Donald dhe Melania Trump festojnë 21 vjet martesë: Ja si dukeshin në fillimet e lidhjes

Dy vite pasi u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, Melania do të njihte njeriun që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj dhe një nga figurat më të fuqishme politike në botë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump festuan të enjten 21-vjetorin e martesës. Ata janë njohur pothuajse 30 vjet më parë dhe, gjatë dekadave së bashku, kanë kaluar periudha suksesi, sfida personale, si dhe momente të forta presioni publik.
Melania Trump, e lindur në Slloveni, u shpërngul në SHBA në vitin 1996 për të ndërtuar karrierën e saj si modele. Dy vite më vonë, në vitin 1998, ajo e njohu Donald Trumpin në një festë në Nju Jork. Në atë kohë, Trump ishte në proces divorci nga bashkëshortja e tij e dytë, Marla Maples, me të cilën kishte qenë i martuar nga viti 1993 dhe me të cilën ka vajzën Tiffany.
MĂ« herĂ«t, Donald Trump kishte qenĂ« i martuar edhe me Ivana Trump nga viti 1977 deri nĂ« vitin 1990. Nga kjo martesĂ« ai ka tre fĂ«mijĂ«: Donald Trump Jr., Eric Trump dhe Ivanka Trump. Ivana Trump ndĂ«rroi jetĂ« nĂ« vitin 2022. PikĂ«risht pas kĂ«tyre kapitujve tĂ« jetĂ«s sĂ« tij, Trump do ta gjente âmartesĂ«n e tretĂ« fatlumeâ me Melanian.
NjĂ« detaj interesant nga fillimet e tyre: Donald Trump i kĂ«rkoi Melanias numrin e telefonit, edhe pse nĂ« festĂ« kishte ardhur i shoqĂ«ruar nga njĂ« grua tjetĂ«r. Melania fillimisht e refuzoi, por i dha atij njĂ« kusht - tâi jepte ai numrin e tij. Pak mĂ« vonĂ«, ajo e telefonoi dhe lidhja e tyre nisi shpejt.
Donald dhe Melania Trump në vitin 2000
Ăifti pati edhe njĂ« ndarje tĂ« shkurtĂ«r nĂ« vitin 2000, por u ribashkua dhe nĂ« vitin 2004 u fejuan. Dasma u mbajt mĂ« 22 janar 2005 nĂ« Palm Beach tĂ« FloridĂ«s, nĂ« njĂ« ceremoni luksoze, ndĂ«rsa pritja u organizua nĂ« rezidencĂ«n ikonike Mar-a-Lago, ku çifti kaloi edhe muajin e mjaltit.
Donald dhe Melania Trump në vitin 2001
Në mars të vitit 2006, Donald dhe Melania u bënë prindër të djalit të tyre të vetëm, Barron Trump. Barron, i cili ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes publike, së fundmi ka nisur studimet në New York University.
Gjatë viteve të fundit, Donald Trump ka qenë në qendër të shumë polemikave dhe skandaleve politike e personale. Megjithatë, Melania Trump ka qëndruar në mënyrë të qëndrueshme pranë tij, shpesh duke zgjedhur një rol të rezervuar, por simbolik, si mbështetje e heshtur në momentet më të vështira.
Një fakt interesant:
Martesa e Donald dhe Melania Trump është një nga më jetëgjatat në rrethin e afërt të figurave politike amerikane të nivelit të lartë, ndërsa Melania mbetet një nga Zonjat e Para më enigmatike dhe më pak të ekspozuara mediatikisht në historinë moderne të SHBA-së. /Telegrafi/






profimedia










Donald dhe Melania









