❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pozicioni vakant i Kryeinspektorit të Përgjithshëm/ VKM: Kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit

Me dorëheqjen e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm dhe pas publikimit të lajmit se kryeministri Edi Rama kishte propozuar ish deputetin demokrat Dashnor Sula, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar në mbledhjen e sotme kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e inspektorit të përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës hap aplikimin brenda 15 ditëve nga krijimi i pozicionit vakant. Kandidatët dorëzojnë aplikimet e tyre dhe komisioni shqyrton dokumentacionin dhe zhvillon intervistat.

Më pas, komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.

Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

LEXO EDHE: EmĂ«rohet Drejtor i ri i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mjedisit dhe… Ja vendimet e sotme tĂ« qeverisĂ«

VKM:

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VEÇANTA DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRZGJEDHJEN, EMËRIMIN, VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË, DISIPLINËN, LIRIMIN DHE SHKARKIMIN NGA DETYRA TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 16, të  ligjit nr.99/2024, “PĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, me propozimin e ministrit tĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm.

  1. KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN

Kandidati pĂ«r inspektor tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, krahas kritereve tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« pikĂ«n 1, tĂ« nenit 16, tĂ« ligjit nr.99/2024, “PĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« edhe kĂ«to kritere tĂ« veçanta:

  1. a) TĂ« ketĂ« diplomĂ« tĂ« nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, tĂ« pĂ«rfituar nĂ« fund tĂ« studimeve tĂ« ciklit tĂ« dytĂ« me 120 kredite dhe me kohĂ«zgjatje normale 2 vite akademike” ose tĂ« barasvlershme me to;
  2. b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private.

III. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES DHE EMËRIMIT

  1. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalenderike nga krijimi i pozicionit vakant të inspektorit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, hap thirrjen për aplikim dhe ngre një komision ad hoc të përbërë nga:
  2. a) një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm;
  3. b) një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike;
  4. c) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Njoftimi për aplikim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës dhe qëndron i hapur për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike.

Kandidati paraqet këto dokumente:

a) Kërkesën për aplikim;

b) Jetëshkrimin të përditësuar (CV);

c) Kopjen e diplomës dhe të listës së notave;

ç)  Dëshminë e përvojës profesionale;

d) Vetëdeklarimin për konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;

dh) Kopjen e letërnjoftimit (ID);

e) Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

ë)  Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;

f) Çdo dokumentacion tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesĂ«, publikimet, angazhimet akademike apo tĂ« tjera, tĂ« pĂ«rmendura nĂ« jetĂ«shkrim.

  1. Komisioni ad hoc përfundon shqyrtimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
  2. Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh dhe përbëhet nga:

a) Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale: deri në 60 pikë;

b) Intervista e strukturuar me gojë: deri në 40 pikë.

6. Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale deri në 60 pikë realizohet sipas skemës së mëposhtme:

a) Deri në 10 (dhjetë) pikë për tejkalim të nivelit të arsimit, sipas kritereve të mëposhtme:

5 pikë, për diplomë ekzekutive ose diplomë specializimi;

10 pikë, për gradë ose titull shkencor.

  1. Deri në 20 (njëzet) pikë për tejkalim të përvojës në punë si drejtues në institucione publike apo private, sipas kritereve të mëposhtme:
  2. 5 pikë, për 1 (një) vit përvojë shtesë;

iii. 10 pikë, për më shumë se 1 vit deri në 3 vjet përvojë shtesë;

iii. 20 pikë, për më shumë se 3 vjet përvojë shtesë.

c) Publikime, angazhime akademike: 10 pikë;

ç) Deri në 15 (pesëmbëdhjetë) pikë për trajnime ose kualifikime profesionale, sipas kritereve të mëposhtme:

  1. 5 pikë, për 1 (një) deri në 3 (tre) trajnime ose kualifikime profesionale;
  2. 10 pikë, për 3 (tre) deri në 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale;

iii. 15 pikë, për më shumë se 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale.

  1. d) Integriteti profesional në bazë të deklaratave, referencave dhe dokumentacionit plotësues: 5 pikë.
  2. Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.
  3. Komisioni ad hoc funksionon në përputhje me këto rregulla:
  4. a) Mbledhjet janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët;
  5. b) Vendimmarrja bëhet me shumicë votash;
  6. c) Çdo anĂ«tar nĂ«nshkruan njĂ« deklaratĂ« mbi mungesĂ«n e konfliktit tĂ« interesit para fillimit tĂ« vlerĂ«simit;

ç) Në rast mungese të një anëtari, zëvendësimi bëhet nga institucioni përkatës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.

Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURA DISIPLINORE

  1. Në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.
  2. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.
  3. Inspektori i Përgjithshëm ka këto të drejta:

 

a) Të paraqesë shpjegime me shkrim;

b) Të zhvillojë një dëgjesë me grupin e posaçëm, brenda një afati jo më të gjatë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit;

c) Të përfaqësohet nga përfaqësues ligjor.

 

  1. Pas përfundimit të hetimit, grupi i posaçëm përgatit një raport përfundimtar, i cili i paraqitet sekretarit të Përgjithshëm brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të këtij hetimi.

 

  1. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, pas administrimit të raportit përfundimtar, i njofton titullarit të institucionit rezultatet e raportit të grupit të posaçëm.

 

  1. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një nga masat disiplinore të mëposhtme:

 

a) Vërejtje me shkrim;

b) Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra;

c) Largim nga detyra.

Titullari i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, merr vendim për dhënien e njërës nga masat disiplinore të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu.

 

  1. VLERËSIMI I REZULTATEVE NË PUNË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

 

  1. Inspektori i Përgjithshëm i nënshtrohet vlerësimit të rezultateve në punë 1 (një) herë në vit nga titullari i institucionit, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

 

  1. Vlerësimi i inspektorit të Përgjithshëm kryhet në bazë të performancës së tij profesionale, në përputhje me kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:

 

  1. a) Realizimi i objektivave institucionalë të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit;

 

  1. b) Cilësia dhe efektiviteti i veprimtarisë inspektuese;

 

  1. c) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të institucionit;

 

ç) Respektimi i dispozitave ligjore dhe i standardeve të etikës profesionale;

 

  1. d) Transparenca dhe komunikimi me publikun;

 

dh)Nismat për përmirësim të punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset inspektuese;

 

  1. e) Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfaqësimi institucional.

 

  1. LIRIMI DHE SHKARKIMI NGA DETYRA

Inspektori i PĂ«rgjithshĂ«m lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, me propozim tĂ« titullarit tĂ« institucionit pĂ«rgjegjĂ«s, qĂ« ka nĂ« varĂ«si Inspektoratin e PĂ«rgjithshĂ«m, sipas rasteve tĂ« parashikuara nĂ« ligjin nr.99/2024, “PĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.

Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga marrja dijeni apo konstatimi i shkakut për lirimin apo shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm, i paraqet titullarit të institucionit raportin me faktet dhe rrethanat përkatëse.

VII. DISPOZITË E FUNDIT

Ngarkohet Inspektorati i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

Emërohet Drejtor i ri i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe
 Ja vendimet e sotme të qeverisë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime që lidhen me miratimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2027-2029, miratimin në parim të marrëveshjes me qeverinë e Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor, përcaktimin e kritereve të veçanta dhe të procedurave për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektoriatit të përgjithshëm si dhe emërimin e Marjeta Përlala si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Vendime:

‱Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal pĂ«r periudhĂ«n 2027-2029, “Treguesit kryesorĂ« makroekonomikĂ«â€ dhe “Treguesit fiskalĂ« sipas buxhetit tĂ« konsoliduar”.

‱Miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kabinetit tĂ« Ministrave tĂ« UkrainĂ«s, pĂ«r transportin ndĂ«rkombĂ«tar rrugor.

‱Kalimin nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si administrimi tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit tĂ« disa pronave tĂ« paluajtshme shtetĂ«rore, sipas formularĂ«ve.

‱PĂ«rcaktimin e numrit tĂ« punonjĂ«sve me kontratĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, pĂ«r vitin 2026, pĂ«r njĂ«sitĂ« e qeverisjes qendrore.

‱ShpronĂ«simin, pĂ«r interes publik, tĂ« pronarĂ«ve tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, pronĂ« private, qĂ« preken nga realizimi i projektit “NdĂ«rhyrje nĂ« zona sportive dhe lodra pĂ«r fĂ«mijĂ« “Dua tĂ« luaj””, Bashkia Fier.

‱PĂ«rcaktimin e kritereve tĂ« veçanta dhe tĂ« procedurave pĂ«r pĂ«rzgjedhjen, emĂ«rimin, vlerĂ«simin e rezultateve nĂ« punĂ«, disiplinĂ«n, lirimin dhe shkarkimin nga detyra tĂ« inspektoriatit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m.

‱Znj. Marjeta PĂ«rlala emĂ«rohet drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mjedisit.

VKM-të e plota të Qeverisë

U zhduk muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

ËshtĂ« gjetur trupi i pa jetĂ« i Floresha Prengu, 35 vjeçe, banore e Trentos 40 kilometra larg shtĂ«pisĂ« pĂ«rgjatĂ« lumit Adige, raportojnĂ« mediat italiane.

Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri shpresuan për një përfundim tjetër.

Floresha Prengu, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor.
Më pas gjurmët e saj u humbën.

Pas zhdukjes së saj, familjarët iu drejtuan menjëherë forcave të rendit duke kërkuar që të kontaktojnë në 112 në rast se e shihnin atë.

Në ditët menjëherë pas zhdukjes u organizua një kërkim i gjerë në qytet, me përdorimin e skuadrave përgjatë lumit, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për verifikime nga ajri, që nuk dhanë rezultate konkrete.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, tĂ« cilĂ«s nuk arriti dot t’i mbijetonte.

Rey Manaj pranĂ« zyrtarizimit te ekipi kinez/ KontratĂ« 2-vjeçare me pagĂ« “sheiku”

Aventurë e re për Rey Manaj.

Sulmuesi i Kombëtares duket se do të vazhdojë të luajë në kampionatin kinez të futbollit, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

28-vjeçari ka rënë dakord për të qenë pjesë e klubit kinez Zhejiang të paktën për dy vite.

Sipas marrëveshjes, Manaj do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, duke u bërë një nga transferimet më të rëndësishme të klubit për këtë periudhë merkatoje.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar jashtë Evropës, pas eksperiencës së fundit me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u dallua për paraqitjet e mira dhe numrin e golave të shënuar.

 

Zhejiang FC synon të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt, duke rritur njëkohësisht konkurrencën dhe ambiciet e klubit në kampionatin kinez.

Emri i Manajt ishte përfolur për një rikthim të mundshëm në Turqi, por në fund sulmuesi i Kombëtares vendosi të pranojë ofertën nga Kina, duke zgjedhur një sfidë të re në një kampionat interesant.

EMRI-FOTO/ Ekzekutoi ish-snajperistin kurd, Britania shpall në kërkim të riun shqiptar

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Armando Marku, është shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për vrasjen e një 32-vjeçari, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, në Hartlepool.

Sipas njoftimit, lidhur me ngjarjen janë dënuar bashkëpunëtorët e të riut shqiptar, ndërsa vetë ky i fundit ndodhet në arrati.

Policia e Mbretërisë së Bashkuar bën thirrje që kushdo që ka informacion për të riun, të njoftojë autoritetet.

Njoftimi:

Pak më shumë se gjashtë vjet pasi Hemawand Ali Hussain u ekzekutua brutalisht në Hartlepool, një tjetër person është tashmë i akuzuar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, Sajmir Dodoveci (40) u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor-dy ditë para Krishtlindjes.

Dodoveci u ekstradua këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e z. Hussain, i cili u qëllua me armë nga afër brenda një shtëpie në rrugën Charterhouse në shtator 2019.

Ai doli ditën e premte, 9 janar para Gjykatës së Magjistratëve në Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës në Teesside të martën e 13 janar-it.

Hetimet e gjera nga Policia e Cleveland më parë çuan në burgim të përjetshëm për Eugert Merizaj për vrasjen e z. Hussain. Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe u gjurmua gjithashtu në Belgjikë, u ekstradua dhe u dërgua në gjyq ku u shpall fajtor.

Tre burra të tjerë u dënuan në janar 2021 pasi u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia. Ata janë Noza Saffari, 40 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 34 vjeç, i dënuar me 19 vjet, dhe Qazim Marku, 26 vjeç, gjithashtu i dënuar me 19 vjet burg.

NjĂ« 34-vjeçar u ndalua gjithashtu nĂ« BelgjikĂ« nĂ« shkurt 2024 dhe po bĂ«hen pĂ«rgatitjet pĂ«r ekstradimin e tij pĂ«r t’u pĂ«rballur me gjyqin.

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar, shqiptari 26-vjeçar Armando Marku (në foto më poshtë), mbetet ende në arrati.

Hetuesja Kryesore, Inspektorja Detektive Lyndsey Dale nga Policia e Cleveland, tha: “PavarĂ«sisht kalimit tĂ« kohĂ«s, ky rast mbetet njĂ« prioritet pĂ«r forcĂ«n dhe kemi bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« konsiderueshĂ«m pĂ«rmes hetimeve tĂ« gjera – si nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar ashtu edhe jashtĂ« saj.

Ky është një rast kompleks dhe sfidues që ka kërkuar bashkëpunim në disa juridiksione për një periudhë të gjatë. Oficerët tanë dhe agjencitë partnere, përfshirë organizatat ndërkombëtare dhe NCA, kanë punuar pa u lodhur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ne vazhdojmë të ndjekim çdo pistë të mundshme.

Dua të falënderoj ekipin tim dhe të gjithë ata që janë përfshirë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për ndarjen e angazhimit tonë për të arritur drejtësi për Hemawand Ali Hussain dhe familjen e tij, pavarësisht sa kohë mund të marrë.

Gjatë muajve të fundit, detektivët tanë të përkushtuar kanë bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese në Evropë, duke ndarë inteligjencë dhe duke kryer hetime të gjera. Këto hetime ndërkombëtare kanë qenë vendimtare për zhvillimin e pistave të reja që çuan në arrestimin e fundit; ndalimi i Dodovecit provon se thjesht nuk

mund t’i shpĂ«tosh ligjit.

TĂ« gjitha mendimet tona mbeten me familjen e z. Hussain dhe me bashkĂ«shorten dhe djemtĂ« e tij, tĂ« cilĂ«t po mbahen tĂ« informuar pĂ«r zhvillimet.”

MĂ« nĂ« fund, Inspektorja Detektive Dale paralajmĂ«roi: “Tani do tĂ« dyfishojmĂ« pĂ«rpjekjet tona pĂ«r tĂ« gjetur dhe arrestuar Armando Markun, i cili ende kĂ«rkohet nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« vrasje.

Hetimet tona në vend dhe jashtë vendit na bëjnë të besojmë se ai ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet jashtë, kështu që po punojmë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për ta gjurmuar dhe arrestuar;

kjo do të jetë fokusi i vazhdueshëm i ekipit hetimor. Ne nuk do të ndalemi dhe do të përdorim të gjitha metodat e disponueshme për ta gjetur.

I bëj thirrje kujtdo që ka informacion për Armando Markun ose vendndodhjen e tij aktuale të na kontaktojë. Edhe detaji më i vogël mund të ndihmojë hetimin tonë.

Ju lutemi kontaktoni Policinë e Cleveland në 101 duke cituar numrin e incidentit SE19159141 (Operacioni Chard).

Dhe kur z. Marku ta shohĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rditĂ«sim, siç jam e sigurt qĂ« do ta shohĂ«, do ta nxisja tĂ« paraqitet dhe t’i dorĂ«zohet autoriteteve lokale, pasi Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje kohe para se policia ta gjejĂ« dhe ta arrestojĂ«.” 

VIDEO/ Spiropali dekorohet me “Urdhri i PrinceshĂ« OllgĂ«s“ nga Presidenti Zelensky

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, i dorĂ«zoi sot nĂ« Kiev, Ministres pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratĂ«n e “Urdhrit tĂ« PrinceshĂ«s Olga”, e Klasit tĂ« ParĂ«.

Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Spiropali theksoi nĂ« njĂ« mesazh se “e pranova Urdhrin e LartĂ« jo vetĂ«m nĂ« emrin tim personal, por nĂ« emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe nĂ« emĂ«r tĂ« vlerave tĂ« shenjta njerĂ«zore dhe solidaritetit qĂ« tĂ« gjithĂ«, gratĂ«, vajzat, djemtĂ« dhe burrat shqiptarĂ« strehojnĂ« nĂ« zemrat e tyre.”

“Sot, nĂ« Kiev, me pĂ«rulĂ«si dhe njĂ« ndjenjĂ« tĂ« thellĂ« mirĂ«njohjeje, pranova Urdhrin PrinceshĂ« Olga, Klasi I, akorduar dhe dorĂ«zuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

E pranova kĂ«tĂ« UrdhĂ«r tĂ« LartĂ« jo vetĂ«m nĂ« emrin tim personal, por nĂ« emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe nĂ« emĂ«r tĂ« vlerave tĂ« shenjta njerĂ«zore dhe solidaritetit qĂ« tĂ« gjithĂ«, gratĂ«, vajzat, djemtĂ« dhe burrat shqiptarĂ« strehojnĂ« nĂ« zemrat e tyre. Ukraina Ă«shtĂ« sot fushĂ«beteja jo vetĂ«m e luftĂ«s, por edhe e ndĂ«rgjegjes sonĂ« kolektive. Aty, do tĂ« shkruhet nĂ«se e ardhmja do tĂ« jetĂ« e diktuar nga frika apo nga vlerat. Dhe kam bindjen, sot edhe njĂ« herĂ« mĂ« shumĂ«, qĂ« e ardhmja, ashtu siç ka thĂ«nĂ« Heroi ynĂ« KombĂ«tar, Gjergj Kastrioti, nuk do tĂ« shkruhet nga forca e armĂ«ve, por nga forca e njerĂ«zve dhe vlerave tĂ« tyre“, deklaroi Spiropali.

Në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Presidenti Zelensky e vuri theksin te qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ai falenderoi Spiropalin për kontributin e saj aktiv përkrah kauzës së Ukrainës.

MĂ« herĂ«t, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas Andrii Sybiha, ku deklaroi se “njĂ« paqe e drejtĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, do tĂ« thotĂ« garanci sigurie; do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« burgosurit tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi, krimet e luftĂ«s tĂ« hetohen dhe tĂ« ndiqen penalisht, dhe agresori tĂ« mbahet pĂ«rgjegjĂ«s.”

Spiropali shtoi se “ShqipĂ«ria ka ofruar ndihmĂ« humanitare pĂ«r UkrainĂ«n, ka mirĂ«pritur refugjatĂ«t dhe ka kontribuar nĂ« mbĂ«shtetje ushtarake nĂ« bashkĂ«punim me NATO-n dhe partnerĂ«t e BE-sĂ«.”

Në vizitë, u riafirmua vizioni i përbashkët për Integrimin Europian si një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Europë.

Spiropali shprehu gatishmërinë për të mbështetur reciprokisht aspiratat e Integrimit Europian të Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

VIDEO/ “DĂ«gjuam njĂ« shpĂ«rthim tĂ« fortĂ«â€, zjarr masiv nĂ« njĂ« qytet tĂ« HolandĂ«s, çfarĂ« ka ndodhur?

Një shpërthim i fortë ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qytetit të Utrechtit në Holandë, duke shkaktuar një zjarr të madh në një rrugë historike të ngushtë të mbushur me shtëpi të vjetra familjare.

Ngjarja ndodhi pak para orës 15:30, ndërsa dhjetëra ekipe të ndihmës së shpejtë u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Sipas një zëdhënësi të shërbimeve të urgjencës, të paktën një person ka mbetur i lënduar, ndërsa numri i saktë i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.

“NjĂ« zjarr shpĂ«rtheu nĂ« njĂ« banesĂ« nĂ« rrugĂ«n Visschersteeg,” bĂ«ri tĂ« ditur zyra rajonale e emergjencave, duke shtuar se telefonata tĂ« shumta nga banorĂ«t e zonĂ«s raportuan pĂ«r njĂ« shpĂ«rthim tĂ« fortĂ«.

Sipas mediave vendase, xhama të thyer dhe mbeturina u shpërndanë në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën evakuimin e banesave dhe bizneseve në zonat përreth, përfshirë Mariaplaats dhe Springweg.

Të paktën gjashtë ambulanca u dërguan në vendngjarje, ndërsa një ekip mjekësor traume mbërriti me helikopter.

Policia rrethoi zonën për arsye sigurie, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të vinin flakët nën kontroll. Pak më vonë, autoritetet njoftuan se zjarri kishte marrë përmasa shumë të mëdha dhe aktivizuan protokollin e emergjencës rajonale GRIP 2, i cili parashikon koordinimin e të gjitha shërbimeve nga një komandë e vetme dhe ngritjen e një qendre të posaçme jashtë vendngjarjes për menaxhimin e situatës.

Një numër qytetarësh u mblodhën për të parë nga afër zhvillimet, por shërbimet e emergjencës bënë thirrje për distancim.

“JanĂ« thirrur njĂ«si tĂ« shumta pĂ«r ndihmĂ«. I kĂ«rkojmĂ« tĂ« gjithĂ«ve t’u lĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« ekipeve tĂ« emergjencĂ«s dhe tĂ« mos i afrohen zonĂ«s sĂ« incidentit,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt hetimi nga autoritetet.

“Refuzon fermerĂ«t”, reagon “Lufra”: ShĂ«ndeti i konsumatorĂ«ve dhe siguria ushqimore, prioritet pĂ«r kompaninĂ«

Kompania e njohur “Lufra” reagon pas pretendimeve, tĂ« publikuara edhe nĂ« media, se kompania po refuzon bashkĂ«punimin me fermerĂ«t e MyzeqesĂ«.

PĂ«rmes njĂ« deklarate zyrtare, “Lufra” shprehet se, shĂ«ndeti i konsumatorĂ«ve dhe siguria ushqimore janĂ« prioritet absolut pĂ«r kompanisĂ« dhe se nuk refezon fermerĂ«t.

DEKLARATA E KOMPANISË:

“Te Lufra, shĂ«ndeti i konsumatorĂ«ve dhe siguria ushqimore janĂ« prioritet absolut. Lufra nuk refuzon
fermerët, por ka për detyrë të mbrojë shëndetin e konsumatorit.

BashkĂ«punimi me fermerĂ«t vendas ka qenĂ« dhe mbetet njĂ« vlerĂ« themelore pĂ«r ne. Çdo ditĂ«
punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të
cilësisë dhe sigurisë.

Çdo vendim pĂ«r mospranimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« qumĂ«shtit pĂ«r disa nga fermerĂ«t bazohet vetĂ«m nĂ«
analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen,
qumështi pranohet menjëherë.

Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes
tĂ« fermerĂ«ve, kompanisĂ« dhe mbi tĂ« gjitha tĂ« konsumatorĂ«ve”.

VIDEO/ Australi, era e fortë hedh makinat në det

Një stuhi e fuqishme ka goditur shtetin e Viktorias në Australi, duke bërë që makinat të përfundonin në det.

Si pasojë e motit të keq, mijëra banorë vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Stuhia erdhi menjëherë pasi Rruga e Madhe e Oqeanit u mbyll për shkak të zjarreve në shkurre, që filluan kur vendi përjetoi valën e të nxehtit.

ËshtĂ« propozuar pĂ«r postin e Kryeinspektorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, reagon Dashnor Sula

Mesditën e sotme, duke iu referuar burimeve të saj të besueshme, Faxweb raportoi se, ish deputeti i Partisë Demokratike është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit.

Lidhur me këtë informacion ka reaguar vetë ish deputeti demokrat, i cili as e pohon dhe as e mohon propozimin nga ana e kryeministrit Rama.

“Jam duke ikur pĂ«r nĂ« Itali. Dhe nuk kam marrĂ« ende asnjĂ« detyrĂ«â€, ka thĂ«nĂ« nĂ« reagimin e tij tĂ« shkurtĂ«r Dashnor Sula.

Sula ka qenë një ndër deputetët dhe eksponentë më aktivë të Partisë Demokratike, ndërsa u largua prej saj gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025 pasi kreu i saj Sali Berisha nuk e vendosi në listën e kandiatëve për deputetë.

Prapaskenat e takimit në Shtëpinë e Bardhë, përplasje e fortë për Groenlandën

“Pres sqarime”, ka deklaruar Donald Trump duke iu referuar takimit tĂ« mbajtur nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« mes sekretarit amerikan tĂ« Shtetit Marco Rubio, zĂ«vendĂ«spresidentit JD Vance dhe ministrit tĂ« JashtĂ«m danez Lars LĂžkke Rasmussen, si edhe pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« GroenlandĂ«s, Vivian Motzfeld.

Informacionet e para janë dhënë nga delegacioni evropian gjatë një konference të ngarkuar për shtyp jashtë ambasadës së Danimarkës në Washington.

Sipas Rasmussenit, diskutimi ka qenĂ« “i hapur dhe konstruktiv”, por palĂ«t mbeten tĂ« ndara sa i pĂ«rket mĂ«nyrĂ«s se si mund tĂ« garantohet “siguria afatgjatĂ« e GroenlandĂ«s”.

Nga burime brenda delegacionit, megjithatĂ«, kanĂ« rrjedhur vlerĂ«sime mĂ« kritike: “takimi shkoi keq”, thuhet, ndĂ«rsa toni i Motzfeldit la tĂ« kuptohej vĂ«shtirĂ«sia pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me Shtetet e Bashkuara.

Rasmussen e pĂ«rmblodhi qĂ«ndrimin danez duke theksuar se presidenti amerikan ka shprehur qartĂ« vizionin e tij, por se MbretĂ«ria e DanimarkĂ«s mban njĂ« pozicion tĂ« ndryshĂ«m. “Ne besojmĂ« se siguria mund tĂ« garantohet pĂ«rmes marrĂ«veshjes ekzistuese tĂ« vitit 1951, si edhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s. Çdo ide qĂ« nuk respekton integritetin territorial tĂ« DanimarkĂ«s dhe tĂ« drejtĂ«n e vetĂ«vendosjes sĂ« banorĂ«ve tĂ« GroenlandĂ«s Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e papranueshme”, deklaroi ai. “Kemi njĂ« mospajtim thelbĂ«sor, por jemi dakord tĂ« mos biem dakord”, shtoi mĂ« tej.

Hapi i radhĂ«s, sipas Rasmussenit, do tĂ« jetĂ« gjetja e njĂ« rruge tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« menaxhuar kĂ«tĂ« çështje, tĂ« cilĂ«n ai e pĂ«rshkroi si “ambicie” apo “dĂ«shirĂ«â€ personale tĂ« Trump. PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim pritet tĂ« ngrihet njĂ« grup pune, i cili do tĂ« mblidhet nĂ« javĂ«t nĂ« vijim pĂ«r tĂ« trajtuar temat kyçe.

Delegacioni evropian kishte mbërritur në Washington me pritshmëri të ulëta dhe pa synimin për të ndryshuar bindjen e administratës amerikane. Situata u ndërlikua më tej nga zhvendosja e takimit nga Departamenti i Shtetit në Shtëpinë e Bardhë dhe përfshirja e ekipit të zëvendëspresidentit JD Vance, një prani e perceptuar si më pak e prirur për dialog dhe kompromise.

NdĂ«rkohĂ«, qĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, Trump kishte pĂ«rgatitur terrenin pĂ«r bisedimet pĂ«rmes disa postimeve nĂ« rrjetin Truth Social. Ai kishte deklaruar se NATO do tĂ« ishte mĂ« efektive nĂ«se Groenlanda do tĂ« ishte nĂ«n kontrollin e SHBA-ve dhe kishte theksuar se nuk do tĂ« pranonte asnjĂ« zgjidhje tjetĂ«r pĂ«rveç marrjes sĂ« kontrollit tĂ« ishullit. Presidenti amerikan kishte pĂ«rmendur sĂ«rish kĂ«rcĂ«nimin rus dhe kinez, duke i bĂ«rĂ« thirrje NATO-s tĂ« veprojĂ«: Thuajini DanimarkĂ«s t’i dĂ«bojĂ«. Tani! Dy qen slitash nuk mjaftojnĂ«, vetĂ«m SHBA-ja mund ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«.

Rasmussen iu pĂ«rgjigj disa orĂ« mĂ« vonĂ«, duke kujtuar se qentĂ« e slitave janĂ« thelbĂ«sorĂ« pĂ«r patrullimin e disa zonave dhe duke kundĂ«rshtuar narrativĂ«n amerikane mbi praninĂ« kineze. “ShĂ«rbimet tona tĂ« inteligjencĂ«s nuk kanĂ« regjistruar anije kineze nĂ« ato ujĂ«ra prej dekadash”, tha ai.

Nga Zyra Ovale, pas pĂ«rfundimit tĂ« takimit dyorĂ«sh, Trump pĂ«rsĂ«riti qĂ«ndrimin e tij: “Nuk do tĂ« heq dorĂ« nga asnjĂ« opsion» nĂ« lidhje me GroenlandĂ«n dhe «nuk mund tĂ« mbĂ«shtetem te fakti qĂ« Danimarka Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbrohet e vetme”.

Nuk Ă«shtĂ« ende e qartĂ« se çfarĂ« propozimi konkret kanĂ« paraqitur Shtetet e Bashkuara. Burime amerikane flasin pĂ«r njĂ« ide tĂ« JD Vance pĂ«r blerjen e pjesĂ«s veriore tĂ« ishullit, me synimin pĂ«r tĂ« bllokuar aksesin rus dhe kinez nga Arktiku drejt Gjirit tĂ« Baffinit, ndĂ«rsa pjesa lindore do t’u mbetej evropianĂ«ve. NBC raporton se njĂ« studim i kryer nga akademikĂ« dhe ish-zyrtarĂ« amerikanĂ« vlerĂ«son koston e blerjes sĂ« gjithĂ« GroenlandĂ«s nĂ« rreth 700 miliardĂ« dollarĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, Gjermania pritet tĂ« dĂ«rgojĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim 13 ushtarĂ« nĂ« GroenlandĂ« pĂ«r tĂ« “rĂ«suar kushtet pĂ«r njĂ« kontribut tĂ« mundshĂ«m ushtarak nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« DanimarkĂ«s”, sipas gazetĂ«s Bild. Edhe Franca do t’i bashkohet misionit tĂ« udhĂ«hequr nga Danimarka, Suedia dhe Norvegjia pĂ«r forcimin e sigurisĂ« sĂ« ishullit.

GOLI/ Vora përuron stadiumin e rikonstruktuar me fitore ndaj Partizanit

Vora e përuron në mënyrën më të mirë të mundshme stadiumin e saj të rikonstruktuar teksa mori një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 në sfidën e javës së 19 të Kategorisë Superiore.

Në fakt për këtë ndeshje, ishte Partizani skuadra pritëse, por pas një marrëveshje mes dy klubeve u vendos që kjo sfidë të luhej pikërisht në këtë impiant të ri që u shndërrua në një ditë feste për Vorën që mori maksimumin nga kjo sfidë, 3 pikë me peshë për luftën për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

Sfida ishte e luftuar, me Partizanin që u pa më kërkues me Të kuqtë që patën shansin e artë për të marrë kryesimin me një penallti në fundin e pjesës së parë, por Toma gaboi me gjuajtjen e tij nga pika e bardhë dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.

Edhe në 45 minutat e dyta, Partizani u përpoq më shumë, por në minutën e 90, Vora e ndëshkoi duke shënuar me Dakën, një gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në sistemin VAR ai u konsiderua i rregullt.

Në këtë ndeshje pati edhe momente tensioni, por ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Vorën që shkon në 22 pikë, ndërkohë që për Partizanin kjo ishte humbja e tretë radhazi.

Përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, 26-vjeçari arrestohet sapo zbret në Gjermani

Një emigrant somalez, i kërkuar nga autoritetet britanike për përdhunime të përsëritura ndaj motrës së tij a13-vjeçare, është arrestuar sapo ka zbritur nga avioni në Gjermani.

I dyshuari, shtetas holandez i lindur në Somali, u ndalua nga policia federale gjermane në aeroportin e Frankfurtit, vetëm pak çaste pas mbërritjes nga një fluturim i gjatë nga Addis Ababa, Etiopi.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar që prej dhjetorit 2023, shkruan The Sun.

Sipas autoriteteve, ai akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur motrën e tij 13-vjeçare gjatë vitit 2020, ndërsa jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas arrestimit, i dyshuari u paraqit para gjyqtarit kompetent të paraburgimit në Frankfurt. Emri i tij nuk është bërë publik, ndërsa ai u mbajt në paraburgim në aeroport teksa hetimet vijojnë.

Autoritetet gjermane sqaruan se, pĂ«r shkak se i arrestuari ka tĂ« drejtĂ« tĂ« kundĂ«rshtojĂ« ekstradimin, transferimi i tij drejt BritanisĂ« sĂ« Madhe mund tĂ« zgjasĂ« nga 10 deri nĂ« 60 ditĂ« — afate qĂ« konsiderohen standarde nĂ« raste tĂ« tilla.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër emigrant, Mehmet Ogur, u dënua me shtatë vite burg në Britani për përdhunim dhe tentativë përdhunimi.

Po ashtu, më herët gjatë këtij muaji, një emigrant afgan u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje, duke shtuar shqetësimet mbi raste të ngjashme kriminale.

Ambasada e SHBA citon Presidentin Trump: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike për sigurinë kombëtare, duke cituar fjalët e presidentit Donald Trump.

Në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, theksoi se zgjedhjet teknologjike të vendeve ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Siç ka thĂ«nĂ« Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare.’ Ky parim Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« sigurinĂ« publike dhe infrastrukturĂ«n kritike, ku teknologjia qĂ« zgjedhin vendet ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«, sovranitetin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve”, shkruan nĂ« Facebook Ambasada e SHBA.

Takimi me Brahon, Ambasada e Holandës: Rikonfirmojmë mbështetjen për SPAK dhe sundimin e ligjit në Shqipëri

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, zhvilloi të enjten takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, Klodjan Braho.

Takimi mes Brahos dhe ekipit diplomatik u zhvillua në ambjentet e SPAK.

Në një reagim në profilin e saj zyrtar në Facebook, Ambasada e Holandës bën të ditur se takimi ishte në kornizën e një vizite kortezie për të përgëzuar Brahon për emërimin e tij në SPAK.

“Sot, ekipi i AmbasadĂ«s tonĂ« zhvilloi njĂ« vizitĂ« kortezie pĂ«r tĂ« pĂ«rgĂ«zuar kreun e ri tĂ« SPAK, Klodjan Braho, pĂ«r emĂ«rimin e tij dhe arritjet e institucionit. PĂ«rmes projekteve tona MATRA dhe krahas bashkĂ«punimit tonĂ« tĂ« fortĂ« bilateral, ne rikonfirmojmĂ« mbĂ«shtetjen tonĂ« pĂ«r SPAK dhe sundimin e ligjit nĂ« ShqipĂ«ri”, shkruhet nĂ« reagimin e AmbasadĂ«s sĂ« HollandĂ«s.

Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK më 11 dhjetor 2025 duke pasur në këtë detyrë Altin Dumanin.

Më herët, kreu i SPAK është takuar edhe diplomatë të tjerë në vend, përfshirë ata të SHBA dhe Bashkimit Europian.

VIDEO/ TĂ« dyshuarit pĂ«r vrasjen e djalit tĂ« tij u liruan, babai i Martin Çeços: Do t’i pĂ«rvĂ«loj ata qĂ« nesĂ«r, nuk i lĂ«

Gjykata e Apelit tĂ« TiranĂ«s ka liruar nga burgu 3 autorĂ«t e dyshuar tĂ« vrasjes sĂ« 26-vjeçarit Martin Çeço, pĂ«r shkak tĂ« tejkalimit tĂ« afateve tĂ« paraburgimit, duke i lĂ«nĂ« ata nĂ« ‘arrest shtĂ«pie‘.

Pas këtij vendimi ka reaguar babai i 26-vjeçarit, i cili para kamerës ka shpërthyer në lot.

Ai shton se djali i tij nuk u vra për një histori dashurie, siç është pretenduar, por sepse kishte parë drogën e mbjellë në parcelat e autorëve.

“S’kam ça tĂ« them mĂ«. UnĂ« do t’i pĂ«rvĂ«loj ata qĂ« nesĂ«r, nuk i lĂ«. Nuk jetoj mĂ« unĂ«. Arrest shtĂ«pie lirim janĂ« ata. Mua nuk mĂ« dhimbset jeta fare, nuk i le. Ta them troç, nuk i le, le tĂ« mĂ« arrestojnĂ« po tĂ« duan. Do gjej njĂ« bidon me benzinĂ« dhe do i djeg. Djali nuk pati as takim me çupĂ«n e asgjĂ«. Dy dashnorĂ« nĂ« fshat i kishte ajo, pse nuk bĂ«ri ndonjĂ« krim te ata, por bĂ«ri te djali im. Ata kanĂ« mbjellĂ« drogĂ« aty lart. Dhe pĂ«r tĂ« zhdukur djalin tim kishin dalĂ« nĂ« Maliq dy veta. E hape gojĂ«n i kishin thĂ«nĂ«, do tĂ« zhdukim. Djali im s’kishte faj. UnĂ« do i pĂ«rvĂ«loj me benzinĂ« tĂ« gjithĂ« si familje. I dĂ«nuan 25 vite, ia dĂ«rguan TiranĂ«s dhe atje thanĂ« qĂ« do dĂ«nohen me burg tĂ« pĂ«rjetshĂ«m. Tani i liruan fare. UnĂ« nuk i lĂ« pa pĂ«rvĂ«luar ata dhe kur tĂ« mbaroj punĂ«, do i them djalit ‘e realizova planin’. Dhe nuk e bĂ«j veten tĂ« mĂ« arrestojnĂ«, do vras veten nĂ« mes tĂ« gjyqit atje”, tha mes lotĂ«ve babai i Martin Çeços.

Martin Çeço, 26-vjeç, u gjet i vdekur nĂ« qershor 2022, nĂ« rezervuarin e fshatit Kolanec, nĂ« Maliq.

Botërori 2026/ 500 milionë kërkesa për bileta nga 211 vende

Më shumë se 500 milionë kërkesa ka marrë FIFA për biletat e finaleve të Botërorit 2026, që do të mbahet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Për një kërkesë kaq të lartë, janë 7 milionë bileta në dispozicion, ku një pjesë e tyre është marrë në fazat e mëparshme. Në fund të dhjetorit ishin rreth 150 milionë aplikime, ndërsa dy javë më vonë kjo kërkesë u trefishua. Infantino tha se kërkesat janë nga të gjitha vendet anëtare.

“Kemi marrĂ« kĂ«rkesa nga tĂ« 211 vendet anĂ«tare tĂ« FIFA-s. Ne po organizojmĂ«, me tĂ« gjitha qytetet mikpritĂ«se, shumĂ« aktivitete pĂ«r tifozĂ«t qĂ« do tĂ« vijnĂ« ta ndjekin nga afĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s”, thotĂ« Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Pas vendeve organizatore, më shumë kërkesa ka pasur nga Gjermania, Anglia, Brazili, Spanja, Portugalia, Argjentina dhe Kolumbia.

Ky do të jetë turneu i parë me 48 ekipe, ku do të luhen 104 ndeshje.

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende nĂ« garĂ« pĂ«r njĂ« vend nĂ« finalet e BotĂ«rorit 2026, qĂ« kalon nga play-off-i, ku mĂ« 26 mars do tĂ« luajĂ« me PoloninĂ« nĂ« VarshavĂ« dhe, nĂ«se e kalon me sukses, ndaj fituesit tĂ« takimit Ukrainë–Suedi mĂ« 31 mars, po nĂ« transfertĂ«.

Lehtësim për qytetarët, DPSHTRR: Taksat e makinave mund të paguhen edhe online

Rreth 770 mijë drejues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania.

Pagesa mund të realizohet  me anë të çdo karte bankare në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.

Ofrimi I këtij shërbimi online përktheht në kursim kohe dhe parash për drejtuesit e mjeteve.

Mënyra e pagesës për qytetarët është shumë  e thjeshtë dhe nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

QytetarĂ«t identifikohen si qytetar ose biznes nĂ« portalin e-Albania dhe mĂ« pas zgjidhet  shĂ«rbimi “Pagesa e taksĂ«s vjetore tĂ« mjeteve tĂ« pĂ«rdoruara apo  mjeteve tĂ« luksit”; –  Klikoni butonin “PĂ«rdor” pĂ«r tĂ« parĂ« automjetet qĂ« dispononi dhe zgjidhni mjetin pĂ«r tĂ« cilin dĂ«shironi tĂ« shikoni taksat pĂ«rkatĂ«se .

Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.

Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në rreth 283 milionë lekë kursime ,ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes si dhe karburant të kursyer me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor.

Dorëheqja e Hajdarit, Rama vendos Dash Sulën në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm

Shkëlqim Hajdari ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Hajdari, një ish prokuror me eksperiencë, mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave.

Ndërsa nuk dihen ende arsyet pse Hajdari dha dorëheqjen nga ky post, Fax News, nga burime ende të pakonfirmuara, mëson se në këtë post është propozuar ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Edhe ky i fundit një ish prokuror.

Dashnor Sula, pas moskandidimit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ka qenë një zë kritik ndaj Partisë Demokratike.

Komiteti i Përbashkët Ekzekutiv me OKB, Balluku: Vijojmë punën drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër BE

U zhvillua sot mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku mori pjesë edhe zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

GjatĂ« mbledhjes u vlerĂ«sua pĂ«rmbushja e kornizĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri mĂ« tani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balluku shprehet se, Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian.

“Sot nĂ« mbledhjen e Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Ekzekutiv pĂ«r kuadrin e bashkĂ«punimit mes QeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kombeve tĂ« Bashkuara, ku u vlerĂ«sua pĂ«rmbushja e kornizĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri mĂ« tani.

NdĂ«rsa hyjmĂ« nĂ« vitin pĂ«rmbyllĂ«s tĂ« programit aktual dhe nis pĂ«rgatitja pĂ«r kornizĂ«n e re 2027–2031, mbetemi tĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara njĂ« bashkĂ«punim qĂ« fuqizon kapitalin njerĂ«zor, nxit rritjen e qĂ«ndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.

Qeveria e ShqipĂ«risĂ« dhe partnerĂ«t e OKB-sĂ« do tĂ« vijojnĂ« punĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t drejt njĂ« ShqipĂ«rie mĂ« moderne, mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« afĂ«r Bashkimit Europian”, shkruan nĂ« rrjetet sociale Balluku.

❌