❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Edhe në Pejë nisin hetimet për manipulim të votave



Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.

Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Ndërkohë, veprimet e mëtejshme po zhvillohen me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Nga dita e sotme ka nisur procesi i intervistimit të komisionarëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Ky proces, sipas Prokurorisë, ka për qëllim sqarimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Po ashtu, është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Pejë do ta mbajë të informuar opinionin publik për të gjitha zhvillimet e mëtejshme që lidhen me këtë proces hetimor. /Telegrafi/


Komuna e Klinës njofton fermerët përfitues të subvencionit me freza bujqësore



Komuna e KlinĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht Drejtoria pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerĂ«t tĂ« cilĂ«t janĂ« pĂ«rzgjedhur nga Komisioni pĂ«r t’u subvencionuar me pajisje bujqĂ«sore – freza me gjerĂ«si 1.65 metra.

Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja e pajisjeve do të bëhet më 5 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:00, sipas numrit rendor të përfituesve.

Fermerët me numra rendorë 1 deri në 55 janë të obliguar të paraqiten në orën 09:00, ndërsa përfituesi me numër rendor 56 duhet të paraqitet në ora 13:00.

ShpĂ«rndarja e frezave do tĂ« realizohet nĂ« ambientet e PalestrĂ«s Sportive “Adem Jashari” nĂ« KlinĂ«.

Nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural bëhet e ditur se prania e fermerëve përfitues në kohën e caktuar është e detyrueshme, pasi mospjesëmarrja nënkupton humbjen e të drejtës për përfitim nga ky subvencion.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të mbështetjes së Komunës së Klinës për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe fuqizimin e fermerëve lokalë. /Telegrafi/


Qytetarët alarmojnë për rrezikun në Rugovë, Komuna e Pejës kërkon ndërhyrje të ministrisë



Qytetarë nga Peja kanë bërë thirrje publike për ndërhyrje urgjente institucionale në Rugovë, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitja e gurëve dhe e dheut, e cila po rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe po shkakton dëme në automjete.

Sipas qytetarëve, situata në Rugovë nuk duhet trajtuar si një dukuri e zakonshme natyrore, por si çështje serioze e sigurisë publike në një rrugë jetike për banorët, turizmin dhe qarkullimin.

Ata kanë kërkuar reagim urgjent në terren dhe pastrim të plotë të rrugës, vlerësim teknik për rrezikun e përsëritjes së rrëshqitjeve, plan konkret me afate për mbrojtje nga rrëshqitjet dhe ortekët, përfshirë rrjeta, mure mbajtëse dhe drenazh, si dhe transparencë për investimin e paralajmëruar në këtë rrugë. Sipas tyre, Rugova ka nevojë për siguri dhe veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, qytetarja Gresa Berisha i ka bĂ«rĂ« thirrje Kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, ku ka kĂ«rkuar “reagim urgjent nĂ« terren dhe pastrim tĂ« plotĂ«â€, “vlerĂ«sim teknik pĂ«r rrezikun e pĂ«rsĂ«ritjes”, “plan konkret me afate pĂ«r mbrojtje nga rrĂ«shqitjet dhe ortekĂ«t, pĂ«rfshirĂ« rrjeta, mure mbajtĂ«se dhe drenazh”, si dhe “transparencĂ« pĂ«r investimin e paralajmĂ«ruar nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«â€.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunës së Pejës, Faik Zekaj, i cili ka deklaruar se rruga në fjalë është pastruar disa herë nga operatorët lokalë, në kuadër të bashkëpunimit institucional. Ai ka shtuar se rasti i shembjes së gurëve gjatë fundjavës që shkoi, ku një veturë u dëmtua dhe katër persona mbetën të lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë, është parë me shqetësim të madh.

“Ne kemi qenĂ« shumĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r rastin dhe kemi bĂ«rĂ« shumĂ« kĂ«rkesa ndaj MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s qĂ« tĂ« mirĂ«mbahet ajo pjesĂ«, pasi qĂ« nuk Ă«shtĂ« kompetencĂ« e komunĂ«s dhe nuk kemi tĂ« drejtĂ« tĂ« ndĂ«rhyjmĂ«, pasi nuk Ă«shtĂ« rrugĂ« lokale”.

“Kemi intervenuar nĂ« disa raste, vetĂ«m e vetĂ«m qĂ« t’u ofrojmĂ« qytetarĂ«ve mĂ« shumĂ« siguri. Kemi zhbllokuar rrugĂ«t pĂ«rmes operatorĂ«ve lokalĂ«, qĂ« kanĂ« shkuar atje pĂ«r hir tĂ« bashkĂ«punimit qĂ« kemi, sepse e thashĂ« qĂ« ajo rrugĂ« duhet tĂ« mirĂ«mbahet nga ministria”.

“Kur ka pasur borĂ«, operatorĂ«t kanĂ« shkuar dhe e kanĂ« pastruar, pasi qytetarĂ«t e dinĂ« se rrugĂ«t lokale mirĂ«mbahen vazhdimisht, por jo edhe rrugĂ«t nacionale”.

“JanĂ« disa kompani tĂ« komunave tĂ« tjera qĂ« mirĂ«mbajnĂ« rrugĂ«t nacionale, por ato kompani ne nuk i shohim duke kryer obligimin e tyre”.

Aksi rrugor Pejë–KuqishtĂ« mirĂ«mbahet nga Ministria e Transportit dhe InfrastrukturĂ«s, e cila drejtohet nga ministri nĂ« detyrĂ«, Hysen Durmishi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me ministrin Durmishi, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/

KRU Hidrodrini paralajmëron konsumatorët rreth faturave të papaguara



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Hidrodrini” SH.A. ka njoftuar se ka hapur njĂ« afat pĂ«r shlyerjen e borxheve tĂ« akumuluara apo riprogramimin e tyre pĂ«rmes kĂ«steve, si dhe pĂ«r nĂ«nshkrimin e kontratave pĂ«r shĂ«rbimet e ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, thirrja vlen për konsumatorët shtëpiakë, komercialë dhe industrialë në zonën e mbulueshmërisë së kompanisë, përkatësisht në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik. Afati i fundit për pagesë ose riprogramim të borxheve është data 18 shkurt 2026.

Nga KRU Hidrodrini bëhet e ditur se pas këtij afati, kompania do të jetë e detyruar që, në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të ndërmarrë masa ligjore, të cilat përfshijnë shkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgim të lëndëve tek përmbaruesi, si dhe forma të tjera ligjore.

Kompania rikujton se gjatë kësaj periudhe, konsumatorëve borxhlinj u ofrohet mundësia e riprogramimit të borxhit në mënyrë lehtësuese, përmes pagesës me këste.

Në fund të njoftimit, KRU Hidrodrini ka falënderuar konsumatorët e rregullt, të cilët vazhdimisht po i përmbushin obligimet financiare ndaj kompanisë për shërbimet e ujësjellësit.

Njoftimi është lëshuar më 3 shkurt 2026 nga Zyra për Media e KRU Hidrodrini në Pejë. /Telegrafi/


Federata Sindikale denoncon moszbatimin e pagës minimale në QKMF-në e Klinës



Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka reaguar lidhur me moszbatimin e vendimit të Qeverisë për pagën minimale ndaj punëtorëve teknikë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Sipas reagimit të Federatës, punëtorët teknikë në këtë institucion nuk janë paguar në përputhje me vendimin e Kryeministrit të Kosovës në detyrë për pagën minimale.

Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025 me numër 10/273, parasheh që nga data 1 janar 2026 paga minimale të mos jetë më e ulët se 425 euro, ndërsa nga korriku i vitit 2026 ajo të rritet në 500 euro.

Megjithatë, Federata bën të ditur se punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës kanë marrë pagë mujore në vlerë prej 350 eurosh, çka sipas saj përbën shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit qeveritar.

Për këto shkelje, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar se do të njoftojë Inspektoratin e Punës dhe, nëse vlerësohet e nevojshme, edhe Gjykatën, me qëllim të adresimit institucional të rastit. /Telegrafi/

Nga Tirana drejt borĂ«s, Kosova “pushtohet” nga turistĂ«t shqiptar nĂ« fundjavĂ«



Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.

Brezovica, Prevalla dhe Peja janë ndër zonat më të preferuara, ndërsa autoritetet kufitare po punojnë për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur vonesat.

Ndryshe nga muajt e verës, kur fluksi më i lartë i kalimeve i përket hyrjes në Republikën e Shqipërisë, këtë periudhë janë destinacionet turistike dimërore ato që po tërheqin më shumë qytetarë. Kryesisht nga Tirana, shumë udhëtarë kanë zgjedhur të nisen drejt Kosovës gjatë fundjavës, me synim zonat malore dhe qendrat e skive.

Për të përballuar fluksin e shtuar të automjeteve, autoritetet kufitare po punojnë me të gjitha sportelet në funksion, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e qarkullimit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare janë regjistruar hyrje dhe dalje mbi 9 mijë persona. Ndërkohë, gjatë ditëve të javës fluksi mbetet më i ulët krahasuar me fundjavën.

- YouTube youtu.be

Këndellet KB Peja, triumfon ndaj Rahovecit 029



GO+Peja ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Rahoveci 029 me rezultat 92-60, në një ndeshje ku vendasit e diktuan ritmin nga fillimi deri në fund dhe e mbyllën takimin me epërsi +32.

GO+Peja e nisi ndeshjen me energji të lartë, duke marrë kontrollin e rezultatit që në minutat e para dhe duke e shtuar vazhdimisht diferencën përmes tranzicionit dhe realizimeve nga distanca. Rahoveci 029 pati vështirësi të krijojë seri pikësh dhe në shumë momente u ndal nga mbrojtja agresive e pejanëve, të cilët i shfrytëzuan gabimet për pikë të shpejta.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, GO+Peja e menaxhoi epĂ«rsinĂ« me qetĂ«si dhe e rriti edhe mĂ« shumĂ« avantazhin, duke mos lejuar kthim nĂ« lojĂ«. Çereku i fundit shĂ«rbeu vetĂ«m pĂ«r administrim tĂ« rezultatit, teksa GO+Peja vazhdoi tĂ« ruajĂ« intensitetin dhe e mbylli ndeshjen bindshĂ«m 92-60.

Te GO+Peja, më efikasi ishte O. Williams me 21 pikë dhe 7 asistime, ndërsa u mbështet fuqishëm nga M. Mala me 13 pikë dhe 5 asistime, si dhe C. Edwards me 12 pikë, 9 kërcime dhe 3 vjedhje. Kontribut të rëndësishëm dha edhe T. Green me 10 pikë, 6 kërcime dhe 3 bllokada, ndërsa nga banka u veçuan S. Llapi me 9 pikë e 8 kërcime, dhe L. Routt me 9 pikë.

Te Rahoveci 029, më i dalluari ishte A. Thomas me 17 pikë, ndërsa K. Pullian kontribuoi me 13 pikë dhe 5 asistime. Megjithatë, mysafirët patën probleme serioze në realizim, sidomos nga distanca, ku përfunduan me vetëm 6/35 për tri pikë.

Në statistikat ekipore, GO+Peja ishte dukshëm më e saktë me 52% nga loja (33/63), realizoi 10 treshe nga 21 tentime (47%), dhe dominoi në lojën brenda me 44 pikë në zonë. Rahoveci 029, në anën tjetër, realizoi vetëm 30% nga loja (22/72) dhe nuk arriti të mbajë hapin në asnjë segment të ndeshjes.

Kjo fitore e thellë i jep GO+Pejës momentum të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme, ndërsa Rahoveci 029 do të kërkojë reagim dhe riorganizim pas kësaj humbjeje të rëndë./Telegrafi

Dëmtim i stacionit të pompave në Berkovë, banorët mbeten pa ujë



KRU “Hidrodrini” njofton se sot, rreth orĂ«s 09:25, stacioni i pompave nĂ« fshatin BerkovĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar nga persona ende tĂ« paidentifikuar, duke shkaktuar ndĂ«rprerje tĂ« furnizimit me ujĂ« pĂ«r banorĂ«t e BerkovĂ«s dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« fshatit Zllakuqan, pĂ«rfshirĂ« ShkollĂ«n Fillore “AtĂ« ShtjefĂ«n Gjeçovi”.

Nga njĂ«sitĂ« operative tĂ« KRU “Hidrodrini” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me dije se dera e stacionit tĂ« pompave Ă«shtĂ« hapur me dhunĂ«, ndĂ«rsa janĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« kabllot lidhĂ«se tĂ« sistemit automatik tĂ« pompĂ«s, frekuentori dhe njehsori elektrik.

Po ashtu, Njësia e KEDS-it në Klinë ka konstatuar dëmtime të rënda në trafon elektrike, ku është grabitur transformatori dhe kabllot ndërlidhëse.

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se nĂ« bashkĂ«punim me KEDS-in do tĂ« ndĂ«rmerren tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet pĂ«r riparimin e dĂ«meve dhe rikthimin e furnizimit tĂ« rregullt sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur.

Policia e Kosovës ka hapur rastin dhe po zhvillon hetime për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti kriminal. /Telegrafi/


Fillojnë punimet për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në Pozhar të Deçanit



Kanë filluar punimet për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar, një projekt i komunës së Deçanit për ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Kryetari i KomunĂ«s, Bashkim Ramosaj, ka theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tij investimi: “Ky lapidar do tĂ« jetĂ« simbol i pĂ«rhershĂ«m i sakrificĂ«s sublime tĂ« dĂ«shmorĂ«ve tanĂ«, qĂ« dhanĂ« jetĂ«n pĂ«r lirinĂ« dhe dinjitetin e vendit".

"PĂ«rmes kĂ«tij investimi, ne jo vetĂ«m nderojmĂ« tĂ« kaluarĂ«n, por edhe edukojmĂ« brezat e rinj me vlerat e lirisĂ«, guximit dhe atdhedashurisĂ«â€.

Ai gjithashtu shtoi se: “Komuna mbetet e pĂ«rkushtuar qĂ« kujtesa pĂ«r dĂ«shmorĂ«t tĂ« ruhet dhe tĂ« respektohet me dinjitetin qĂ« ata meritojnĂ«â€.

Punimet për ndërtimin e lapidarit janë pjesë e angazhimit institucional për të nderuar dëshmorët dhe për të afirmuar historinë dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit. /Telegrafi/


KRU “Hidrodrini” nis aksion pĂ«r shkyçjen e konsumatorĂ«ve borxhlinj nĂ« Istog



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Hidrodrini” njofton se NjĂ«sia Operative nĂ« Istog, nĂ« bashkĂ«punim me inspektorĂ«t rajonalĂ« tĂ« kompanisĂ«, ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« aksion pĂ«r shkyçjen nga rrjeti i ujĂ«sjellĂ«sit tĂ« konsumatorĂ«ve me obligime tĂ« papaguara.

Sipas njoftimit, aksioni po realizohet nga inspektorët rajonalë, të mbështetur edhe nga stafi i Njësisë Operative përkatëse, ndërsa pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Nga KRU “Hidrodrini” u bĂ«het thirrje tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«ve borxhlinj qĂ« t’i pĂ«rgjigjen shlyerjes sĂ« obligimeve financiare ndaj kompanisĂ«, me qĂ«llim tĂ« shmangies sĂ« masave tĂ« mĂ«tejshme administrative. /Telegrafi/


KRM “Ambienti” njofton bizneset pĂ«r detyrimet e papaguara



Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” ka dĂ«rguar vĂ«rejtje me shkrim pĂ«r bizneset qĂ« kanĂ« detyrime tĂ« papaguara ndaj kompanisĂ«, duke i rikujtuar ata pĂ«r pĂ«rmbushjen e obligimeve financiare nĂ« pĂ«rputhje me rregulloret dhe marrĂ«veshjet nĂ« fuqi.

Sipas njoftimit, bizneset qĂ« janĂ« paralajmĂ«ruar ftohen tĂ« paguajnĂ« detyrimet e tyre brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shmangen masa tĂ« mĂ«tejshme nga ana e KompanisĂ« “Ambienti”.

Ky veprim synon sigurimin e respektimit të obligimeve financiare dhe garantimin e funksionimit të rregullt të shërbimeve komunale. /Telegrafi/


Radiologjia e Spitalit të Pejës realizoi mbi 190 ekzaminime në ditë gjatë vitit 2025



Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka ofruar shërbime të vazhdueshme dhe të rëndësishme diagnostike gjatë vitit 2025, duke realizuar mesatarisht mbi 190 ekzaminime në ditë për pacientët.

Sipas njoftimit të spitalit, gjatë vitit të kaluar janë kryer gjithsej 37 mijë e 965 ekzaminime EKO, 27 mijë e 23 ekzaminime RTG, 1 mijë e 509 rezonanca magnetike MRI si dhe 5 mijë e 178 tomografi të kompjuterizuara CT.

Këto shërbime kanë luajtur rol kyç në diagnostikimin e saktë dhe trajtimin në kohë të pacientëve.

Nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« PejĂ« bĂ«het e ditur se shĂ«rbimet radiologjike po vazhdojnĂ« tĂ« ofrohen rregullisht edhe gjatĂ« vitit 2026, ndĂ«rsa pacientĂ«t mund t’i realizojnĂ« ekzaminimet sipas procedurave dhe termineve tĂ« pĂ«rcaktuara.

Po ashtu, drejtuesit e spitalit kanë shprehur falënderim për stafin e Repartit të Radiologjisë, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të pacientëve. /Telegrafi/


Rëndohet kriza te KB Peja, diskualifikohet dhe gjobitet nga ENBL



Humbjet duket se nuk janë problemi i vetëm për KB Pejën, që tashmë janë diskualifikuar dhe gjobitur nga European North Basketball League (ENBL).

ENBL përmes një komunikate zyrtare ka informuar Pejën dhe të gjithë tifozët se klubi kosovar nuk mund ta zhvillojë ndeshjen si vendas ndaj BK Olomoucko.

Para kĂ«saj, Peja e kishte pranuar njĂ« humbje nĂ« tavolinĂ« pasi nuk u paraqiten nĂ« Çeki, mĂ« 13 janar. KĂ«sisoj, ENBL ka vendosur t’ua anulojĂ« edhe ndeshjen ndaj Newcastle Eagles, si dhe t’i gjobisĂ« me 25 mijĂ« euro.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“GO+ Peja nuk do tĂ« vazhdojĂ« mĂ« pjesĂ«marrjen nĂ« European North Basketball League (ENBL), pasi klubi ka refuzuar tĂ« zhvillojĂ« ndeshjen si vendas ndaj BK Olomoucko, e cila ishte e planifikuar pĂ«r tĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 26 janar.

Ky vendim vjen pas një periudhe shumë të vështirë për klubin pejan. Të enjten, më 22 janar, GO+ Peja u eliminua nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht në çerekfinale nga Bashkimi i Prizrenit. Pas kësaj humbjeje, situata u tensionua edhe më shumë, teksa tifozët hodhën bomba tymuese në parket, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe duke drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve të klubit.

TĂ« premten, mĂ« 23 janar, GO+ Peja e njoftoi zyrtarisht ENBL-nĂ« pĂ«r anulimin e ndeshjes si vendas ndaj BK Olomoucko. KujtojmĂ« se mĂ« herĂ«t, liga i kishte dhĂ«nĂ« PejĂ«s njĂ« humbje administrative (dorĂ«zim), pasi skuadra nuk ishte paraqitur nĂ« ndeshjen e sezonit tĂ« rregullt ndaj tĂ« njĂ«jtit kundĂ«rshtar, e zhvilluar mĂ« 13 janar nĂ« Prostejov tĂ« ÇekisĂ«.

Mungesa e dytë në një ndeshje çon automatikisht në një tjetër humbje administrative, duke e bërë të pamundur vazhdimin e garës në fazën e grupeve. Si pasojë, u anulua edhe ndeshja e planifikuar ndaj Newcastle Eagles më 11 shkurt. Sipas praktikës standarde, dy humbje administrative nënkuptojnë skualifikim automatik dhe anulim të të gjitha rezultateve të ekipit.

MegjithatĂ«, drejtuesit e ENBL-sĂ« kanĂ« vlerĂ«suar se anulimi i tĂ« gjitha rezultateve tĂ« GO+ PejĂ«s Ă«shtĂ« i pamundur pĂ«r shkak tĂ« formatit unik tĂ« sezonit 2025/26, pasi njĂ« veprim i tillĂ« do t’i vinte ekipet e Grupit Tre nĂ« disavantazh krahasuar me ato tĂ« Grupeve NjĂ« dhe Dy.

Për të mbrojtur integritetin dhe vazhdimësinë e garës, ENBL ka marrë përgjegjësinë e plotë dhe ka vendosur:

T’i japĂ« GO+ PejĂ«s humbje administrative pĂ«r anulimin e ndeshjes ndaj BK Olomoucko,

Të anulojë ndeshjen mes GO+ Pejës dhe Newcastle Eagles, pasi ekipi pejan ka marrë dy humbje administrative,

T’i aplikojĂ« GO+ PejĂ«s njĂ« humbje tĂ« tretĂ« administrative, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« organizuar ndeshjen si vendas ndaj Newcastle Eagles, sipas rregullave zyrtare tĂ« basketbollit,

T’i shqiptojĂ« klubit njĂ« gjobĂ« prej 25 mijĂ« eurosh,

Të shqyrtojë masa të tjera ndëshkuese, përfshirë edhe ndalimin e rikthimit të GO+ Pejës në këtë garë në të ardhmen.

Si rezultat i kĂ«tyre vendimeve, GO+ Peja e mbyll aventurĂ«n nĂ« ENBL me bilanc 1 fitore dhe 7 humbje, duke grumbulluar gjashtĂ« pikĂ« nga nĂ«ntĂ« tĂ« mundshme. BK Olomoucko ka bilanc 4-2 dhe dhjetĂ« pikĂ«, ndĂ«rsa Newcastle Eagles 1-5 me shtatĂ« pikĂ«â€, thuhet nĂ« komunikatĂ«./Telegrafi

Vazhdojnë rezultatet negative për Pejën, pëson disfatë edhe nga Bora



GO+Peja po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u futur në një krizë të thellë rezultatesh. Skuadra pejane të shtunën ka regjistruar humbjen e pestë radhazi, duke konfirmuar momentin negativ në kampionat.

NĂ« ndeshjen e zhvilluar tĂ« shtunĂ«n mbrĂ«ma nĂ« palestrĂ«n “1 Tetori” nĂ« PrishtinĂ«, Peja u mposht bindshĂ«m nga Bora me rezultat 88:68, nĂ« kuadĂ«r tĂ« xhiros sĂ« 17-tĂ«.

Bora e nisi takimin fuqishëm, duke dominuar dy çerekët e parë me rezultatet 26:17 dhe 25:14, për të shkuar në pushim me një epërsi komode prej 19 pikësh.

Pas pushimit, Peja tregoi një reagim të lehtë, duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 21:18, por kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Bora ruajti qetësinë dhe e fitoi edhe dhjetëminutëshin e fundit 19:16, duke e menaxhuar pa probleme avantazhin deri në fund.

Në fitoren e Borës u dalluan Shaquan Jules me 20 pikë dhe nëntë kërcime, si dhe Amin Hot, i cili kontribuoi me dhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime. Te GO+Peja, më i dalluari ishte Cesare Edwards me 20 pikë dhe pesë kërcime, por performanca e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë triumf, Bora ka hyrë në një seri prej katër fitoreve radhazi, ndërsa Peja vazhdon rënien e lirë në kampionat, duke shtuar presionin për një reagim të shpejtë në ndeshjet e ardhshme./Telegrafi

Tifozët e Pejës ndërprenë ndeshjen për disa minuta, Bashkimi avancon në gjysmëfinale



Bashkimi e ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës duke eliminuar GO+ Pejën në përballjen mjaftë dramatike.

Skuadra prizrenase triumfoi me rezultat 70-73 (22-20, 17-22, 11-12, 20-19).

Peja e nisi më mirë për ta mbyllur çerekun e parë me dy pikë avantazh, mirëpo Bashkimi u këndell në çerekun e dytë duke e përmbysur rezultatin, për të shkuar tre pikë përpara.

Çereku i tretĂ« ishte tepĂ«r i baraspeshuar, ku Bashkimi e mbylli me njĂ« pikĂ« avantazh (11-12), ndĂ«rsa pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve Peja nuk arriti tĂ« shkaktonte ndonjĂ« pĂ«rmbysje pĂ«r t’i thyer mysafirĂ«t (20:19).

Vlen të ceket së në minutën e fundit, ndeshja u ndëprrerë për disa minuta shkaku i pakënaqësive të tifozëve të Pejës që hodhën gjësende në parket.

Tifozët vendas në shenjë proteste gjuajtën mjete tymosëse si dhe bënë fyerje në drejtim të kryesisë së klubit pejan.

Më i dalluari në këtë sfidë ishte Lake me 17 pikë, ndihmuar nga Armstead me 13 sosh. Ndërsa te Peja më i dalluari doli të jetë Flatten me 17 pikë./Telegrafi/

Hidrodrini u bën thirrje konsumatorëve të marrin masa për mbrojtjen e ujëmatësve nga ngricat



Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini nga Peja u ka bërë thirrje konsumatorëve që, në prag të rënies së temperaturave gjatë sezonit dimëror, të kenë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen dhe izolimin e ujëmatësve dhe instalimeve të ujit.

Sipas njoftimit të kompanisë, tubacionet dhe instalimet brenda pronave private, përfshirë edhe ujëmatësit, mund të ngrihen nëse janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj temperaturave të ulëta. Për këtë arsye, konsumatorëve u rekomandohet që të ndërmarrin masa parandaluese në kohë.

Hidrodrini këshillon që në ndërtesat kolektive, përkatësisht në pusetat me ujëmatësin kryesor, si dhe në shtëpitë private, ujëmatësit të izolohen në mënyrë adekuate për të shmangur ngrirjen. Po ashtu, rekomandohet izolimi i pusetave ku janë të vendosur matësit e ujit.

Sipas kompanisë, tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata të vendosur në mure të paizoluara mirë, në garazhe, bodrume, si dhe tubacionet e vendosura cekët nën sipërfaqen e tokës. Në këto raste, këshillohet shtimi i izolimit në muret e jashtme dhe veshja e gypave me materiale izoluese, si dhe izolimi i brendshëm i ujëmatësve me materiale që pengojnë depërtimin e ajrit të ftohtë.

Nga KRU Hidrodrini theksohet se konsumatorët janë përgjegjës për mbrojtjen e ujëmatësve dhe tubave të ujit, qoftë të brendshëm apo të jashtëm brenda pronës së tyre, dhe u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet gjatë dimrit. /Telegrafi/


Peja pëson keq nga Iraklisi grek në ENBL



Peja pësoi një humbje të thellë në ligën ndërkombëtare ENBL, duke u mposhtur me rezultatin 122:80 nga Iraklisi.

Ndeshja e së martës mbrëma u dominua nga skuadra greke, e cila tregoi një efikasitet të jashtëzakonshëm, duke fituar me një diferencë prej 42 pikësh.

Ky ishte humbja e pestĂ« pĂ«r PejĂ«n nĂ« “European North Basketball League”, ndĂ«rsa ekipi ka regjistruar vetĂ«m njĂ« fitore deri mĂ« tani. Ndeshja e kaluar ishte humbje zyrtare, pasi Peja nuk udhĂ«toi, duke zgjedhur tĂ« pĂ«rqendrohej te sfidat nĂ« kampionat.

“TĂ« hendikepuar nga mungesat e shumta dhe njĂ« ‘roster’ i shkurtĂ«r, nuk arritĂ«m tĂ« luftonim mĂ« shumĂ« sonte,” theksoi ekipi pejanas.

Te Peja, Tyron Flatten ishte më efikasi me 23 pikë, ndërsa Cesare Edwards shtoi edhe 14 pikë.


Për Iraklisin, kjo ishte fitorja e gjashtë në sezon, duke treguar se skuadra greke është një nga më të fortat në ENBL, me vetëm një humbje të regjistruar deri tani. /Telegrafi/

Zhbllokime të rrjetit të kanalizimit në tri fshatra të Istogut



Ekipet e KRU “Hidrodrini”, tĂ« sektorit tĂ« Kanalizimit nga Istogu dhe Peja, kanĂ« realizuar intervenime pastrimi dhe zhbllokime tĂ« rrjetit tĂ« kanalizimit nĂ« tre lokalitete tĂ« fshatrave tĂ« Istogut.

Zhbllokime janĂ« kryer nĂ« fshatrat Gurrakoc, Saradran dhe Zabllaq, si pasojĂ« e bllokimeve tĂ« shkaktuara nga mbeturina tĂ« ngurta, gjĂ«ra ushqimore tĂ« jashtĂ« pĂ«rdorimit dhe objekte tĂ« tjera qĂ« rrjeti i kanalizimit nuk Ă«shtĂ« i destinuar t’i pĂ«rballojĂ«.

KRU “Hidrodrini” apelon tek qytetarĂ«t qĂ« tĂ« shmangin hedhjen e materialeve tĂ« papĂ«rshtatshme nĂ« kanalizim, pĂ«r tĂ« garantuar funksionimin e rregullt tĂ« sistemit dhe shmangien e dĂ«meve. /Telegrafi/


Spitali i Pejës me javë intensive pune, publikohen statistikat



Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat e shërbimeve shëndetësore të realizuara gjatë javës së kaluar, duke bërë të ditur se në këtë periudhë kanë lindur gjithsej 21 foshnje, prej tyre 14 vajza dhe 7 djem.

Sipas njoftimit, gjatë javës janë kryer 2.637 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 300 pranime të pacientëve. Mesatarisht, në baza ditore, kanë qenë të shtrirë 203 pacientë.

Në laboratorët e spitalit, 1.774 pacientë kanë realizuar gjithsej 22.886 analiza, ndërkohë që janë kryer edhe 71 operacione të suksesshme. Po ashtu, janë ofruar 200 trajtime të dializës për pacientët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim.

Në kuadër të diagnostikimit dhe ekzaminimeve, janë realizuar 542 rëntgenë, 276 eho, 62 rezonanca magnetike, si dhe 6 mamografi. Gjithashtu, janë kryer 17 ergometri dhe 58 ehokardiografi.

Në repartet përkatëse janë realizuar edhe 5 kolonoskopi, 33 gastroskopi, si dhe 179 shërbime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto shifra dëshmojnë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e rajonit. /Telegrafi/


GO+ Peja ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson



Klubi basketbollistik, GO+ Peja ka njoftuar opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson.

Vendimi është marrë pas diskutimeve konstruktive mes dy palëve, duke vlerësuar rrethanat aktuale dhe objektivat e klubit për fazat e ardhshme të garave.

Gjatë këtyre gjashtë muajve në krye të skuadrës, trajneri Gibson ka dhënë kontributin e tij profesional në zhvillimin e ekipit.

Klubi i uron Greg Gibson suksese të mëtejshme në hapat e ardhshëm të karrierës së tij profesionale dhe mbetet mirënjohës për gjithçka që ka dhënë për ekipin.

“GO+ Peja njofton se me marrĂ«veshje tĂ« dyanshme ka ndĂ«rprerĂ« bashkĂ«punimin me trajnerin Greg Gibson”.

“E falenderojmĂ« trajnerin Gibson pĂ«r kontributin e tij kĂ«to 6 muaj, duke i uruar suksese nĂ« etapat e ardhshme tĂ« karrierĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e klubit pejan.

GO+ Peja do të njoftojë në ditët në vijim për hapat e ardhshëm dhe për zgjidhjen e re në stafin teknik. /Telegrafi/

❌