❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Daka: AsnjĂ«herĂ« s’ka ndodhur me pasĂ« 6 mijĂ« vota dallim pĂ«r njĂ« kandidat



Valdete Valdete Daka, ish-kryetare e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur të ketë dallim prej 6 mijë votash për një kandidat.

Ajo ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur rinumërime të votave.

“Po, ka pasur rinumĂ«rime shumĂ« shpesh, thuajse nĂ« çdo palĂ« zgjedhje ka pasur rinumĂ«rime. Ka pasur edhe rivotime, edhe nĂ« qytete edhe nĂ« qendra tĂ« votimit, shumĂ« shpesh. DomethĂ«nĂ«, s’ka pasur zgjedhje kur nuk ka pasur rinumĂ«rim, por nuk ka pasur dallime kaq tĂ« mĂ«dha sikur kĂ«tĂ« herĂ«; nuk ka pasur dallime 5 mijĂ«, 6 mijĂ«, 2 mijĂ«, sikur sot qĂ« u pĂ«rmendĂ«n”, ka thĂ«nĂ« Daka nĂ« Tv Dukagjini.

Ajo tutje ka shtuar se arsyet pse ka ndodhur ky fenomen tani duhet të elaborohen më tej, në mënyrë që të gjenden shkaqet.
“Shqyrtim mĂ« i thellĂ«, sidomos i ndryshimeve ligjore qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« vitin 2023, me sa mĂ« kujtohet. Duhet me u marrĂ« drejtĂ«sia me kĂ«tĂ« çështje, sikur qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« vitin 2010”, ka deklaruar Daka.

Sipas saj, nĂ« vitin 2010, pas asaj qĂ« ajo e cilĂ«son si “vjedhje industriale”, pĂ«rveç rivotimeve nĂ« disa qytete, KQZ-ja kishte dĂ«rguar rreth 2 mijĂ« kallĂ«zime penale.

- YouTube youtu.be

KOMF: Vetëm qasjet shkencore dhe të bazuara në evidencë mund të mbrojnë fëmijët me autizëm



Koalicioni i OJQ-ve pĂ«r Mbrojtjen e FĂ«mijĂ«ve nĂ« KosovĂ« (KOMF) ka reaguar me shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« ndaj raportimeve nĂ« media se njĂ« individ dyshohet se ka ofruar barna pĂ«r “shĂ«rimin” e fĂ«mijĂ«ve me autizĂ«m.

KOMF ka bërë thirrje të menjëhershme tek organet e rendit dhe drejtësisë për të ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme, sipas ligjit, për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe të paligjshme.

Koalicioni ka theksuar se pĂ«rhapja e pretendimeve tĂ« pabazuara shkencĂ«risht pĂ«r “shĂ«rimin” e autizmit Ă«shtĂ« jo vetĂ«m mashtruese, por edhe e rrezikshme, pasi devijon vĂ«mendjen nga nevojat reale tĂ« fĂ«mijĂ«ve, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ« mbĂ«shtetje profesionale, ndĂ«rhyrje tĂ« strukturuara, mjedise stimuluese dhe shĂ«rbime tĂ« bazuara nĂ« evidencĂ«.

“Krijimi i pritshmĂ«rive joreale, shtimi i stigmatizimit dhe presionit mbi familjet e fĂ«mijĂ«ve, si dhe keqkuptimi i nevojave tĂ« tyre, janĂ« pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« promovimit tĂ« premtimeve mashtruese,” ka nĂ«nvizuar KOMF.

Koalicioni ka theksuar gjithashtu se vetëm përmes qasjeve të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror mund të krijohet një mjedis që respekton zhvillimin, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve me autizëm, duke bërë thirrje për informim të përgjegjshëm, përmirësim të politikave publike dhe investim në shërbime dhe kapacitete mbështetëse.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fĂ«mijĂ«t me autizĂ«m Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m dhe duhet tĂ« ndĂ«shkohet nga organet e drejtĂ«sisĂ«,” pĂ«rfundon reagimi i KOMF./Telegrafi/

Begaj kërkon nga Moldavia të rishqyrtojë njohjen e Kosovës



Presidenti shqiptar, Bajram Begaj i ka kërkuar homologes së saj në Moldavi, Maia Sandu, që shteti që ajo drejton ta rishqyrtojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Këtë kërkesë Begaj ia bëri asaj gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në këtë shtet.

“SĂ« bashku, si partnerĂ« dhe si miq, punojmĂ« pĂ«r njĂ« EvropĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt, si dhe inkurajojmĂ« rishqyrtimin e njohjes sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar Begaj pas takimit qĂ« pati me homologen e tij nĂ« Moldavi.

Kreu i shtetit shqiptar tha se pati bisedime frytdhënëse me presidenten e Moldavisë dhe se besimi i ndërsjellë, dialogu i qëndrueshëm politik dhe bashkëpunimi konstruktiv, në shërbim të interesit të përbashkët dhe të qytetarëve, janë në themel të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“NĂ« mjedisin sfidues tĂ« sigurisĂ« sĂ« sotme, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç pĂ«r stabilitetin dhe paqen. Ne mbĂ«shtesim plotĂ«sisht rrugĂ«n evropiane tĂ« MoldavisĂ«â€, ka shkruar Begaj./Telegrafi/


Kosova ekstradon për në Maqedoninë e Veriut një të kërkuar me urdhër ndërkombëtar



Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitet dhe institucionet relevante, ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut drejt vendit të tij.

Personi i ekstraduar ishte arrestuar mĂ« herĂ«t nga njĂ«sitet e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, pasi i njĂ«jti kĂ«rkohej me urdhĂ«r arresti ndĂ«rkombĂ«tar nga institucionet e drejtĂ«sisĂ« sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku po vuante dĂ«nimin pĂ«r veprĂ«n penale “Grabitje”.

Procesi i ekstradimit është kryer në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe forcimin e sigurisë, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar./Telegrafi/


Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial



Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, shkëmbimin tregtar dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kanadasë. U veçua rëndësia e bashkëpunimit në industrinë minerare, ku Kosova ka marrë pjesë vitin e kaluar në Konferencën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve, PDAC 2025, në Toronto, njofton zyra për komunikim e Kryeministrit.

Përveç sektorit minerar, u diskutua edhe potenciali për fuqizim të bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologjinë e informacionit dhe fushën e mbrojtjes.

Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe ministrit Sidhu. Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderim ndaj Kanadasë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, për angazhimin kanadez në kontigjentin e KFOR-it dhe për përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.


Kuvendi i 31 janarit, Abdixhiku: Do të dalim më të bashkuar, pa llogaritur fatin tim politik



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kryesia e partisë ka vendosur që Kuvendi i LDK-së të thirret më 31 janar, duke e cilësuar këtë proces si një shprehje të demokracisë së brendshme dhe jo si krizë.

Abdixhiku ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një diskutimi të hapur dhe të përgjegjshëm në mbledhjen e Kryesisë, duke theksuar se Kuvendi është organi më i lartë i partisë ku merren vendimet më të rëndësishme, në përputhje me statutin dhe traditën demokratike të LDK-së.

“Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra jonĂ« e veprimit; me rregull, me transparencĂ« dhe me respekt pĂ«r anĂ«tarĂ«sinĂ«. LDK i zgjidh çështjet e brendshme aty ku e kanĂ« vendin; nĂ« organet e saj dhe para delegatĂ«ve tĂ« zgjedhur,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se në një klimë politike të mbushur shpesh me tensione dhe gjuhë përçarëse, LDK zgjedh qetësinë, dialogun e gjerë dhe besimin në demokracinë e brendshme, duke nënvizuar se debati është i shëndetshëm, ndërsa përçarja pa debat dhe pa demokraci është e dëmshme.

Sipas tij, Kuvendi i 31 janarit pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mundĂ«si pĂ«r reflektim, bashkim dhe forcim tĂ« partisĂ«. “Nuk Ă«shtĂ« krizĂ«, por mundĂ«si pĂ«r t’u dĂ«gjuar, pĂ«r t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe pĂ«r tĂ« dalĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« nga ky proces,” ka shtuar ai.

Abdixhiku ka rikujtuar se LDK ka kaluar shumë sfida ndër vite, por gjithmonë ka ruajtur vlerat themelore të demokracisë, dinjitetit dhe besimit te anëtarësia. Ai ka theksuar se përgjegjësia në parti nuk shmanget asnjëherë, veçanërisht në momente të vështira.

“NĂ« LDK nuk i ikim pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Kjo shtĂ«pi nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r rehati personale, por pĂ«r shĂ«rbim dhe pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si ndaj njĂ« ideali mĂ« tĂ« madh se secili prej nesh,” ka deklaruar Abdixhiku.

Në fund, ai ka shprehur bindjen se pas 31 janarit, LDK do të ecë përpara më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur për sfidat politike që e presin./Telegrafi/


Vazhdon mësimi me orar të shkurtuar në disa shkolla në Gjilan, shkak ngrohja



Temperaturat mëngjesin e së hënës u ulën në minus, e për këtë mësimi në shkollën e mesme ekonomike në Gjilan vazhdoi me orar të shkurtuar 30 minuta.

Edhe ndërrimi i pasdites që janë nxënësit e mjekësisë e vazhdojnë mësimin me gjysmë orari.

Situatë e njëjtë për shkak të mungesës së furnizimit me dru është edhe në gjimnazin natyror.

Drejtori i shkollës thotë se presin që situata të stabilizohet.

“JavĂ«n e parĂ« kemi pasur probleme pĂ«r dru nuk kena mjaftueshĂ«m por s'kemi mungese, shpresojmĂ« qĂ« prap do tĂ« vijnĂ«, sa i pĂ«rket nxemjet edhe shkollĂ«s Ă«shtĂ« hapĂ«sirĂ« e madhe edhe problemin kryesor e kemi me dritaret qĂ« janĂ« deformuar po kemi probleme”, ka thĂ«nĂ« Bekim Mustafa – drejtor i shkollĂ«s.

Ai thotë se në këtë shkollë nga pasditja synohet të kthehen në orar të rregullt, për shkak se temperaturat janë më të larta.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjilan që janë opozitë thonë se partia në pushtet ka dështuar për të bërë furnizimin me dru me kohë.

“Gjithashtu edhe nĂ« objekte tĂ« administratĂ«s komunale Ă«shtĂ« alarmante nĂ« secilĂ«n zyre ka katĂ«r 5 nxemse dhe Ă«shtĂ« njĂ« çoroditje totale e pushtetit komunal rreth menaxhimit tĂ« kĂ«saj situate. E gjithĂ« kjo mendojmĂ« se Ă«shtĂ« si rezultat i harlisjes sĂ« kryetarit para zgjedhjeve qĂ« njĂ« vit bĂ«ri investime tĂ« paplanifikuara, shkeli kontratĂ«n kornizĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Fitim Guda- asamblist i LDK-sĂ«.

Dukagjini ka pyetur për këtë çështje në Komunën e Gjilanit, por ata nuk janë përgjigjur.

Pyetjeve dhe interesimit të televizionit nuk i është përgjigjur as ushtruesi i drejtorit të Arsimit në Gjilan, Luan Kastrati./Tv Dukgjini/

- YouTube youtu.be

Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar - Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen



Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen, me qëllim që Kuvendi i partisë të jetë i lirë të vendosë për këtë dhe çështje të tjera.

Sipas tij, mbledhja e Kryesisë ka zgjatur rreth katër orë dhe është karakterizuar nga diskutime të hapura dhe demokratike, ku është analizuar në detaje edhe rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Pati njĂ« diskutim gati katĂ«r orĂ«sh, tĂ« hapur e demokratik, duke shtjerrĂ« debatin nĂ« secilĂ«n pikĂ« tĂ« mundshme, pĂ«rfshirĂ« edhe analizĂ«n e rezultatit tĂ« zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit. MĂ« 31 janar Ă«shtĂ« ftuar mbledhja e Kuvendit tĂ« LDK-sĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« Kuvend, siç Ă«shtĂ« deklaruar vetĂ« kryetari Lumir Abdixhiku, ai do tĂ« ofrojĂ« dorĂ«heqjen pĂ«r ta lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ« Kuvendin qĂ« tĂ« vendosĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, por edhe pĂ«r çështje e diskutime tĂ« tjera qĂ« mund tĂ« ngrihen”, ka thĂ«nĂ« Mustafa.

“ËshtĂ« formĂ« e kĂ«rkesĂ«s sĂ« votĂ«besimit. Kryetari Abdixhiku do tĂ« kĂ«rkojĂ« votĂ«besim.”

“355 delegatĂ« do tĂ« vendosin se si do ta trajtojnĂ« kĂ«tĂ« votĂ«besim. Dhe e dyta, do tĂ« ketĂ« njĂ« proces tjetĂ«r pĂ«r tĂ« ardhur deri te kandidaturat. PĂ«r momentin, jemi nĂ« procesin e votĂ«besimit”, tha ai./Telegrafi/

Sulmohen policët në Prizren derisa po intervenonin në një rast të dhunës në familje



Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Poslishtë të Prizrenit një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja, sipas njoftimit, ka ndodhur më 19.01.2026, rreth orës 02:10.

Sipas njoftimit, pas mbërritjes së Policisë në vendin e ngjarjes, bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij, kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën.

“GjatĂ« konfrontimit, policia Ă«shtĂ« sulmuar fizikisht dhe me gurĂ«, ndĂ«rsa viktima Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nuar dhe rrezikuar seriozisht. PĂ«r tĂ« parandaluar sulmin dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e viktimĂ«s, policĂ«t kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« me forcĂ«, duke arritur ta vendosin situatĂ«n nĂ«n kontroll”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje është bërë e ditur se tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor.

“GjatĂ« pĂ«rleshjes, disa policĂ« kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« lehta trupore dhe kanĂ« marrĂ« trajtim mjekĂ«sor. Hetimet rajonale janĂ« njoftuar dhe po e trajtojnĂ« rastin”, thuhet nĂ« njoftim.

Ekipi i kujdestarisë nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është angazhuar në rast.

“TĂ« dyshuarit kanĂ« shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e heshtjes gjatĂ« deklarimeve. NjĂ«ri prej tyre ka marrĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore pĂ«r lĂ«ndime tĂ« pĂ«suara gjatĂ« arrestimit”, ka njoftuar tutje Policia.

Ndërsa thuhet se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orë për tre të dyshuarit.

Sipas Policisë ky është një rast ku shihet se me çfarë sfidash ballafaqohen pjesëtarët e saj në rastet e dhunës në familje./Telegrafi/


Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë



Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaß, Ă«shtĂ« takuar sot me ministrin e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla, nĂ« Camp Film City nĂ« PrishtinĂ«.

GjatĂ« takimit, Ulutaß dhe Sveçla kanĂ« shkĂ«mbyer pikĂ«pamje lidhur me situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«, si dhe mbi pĂ«rmirĂ«simin e mĂ«tejmĂ« tĂ« komunikimit dhe bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet KFOR-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Sipas njoftimit tĂ« KFOR-it, Ulutaß ka theksuar pĂ«rkushtimin e palĂ«kundur tĂ« KFOR-it pĂ«r tĂ« vazhduar kontributin nĂ« ruajtjen e sigurisĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n dhe nĂ« rajonin mĂ« tĂ« gjerĂ«.

KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu, është theksuar se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si reagues të sigurisë./Telegrafi/


GLPS pranon përgjigje nga BE-ja për heqjen e masave ndaj Kosovës



Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) njofton se ka pranuar sot një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian lidhur me Letrën e Hapur të dërguar më 20 tetor të vitit të kaluar, përmes së cilës një grup organizatash të shoqërisë civile kishin kërkuar heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Në letrën drejtuar krerëve të institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian, organizatat e shoqërisë civile kishin theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë pasur ndikim negativ në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe mbështetjen për qytetarët, duke bërë thirrje për heqjen e tyre sa më të shpejtë.

Sipas GLPS-së, në përgjigjen e pranuar sot, Komisioni Evropian ka ritheksuar se hapat e parë për heqjen e masave tashmë kanë filluar. Në këtë kuadër, janë liruar 216 milionë euro, ndërsa së shpejti pritet të lirohen edhe 205 milionë euro të tjera.

Po ashtu, nga masat politike, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se kanë rifilluar takimet e nën-komiteteve të Stabilizim-Asociimit. Këto veprime, sipas përgjigjes, janë paralajmëruar edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian të datës 16 dhjetor 2025.

Në përgjigjen e tij, Bashkimi Evropian ka theksuar gjithashtu se e vlerëson komunikimin e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.

GLPS, në fund, ka shprehur mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për përgjigjen ndaj letrës së dërguar dhe për hapat e ndërmarrë drejt heqjes graduale të masave ndaj Kosovës./Telegrafi/

MPB mirëpret aksionin ky dy zyrtarët e saj a arrestuan nën dyshimin për korrupsion



Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar, dy prej të cilëve janë zyrtarë të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit, ndaj tĂ« dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se kanĂ« kryer veprat penale “keqpĂ«rdorim i detyrĂ«s zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

MPB ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo përfshirjes në aktivitete të paligjshme nga cilido zyrtar i saj. Ministria ka bërë të ditur se çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe standardet e integritetit institucional do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.

Po ashtu, MPB ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në të gjitha nivelet institucionale, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Në fund, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend./Telegrafi/

Hamza: PDK-ja hyn në fazë të re riorganizimi, zgjedhjet e brendshme hap i domosdoshëm



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia po hyn në një fazë të re riorganizimi, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme për forcimin dhe hapjen e mëtejme të PDK-së.

Hamza ka bërë të ditur se për këtë proces ka diskutuar edhe me kryetarët e degëve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për konsolidimin e strukturave partiake.

“PDK-ja po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, pĂ«r tĂ« cilat sot diskutova edhe me kryetarĂ«t e degĂ«ve, janĂ« hap i domosdoshĂ«m pĂ«r forcimin e PDK-sĂ«,” ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se ambicia e partisë është më e madhe, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Në këtë drejtim, Hamza ka vënë theksin te puna e vazhdueshme në terren, aktivizimi i degëve dhe krijimi i hapësirës më të madhe për të rinjtë në të gjitha nivelet e partisë.

“Kjo kĂ«rkon punĂ« tĂ« vazhdueshme, degĂ« aktive dhe hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, nĂ« çdo nivel tĂ« partisĂ«,” ka shtuar ai.

Në fund, kryetari i PDK-së ka nënvizuar se ky proces është rruga drejt një partie më afër qytetarëve dhe gjithmonë në shërbim të Kosovës.

“Kjo Ă«shtĂ« rruga pĂ«r njĂ« PDK mĂ« afĂ«r qytetarĂ«ve dhe gjithnjĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« KosovĂ«s,” ka shkruar Hamza nĂ« Facebook./Telegrafi/

Vritet një shqiptar në burgun e Greqisë



Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos, kur një i burgosur me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.

Raportohet se shqiptari i vrarë në burgun e Koridhalos është Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit.

Jani Aliaj rezulton i dĂ«nuar me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m nga drejtĂ«sia shqiptare pĂ«r vrasjen e Elton Çiços pĂ«r hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur mĂ« 1 Maj tĂ« vitit 2016 nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut nĂ« TiranĂ«.

Mediat greke bëjnë të ditur se incidenti ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.

Informacionet fillestare tregojnë se autori i krimit është një i burgosur grek, i cili e sulmoi viktimën duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar.

Vërehet se të dy burrat ishin kriminelë të rrezikshëm që vuanin dënimin për vrasje. /A2 CNN

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash



Jo vetëm familja e presidentit amerikan, Donald Trump, por të gjithë zyrtarët amerikanë janë të mirëpritur në Shqipëri.

Kështu u shpreh ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sot, 19 janar, kur doli në një konferencë për mediat për të folur në lidhje me ftesën e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Por gjatë pyetjeve, ajo u pyet nëse në vijim do të ketë një vizitë në Shqipëri të vajzës së Trump, Ivanka Trump, bashkëshorti i të cilës, Jared Kushner, ka një projekt për ngritjen e hoteleve dhe apartamenteve në ishullin e Sazanit.

Spiropali tha se nuk ka asnjë plan për falje tokash dhe këtë gjë nuk e kërkon askush. Sipas saj, bëhet fjalë për projekte serioze zhvillimore.

“Jo vetĂ«m familja e presidentit Trump, por tĂ« gjithĂ« zyrtarĂ«t amerikane janĂ« tĂ« mirĂ«pritur nĂ« ShqipĂ«ri dhe nuk kemi asnjĂ« detyrim tĂ« japim informacione mbi vizitat e tyre qoftĂ« private apo tĂ« tjera. Nuk ka asnjĂ« plan as pĂ«r falje tokash, as pĂ«r dhĂ«nie tĂ« territoreve shqiptare, por ka njĂ« partneritet tĂ« qartĂ«. TĂ« jeni tĂ« sigurt se asnjĂ« nuk kĂ«rkon, as SHBA-tĂ«, as Trump, as familja e tij qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« falĂ« toka siç i quani ju apo tĂ« angazhohet nĂ« aktivitet tĂ« tilla nĂ« ShqipĂ«ri. Ka projekte serioze qĂ« janĂ« pjesĂ« e projekteve tona zhvillimore dhe ne jemi krenarĂ« pĂ«r to siç jemi krenarĂ« edhe pĂ«r programe dhe projekte tĂ« tjera tĂ« cilat padiskutim do t’i bĂ«jmĂ« realitet nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Spiropali.

Ndërkohë më herët Kushner është shprehur se Sazani e ka tërhequr që prej një vizite në vitin 2021.

Kryeministri Edi Rama duke folur për këtë çështje ka thënë se ishulli nuk do të shitet asnjëherë dhe se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty. Ai ka theksuar se ky projekt do të jetë risi për zonën e Mesdheut./Tv Klan

Operacioni “Twins”: Kapen vĂ«llezĂ«rit e kĂ«rkuar pĂ«r vrasje, policia shqiptare u gjen armĂ« dhe maska



Policia e Dibrës vënë në pranga dy vëllezër binjakë që fshiheshin në Gjirokastër, të cilët dyshohen si të përfshirë në një vrasje në vitin 2018.

Operacioni i koduar “Twins” u finalizua pas njĂ« hetimi tĂ« gjatĂ« dhe bashkĂ«punimit mes drejtorive tĂ« policisĂ« sĂ« DibrĂ«s, GjirokastrĂ«s dhe Departamentit tĂ« PolicisĂ« Kriminale.

Dy vĂ«llezĂ«rit me iniciale K. K., tĂ« moshĂ«s 39-vjeçare, u kapĂ«n nĂ« banesat e tyre nĂ« jug tĂ« vendit, ku dyshohet se strehoheshin pĂ«r t’i shpĂ«tuar drejtĂ«sisĂ« qĂ« prej vitit 2018.

Gjatë kontrollit në banesat e dy vëllezërve, forcat e rendit gjetën një arsenal armësh që përfshinte dy kallashnikovë, një pushkë, municion luftarak, një thikë dhe një maskë.

Të gjitha armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të hollësishme, me qëllim që të vërtetohet nëse janë përdorur në vrasjen për të cilën akuzohen ose në ngjarje të tjera kriminale.

Hetimet për këtë rast po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës për të dokumentuar plotësisht përfshirjen e vëllezërve në krimin e rëndë.

Ndërkohë, policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në atë vrasje.

Ky operacion shënon një hap të rëndësishëm në zbardhjen e krimeve të vjetra që kanë mbetur pa autorë për vite me radhë.


Kurti përkujton ish-deputetin Smajl Hajdaraj në 24-vjetorin e vrasjes së tij



Kryeministri nĂ« detyrĂ« Albin Kurti e ka pĂ«rkujtuar pĂ«rvjetorin e vrasjes sĂ« Smajl Hajdarajt, ish-deputetit tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe veteranit tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK).

Në 24-vjetorin e vrasjes së Hajdarajt, kryeministri Kurti thotë se atë e qëlluan dhe e vranë afër banesës së tij në Pejë, persona të panjohur të urdhëruar nga qarqe të tjera të panjohura.

“Edhe pas 24 vitesh, institucionet e drejtĂ«sisĂ« nuk e kanĂ« zbardhur rastin e tij. Lidhjet e mundshme dhe tĂ« dyshuara tĂ« kĂ«saj vrasje me tĂ« tjera atentate nĂ« ato vite tĂ« para pas luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, kanĂ« lĂ«nĂ« tĂ« kuptohen motivet politike dhe pĂ«rçarĂ«se tĂ« planifikuesve dhe ekzekutorĂ«ve tĂ« vrasjes sĂ« Smajl Hajdarajt.” – ka shkruar Kurti nĂ« Facebook.

Kurti ka kujtuar po ashtu se Smajl Hajdaraj ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare pas luftës, ndërsa ishte një profesor i matematikës i cili si i përjashtuar nga sistemi arsimor prej regjimit serb më 1990, ishte angazhuar politikisht në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“MĂ« 1998, ai iu bashkua UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, duke u caktuar mĂ« pas komandant i shtabit rajonal pĂ«r RugovĂ«. Pas çlirimit tĂ« KosovĂ«s nĂ« qershor tĂ« vitit 1999, Smajl Hajdaraj iu rikthye punĂ«s nĂ« sistemin arsimor dhe angazhimit tĂ« tij politik. Ai ishte njĂ«ri nga deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, por shĂ«rbimi i tij u ndĂ«rpre dhunshĂ«m nga atenati ndaj tij.” – ka shtuar Kurti.

Kurti ka theksuar se vrasjet e motivuara politikisht dhe vrasjet e aktivistĂ«ve politikĂ« dhe veteranĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, nuk janĂ« krime ordinere, por goditje nĂ« jetĂ«n politike tĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« ecurinĂ« e shtetndĂ«rtimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

“Andaj mbetet shumĂ« me rĂ«ndĂ«si zbardhja e plotĂ« e kĂ«tyre vrasjeve, si vĂ«nie e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r viktimat, pĂ«r familjarĂ«t, pĂ«r bashkĂ«veprimtarĂ«t dhe pĂ«r mbarĂ« shoqĂ«rinĂ« e popullin tonĂ«.” – ka thĂ«nĂ« ai.

Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë pas rinumërimit të gjysmës së votave



Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë.

Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm, raporton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota.

Në partitë tjera ndryshimet kanë qenë të vogla.

PDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Fetah Paçarizi: -4,416 vota

Nait Hasani: -2,416

Kujtim Gashi: -1,710

Arianit Çollaku: -1,434


PDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Uran Ismaili: +531 vota

Arian Tahiri: +464

Përparim Gruda: +379

Vlora Çitaku: +353


LDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Xhavit Uka: -1,105 vota

Driton Selmanaj: -773

Anton Quni: -440

Visar Azemi: -352


LDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Paris Guri: +150 vota

Gëzim Hazrolli: +112

Festim Kabashi: +89

Ukë Rugova: +82


LVV– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Arbër Rexhaj: -457 vota

Rea Krasniqi: -425

Valon Ramadani: -380

Dafina Alishani: -310


LVV– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Hajrulla Çeku: +111 vota

Alban Bajrami: +91

Driton Hyseni: +74

Hekuran Murati: +68

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./Telegrafi/

Bashkëshortja e William Walkerit shtrihet në Emergjencën e Vitisë, Kurti: Lutemi për shëndetin e saj



Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker, është shtrirë në emergjencën e Vitisë.

KĂ«tĂ« njoftim, Kurti e bĂ«ri gjatĂ« fjalimit tĂ« tij nĂ« AkademinĂ« e “FlakĂ«s sĂ« Janarit” mbrĂ«mjen e sotme nĂ« Gjilan.

“I bashkĂ«ngjitem urimeve pĂ«r shĂ«ndetin e gruas sĂ« William Walker, e cila pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi shĂ«ndetĂ«sor, ndoshta edhe arrest kardiak, Ă«shtĂ« duke u trajtuar nĂ« emergjencĂ« nĂ« komunĂ«n e VitisĂ« dhe shpresojmĂ« nĂ« rikuperim tĂ« plotĂ« dhe tĂ« shpejtĂ« tĂ« saj”, tha Kurti nĂ« fjalĂ«n e tij, kur ishte duke folur pĂ«r kontributin e Ambasadorit Walker nĂ« denoncimin e MasakrĂ«s sĂ« Reçkaut.

Kurti theksoi se duhet të përkujtojmë rolin unik të ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit, e pikërisht kjo deklaratë e ambasadorit Walker ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë./Telegrafi/

Manipulimi votave, Krasniqi: KQZ-ja disponon të gjithë mekanizmat për të identifikuar shkelësit



Përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka deklaruar se kushdo që qëllimshëm ka tjetërsuar vullnetin e votuesve në Qendrat Komunale të Numërimit do të përballet me drejtësinë.

Krasniqi theksoi se KQZ-ja disponon të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të identifikuar saktësisht si shkeljet, ashtu edhe shkelësit.

Ai gjithashtu shprehu respekt për angazhimin e pashoq të stafit të Sekretariatit të KQZ-së dhe të më shumë se 150 numëruesve, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po punojnë pa ndërprerje, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 24:00, në procesin e rinumërimit të kutive në QNR.

Po ashtu, Krasniqi falënderoi edhe vëzhguesit e subjekteve politike për punën dhe kujdesin e treguar gjatë procesit në QNR./Telegrafi/


❌