Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të cilat synojnë modernizimin, qëndrueshmërinë dhe harmonizimin e plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
Kurti theksoi se modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, përbëjnë hapa kyç për sigurinë energjetike të vendit. Një risi e rëndësishme, sipas tij, është edhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar.
Me pĂ«rfundimin e kĂ«tyre projekteve, KosovĂ«s pritet tâi shtohen rreth 150 megavat kapacitete shtesĂ« nĂ« termocentralet ekzistuese dhe 100 megavat kapacitete tĂ« reja gjeneruese nga burimet e ripĂ«rtritshme.
Kryeministri bëri të ditur se që nga 19 dhjetori, KEK-u është duke prodhuar me kapacitet maksimal, me pesë njësi gjeneruese aktive, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji gjatë ditëve të ftohta të fundvitit dhe fillimvitit, kur konsumi është i lartë.
Në fund, Kurti falënderoi punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, si dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen dhe përkrahjen në realizimin e këtyre projekteve.
âKEK-u sot po forcon themelet e energjisĂ« sĂ« tĂ« ardhmes â njĂ« KEK mĂ« i fortĂ«, mĂ« modern, mĂ« i sigurt dhe mĂ« i gjelbĂ«r, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe tĂ« brezave qĂ« vijnĂ«â, u shpreh Kurti.
Sindikata e Re e KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (SRKEK) sot ka mbajtur njĂ« protestĂ« nĂ« sheshin âNĂ«nĂ« TerezĂ«â, saktĂ«sisht para zyrave qendrore tĂ« ndĂ«rmarrjes.
Protesta u mbajt me kërkesën për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre.
MĂ« poshtĂ« mund tâi shihni fotografitĂ« nga protesta.
Shoqata Sindikale e KOSTT-it njofton se pas një dialogu të gjatë dhe konstruktiv me Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it, është arritur marrëveshje e rëndësishme për punëtorët e këtij institucioni.
âPas tri protestave dhe vendimit tonĂ« pĂ«r hyrjen nĂ« grevĂ«, arritja e kĂ«saj marrĂ«veshjeje tregon se dialogu dhe bashkimi i punĂ«torĂ«ve japin rezultat", thuhet nĂ« njoftimin e SindikatĂ«s.
Sipas marrëveshjes, secili punëtor do të përfitojë nga 1,000 ⏠shpërblim fundviti, ndërsa është aprovuar edhe buxheti për ngritjen e pagave që do të fillojë të zbatohet nga viti 2026, pas miratimit formal nga ZRRE.
SindikalistĂ«t falĂ«nderojnĂ« Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it pĂ«r âmirĂ«kuptimin e kĂ«rkesave tona tĂ« ligjshme dhe tĂ« drejtaâ, ndĂ«rsa "njĂ« falĂ«nderim i veçantĂ« shkon pĂ«r Kryetarin e SindikatĂ«s sĂ« Re tĂ« KEK-ut, Nexhat Llumnica, dhe Avokatin Sylejman Klinaku pĂ«r mbĂ«shtetjen dhe kontributin profesional".
âKy Ă«shtĂ« njĂ« shembull i qartĂ« se dialogu, uniteti dhe veprimi sindikal i vendosur japin rezultate konkrete pĂ«r punĂ«torĂ«tâ, pĂ«rfundoi njoftimi. /Telegrafi/
Sot (12/12/2025), para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë, një numër i madh punëtorësh nga sektorë të ndryshëm të korporatës kanë zhvilluar një protestë paqësore, duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e pagës së 13-të.
PunĂ«torĂ«t shprehĂ«n pakĂ«naqĂ«sinĂ« e tyre me pankarta dhe thirrje si: âPunĂ«torĂ«t e rrezikuar nĂ« punĂ«, por rrezikshmĂ«ria nuk paguhetâ, âDuam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetĂ«nâ dhe âMenaxhment respekto ligjin e punĂ«s, paguaj vikendet pĂ«r punĂ«torĂ«t me ndĂ«rrimeâ, raporton Telegrafi.
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK, Nexhat Llumnica, në emër të punëtorëve, theksoi se kërkesa për pagën e 13-të është e drejtë dhe se punëtorët janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës.
âKush mĂ« shumĂ« se na meriton pagĂ«n e 13-tĂ«. Derisa kĂ«rkesa pĂ«r rritje pagĂ«s Ă«shtĂ« e kamotshme, paga nuk Ă«shtĂ« rrit. âŠne sot jemi kĂ«tu duke dĂ«gjuar premtime pĂ«r gjithĂ« sektorin publik qĂ« paguhen nga taksapaguesit e KosovĂ«s, nga ndjersa jonĂ«, qĂ« e marrin pagĂ«n e 13 e mos tâia japĂ«sh punĂ«torit tĂ« KEK pagĂ«n e 13 Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se e turpshme", deklaroi ai.
Kreu i Sindikatës shtoi se ndjesa dhe përpjekjet e punëtorëve po keqpërdoren, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe të drejtave të punëtorëve.
âDerisa kĂ«rkesa pĂ«r rritje pagash Ă«shtĂ« e kamotshme, paga nuk Ă«shtĂ« rrit. Sot e shprehim pakĂ«naqĂ«sinĂ« nĂ« kĂ«tĂ« formĂ«, por kaq tĂ« qetĂ« nuk do tĂ« jemi herĂ« tĂ« tjera. Kompania nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r menaxhmentin, por pĂ«r punĂ«torĂ«t dhe gjithĂ« KosovĂ«n. Pa neve nuk ka zhvillim ekonomikâ, potencoi Llumnica.
Sindikalistët paralajmëruan se nëse kërkesat nuk adresohen, mund të ndërmerren veprime të tjera sindikale.
Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa punëtorët kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet dhe menaxhmenti i KEK-ut. /Telegrafi/
Korporata Energjetike e KosovĂ«s bĂ«n tĂ« ditur se blloku i Termocentralit âKosova Aâ, pĂ«rkatĂ«sisht A3, Ă«shtĂ« jashtĂ« funksionit tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike.
Këtë për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili thekson se prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike është i pandërprerë, pavarësisht situatës me Njësinë A3, që ishte në remont që nga 31 tetori.
SkĂ«nder Bucolli theksoi po ashtu se janĂ« duke operuar me njĂ«sinĂ« A4 tĂ« TC Kosova A, si dhe me njĂ«sitĂ« B1 dhe B2 tĂ« TC Kosova B, me njĂ« kapacitet tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m prodhues prej 14,640 MWh.â
âKorporata Energjetike e KosovĂ«s ju njofton se sot, mĂ« datĂ« 08.12.2025, Ă«shtĂ« duke operuar me njĂ«sinĂ« A4 tĂ« TC Kosova A, si dhe me njĂ«sitĂ« B1 dhe B2 tĂ« TC Kosova B, me njĂ« kapacitet tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m prodhues prej 14,640 MWhâ, ka thĂ«nĂ« Bucolli.
Ai shtoi se njĂ«sia A3, e cila ka qenĂ« nĂ« remont qĂ« nga 31 tetori, pas riâfillimit Ă«shtĂ« vĂ«rejtur se ka nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje dhe sanime shtesĂ« teknike gjatĂ« kĂ«saj jave.
KEK njofton gjithashtu se po përmbush në mënyrë të plotë të gjitha obligimet operacionale dhe kontraktuale, duke garantuar stabilitetin dhe furnizimin pa ndërprerje për konsumatorët.
âVlen tĂ« theksohet se njĂ«sia A3 ka qenĂ« nĂ« remont qĂ« nga data 31 tetor dhe, pas startimit tĂ« saj, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar nevoja pĂ«r ndĂ«rhyrje dhe sanime shtesĂ« teknike gjatĂ« kĂ«saj jave. MegjithatĂ«, sasia e energjisĂ« sĂ« kĂ«saj njĂ«sie Ă«shtĂ« kompensuar dhe, bazuar nĂ« planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesĂ« tĂ« prodhimit me energji elektrikeâ, ka shtuar Bucolli.
Tani në prag të stinës së dimirit, është rritë edhe kërkesa për konsum të energjisë elektrike.
Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KEK se sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.
U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.
Kush është Jonuz Saraqi?
Saraqi ka shĂ«rbyer mĂ« herĂ«t si drejtor i Termocentralit âKosova Aâ.
Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.
Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.
Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.
Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.
Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës.
Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave. /Kp/
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është palë në proceset e blerjes së energjisë elektrike, duke theksuar se këtë e bëjnë vetëm operatorët privatë të licencuar si KEDS dhe KESCO.
Sipas saj, përgjegjësitë për licencimin dhe mbikëqyrjen e tregut të energjisë i takojnë institucioneve të pavarura dhe jo ekzekutivit. Ajo ka theksuar se qeveria nuk posedon kontrata tregtimi të energjisë dhe se këto dokumente i kanë në posedim vetëm kompanitë private dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përcjell Telegrafi.
âNe si qeveri nuk jemi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r licensimin e kompanive as pĂ«r mbikĂ«qyrjen e tregut tĂ« energjisĂ« elektrike. Dhe nuk posedojmĂ« kontrata tĂ« tregtimit tĂ« energjisĂ« tĂ« kompanive, mirĂ«po kĂ«to i kanĂ« vetĂ«m kompanitĂ« dhe ZRREâ, ka deklaruar ministrja.
Rizvanolli ka bërë të ditur se, për hir të informimit publik, qeveria ka kontaktuar të gjitha palët relevante lidhur me pretendimet për import energjie nga kompania EFT.
Sipas saj, as ndërmarrjet publike, e as ato private, nuk kanë pasur kontrata me këtë kompani gjatë mandatit të qeverisë aktuale.
âKOSTT dhe KEK kanĂ« konfirmuar qĂ« gjatĂ« qeverisjes sonĂ« nuk kanĂ« pasur asnjĂ« kontratĂ« me EFT-nĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r edhe kompanitĂ« private KESCO dhe KEDS kanĂ« konfirmuar tĂ« njĂ«jtĂ«n â qĂ« nuk kanĂ« pasur kontratĂ« me EFT gjatĂ« kĂ«tyre viteve tĂ« qeverisjes sonĂ«â, ka shtuar Rizvanolli.
PĂ«r mĂ« tepĂ«r Rizvanolli tha: âPĂ«rkundĂ«r kĂ«saj, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur gĂ«njeshtrĂ«n se kinse po importohet energji nga EFT, nĂ« publik janĂ« plasur disa rezultate tĂ« ankandeve. KĂ«to janĂ« paraqitur sikur tĂ« ishin dĂ«shmi tĂ« blerjeve nga operatorĂ«t nĂ« KosovĂ«, e qĂ« nĂ« fakt nuk janĂ«â. /Telegrafi/
Humbja që Kosova i shkaktoi Sllovenisë në Lubjanë ishte fatale për përzgjedhësin Matjaz Kek, pasi Federata e Futbollit të Sllovenisë vendos të mos e vazhdojë më bashkëpunimin me të.
Lajmi për ndarjen e palëve u bë i ditur të hënën, ndërsa tani vetë Kek, në një intervistë për mediumin e njohur kroat Sportske Novosti, ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovën.
Ai shprehu dëshirën që Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Botëror që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
âTani pasi Sllovenia nuk Ă«shtĂ« nĂ« BotĂ«ror, nuk kam probleme se pĂ«r kĂ« tĂ« bĂ«j tifo nĂ« Kampionatin BotĂ«ror. Ădo gjĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ«â.
Matjaz Kek
âDĂ«shiroj qĂ« edhe BosnjĂ«-Hercegovina tĂ« kualifikohet, edhe Kosova le tĂ« kalojĂ«â, ka deklaruar ai.
Gazetari kroat ia kujtoi se Kosova e eliminoi Slloveninë nga gara për Botërorin dhe trajneri e pranoi faktin.
âPo, Ă«shtĂ« e pakĂ«ndshme qĂ« na ka mposhtur 2-0 nĂ« LubjanĂ«. Para kĂ«saj kemi luajtur nĂ« PrishtinĂ« ndeshjen mĂ« tĂ« mirĂ« dhe Ă«shtĂ« dashur tĂ« fitojmĂ«â.
Ndeshja e tetorit në Prishtinë kishte përfunduar pa gola, me sllovenët që kishin krijuar më shumë raste shënimi.
Në përfundim të kualifikimeve, Kosova u rendit e dyta dhe siguroi pjesëmarrjen në 'play-off-in' e marsit, ndërsa Sllovenia përfundoi në vendin e tretë.
Kek vlerësoi nivelin e Kosovës dhe mënyrën se si funksionon ekipi.
âMĂ« ka treguar se nĂ« cilĂ«n mĂ«nyrĂ« mund tĂ« funksionojnĂ« vendet e vogla, me bazĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« lojtarĂ«ve por me kualitet shumĂ« tĂ« mirĂ«. Ka fituar shumĂ« lojtarĂ« qĂ« luajnĂ« nĂ« Gjermani, SpanjĂ«â.
âKur i ke 7-8 tĂ« tillĂ«, formon ekip shumĂ« tĂ« mirĂ«. PĂ«r mua ishte dĂ«shpĂ«ruese, por nĂ« anĂ«n tjetĂ«r e pranoj qĂ« te Kosova ishin mĂ« tĂ« mirĂ«â, ka thĂ«nĂ« Kek mes tjerash.
KujtojmĂ« se Kosova nĂ« gjysmĂ«finale tĂ« âplay-off-itâ luan me SllovakinĂ« nĂ« BratisllavĂ« dhe nĂ«se e fiton atĂ« ndeshje, e pret TurqinĂ« apo RumaninĂ« nĂ« finale e cila vendos kush do tĂ« kualifikohet nĂ« BotĂ«ror./Telegrafi/
Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, versionin e tij rreth kësaj ngjarje e ka rrëfyer Granit Beqiraj, i cili deklaroi se në KEK punon që nga viti 2017 dhe se me profesion është ekonomist.
Nagip Krasniqi akuzohet se i ka shkaktuar dĂ«m KEK-ut 3 milionĂ« euro, si shkak i tregtimit tĂ« energjisĂ« elektrike me kompaninĂ« sllovene âHolding Slovenske Elektraneâ e cila sipas ProkurorisĂ« Speciale nuk ka qenĂ« e licencuar nĂ« KosovĂ«.
Beqiraj është dëshmitar i Prokurorisë Speciale, i cili u pyet nëse është tregtuar energji elektrike me kompaninë Sllovene në vitin 2022 dhe 2023, Holding Slovenska Elektrana, që sipas Prokurorisë nuk ka pasur licencë.
Sipas dëshmitarit, gjatë kësaj periudhe kishin marrë një shkresë nga ZRRE që ka kërkuar raport për tregtim të energjisë elektrike, që sipas tij deri në atë kohë nuk kishin qenë të njoftuara se kanë qenë duke tregtuar energji elektrike me kompani që nuk janë të licencuara, përfshirë këtu edhe HSE.
âPasi e kemi marrĂ« kĂ«tĂ« shkresĂ«, zyra pĂ«r tarifa e ka dĂ«rgu raportin pĂ«r kompanitĂ« qĂ« kanĂ« marrĂ«veshje me KEK-un dhe njĂ«ra ndĂ«r kompanitĂ« ka qenĂ« edhe HSE, sipas rekomandimit tĂ« zyrĂ«s pĂ«r rregullatorĂ« tĂ« energjisĂ«,{âŠ} aty e ka cekur se tregtari i energjisĂ« duhet tĂ« ketĂ« licencĂ« tĂ« lĂ«shuar nga ZRRE apo duke u bazuar nĂ« parimin e reciprocitetit qĂ« do duhet tĂ« ketĂ« njohje tĂ« licencĂ«sâ- tha Beqiraj.
Sipas Beqirajt brenda KEK-ut kishin marrë një njoftim që të vazhdohet operimi ashtu siç kanë qenë duke operuar deri në atë kohë, deri sa të ketë një njoftim të radhës. Rreth këtij njoftimi të ZRRE-së, sipas Beqirajt në dijeni ka qenë edhe kryeshefi ekzekutiv i KEK, Nagip Krasniqi, pasi që ka qenë i përfshirë në (CC) në email.
Dëshmitari tutje rrëfeu se ishte formuar një komision në kuadër të KEK-ut dhe është vendosur që operatorët që nuk i kanë licencat të ju shkëputen kontratat, e sipas dëshmitarit bëhej fjalë për qershorin e vitit 2023.
Dëshmitari ka rrëfyer se si shkonte procedura e shitblerjes së energjisë elektrike në ankand ku ju bëhej thirrja përmes e-mailit të gjitha kompanive, në fund procedura përmbyllet me finalizimin e kontratës ditore për shitblerjen e energjisë elektrike, që sipas dëshmitarit për nënshkrimin e tyre e kishte autorizuar drejtorin operativ, Luigj Imerin.
âKryeshefi ekzekutiv e ka autorizu drejtorin operativ qĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« me nĂ«nshkrimin e kontratave ditore. Drejtrori operativ e ka pasĂ« njĂ« autorizim nga kryeshefi ekzekutivâ- tha dĂ«shmitari.
Dëshmitari u pyet nga avokati Virtyt Ibrahimaga që mbron Nagip Krasniqin, nëse përveç njoftimit për ndalim të tregtimit të energjisë, ZRRE a kishte dërguar te KEK-u ndonjë vendim tjetër, sipas dëshmitarit, i cili tha se me sa i kujtohet vendim në formë të shkruar departamenti ku punonte dëshmitari nuk kishte pranuar, vetëm e-mailin njoftues.
Dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit Ibrahimaga, tha se sipas legjislacionit të Komitetit të Bashkimit Evropian për Energji, vendet e BE-së nuk i kanë të detyrueshme licencimet në vendet e tjera.
Meqë nuk kishte dëshmitarë të tjerë të planifikuar për seancën e sotme, e njëjta u ndërpre dhe e radhës pritet të mbahet në muajin dhjetor 2025.
Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Arben Hoti (kryetar) dhe Ngadhnjim Arrni edhe Vesel Ismaili (anëtarë).
Aktakuza në këtë rast po përfaqësohet nga prokurori special, Dren Paca.
Akuza e Prokurorisë rëndon mbi Krasniqin se i ka shkaktuar dëm KEK-ut mbi 3 milionë euro pasi Zyra për Rregullatorin e Energjisë Elektrike e kishte gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro, si shkak i veprimeve të Krasniqit.
Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 08.10.2025 i akuzuari Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën që i vihet në barrë.
Edhe në shqyrtim gjyqësor në seancën e mbajtur me datë 03.07.2025 Krasniqi kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë.
Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.
Krasniqi nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka bërë tregti për energji elektrike me një kompani sllovene e cila nuk ishte e licencuar në Kosovë.
Mbi këtë bazë Prokuroria pretendon se KEK-ut i është shkaktuar dëm në vlerë prej mbi 3 milionë euro.
Krasniqi po akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023.
ĂfarĂ« kishte deklaruar Nagip Krasniqi nĂ« Prokurori?
Sipas aktakuzës të siguruar nga KALLXO i pandehuri Nagip Krasniqi, në mbrojtjen e tij të dhënë në Prokurori më datë 05.07.2024, ka deklaruar se nga 15 tetori i vitit 2021 e deri më 19 prill 2023 kishte qenë Kryeshef Ekzekutiv në KEK.
Nagip Krasniqi, gjatĂ« deklarimit nĂ« Prokurori kishte thĂ«nĂ« se KEK-u kishte tregtuar me tĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« kishin qenĂ« tĂ« licencuara nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« shtetet qĂ« kishin qenĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« Komunitetit tĂ« energjisĂ« tĂ« cilat sipas Ligjit pĂ«r Energji Elektrike nuk kishin nevojĂ« pĂ«r ri-licencim nĂ« KosovĂ«, duke shtuar se edhe âHSEâ dhe kompanitĂ« tjera tregtare ishin anĂ«tare tĂ« FederatĂ«s Europiane tĂ« tregtimit tĂ« energjisĂ« elektrike.
âKEK-u qĂ« nga viti 2018 kishte kontratĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r tregtim tĂ« energjisĂ« elektrike me âHSEâ dhe tregtarĂ«t tjerĂ« dhe se âHSEâ-ja kishe bĂ«rĂ« aderimin e rregullt tĂ« tregut nĂ« KosovĂ«s tek KOSSTâ â kishte thĂ«nĂ« i akuzuar Nagip Krasniqi nĂ« Prokurori.
Sa i përket konfirmimit të blerjeve apo shitjeve të energjisë para nënshkrimit të kontratave individuale EFET, i pandehuri Krasniqi kishte deklaruar se në disa raste e kishte bërë vetë e në disa raste drejtori i operimeve Luigj Imeri dhe se departamenti për tregtim nuk i përgjigjej direkt atij por drejtorisë operative.
ââŠtregtimi i energjisĂ« ishte bĂ«rĂ« jashtĂ« territorit tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r atĂ« tregtim ZRRE-ja nuk kishte kompetencĂ«, 2.Duke u bazuar nĂ« ligjin pĂ«r energjinĂ« elektrike neni 32 dhe 3, pĂ«rjashtimi i njĂ« operatori ndikonte nĂ« rritjen e çmimeve nĂ« blerje dhe çmimeve mĂ« tĂ« ulĂ«ta nĂ« shitje, qĂ« do tĂ« dĂ«mtonin interesin e kompanisĂ« dhe do tĂ« ngarkonte mĂ« shumĂ« fondin e subvencioneve nga Qeveriaâ â kishte thĂ«nĂ« i pandehuri Krasniqi nĂ« Prokurori lidhur me vĂ«rejtjet e ZRRE-sĂ«.
Tutje sipas aktakuzës lidhur me opinionin e zyrës ligjore për vërejtjet e ZRRE-së për ndërprerje të tregtimit me operatorë të pa licencuar dhe pse nuk kishte marrë për bazë opinionin e tyre, i pandehuri kishte thënë se arsyet kryesore ishin sepse ligji për energjinë elektrike e lejonte dhe e dyta në biseda me sekretariatin e energjisë në Vjenë, interpretimi i tyre verbal kishte qenë që Ligji për Energjinë Elektrike e lejonte diçka të tillë dhe se kompanitë nuk duhet që të pengoheshin në tregtimin e lirshëm të energjisë elektrike.
NdĂ«rsa, sa i pĂ«rket rekomandimit tĂ« ZRRE-sĂ« pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« tregtimit me HSE-nĂ«, Krasniqi kishte deklaruar se rekomandimi nuk ishte obligim dhe se atĂ« rekomandim e kishte konsideruar tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m dhe po tĂ« respektohej i njĂ«jti, dĂ«mi do tĂ« ishte i pariparueshĂ«m, duke shtuar se âHSEâ nuk duhej trajtuar si kompani e pa licencuar pasi ishte kompani shtetĂ«rore nĂ« Slloveni dhe Sllovenia Ă«shtĂ« anĂ«tare e Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« dhe se me atĂ« kompani nuk kishte asnjĂ« lidhje.
Lidhur me opinionin e zyrës ligjore të datës 07.10.2022 ka thënë se ishte i paqartë dhe ambicioz dhe lidhur me subvencionet e marra nga qeveria ka deklaruar se ato ishin përdorur për mbulimin e furnizimit të shërbimit universal për shkak të pamundësisë së KESCO-s që të bënte ato blerje për shkak të problemeve financiare që i kishte.
Krasniqi po dyshohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023, ditë kjo që përkon edhe me arrestimin e tij.
Sipas një dispozitivi të aktakuzës të siguruar nga KALLXO.com, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.
ââŠashtu qĂ« me dashje aprovon blerjet, nĂ«nshkruan kontrata dhe autorizon nĂ«nshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin nĂ« fjalĂ«, ani pse ishte nĂ« dijeni se nuk mund tĂ« tregtohej energji elektrike me kĂ«tĂ« operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energjiâ â thuhet nĂ« aktakuzĂ«.
Sipas aktakuzĂ«s, kĂ«to veprime i mundĂ«sonin kompanisĂ« nga Sllovenia âHolding Slovenske Elektraneâ â HSE tregtimin e energjisĂ« elektrike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s.
Mes tjerash, në këtë dispozitiv theksohet se të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore duke dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës në vlerë prej 531,920.79 euro.
ââŠdhe pĂ«r pasojĂ« dĂ«mtimin nĂ« shkallĂ« tĂ« madhe tĂ« buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s apo nĂ« vlerĂ« prej 531,920.79 Euro, dĂ«mtimin apo diskriminimin e operatorĂ«ve tjerĂ« ekonomik konkurrent qĂ« operonin nĂ« tregun e KosovĂ«s e qĂ« ishin tĂ« licencuar dhe i nĂ«nshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dĂ«mit material KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s nĂ« shkallĂ« tĂ« madhe apo nĂ« vlerĂ« prej 3,229,905.00 Euroâ â vijon tutje.
Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, më 15.09.2023.
Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./Kallxo
Mbrëmjen e djeshme, Kosova shkroi historinë, teksa siguroi pjesëmarrjen e saj në playoffin e Botërorit të vitit 2026.
Dardanët me meritë të plotë mposhtën Slloveninë me rezultatin 2-0, një fitore që vulosi këtë sukses të madh të skuadrës së Franco Foda.
Trajneri i Sllovenisë, Kek, e ka pranuar me shumë sportivitet këtë humbje dhe vlerësoi në maksimum skuadrën e Kosovës.
âNĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, ta urojmĂ« kundĂ«rshtarin tonĂ« KosovĂ«n, e merituan plotĂ«sisht fitoren. BĂ«mĂ« disa gabime, karton tĂ« kuq e pastaj autogol, por ata ishin mĂ« tĂ« shpejtĂ«, fituan topat e dytĂ« dhe nuk po hynim nĂ« lojĂ«-tha trajneri Kek-E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papĂ«rgjegjĂ«si, luan jo mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« nivel, e paguan. Me vetĂ«m 10 lojtarĂ« luajtĂ«m me guxim, por duhet ndoshta tĂ« bĂ«nim kĂ«shtu nga fillimiâ.
Kek pohoi se skuadra e tij ndryshe nga e njĂ« muaji mĂ« parĂ« u dominua nĂ« fushĂ«n e lojĂ«s, por edhe nĂ« tribunaâŠ
âNĂ«se e dominuam kĂ«tĂ« ndeshje nĂ« PrishtinĂ« para njĂ« muaji, atĂ«herĂ« sot na dominuan-shtoi trajneri i SllovenisĂ«-Fituan edhe na rrahĂ«n, nĂ« aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe nĂ« tribuna tĂ« stadiumitâ.
Kosova do të kthehet në fushën e lojës ditën e martë, kur do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve me Zvicrën, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb
Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek e ka uruar Kosovën për fitoren dhe kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Kosova e dominoi Slloveninë për të shënuar fitore 0-2, sfidë që ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes.
Plotësisht me rezultatin është pajtuar edhe Kek, që vlerësoi lartë Kosovën për paraqitjen e bërë.
âSĂ« pari, ta urojmĂ« kundĂ«rshtarin tonĂ« KosovĂ«n, e merituan plotĂ«sisht fitoren. BĂ«mĂ« disa gabime, karton tĂ« kuq e pastaj autogol, por ata ishin mĂ« tĂ« shpejtĂ«, fituan topat e dytĂ« dhe nuk po futeshim nĂ« lojĂ«â.
âE ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papĂ«rgjegjĂ«si, luan jo mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« nivel duhet ta paguash. Me vetĂ«m 10 lojtarĂ« luajtĂ«m me guxim, por duhet ndoshta tĂ« bĂ«nim kĂ«shtu nga fillimiâ.
âNĂ«se e dominuam kĂ«tĂ« ndeshje nĂ« PrishtinĂ« para njĂ« muaji, atĂ«herĂ« sot na dominuan. TĂ« gjithĂ« topat ishin nga ata. Fituan edhe na rrahĂ«n, nĂ« aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe nĂ« tribuna tĂ« stadiumitâ, deklaroi ai.
KujtojmĂ«, Kosova rikthehet nĂ« âaksionâ tĂ« martĂ«n e ardhshme pĂ«rballĂ« ZvicrĂ«s nĂ« âFadil Vokrriâ./Telegrafi/
PĂ«rzgjedhĂ«si i SllovenisĂ« Matjaz Kek ka vlerĂ«suar lartĂ« KosovĂ«n para ndeshjes sĂ« nesĂ«rme, por pret qĂ« tâi marrin pikĂ«t e plota nĂ« shtĂ«pi.
Kosova do të jetë mysafir i Sllovenisë të shtunën mbrëma ndërsa me vetëm një pikë do ta siguronte edhe zyrtarisht play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
MegjithatĂ«, Kek beson plotĂ«sisht se Sllovenia do tĂ« arrijĂ« ta ndalĂ« KosovĂ«n, pavarĂ«sisht arritjeve tĂ« âDardanĂ«veâ.
âJam i kĂ«naqur me punĂ«n qĂ« kemi bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« javĂ«. Nuk kemi pasur probleme me lĂ«ndime, Benjmain Verbic ka disa probleme dhe duhet ta kompensojmĂ« mungesĂ«n e Adam Cerin dhe Benjamin Seskosâ.
âNdeshja do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ«, jemi nĂ« fazĂ«n vendimtare. E respektojmĂ« çfarĂ« Kosova ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«n e fundit, por jemi nĂ« dijeni tĂ« kualitetit tanĂ«. KĂ«to ndeshje kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si dhe karakter. Jam i bindur se do tĂ« jemi tĂ« mirĂ« nesĂ«râ.
Kek ndër të tjera lavdëroi paraqitjen e Kosovës në Malmo muajin e kaluar.
âSigurisht janĂ« plotĂ«sisht me besim. Fituan nĂ« Malmo dhe zhvilluan lojĂ« tĂ« mirĂ«. NĂ« futboll, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« jesh mirĂ« kur je me top dhe kur nuk jeâ, nĂ«nvizoi ai nĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.
Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/
Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën e komunikimit nga Manchester United, pas lëndimit të sulmuesit Benjamin Sesko.
Ai tha se pret ârespekt maksimalâ nga klubi anglez, pasi stafi i kombĂ«tares nuk Ă«shtĂ« njoftuar zyrtarisht pĂ«r natyrĂ«n e dĂ«mtimit tĂ« lojtarit.
Sesko do të mungojë në ndeshjet vendimtare të Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Kosovës dhe Suedisë, për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi gjatë barazimit 2:2 të Unitedit ndaj Tottenhamit të shtunën.
Sulmuesi 21-vjeçar, që këtë verë iu bashkua Man Unitedit për 84 milionë euro, hyri në lojë në minutën e 58-të, por u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash, duke çaluar pas një ndërhyrjeje me Micky van de Ven. Ndërsa pritet që klubi të publikojë raportin mjekësor të hënën, Kek ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e transparencës.
âMe gjithĂ« respektin pĂ«r njĂ« klub tĂ« madh si Manchester United, ne nuk kemi marrĂ« asgjĂ« zyrtarisht â asnjĂ« raport, asnjĂ« dokument".
âSigurisht qĂ« do tĂ« donim tâi kishim ato informacione. Duam qĂ« edhe ekipi ynĂ« mjekĂ«sor ta vlerĂ«sojĂ« rastin, sepse mjeku ynĂ« Ă«shtĂ« ekspert nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«. Jam nĂ« kontakt me Benin, por zyrtarisht nuk dimĂ« asgjĂ«â, deklaroi Kek.
Përzgjedhësi slloven shtoi se nuk do të rrezikonte kurrë shëndetin e një lojtari, por theksoi se kombëtarja duhet të trajtohet me respekt në çdo rast.
âE vetmja gjĂ« qĂ« mĂ« intereson Ă«shtĂ« mirĂ«qenia e lojtarit. MegjithatĂ«, ekipi kombĂ«tar Ă«shtĂ« diçka shumĂ« e veçantĂ« dhe pres respekt maksimal nga tĂ« gjithĂ«. Sllovenia e meriton kĂ«tĂ«, edhe nĂ«se pĂ«rballĂ« kemi njĂ« fuqi tĂ« madhe si Anglia apo njĂ« klub si Manchester Unitedâ.
âNĂ« fund tĂ« fundit, ka kaluar shumĂ« kohĂ« qĂ« kur Anglia e mundi SlloveninĂ«, dhe kjo nĂ« vetvete thotĂ« diçka pĂ«r neâ, pĂ«rfundoi Kek.
Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka publikuar sot (e martë) listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Sllovenia ndeshjen e parë të muajit nëntor e luan më 15 nëntor në shtëpi ndaj Kombëtares së Kosovës në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor udhëton në Solna për takimin ndaj Suedisë.
Ekipit të Kek i nevojitet fitorja ndaj Dardanëve për të shpresuar në vendin e dytë që i dërgon në play-off dhe trajneri i tyre ka ftuar të gjithë lojtarët më të mirë dhe më në formë.
Në listën e Kek nuk kanë si të mungojnë emrat e yjeve të ekipit si sulmuesi Benjamin Sesko, portieri Jan Oblak dhe mbrojtësi Jaka Bijol.
Ndryshe, dy ndeshje para fundit të kualifikimeve, Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, Kosova renditet e dyta me shtatë pikë, Sllovenia e treta me tri pikë dhe Suedia e fundit me vetëm një pikë.
Më poshtë keni listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë. /Telegrafi/
Kombëtarja e Sllovenisë tregoi një reagim të mirë pas humbjes në Zvicër, duke futur një sistem të ri loje dhe duke ndryshuar formacionin, por në fund kjo nuk mjaftoi për të arritur qëllimin, fitoren ndaj Kombëtares së Kosovës.
Si e pa trajneri slloven Matjaz Kek ndeshjen në Kosovën? Ai u impresionua nga performanca në pjesën e dytë, por mungonte goditja e fundit - golat. Sllovenia vazhdoi të bënte presion të fortë dhe të kërkonte një gol që do ta vendoste në një pozicion shumë më të mirë, por topi nuk donte të hynte kurrë në rrjetën e Kosovës, e cila këtë herë nuk tregoi shumë në fazën sulmuese.
âNuk mund ta heq qafe ndjesinĂ«, veçanĂ«risht pas pjesĂ«s sĂ« dytĂ«, se humbĂ«m dy pikĂ« sonte. NĂ« pjesĂ«n e parĂ«, pati disa gabime tĂ« tjera, teknike, pasime tĂ« dobĂ«ta. Ndoshta pak nervozizĂ«m, njĂ« sistem tĂ« ri dhe tĂ« gjitha kĂ«to, por nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« ndeshjes dominuam plotĂ«sisht dhe patĂ«m rasteâ, ka thĂ«nĂ« fillimisht Kek pas ndeshjes.
âNĂ« njĂ« ndeshje ku njĂ« lĂ«vizje, njĂ« gol mund tĂ« vendosĂ«, duhet tĂ« shĂ«nosh. Sa i pĂ«rket momentumit, vendosmĂ«risĂ« dhe vetĂ«besimit, sonte ishte mirĂ«. Ne qetĂ«suam atmosferĂ«n e nxehtĂ« tĂ« paralajmĂ«ruar, por pikĂ«t kanĂ« rĂ«ndĂ«si dhe ndihet sikur humbĂ«m dy".
âThashĂ« pas ZvicrĂ«s se ishim shumĂ« tĂ« dobĂ«t. NĂ« kĂ«to dy, tre ditĂ« qĂ« ishim bashkĂ«, djemtĂ« reaguan mirĂ«. Ne pĂ«rgatitĂ«m disa gjĂ«ra tĂ« reja dhe ata reaguan mirĂ«, gjithashtu edhe gjaku i freskĂ«t - zĂ«vendĂ«simet shtuan njĂ« impuls tĂ« ri dhe kjo ishte gjithashtu e mirĂ«, por na mungon pak etje pĂ«r gjak kur na jepet mundĂ«siaâ.
Si e pa trajneri Kek performancën e Kosovës?
"Ne u pĂ«rgatitĂ«m mirĂ« pĂ«r KosovĂ«n, gjithashtu ishim tĂ« sigurt taktikisht. ĂshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq pĂ«r mundĂ«sitĂ« e humbura, por ata thjesht pritĂ«n dhe luajtĂ«n deri nĂ« zero", pĂ«rfundoi trajneri i SllovenisĂ«. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek thotë se pret një sfidë me shumë duele dhe agresivitet në Prishtinë ndaj Kosovës.
Kosova do tĂ« jetĂ« nikoqire e SllovenisĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« kualifikimeve pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s, me âDardanĂ«tâ qĂ« nevojitet tâi fitojnĂ« pikĂ«t e plota pĂ«r tĂ« mbetur nĂ« garĂ« pĂ«r njĂ« avancim tutje.
Para udhëtimit për në Kosovë, Kek ka paralajmëruar kombëtaren se nëse nuk e tregojnë nivelin e duhur atëherë do të ndëshkohen.
âFutbolli do tĂ« luhet edhe pas kĂ«tyre dy ndeshjeve. Sllovenia Ă«shtĂ« njĂ« emĂ«r, njĂ« kundĂ«rshtar pĂ«r tĂ« cilin tĂ« tjerĂ«t mendojnĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« grup lojtarĂ«sh qĂ« po ndryshon â disa prej tyre munguan edhe nĂ« Evropian â por kanĂ« treguar se janĂ« tĂ« duhuritâ.
âSigurisht, ka pasur edhe momente mĂ« tĂ« vĂ«shtira. UnĂ« jam i fokusuar vetĂ«m te ekipi ynĂ«, i njohim mirĂ« ata. Ne kemi cilĂ«si dhe e kemi dĂ«shmuar, por nĂ«se nuk je nĂ« nivelin e duhur, ndĂ«shkimi vjen shpejtâ, theksoi fillimisht pĂ«rzgjedhĂ«si i SllovenisĂ«.
Ai pret një atmosferë të madhe në Prishtinë, ku ndër të tjera shtoi se pret që sfida të jetë plot me duele dhe agresivitet.
âAtmosfera nĂ« PrishtinĂ« duhet tĂ« jetĂ« njĂ« motiv shtesĂ«. ĂshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« luash nĂ« njĂ« ambient tĂ« nxehtĂ« sesa nĂ« njĂ« fushĂ« ku dĂ«gjohet çdo zĂ«. PikĂ«nisja Ă«shtĂ« e qartĂ« pĂ«r tĂ« dy kombĂ«taret: duhet tĂ« marrim pikĂ« pĂ«r objektivat tona. Nuk e di çfarĂ« mund tĂ« jetĂ« motivim mĂ« i madh pĂ«r njĂ« sportist. ĂshtĂ« e qartĂ« se stadiumi do tĂ« jetĂ« i mbushur plot, do tĂ« ketĂ« shumĂ« zhurmĂ« dhe ndoshta edhe disa bileta shtesĂ« nĂ« shitjeâ.
âNe e dimĂ« gjithashtu se do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m edhe disa prej tifozĂ«ve tanĂ«, pĂ«rfshirĂ« njĂ« kontingjent ushtarĂ«sh tanĂ«. Ndeshja do tĂ« jetĂ« plot duele dhe agresivitet, siç Ă«shtĂ« tipike pĂ«r ndeshjet nĂ« shtĂ«pi, sidomos nĂ« PrishtinĂ«â.
Në fund, Kek konfirmoi se duan fitore në Prishtinë, me lojtarët që janë plotësisht të vendosur.
âKjo Ă«shtĂ« njĂ« grup qĂ« rezultati mund tĂ« shkojĂ« nĂ« çdo drejtim. Duhet tĂ« jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e ndeshjes, por dua tĂ« shoh besim, vendosmĂ«ri dhe guximâ.
âKĂ«to janĂ« ndeshje ku nĂ« fund llogaritet vetĂ«m rezultati. Kemi pĂ«rgatitur njĂ« plan dhe duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« ato gjĂ«ra qĂ« nuk funksionuan nĂ« ZvicĂ«r. QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« arrijmĂ« njĂ« rezultat pozitivâ.
PĂ«rndryshe, pĂ«rballja mes KosovĂ«s dhe SllovenisĂ« zhvillohet tĂ« premten nĂ« âFadil Vokrriâ me fillim prej 20:45./Telegrafi/
Trajneri kosovar, Ismet Munishi, aktualisht në krye të Dukagjinit, ka folur para ndeshjes vendimtare të Kosovës kundër Sllovenisë, që luhet të premten në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
Kombëtarja e Kosovës ka 3 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Sllovenia ka 1 pikë, duke e bërë përballjen të rëndësishme për kualifikimin.
Munishi ka një histori të veçantë me përzgjedhësin e Sllovenisë, Matjaz Kek, me të cilin ka luajtur te Maribor, dhe ka qenë bashkëlokëtar me Robert Englaro (ndihmëstrajner i Sllovenisë) te Olimpija Ljubjana, përvoja që i jep një perspektivë të veçantë për sfidën e ardhshme.
Ai ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin slloven, duke luajtur për skuadra si Maribor, Olimpija Ljubjana, Mura dhe Korotan e Smartano.
Në një prononcim për Telegrafin, trajneri kosovar vlerëson Slloveninë si një kundërshtar të fortë dhe paralajmëron një ndeshje të vështirë.
âDo tĂ« jetĂ« njĂ« ndeshje shumĂ« e vĂ«shtirĂ« me SlloveninĂ«. Ata janĂ« njĂ« kombĂ«tare shumĂ« e konsoliduar, e karakterizuar nga lufta dhe disiplinĂ« taktike. I kam parĂ« nĂ« ndeshjen kundĂ«r SuedisĂ«, ku kanĂ« qenĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« disiplinuar dhe kanĂ« arritur tĂ« barazojnĂ« rezultatin. NjĂ« pjesĂ« tĂ« meritat qĂ« ne i fituam ndaj SuedisĂ«, ata i kanĂ« gjithashtu, pasi na kanĂ« lodhur shumĂ« si kundĂ«rshtarĂ«", tha Munishi pĂ«r Telegrafin.
Munishi thekson cilësinë e skuadrës dhe futbollistëve të Sllovenisë.
âDo tĂ« jetĂ« njĂ« pĂ«rballje e vĂ«shtirĂ«, sepse kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« kombĂ«tare tĂ« konsoliduar dhe qĂ« ka nĂ« radhĂ«t e veta futbollistĂ« shumĂ« cilĂ«sorĂ«".
Ai vlerëson trajnerin e Sllovenisë, Matjaz Kek, dhe rolin e tij në sukseset e ekipit kombëtar të Sllovenisë.
âLojtari mĂ« i mirĂ« i SllovenisĂ«, mund tĂ« them, Ă«shtĂ« trajneri Matjaz Kek, me tĂ« cilin kam luajtur te Maribor dhe e kam pasur kapiten tĂ« skuadrĂ«s. Ai Ă«shtĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« njĂ« personalitet dhe njĂ« trajner qĂ« i ka dhĂ«nĂ« shumĂ« futbollit slloven dhe ka pasur sukses kudo. Mendoj se ai Ă«shtĂ« mĂ« meritori pĂ«r sukseset e SllovenisĂ« nĂ« vitet e fundit".
Munishi nuk jep parashikime për rezultatin, por beson se qasja e ekipit mund të sjellë fitore nëse paraqitemi si ndaj Suedisë.
âNuk do tĂ« parashikoja rezultatin e ndeshjes, por nĂ«se i qasemi si ndaj SuedisĂ«, do tĂ« kemi shumĂ« shanse, sepse mĂ« ka pĂ«lqyer jashtĂ«zakonisht shumĂ« disiplina taktike dhe pĂ«rgatitja e ndeshjes nga trajneri Foda, si dhe entuziazmi dhe energjia e futbollistĂ«ve nĂ« fushĂ«. NĂ«se veprojmĂ« njĂ«soj, do tĂ« kemi shanse tĂ« mĂ«dha pĂ«r fitore", vazhdoi tutje Munishi.
Krejt në fund ai kujton takimin e kaluar me selektorin Kek dhe Englaro dhe rëndësinë e respektit të ndërsjellë.
âHeren e kaluar, kur kemi luajtur kundĂ«r SllovenisĂ«, selektori Kek mĂ« ka telefonuar mua dhe Besnik Kollarin, dhe e kemi vizituar. Kemi bĂ«rĂ« njĂ« bisedĂ« pĂ«r ditĂ«t tona tĂ« lavdishme te Maribori, kur u bĂ«mĂ« kampionĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori. Nuk ka pasur asnjĂ« fjalĂ« pĂ«r KosovĂ«n, vetĂ«m respekt i ndĂ«rsjellĂ« dhe kujtimi i atyre kohĂ«ve. Ka qenĂ« njĂ« takim shumĂ« i mirĂ« dhe i ngrohtĂ«. NĂ«se mĂ« telefonojnĂ« pĂ«rsĂ«ri selektori dhe Englaro, do tĂ« shkoj tâi takoj, sepse ruajmĂ« respektin e ndĂ«rsjellĂ« dhe, natyrisht, vitet qĂ« kemi kaluar si lojtar i kujtoj me kĂ«naqĂ«si dhe pĂ«r ato ruajmĂ« raportet tona tĂ« shkĂ«lqyeraâ, pĂ«rfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sezoni i ngrohjes qendrore në kryeqytet do të nisë tetë ditë më herët se zakonisht, si reagim ndaj temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit.
âSezoni i ngrohjes fillon mĂ« 15 tetor dhe pĂ«rfundon mĂ« 15 prill, por sivjet, pĂ«r shkak tĂ« kushteve atmosferike, po e nisim mĂ« herĂ«tâ, ka njoftuar Rama, pĂ«rcjell Telegrafi.
Ai ka falĂ«nderuar NdĂ«rmarrjen Publike âTermokosâ dhe KorporatĂ«n Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK) pĂ«r pĂ«rgatitjet dhe bashkĂ«punimin e ngushtĂ« qĂ« kanĂ« mundĂ«suar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m me ngrohje pĂ«r mbi 25 mijĂ« familje dhe biznese nĂ« kryeqytet.
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë orëve të para të furnizimit, derisa ngrohja stabilizohet në të gjitha lagjet.
âSĂ« bashku po sigurojmĂ« njĂ« PrishtinĂ« mĂ« tĂ« ngrohtĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt kĂ«tĂ« dimĂ«râ, ka theksuar ai.
Ky vendim vjen pas njoftimit tĂ« âTermokosâ-it pĂ«r fillimin zyrtar tĂ« sezonit ngrohĂ«s 2025/2026, qĂ« kĂ«tĂ« vit nisi mĂ« 7 tetor nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me KEK-un. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka konfirmuar se Miha Zajc nuk do të rikthehet ende në ekipin kombëtar, pasi vetë lojtari i ka bërë të qartë se dëshiron të përqendrohet plotësisht te karriera e tij me Dinamo Zagrebin.
Mesfushori 30-vjeçar kishte njoftuar tĂ«rheqjen e tij nga KombĂ«tarja e SllovenisĂ« verĂ«n e kaluar, pak para Kampionatit Evropian âEuro 2024â, pasi nuk u pĂ«rfshi nĂ« listĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« Kek.
Që nga ajo kohë, Zajc është fokusuar tërësisht në futbollin e klubeve, duke u transferuar nga Fenerbahçe te Dinamo Zagreb, ku ka treguar paraqitje solide.
Miha Zajc, sa ishte te Sllovenia
Së fundmi, Kek ka zbuluar se e ka kontaktuar lojtarin për të diskutuar mundësinë e rikthimit në kombëtare, por përgjigjja e tij ka qenë e prerë.
âE telefonova dhe biseduam nĂ« njĂ« nivel shumĂ« korrekt pĂ«r ekipin KombĂ«tar tĂ« SllovenisĂ«. Ai mĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se qĂ«llimi i tij kryesor tani Ă«shtĂ« Dinamo. E kuptoj kĂ«tĂ«â.
âNĂ« ekipin kombĂ«tar nuk luhet pĂ«r Kek apo kundĂ«r Kek, por pĂ«r SlloveninĂ«. Jam i lumtur qĂ« Miha po kalon njĂ« periudhĂ« tĂ« mirĂ« dhe shpresoj qĂ« do tĂ« arrijĂ« suksesin qĂ« dua unĂ« pĂ«r tĂ« â dhe qĂ« e dĂ«shiron edhe futbolli slloven pĂ«r tĂ«. PĂ«r momentin po shkon nĂ« drejtimin e duhur, por pĂ«r çdo gjĂ« tjetĂ«r duhet ta pyesni vetĂ« atĂ«â, deklaroi Kek.
Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek
Vendimi i Zajcit për të mos u rikthyer është pritur me keqardhje nga tifozët, por edhe me mirëkuptim, duke qenë se mesfushori po kërkon stabilitet në fazën e re të karrierës së tij në Kroaci. /Telegrafi/
Kombëtarja e Sllovenisë i ka filluar përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Kosovës, që zhvillohet të premten në Prishtinë.
Përzgjedhësi Matjaz Kek ka përfshirë 27 lojtarë në listë dhe thekson se skuadra duhet të jetë maksimale e përqendruar për të shmangur gabimet, pasi çdo pikë është e rëndësishme për kualifikim.
Kek respekton shumë Kosovën dhe kujton fitoren 2-0 të skuadrës sonë ndaj Suedisë muajin e kaluar, duke e konsideruar atë një shenjë të aftësive të lojtarëve kosovarë.
âBiletat nĂ« stadiumin e PrishtinĂ«s janĂ« shitur plotĂ«sisht, por edhe stadiumet nĂ« Slloveni ishin shitur plotĂ«sisht. MĂ« pĂ«lqejnĂ« shumĂ« ndeshje tĂ« tilla - dhe mezi pres qĂ« tĂ« fillojnĂ« - sesa tĂ« luaj para 1,500 spektatorĂ«ve. Premton tĂ« jetĂ« njĂ« ndeshje qĂ« tregon nĂ«se meriton diçka apo jo. Kur flasim pĂ«r cilĂ«sinĂ« individuale tĂ« KosovĂ«s, kjo Ă«shtĂ« diçka pĂ«r t'u analizuar. Sepse Kosova nuk i mundi suedezĂ«t rastĂ«sishtâ, deklaroi Kek, duke treguar respekt tĂ« madh pĂ«r KosovĂ«n dhe tifozĂ«t.
Kek e ka pranuar se mund të marrë informacione të dobishme nga bashkëkombësi i tij Primoz Gliha, i cili drejtoi Kosovën për pjesën më të madhe të ciklit kualifikues për Euro 2024 para se të zëvendësohej nga trajneri gjerman Franco Foda.
âUnĂ« besoj se ai e njeh mjedisin mirĂ«. NĂ« kohĂ«n e tij ishte specifik, por tani me ardhjen e Franc FodĂ«s Ă«shtĂ« pak mĂ« ndryshe. Rrethi i lojtarĂ«ve gjithashtu ka ndryshuar pak. Nuk kam folur ende me tĂ«, por nuk do tĂ« thotĂ« se nuk do tĂ« flas. Ădo informacion mund tĂ« jetĂ« i dobishĂ«m, megjithĂ«se jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r atĂ« qĂ« na pret nĂ« KosovĂ«â, deklaroi Kek.
Që nga marrja e drejtimit nga Foda, Kosova ka regjistruar 10 fitore dhe 5 humbje në 15 ndeshje, pa asnjë barazim, duke treguar se nuk tërhiqet lehtë dhe se çdo ndeshje ndaj rivalëve evropianë është një sfidë serioze. /Telegrafi/