Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër. Niveli i ujit në Obot 90 cm, por varkat vijojnë të jenë në terren

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me një ditë më parë. Nga monitorimi gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, është konstatuar rënie e niveleve të ujit në zonat e prekura nga përmbytjet. Në zonën e Obotit, niveli i ujit ka rënë me rreth 10 cm. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore vijon të ketë prezencë uji rreth 90 cm…

Source

Rama nderohet me titullin “Zayed”. Pamjet nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit

Kryeministri Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit dhe shkruan “me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”. Kryeministri Rama zhvilloi një…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 14 janar 2026

Dashi Çojini idetë dhe veprimet tuaja një hap më tej. Mos u kënaqni kur keni aftësinë për të arritur përsosmëri të pastër vetëm me pak më shumë përpjekje nga ana juaj. Mos harroni se triumfi është thjesht me përpjekje. Demi Je në një pozicion shumë të favorshëm për të bërë ndryshime të mëdha tani. Kur bën një hap prapa dhe hedh një vështrim në trendet më të mëdha, bëhet e qartë se ke më shumë…

Source

Arlind Qori fton qytetarët në protestë: Të mblidhemi të gjithë më 19 janar para Kuvendit

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 19 janar, ora 17:30, para Parlamentit. Në vijim reagimi i Arlind Qorit në rrjetet sociale: Korrupsioni e ka degjeneruar tërësisht funksionimin e shtetit. Grykësisë dhe paaftësisë së Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij u duhet dhënë fund. Lëvizja BASHKË u bën thirrje qytetarëve të bashkohemi në protestë ditën…

Source

I arrestuar nga SPAK, arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri me rrezikshmëri të lartë

Një i burgosur, i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Drejtoria e Burgjeve, e cila në një njoftim për mediat thotë: “i paraburgosuri A. Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë…

Source

Jorida Tabaku: Shqipëria po ndërton ekonomi që nuk prodhon, tkurrje e industrisë dhe bujqësisë

Nga Jorida Tabaku: Shifrat e fundit ekonomike nuk janë thjesht statistika. Janë një paralajmërim. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se, ndërsa ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në letër, kapacitetet prodhuese po përdoren gjithnjë e më pak. Industria dhe bujqësia janë në rënie, ndërsa rritja mbahet pothuajse ekskluzivisht nga turizmi…

Source

Ylli Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor

Nga Ylli Manjani Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor. Policia e korruptuar gjer në fyt i ka kapur nja 600 e kusur kg drogë. Kurse SPAK e BKH, të ndershmit heronj të kalamajve, kanë kapur vetëm llafe dhe asnjë gram drogë. Po asnjë asnjë. Llafe, letra dhe celularë kanë zënë. Asnjë produkt apo mjet krimi… Në vend të kishin magazinat plot me drogë të kapur, siç edhe thonë letrat e çështjeve…

Source

Rrëshqitje masive e tokës në Selenicë, rrezikohet të preken banesat e fshatit

Në fshatin Vajzë të bashkisë së Selenicës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun, është konstatuar një rrëshqitje masive e tokës, e cila po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme. Sipas informacioneve zyrtare, situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet përkatëse, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes…

Source

113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Proda mesazh për efektivët: Jemi në sfidë të përditshme

Në ceremoninë e mbajtur sot në kuadër të 113 vjetorit të krijimit të policisë së Shtetit, kreu i Policisë Ilir Proda, u shpreh ndër të tjera se kjo strukturë është një gur themeli për rendin dhe ligjin. “Nuk festojmë thjesht një përvjetor, por nderojmë një histori, një mision, një institucion që prej 113 vitesh qëndron në këmbë përballë sfidave. Organizata jonë ka ecur krah për krah me…

Source

Reagon sërish Rama: Fevziu duhet të kërkojë falje, gënjeu hapur për lëvizjet e ministrave jashtë vendit

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama: Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, ‘kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër…

Source

Shoqata e gjyqtarëve, thirrje Kuvendit: Po cenoni standardet e shtetit të së drejtës, shmanget gara për postet drejtuese

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet ligjore që prekin statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një deklaratë publike gjyqtarët deklarojnë se kjo paketë ndryshimesh të dërguara nga Kuvendi për konsultim, rrezikon të bjerë ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit.

Source

REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin. Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë – edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë – gjatë shtypjes…

Source

Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit, hapi i parë drejt transformimit të një lagjeje historike

Ka nisur zyrtarisht puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit, një nga zonat më të rëndësishme historike dhe identitare të qytetit. Sot u zhvillua takimi i parë i punës për Analizën Fillestare të lagjes “Kala”, ku u diskutuan qasjet strategjike dhe vizionare për rikualifikimin dhe rijetëzimin e kësaj zone unike. Në fokus të diskutimit ishte koncept-idea e projektimit, e cila do të shërbejë si një…

Source

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Nga DW Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e bën veshin të shurdhër. Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Groenlandës vendet evropiane po përpiqen t’i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Groenlandën. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane…

Source

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave. Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve. Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende…

Source

Rama në Abu Dabi: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka ndarë disa pamje nga nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. “Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i…

Source

Aksident zinxhir në Vlorë, benzi përplas 5 automjete të tjera

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për…

Source

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Ashtu siç ishte parashikuar, mbahet sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, si edhe ish-gruan e tij, Monika Kryemadhin. Në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë. Ndërkohë, avokati i kreut të Partisë…

Source

Më 13 dhe 14 janar bllokohet rruga Tiranë-Rinas. ARRSH: Ja si mund të shkoni në aeroport…

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, në datat 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të daljes Tiranë – Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë nga ora 20:00 e 13 janarit deri në orën 06:00 të 14 janarit. Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: •

Source

❌