❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi i 31 janarit, Abdixhiku: Do të dalim më të bashkuar, pa llogaritur fatin tim politik



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kryesia e partisë ka vendosur që Kuvendi i LDK-së të thirret më 31 janar, duke e cilësuar këtë proces si një shprehje të demokracisë së brendshme dhe jo si krizë.

Abdixhiku ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një diskutimi të hapur dhe të përgjegjshëm në mbledhjen e Kryesisë, duke theksuar se Kuvendi është organi më i lartë i partisë ku merren vendimet më të rëndësishme, në përputhje me statutin dhe traditën demokratike të LDK-së.

“Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra jonĂ« e veprimit; me rregull, me transparencĂ« dhe me respekt pĂ«r anĂ«tarĂ«sinĂ«. LDK i zgjidh çështjet e brendshme aty ku e kanĂ« vendin; nĂ« organet e saj dhe para delegatĂ«ve tĂ« zgjedhur,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se në një klimë politike të mbushur shpesh me tensione dhe gjuhë përçarëse, LDK zgjedh qetësinë, dialogun e gjerë dhe besimin në demokracinë e brendshme, duke nënvizuar se debati është i shëndetshëm, ndërsa përçarja pa debat dhe pa demokraci është e dëmshme.

Sipas tij, Kuvendi i 31 janarit pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mundĂ«si pĂ«r reflektim, bashkim dhe forcim tĂ« partisĂ«. “Nuk Ă«shtĂ« krizĂ«, por mundĂ«si pĂ«r t’u dĂ«gjuar, pĂ«r t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe pĂ«r tĂ« dalĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« nga ky proces,” ka shtuar ai.

Abdixhiku ka rikujtuar se LDK ka kaluar shumë sfida ndër vite, por gjithmonë ka ruajtur vlerat themelore të demokracisë, dinjitetit dhe besimit te anëtarësia. Ai ka theksuar se përgjegjësia në parti nuk shmanget asnjëherë, veçanërisht në momente të vështira.

“NĂ« LDK nuk i ikim pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Kjo shtĂ«pi nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r rehati personale, por pĂ«r shĂ«rbim dhe pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si ndaj njĂ« ideali mĂ« tĂ« madh se secili prej nesh,” ka deklaruar Abdixhiku.

Në fund, ai ka shprehur bindjen se pas 31 janarit, LDK do të ecë përpara më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur për sfidat politike që e presin./Telegrafi/


Vazhdon mësimi me orar të shkurtuar në disa shkolla në Gjilan, shkak ngrohja



Temperaturat mëngjesin e së hënës u ulën në minus, e për këtë mësimi në shkollën e mesme ekonomike në Gjilan vazhdoi me orar të shkurtuar 30 minuta.

Edhe ndërrimi i pasdites që janë nxënësit e mjekësisë e vazhdojnë mësimin me gjysmë orari.

Situatë e njëjtë për shkak të mungesës së furnizimit me dru është edhe në gjimnazin natyror.

Drejtori i shkollës thotë se presin që situata të stabilizohet.

“JavĂ«n e parĂ« kemi pasur probleme pĂ«r dru nuk kena mjaftueshĂ«m por s'kemi mungese, shpresojmĂ« qĂ« prap do tĂ« vijnĂ«, sa i pĂ«rket nxemjet edhe shkollĂ«s Ă«shtĂ« hapĂ«sirĂ« e madhe edhe problemin kryesor e kemi me dritaret qĂ« janĂ« deformuar po kemi probleme”, ka thĂ«nĂ« Bekim Mustafa – drejtor i shkollĂ«s.

Ai thotë se në këtë shkollë nga pasditja synohet të kthehen në orar të rregullt, për shkak se temperaturat janë më të larta.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjilan që janë opozitë thonë se partia në pushtet ka dështuar për të bërë furnizimin me dru me kohë.

“Gjithashtu edhe nĂ« objekte tĂ« administratĂ«s komunale Ă«shtĂ« alarmante nĂ« secilĂ«n zyre ka katĂ«r 5 nxemse dhe Ă«shtĂ« njĂ« çoroditje totale e pushtetit komunal rreth menaxhimit tĂ« kĂ«saj situate. E gjithĂ« kjo mendojmĂ« se Ă«shtĂ« si rezultat i harlisjes sĂ« kryetarit para zgjedhjeve qĂ« njĂ« vit bĂ«ri investime tĂ« paplanifikuara, shkeli kontratĂ«n kornizĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Fitim Guda- asamblist i LDK-sĂ«.

Dukagjini ka pyetur për këtë çështje në Komunën e Gjilanit, por ata nuk janë përgjigjur.

Pyetjeve dhe interesimit të televizionit nuk i është përgjigjur as ushtruesi i drejtorit të Arsimit në Gjilan, Luan Kastrati./Tv Dukgjini/

- YouTube youtu.be

Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar - Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen



Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen, me qëllim që Kuvendi i partisë të jetë i lirë të vendosë për këtë dhe çështje të tjera.

Sipas tij, mbledhja e Kryesisë ka zgjatur rreth katër orë dhe është karakterizuar nga diskutime të hapura dhe demokratike, ku është analizuar në detaje edhe rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Pati njĂ« diskutim gati katĂ«r orĂ«sh, tĂ« hapur e demokratik, duke shtjerrĂ« debatin nĂ« secilĂ«n pikĂ« tĂ« mundshme, pĂ«rfshirĂ« edhe analizĂ«n e rezultatit tĂ« zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit. MĂ« 31 janar Ă«shtĂ« ftuar mbledhja e Kuvendit tĂ« LDK-sĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« Kuvend, siç Ă«shtĂ« deklaruar vetĂ« kryetari Lumir Abdixhiku, ai do tĂ« ofrojĂ« dorĂ«heqjen pĂ«r ta lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ« Kuvendin qĂ« tĂ« vendosĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, por edhe pĂ«r çështje e diskutime tĂ« tjera qĂ« mund tĂ« ngrihen”, ka thĂ«nĂ« Mustafa.

“ËshtĂ« formĂ« e kĂ«rkesĂ«s sĂ« votĂ«besimit. Kryetari Abdixhiku do tĂ« kĂ«rkojĂ« votĂ«besim.”

“355 delegatĂ« do tĂ« vendosin se si do ta trajtojnĂ« kĂ«tĂ« votĂ«besim. Dhe e dyta, do tĂ« ketĂ« njĂ« proces tjetĂ«r pĂ«r tĂ« ardhur deri te kandidaturat. PĂ«r momentin, jemi nĂ« procesin e votĂ«besimit”, tha ai./Telegrafi/

Sulmohen policët në Prizren derisa po intervenonin në një rast të dhunës në familje



Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Poslishtë të Prizrenit një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja, sipas njoftimit, ka ndodhur më 19.01.2026, rreth orës 02:10.

Sipas njoftimit, pas mbërritjes së Policisë në vendin e ngjarjes, bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij, kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën.

“GjatĂ« konfrontimit, policia Ă«shtĂ« sulmuar fizikisht dhe me gurĂ«, ndĂ«rsa viktima Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nuar dhe rrezikuar seriozisht. PĂ«r tĂ« parandaluar sulmin dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e viktimĂ«s, policĂ«t kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« me forcĂ«, duke arritur ta vendosin situatĂ«n nĂ«n kontroll”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje është bërë e ditur se tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor.

“GjatĂ« pĂ«rleshjes, disa policĂ« kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« lehta trupore dhe kanĂ« marrĂ« trajtim mjekĂ«sor. Hetimet rajonale janĂ« njoftuar dhe po e trajtojnĂ« rastin”, thuhet nĂ« njoftim.

Ekipi i kujdestarisë nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është angazhuar në rast.

“TĂ« dyshuarit kanĂ« shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e heshtjes gjatĂ« deklarimeve. NjĂ«ri prej tyre ka marrĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore pĂ«r lĂ«ndime tĂ« pĂ«suara gjatĂ« arrestimit”, ka njoftuar tutje Policia.

Ndërsa thuhet se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orë për tre të dyshuarit.

Sipas Policisë ky është një rast ku shihet se me çfarë sfidash ballafaqohen pjesëtarët e saj në rastet e dhunës në familje./Telegrafi/


Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë



Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaß, Ă«shtĂ« takuar sot me ministrin e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla, nĂ« Camp Film City nĂ« PrishtinĂ«.

GjatĂ« takimit, Ulutaß dhe Sveçla kanĂ« shkĂ«mbyer pikĂ«pamje lidhur me situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«, si dhe mbi pĂ«rmirĂ«simin e mĂ«tejmĂ« tĂ« komunikimit dhe bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet KFOR-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Sipas njoftimit tĂ« KFOR-it, Ulutaß ka theksuar pĂ«rkushtimin e palĂ«kundur tĂ« KFOR-it pĂ«r tĂ« vazhduar kontributin nĂ« ruajtjen e sigurisĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n dhe nĂ« rajonin mĂ« tĂ« gjerĂ«.

KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu, është theksuar se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si reagues të sigurisë./Telegrafi/


GLPS pranon përgjigje nga BE-ja për heqjen e masave ndaj Kosovës



Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) njofton se ka pranuar sot një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian lidhur me Letrën e Hapur të dërguar më 20 tetor të vitit të kaluar, përmes së cilës një grup organizatash të shoqërisë civile kishin kërkuar heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Në letrën drejtuar krerëve të institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian, organizatat e shoqërisë civile kishin theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë pasur ndikim negativ në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe mbështetjen për qytetarët, duke bërë thirrje për heqjen e tyre sa më të shpejtë.

Sipas GLPS-së, në përgjigjen e pranuar sot, Komisioni Evropian ka ritheksuar se hapat e parë për heqjen e masave tashmë kanë filluar. Në këtë kuadër, janë liruar 216 milionë euro, ndërsa së shpejti pritet të lirohen edhe 205 milionë euro të tjera.

Po ashtu, nga masat politike, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se kanë rifilluar takimet e nën-komiteteve të Stabilizim-Asociimit. Këto veprime, sipas përgjigjes, janë paralajmëruar edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian të datës 16 dhjetor 2025.

Në përgjigjen e tij, Bashkimi Evropian ka theksuar gjithashtu se e vlerëson komunikimin e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.

GLPS, në fund, ka shprehur mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për përgjigjen ndaj letrës së dërguar dhe për hapat e ndërmarrë drejt heqjes graduale të masave ndaj Kosovës./Telegrafi/

MPB mirëpret aksionin ky dy zyrtarët e saj a arrestuan nën dyshimin për korrupsion



Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar, dy prej të cilëve janë zyrtarë të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit, ndaj tĂ« dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se kanĂ« kryer veprat penale “keqpĂ«rdorim i detyrĂ«s zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

MPB ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo përfshirjes në aktivitete të paligjshme nga cilido zyrtar i saj. Ministria ka bërë të ditur se çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe standardet e integritetit institucional do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.

Po ashtu, MPB ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në të gjitha nivelet institucionale, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Në fund, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend./Telegrafi/

Hamza: PDK-ja hyn në fazë të re riorganizimi, zgjedhjet e brendshme hap i domosdoshëm



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia po hyn në një fazë të re riorganizimi, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme për forcimin dhe hapjen e mëtejme të PDK-së.

Hamza ka bërë të ditur se për këtë proces ka diskutuar edhe me kryetarët e degëve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për konsolidimin e strukturave partiake.

“PDK-ja po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, pĂ«r tĂ« cilat sot diskutova edhe me kryetarĂ«t e degĂ«ve, janĂ« hap i domosdoshĂ«m pĂ«r forcimin e PDK-sĂ«,” ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se ambicia e partisë është më e madhe, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Në këtë drejtim, Hamza ka vënë theksin te puna e vazhdueshme në terren, aktivizimi i degëve dhe krijimi i hapësirës më të madhe për të rinjtë në të gjitha nivelet e partisë.

“Kjo kĂ«rkon punĂ« tĂ« vazhdueshme, degĂ« aktive dhe hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, nĂ« çdo nivel tĂ« partisĂ«,” ka shtuar ai.

Në fund, kryetari i PDK-së ka nënvizuar se ky proces është rruga drejt një partie më afër qytetarëve dhe gjithmonë në shërbim të Kosovës.

“Kjo Ă«shtĂ« rruga pĂ«r njĂ« PDK mĂ« afĂ«r qytetarĂ«ve dhe gjithnjĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« KosovĂ«s,” ka shkruar Hamza nĂ« Facebook./Telegrafi/

Vritet një shqiptar në burgun e Greqisë



Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos, kur një i burgosur me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.

Raportohet se shqiptari i vrarë në burgun e Koridhalos është Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit.

Jani Aliaj rezulton i dĂ«nuar me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m nga drejtĂ«sia shqiptare pĂ«r vrasjen e Elton Çiços pĂ«r hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur mĂ« 1 Maj tĂ« vitit 2016 nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut nĂ« TiranĂ«.

Mediat greke bëjnë të ditur se incidenti ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.

Informacionet fillestare tregojnë se autori i krimit është një i burgosur grek, i cili e sulmoi viktimën duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar.

Vërehet se të dy burrat ishin kriminelë të rrezikshëm që vuanin dënimin për vrasje. /A2 CNN

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash



Jo vetëm familja e presidentit amerikan, Donald Trump, por të gjithë zyrtarët amerikanë janë të mirëpritur në Shqipëri.

Kështu u shpreh ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sot, 19 janar, kur doli në një konferencë për mediat për të folur në lidhje me ftesën e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Por gjatë pyetjeve, ajo u pyet nëse në vijim do të ketë një vizitë në Shqipëri të vajzës së Trump, Ivanka Trump, bashkëshorti i të cilës, Jared Kushner, ka një projekt për ngritjen e hoteleve dhe apartamenteve në ishullin e Sazanit.

Spiropali tha se nuk ka asnjë plan për falje tokash dhe këtë gjë nuk e kërkon askush. Sipas saj, bëhet fjalë për projekte serioze zhvillimore.

“Jo vetĂ«m familja e presidentit Trump, por tĂ« gjithĂ« zyrtarĂ«t amerikane janĂ« tĂ« mirĂ«pritur nĂ« ShqipĂ«ri dhe nuk kemi asnjĂ« detyrim tĂ« japim informacione mbi vizitat e tyre qoftĂ« private apo tĂ« tjera. Nuk ka asnjĂ« plan as pĂ«r falje tokash, as pĂ«r dhĂ«nie tĂ« territoreve shqiptare, por ka njĂ« partneritet tĂ« qartĂ«. TĂ« jeni tĂ« sigurt se asnjĂ« nuk kĂ«rkon, as SHBA-tĂ«, as Trump, as familja e tij qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« falĂ« toka siç i quani ju apo tĂ« angazhohet nĂ« aktivitet tĂ« tilla nĂ« ShqipĂ«ri. Ka projekte serioze qĂ« janĂ« pjesĂ« e projekteve tona zhvillimore dhe ne jemi krenarĂ« pĂ«r to siç jemi krenarĂ« edhe pĂ«r programe dhe projekte tĂ« tjera tĂ« cilat padiskutim do t’i bĂ«jmĂ« realitet nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Spiropali.

Ndërkohë më herët Kushner është shprehur se Sazani e ka tërhequr që prej një vizite në vitin 2021.

Kryeministri Edi Rama duke folur për këtë çështje ka thënë se ishulli nuk do të shitet asnjëherë dhe se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty. Ai ka theksuar se ky projekt do të jetë risi për zonën e Mesdheut./Tv Klan

Operacioni “Twins”: Kapen vĂ«llezĂ«rit e kĂ«rkuar pĂ«r vrasje, policia shqiptare u gjen armĂ« dhe maska



Policia e Dibrës vënë në pranga dy vëllezër binjakë që fshiheshin në Gjirokastër, të cilët dyshohen si të përfshirë në një vrasje në vitin 2018.

Operacioni i koduar “Twins” u finalizua pas njĂ« hetimi tĂ« gjatĂ« dhe bashkĂ«punimit mes drejtorive tĂ« policisĂ« sĂ« DibrĂ«s, GjirokastrĂ«s dhe Departamentit tĂ« PolicisĂ« Kriminale.

Dy vĂ«llezĂ«rit me iniciale K. K., tĂ« moshĂ«s 39-vjeçare, u kapĂ«n nĂ« banesat e tyre nĂ« jug tĂ« vendit, ku dyshohet se strehoheshin pĂ«r t’i shpĂ«tuar drejtĂ«sisĂ« qĂ« prej vitit 2018.

Gjatë kontrollit në banesat e dy vëllezërve, forcat e rendit gjetën një arsenal armësh që përfshinte dy kallashnikovë, një pushkë, municion luftarak, një thikë dhe një maskë.

Të gjitha armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të hollësishme, me qëllim që të vërtetohet nëse janë përdorur në vrasjen për të cilën akuzohen ose në ngjarje të tjera kriminale.

Hetimet për këtë rast po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës për të dokumentuar plotësisht përfshirjen e vëllezërve në krimin e rëndë.

Ndërkohë, policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në atë vrasje.

Ky operacion shënon një hap të rëndësishëm në zbardhjen e krimeve të vjetra që kanë mbetur pa autorë për vite me radhë.


Kurti përkujton ish-deputetin Smajl Hajdaraj në 24-vjetorin e vrasjes së tij



Kryeministri nĂ« detyrĂ« Albin Kurti e ka pĂ«rkujtuar pĂ«rvjetorin e vrasjes sĂ« Smajl Hajdarajt, ish-deputetit tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe veteranit tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK).

Në 24-vjetorin e vrasjes së Hajdarajt, kryeministri Kurti thotë se atë e qëlluan dhe e vranë afër banesës së tij në Pejë, persona të panjohur të urdhëruar nga qarqe të tjera të panjohura.

“Edhe pas 24 vitesh, institucionet e drejtĂ«sisĂ« nuk e kanĂ« zbardhur rastin e tij. Lidhjet e mundshme dhe tĂ« dyshuara tĂ« kĂ«saj vrasje me tĂ« tjera atentate nĂ« ato vite tĂ« para pas luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, kanĂ« lĂ«nĂ« tĂ« kuptohen motivet politike dhe pĂ«rçarĂ«se tĂ« planifikuesve dhe ekzekutorĂ«ve tĂ« vrasjes sĂ« Smajl Hajdarajt.” – ka shkruar Kurti nĂ« Facebook.

Kurti ka kujtuar po ashtu se Smajl Hajdaraj ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare pas luftës, ndërsa ishte një profesor i matematikës i cili si i përjashtuar nga sistemi arsimor prej regjimit serb më 1990, ishte angazhuar politikisht në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“MĂ« 1998, ai iu bashkua UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, duke u caktuar mĂ« pas komandant i shtabit rajonal pĂ«r RugovĂ«. Pas çlirimit tĂ« KosovĂ«s nĂ« qershor tĂ« vitit 1999, Smajl Hajdaraj iu rikthye punĂ«s nĂ« sistemin arsimor dhe angazhimit tĂ« tij politik. Ai ishte njĂ«ri nga deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, por shĂ«rbimi i tij u ndĂ«rpre dhunshĂ«m nga atenati ndaj tij.” – ka shtuar Kurti.

Kurti ka theksuar se vrasjet e motivuara politikisht dhe vrasjet e aktivistĂ«ve politikĂ« dhe veteranĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, nuk janĂ« krime ordinere, por goditje nĂ« jetĂ«n politike tĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« ecurinĂ« e shtetndĂ«rtimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

“Andaj mbetet shumĂ« me rĂ«ndĂ«si zbardhja e plotĂ« e kĂ«tyre vrasjeve, si vĂ«nie e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r viktimat, pĂ«r familjarĂ«t, pĂ«r bashkĂ«veprimtarĂ«t dhe pĂ«r mbarĂ« shoqĂ«rinĂ« e popullin tonĂ«.” – ka thĂ«nĂ« ai.

Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë pas rinumërimit të gjysmës së votave



Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë.

Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm, raporton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota.

Në partitë tjera ndryshimet kanë qenë të vogla.

PDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Fetah Paçarizi: -4,416 vota

Nait Hasani: -2,416

Kujtim Gashi: -1,710

Arianit Çollaku: -1,434


PDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Uran Ismaili: +531 vota

Arian Tahiri: +464

Përparim Gruda: +379

Vlora Çitaku: +353


LDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Xhavit Uka: -1,105 vota

Driton Selmanaj: -773

Anton Quni: -440

Visar Azemi: -352


LDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Paris Guri: +150 vota

Gëzim Hazrolli: +112

Festim Kabashi: +89

Ukë Rugova: +82


LVV– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Arbër Rexhaj: -457 vota

Rea Krasniqi: -425

Valon Ramadani: -380

Dafina Alishani: -310


LVV– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Hajrulla Çeku: +111 vota

Alban Bajrami: +91

Driton Hyseni: +74

Hekuran Murati: +68

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./Telegrafi/

Bashkëshortja e William Walkerit shtrihet në Emergjencën e Vitisë, Kurti: Lutemi për shëndetin e saj



Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker, është shtrirë në emergjencën e Vitisë.

KĂ«tĂ« njoftim, Kurti e bĂ«ri gjatĂ« fjalimit tĂ« tij nĂ« AkademinĂ« e “FlakĂ«s sĂ« Janarit” mbrĂ«mjen e sotme nĂ« Gjilan.

“I bashkĂ«ngjitem urimeve pĂ«r shĂ«ndetin e gruas sĂ« William Walker, e cila pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi shĂ«ndetĂ«sor, ndoshta edhe arrest kardiak, Ă«shtĂ« duke u trajtuar nĂ« emergjencĂ« nĂ« komunĂ«n e VitisĂ« dhe shpresojmĂ« nĂ« rikuperim tĂ« plotĂ« dhe tĂ« shpejtĂ« tĂ« saj”, tha Kurti nĂ« fjalĂ«n e tij, kur ishte duke folur pĂ«r kontributin e Ambasadorit Walker nĂ« denoncimin e MasakrĂ«s sĂ« Reçkaut.

Kurti theksoi se duhet të përkujtojmë rolin unik të ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit, e pikërisht kjo deklaratë e ambasadorit Walker ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë./Telegrafi/

Manipulimi votave, Krasniqi: KQZ-ja disponon të gjithë mekanizmat për të identifikuar shkelësit



Përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka deklaruar se kushdo që qëllimshëm ka tjetërsuar vullnetin e votuesve në Qendrat Komunale të Numërimit do të përballet me drejtësinë.

Krasniqi theksoi se KQZ-ja disponon të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të identifikuar saktësisht si shkeljet, ashtu edhe shkelësit.

Ai gjithashtu shprehu respekt për angazhimin e pashoq të stafit të Sekretariatit të KQZ-së dhe të më shumë se 150 numëruesve, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po punojnë pa ndërprerje, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 24:00, në procesin e rinumërimit të kutive në QNR.

Po ashtu, Krasniqi falënderoi edhe vëzhguesit e subjekteve politike për punën dhe kujdesin e treguar gjatë procesit në QNR./Telegrafi/


Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati



Procesi i rinumërimit të Gjysmës së vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme në numrin e votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar pothuajse gjysma e vendvotimeve, nga gjithsej 914 sosh që janë përfshirë në procesin e verifikimit.

Me vendvotimet e rinumëruara deri më tani, dallimet në votat e kandidatëve brenda partive politike janë të theksuara. Komuna që del të jetë më së shumti e prekur nga këto mospërputhje është Prizreni, ku janë rinumëruar 145 nga 169 kutitë e dedikuara për verifikim, apo 85.80 për qind e tyre.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se pothuajse në të gjitha partitë politike ka mospërputhje të votave në Prizren, por në disa raste ndryshimet shkojnë në mijëra vota për vetëm një kandidat, njofton Telegrafi.

Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kandidati që rezulton të ketë përfituar më së shumti nga numërimi fillestar është Arbër Rexhaj, i cili pas rinumërimit ka 439 vota më pak. Pas tij vijnë Rea Krasniqi me 402 vota më pak, Valon Ramadani me 308 vota më pak dhe Dafina Alishani me 250 vota më pak.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dallimet janë edhe më të thella.

Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota mĂ« pak pas rinumĂ«rimit, ndĂ«rsa Nait Hasani ka humbur 2,213 vota. Kujtim Gashi ka 1,551 vota mĂ« pak, ndĂ«rsa Arianit Çollaku 1,397 vota mĂ« pak.

Ndryshime të konsiderueshme janë vërejtur edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,020 vota më pak, Driton Selmanaj 757 vota më pak, Anton Quni 412 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 321 vota më pak.

Lista e kandidatëve sipas partive (bazuar në rinumërimin e votave):

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  1. Fetah Paçarizi (-4,006)
  2. Nait Hasani (-2,213)
  3. Kujtim Gashi a (-1,551)
  4. Arianit Çollaku (-1,397)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  1. Xhavit Uka (-1,020)
  2. Driton Selmanaj (-757)
  3. Anton Quni (-412)
  4. Visar Azemi (-321)

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

  1. Arbër Rexhaj (-439)
  2. Rea Krasniqi (-402)
  3. Valon Ramadani (-308)
  4. Dafina Alishani (-250)

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./Telegrafi/

Ëndrra amerikane nĂ« pritje: MijĂ«ra shqiptarĂ« tĂ« prekur nga pezullimi i vizave tĂ« emigrimit



Mijëra njerëz në Kosovë dhe Shqipëri, që kishin ëndërruar për vizat e emigrimit për në SHBA, po përballen me një pasiguri të papritur.

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina - emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës - u nis drejt SHBA-së.

NĂ« maj tĂ« vitit paraprak, ajo ishte pĂ«rzgjedhur fituese e asaj qĂ« njihej si ‘llotaria e KartĂ«s sĂ« GjelbĂ«r’, por qĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« quhet Programi i Vizave tĂ« Diversitetit.

Artina ishte nxitur tĂ« aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht qĂ« aplikonte, pasi tĂ« ardhmen e tij s’e shihte askund tjetĂ«r pĂ«rveç nĂ« SHBA.

Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy shtëpive: të sajën në SHBA dhe asaj pranë partnerit në Shqipëri.

Qysh në gusht të vitit 2022 ata nisën procesin për bashkim familjar. Të bashkuar i mbanin vetëm vizitat e herëpashershme të Artinës në vendlindje.

Kjo distancë iu bë edhe më e vështirë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

“Çdo gjĂ« e kam pĂ«rballuar vetĂ«. GjatĂ« kĂ«saj periudhe bĂ«ja udhĂ«time pafund drejt ShqipĂ«risĂ«, sepse duhet tĂ« ruaja edhe martesĂ«n, por edhe vajza tĂ« kalonte kohĂ« me babanë  Me shpresĂ«n se do tĂ« bashkohemi shpejt...”, thotĂ« ajo pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

E vetme nĂ« SHBA, pa familjarĂ« e shoqĂ«ri pĂ«rreth, Artina tregon se ka punuar deri nĂ« muajin e fundit tĂ« shtatzĂ«nisĂ«, ndĂ«rsa edhe muajt e parĂ« tĂ« mĂ«mĂ«sisĂ« u detyrua t’i kalonte e vetme.

Tani, ajo mĂ« shumĂ« ankohet pĂ«r “lodhjen mendore” sesa atĂ« fizike.

“Qenka e shĂ«mtuar ndjesia kur e fut jetĂ«n tĂ«nde nĂ« njĂ« valixhe, largohesh me Ă«ndrra, punon, sakrifikon qĂ« ta bashkosh familjen atje ku po e ndĂ«rton jetĂ«n nga e para dhe dĂ«gjon se, fiks kur ti arrin afĂ«r fundit tĂ« sfidĂ«s
”, lĂ« nĂ« gjysmĂ« fjalinĂ« Artina.

E, pikërisht kur procesi i bashkimit të tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të huajt që emigrojnë në SHBA, duhet ta mbajnë veten me punë dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Sipas një fotografie të publikuar nga ai, rreth 41 për qind e migrantëve nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA, ndërsa nga Kosova përqindja ishte edhe më e lartë: 46.

“Nga i thati digjet edhe i njomi”, thotĂ« Artina, duke shtuar se ajo ka qenĂ« njĂ« qytetare e pĂ«rkushtuar e punĂ«tore, qĂ« s’ka tentuar thjesht tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga shteti amerikan.

Por, tani kur të gjitha proceset e vizave të emigrimit janë pezulluar, ajo do të duhet sërish ta bëjë pa partnerin e jetës rrugën drejt SHBA-së. Këtë herë, edhe me një vajzë 2 vjeçe në krahë.

NĂ« gjendje tĂ« ngjashme janĂ« mijĂ«ra banorĂ« nĂ« KosovĂ« e ShqipĂ«ri. Disa nga ta, tĂ« kontaktuar nga Radio Evropa e LirĂ«, kanĂ« hezituar t’i ndajnĂ« historitĂ« e tyre, nga frika se kjo mund t’i dĂ«mtojĂ« gjasat e tyre pĂ«r emigrim nĂ« SHBA.

Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas të Shqipërisë fituan viza të emigrimit drejt SHBA-së, si dhe rreth 650 të tjerë nga Kosova.

Artid Hila nga Shqipëria, i cili punon si konsulent për ndjekje të procedurave të emigracionit dhe vizave të tjera, ka vite që udhëheq edhe një grup në Facebook, ku ndihmon të interesuarit për emigracion në SHBA.

Ai thotë se është shqetësuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-së.

“ShqetĂ«simi kryesor qĂ« dĂ«gjoj çdo ditĂ«, lidhet me pasigurinĂ« totale qĂ« ka krijuar pezullimi i pĂ«rpunimit tĂ« vizave tĂ« emigracionit. AplikantĂ«t kanĂ« frikĂ« se po ecin pĂ«rpara me tĂ« gjithĂ« hapat e kĂ«rkuar nga Departamenti i Shtetit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ekziston rreziku real qĂ« viti fiskal tĂ« pĂ«rfundojĂ« pa u lĂ«shuar vizat”, thotĂ« Hila pĂ«r REL-in.

Ai tregon se procesi nuk është i thjeshtë: duhet plotësim i disa formularëve, ekzaminime mjekësore, përgatitje e dokumenteve dhe pagesë e tarifave.

“ShumĂ« aplikantĂ« kanĂ« investuar vite pritjeje [nĂ« rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mijĂ«ra dollarĂ« nĂ« dokumente, pĂ«rkthime, kontrolle mjekĂ«sore, udhĂ«time pĂ«r intervista dhe plane konkrete jetese”, thotĂ« Hila.

Tani, shton ai, ata po përballen me informacione gjysmake dhe shumë lajme të pasakta e të ekzagjeruara, pasi që nuk dihet se deri kur do të zgjasë pezullimi.

Situata tĂ« ngjashme, sipas HilĂ«s, ka pasur edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, si gjatĂ« pandemisĂ« COVID-19. Por, tĂ« ngjashme s’do tĂ« thotĂ« identike.

“Dallimi kryesor me situatĂ«n aktuale Ă«shtĂ« se sot aplikantĂ«t lejohen t’i ndjekin tĂ« gjithĂ« hapat proceduralĂ« dhe t’i paguajnĂ« tarifat, por nĂ« fund rrezikojnĂ« tĂ« mbeten pa vizĂ«, vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« mbylljes sĂ« vitit fiskal - njĂ« situatĂ« qĂ« juridikisht Ă«shtĂ« shumĂ« problematike”, shpjegon Hila.

Ai shton se nĂ« shqetĂ«simin e aplikantĂ«ve ndikon edhe njĂ« vendim tjetĂ«r. NĂ« dhjetor tĂ« vitit tĂ« kaluar, SHBA-ja pauzoi pĂ«r kohĂ« tĂ« pacaktuar Programin e Vizave tĂ« Diversitetit, deri kur “ta dimĂ« se kĂ« saktĂ«sisht po e lĂ«mĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« vendin tonĂ«â€, siç kishte thĂ«nĂ« sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe nga ky program kanë fituar shumë shtetas të Kosovës e Shqipërisë ndër vite. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në mesin e listës së fundit të përfituesve të këtij programi ishin edhe 1.598 shtetas të Shqipërisë dhe 260 shtetas të Kosovës.

Si fituese e para disa viteve, Artina kishte ndërtuar shumë ëndrra. Por, tani ka shumë pasiguri.

“Po mĂ« duket sikur kĂ«ta katĂ«r vjet po fshihen nga jeta sikur tĂ« mos ishin asgjĂ«â€, thotĂ« ajo, e shqetĂ«suar se ndoshta opsioni i saj i vetĂ«m do tĂ« mbetet heqja dorĂ« nga Ă«ndrra amerikane./Radio Evropa e LirĂ«/

Sateliti i BE nxjerr pamjet, zonat që u përmbyten në Shqipëri



Sateliti i Bashkimit Evropian ka publikuar pamje që tregojnë qartë përmasat e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Shërbimit të Menaxhimit të Emergjencave Copernicus, zonat më të prekura ndodhen në Shqipërinë qendrore dhe perëndimore, ku dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur sipërfaqe të mëdha toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe infrastrukturë.

Postimi i plotë:

Reshjet e dendura të shiut në fillim të janarit 2026 shkaktuan përmbytje të lumenjve në pjesë të Shqipërisë qendrore dhe perëndimore, duke çuar në përmbytje në zonat e ulëta dhe përgjatë korridoreve kryesore të lumenjve.

Ngjarja preku disa qytete, përfshirë Fierin dhe Beratin, ku ujërat e përmbytjes përmbytën tokën bujqësore dhe prishën infrastrukturën lokale.

Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave Copernicus (CEMS) u aktivizua (EMSR856) më 9 janar 2026 për të vlerësuar shkallën e përmbytjeve. Ky vizualizim i të dhënave, i prodhuar duke përdorur produktin e përcaktimit të CEMS, tregon zonat e përmbytura që nga 10 janari 2026, me zonat e përmbytura të përfaqësuara me ngjyrë blu.

Informacioni i ofruar nga CEMS është thelbësor për monitorimin dhe hartëzimin e fatkeqësive. Më shumë informacion rreth këtij aktivizimi është i disponueshëm këtu./Euronews Albania

Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë



Ndryshimi i madh nĂ« numrin e votave te disa kandidatĂ« pĂ«r deputetĂ«, nĂ« rezultatet brenda partive, sipas juristĂ«ve pĂ«rbĂ«n lĂ«ndĂ« pĂ«r ProkurorinĂ«. Teksa pĂ«rjashtuan mundĂ«sinĂ« e “gabimeve njerĂ«zore” te rastet e dallimeve deri nĂ« qindra ose mijĂ«ra, juristĂ«t thanĂ« se duhet tĂ« veprohet mbi bazĂ«n e dyshimeve pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “falsifikim i rezultateve tĂ« votimit”.Procesi i rinumĂ«rimit, deri tani, vuri nĂ« pah ndryshime nga disa vota, nĂ« dhjetĂ«ra, qindra, e te kandidatĂ« tĂ« caktuar brenda partive deri nĂ« mijĂ«ra sish, nĂ« raport me rezultatet e nxjerra nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit.

Në vlerësimin e juristëve, rastet ku dallimi në rezultat arrin në numra tre dhe katër shifror përbëjnë lëndë për Prokurorinë.

Edhe pse pĂ«rmendi njĂ« “hapĂ«sirĂ« pĂ«r gabime njerĂ«zore e teknike”, avokati ArbĂ«r Jashari tha se rinumĂ«rimi po dĂ«shmon qĂ« nĂ« raste tĂ« caktuara nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ« tilla.

“Konsideroj se Ă«shtĂ« normale qĂ« aty ku punohet edhe mund tĂ« gabohet sidomos kur kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me shifra dhe numĂ«rime tĂ« votave, por gabimet qĂ« po dalin nĂ« pah tash me rastin e njĂ« rinumĂ«rimi tĂ« votave po shihet qĂ« ka njĂ« tendencĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« manipulimit tĂ« rezultateve tĂ« votimit nĂ« favor tĂ« disa kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ArbĂ«r Jashari.

Rastet e ndryshimeve e mëdha, sipas avokatit Visar Rrecaj, duhet të hetohen për kryerjen eventuale të veprës penale falsifikim i rezultateve të votimit.

“Gabimi njerĂ«zor me njĂ«, me dy, me pesĂ«, hajde edhe me dhjetĂ« nĂ« nivel vendi, kur kemi me i numĂ«rua 1 milion fletĂ«votime. MirĂ«po, fletĂ«votimet pĂ«r njĂ« kandidatĂ« qĂ« shkojnĂ« plus-minus 1900 aty nuk ka mĂ« gabim, aty ka vjedhje. Aty ka vepĂ«r penale. Dhe, Prokuroria e Shtetit qysh nĂ« ditĂ«n kur ka dalĂ« kjo diskrepancĂ«, ka qenĂ« dashtĂ« tĂ« shkojĂ« nĂ« atĂ« vendvotim dhe tĂ« urdhĂ«rojĂ« arrestimin e tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« kanĂ« numĂ«ruar vota aty”, ka thĂ«nĂ« Visar Rrecaj.

Krahas dĂ«nimeve nga njĂ« deri nĂ« tre vjet burg pĂ«r kĂ«tĂ« vepĂ«r penale, tĂ« parapara nĂ« paragrafin e parĂ« tĂ« Nenit 216 tĂ« Kodit Penal, pĂ«r siç u shpreh, “deformim tĂ« vullnetit qytetar”, avokati Rrecaj pĂ«rmendi mundĂ«sinĂ« e ndĂ«shkimit mĂ« tĂ« madh.

“DĂ«nimet shkojnĂ«, me burgim, prej tri deri nĂ« pesĂ« vjet burgim. Dhe natyrisht gjykata besoj qĂ« nuk duhet tĂ« ketĂ« mĂ«shirĂ« dhe duhet tĂ« shqiptojĂ«, brenda kuadrit, nĂ« drejtim tĂ« maksimumit pĂ«r kĂ«to vepra penale, sepse vullneti i qytetarĂ«ve nuk guxon tĂ« preket”, ka thĂ«nĂ« Visar Rrecaj.

Deri në këtë fazë të procesit të ri-numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të paktën publikisht, Prokuroria nuk ka njoftuar për hapjen e ndonjë rasti apo nisjen e ndonjë hetimi./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

LDK në udhëkryq, qëndrim apo largim i kryetarit?



Lidhja Demokratike e Kosovës është vendosur në një udhëkryq politik, vlerësojnë ish-deputetë të kësaj partie dhe analistë. Dy ditë para mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, po kërkohet qartësim i drejtimit politik dhe trajtim i përgjegjësisë së udhëheqjes së kësaj partie, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditë më parë tha se do të ofrojë dorëheqjen para kuvendit të përgjithshëm të LDK-së, ku delegatët do të vendosin për qëndrimin ose jo të tij në krye të LDK-së.

Kjo nxiti edhe reagimet e eksponentëve të lartë të tjerë të partisë më të vjetër në Kosovë. Hykmete Bajrami njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetares së LDK-së, derisa të njëjtën gjë ia kërkoi edhe Abdixhikut.

Kërkesë të njëjtën adresoi edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut po kërkon edhe ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.

Ai pĂ«r KosovaPress, thotĂ« se kuvendi i pĂ«rgjithshĂ«m i LDK-sĂ« s’ka obligim tĂ« miratojĂ« dorĂ«heqje, mirĂ«po i njĂ«jti vetĂ«m njoftohet pĂ«r njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« dhe shpallen zgjedhjet e reja.

“Kryetari nĂ« bazĂ« tĂ« statutit tĂ« LDK-sĂ« konsiderohet i dorĂ«hequr nĂ«se ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje. Kuvendi s’ka obligim tĂ« miratojĂ« dorĂ«heqjen. Kuvendi vetĂ«m njoftohet dhe shpallen zgjedhjet e reja. NĂ«se respektohet statuti, tjerat janĂ« lojĂ«ra fjalĂ«sh
 Duhet tĂ« ftohet kuvendi dhe tĂ« mbahen zgjedhjet. Ky kuvend nuk ka kompetencĂ« tĂ« miratojĂ« apo jo dorĂ«heqjen. DorĂ«heqja si akt moral nuk rregullohet me statut. Jep dorĂ«heqje, shkon, s’ka nevojĂ« tĂ« miratohet”, thotĂ« ai.

E analisti politik, Albinot Maloku, thotë për KosovaPress, se LDK-ja ka nevojë për një qartësim të pozicionit të saj në raport me rezultatin dëshpërues të zgjedhjeve të fundit, por edhe cili do të jetë qëndrimi karshi pushtetit të ri në vend.

Ai e konsideron të nevojshëm ndryshimin e lidershipit në LDK përmes dorëheqjes së parevokueshme të Lumir Abdixhikut.

“Lidhja Demokratike e KosovĂ«s ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« qartĂ«sim tĂ« pozicionit tĂ« vet, distancim i fuqishĂ«m nga kultura e mĂ«lĂ«ngonisĂ«, nga kopja e keqe qĂ« Ă«shtĂ« munduar tĂ« bĂ«het nĂ« momente tĂ« caktuara, sidomos nga zotĂ«ri Abdixhiku. KĂ«tu po aludoj te mĂ«nyra e funksionimit siç bĂ«n zotĂ«ri Kurti dhe pĂ«r mua kjo Ă«shtĂ« e papranueshme. MegjithatĂ«, LDK-ja e ka njĂ« identitet tĂ« vetin i cili gjithsesi nĂ« momente tĂ« caktuara duhet tĂ« pĂ«rshtatet me rrethanat shoqĂ«rore politike. Kjo nuk ka ndodhur nĂ« LDK. ZotĂ«ri Abdixhiku problemi mĂ« i madh qĂ« e ka pasur Ă«shtĂ« se nuk ka pas qĂ«ndrimet e definuara. Kjo po vĂ«rehet edhe tani pas 28 dhjetorit 2025, kur nĂ« fillim tha se do tĂ« angazhohet nĂ« obligimet familjare dhe do tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r pozicionin politik tĂ« LDK-sĂ«. Kjo kuptohej si njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si si dorĂ«heqja. Do tĂ« kishte qenĂ« e shĂ«ndetshme dhe aspak tragjike nĂ« procese demokratike dorĂ«heqja e kreut tĂ« subjektit politik qĂ« nuk ka dalĂ« suksesshĂ«m nĂ« proces zgjedhor”, thotĂ« ai.

DorĂ«heqjen e Abdixhikut e kĂ«rkon edhe ish-deputeti i LDK-sĂ«, Blerim Grainca, i cili thotĂ« se i njĂ«jti s’ka çka i ofron mĂ« partisĂ«.

“ËshtĂ« e domosdoshme ndryshimi. Edhe e gjithĂ« LDK-ja ta mbĂ«shtesĂ« zotĂ«ri Abdixhikun, ai s’ka çka i ofron mĂ« LDK-sĂ«. Ka dĂ«shmuar se nuk ka arritur t’i shtyjĂ« pĂ«rpara proceset, pasi ka pasur gabime nĂ« menaxhim dhe ka marrĂ« ndĂ«shkimin prej votuesve. Krejt çka po kĂ«rkohet Ă«shtĂ« njĂ« reflektim i tij dhe hapje e garĂ«s”, deklaron ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi të martën, 13 janar, dorëheqjen nga pozita lidere në këtë subjekt politik.

Arsye për këtë është rezultati jo i mirë i kësaj partie në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, që nuk shkoi më lart se 13.11 për qind. Se a do ta pranojë dorëheqjen e kryetarit kuvendi i përgjithshëm i LDK-së, mbetet të shihet.

Nëse Abdixhiku lejohet të largohet nga lidershipi, atëherë bëhet i dyti kryetar i Lidhjes Demokratike që dorëzohet pas rezultateve të dobëta zgjedhore.

Ngjashëm kishte vepruar paraardhësi i tij, Isa Mustafa, më 2021. Në votimet e 14 shkurtit të atij viti, LDK, nën lidershipin e tij, pati shënuar rezultatin më të dobët në histori të partisë me vetëm 12.7 për qind të votave në nivel vendi.

Abdixhiku pati thënë në atë kohë se dorëheqja pas rezultateve të dobëta, është bërë praktikë në LDK./KosovaPress

❌