Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale
Një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) paralajmëron se inteligjenca artificiale (IA) dhe mënyra se si kompanitë menaxhojnë talentet do të përcaktojnë se kush fiton dhe kush mbetet pas në tregun e punës deri në vitin 2030.
Pyetja nuk është më nëse IA do të ndryshojë ekonominë globale, por sa shpejt dhe sa thellësisht do ta bëjë këtë.
Sipas serisĂ« sĂ« fundit tĂ« skenarĂ«ve tĂ« WEF, âKatĂ«r skenarĂ« pĂ«r punĂ«n nĂ« ekonominĂ« e re: IA dhe talentet 2030â, bota po lĂ«viz mes disa rrugĂ«ve tĂ« mundshme: nga bashkĂ«punimi i suksesshĂ«m mes njerĂ«zve dhe makinave, deri te skenarĂ« ku teknologjia ecĂ«n mĂ« shpejt sesa aftĂ«sia e punonjĂ«sve pĂ«r tâu pĂ«rshtatur.
Vendimet që kompanitë dhe qeveritë marrin sot për inovacionin dhe zhvillimin e talenteve do të jenë përcaktuese për dekadën që vjen.
Drejtues të mëdhenj biznesi e përshkruajnë këtë periudhë si një përplasje forcash.
Gunter Beitinger nga Siemens thotë se komercializimi i IA, transformimi i tregut të punës dhe fragmentimi gjeoekonomik po ndërthuren për të krijuar një realitet të ri.
Automatizimi nuk mjafton më: kompanitë që do të fitojnë janë ato që do të ndryshoinë proceset e tyre rreth bashkëpunimit mes njerëzve dhe IA, duke investuar seriozisht në rikualifikimin e punonjësve.
Në sektorët e shërbimeve, Dante Disparte nga Circle sheh një tjetër ndryshim të thellë: kufiri mes shërbimit njerëzor dhe atij të ofruar nga sistemet e drejtuara nga IA po zhduket.
Kjo mund tĂ« rrisĂ« produktivitetin, por njĂ«kohĂ«sisht rrezikon tâi bĂ«jĂ« edhe mĂ« tĂ« pakapshme shkallĂ«t e mobilitetit ekonomik pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« fillim tĂ« karrierĂ«s.
Në industri dhe prodhim, Cyril Perducat nga Rockwell Automation flet për një kalim nga automatizimi drejt autonomisë, ku makineritë jo vetëm kryejnë detyra, por edhe vetë-optimizohen.
Në këtë model, njerëzit lirohen nga punët monotone dhe fokusohen në mbikëqyrje, përmirësim dhe krijimtari, por vetëm nëse teknologjia zbatohet me kujdes dhe me njerëzit në qendër.
Edhe arsimi po përballet me një transformim të madh.
Sulaekha Kolloru nga Pearson thekson se IA gjeneruese do të sjellë mësim të personalizuar në kohë reale dhe zhvillim të vazhdueshëm të aftësive, duke e bërë aftësinë për të mësuar po aq të rëndësishme sa vetë profesionet.
Në sektorin e energjisë, Antonio de la Torre Diaz nga Repsol e sheh kombinimin e IA me ekspertizën njerëzore si çelës për të përballuar një tranzicion gjithnjë e më kompleks, ndërsa Adam Hines nga Hines paralajmëron se IA po riformëson edhe pasuritë e paluajtshme, nga qendrat e të dhënave te mënyra se si kompanitë mendojnë për hapësirat e punës.
Mesazhi që del nga Davosi është i qartë: IA nuk do ta përcaktojë e vetme të ardhmen e punës.
Ajo do të varet nga mënyra se si drejtuesit sot zgjedhin të investojnë te njerëzit, te aftësitë dhe te një tranzicion që nuk lë askënd pas. / WEF, Shqip.al
The post Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale appeared first on Revista Monitor.













