Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“QEVERI TEKNIKE”/ Berisha, dëgjesë publike me aleatët dhe shoqërinë civile: Narkoshteti shqiptar, rrezik për Evropën! Ergys Agasi largoi 3 ministra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të premte një Dëgjesë Publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Narkoshteti” shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën!

“Së pari, u falënderoj për ndërhyrjen, dhe u falënderoj të gjithë ju që jeni të pranishëm sot në këtë takim, të cilin unë e konsideroj shumë të rëndësishëm, të mbledhur në një moment do të thosha përcaktues për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë tonë.

Falënderoj me mirënjohje të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e forcave politike dhe shpreh bindjen se konkluzioni apo përfundimi i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur, është përgjegjësia më e vërtetë që ne marrim në këto momente para vendit dhe kombit tonë.

Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi. Se si propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve kanabisin si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi.

Politikë kjo që u kundërshtua- e vërteta është- nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri. Paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrim i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme.

Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve. Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para.

Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën. Duhet të njohim një meritë historike presidentit Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizata terroriste.

Sepse në fakt për fuqinë e tyre shkatërrimtare, ato krahasohen dhe tejkalojnë organizatat më të fuqishme terroriste. Në këtë kuadër të karteleve organizata terroriste, Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose krahas Kolumbisë.

Shqipëria zyrtare është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye. Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE. Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë. Dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë.

Ai që është aksionari më i madh. Dhe aksionari më i madh janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as i dimë. Por unë vetëm një të dhënë do u jap ju. Në Paraguaj, një trafikant i quajtur Diego Benitez, i cili disponon në vit 350 ton kokainë, bashkëpunon me 41 klane shqiptare.

Ju garantoj se po kaq famëzi sa ç’janë në Europë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, edhe në SHBA, edhe në Australi, edhe në Azi dhe vende të tjera. Koha do e provojë këtë.

Ata janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës, miliarderët më të shumtë të kokainës”, tha Berisha.

Kryedemokrati u ndal edhe tek dosja e AKSHI-t, ku theksoi se Ergys Agasi largoi 3 ministra të brendshëm, organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt për llogari të Ramës.

“Kurse shqiptarët përjetojnë një narko-diktaturë. Ato diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlamentin aktual 28 deputetë me listë. Ato marrin çdo vendim, emërojnë çdo ministër.

Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës.

Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano.

Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën. Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet. Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit.

Ka shndërrruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Europë. Ky vend ka sot treguesin e ndërtimit 300 përqind më të lartë se mesatarja e BE.
Çmimet janë stratosferike, ndërtimet nuk kanë të ndalur. Imagjinoni ku po shkon vendi ynë. Ky vend, në qoftë se Maduro me politikat e tij ka detyruar 20 përqind të venezuelasve të largohen, Edi Rama me politikat e tij ka detyruar mbi 43 përqind të shqiptarëve të largohen nga Shqipëria në 10 vite.

E tha bukur një pensionist, që jetonte me remitancat që i vinin, ky tha, ma shkatërroi euron, e kisha rreth 1400, tani e kam rreth 960. Imagjinoni se si atij iu përgjysmua ai pension që i dërgonin familjarët.

Pa llogaritur këtu me mijëra ndërmarrje eksporti, që të gjitha punojnë me euro, falimentuan. Dhe ata që falimentojnë ata nisen drejt Europës për një kafshatë, për një punë. Me mijëra punëtorë, intelektualë, 720 mijë të rinj. Sot shqiptarët kanë treguesin e lindshmërisë në botë për shkak të emigracionit, sipas OKB.

Kanë rënien më të madhe të popullatës. Kanë prej vitit 2018 një vdekshmëri, mijëra qytetarë vdesin më shumë se sa lindin. Kombi është në rrugën e zhdukjes”, deklaroi Berisha.

The post “QEVERI TEKNIKE”/ Berisha, dëgjesë publike me aleatët dhe shoqërinë civile: Narkoshteti shqiptar, rrezik për Evropën! Ergys Agasi largoi 3 ministra appeared first on Albeu.com.

Tryeza e PD me opozitën, Berisha: Shqipëria është kthyer në një narkoshtet rrezik për Europën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në tryezën e organizuar nga PD me pjesëmarrjen e partive të opozitës, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe intelektualëve, duke e cilësuar këtë takim si një moment përcaktues për të ardhmen e vendit.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të një fronti të përbashkët opozitar përballë asaj që ai e quajti situatë kritike në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas tij, bashkimi i forcave është përgjigjja më e duhur dhe përgjegjësia më e madhe ndaj vendit dhe kombit.

Berisha akuzoi qeverinë aktuale dhe kryeministrin Edi Rama për krijimin e një narkoshteti, duke deklaruar se sot Shqipëria vlerësohet si një rrezik për Europën. Ai solli në vëmendje vitin 2015, të cilin e cilësoi si një periudhë të errët, kur sipas tij vendi u mbush me plantacione kanabisi nga Kakavija deri në kufirin me Plavën e Gucinë.

Sipas kreut të PD-së, në atë kohë propaganda qeveritare e paraqiste kultivimin e kanabisit si një alternativë zhvillimi ekonomik, një politikë që, sipas tij, u kundërshtua edhe nga zyrtarë të përgjegjshëm brenda qeverisë së asaj kohe. Berisha theksoi se paratë e drogës janë toksike dhe shkatërruese për ekonominë, demokracinë dhe shtetin ligjor.

The post Tryeza e PD me opozitën, Berisha: Shqipëria është kthyer në një narkoshtet rrezik për Europën appeared first on Albeu.com.

Berisha ftoi forcat politike në një tryezë, ja emrat që marrin pjesë në mbledhjen e opozitës. Refuzuan…

Teksa ditë më parë kryetari i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat ftoi aktorët politikë që të jenë pjesë e tryezës së sotme, jo të gjithë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar emrat e disa prej të pranishmëve, por dhe të atyre që mungonin. Kujtojmë se publikisht refuzuan ftesën Adriatik Lapaj i “Shqipëria bëhet” dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

TË PRANISHËM
Florjan Binaj
Ermal Hasimja
Aulon Kalaja
Ola Xama
Akil Pano
Ilir Alimehmeti
Lush Susaj
Andi Tepelena
Entela Binjaku
Basir Collaku
Neritan Liçaj
Koloreto Cukali
Beti Njuma
Nikollaq Nerenaxi
Shpend Gashi
Nard Ndoka
Fatmir Mediu
Agron Duka
Tedi Blushi
Pbdnj (perfaqesues)
Sali Shehu
Adriatik Alimadhi
Selami Jenisheri
Kostaq Papa
Ekrem Spahiu
Kujtim Gjuzi
MUNGOJNË
Partia ‘Mundësia’, ‘Shqipëria Bëhet’, Lëvizja Bashkë dhe PDIU.

The post Berisha ftoi forcat politike në një tryezë, ja emrat që marrin pjesë në mbledhjen e opozitës. Refuzuan… appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (VIDEO)

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një 18-vjeçari në 23 nëntor të vitit të kaluar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Nuk na i siguronin dyqanet”/ Zjarri i te ‘5 Maji’, pronari i një prej magazinave: Dëmi, 200 mln lekë. Faji është i …

Një prej pronarëve që iu shkrumbua dyqani në magazinat e ‘5 majit’, deklaroi se zjarri ka ardhur nga panelet e dritave, ndërsa fajëson strukturat për ngjarjen. Ai tha për mediat se dëmi nga zjarri shkon rreth 200 milionë lekë.

Ndërkohë ai shtoi se biznesin se kishte të siguruar, pasi nuk plotësonte kriteret për t’u siguruar.

“Kam pasur dyqanin më të vogël, kam dëme rreth 200 milionë. Tregtoja veshmbathje. Goca kishte 2 dyqane. Ja llamarinat që na kanë vënë këtu. Nuk na i siguronin. U lidhën me bashkinë dhe ja. Dyqanet i kemi pasur pa sigurime. Me këtë ndërtim këtu nuk sigurohej, paguaja 570 mijë lekë. Vajza paguante rreth 1 mln. Nuk erdhi zjarri për fajin tonë, ka plasur te panelet. Ja këtu sipër. Shikoni kamerat, ose do t’i fshehin.”, tha ai.

The post “Nuk na i siguronin dyqanet”/ Zjarri i te ‘5 Maji’, pronari i një prej magazinave: Dëmi, 200 mln lekë. Faji është i … appeared first on Albeu.com.

Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 të evakuuar, dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë

Situata në Qarkun Durrës vijon të mbetet kritike si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe daljes nga shtrati të disa lumenjve, kryesisht Erzenit. Sipas raportit të përditësuar të datës 08.09.2026, strukturat e emergjencave civile, bashkitë dhe institucionet qendrore janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë.

Bashkia Durrës

Në territorin e Bashkisë Durrës situata paraqitet e rënduar, veçanërisht pas daljes së lumit Erzen nga shtrati dhe rritjes së nivelit të Kanalit të Tonës. Janë raportuar dëmtime të argjinaturës së Erzenit në rreth 500 metra linearë, në Katund të Ri dhe Sukth.

Në terren janë angazhuar 448 forca operacionale nga Bashkia, ndërmarrjet në varësi, UKD, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, OSHEE, mjekë të familjes, Rezervat e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë vënë në dispozicion mjete të rënda, gomone, pompa dhe personel.

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 667 banorë. Në Njësinë Administrative Sukth janë evakuuar 336 persona, ndërsa në Katund të Ri 53 persona. Të tjerë qytetarë janë akomoduar në Kavalishencë, Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe Kompleksin “FAFA”.

Janë siguruar 700 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore, të shpërndara në zonat e prekura, ndërsa organizata humanitare si “Qatar Save the Children” dhe “Fundjava Ndryshe” kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihma shtesë.

Deri në orën 20:00 janë verifikuar 2645 banesa dhe janë mbajtur 699 akte konstatimi, ndërsa procesi i verifikimit vijon. Në Katund të Ri dhe Sukth janë përmbytur rreth 6000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Rrashbull rreth 400 hektarë. Janë raportuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe zona të tëra ende të pakalueshme.

Bashkia Krujë

Në Bashkinë Krujë situata paraqitet problematike kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë janë evakuuar 7 familje për shkak të prezencës së ujit në banesa. Lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëmtime në argjinatura dhe përmbytje të rreth 600 hektarëve tokë bujqësore. Janë dëmtuar 50 banesa dhe janë evakuuar 30 persona.

Bashkia Shijak

Në Bashkinë Shijak situata mbetet problematike në zonat Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj dhe Fllakë. Janë përmbytur 75 banesa dhe rreth 180 hektarë tokë bujqësore, ndërsa disa akse rurale janë të bllokuara. Janë raportuar edhe dëmtime të argjinaturave në rreth 400 metra linearë.

The post Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 të evakuuar, dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë appeared first on Albeu.com.

VIDEOJA E FRIKSHME/Ja si nisi zjarri mbrëmë te “5 Maji” në Tiranë

Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.

Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.

Dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.

Sakaq, jane siguruar pamjet e momenteve të para të mbrëmjes së djeshme që tregojnë se si nisi zjarri te magazinat e “5 Majit”.

The post VIDEOJA E FRIKSHME/Ja si nisi zjarri mbrëmë te “5 Maji” në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ‘mbërthehet’ nga moti i keq/ Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Emergjencave Civile deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet, por dhe nga moti i keq.

Ajo pohoi se bëhet fjalë për shkolla të prekura në disa qarqe të vendit, kryesisht zona të thella, në Vlorë, Lushnjë, Durrës dhe disa zona të tjera.

“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.”, tha Kumbaro.

The post Shqipëria ‘mbërthehet’ nga moti i keq/ Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim appeared first on Albeu.com.

Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit

Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve.

Probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat problematike.

The post Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel

Prej më shumë se 2 orësh, rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Në vendngjarje raportohet se është bllokuar edhe një ambulancë, e cila ishte nisur drejt Tiranës me një të sëmurë.

Vargu i automjeteve nga të dyja krahët ka arritur në rreth 10 kilometra, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

The post VIDEO/ Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat në zonat malore, ja çfarë ndodh me reshjet

Ditën e sotme në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore: -6 / 6 °C

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

The post Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat në zonat malore, ja çfarë ndodh me reshjet appeared first on Albeu.com.

Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat zjarrfikëse

Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.

Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.

Sakaq, dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.

The post Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat zjarrfikëse appeared first on Albeu.com.

“Keni zbuluar Covidin e ri”/ Xheneta futet në BBVK, akuzon banorët për papastërti

Një zhvillim i papritur ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ish-banorja Xheneta Fetahu ka hyrë sërish në format, por këtë herë për një qëndrim të përkohshëm prej 24 orësh.

Lajmi për rikthimin e një banori nga edicionet e kaluara u komunikua fillimisht brenda shtëpisë, duke krijuar menjëherë kuriozitet dhe tension mes banorëve aktualë. Të gjithë dolën në oborr për të pritur të ftuarën misterioze, ndërsa emri i saj u mbajt sekret deri në momentin e fundit. Surpriza u zbulua vetëm kur Xheneta u shfaq para tyre, duke shkaktuar reagime të forta dhe habi të dukshme.

Shumica e banorëve mbetën të shtangur, pasi nuk e kishin pritur një rikthim kaq të papritur. Hyrja e saj ndryshoi menjëherë atmosferën në shtëpi, duke sjellë tension, komente dhe diskutime të shumta.

Menjëherë pas hyrjes, Xheneta nuk hezitoi të trazojë ujërat. Ajo kritikoi ashpër banorët për papastërtinë që, sipas saj, po mbizotëron në shtëpi, duke i paralajmëruar se situata ka dalë jashtë kontrollit. Përveç kritikave, ish-banorja nuk kurseu as ironitë dhe “kunjat”, të cilat u pritën me reagime të ndryshme nga banorët.

Në një moment që shkaktoi të qeshura por edhe tension, Xheneta hodhi edhe një deklaratë ironike, duke u thënë banorëve se “kanë zbuluar një Covid të ri”, referuar kushteve të higjienës.

The post “Keni zbuluar Covidin e ri”/ Xheneta futet në BBVK, akuzon banorët për papastërti appeared first on Albeu.com.

Kate Middleton thyen heshtjen për kimioterapinë gjatë një vizite në spital

Kate Middleton surprizoi stafin e NHS duke iu bashkuar Princit William në një vizitë të paparalajmëruar në Spitalin Charing Cross, duke e shndërruar atë që duhej të ishte një angazhim solo në një moment vlerësimi të përbashkët. Shfaqja erdhi ndërsa spitalet vazhdojnë të përballen me presione të rënda dimërore dhe shënoi një hap të dukshëm në rikthimin e Kate në detyrat publike.

Princi William ishte planifikuar të vizitonte vetëm spitalin e Londrës perëndimore për angazhimin e tij të parë që nga pushimet e Krishtlindjeve. Në një ndryshim të vonë, atij iu bashkua Catherine, e cila feston nesër ditëlindjen e saj të dyzetë e katërt.

Vizita e përbashkët kishte për qëllim të njihte përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit dhe vullnetarëve të NHS pas muajsh kërkese të madhe.

Stafi u habit kur çifti hyri në mensë, ku ishte organizuar një takim surprizë për çaj. Disa vullnetarë reaguan me habi të madhe kur mbërritën William dhe Kate , me Kate që mbante veshur një kostum ngjyrë burgundy.

Midis atyre që takuan ishte Maureen Gilmour, 86 vjeç, vullnetare prej tre vitesh që punon në njësinë e kimioterapisë.

Gjatë bisedave me vullnetarët, Princesha reflektoi mbi sa frikësues mund të ndihet trajtimi spitalor për pacientët. Ajo e përshkroi atë si “një përvojë mjaft të frikshme” dhe theksoi rëndësinë e punës në grup, duke thënë: “Pra, duhet ta keni atë mbështetje nga ju si ekip”.

“Nga përvoja e një pacienti, janë të rëndësishme gjëra që nuk janë në përshkrimin e punës, siç janë mirësia dhe dhembshuria”, tha Kate.

Çifti vizitoi zona të mbështetura nga fonde bamirëse, duke përfshirë hapësira neuro-rehabilitimi si një palestër terapie dhe një dhomë arti, dhe u kënduan në serenata nga një harpiste.

Duke folur me një paciente, Keit theksoi vlerën e kujdesit holistik krahas trajtimit mjekësor.

“Po thoja vetëm se ke nevojë për mbështetje mjekësore, por në fakt të jesh në gjendje të kesh edhe një lloj mbështetjeje holistike së bashku me të… kjo duhet t’i ndihmojë ditët të kalojnë“, tha ajo.

Më vonë ajo e përshkroi si “fantastike” që pacientët kanë qasje në hapësira të tilla, duke shtuar,

“Kreativiteti dhe natyra luajtën një rol kaq të madh në udhëtimin tim të rimëkëmbjes”.

Princi dhe Princesha më vonë u takuan me drejtuesit ekzekutivë të organizatave bamirëse të NHS-së, administratorët dhe udhëheqësit e shëndetësisë për të diskutuar rolin e filantropisë në shërbimin shëndetësor.

The post Kate Middleton thyen heshtjen për kimioterapinë gjatë një vizite në spital appeared first on Albeu.com.

Stenaldo shpërthen ndaj Keijsit: Je më i pje*dhuri, produkt i groshës që ha Iliri

Stenaldo ka shpërthyer ashpër ndaj Keijsit ditën e sotme, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese. Fillimisht i kërkoi Stelinës që të largohej nga aty, që të mos e vinte në siklet Keijsin përpara vajzës që e pëlqente, por banorja refuzoi duke i thënë që të shkonin ata në një vend tjetër.

Më pas Stenaldo i tha Keijsit se ‘nuk je më i madhi në vend’ dhe banori iu kundërpërgjigj duke i thënë ‘se atij i vjen inat që ka një njeri më të madh se ai’.
Pjesë nga debati:

Stenaldo: Stelina është jashtë apo brenda? Stelina, mundesh për hir të kërkesës sime të futesh një tek sekondë brenda?

Stelina: Patjetër, po

Stenaldo: Faleminderit shumë.

Stelina: Po pse?

Stenaldo: Dua unë

Stelina: Nuk më duket e saktë kjo gjëja Stenaldo

Stenaldo: Kam një bisedë me Keijsin

Stelina: Atëherë bisedën me Keijsin bëje veçmas, nuk kam pse të largohem nga grupi

Stenaldo: Patjetër, por nuk dua ta vendos në atë sikletin e shëmtuar që të një çun përpara një vajze që mund ta ketë qejf, se nuk e di se si i ka raportet

Keijsi: Gjë që nuk të takon

Stenaldo: Ti nuk je më i madhi në vend

Keijsi: Unë jam më i madh në vend baba, dhe ti e ke bezdi faktin që ka një njeri më të madh se ti

Stenaldo: Ti je idiot komplet, je më i pje*dhuri, produkt i groshës që ha Iliri

The post Stenaldo shpërthen ndaj Keijsit: Je më i pje*dhuri, produkt i groshës që ha Iliri appeared first on Albeu.com.

Maqedoni e Veriut – Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa zona

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëme infrastrukturore në disa rajone të vendit, ndërkohë autoritetet e emergjencës kanë shpallur nivel të verdhë paralajmërimi për përmbytje.

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike (UHMR), e cila në rrjetet sociale njoftoi një nivel të verdhë paralajmërimi, u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe ndjekje të udhëzimeve zyrtare, duke paralajmëruar për rrezik potencial nga dalja lokale e lumenjve dhe përrenjve sezonal, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.

Qendra për Menaxhim me Kriza (CUK) njoftoi se kreu i qendrës, Muhamed Ali, së bashku me ekipet kujdestare të linjës emergjente dhe sektorit për operacioni po monitorojnë vazhdimisht situatën, si dhe u bëri të thirrje qytetarëve të raportojnë çdo vështirësi apo rrezik.

Sipas të dhënave të mbledhura nga thirrjet dhe ndërhyrjet deri në orën e mbrëmjes, reshjet intensive kanë shkaktuar probleme në disa rajone të vendit.

Të dhënat nga CUK tregojnë se në rajonin e Gostivarit dhe rrethinës, respektivisht në aksin rrugor Gostivar-Strazhë është shënuar rrëshqitje dheu në rrugë, por qarkullimi po zhvillohet normalisht. Gjithashtu në drejtimin Tetovë-Banjë ka rrëshqitje në rrugë, duke vështirësuar qarkullim.

Ndërkaq, në fshatin Balin Dol janë regjistruar përmbytje nga lumi Vardar, ku janë përmbytur rreth 10 parcela bujqësore dhe disa oborre, ndërkohë është shënuar edhe ulje e prodhimit të energjisë në ‘HEC Mavrovë’.

Përmbytje janë raportuar edhe në fshatrat Malo Turçan dhe Banjë e Epërme nga lumenjtë Lakaviçka dhe Sushiçka, me tokë bujqësore të përmbytur dhe mungesë mekanizmi adekuat për ndërhyrje nga ana e komunës.

Në rajonin e Manastirit dhe rrethinës, në fshatin Lera ka përmbytje pranë urës, me rrezik për përhapje drejt zonës së banuar. Në fshatin Porodin gjithashtu është raportuar përmbytje në një fermë pule, ndërsa në disa fshatra të Komunës së Resnjës janë përmbytur oborre dhe toka bujqësore, megjithëse lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati.

Në rajonin e Ohrit janë regjistruar përmbytje në bodrume, garazhe dhe oborre, ku kanë ndërhyrë komuna dhe shërbimet publike. Në Kërçovë, disa objekte banimi janë përmbytur në rrugën Prilepska dhe rreth 60 persona janë evakuuar në palestrën sportive ‘Hristo Uzunov’.

Nga CUK theksuar se të gjitha shërbimet përgjegjëse janë në terren dhe po ndërhyjnë për të menaxhuar pasojat e motit të rëndë.

The post Maqedoni e Veriut – Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa zona appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu hyn sot në shtëpinë e BBVK-së

Xheneta Fetahu do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i spektaklit, i cili ka bërë të ditur se ajo do të hyjë sërish në shtëpi, por vetëm për një periudhë prej 24 orësh.

Sipas njoftimit, rikthimi i saj nuk do të jetë i zakonshëm, pasi Xheneta do të ketë një mision të veçantë, detajet e të cilit ende nuk janë zbuluar.

Ky zhvillim pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi dhe të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve aktualë.

Hyrja e saj ka ngjallur interes të madh te publiku, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët dhe çfarë surprizash do të sjellë ky rikthim i përkohshëm në një nga formatet më të ndjekura televizive në vend.

The post Xheneta Fetahu hyn sot në shtëpinë e BBVK-së appeared first on Albeu.com.

Tre shenjat e zodiakut që do të testohen nga universi sot

Sot, e enjte, 8 janar, disa shenja të zodiakut do të ndihen të sfiduara nga universi, duke reflektuar mbi zgjedhjet e kaluara dhe mënyrën se si kanë lënë pas dorë lirinë e tyre për gjëra që nuk u shërbejnë më. Kjo ditë është një mundësi për vetëdije dhe ndryshim, duke kuptuar se ka alternativa dhe zgjedhje që mund të transformojnë situatat.

Binjakët do të përballen me durimin e tyre, sidomos lidhur me disa zakone që nuk i përballojnë më. Kur kuptojnë se jeta ofron më shumë mundësi sesa kanë planifikuar, Binjakët mund të vendosin të ndryshojnë kursin, duke i dhënë fund përsëritjes së atyre zakoneve që nuk u shërbejnë. Curioziteti dhe dëshira për eksplorim do të jenë motivuesit kryesorë për të hequr dorë nga rutinat që i ndalojnë të ecin përpara.

Virgjëresha do të përballet me nevojën për kontroll mbi gjithçka. Sot është një ditë për të kuptuar se nuk duhet të mbikëqyrin çdo detaj dhe të ndihen fajtor për gabime të vogla. Universi i fton të zëvendësojnë perfeksionizmin me fleksibilitet dhe të lejojnë zhvillimet të ndodhin natyrshëm, pa panik dhe pa tension të panevojshëm.

Peshqit do të përballen me kufijtë e tyre emocionalë për shkak të sjelljes së dikujt tjetër. Është një ditë për të vlerësuar nëse reagimi i tyre është i tepruar dhe për të zgjedhur vetërespektin mbi shmangien. Peshqit mund të përdorin intuitën dhe njohuritë e tyre për të marrë vendime të balancuara dhe për të menaxhuar situatat me maturi.

Sot universi i sfidon këto shenja për të reflektuar, për të lëshuar kontrollin e panevojshëm dhe për të zgjedhur rrugën që i shërben më mirë rritjes së tyre personale.

The post Tre shenjat e zodiakut që do të testohen nga universi sot appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i Zaimina Vasjarit/ Paragjykimet dhe sfidat në çift

Zaimina Vasjari ka folur hapur për marrëdhënien e saj, e cila në fillimet e veta u përball me jo pak vështirësi. Ajo ka treguar se partnerin e saj e ka njohur që në moshën 17-vjeçare dhe, ndonëse u ndanë për një periudhë, u ribashkuan më vonë me bindjen se ishin zgjedhja e njëri-tjetrit.

“Kur më zgjati dorën dhe tha ‘je zgjedhja ime’, kuptova se bëra zgjedhjen e duhur. Unë isha një femër e fortë, por kisha nevojë për një mashkull që të më bënte të lumtur. Klodi më dha gjithë lumturinë e botës”, u shpreh ajo.

Sipas Zaiminës, problemi më i madh në fillimet e lidhjes kanë qenë gjykimet, pasi partneri i saj vinte nga një martesë e mëparshme dhe kishte dy fëmijë.

“Kam qenë e gjykuar dhe e paragjykuar, madje edhe nga njerëz që nuk më njihnin fare”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me vajzat e bashkëshortit, Zaimina theksoi se raporti është shumë i mirë dhe miqësor, falë edhe lidhjes së fortë që partneri i saj ka me to.

Çifti janë prej vitesh bashkë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.

The post Rrëfimi i Zaimina Vasjarit/ Paragjykimet dhe sfidat në çift appeared first on Albeu.com.

Kristi “molla e sherrit”/ Keijsi shpërthen ndaj Stelinës

Një debat i fortë ka ndodhur mes Stelinës dhe Keijsit pas darkës sqaruese që patën mbrëmjen e djeshme. Duket se Kristi është bërë “molla e sherrit” pasi ndërpreu darkën e banorëve, duke i thënë Stelinës që ka rënë shumë poshtë duke u marrë me Keijsin. Situatë kjo që nuk i ka pëlqyer fare Keijsit dhe e ka akuzuar Stelinën për mungesë respekti, pasi sipas tij në darkë ishte me të dhe nuk duhet t’i jepte të drejtë Kristit fjalët që thonte.

Keijsi:

Ti nxjerrë vrerë nga goja.

Stelina:

Siç je edhe ti.

Keijsi:

I jep të drejtë Kristit, atij vorraxhiut, dordolecit. Ka shpëtu mirë ai dordoleci dje se nuk e di se çfarë mund t’i kisha bërë.

Stelina:

Hajde more ti gangsteri i Komunës së Parisit.

Keijsi:

Po ik se nuk do rraf unë atë zorraxhiun.

The post Kristi “molla e sherrit”/ Keijsi shpërthen ndaj Stelinës appeared first on Albeu.com.

❌