Vijon pastrimi i akseve rrugore në qarkun e Korçës, qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë
Â
TIRANĂ, 21 janar/ATSh/ GjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit qarku i Korçës Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga reshje dĂ«bore.
Prefekti Nertil Jole tha se nëpër akse të ndryshme vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
NĂ« akset KorçëâErsekĂ« (kilometri 3) dhe ZĂ«mblakâGoricĂ«âBilishtâMiras (km 6) rekomandohet qarkullimi me goma dimĂ«rore. NĂ« Lotin 7, nĂ« akset LibonikâRĂ«mbecâPlasĂ« dhe KorçëâVoskopojĂ«, gjatĂ« natĂ«s ka pasur reshje dĂ«bore deri nĂ« 8 cm, tĂ« shoqĂ«ruara me erĂ« tĂ« fortĂ«. Akset janĂ« pastruar dhe kriposur dhe qarkullimi vijon normalisht.
Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, edhe në këtë segment këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.
NĂ« segmentet MaliqâKufi Gramsh dhe ErsekĂ«âLeskovikâTre Urat, gjatĂ« natĂ«s ka pasur reshje dĂ«bore. Aktualisht punohet pĂ«r pastrimin dhe kriposjen e rrugĂ«s.
Ndërkohë, në territorin e bashkisë Korçë, punonjësit e NSHP-së gjenden në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë punën për normalizimin e situatës. Ndërhyrjet po kryhen në të gjitha akset kryesore dhe njësitë administrative, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për banorët.
Situata paraqitet e qetë dhe pa problematika të evidentuara deri në këto momente.
Ndërsa OSHEE informon se në disa nënstacione të qarkut ka problematika. Numri më i madh i abonentëve të mbetur pa furnizimim me energji elektrike është në Potgozhan-Guri i Kuq, me rreth 500 abonentë ruralë, në zonat Trebinjë dhe Bishnicë. Gjithashtu në Rehovë janë 40 abonentë pa energji elektrike, 50 të tjerë në Mesmal, 140 në Dardhë etj. Ekipet e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
/r.e/
The post Vijon pastrimi i akseve rrugore në qarkun e Korçës, qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.








