Misteri i bastit 400 mijĂ« dollarĂ«sh/ Kush Ă«shtĂ« njeriu qĂ« âparashikoiâ rrĂ«zimin e Maduro-s pak orĂ« para sulmit tĂ« SHBA-sĂ«?
Më pak se pesë orë para bastisjes amerikane në kryeqytetin venezuelian, Karakas, një tregtar, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, vendosi një bast prej 400,000 dollarësh se Nicolas Maduro do të humbiste pushtetin në Venezuelë.
Lajmi raportohet nga âWall Street Journalâ.
Sipas gazetës amerikane, një tregtar dyshohet se vuri bast mbi 34,000 dollarë mbrëmjen e së premtes, më 2 janar, se Maduro nuk do të ishte më udhëheqës i Venezuelës deri më 31 janar.
Basti u bë në një platformë të njohur bastesh për kriptomonedha, duke nxitur dyshime se dikush kishte përdorur informacion të brendshëm në lidhje me një operacion shumë konfidencial të SHBA-së për të nxjerrë një fitim të shpejtë.
Disa orë pas bastit, u përhap lajmi për operacionin e SHBA-së për të kapur Maduron, duke i sjellë tregtarit gati 410,000 dollarë.
Ku ndodhet Maduro?
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
GjatĂ« seancĂ«s, Maduro u shpreh se e konsideron veten âtĂ« burgosur lufteâ.
ĂfarĂ« po ndodh nĂ« Karakas?
Ndërkohë në Karakas situata raportohet e tensionuar, veçanërisht si pasojë e konfuzionit mes forcave të ndryshme qeveritare. Gjatë mbrëmjes së të hënës ndërtesat qeveritare u evakuuan pas disa të shtënave me armë pranë pallatit presidencial. E ndërsa Delcy Rodriguez është betuar si presidente në detyrë, kryetarja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, njoftoi planet për rikthimin e menjëhershëm të saj në atdhe.


