Arktiku po kthehet në një nga skenat më të nxehta të politikës botërore. Në qendër të vëmendjes është Groenlanda, ishulli i mbuluar nga akulli, i varur politikisht nga Danimarka, por me autonomi të gjerë dhe me ambicie të forta për vetëvendosje në të ardhmen.
Tensionet janĂ« thelluar pasi presidenti amerikan Donald Trump ka rikonfirmuar publikisht se Shtetet e Bashkuara âkanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r arsye sigurie kombĂ«tareâ, duke hapur jo vetĂ«m debate diplomatike, por edhe shqetĂ«sime pĂ«r njĂ« konfigurim tĂ« ri gjeopolitik nĂ« Arktik.
Groenlanda shtrihet në një nga pikat më strategjike të globit, përgjatë rrugës më të shkurtër midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, në afërsi të korridoreve detare dhe ajrore që përdoren për lëvizjen e nëndetëseve dhe avionëve ushtarakë.
Për këtë arsye, prej dekadash ajo është kyçe për sistemet e vëzhgimit të NATO-s dhe për paralajmërimet e hershme raketore.
Në kryeqytetin Nuuk, mesazhi politik është i prerë dhe drejtpërdrejtë, Groenlanda nuk është objekt tregtimi.
âGroenlanda kurrĂ« nuk do tĂ« bĂ«het pjesĂ« e AmerikĂ«s. Duam respekt, duam partneritet tĂ« fortĂ«, duam tregti dhe bashkĂ«punim pĂ«r sigurinĂ«, por mbi bazĂ«n e respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«. Ne nuk jemi pĂ«r shitje dhe kurrĂ« nuk do tĂ« bĂ«hemi amerikanĂ«â, u shpreh kryeministri i GroenlandĂ«s.
Deklaratat e tij erdhĂ«n pas retorikĂ«s sĂ« presidentit amerikan, i cili e ka quajtur ishullin âstrategjikisht tĂ« domosdoshĂ«mâ. Trump ka theksuar se rajoni i Arktikut po shndĂ«rrohet nĂ« arenĂ« aktiviteti tĂ« shtuar tĂ« flotave ruse dhe kineze, dhe se Danimarka nuk do tĂ« ketĂ« mundĂ«si ta mbrojĂ« e vetme GroenlandĂ«n.
âNa duhet Groenlanda nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i sigurisĂ« kombĂ«tare. ĂshtĂ« jashtĂ«zakonisht strategjike. Tani rreth saj shihen anije ruse dhe kineze. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r siguri kombĂ«tare, dhe Danimarka nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje ta pĂ«rballojĂ« vetĂ« kĂ«tĂ«â, ka shprehur Trump.
Në terren, SHBA mbajnë tashmë një prani të rëndësishme ushtarake në bazën ajrore Pituffik në veri të Groenlandës, e cila është pjesë e sistemit të paralajmërimit të NATO-s në Arktik. Marrëveshja ushtarake midis Danimarkës dhe SHBA-ve daton që nga viti 1951 dhe lejon ngritjen e bazave amerikane në ishull.
EkspertĂ«t danezĂ« thonĂ« se shqetĂ«simi kryesor amerikan lidhet me dy elemente, mbulimin radaro-ajror ndaj avionĂ«ve rusĂ« dhe gjurmimin e nĂ«ndetĂ«seve nĂ« tĂ« ashtuquajturin âkorridori GIUKâ GroenlandĂ«, IslandĂ«, Britani.
âKĂ«tu flitet pĂ«r radarĂ«, pĂ«r mbulimin ajror dhe pĂ«r gjurmimin e nĂ«ndetĂ«seve ruse. TĂ« dy kĂ«to detyra janĂ« shumĂ« tĂ« kushtueshme dhe kĂ«rkojnĂ« investime tĂ« mĂ«dha. PikĂ«risht ndaj, SHBA kĂ«rkojnĂ« qĂ« Danimarka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« GroenlandĂ«â, tha Mikkel Runge Olesen.
Danimarka ka reaguar duke rritur fondet për sigurinë në Arktik, mes tyre 42 miliardë korona vetëm në vitin 2025. Por politikanë të Kopenhagës theksojnë se çdo skenar presioni ushtarak do të trondiste aleancat perëndimore.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi se një veprim i njëanshëm ushtarak amerikan kundër territorit danez do të vinte në pikëpyetje vetë NATO-n.
âPresidenti amerikan duhet tĂ« merret seriozisht kur thotĂ« se dĂ«shiron GroenlandĂ«n. Por dua ta them qartĂ« se nĂ«se Shtetet e Bashkuara zgjedhin tĂ« sulmojnĂ« ushtarakisht njĂ« vend tjetĂ«r tĂ« NATO-s, atĂ«herĂ« gjithçka ndalet, pĂ«rfshirĂ« edhe vetĂ« NATO-n dhe sigurinĂ« qĂ« ajo ka garantuar prej LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«roreâ, tha kryeministrja e DanimarkĂ«s.
Edhe vendet evropiane kanë reaguar. Ministri i jashtëm gjerman tha se e ardhmja e Groenlandës varet vetëm nga populli i saj dhe Mbretëria e Danimarkës, në respekt të plotë të parimeve të sovranitetit dhe paprekshmërisë së kufijve. Qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Kanadaja, e cila e sheh Arktikun si zonë strategjike të NATO-s ku kërkohen investime të reja.
Por pse Groenlanda është kaq e rëndësishme?
Përveç pozicionit ushtarak, ishulli është i pasur me burime natyrore, minerale të rralla, naftë dhe gaz. Megjithatë, terreni i ashpër, klimë e ftohtë dhe kostoja e lartë e shfrytëzimit e bëjnë procesin ekonomikisht problematik. Shumë kompani ndërkombëtare janë të rezervuara për të investuar. Kjo është arsyeja pse, rezultatet konkrete deri tani janë të kufizuara.
Në planin e brendshëm politik, Groenlanda gëzon autonomi të gjerë që prej vitit 2009. Sipas sondazheve, shumica e banorëve e mbështesin idenë e pavarësisë, por paralelisht kanë shqetësime për ekonominë.
Sot rreth gjysmës së buxhetit publik financohet nga subvencionet daneze, ndërsa eksportet bazohen pothuajse tërësisht te peshkimi.
Shumë groenlandezë paralajmërojnë se pavarësia e nxituar mund ta bëjë ishullin të varur nga një fuqi tjetër, veçanërisht nga SHBA, nëse nuk garantohet stabilitet ekonomik.
AnalistĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« vlerĂ«sojnĂ« se ideja e âblerjes sĂ« GroenlandĂ«sâ bie ndesh me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe me parimin e vetĂ«vendosjes. Ădo ndryshim i statusit kĂ«rkon referendum nĂ« ishull dhe marrĂ«veshje politike midis parlamentit tĂ« GroenlandĂ«s dhe atij tĂ« DanimarkĂ«s.
Ndërkohë, Uashingtoni ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën, duke sinjalizuar se interesi amerikan është afatgjatë.
Në thelb, çështja e Groenlandës tejkalon kufijtë e një debati territorial. Arktiku po hap rrugë të reja detare për shkak të shkrirjes së akujve, po shndërrohet në zonë të re ushtarake dhe ekonomike dhe po rrit interesin e fuqive të mëdha botërore.