Klinika e Kirurgjisë Plastike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka finalizuar fushatën edukative në shkollat e mesme dhe fillore për ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet nga përdorimi i fishekzjarreve dhe petardave, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Fushata zhvillohet nĂ«n moton: âKrijoni kujtime pa lĂ«ndime â thoni JO mjeteve piroteknike!â
Mjekët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike theksojnë se vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të lëndimeve kërcënuese për jetën, të shkaktuara nga shpërthimi i petardave.
Petardat nuk janë lodër, përdorimi i tyre është i ndaluar dhe mund të shkaktojë lëndime serioze të syve, të pëllëmbëve, djegie si dhe dëmtime të rënda trupore nga përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike.
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, u bën apel qytetarëve që gjatë festave të mos përdorin mjete piroteknike, pasi ato mund të çojnë në pasoja serioze për shëndetin, madje edhe në invaliditet të përhershëm./Telegrafi/
MEPSO ka vĂ«nĂ« nĂ« funksion linjĂ«n e rindĂ«rtuar tĂ« transmetimit 110 kilovolt, numĂ«r 109, nĂ« relacionin TS Manastir 1 â TS Prilep 1. Linja e re Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n trase, duke zĂ«vendĂ«suar plotĂ«sisht linjĂ«n e vjetĂ«r mbi 50-vjeçare.
Ajo ka gjatësi 33.5 kilometra dhe përbëhet nga 125 shtylla çeliku. Nga MEPSO njoftojnë se në kuadër të projektit është bërë edhe zëvendësimi i plotë i përçuesve, izolatorëve dhe pajisjeve përcjellëse, çka rrit kapacitetin transmetues dhe përmirëson sigurinë dhe stabilitetin e rrjetit elektroenergjetik në rajon.
Projekti është financuar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është realizuar në periudhën 2023-2025.
Ministria e Drejtësisë ka dërguar letër për Kuvendin, partitë parlamentare dhe grupet e pavarura dhe deputetët, duke kërkuar të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor.
Pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të janarit, sipas pritshmërive të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit.
Siç shpjegojnĂ« nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ«, njĂ« version punues i Ligjit Zgjedhor do tâu dĂ«rgohet deputetĂ«ve, tĂ« cilĂ«t pas konsultimeve nĂ« partitĂ« e tyre duhet tĂ« paraqesin propozime pĂ«r grupin punues.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për MIA javën e kaluar deklaroi se koordinatorët e grupeve parlamentare janë dakorduar që Ligji Zgjedhor të miratohet me konsensus, por nuk sqaroi afatin kohor për miratimin e tij.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se është marrë vendim të blihen lokomotiva të reja elektrike në vlerë prej 21 milionë eurosh.
"Jemi veçanërisht të kënaqur të njoftojmë investimet në transportin hekurudhor në vlerë prej 21 milionë eurosh, të destinuara për blerjen e deri në pesë lokomotivave të reja elektrike, së bashku me pjesët e nevojshme rezervë.
Ky investim do të realizohet nëpërmjet një Marrëveshjeje Huaje midis HM Transport dhe BERZH-it, dhe u parapri nga një analizë e plotë e nevojave reale, funksionalitetit dhe operueshmërisë së HM Transport - një analizë që tregoi qartë se pa lokomotiva moderne dhe funksionale, hekurudha nuk mund ta përmbushë rolin e saj ekonomik.
Dhe duhet të themi sinqerisht se situata që trashëguam ishte katastrofike.
Deri vonë, HM Transport nuk kishte asnjë lokomotivë plotësisht funksionale. Më shumë se njëzet trena ndërkombëtarë mallrash u ndalën në Gjevgjeli, pa mundësinë e transportimit të ngarkesës në tregjet evropiane. Kjo do të thoshte humbje kontratash, humbje të ardhurash dhe humbje besimi.
Por gjërat filluan të ndryshojnë. Me punë të palodhur, të përkushtuar dhe të përgjegjshme, nga korriku deri në shtator 2024, pesë lokomotiva u vunë në funksion, dhe deri në shkurt 2025 - gjithsej dhjetë nga 46 lokomotiva ekzistuese. Ishte hapi i parë drejt stabilizimit, por edhe një sinjal i qartë se problemet nuk zgjidhen me deklarata, por me punë.
Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm për realitetin, mosha mesatare e lokomotivave me naftë është mbi 60 vjet, dhe e lokomotivave elektrike mbi 40 vjet. Kjo nuk është e qëndrueshme, as ekonomikisht, as në mënyrë të sigurt dhe as mjedisore", tha kryeministri Hristijan Mickoski./Telegrafi/
Shumica e amvisërive në vend, ose një e treta, jetojnë në banesa me tridhomëshe me sipërfaqe midis 51 dhe 70 metra katrorë. Mbi dy të tretat kishin makinë dhe ajër të kondicionuar, dhe vetëm 40 për qind kishin biçikletë. Pothuajse gjysma kishin kompjuter personal të lidhur me internet, ndërsa celular kishin mbi 92%, radio 28% dhe telefon vetëm 22 për qind.
Mesatarisht njĂ« nĂ« tre anĂ«tarĂ« tĂ« familjes ishte i punĂ«suar. Numri mesatar i anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes ishte 3,05, nĂ« marrĂ«dhĂ«nie pune me njĂ« mesatare prej 1,13. AnĂ«tarĂ« tĂ« varur ishin 1,15, ndĂ«rsa 0,67 me tĂ« ardhura personale. Persona tĂ« vetĂ«punĂ«suar ishin 0,03, ndĂ«rsa fermerĂ« aktivĂ« 0,07, tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat nga âVjetari Statistikor i RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut 2025â i Entit ShtetĂ«ror tĂ« StatistikĂ«s.
Sipas disponueshmërisë së mallrave të qëndrueshme në familje, mbi 97% e amvisërive kishin një sobë elektrike, ngrohës uji, frigorifer, lavatriçe, hekur dhe televizor. Fshesë me korrent 93% dhe ajër të kondicionuar 66,7%. Frigorifer me ngrirje të thellë (58,7%), lavastovilje (40,6%). Radio 28% dhe 13,7% kishin një aparat fotografik.
Makinë kishin dy të tretat e amvisërive ose 67,8%, biçikletë 40% dhe motor 7,7%.
Celular kishin mbi 90 për qind dhe telefon vetëm 22%. Kompjuter personal, të lidhur me internet pothuajse gjysma e familjeve (46.5%).
Ujësjellës dhe energji elektrike kishin të gjitha amvisëritë, dhe kanalizim 99.8%. Lidhje telefonike kishin 54,5% dhe vetëm 15,3% kishin ngrohje qendrore. Shumica e amvisërive vitin e kaluar janë ngrohur me soba edhe atë mbi 71% me lëndë djegëse të ngurta, ndërsa 20,7% me energji elektrike. 5 për qind kishin ngrohjen e tyre qendrore dhe 2,9% me ngrohje qendrore.
Mbi 92,7% e amvisërive jetonin në banesë personale, 5,1% te prindi, fëmijë ose të afërm të tjerë dhe 2% në banesë me qira.
Sipas sipërfaqes së banesës të përdorur, një e treta ose 32% jetonin në një banesë midis 51 dhe 70 metra katrorë. Mbi 26% jetonin në një banesë midis 81 dhe 100 metra katrorë. Rreth 10 për qind jetonin në një banesë midis 31 dhe 50 metra katrorë, ndërsa mbi 14,5% në një banesë me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë.
Shumica e amvisërive ose 36,3 për qind jetojnë në një banesë tridhonëshe, 28,6% në një apartament karëtdhonëshe ose më të madhe, ndërsa 26,4% në një banesë dydhomëshe. Në banesë njëdhomëshe ose studio jetojnë 4,5% e amvisërive.
TĂ« dhĂ«nat janĂ« marrĂ« bazuar nĂ« kĂ«rkimin statistikor âAnketa e Konsumit tĂ« AmvisĂ«riveâ, tĂ« zbatuar gjatĂ« vitit 2024 nĂ« 5040 familje. U anketuan 2 914 familje, ndĂ«rsa numri i familjeve tĂ« vlerĂ«suara Ă«shtĂ« 598,632, nga tĂ« cilat numri mĂ« i madh 92,7 pĂ«r qind janĂ« jobujqĂ«sore (555,079), 5,2% janĂ« tĂ« pĂ«rziera (31,373) dhe vetĂ«m 2% janĂ« bujqĂ«sore (12,180).
Gjashtëdhjetë zyrtarë, dhjetë gjyqtarë, dhjetë prokurorë publikë, dhjetë deputetë, dhjetë ministra, dhjetë kryetarë komunash dhe dhjetë persona, pozicionet e të cilëve si kryetarë komunash janë ndërprerë në vitin 2025, do të përfshihen në Planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026, dhe emrat e tyre do të përcaktohen muajin e ardhshëm.
KShPK nĂ« seancĂ«n e sotme tĂ« 26-tĂ« e miratoi planin vjetor pĂ«r monitorimin e gjendjes pronĂ«sore dhe ndeshjes sĂ« interesave pĂ«r vitin 2026, ndĂ«rsa kryetari i tij Adem Ăuçul tha se i ka marrĂ« parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian me çârast kanĂ« vendosur tĂ« rritet numri i zyrtarĂ«ve, qĂ« do tĂ« pĂ«rfshihen.
Ăuçul sqaroi se sipas nenit 19 tĂ« Ligjit pĂ«r parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes sĂ« interesave nĂ« tre muajt e fundit nga viti rrjedhĂ«s KSHPK miraton plan vjetor pĂ«r vitin e ardhshĂ«m, tĂ« themeluar mbi vlerĂ«simin e rrezikut nga korrupsioni, me çârast janĂ« marrĂ« parasysh analizat e StrategjisĂ« kombĂ«tare aktuale dhe tĂ« ardhshme.
Ai theksoi se merren parasysh planet vjetore nga vitet e kaluara, domethĂ«nĂ« monitorohet situata nĂ« fushat qĂ« konsiderohen mĂ« tĂ« ndjeshme ndaj korrupsionit â gjyqĂ«sori, pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv dhe vetĂ«qeverisja lokale.
âDuke i marrĂ« parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian pĂ«r pĂ«rforcimin e monitorimit tĂ« gjendjes pronĂ«sore nga ana e KShPK-sĂ« propozojmĂ« tĂ« rritet numri i zyrtarĂ«ve, tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« monitorim tĂ« gjendjes pronĂ«sore dhe ndeshjes sĂ« interesave, nĂ« 60â, tha Ăuçul.
Ai sqaroi se emrat e gjyqtarëve, prokurorëve publik, deputetëve, ministrave, ish kryetarëve të komunave dhe atyre të tanishëm do të konfirmohen në janar, në bazë të analizës së të dhënave në bazën elektronike të të dhënave.
KShPK sot e miratoi Programin pĂ«r punĂ« pĂ«r vitin 2026. Siç shpjegoi kryetari i KShPK-sĂ«, Adem Ăuçul, nĂ« Program, pĂ«rveç pĂ«rcaktimeve strategjike tĂ« Komisionit drejt pĂ«rmbushjes sĂ« dispozitave tĂ« ligjeve qĂ« mbulojnĂ« punĂ«n e tij, pĂ«rgatitja e tij mori parasysh edhe rekomandimet nga raporti i Komisionit Evropian nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, rekomandimet nga GREKO, masat dhe aktivitetet nga Strategjia kombĂ«tare pĂ«r parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes sĂ« interesave 2021-2025, si dhe Strategjia kombĂ«tare 2026-2030.
NĂ« seancĂ« anĂ«tarĂ«t e KShPK-sĂ« e miratuan edhe Planin vjetor pĂ«r zbatimin e kontrollit antikorruptues tĂ« legjislativĂ«s pĂ«r vitin 2026. Ăuçul shpjegoi se ky proces zbatohet bazuar nĂ« njĂ« plan vjetor dhe mbi kĂ«rkesat e miratuara pĂ«r mendime dhe aktet e paraqitura nga institucione tĂ« tjera, kryesisht Qeveria dhe Ministria e DrejtĂ«sisĂ«, dhe kryhet bazuar nĂ« njĂ« metodologji tĂ« miratuar nga KSHPK-ja. Plani, siç shpjegoi ai, mbulon disa nga ligjet qĂ« nuk u pĂ«rfunduan, por qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ« planin pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Inspektimi kundĂ«r korrupsionit, shtoi Ăuçul, do tĂ« kryhet mbi ligjin pĂ«r lobimin, ligjin pĂ«r vetĂ«qeverisjen lokale, ligjin pĂ«r dĂ«shminĂ« e ekspertĂ«ve, ligjin pĂ«r financimin e partive politike, rregulloren pĂ«r dhĂ«nien e licencave tĂ« punĂ«s pĂ«r punonjĂ«sit e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor me arsim tĂ« lartĂ« dhe ligjin pĂ«r mbrojtjen e trashĂ«gimisĂ« kulturore.
AnĂ«tarĂ«t e KSHPK-sĂ« votuan gjithashtu pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« jashtĂ« fuqisĂ« UdhĂ«zimet pĂ«r renditjen e çështjeve pĂ«r veprim nga KSHPK-ja bazuar nĂ« raportet e dorĂ«zuara, tĂ« cilat, siç shpjegoi Ăuçul, u miratuan mĂ« 12 shkurt tĂ« vitit 2021, me qĂ«llim rregullimin, pra renditjen, e çështjeve qĂ« formohen nĂ« KShPK.
Ai shpjegoi se KShPK-ja merr njĂ« numĂ«r tĂ« madh raportesh dhe njĂ« pjesĂ« e caktuar e tyre janĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme dhe nuk janĂ« nĂ« kompetencĂ« tĂ« Komisionit. Ăuçul tha se udhĂ«zimet nuk dhanĂ« rezultate, duke lejuar subjektivitet nĂ« renditje dhe shtoi se ndryshimet nĂ« Ligjin pĂ«r parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes sĂ« interesave dhe Rregulloren e punĂ«s do tĂ« rregullojnĂ« gjithashtu mĂ«nyrĂ«n e trajtimit tĂ« rasteve dhe renditjen e tyre.
Nga MPB konfirmojnë se trafiku për në vendkalimin kufitar është ndërprerë pasi në rrugë është përmbytur një cisternë
Të gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar./Telegrafi/
MysafirĂ«t e parĂ«, tĂ« cilĂ«t do ta presin Vitin e Ri nĂ« StrugĂ« dhe OhĂ«r, kanĂ« filluar tĂ« mbĂ«rrijnĂ«. MĂ« tĂ« shumtĂ« do tĂ« jenĂ« mysafirĂ«t nga vendet fqinje. Hotelet dhe akomodimet private do tĂ« jenĂ« tĂ« mbushura nga 80 deri nĂ« 100%. Ămimet lĂ«vizin nga 280 euro e lart, nĂ« varĂ«si tĂ« ofertĂ«s. NĂ« disa nga kapacitetet hotelierike do tĂ« ketĂ« edhe pritje tĂ« organizuar tĂ« natĂ«s sĂ« ndĂ«rrimit tĂ« motmoteve.
âNĂ« OhĂ«r, por edhe nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m turistĂ«t nga vendet fqinje. KĂ«tu janĂ« mysafirĂ«t tradicional nga Mali i Zi, Serbia, ShqipĂ«ria, Kosova, Bullgaria, Greqia, pra nga vendet fqinje, e ndoshta edhe nga Kroacia. Parashikimet janĂ« qĂ« kapacitetet tĂ« jenĂ« tĂ« zĂ«na rreth 80%â, deklaroi Klement Naumoski â PunonjĂ«s turistik.
Por disa prej hotelierëve thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, sepse pjesa më e madhe e mysafirëve do të qëndrojnë vetëm dy deri në tre ditë. Në Strugë kanë ardhur edhe një numër i madh i mërgimtarëve nga jashtë. Hotelierët e Strugës shpresojnë se që nga viti i ardhshëm, me një organizim të mirë, Struga do të jetë më tërheqëse për vizitorët.
Këtë Vit të Ri, turistët do të paguajnë rreth 20% më shtrenjtë për prenotimet, ndërsa çmimet në restorante dhe kafene, sidomos në Ohër, janë të ngjashme me ato të metropoleve evropiane. Në Ohër, më 31 dhjetor do të ketë pritje të organizuar në sheshin e qytetit, ndërsa festë në ambient të hapur do të ketë edhe më 1 janar.
NĂ« StrugĂ« edhe kĂ«tĂ« Vit tĂ« Ri nuk do tĂ« ketĂ« festĂ« nĂ« ambient tĂ« hapur, por mĂ« 1 janar, nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n âplazha e meshkujveâ, do tĂ« organizohet drekĂ« mjellmash, ku do tĂ« shĂ«rbehen specialitete tradicionale pĂ«r mysafirĂ«t. TĂ« parĂ«t qĂ« nisĂ«n festĂ«n ishin zhytĂ«sit e QendrĂ«s sĂ« Zhytjes âAmforaâ nga Ohri, tĂ« cilĂ«t vendosĂ«n pemĂ«n e Vitit tĂ« Ri nĂ«n ujĂ« nĂ« Liqenin e Ohrit. KĂ«tĂ« aksion festiv ata ia kushtuan fĂ«mijĂ«ve me sĂ«mundje tĂ« rralla. /Alsat/
Dje, oficerët e policisë nga SPB Shkup kanë ndaluar 65-vjeçarin S.I. për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 300 të Kodit Penal. "Dje në orën 14:50, SPB Shkup mori një njoftim se në kryqëzimin e rrugëve "Xhon Kenedi", "Maksut Sadik" dhe "Brigada Maqedonase", një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Shkupit kishte goditur një fëmijë këmbësor.
Menjëherë pas njoftimit, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan se personi që drejtonte mjetin e kishte braktisur automjetin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së masave operative dhe taktike, personi u gjet aty pranë dhe u mor në paraburgim.
Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, fëmija i lënduar u transportua me ambulancë në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" për trajtim, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda trupore dhe u mbajt në kujdes intensiv.
Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga SPB-Shkup./Telegrafi/
MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i moshës 36-vjeçare është arrestuar në Strumicë, pasi siç bëjnë të ditur, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë.
âMĂ« 29.12.2025, nĂ« orĂ«n 17:30, nĂ« StrumicĂ«, nĂ«punĂ«s policorĂ« nga SPB StrumicĂ« e privuan nga liria A.F. (36) nga Strumica. GjatĂ« bastisjes sĂ« shtĂ«pisĂ« tĂ« tij, tĂ« realizuar me urdhĂ«r gjykate, Ă«shtĂ« gjetur marihuanĂ«, ndĂ«rsa gjatĂ« kontrollit tek ai janĂ« gjetur disa pako me amfetaminĂ«.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.
Pas dokumentimit tĂ« rastit, ndaj A.F. do tĂ« ngrihet kallĂ«zim pĂ«rkatĂ«sâ, thuhet nĂ« njoftim.
Vitin e kaluar, në Maqedoni u mblodhën gjithsej 637.471 ton mbeturina komunale, që është një rritje krahasuar me vitet e kaluara, thuhet në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Në të njëjtën kohë, sasia totale e vlerësuar e mbeturinave komunale të gjeneruara është 790.866 ton, që është një rënie krahasuar me periudhën e mëparshme. E gjithë sasia e mbeturinave komunale të mbledhura përfundoi në deponi.
Mesatarisht, çdo banor gjeneroi 438 kilogramë mbeturina komunale, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin 2023, kur mesatarja ishte 503 kilogramë për banor.
Mbetjet komunale përfshijnë mbeturinat shtëpiake, duke përfshirë mbeturinat e rënda, si dhe mbeturinat e ngjashme nga aktivitetet tregtare dhe tregtare, institucionet, bizneset e vogla, oborret dhe kopshtet, mbeturinat e rrugëve dhe mbeturinat nga tregjet. Kjo kategori nuk përfshin ujërat e zeza dhe mbeturinat e ndërtimit.
Të dhënat nga agjentët kolektivë të zbatimit të ligjit të paraqitura në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik tregojnë se 65 përqind e mbeturinave të paketimit të vendosura në treg u ricikluan. Nga një total prej 80.575 ton mbeturina paketimi, u ricikluan 52.605 ton.
Sipas llojit të materialit, shkalla më e lartë e riciklimit u regjistrua për letrën dhe kartonin - 105 përqind, e ndjekur nga metali me 80 përqind, qelqi me 54.6 përqind, plastika me 38.9 përqind dhe druri me 38.8 përqind. Në shifra absolute, mbeturinat më të ricikluara ishin letra dhe kartoni (29,614 ton), dhe më pak metali (3,026 ton)", thonë nga ESHS-së.
Nga atje thonë se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit në vitin 2024 arritën në 10.5 miliardë denarë, ose 169.4 milionë euro, ndërsa 12.2 miliardë denarë, ose 196.7 milionë euro, u mblodhën nga taksat mjedisore në vitin 2023./Telegrafi/
Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht.
Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve.
Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve.
Meqenëse 1 janari është ditë jo pune (festë zyrtare), fondet do t'u transferohen bankave komerciale më 2 janar 2026. Fondi Pensional tashmë i ka dorëzuar njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse në të gjitha bankat komerciale, gjë që garanton se procesi i pagesës do të kryhet në mënyrë efikase dhe pa vonesë./Telegrafi/
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat "e përshpejtuara" nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor.
Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi vendimi përfundimtar i takon përsëri Komisionit Parlamentar të Përzgjedhjes dhe Emërimeve.
âNuk ka listĂ« renditjeje, por vetĂ«m njĂ« listĂ« kandidatĂ«sh. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« Komisioni mund tĂ« vendosĂ« lirisht se cili kandidat do tĂ« zgjidhet, pa kritere dhe rend tĂ« qartĂ«. Pra, i 15-ti nĂ« listĂ« mund tĂ« bĂ«het i pariâ, paralajmĂ«roi Zajkova.
Ajo kujtoi se, sipas rekomandimeve të misionit të vlerësimit, është e nevojshme të krijohet një këshill i posaçëm i apelimeve që do të vendosë për ankesat në procesin e përzgjedhjes, diçka që edhe një herë injorohet nga ky ligj.
Edhe pse Ministria e Drejtësisë pretendon se ligji shtrëngon kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve, Zajkova theksoi se problemi kryesor mbetet, ndikimi politik në gjyqësor./Telegrafi/
Rritja e fundit e çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike nuk mund tĂ« shmangej, thotĂ« kryetari i Komisionit Rregullator tĂ« EnergjisĂ«, Marko Bislimoski, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r â360 GradĂ«â.
Sipas Bislimoski-t, duhet tĂ« tregohet mirĂ«kuptim pĂ«r âElektranat e MaqedonisĂ« sĂ« Veriutâ (EMV) sepse kompania shtetĂ«rore, siç thotĂ« ai, duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« tĂ« shĂ«ndosha.
"NĂ« atĂ« pjesĂ« ku rregullojmĂ« çmimet, nĂ« pjesĂ«n e tarifave tĂ« rrjetit, ulĂ«m çmimin pĂ«r transmetim dhe shpĂ«rndarje dhe nĂ« tĂ«rĂ«si e ulĂ«m me 5 pĂ«rqind sepse kishte hapĂ«sirĂ« pĂ«r ta ulur. UlĂ«m edhe çmimin e MEPSO-s, ulĂ«m edhe çmimin e âElectrodistribucijaâ, ulĂ«m edhe çmimin e MEMO-s. NĂ« pjesĂ«n e EMV-sĂ«, tĂ« gjithĂ« duhet tĂ« tregojmĂ« mirĂ«kuptim. Situata Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, EMV po operon me humbje, ndĂ«rsa EMV Ă«shtĂ« njĂ« kompani kyçe nĂ« sektorin e energjisĂ«. PĂ«r EMV-nĂ«, pavarĂ«sisht nĂ«se do tĂ« mbijetojĂ« apo jo, nuk kemi njĂ« skenar B. EMV duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« tĂ« shĂ«ndosha, EMV duhet tĂ« rrisĂ« prodhimin e energjisĂ« elektrike, por duhet ta shohim me kujdes EMV-nĂ« jo vetĂ«m si njĂ« kompani prodhimi, por edhe si njĂ« kompani qĂ«, pĂ«rveç prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike, shet edhe energji elektrike", tha Bislimoski.
Kur u pyet nëse termocentralet shtetërore mund të kishin mbetur në 62 euro për megavat-orë, çmimi me të cilin ia kanë shitur energjinë elektrike furnizuesit universal EVN Home, dhe jo ta kishin rritur atë në 65 euro, Bislimoski tha se nëse çmimi do të kishte mbetur i njëjtë, situata do të ishte përkeqësuar./Telegrafi/
Prokuroria Publike nuk duhet të heshtë për tenderët kriminalë, por të veprojë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
"Prokuroria duhet të hapë menjëherë një çështje dhe të fillojë një hetim për tenderin skandaloz prej 1.2 milion eurosh në SHA Posta, të dhënë një kompanie të një këshilltari të ZNAM.
Ekipi Kundër Korrupsionit ka publikuar akuza dhe prova specifike nga një denoncues, një punonjës i Postës, në lidhje me pompimin e organizuar të parave publike dhe vjedhjen sistematike të parave nga qytetarët.
Ka dyshime të bazuara se mbi 300.000 euro në vit, para të qytetarëve, po tërhiqen përmes skemave të korrupsionit.
Si? Sipas akuzave, rreth 14 higjienistë mungojnë vazhdimisht dhe të tjerë punojnë me kohë të pjesshme, pavarësisht faktit se të gjithë paguhen me shumën e plotë, sikur të ishin të punësuar dhe të pranishëm gjatë gjithë ditës.
Si po mbulohet e gjithë kjo?
Duke nënshkruar ditarë të rremë për higjienistë që mungojnë, raporte të rreme për pastrime të supozuara të përgjithshme që nuk kryhen kurrë", thonë nga LSDM.
Nga atje kërkojnë që Prokuroria Publike të hapë një rast dhe të fillojë urgjentisht një hetim./Telegrafi/
Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.
"Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej 4 shkallë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës", thuhet në njoftimin e rrjetit telemetrik sizmologjik./Telegrafi/
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku është realizuar rinovimi i disa hapësirave që çdo ditë shfrytëzohen nga mijëra paciente. Investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 34 milionë denarë, thuhet në njoftimin Ministrisë së Shëndetësisë.
"Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është vendi ku fillojnë jetë të reja, ku merren vendime të vështira dhe ku besimi në sistemin shëndetësor duhet të jetë absolut. Prandaj çdo investim këtu ka peshë dhe përgjegjësi të veçantë. Nga sipërfaqja e përgjithshme e klinikës, janë rinovuar 2 mijë metra katrorë, përkatësisht i gjithë kati përdhes, i cili përfshin hollin hyrës, pjesën poliklinike me ambulanca, laboratorin HPV, laboratorin biokimik si dhe ambulancën e urgjencës. Kjo do të thotë organizim më të mirë, shërbim më të shpejtë dhe kujdes më cilësor, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme",- deklaroi ministri Aliu.
Ai theksoi gjithashtu rĂ«ndĂ«sinĂ« e strehes sĂ« re prej 420 metrash katrorĂ« nĂ« platoÂnĂ« e KlinikĂ«s, e cila mundĂ«son pranimin mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« dinjitoz tĂ« pacienteve qĂ« transportohen nga institucione tĂ« tjera shĂ«ndetĂ«sore. Ky investim dĂ«shmon kujdes, siguri dhe respekt pĂ«r çdo grua qĂ« vjen nĂ« klinikĂ« nĂ« njĂ« moment tĂ« ndjeshĂ«m.
"Ky investim është realizuar plotësisht me mjete të vetë Klinikës. Kjo flet për menaxhim të përgjegjshëm, vizion dhe përkushtim të udhëheqësisë dhe stafit. Si Ministri e Shëndetësisë, detyra jonë është të krijojmë kushte në të cilat punonjësit shëndetësorë mund të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm, ndërsa pacientët të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të përkujdesur", shtoi Aliu./Telegrafi/