Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të riprocesohen.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, që nga fillimi i procesit të rinumërimit, të martën më 13 janar 2026 në orën 18:00, dhe deri të dielën, më 25 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 vendvotime nga gjithsej 2,557 vendvotime, duke përfaqësuar mbi 62% të totalit.
Procesi i rinumërimit do të përfundojë plotësisht në 23 komuna.
Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën online të KQZ-së në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku do të paraqiten pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi./Telegrafi/
Pas katĂ«r seancave dĂ«gjimore, gjyqtarĂ«t e procedurĂ«s paraprake vendosĂ«n qĂ« 21 tĂ« pandehurve: O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J, tâu caktohet paraburgimi pĂ«r njĂ« muaj, i cili mund tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 23 shkurt 2026.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu, ndaj një të pandehure, A.V., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 23 shkurt 2026, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje ryshfeti, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.
Ndërkohë, edhe ndaj një të pandehuri, G.P., në cilësinë e vëzhguesit, është caktuar masa e paraburgimit njëmujor deri më 23 shkurt 20206, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti
Nga Gjykata është bërë e ditur se vërtetësia e këtyre dyshimeve dhe argumentimi i fakteve do të vlerësohen në fazat e mëtejme të procedurës penale. /Telegrafi/
Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pas evidentimit të manipulimeve të mëdha gjatë procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë rinumëruar 1,591 nga gjithsej 2,557 vendvotime, apo 62.22 për qind e totalit. Të dhënat e fundit janë publikuar më 25 janar 2026, në ora 08:11.
Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026, në ora 18:00, ndërsa deri më tani është përmbyllur rinumërimi në 22 komuna.
Rinumërimi po vazhdon sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, ka deklaruar se institucioni âĂ«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedohet me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«sâ.
Ai ka shtuar se KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të përfundojë gjatë javës në vazhdim.
Ndërkohë, për shkak të manipulimeve të dyshuara, Prokuroria në Prizren ka arrestuar 109 komisionerë.
Për 21 prej tyre është kërkuar paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një komisionere dyshohet për dy vepra penale, falsifikim të rezultatit të votimit dhe marrje ryshfeti.
Po ashtu, një vëzhgues dyshohet për veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti./Telegrafi/
Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se deri më tani ka pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave, nga gjithsej 109 të arrestuarit për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se kërkesat janë parashtruar nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe lidhen me vepra të rënda penale që cenojnë procesin zgjedhor.
âSipas kĂ«rkesave tĂ« pranuara deri tani, pĂ«r 21 tĂ« dyshuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e komisionerĂ«ve kĂ«rkohet paraburgim pĂ«r veprĂ«n penale falsifikim i rezultateve tĂ« votimitâ, ka deklaruar Lekaj.
Ai ka shtuar se për një të dyshuar tjetër, komisionere, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për dy vepra penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje e ryshfetit.
Ndërkohë, sipas Lekajt, për një të pandehur tjetër në cilësinë e vëzhguesit, kërkesa për paraburgim bazohet në dyshimet për kryerjen e veprave penale kanosje dhe dhënie ryshfeti.
âGjykata aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« pranimit tĂ« kĂ«rkesave tĂ« tjera nga Prokuroria Themelore nĂ« Prizrenâ, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«si Lekaj.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë mbajtur dy seanca dëgjimore, ndërsa pritet që të mbahen edhe dy seanca të tjera, lidhur me kërkesat për paraburgim në këtë rast.
Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar të premten se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë, ndërsa u tha se bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara.
Sot, më 24 janar pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 109 të arrestuarve, të cilët dyshohen për manipulim me vota në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se seanca nis në ora 14:00.
âGjykata Themelore nĂ« Prizren, njofton mediat se me datĂ« sot me datĂ« 24.01.2026, nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« Prizren, nga ora 14:00, janĂ« caktuar seancat dĂ«gjimore pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, pĂ«r rastin nĂ« tĂ« cilin me datĂ« 23.01.2026, janĂ« ndaluar 109 persona lidhur me dyshimet pĂ«r kryerjen e veprave penale kundĂ«r tĂ« drejtĂ«s sĂ« votimitâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar të premten se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë, ndërsa u tha se bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 55% apo 1,423 nga 2,557 vendvotime.
âNĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ« pĂ«r rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, nĂ« hapĂ«sirĂ«n QNR > RinumĂ«rim, do tĂ« paraqiten rezultatet pas numĂ«rimit tĂ« çdo vendvotimiâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu të premten ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Sipas tij, gjithsej 121 persona janë ftuar për intervistim, prej të cilëve disa nuk janë paraqitur, ndërsa një pjesë janë konstatuar si të pafajshëm.
Ai shtoi se veprimet janë ndërmarrë ndaj personave të identifikuar, ku shumica prej tyre janë komisionerë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, planifikohet të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.
PĂ«rfundimi i kĂ«tij procesi, tĂ« nisur mĂ« 13 janar, sipas zĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, do tâi hapte rrugĂ«n KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat u mbajtĂ«n mĂ« 28 dhjetor 2025.
âKomisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. KQZ planifikon qĂ« procesi i rinumĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« pĂ«rmbyllet gjatĂ« javĂ«s nĂ« vazhdimâ, tha Elezi.
Më tej, ai ka shpjeguar se pavarësisht se procesi i rinumërimit i heq dilemat lidhur me rezultatet dhe mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, megjithatë, kjo është një e drejtë e subjekteve politike dhe kandidatëve, andaj KQZ do të presë paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të përmbyllë të gjithë procesin zgjedhor.
âPas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhorâ, ka shtuar ai.
Javën e ardhshme, më 28 janar, bëhen një muaj nga dita e zgjedhjeve kur qytetarët e Republikës së Kosovës votuan në zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Shpallja e rezultateve ishte planifikuar të bëhej deri më 19 janar, megjithatë, KQZ vendosi për rinumërim pas një verifikimi të kryer në 33 vendvotime, ku rezultoi se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyronin saktë votat në fletëvotime.
Sipas KQZ-së, meqenëse kemi të bëjmë me një proces që përfshin të gjitha vendvotimet, rezultati që do të vlejë në shpalljen e rezultateve përfundimtare do të jetë ai që do të dalë nga procesi i rinumërimit dhe jo nga numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. /kp/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po rinumëron të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Ky vendim, sipas KQZ-së, erdhi pasi janë shikuar videot nga kamerat në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat kanë ngritur dyshime se votat e kandidatëve për deputetë nuk janë shënuar në mënyrë të saktë në platformën zyrtare të KQZ-së.
Një problematikë këtu ka qenë se KQZ ka parë vetëm pamjet nga kamerat ku shihet fletëvotimi por jo edhe monitori i komisionerit i cili i ka vendosur votat në sistem.
Rrjedhimisht, ndryshimet janë vërejtur pasi që përmes pamjeve të fletëvotimeve KQZ ka numëruar me dorë votat e një vendvotimi dhe pas mbledhjes së tyre, janë krahasuar me të dhënat në sistem për atë vendvotim e tek pastaj janë vërejtur dallimet.
Lidhur me këtë proces, për KALLXO.com është deklaruar zyrtari për operacione zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Shkëlqim Rexha.
Ai ka bërë të ditur se dyshimet kanë lindur pasi janë analizuar video-incizime të numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit.
âSipas video-incizimeve qĂ« kemi marrĂ« nga Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit, kemi parĂ« se votat e kandidatĂ«ve nuk janĂ« shĂ«nuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ« nga ajo qĂ« Ă«shtĂ« pasqyruar nĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ«â â ka thĂ«nĂ« Rexha.
i ka sqaruar se pas shqyrtimit të këtyre incizimeve, sekretariati i KQZ-së ka bërë rekomandim për verifikim të mëtejmë, duke çuar në vendimin për rinumërim.
âNe si Sekretariat kemi bĂ«rĂ« njĂ« rekomandim dhe KQZ-ja ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« shkojmĂ« me rinumĂ«rim fillimisht tĂ« 2 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tâi verifikojmĂ« edhe njĂ« herĂ« se a janĂ« shĂ«nuar votat e kandidatĂ«ve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ«â â ka deklaruar Rexha.
Sipas Rexhës, gjatë krahasimit të rezultateve të fletëvotimeve me të dhënat e hedhura në platformën e KQZ-së, janë konstatuar mospërputhje të qarta.
âE kemi bĂ«rĂ« njĂ« krahasim tĂ« rezultateve dhe kemi parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shĂ«nim i pasaktĂ« i votave qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« fletĂ«votim dhe atyre qĂ« janĂ« nĂ« platformĂ«. Pra, votat nuk janĂ« pĂ«rputhurâ â ka theksuar ai.
Komisionerë partie në QKN, staf i KQZ-së në rinumërim
Një nga dallimet kryesore mes numërimit fillestar dhe procesit të rinumërimit, sipas Rexhës, është përbërja e ekipeve që kryejnë numërimin.
âNĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit kanĂ« qenĂ« komisionerĂ« tĂ« nominuar nga subjektet politike, tĂ« emĂ«ruar nga KQZ-ja, ndĂ«rsa nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve procesin e realizojnĂ« persona tĂ« rekrutuar drejtpĂ«rdrejt nga KQZ-jaâ â ka sqaruar Rexha.
Ai ka shtuar se procesi i rinumërimit është i monitoruar vazhdimisht nga vëzhgues të subjekteve politike, organizatave dhe mediave, përmes ekraneve që pasqyrojnë çdo veprim në kohë reale.
Edhe pse KQZ-ja nuk ka marrë ankesa direkte nga vëzhguesit gjatë numërimit fillestar, Rexha ka theksuar rëndësinë e rolit të tyre gjatë rinumërimit.
âVĂ«zhguesit luajnĂ« rol kyç. NĂ«se vĂ«rejnĂ« ndonjĂ« pasaktĂ«si, reagojnĂ« dhe punonjĂ«si ynĂ« Ă«shtĂ« i obliguar ta ndalĂ« procesin dhe ta verifikojĂ« sĂ«rish votĂ«n,â ka thĂ«nĂ« ai.
Si zhvillohet procesi i rinumërimit?
Rexha ka shpjeguar në detaje edhe procedurën e rinumërimit, duke theksuar se ajo është pothuajse identike me atë të QKN-së.
âTĂ« gjitha fletĂ«votimet nxirren nga kutia, verifikohet subjekti politik, vlefshmĂ«ria e fletĂ«votimit, vula, dhe mĂ« pas bĂ«hen llogaritjet nĂ« formularin e rezultateve. Numri i fletĂ«votimeve duhet tĂ« pĂ«rputhet me numrin e nĂ«nshkrimeve dhe me fletĂ«votimet e pavlefshme e tĂ« vlefshmeâ â ka sqaruar Rexha.
Ai ka bërë të ditur se çdo fletëvotim vendoset një nga një në sistem dhe nuk ka grumbullim të votave.
âFletĂ«votimet vendosen njĂ« nga njĂ« pĂ«r secilin kandidat, pĂ«r secilĂ«n fletĂ« veç e veç. Kjo bĂ«het pĂ«r tĂ« garantuar saktĂ«si mĂ« tĂ« madheâ â ka shtuar ai.
Dy forma të manipulimit të dyshuar
Sipas raportit preliminar të sekretariatit të KQZ-së janë identifikuar dy forma të pasaktësive gjatë numërimit.
âNĂ« disa raste Ă«shtĂ« hequr njĂ« votĂ« nga njĂ« kandidat dhe i Ă«shtĂ« shtuar njĂ« kandidati tjetĂ«r, ndĂ«rsa nĂ« raste tĂ« tjera janĂ« shtuar vota pĂ«r kandidatĂ« qĂ« fare nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« shĂ«nuar nĂ« fletĂ«votimâ â ka deklaruar Rexha.
Nga të dhënat preliminare, komuna e Prizrenit rezulton të ketë numrin më të madh të pasaktësive në shënimin e votave të kandidatëve.
âPrizreni ka numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« rasteve ku votat e kandidatĂ«ve nuk janĂ« shĂ«nuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt. Kjo ka ndodhur nĂ« masĂ« tĂ« madhe nĂ« shumĂ« kuti tĂ« votimitâ â ka thĂ«nĂ« Rexha.
Në komunat e tjera, sipas tij, pasaktësitë janë shfaqur në mënyrë të izoluar.
âNĂ« komuna tĂ« tjera, ndryshimet janĂ« vĂ«rejtur vetĂ«m nĂ« disa kuti tĂ« caktuara dhe jo nĂ« tĂ« gjitha tavolinat e numĂ«rimitâ â ka pĂ«rfunduar Rexha.
Vonesa në certifikim dhe pritja për raportin përfundimtar
KQZ-ja ka bërë të ditur se raporti përfundimtar do të hartohet vetëm pasi të përfundojë rinumërimi i të gjitha 2 mijë e 557 kutive të votimit. Deri atëherë, procesi i certifikimit të rezultateve mbetet i pezulluar, duke shtyrë edhe afatet për formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve për deputetë në nivel vendi ka ardhur pas dyshimeve serioze për pasaktësi dhe manipulim gjatë procesit të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Ky proces përfshin gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime në tërë Kosovën dhe pritet të shkaktojë vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore, duke ndikuar rrjedhimisht edhe në formimin e institucioneve të reja.
Janë përfunduar mbi 50% e vendvotimeve të cilat iu nënshtruan procesit të rinumërimit, në bazë të përditësimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orët e mesditës 23.01.2026.
KQZ ka bërë të ditur se procesi veçse është përmbyllur plotësisht në 19 komuna.
Rinumërimi ka përfunduar në Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Viti, Zveçan, Vushtrri, Junik, Malishevë, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillugë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Për shkak të manipulimit me vota në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, mbi 100 komisionerë të partive te ndryshme që janë thirrur për intervistim në lidhje me manipulimin e votave në Prizren.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 19.01.2026, ka vendosur për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komuna, si dhe për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren.
Rinumërimi i votave ka shkaktuar ndryshime drastike në listat e kandidatëve, veçanërisht brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku disa kandidatë kanë humbur qindra, e madje edhe mijëra vota.
Krejt kjo pritet të sjellë vonesa në certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht formimin e institucioneve të reja.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, sipas KQZ-së, ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i atyre që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit ishte 77,086.
Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 qendra të votimit, ndërsa ky proces jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Sipas të dhënave të KQZ-së, në 29 përfaqësi diplomatike patën të drejtë vote 19,187 votues.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 20.11.2025, pasi ky institucion nuk arriti të zgjedhë Qeverinë, ndonëse zgjedhjet parlamentare ishin mbajtur më 09.02.2025.
Si rrjedhojë, e para e shtetit e shpalli 28 dhjetorin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Analistët vlerësojnë se manipulimet me vota, të cilat kanë dalë në pah pas rinumërimit, e kanë dëmtuar procesin zgjedhor në Kosovë. Sipas tyre, kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së monitorimit gjatë fazës së numërimit të votave. Ata e konsiderojnë urgjente nevojën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
Manipulimi me vota, si asnjëherë më parë, tashmë ka dalë hapur në pah. Megjithatë, dallavere me vota, raste të vjedhjes së votës dhe madje edhe përfshirje të personave të dënuar kanë pasur edhe në zgjedhjet e kaluara.
Sadik Zeqiri, nga këndvështrimi i analistit politik, vlerëson se procesi zgjedhor është dëmtuar rëndë, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet. Sipas tij, monitorimi i këtij procesi është në mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por gjatë fazës së numërimit nuk ka pasur vëzhgim as nga organizatat vendore, as nga ato ndërkombëtare.
âLigji pĂ«r zgjedhjet duhet tĂ« ndryshohet sa mĂ« parĂ«, sepse pĂ«rndryshe krijohen keqpĂ«rdorime. Ndodh qĂ« votuesi voton pĂ«r disa persona, por nuk i kujton tĂ« gjithĂ«. UnĂ« nuk shoh njĂ« organizim tĂ« mirĂ«filltĂ« tĂ« njerĂ«zve tĂ« mençur qĂ« kanĂ« ndikuar te komisionerĂ«t, por kjo ka ndodhur si njĂ« dukuri shoqĂ«rore, e cila fatkeqĂ«sisht ka ndikuar nĂ« dĂ«mtimin e kandidatĂ«veâ, tha Zeqiri.
Sipas tij, komisionerët janë të mbikëqyrur nga KQZ-ja, por është dashur të vëzhgohen edhe nga organizatat e ndryshme joqeveritare, mediat dhe vëzhgues të tjerë.
"Nuk ka pasur vĂ«zhgim dhe, kur nuk ka vĂ«zhgim, manipulohet vota. Prandaj ekziston njĂ« hierarki e fajit, nga KQZ-ja e nga lart-poshtĂ« e anasjelltas. Dikush duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. MegjithatĂ«, vĂ«zhgim nuk ka pasur dhe kjo lidhet edhe me faktin se numĂ«rimi ka filluar gjatĂ« kohĂ«s festiveâ, thaksoi ai.
Edhe organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin deri në ditën e votimit vlerësojnë se procesi zgjedhor është dëmtuar. Mirëpo, sipas tyre, faza e numërimit nuk ka qenë pjesë e mandatit monitorues.
Në këtë kontekst, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) theksoi se monitorimi i IKD-së, si projekt, ka qenë i fokusuar vetëm deri në ditën e zgjedhjeve dhe jo në qendrat e numërimit, duke theksuar gjithashtu nevojën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
âQĂ« nga viti 2021 janĂ« instaluar dhe janĂ« mbikĂ«qyrur procedurat e numĂ«rimit tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputet nĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, si dhe nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, si pĂ«r balotazhin ashtu edhe pĂ«r asambletĂ« komunale. Edhe nĂ« kĂ«to zgjedhje tĂ« dhjetorit kanĂ« qenĂ« funksionale. Normalisht, KQZ i pĂ«rdor kĂ«to mekanizma kur dĂ«shiron tĂ« verifikojĂ« mundĂ«sinĂ« e manipulimit tĂ« ndonjĂ« rezultati apo vote tĂ« ndonjĂ« kandidati, qoftĂ« me kĂ«rkesĂ« tĂ« kandidatĂ«ve qĂ« dyshojnĂ« se janĂ« dĂ«mtuar nga sistemi i formularĂ«ve, qoftĂ« edhe me vetĂ«iniciativĂ«. Pra, nĂ« çdo variant, KQZ i ka tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« pĂ«r tâi zbuluar kĂ«to manipulime nĂ« procesin e administrimit tĂ« votave, prandaj besoj se tĂ« gjitha veprimet qĂ« po ndodhin tani janĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« zbardhur dhe qartĂ«suar rezultatin e saktĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t qĂ« i janĂ« nĂ«nshtruar zgjedhjeve tĂ« dhjetoritâ, theksoi Vullnet Bugaqku nga KDI.
Pas komunës së Prizrenit, ku deri më tani nga rinumërimi ka rezultuar përqindja më e madhe e manipulimeve me vota, pritet që drejtësia të merret edhe me komunat e tjera, ku rezultatet e rinumërimit tregojnë se ka pasur ndërhyrje në proces./RTK
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR), rreth 80 mijë vota të kandidatëve për deputetë kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht.
Sipas Eugen Cakollit nga KDI, në Kosovë kanë pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, dhe secili votues kishte të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë.
âNumri i pĂ«rgjithshĂ«m i votave preferenciale pĂ«r kandidatĂ«t arrin nĂ« rreth 6.8 milion, qĂ« do tĂ« thotĂ« se mesatarisht çdo votues ka shĂ«nuar rreth 7 kandidatĂ« nĂ« fletĂ«votimâ, ka shkruar Cakolli.
Ai shtoi se nga rreth 80 mijë vota të afektuara, 47,619 vota u hoqën nga kandidatët pasi ishin shtuar gabimisht gjatë numërimit fillestar, ndërsa 32,018 vota iu shtuan kandidatëve pasi ishin hequr më parë në mënyrë të pasaktë.
âBrenda kĂ«tyre votave, afĂ«rsisht 40 mijĂ« i takojnĂ« kandidatĂ«ve tĂ« PDK-sĂ«, rreth 15 mijĂ« LVV-sĂ«, 11 mijĂ« LDK-sĂ« dhe 4 mijĂ« AAK-sĂ«â, theksoi ai.
Cakolli nënvizoi se mbi 80% e këtyre votave të pasakta vijnë nga komuna e Prizrenit, ndërsa komunat e tjera të prekura janë Malisheva dhe Podujeva.
âRritja e numrit tĂ« votave preferenciale deri nĂ« 10 kandidatĂ«, sĂ« bashku me centralizimin e numĂ«rimit nĂ« QNR, e ka bĂ«rĂ« procesin shumĂ« mĂ« tĂ« cenueshĂ«m ndaj abuzimeve. Kur tĂ« dhĂ«nat pĂ«rpunohen nga njĂ« numĂ«r i vogĂ«l personash â qĂ« nĂ« disa raste janĂ« familjarĂ« apo tĂ« afĂ«rm tĂ« kandidatĂ«ve â ndĂ«rhyrjet mund tĂ« prodhojnĂ« devijime tĂ« mĂ«dha nĂ« rezultateâ, tha ai.
Ai thekson se ky proces rrit nevojën për monitorim më të rreptë dhe mekanizma shtesë të sigurisë për të garantuar integritetin e votës. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është zbuluar pjesa që lidhet me dhënien dhe marrjen e ryshfetit, në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet nga organet e drejtësisë.
Gjatë një konference për media, Kryeziu theksoi se të akuzuarit në këtë rast mund të marrin edhe cilësinë e dëshmitarëve, por sipas tij, në këtë fazë nuk mund të jepen më shumë detaje, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
âJemi ende nĂ« fazĂ«n e hetimeve, personat po intervistohen dhe Ă«shtĂ« e mundur qĂ« tĂ« dalin edhe persona tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«â, deklaroi Kryeziu.
Sipas tij, gjithsej 121 persona janë ftuar për intervistim, prej të cilëve disa nuk janë paraqitur, ndërsa një pjesë janë konstatuar si të pafajshëm.
Ai shtoi se veprimet janë ndërmarrë ndaj personave të identifikuar, ku shumica prej tyre janë komisionerë.
Kryeprokurori bëri të ditur se rreth 5 persona janë liruar, ndërsa 109 persona janë ndaluar.
Po ashtu, disa nga të dyshuarit nuk i janë përgjigjur ftesës së organeve të drejtësisë, pasi ndodhen jashtë vendit, dhe për ta është nisur kërkimi.
âDo tĂ« aplikojmĂ« edhe masa tĂ« veçanta hetimore dhe do tĂ« ndĂ«rmarrim çdo veprim tĂ« mundshĂ«m ligjor pĂ«r trajtimin e kĂ«tij rastiâ, pĂ«rfundoi Kryeziu.
Ndryshe, Kryeziu ka deklaruar qe edhe kandidatët për deputet mund të ballafaqohen në gjykatë me të dyshuarit me manipulime. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë.
Siç tha Kryeziu bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara.
âDitĂ« mĂ« parĂ« kemi paralajmĂ«ruar qĂ« manipulim i votĂ«s Ă«shtĂ« krim dhe do tĂ« ndĂ«shkohet. Sot tĂ« dyshuarit janĂ« ballafaquar me forcĂ«n e ligjit. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r manipulime brenda llojit. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r mijĂ«ra vota tĂ« manipuluara dhe tĂ« falsifikuara. VetĂ«m nĂ« njĂ« klasĂ« janĂ« manipuluar 2.444 vota. VetĂ«m njĂ« klasĂ« ka dal e pa keqpĂ«rdorur. 68 mijĂ« e 17 vota kjo Ă«shtĂ« diferenca totale e keqpĂ«rdorimit tĂ« votave. Ky hetim ka qenĂ« i mirĂ« koordinuar edhe me koordinatoren e ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit, Laura Pula...â, ka thĂ«nĂ« ai.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Faton Alija ka thënë se ky është një nga operacionet më të mëdha të të ndaluarve në këtë rajon. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paralajmëruar një konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Sipas njoftimit konferenca pritet të mbahet në orën 15:00 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
âJu njoftojmĂ« se Prokuroria Themelore nĂ« Prizren, pĂ«rkatĂ«sisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu sĂ« bashku me PolicinĂ« e KosovĂ«s, do tĂ« mbajĂ« sot (23 Janar 2026) konferencĂ« pĂ«r media lidhur me aksionin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatĂ« numĂ«rimit brenda subjekteve politike pĂ«r deputet tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« regjionin e KomunĂ«s sĂ« Prizrenit. Konferenca do tĂ« mbahet nĂ« orĂ«n 15:00, nĂ« objektin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, kati tretĂ«, Salla e Takimeveâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ndryshe, mediat kanë raportuar se janë arrestuar mbi 100 persona, ndërkaq po ashtu raportohen se në mesin e të intervistuarve dyshohet të jetë edhe djali i ish-deputetit Nait Hasanit, Art Hasani.
Ky i fundit besohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Po ashtu në mesin e të arrestuarve është edhe komisioneri i Emilja Rexhepit, kjo e konfirmuar nga avokati i tij, Blend Gjini. /Telegrafi/
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Mediat kanë raportuar se janë arrestuar mbi 100 persona, ndërkaq po ashtu raportohen se në mesin e të intervistuarve dyshohet të jetë edhe djali i ish-deputetit Nait Hasanit, Art Hasani.
Ky i fundit besohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Telegrafi ka telefonuar ish-deputetin Nait Hasani, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Ndryshe, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kreu bastisje në disa lokacione në Prizren lidhur me keqpërdorimet në zgjedhje e parakohshme të 28 dhjetorit. /Telegrafi/
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
"Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij", ka thënë Mehmeti.
Edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti ka konfirmuar zhvillimin e këtij aksioni, por pa dhënë detaje.
"Mund ta konfirmoj se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me dyshimet për manipulim me vota. Për momentin nuk mund të japim detaje tjera pasi rasti është në procedurë. Për zhvillime tjera, do të njoftoheni gjatë ditës", ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Ndryshe, Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj tĂ« enjten Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj ka ngritur aktakuzĂ«n e parĂ« lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pĂ«r veprĂ«n penale âAsgjĂ«simi i dokumenteve tĂ« votimitâ, e paraparĂ« me nenin 217 paragrafi 1 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj bĂ«n tĂ« ditur se ka ngritur aktakuzĂ«n e parĂ« lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pĂ«r veprĂ«n penale âAsgjĂ«simi i dokumenteve tĂ« votimitâ, e paraparĂ« me nenin 217 paragrafi 1 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.
Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/