Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Agim Baçi: Berisha nuk frymëzon protesta të mëdha. Qeveria teknike? PD se kushtëzon dot Ramën

Analisti Agim Baçi duke folur për skenarin e një qeverie teknike e cila kërkohet me çdo kusht nga opozita, u shpreh shumë skeptik. Ai tha se nuk sheh pse kryeministri Edi Rama duhet ta pranojë një zgjidhje të tillë. ”Si mund ta kushtëzojë PD Ramën për këtë?”, pyeti analisti, duke shtuar se qetësia e kryeministrit vjen edhe për faktin se përballë ka Sali Berishën, i cili ndodhet nën akuza dhe…

Source

FOTOLAJM/ Altin Ndoci u arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur ikën me vrap

Altin Ndoci i arrestuar nga SPAK-u, u arratis nga spitali i Durrësit. Një foto është bërë virale, ku shihet Ndoci teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza. Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ncoci u shoqërua këtë të martë për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, dy prej të cilëve e…

Source

Barinjtë nuk evakuohen, po qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë me sukses dy barinjtë që ishin shpallur të humbur prej disa orësh në zonën e Libofshës, në qarkun e Fierit. Ndonëse kontaktimi i tyre është bërë i mundur, situata mbetet e ndërlikuar pasi barinjtë refuzojnë të largohen nga zona e rrezikut. Dy barinjtë ndodhen aktualisht në zonën e përmbytur të Kularit, ku po qëndrojnë së bashku me rreth 200 krerë lopësh.

Source

Kur natyra flet më fort se diplomat

Nga Redi Shtino

Sa më shumë i largohemi dhe e kontrollojmë në forma e mënyra të paimagjinueshme më parë, aq më shumë duket sikur harrojmë forcën e saj krijuese/ekstreme, që rishfaqet në mënyrë pothuajse ciklike, me të njëjtën madhështi/superioritet.

E certifikojnë ndryshimet klimatike, në nivel planetar.

E certifikon këtë rritja eksponenciale e rasteve të alergjive dhe depresionit, po në nivel planetar. Sëmundjet e mijëvjeçarit të tretë.

E për të mbetur në temën e depresionit, sigurisht që moti tek personat fotosensibël dhe jo vetëm, ka influencë decisive në frekuencën e përfshirjes në fazat depresive. Besoj se janë pak personat që nuk kanë njohur shijen, ndër ata që po lexojnë këto rreshta.

Me pak fjalë ky mot e këto reshje, na e kanë rifreskuar të gjithëve, kujt më shumë e kujt më pak. Përjashtoj këtu personat dhe familjet që gjenden të përmbytur.

Tërësisht tjetër histori.

Ndër këto tone/nota të veshura me ngjyrën e motit të këtij fillim viti e ndër faqet e ndryshme të mediave sociale ndesha në një koment, në FB, të Taulant Mukës.

Fajësonte dikë dhe disa, për nivelin e ulët/inekzistent të Universiteteve dhe Diplomave në vend si shkaktarë të situatës së krijuar me përmbytjet.

Më ktheu automatikisht back në vitet kur punohej për reformimin e sistemit të kërkimit shkencor. Vitet 2017-2018 dhe po me të njëjtën shpejtësi në përmbytjet e fundit të ndodhura jo shumë muaj më parë në Francë, Zvicër dhe Italinë e Veriut.

Mbaj mend që disa diskutime teknike fundore që lidheshin me reshjet dhe aftësitë organizuese të përballimit të tyre kishin si pikë referimi kyçe dhe konstante, sasinë e reshjeve për orë. Pra sasinë e kondensimit dhe derdhjes së reshjeve për njësi matëse kohore. Në qoftë se deti ngrihet dhe derdhet nëpërmjet qiellit mbi qytetet tona, askush normalisht nuk ngre hipoteza paraprake përgjegjësie, por llogjikon në kufijtë e fatkeqësisë natyrore, siç konsiderohen tërmetet, vullkanet e të tjera.

Të tilla janë fenomenet ekstreme të ndryshimeve klimatike sot.

Më erdhi instinktivisht të pyes Mukën, se si njeri i shkencës që është duhet t’i dispononte këto të dhëna teknike/specifike duke qenë se njerëzit e shkencës flasin me evidenca materiale dhe jo hipoteza eventuale, por nuk nxitova dhe kërkova të kuptoj paraprakisht evidencat e tij mbi lidhjen e situatës me nivelin universitar dhe të diplomave përkatëse. Duke shpresuar se e njoh mjaftueshëm situatën universitare në vend, kërkova të kuptoj më shumë lidhur me atë të vendeve të sipërpërmendura. Çfarë mund të kishte ndodhur vallë me Zvicrën, Francën dhe Italinë, vitet e fundit, në nivel universitar, që ndodhin përmbytje të tilla. Çfarë ka ndodhur që vitet e fundit këto fenomene janë kthyer me një frekuencë kaq të lartë?

Përgjigjja është po aq frekuente në të gjitha mediat sociale dhe tradicionale të këtyre vendeve, por mungon diçka.

Në asnjërën prej tyre nuk gjeta dikë që të fajësojë për këtë sistemin universitar apo cilësinë e diplomave të lëshuara, sepse po të ishte kaq e thjeshtë nuk do bëheshin samite, kongrese e konferenca pafund, në nivel global, për t’u përballur me impaktin e ndryshimeve klimatike në planet.

Kujt i duket normal kontrasti ekstrem ndërmjet dimrave super të thatë të viteve të fundit dhe reshjeve të këtij viti.

Përgjigjen sigurisht nuk e pres nga Muka që duhet ta lexojë dikush që të mund të tjerrë pëlhurën e tij penelopiane e që po merr gjithnjë e më shumë trajtat e Ahmetes me fantashkencën e ngjyrave dhe formave të ylberit.

Përgjigjen do ua kërkoj me shkrim Universiteteve publike e private të këtyre vendeve, që çojnë dëm fondet publike e nuk gjejnë zgjidhje për përmbytjet që i përfshijnë, kaq shpesh.

Raporti me Klodin, Elijona: Dua të mbyllet kjo gjë, është bërë e lodhshme

Klodi dhe Elijona janë sqaruar sërish rreth raportit të tyre. Atyre iu publikua një klip, ku secili nga ta kanë folur për këtë situatë, ku kanë shprehur pakënaqësi te banorët e tjerë. Ata dëshirojnë që kjo histori të mbyllet pasi është bërë e lodhshme, meqë diskutohet tërë kohën. “Me Klodin jemi sqaruar, Prime i kaluar ka dal shumë tmerr, kjo temë komplet ishalla mbarohet me sot.

Source

Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Bardhi, por nuk di detaje

Enkelejd Alibeaj komenton thirrjen e Belind Këlliçit në SPAK, duke sqaruar rrethanat e kallëzimeve të bëra lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”. Ai tha se në atë periudhë janë depozituar kallëzime penale për falsifikim stampash dhe vulash, si edhe për financimin e Kuvendit, por theksoi se nuk ka qenë ai firmëtar i tyre dhe se nuk mban mend detaje…

Source

Ish-prokurori: SPAK do të ketë në fokus shqetësimet e administratës amerikane

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar pjesëmarrjen e të Ngarkuarës me punë të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn në një aktivitet ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Sipas Becit, fakti që Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur ka një rëndësi të veçantë në raport me marrëdhëniet me autoritetet amerikane. Ai theksoi se SHBA njohin dhe respektojnë…

Source

Beqiri: KLP dhe KLGJ institucione jofunksionale, janë ndarë mes PS dhe PD

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza ndaj organeve të reja të qeverisjes së gjyqësorit, duke i cilësuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) si institucione jofunksionale dhe politikisht të kapura. Duke analizuar zanafillën e reformës, Beqiri pranoi se ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi “sistemi ishte i kalbur”. Megjithatë, ai theksoi se procesi i Vettingut…

Source

Balla ironizon Foltoren e PD para Kryeministrisë: Nga krushq në dasmë në festë datëlindjeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi sërish me nota tallëse ndaj Foltores së opozitës të zhvilluar këtë të hënë përballë Kryeministrisë. Balla ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, duke e krahasuar atë me një histori që, sipas tij, ka kaluar nga “dasma” te “fejesa”, e më pas ka mbetur vetëm me “njerëzit e shtëpisë”. ”Eh si vajti kjo punë!? Po qeshnim me atë historinë e…

Source

Parlamenti Evropian merr vendimin, u ndalon diplomatëve iranianë hyrjen në Europë

Parlamenti Evropian u ka ndaluar të gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve iranianë hyrjen në ambientet e tij. Presidentja e PE, Roberta Metsola shkruan se nuk mund të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. ”Ndërsa populli i guximshëm iranian vazhdon të mbrojë të drejtat dhe lirinë e tij, sot kam marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e të gjithë stafit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi tjetër të…

Source

“Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran”, Shtëpia e Bardhë: Plani në tryezën e presidentit

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, thotë se presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake kur e sheh të nevojshme. “Mendoj se një gjë në të cilën presidenti Trump është shumë i mirë, është që gjithmonë t’i mbajë të gjitha opsionet e tij në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsionet që janë në tryezë”…

Source

Real Madridi shkarkon Xabi Alonson, tek ekipi mbërrin Alvaro Arbeloa

Real Madrid ka menaxher të ri. Xabi Alonso është zëvendësuar menjëherë nga Alvaro Arbeloa. Sipas mediave të huaja, as trajneri dhe as lojtarët nuk e prisnin këtë kthesë të ngjarjeve. “Xabi Alonso do të ketë gjithnjë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madrilenëve sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithnjë vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithnjë shtëpia e…

Source

Një zarf mbërrin në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4”

Një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Kosova VIP 4”, duke ngritur menjëherë tensionin mes banorëve dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Edhe pse përmbajtja e vendimit ende nuk është bërë publike, spekulimet janë të shumta se ai mund të lidhet me situatat e fundit që kanë përfshirë banoren Bia dhe konkurrenten Alba. Bia është vënë në qendër të vëmendjes pas…

Source

Kryeministri Edi Rama poston pamjet nga pritja në Abu Dhabi, në fokus nxitja e investimeve strategjike në vend

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm. Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Abu Dhabi. ”Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh…

Source

Rama poston shifrat: 2.8 miliardë lekë për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka alokuar 2.8 miliardë lekë për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore. Fondet synojnë të forcojnë kapacitetet e masa parandaluese, të sigurojnë mbështetje për qytetarët e prekur dhe të rrisin gatishmërinë e institucioneve përballë emergjencave. ”Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive…

Source

Berisha tek Foltorja para Kryeministrisë: Rama po poshtëron shqiptarët me Ballukun. Hiq dorë nga grushti i shtetit

Sali Berisha edhe këtë të hënë e mbajti fjalën në Foltoren para Kryeministrisë. Ai e quajti një akt të paprecedentë daljen në ekran të zv/kryeministres Belinda Balluku krah Ramës. Për kreun e PD-së, kryeministri po poshtëron shqiptarët me këtë veprim. ”Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës”,-tha Berisha.

Source

Amnistia penale, ministri Lamallari jep detaje: Do të përfitojnë 1290 të dënuar

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari shprehet se nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta. Në një intervistë për mediet, Lamallari theksoi se nga amnistia do të përfitojnë dhe shumë të paraburgosur, për të cilët do të shuhet vepra penale. ”Llogarisim 1290 persona. Me ulje dënimi janë rreth 900 persona dhe 300 të tjerë apo më shumë të cilëve u konsiderohet i shlyer…

Source

Kulluri ironizon foltoret e PD: Berisha thotë ”bravo popullit të Iranit”, ama vetë nuk e sakrifikon kolltukun

Në Foltoret e PD-së para Kryeministrisë po dalin gjithnjë dhe më pak njerëz. Kështu e sheh analisti Edvin Kulluri, i cili thotë se Sali Berisha shprehet “bravo populli i Iranit”, duke iu referuar protestave në Teheran dhe qytete të tjera kundër regjimit të Ajatollahut, por nga ana tjetër e njëjta frymë nuk ekziston tek opozita shqiptare. ”Protesta më e vlefshme dhe më e suksesshme këtë vit ka…

Source

Klejdi Daci rikthehet tek Teuta, klubi poston një foto urimi

Skuadra e Teutës zyrtarizon rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. 26-vjeçari ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. ”Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”…

Source

❌