dhe jugperëndimin e vendit me temperatura deri në minus 13 gradë Celsius.

Meteorologët në Bosnjë-Hercegovinë paralajmëruan se kushtet e motit të paqëndrueshëm do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në zonën e Hercegovinës jugore.

Sipas tyre, sasia intensive e reshjeve në nivel lokal, mund të ndërlikojë më tej problemet ekzistuese në terren.

Temperatura jashtëzakonisht të ulëta, parashikohen kryesisht në rajonet malore me temperatura minus 20 gradë Celsius.

Në rajonet e poshtme të Bosnjë-Hercegovinës, temperaturat mund të ulen në minus 15 gradë Celsius..

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të ftohtit që po vjen, qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat e prekura nga shiu dhe bora e rrëmbyeshme, por edhe për shkak të pasojave të mundshme të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në ditët në vijim. //a.i/

The post METEO – Bosnjë-Hercegovina përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Bullgaria përballet me stuhi të forta dhe temperatura të ulëta

SOFJE, 7 janar /ATSH-BTA/- Bullgaria pritet të përjetojë nesër një ndryshim të ndjeshëm të motit, ndërsa një valë e të ftohtit pritet të përfshijë të gjithë vendin, duke sjellë shi, borë dhe një rënie të dukshme të temperaturave.

Sipas parashikimeve, do të ketë reshje të vazhdueshme, të cilat mund të jenë të dendura në disa zona. Stuhi të izoluara janë gjithashtu të mundshme përgjatë kufirit frontal.

Ndërsa temperaturat bien, shiu do të shndërrohet në borë, veçanërisht në Bullgarinë Veriore dhe në rajonet malore, ku pritet të formohet një mbulesë bore.

Deri në mbrëmje, reshjet do të lehtësohen gradualisht nga veriperëndimi.

Erërat do të zhvendosen nga veriperëndimi dhe do të forcohen, duke sjellë ajër të ftohtë në të gjithë vendin. Në Ultësirën e Epërme Trake dhe Fushën e Danubit, erërat mund të arrijnë nivele stuhie.

Shtresa bore janë të mundshme në zonat malore dhe rajonin Ludogorie, ndërsa akullnajat priten në veriperëndim.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë dhe të kuq për nesër, më 8 janar në disa pjesë të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta.

Rajonet malore, veçanërisht zona Rila-Rodope, pritet të përfshihen nga reshje të konsiderueshme, të cilat mund të shndërrohen në borë në lartësi më të ulëta.

Erërat do të jenë të forta deri në stuhi nga perëndimi-veriperëndimi, me temperatura maksimale në 1,200 metra që arrijnë rreth 0 gradë Celsius.dhe në 2,000 metra rreth minus 5 gradë Celsius.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, kushtet do të jenë me erë, me reshje shiu dhe stuhi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me kushtet sfiduese të rrugëve në Bosnjë-Hercegovinë, të cilat janë rezultat i reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ministria tha se ka pasur kufizime në trafik. Rruga kryesore midis Bosansko Grahovo dhe Strmica është mbyllur dhe kamionëve u është ndaluar udhëtimi në rrugët midis Bosansko Grahovo dhe Drvar, dhe midis Prijedor dhe Sanski Most.

Shenja paralajmëruese shtesë dhe kufizime janë vendosur në rrugën kryesore midis Stolat dhe Taskovci, dhe trafiku për automjete mbi 3,5 tonë është pezulluar në rrugën kryesore midis Jablanës dhe Blidinjes.

Rrëshqitjet e tokës për shkak të borës kanë bllokuar pjesërisht rrugët Kupres-Livno dhe Ripac-Bosanski Petrovac-Drvar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shtuar se përdorimi i zinxhirëve të dëborës është i detyrueshëm për kamionët mbi 7,5 tonë në zonat malore.

Ministria rekomandon që të gjithë qytetarët bullgarë që banojnë ose planifikojnë të udhëtojnë në Bosnjë-Hercegovinë, në ditët në vijim – të informohen përmes Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore BIHAMK për kushtet e motit.

“Shirat e rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në jug të Bosnjë-Hercegovinës”, raportoi të martën stacioni televiziv rajonal N1.

Përmbytjet kanë prekur shtëpi dhe fshatra të tëra, duke shkaktuar daljen e lumenjve dhe rrëshqitje dheu. //a.i/

The post METEO – Bullgaria përballet me stuhi të forta dhe temperatura të ulëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SERBI – Reshjet e dendura të borës bllokojnë transportin dhe ndërpresin energjinë elektrike

BEOGRAD, 7 janar /ATSH-TANJUG/- Serbia është përfshire nga reshje dëbore të dendura, me disa zona, veçanërisht në veri dhe perëndim, ku trashësia e borës ka arritur në 10-30 centimetra.

Zyrtarët e motit kanë raportuar akumulim të dendur të borës (potencialisht mbi 20 centimetra), temperatura nën zero gradë Celsius (0°C) dhe një rrezik të konsiderueshëm të shiut të ngrirë.

Dëbora e vazhdueshme ka rezultuar në rrugë të rrëshqitshme dhe të akullta, duke shkaktuar bllokime të konsiderueshme të trafikut në Beograd dhe duke ndaluar plotësisht trafikun në disa zona me trashësi më të madhe.

Moti i keq ka ndikuar gjithashtu në udhëtimet ajrore. Fluturime të shumta janë anuluar ose vonuar në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit për shkak të borës së dendur dhe temperaturave të ulëta.

Për më tepër, janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik Serb (RHMZ) ka lëshuar paralajmërime për motin portokalli dhe të verdhë për reshje bore dhe akull, pasi këto kushte paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për infrastrukturën dhe trafikun.

Ne rajonet kodrinore dhe malore, trashësia e borës ka tejkaluar 30-40 centimetra.

Temperaturat shënuan nën zero gradë Celsius (0°C) në shumë zona. Mëngjesi i së premtes parashikohet të sjellë ngricë, me temperatura deri në minus 10 gradë Celsius (-10°C).

Shërbimi meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për shi të ngrirë, veçanërisht në zonën më të gjerë të Beogradit, Banatin jugor, Sumadija, Pomoravlje dhe Serbinë lindore.

Shiu i ngrirë përbën një rrezik të madh për akumulimin e akullit në sipërfaqe. //a.i/

 

The post SERBI – Reshjet e dendura të borës bllokojnë transportin dhe ndërpresin energjinë elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 janar 2026

Dashi Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele. Demi Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

GOLAT/ Inter nuk toleron! Mposht Parmën në transfertë dhe ruan kreun e Serie A

Inter nuk fal as në javën e 19 të Serie A duke fituar 2-0 në fushën e Parmës.

Ndeshja u zhvillua nën mjegull të dendur në “Tardini”, por zikaltrit nuk u trembën nga kushte atmosferike.

Golin e parë e realizoi Dimarco në minutën e 42-t, me një të djathtë të saktë pranë shtyllës pas një këndi pothuajse të pamundur.

Para këtij momenti, dy raste të forta për Parmën u ndalën nga shtylla: një goditje e Bisseck dhe më pas nga Ondrejka, duke treguar se vendasit nuk ishin larg golit.

Në pjesën e dytë, Sucic humbi një mundësi të qartë për dyfishimin e rezultatit, por Interi kontrolloi lojën dhe në minutën e 98-të Thuram vulosi fitoren me golin e dytë.

Kjo fitore i jep Interit 42 pikë në tabelë, duke i dhënë avantazh prej katër pikësh mbi Napolin dhe Milanin, me ‘Djallin; që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e javës.

❌