❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas tĂ« reshurave reagohet nĂ« shtatĂ« raste nĂ« kryeqytet– kĂ«ta janĂ« numrat e telefonit pĂ«r raste emergjente



Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të reshurave kanë reaguar në shtatë raste të ndryshme.

Në një postim në Facebook bëhet apel për kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë për çdo rast emergjent.

Postimi i Drejtorisë:

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.

Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.

Ju lutemi të keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportoni çdo rast emergjent në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44. /Telegrafi/














“Ç’mi ke trazuar mercenarĂ«t, o Besian”, Abdixhiku i reagon Musliut: I keni partitĂ« tuaja, ka kush merret me LDK-nĂ«



Deklarata e disa dite më parë e Besian Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës se LDK bëri gabim trashanik kur votoi Hashim Thaçin për president ka ngjallur reagime.

Ndaj kësaj deklarate fillimisht reagoi Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila tha se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie.

“Gabimi trashanik i LDK-sĂ« nuk ka qenĂ« Hashim Thaçi. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« ka qenĂ« heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik. Ka qenĂ« paaftĂ«sia pĂ«r t’u pĂ«rballur me tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe mungesa e kurajĂ«s pĂ«r t’i drejtuar kritikĂ« tĂ« hapur Donika GĂ«rvallĂ«s, Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, duke ushqyer iluzione tĂ« rreme se kĂ«ta do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dĂ«met kolosale qĂ« vetĂ« ia shkaktuan LDK-sĂ«â€, ka shkruar Musliu.


E lidhur me deklaratën e Ganimete Musliut, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në një postim në Facebook duke aluduar në deklaratën e Musliut, ka thënë se ka kush merret me LDK-në.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

ǒmi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Besiani, një politikan shembullor, e LDK me gjithë të, nuk kanë frikë nga zhurma. As nga sulmet e paguara. LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin.

I keni partitë tuaja.

Mbajeni duhmën e pazareve mes tyre.

Ka kush merret me LDK-në. Veç ju dhe partitë tuaja, kurrë jo. Kjo shtëpi e ka anëtarësinë që e do pa kushte; që e mbronë nëpër ditë të vështira, nëpër sulme, nëpër zhgënjime.

Sa herë që LDK është sulmuar, ka qenë sepse ka qenë e fortë nga brenda. Dhe kjo i bën nervoz. Sepse uniteti ynë, në të mirë e vështirë - sidomos në të vështirë - është pengesë fatale për pazare, për pushtete të lehta dhe për interesa primitive. Sulmet nuk na dobësojnë. Na bëjnë më të qartë pse jemi këtu.

Ne nuk do të përgjigjemi me mllef. Do të përgjigjemi me punë. Me program. Me besim te shteti dhe te qytetari. Me njerëz të së ardhmes, mu sikurse Besiani!

Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja jonĂ«. QetĂ«. Drejt. Dhe pĂ«rpara. Trazimet le tĂ« vazhdojnĂ«. Hapur, madje. Le t’i ballafaqojmĂ« mercenarĂ«t dhe paratĂ« qĂ« i aktivizojnĂ« kundĂ«r njerĂ«zve mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« Lidhjes; sikurse Besian Mustafa. /Telegrafi/



Projekti milionësh në Malishevë përmbytet, ndërsa mungon pranimi teknik



Një nënkalim i ndërtuar me miliona euro në Malishevë dhe i përuruar me koncert dhe fjalime, u përmbyt vetëm disa muaj më pas si pasojë e reshjeve të shiut. Komuna e pranon se projekti nuk e ka përfunduar ende pranimin teknik, kurse kompania ndërtuese nuk dha shpjegime.

Me një koncert të madh, fjalime e parakalime, në gusht të vitit 2025, komuna e Malishevës e përuroi një nënkalim për vetura në qytet.

NĂ«nkalimi ishte vetĂ«m njĂ« pjesĂ« e njĂ« projekti infrastrukturor me vlerĂ« afĂ«r 9 milionĂ« euro, qĂ« kryetari i kĂ«saj komune, Ekrem Kastrati e ka quajtur “ndĂ«r projektet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« historinĂ« e MalishevĂ«s”, shkruan Evropa e LirĂ«.

Projekti “Malisheva Urbane”, pĂ«rfshin edhe shesh e parkingje nĂ«ntokĂ«sore, ndĂ«rtimi i sĂ« cilave u krye kryesisht nga kompania “B Famis” nga Suhareka.

Por, vetëm disa muaj pas përurimit - më 6 janar 2026 - nënkalimi u mbush me ujë pas reshjeve intensive.

Komuna e MalishevĂ«s tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL) se pĂ«rmbytja ishte pasojĂ« e shiut tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m dhe “rritjes sĂ« nivelit tĂ« ujit nĂ« lumin Mirusha dhe njĂ« dege tĂ« lumit, qĂ« si pasojĂ« ka qenĂ« i pamundur shkarkimi i ujit”.

Të nesërmen, nënkalimi u lëshua për qarkullim, pas pastrimit të ujit që, sipas komunës, u bë nga kompania komunale e pastrimit.

Komuna nuk i ka vënë faj punimeve të nënkalimit për këtë përmbytje, ndonëse ka thënë se pranimi teknik për këtë projekt nuk ka përfunduar në tërësi.

“PĂ«rurimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r rrugĂ«t, [qĂ« Ă«shtĂ«] njĂ« pjesĂ« e projektit, ndĂ«rsa projekti si tĂ«rĂ«si nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rfunduar”, thotĂ« zyra pĂ«r informim e komunĂ«s, duke mos specifikuar se a Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pranimi teknik i nĂ«nkalimit.

Pranimi teknik është procedurë përfundimtare për secilin projekt ndërtimor kur bëhet vërtetimi se punët janë kryer siç janë paraparë në projekt, apo kontratë.

“NĂ« gjuhĂ«n inxhinierike quhet ‘leja e shfrytĂ«zueshmĂ«risë’. ShĂ«rben mĂ« sĂ« shumti te objektet banesore. NĂ«nkalimet janĂ« objekte mĂ« tĂ« vogla, por gjithsesi kĂ«rkohet pranimi teknik, sepse Ă«shtĂ« rregull”, thotĂ« Naser Kabashi, profesor i Fakultetit tĂ« NdĂ«rtimtarisĂ« nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s.

Megjithatë, sipas profesorit, në rastet e vërshimeve të strukturave ndërtimore si te nënkalimet, më shumë ka të bëjë me mosplanifikim të përballimit të reshjeve me intensitet të lartë dhe kohë të shkurtër, gjatë projektimit.

“PamundĂ«sia e gĂ«lltitjes sĂ« ujit nĂ« kĂ«to kapacitete ka rezultuar nĂ« kĂ«tĂ« [mbushjen me ujĂ«], sipas rasteve tĂ« pĂ«rgjithshme, pa u ndalur nĂ« raste specifike qĂ« mund tĂ« kenĂ« ndonjĂ« element tĂ« veçantĂ«â€, thekson ai pĂ«r REL-in.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, as nga kompania “B Famis” nuk ka pasur ndonjĂ« reagim lidhur me kĂ«tĂ« çështje, edhe pas pyetjeve tĂ« dĂ«rguara nga REL-i.

NjĂ« punĂ«tor i kĂ«saj kompanie, qĂ« foli me REL-in nga numri zyrtar i kompanisĂ«, tha se kompania “gjendet nĂ« pushim deri mĂ« 15 janar”.

Në kontratën për ndërtimin e këtij projekti, që REL-i e ka siguruar, në punëkryerje parashihet edhe drenazhimi, sistemet e shkarkimit të ujit, ndonëse nuk ka detaje të tjera specifike që kanë të bëjnë me situata si ajo e vërshimeve.

Në rrjetet e saj sociale, kompania ka reklamuar në vazhdimësi projektin dhe punën e tyre në të.

Si u fitua kontrata për realizimin e këtij projekti?

Në fund të vitit 2022, komuna e Malishevës hapi tenderin për ndërtimin e këtij projekti që e kishte paraparë të kushtonte rreth 8.9 milionë euro.

Tenderi ishte i hapur dhe kriter kryesor për fitimin e tij ishte çmimi më i ulët në ofertë.

Në këtë thirrje pati dy ofertues.

NjĂ«ra ishte kompania “B Famis” nga Suhareka nĂ« konsorcium me dy kompani tjera “Eskavatori” dhe “Best Company”. Oferta e tyre ishte rreth 8.2 milionĂ« euro.

Pronar i kompanisĂ« “B Famis” Ă«shtĂ« Bekim Bytyçi.

NdĂ«rsa, ofertuesi i dytĂ« ishte kompania “Famis Co”, po ashtu nga Suhareka sĂ« bashku me njĂ« kompani tjetĂ«r “Bamirs”, me ofertĂ« rreth 7.7 milionĂ« euro.

PronarĂ« tĂ« kompanisĂ« “Famis Co” janĂ« Avdullah Bytyçi, Fadil Bytyçi dhe Hamdi Bytyçi.

Tenderin e fitoi “B Famis”, ndonĂ«se pati ofertĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ«, pasi qĂ« komuna e shpalli ofertuesin e dytĂ« “tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m”, me arsyen se i mungonin disa nga dokumentacionet dhe kriteret qĂ« kĂ«rkoheshin nĂ« tender.

Ndër to, sipas komunës, ishin disa dokumentacione për përvojat e punës së inxhinierëve në projekt, pastaj dëshmitë e përvojave paraprake e deri te mungesa e disa pajisjeve të caktuara.

PĂ«rfundimisht mĂ« 12 janar, 2023, “B Famis” nĂ«nshkroi kontratĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« projekt.

Si janë të lidhura këto dy kompani mes vete?

“B Famis” dhe “Famis Co” nĂ« tĂ« kaluarĂ«n kanĂ« qenĂ« njĂ« kompani e vetme e themeluar dhe e udhĂ«hequr kryesisht nga anĂ«tarĂ« tĂ« familjes Bytyçi.

Historia e tyre shkon prapa deri nĂ« vitet e ‘70-ta dhe ndĂ«r vite kompania ndryshoi emrin disa herĂ«.

Ky është informacion publik që të dy kompanitë e kanë të shkruar në historikun e përmbledhur në uebfaqet e kompanive.

Tek nĂ« vitin 2022, kompania, qĂ« quhej “Famis Co”, ndahet dhe krijohet kompania “B Famis”, e cila u regjistrua zyrtarisht mĂ« 19 maj 2022, disa muaj para se tĂ« fitonte tenderin pĂ«r projektin nĂ« MalishevĂ«.

Përveç tenderit kryesor për ndërtimin e nënkalimit dhe infrastrukturës përcjellëse, komuna e Malishevës, më 2025 hapi edhe një tender tjetër për punë shtesë në këtë projekt.

KĂ«saj radhe, tenderi nuk u hap pĂ«r ofertues, por iu dha me negocim kompanisĂ« “B Famis”.

Vlera e këtij tenderi ishte rreth 823.000 euro.

Ligji për Prokurimin Publik e lejon që institucionet të japin tender me negocim vetëm me arsyetim specifik se pse ka qenë e nevojshme.

REL-i ka pyetur komunën e Malishevës se pse ka qenë e nevojshme për këto punë shtesë dhe pse ky tender nuk ishte i hapur për ofertues të tjerë, por nuk ka marrë përgjigje.

“FormĂ« klasike e manipulimit tĂ« ofertave”

Albulena Ndrecaj, drejtoreshĂ« e organizatĂ«s INPO, e cila kryen hulumtime dhe raporte mbi prokurimin nĂ« KosovĂ«, e pĂ«rshkruan situatĂ«n kur dy kompani tĂ« njĂ«jta, ose me lidhje mes vete, garojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin tender si “praktikĂ« e kamotshme nĂ« KosovĂ«â€.

“Kjo Ă«shtĂ« forma mĂ« klasike e manipulimit tĂ« ofertave nĂ« prokurim publik, ku shpeshherĂ« njĂ« pĂ«rfitues i vetĂ«m ka dy apo tri kompani dhe bĂ«n oferta me matematika tĂ« ndryshme nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« fitojĂ« oferta mĂ« e shtrenjtĂ«â€, thotĂ« ajo.

Sipas Ndrecajt, përgjegjësia për ruajtjen e parasë publike bie mbi autoritetin kontraktues, në këtë rast komuna.

“Autoritetet kontraktuese nĂ« pĂ«rgjithĂ«si i njohin tĂ« gjithĂ« operatorĂ«t ekonomikĂ«. Operatori ekonomik e ka njĂ« qĂ«llim tĂ« vetĂ«m, pĂ«rfitimin e kontratĂ«s. I takon Autoritetit kontraktues qĂ« tĂ« detektojĂ« nĂ« rast qĂ« kompanitĂ« bĂ«jnĂ« devijime ligjore”, thotĂ« Ndrecaj.

Sa i përket faktit që në tenderin me dy ofertues, njëri është shpallur i papërgjegjshëm, Ndrecaj thotë se ndonjëherë kjo bëhet qëllimshëm.

“...sepse njĂ« operator ekonomik qĂ«, ta zĂ«mĂ«, ka kontrata milionĂ«she me shtetin apo autoritete tĂ« tjera kontraktuese, Ă«shtĂ« nonsens [nuk ka kuptim], qĂ« nĂ« njĂ« procedurĂ« tjetĂ«r tĂ« tenderit tĂ« shpallet i papĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« ndonjĂ« dokumentacioni apo mosplotĂ«simit tĂ« kriterit”, nĂ«nvizon ajo.

NĂ« uebfaqen e kompanisĂ« “Famis Co”, si projekte tĂ« tyre janĂ« paraqitur edhe tĂ« tilla si, unaza e jashtme nĂ« komunĂ«n e PrishtinĂ«s dhe njĂ« mbikalim nĂ« fshatin Komoran tĂ« Drenasit.

REL-i ka dĂ«rguar pyetje lidhur me kĂ«tĂ« çështje te kompania “Famis Co”, por deri nĂ« momentin e publikimit tĂ« kĂ«tij artikulli, nuk ka pranuar pĂ«rgjigje.

REL-i i ka shkruar edhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për të kërkuar interpretim lidhur me atë se a përbën shkelje kjo situatë, por ende nuk ka marrë përgjigje.

“OrĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r shkak tĂ« reshjeve”, punonjĂ«sit e OSHEE-sĂ« nĂ« terren – Balluku publikon fotografi



Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belina Balluku ka thënë se Shqipëria po kalon orë të vështira për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta në veri dhe verilindje të vendit.

Balluku në një postim në Facebook thekson se Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipërisë ndodhen në terren për të garantuar furnizim pa ndërprerje për abonentët kudo.

“OrĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s dhe temperaturave tĂ« ulĂ«ta nĂ« veri dhe verilindje tĂ« vendit, por ekipet e OSHEE ndodhen nĂ« terren pĂ«r tĂ« garantuar furnizim pa ndĂ«rprerje pĂ«r abonentĂ«t kudo. 1600 punonjĂ«s dhe 186 mjete...”, shkruan ajo. /Telegrafi/







A u mbajtën 35 të ndaluarit në rastin e BSK-së pa vendim pas skadimit të afatit ligjor? Gjykata del me njoftim



Gjykata Themelore në Prizren ka reaguar lidhur me raportimet se 35 të ndaluarit në rastin e Byrosë Kosovare të Sigurimit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor.

Gjykata Themelore e Prizrenit nĂ« njĂ« komunikatĂ« pĂ«r media thekson se me rastin e pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s dĂ«gjimore pĂ«r caktimin e masĂ« sĂ« sigurisĂ« ndaj 39 tĂ« pandehurve, Gjyqtari i procedurĂ«s paraprake tĂ« premten nĂ« pĂ«rfundim tĂ« seancĂ«s (ora 22:10), ka konstatuar nĂ« procesverbal se tĂ« pandehurit do tĂ« kthehen nĂ« qendrat e tyre tĂ« ndalimit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Gjykata t’i njoftojĂ« lidhur me aktvendimit pĂ«r propozimin/kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren.

“Ky vendim i Gjyqtarit tĂ« procedurĂ«s paraprake Ă«shtĂ« marrĂ« konform neni 162 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, paragrafi 8 ku thuhet se ‘Sa mĂ« parĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur, por jo mĂ« vonĂ« se brenda 48 orĂ«ve nga arresti, gjyqtari i procedurĂ«s paraprake mban seancĂ«n dĂ«gjimore pĂ«r tĂ« vendosur nĂ«se i pandehuri duhet tĂ« mbahet nĂ« paraburgim (nĂ« rastin konkret brenda 48 orĂ«sh Ă«shtĂ« mbajtur seanca dĂ«gjimore nĂ« GjykatĂ«n Themelore Prizren), dhe nĂ« vazhdim tĂ« paragrafit thuhet se ‘NĂ« pritje tĂ« vendimit tĂ« gjykatĂ«s, i pandehuri mund tĂ« mbahet nĂ«n ndalim’, çka edhe Gjyqtari i procedurĂ«s paraprake ka konstatuar nĂ« procesverbal nĂ« rastin konkret”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Avokati Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor



Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që lidhet me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Zekaj ka deklaruar se gjatë seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 personave të ndaluar, e cila është mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren nga ora 16:00 deri rreth orës 22:30, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që për 35 prej tyre të caktohet masa e paraqitjes në stacion policor, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, pavarësisht kësaj kërkese, Gjykata nuk ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të këtyre të ndaluarve, por ka vendosur që ata të kthehen në ndalim, pa një vendim të veçantë, në pritje të marrjes së aktvendimit për masën e sigurisë jashtë seancës. Ai ka shtuar se gjyqtari, sipas tij, kishte deklaruar gojarisht se vendimi do të merrej sot rreth orës 10:00.

Zekaj ka theksuar se, sipas tij, i vetmi vendim ligjor në fuqi ka qenë ai për ndalim prej 48 orësh, afat i cili ka skaduar sot në ora 10:00.

“I vetmi vendim i ligjshem qe egziston deri tani ne kete rast eshte ai i ndalimit per 48 ore, i cili ka skaduar sot ne ora 10:00. Edhe pse vendimi ka skaduar qe 2 ore, 35 te ndaluarit jane duke u mbajtur ne menyre te kunderligjshme nga Burgu i Lipjanit, pa asnje vendim”, ka shkruar Zekaj nĂ« reagim.

Ai ka deklaruar se edhe pas skadimit të këtij afati, 35 të ndaluarit po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pa asnjë vendim gjyqësor, duke shtuar se institucioni përkatës, sipas tij, po pret veprim nga Gjykata Themelore në Prizren.

Reagimi i Zekajt vjen pas deklarimeve të një dite më parë të avokatit Driton Muharremi, i cili kishte thënë se, ndonëse Gjykata kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë për masa alternative ndaj 35 të pandehurve, ata ishin dërguar dhe mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

“Betimi pĂ«r DrejtĂ«si” ka raportuar sot se Prokuroria Themelore nĂ« Prizren ka dorĂ«zuar kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj ish-drejtorit tĂ« ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve (BKS), Sami Mazrekut, dhe ish-drejtorit tĂ« Departamentit tĂ« Financave dhe Kontabilitetit, Valon Berisha, si dhe Florent Sylejmanit e Yll Çollakut. Kurse ndaj 35 tĂ« tjerĂ«ve ka kĂ«rkuar masĂ«n e paraqitjes nĂ« Polici.

Mazreku dhe Berisha bashkë me të dyshuarit tjerë u arrestuan mëngjesin e 8 janarit në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit që ishte udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu. Dëmi pretendohet të jetë mbi 1 milion euro.

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishte njoftuar se se rasti i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar.

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.

Sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« tĂ« siguruar nga “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”, mes tĂ« dyshuarve kryesorĂ« janĂ« Sami Mazreku dhe Valon Berisha, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« periudhĂ«s 22 korrik 2022 – 9 tetor 2023, nĂ« pozitat drejtuese nĂ« BKS, dyshohen se kanĂ« kryer njĂ« sĂ«rĂ« transaksionesh bankare tĂ« paautorizuara, duke shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« konsiderueshme. Transaksionet e dyshuara pĂ«rfshijnĂ« shumĂ«n prej 4,641 euro deri mbi 8,500 euro pĂ«r kompensim tĂ« supozuar tĂ« dĂ«meve nga aksidentet e trafikut pĂ«r persona qĂ« paraprakisht kishin marrĂ« kompensim, duke shkaktuar kĂ«shtu dĂ«m tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r BKS-nĂ«.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se 39 persona janë arrestuar në aksionin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Ai nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r medie kishte deklaruar se dĂ«mi vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« 1 milion e 43 mijĂ« euro, derisa shtoi se cak i hetimeve ishin edhe ish-drejtori i BKS-sĂ«, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, tĂ« cilĂ«t po ashtu janĂ« nĂ« mesin e tĂ« arrestuarve, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh



Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmĂ« se pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r vazhdimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit nĂ« çështjen penale ndaj tĂ« pandehurit F.SH. pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar se ka kryer veprĂ«n penale tĂ« Spiunazhit nĂ« vazhdimĂ«si, gjyqtari i procedurĂ«s paraprake pas shqyrtimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, me datĂ« 09.01.2026 pĂ«rmes Aktvendimit ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n e PSRK-sĂ«, ashtu qĂ« tĂ« njĂ«jtit iu Ă«shtĂ« vazhduar masa e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej 2 muaj”, tha Gashi pĂ«r Telegrafi.com.

Ndryshe, Fatmir Sheholli u arrestua më 09 tetor 2025. Ai dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq, duke mbledhur dhe shpërndarë informacion rreth pronave, aktiviteteve biznesore dhe funksionimit të institucioneve në Kosovë.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Sheholli ishte i rekrutuar nga BIA dhe kishte ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke marrë informacione që më pas i shpërndante edhe në media online në Kosovë. Ai ishte nën hetime nga gushti i vitit 2024 dhe ishte edhe në përgjim fizik.

Gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës më 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera. /Telegrafi/

Raporti i fundit pas vërshimeve, AME: Situata e menaxhueshme, nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës



Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë raportin e fundit lidhur me situatën pas vërshimeve në vend.

AME thekson situata është e menaxhueshme dhe nuk ka indikacione për përshkallëzim.

Periudha e raportimit është nga ora 22:00 e së premtes deri në orët e mëngjesit të së shtunës.

Lexoni të plotë njoftimin:

Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj.

Nuk raportohet për humbje jete.

GJENDJA SIPAS RAJONEVE

Rajoni i Prishtinës

- PrishtinĂ«: vĂ«rshime nĂ« rrugĂ«n “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe nĂ« fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”.

- Lipjan: vĂ«rshime nĂ« fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”.

- Shtime: vĂ«rshime nĂ« rrugĂ«n Shtime–Reçak.

- GraçanicĂ«: vĂ«rshime nĂ« Motel “Villa Hilton” dhe rrugĂ«n te Prishtina Mall.

- Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, - Podujevë: situata e qetë, pa raste për ndërhyrje.

Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat.

Rajoni i Prizrenit

- Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme.

- Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji.

- Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar).

Rajoni i Mitrovicës

- MitrovicĂ«: nĂ« kompleksin “Amina” Ă«shtĂ« evakuuar njĂ« familje nga NJPZSH;

-aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja.

- Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje.

- KEK – Termocentrali Kosova A: nĂ« orĂ«n 07:05 Ă«shtĂ« kĂ«rkuar intervenim urgjent pĂ«r pompĂ« thithĂ«se me kapacitet tĂ« madh; kĂ«rkesa Ă«shtĂ« adresuar dhe NJPZSH ka intervenuar.

Rajoni i Pejës

- Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim.

Trafiku:

Pejë–RugovĂ«: segmente me ujĂ« nĂ« rrugĂ« – kĂ«rkohet kujdes i shtuar.

Pejë–KullĂ«: e kalueshme, me kujdes.

Rajoni i Gjakovës

Situata e qetë dhe stabile.

Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie.

Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut.

Rajoni i Gjilanit

- Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës.

- Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë.

KËRKESA DHE NDËRHYRJE SPECIFIKE

KĂ«rkesĂ« urgjente nga KEK pĂ«r pompĂ« thithĂ«se me kapacitet tĂ« madh nĂ« KosovĂ«n A – e adresuar dhe e realizuar nga kapaciteti i Agjencise Menaxhimit Emergjent.

Nuk janĂ« pranuar kĂ«rkesa shtesĂ« pĂ«r ndihmĂ« apo koordinim nga komunat gjatĂ« intervalit 22:00–08:00.

VLERËSIMI I SITUATËS

Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme.

Rreziku kryesor aktual lidhet me: reshjet e borës, ngricat në rrugë, vështirësitë në qarkullim.

Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës.

GATISHMËRIA INSTITUCIONALE

Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës.

Bllokimi i rrugës Prishtinë-Ferizaj për shkak të reshurave - pamje nga droni



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt Ă«shtĂ« bllokuar plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

MĂ« poshtĂ« mund t’i shiheni pamjet nga droni tĂ« rrugĂ«s nacionale Ferizaj-PrishtinĂ«.

Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk - një tjetër në kërkim



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Policia në një njoftim për media thekson se lidhur me këtë kanë arrestuar një shtetas turk, një tjetër është në kërkim, ndërkaq po ashtu kanë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shqipërisë:

Finalizohet nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DPPSh, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi tĂ« mĂ«dha veshjesh/kĂ«pucĂ«sh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, 1 celular, si dhe sende/dokumente tĂ« tjera qĂ« do t’i shĂ«rbejnĂ« hetimit.

Si rezultat i administrimit tĂ« informacionit tĂ« siguruar se nĂ« KamĂ«z, magazinoheshin veshje tĂ« kontrabanduara, tĂ« cilave iu viheshin logo false tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, Sektori pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbĂ«shtetjen e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 5 dhe ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprat penale “Shkelja e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« industriale”, “PunĂ«simi i paligjshĂ«m”, “Kontrabanda me mallra tĂ« tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandĂ«â€, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularĂ«ve”. /Telegrafi/


RrĂ«shqitjet e dheut bllokojnĂ« rrugĂ«n Elbasan–Gjinar, banorĂ«t kĂ«rkojnĂ« ndĂ«rhyrje



Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shumta dhe motit tĂ« keq, nĂ« rrugĂ«n Elbasan–Gjinar ka pasur rrĂ«shqitje dherash, tĂ« cilat kanĂ« sjellĂ« bllokimin e qarkullimit.

Bllokimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të shtune, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit, raporton euronews.al.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

I jepet lamtumira e fundit ish-ministrit Sadriu, Abdixhiku: Mbi të gjitha ishte njeri i mirë, i matur e i vendosur në qëndrime



Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish ministrit të Ekonomisë, Ali Sadriu, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 75 vjeçare.

Në mbledhjen komemorative në nderim të figurës së ish-ministrit Sadriu, ishte i pranishëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se Sadriu si ministër i parë i Financave në Kosovën e pasluftës vuri themelet e ekonomike e financiare.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut në Facebook:

Sot i dhamë lamtumirën e fundit një njeriu të mirë dhe një shërbyesi të ndershëm të Kosovës, Ali Sadriut. Nderuam jo vetëm një figure publike, por mbi të gjitha një njeri të qetë, të urtë dhe të drejtë, që e jetoi politikën si mision dhe jo si skenë.

Ali Sadriu ishte mbi të gjitha njeri i mirë, i matur në fjalë, i vendosur në qëndrime. Një njeri që e kuptonte se politika nuk është zhurmë, por përgjegjësi, nuk është shfaqje, por shërbim. Ai i takonte një brezi që besonte se shteti ndërtohet me durim, ligj dhe karakter.

Si MinistĂ«r i parĂ« i Financave, nĂ« KosovĂ«n e pasluftĂ«s, ai vuri themelet e ekonomike e financiare tĂ« RepublikĂȘs sonĂ« tĂ« re. NĂ« kohĂ« tĂ« tij, u hartua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Buxheti i KosovĂ«s; e u themeluan institucionet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vendit; Banka Qendrore, Administrata Tatimore e Dogana e KosovĂ«s.

Ali Sadriu do të mungojë. Do të mungojë fjala e tij e qetë, prania e tij e matur, këshilla e tij e sinqertë. Por vepra e tij mbetet. Emri i tij mbetet. Kujtimi për të do të jetojë në familjen e tij, në LDK dhe në historinë e këtij vendi. Në këtë dhimbje jemi pranë familjes së tij, bashkëshortes Minire, fëmijëve Qëndresa, Fitore, Saranda, Fatbardha dhe Flamur.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadriu.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. /Telegrafi/


Tha se LDK kishte bërë gabim trashanik kur kishte votuar Thaçin për president, Musliu i reagon Mustafës



Ditë më parë Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se LDK ka bërë gabim trashanik kur e ka votuar për president Hashim Thaçin nga Partia Demokratike e Kosovës.

E lidhur me këtë, ka reaguar sot Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie.

“Besian Mustafa paska thĂ«nĂ« se votimi i Hashim Thaçit pĂ«r president qenka “gabim trashanik i LDK-sĂ«â€. Jo. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« nuk ka qenĂ« Hashim Thaçi. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« ka qenĂ« heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik.

Ka qenĂ« paaftĂ«sia pĂ«r t’u pĂ«rballur me tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe mungesa e kurajĂ«s pĂ«r t’i drejtuar kritikĂ« tĂ« hapur Donika GĂ«rvallĂ«s, Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, duke ushqyer iluzione tĂ« rreme se kĂ«ta do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dĂ«met kolosale qĂ« vetĂ« ia shkaktuan LDK-sĂ«â€, shkruan ajo.

Sipas Musliut, kjo heshtje u bë edhe më e rëndë kur LDK mbylli sytë para skandaleve të shumta që shënuan mandatin e Faton Pecit në qeveri, Donika Gërvallës në diplomaci dhe Vjosa Osmanit në presidencë.

“Nga keqmenaxhimi dhe vendime tĂ« kontestuara, te arroganca politike, shkelja e standardeve institucionale dhe dĂ«mtimi i funksionimit demokratik tĂ« shtetit. Gjithçka u tolerua nĂ« emĂ«r tĂ« kalkulimeve tĂ« ulĂ«ta politike. Me kĂ«tĂ« sjellje, LDK nuk dĂ«shtoi vetĂ«m si opozitĂ«, por u bĂ« bashkĂ«fajtore pĂ«rmes heshtjes.

LDK zgjodhi të përkulej, jo të përballej. Zgjodhi të shpresojë, jo të veprojë. Kështu, u shndërrua në një subjekt frikacak, të paqëndrim dhe të padenjë për barrën historike që pretendon ta mbajë.

Problemi i LDK-sĂ« nuk Ă«shtĂ« e kaluara; problemi i saj Ă«shtĂ« mungesa e guximit pĂ«r ta thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n sot”, tha ajo. /Telegrafi/



Grumbullim uji, rrĂ«shqitje dheu – probleme nĂ« disa rrugĂ« tĂ« KosovĂ«s pas vĂ«rshimeve, Durmishi jep detaje



Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë sot të ditur lidhur me gjendjen në rrugë pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve.

Durmishi në një postim në Facebook shkruan se në rrugën Prishtinë - Ferizaj ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi, ndërsa tregon edhe për gjendjen në rrugë tjera të vendit.

Lexoni të plotë postimin:

Ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.

Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik. Po punohet intensivisht në zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu, nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova” ka rrĂ«shqitje tĂ« dheut. NĂ« kĂ«to momente po punohet pĂ«r sanim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qarkullimi tĂ« zhvillohet normalisht.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë - Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal.

NĂ« rrugĂ«n Zhur–Dragash kemi lĂ«vizje tĂ« trupit tĂ« rrugĂ«s. ËshtĂ« vendosur sinjalizimi pĂ«rkatĂ«s dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet nĂ« njĂ« shirit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika. /Telegrafi/


Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës



Viti 2026, sipas analistit të politikave Agron Demi, duhet të shënojë një orientim më të qartë të Qeverisë së re drejt reformave strukturore, me fokus të veçantë në digjitalizim, arsim dhe inovacion.

Demi nĂ« “PĂ«rballje Podcast” theksoi se kĂ«to fusha janĂ« vendimtare pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ« tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r pĂ«rgatitjen e vendit pĂ«r ndryshimet e shpejta globale.

Sipas Demit, dekada që vjen do të karakterizohet nga tranzicioni i thellë digjital dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale, ndaj Kosova duhet të përshtatet me këtë realitet.

“DhjetĂ«vjeçari i ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« dekadĂ« e tranzicionit digjital dhe e inteligjencĂ«s artificiale. Ne nuk e kemi luksin tĂ« vazhdojmĂ« me politikat e dhjetĂ« viteve tĂ« kaluara nĂ« dhjetĂ« vitet e ardhshme”, u shpreh ai, shkruan Telegrafi.



Ai theksoi se digjitalizimi nuk duhet parë vetëm si proces teknologjik, por si reformë që prek funksionimin e shtetit në tërësi.

“Digjitalizimi duhet tĂ« ndihmojĂ« mĂ«nyrĂ«n se si menaxhohet arsimi, shĂ«ndetĂ«sia, projektet kapitale dhe marrĂ«dhĂ«nia e qytetarĂ«ve dhe bizneseve me shtetin”, tha Demi, duke shtuar se administrata publike ka nevojĂ« pĂ«r modernizim tĂ« thellĂ«.

Një tjetër shtyllë që, sipas tij, duhet të jetë prioritet është arsimi. Demi vlerësoi se ndryshimet teknologjike po e transformojnë tregun e punës dhe kërkojnë reforma të reja në sistemin arsimor.

“Bota po ndryshon aq shpejt saqĂ« arsimi duhet tĂ« pĂ«rshtatet me nevojat e reja, pĂ«rndryshe do tĂ« mbesim prapa nĂ« pĂ«rgatitjen e fuqisĂ« punĂ«tore”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, Demi përmendi edhe inovacionin si element kyç për zhvillim ekonomik.

Ai vlerësoi pozitivisht nismat që synojnë eliminimin e barrierave administrative dhe mbështetjen e ideve të reja.

“NĂ«se diçka Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mirĂ« nĂ« vitet e fundit, Ă«shtĂ« pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« hequr barriera administrative dhe pĂ«r tĂ« krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r inovacion”, u shpreh Demi.

Sipas tij, fokusimi në digjitalizim, arsim dhe inovacion duhet të shkojë paralelisht me tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Demi theksoi se këto prioritete nuk janë zgjedhje politike, por domosdoshmëri zhvillimore.

“KĂ«to janĂ« vitet kur duhet tĂ« vendosen themelet pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ«, sepse vonesat sot do tĂ« kushtojnĂ« shumĂ« mĂ« shtrenjtĂ« nesĂ«r”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

Seanca për korrupsion në BKS, disa kërkuan ndihmë mjekësore



Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar lidhur me seancën gjyqësore që është zhvilluar ndaj 39 të pandehurve në rastin ku dyshohet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Në njoftim thuhet se gjatë zhvillimit të seancës, disa nga palët në procedurë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, për çka Gjyqtari i procedurës paraprake ka ndërprerë disa herë seancën dhe palëve iu është ofruar ndihma e nevojshme përmes Emergjencës.

“Kur palĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« gatshme ka vazhduar me seancĂ«n pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Gjykata tutje njofton se seanca kishte filluar në ora 16:00 ndaj 39 të pandehurve, ndërkaq ka përfunduar në ora 23:00. /Telegrafi/

Arrestohet shoferi, ra në përrua me veturë dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur



Policia e Shtetit ka sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në Klos.

Sipas policisë, një automjet tip Audi me targa angleze, me drejtues 24-vjeçarin A.L., banues në fshatin Fullqet, Klos, dhe pasagjer 30-vjeçarin J.K., ka dalë nga rruga rreth orës 01:30 dhe ka përfunduar në një përrua.

Policia bën të ditur se 24-vjeçari ka dalë nga makina dhe nga uji duke shpëtuar, ndërsa për pasagjerin nuk ka asnjë informacion.

Drejtuesi i automjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë, pa ndërhyrje:

Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Rreth orĂ«s 01:30, Ă«shtĂ« marrĂ« informacion se nĂ« vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njĂ«sia administrative Klos, njĂ« mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalĂ« nga rruga dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


Rritet numri i lindjeve, mbi 1 mijë e 716 lindje u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës



Spitali i Mitrovicës bëri të ditur se është rritur numri i lindjeve gjatë vitit 2025.

Në njoftim bëhet e ditur se në vitin 2025 u kryen gjithsej 1716 lindje, me 1744 foshnja të porsalindur, që paraqet numër për 118, më shumë, krahasuar me vitin 2024.

“MjekĂ«t gjinekologĂ« gjatĂ« vitit 2025, kanĂ« kryer edhe 5185 vizita mjekĂ«sore ambulantore tek pacientet. Rritja e numrit tĂ« lindjeve Ă«shtĂ« shĂ«nuar falĂ« punĂ«s me pĂ«rkushtimit nga stafi, besimit tĂ« pacientĂ«ve, si dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimeve mjekĂ«sore.

Pas kĂ«tij suksesi qĂ«ndron puna e palodhshme e gjinekologĂ«ve, neonatologĂ«ve, mamive, infermierĂ«ve dhe gjithĂ« ekipit qĂ« 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, me dije dhe humanitet, kujdesen pĂ«r nĂ«nat dhe foshnjat e porsalindura”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Dy aksidentet e para disa dite, vdesin në spital dy persona



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra në dy aksidente (raste të ndara) të para disa dite kanë ndërruar jetë në spital dy persona.

NjĂ«ri aksident kishte ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Sokol Sopi” nĂ« PrishtinĂ«, mĂ« 30 dhjetor 2025, ndĂ«rkaq aksidenti tjetĂ«r kishte ndodhur nĂ« fshatin SlivovĂ« tĂ« PrishtinĂ«s, mĂ« 3 janar.

Raporti i policisë:

Rr. Sokol Sopi, PrishtinĂ« 30.12.2025 – 16:45. MĂ« 09.01.2026 Ă«shtĂ« raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte nĂ« tretman mjekĂ«sor, si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra nĂ« aksident ka ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pa jetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion.

Fsh. SlivovĂ«, PrishtinĂ« 03.01.2026 – 14:33. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« raportuar se viktima femĂ«r kosovare, e cila ka qenĂ« duke u trajtuar nĂ« QKUK, mĂ« 10.01.2026 ka ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion. /Telegrafi/

Prania e madhe e ujit nĂ« rrugĂ«, nĂ« njĂ« segment tĂ« rrugĂ«s nacionale Ferizaj–PrishtinĂ« ndalohet qarkullimi i automjeteve



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt Ă«shtĂ« bllokuar plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“PĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i ‘Prishtina Mall’ nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i ‘Marigona’ nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt, nĂ« koordinim me zyrtarĂ« nga Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe kompaninĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mirĂ«mbajtje tĂ« rrugĂ«s, Ă«shtĂ« marrĂ« vendim qĂ« tĂ« bllokohet plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia thekson tutje se ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik. /Telegrafi/

❌