Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Flasin nga “Reforma SH.P.K.” – mohojnë bastisjen, thonë se po vazhdojnë punën normalisht

Hetimi i madh penal që ditë më parë u fillua në lidhje me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) rezulton të jetë i njëjti rast penal ku tashmë në qendër është vënë edhe personi juridik “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, servisimit dhe riparimeve pas aksidenteve.

Sipas dokumenteve gjyqësore që ka parë Sinjali dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesë të Prokurorisë, ka autorizuar bastisje dhe kontrolle të gjera në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim dokumentesh, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Kush është “Reforma SH.P.K.”

“Reforma SH.P.K.” njihet publikisht si: biznes që merret me shitblerjen e veturave, shitës dhe servis i autorizuar për brendet Volkswagen (VW) dhe Audi, kompani që kryen riparime profesionale të veturave pas aksidenteve, por edhe shërbime të tjera teknike dhe mekanike.

Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar kompaninë në fjalë, por e njëjta e ka mohuar se ka pasur bastisje në njërën nga pikat e saj.

“Jo tybe, nuk është e vërtetët – e paskeni informatën e gabuar, ne jemi duke e vazhduar punën sikur e kemi vazhduar gjithë. Për momentin jemi duke e kryer punën dhe jemi me disa klientë”.

“Në asnjanën prej pikave tona nuk ka pasur bastisjes, për momentin jemi duke punuar”, thanë nga kompania “Reforma SH.P.K.”, kur u kontaktuan nga Gazeta Sinjali.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Flasin nga “Reforma SH.P.K.” – mohojnë bastisjen, thonë se po vazhdojnë punën normalisht appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim

Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka arritur të largohet nga Kosova para se të arrestohet. Bëhet fjalë për Leonora Berishën nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila tashmë është shpallur në kërkim nga organet e rendit.

Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se largimi i saj ka ndodhur pak ditë para zhvillimit të aksionit masiv policor, në të cilin u ndaluan dhjetëra persona në kuadër të hetimit për krim ekonomik dhe financiar që lidhet me BKS-në.

Pjesë e dosjes së madhe hetimore

Leonora Berisha figuron në listën e personave nën hetim, të siguruar nga Gazeta Sinjali, në kuadër të së njëjtës lëndë penale ku janë përfshirë: dhjetëra persona fizikë, subjekte afariste, si dhe persona përgjegjës të personave juridikë.      

Hetimi përfshin dyshime për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi.

Shpallet në kërkim

Pas konstatimit se e dyshuara nuk ndodhet më në territorin e Kosovës, autoritetet kanë ndërmarrë veprime për: shpalljen e saj në kërkim, njoftimin e strukturave kufitare dhe mekanizmave përkatës, dhe koordinimin e mëtejmë me institucionet kompetente.  

Burimet nuk përjashtojnë që në fazat e ardhshme të ndërmerren masa shtesë procedurale, përfshirë edhe veprime ndërinstitucionale për lokalizimin e saj.

Hetimet vazhdojnë

Rasti i skandalit të BKS-së mbetet aktiv dhe në zgjerim, ndërsa organet e drejtësisë po vazhdojnë analizimin e materialeve të sekuestruara gjatë bastisjeve dhe po shqyrtojnë përgjegjësinë penale të secilit të përfshirë.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast, i cili po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sinjali siguron listën e plotë të personave nën hetim për skandalin e BKS-së

Gazeta Sinjali ka siguruar urdhëresën zyrtare të Gjykatës Themelore në Prizren, përmes së cilës është autorizuar një aksion i gjerë policor në kuadër të hetimit për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) – një rast që po konsiderohet ndër goditjet më serioze ndaj krimit ekonomik dhe financiar në vend.

Operacioni, i zhvilluar në disa qytete, ka përfshirë rreth 400 zyrtarë policorë, ndërsa 39 persona janë ndaluar.

Hetimi lidhet me dyshime për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi, ku përfshihen persona fizikë dhe juridikë.

Lista e plotë e personave nën hetim (sipas dokumentit gjyqësor)

Sipas dokumentit të siguruar nga Sinjali, nën hetim janë këta persona: Sami Mazreku, Valon Berisha, Agon Bardhi, Bardh Hoxha, Mirjeta Kosumi, Ilona Rastavica, Florent Sylajmani, Lumnije Osmani, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Arbnora Peci, Ariana Domniku Collaku, Lirim Ahmetaj, Egzona Gashi, Paris Starabanja, Trendelina Azemi, Naser Biri, Rilind Hasani, Leonard Rexhaj, Ylli Collaku, Ron Biri, Suad Haliti, Mentor Demolli, Shefqet Njeku, Muhamer Rexhepi, Hana Ulak, Bajram Osmani, Jetesa Biri, Agim Krasniqi, Marigona Collaku, Lais Osmani, Faton Hajdari, Fehmi Bajrami, Mërgim Zefi, Adem Nasufi, Leonora Berisha, Diella Kabashi, Besiana Murati, Brendona Mujaj, Kimete Kuliqi, Valon Duraj, Nora Muqaj.

Person juridik nën hetim është Reforma SH.P.K., derisa person përgjegjës i përmendur në dokument: Azem Rusinovci            

Çka po hetohet?

Sipas urdhëresës, bastisjet dhe kontrollet janë autorizuar me qëllim të:  sigurimit të provave materiale, sekuestrimit të dokumentacionit financiar dhe afarist, analizimit të kontratave, faturave dhe pajisjeve elektronike, dhe ndriçimit të rolit të secilit subjekt në skemën e dyshuar.       

Në këtë dosje, si person juridik figuron “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur në sektorin e shitblerjes së veturave, shitës dhe servis i autorizuar për VW dhe Audi, si dhe kompani që kryen riparime të veturave pas aksidenteve, çka e bën rastin veçanërisht të ndjeshëm.

Hetimet vazhdojnë

Burimet nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i listës së të dyshuarve, masa të tjera ndaluese, dhe veprime të reja procedurale nga Prokuroria.     

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast, i cili tashmë po shihet si një nga skandalet më të rënda që ka prekur sektorin e sigurimeve dhe bizneset e ndërlidhura në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sinjali siguron listën e plotë të personave nën hetim për skandalin e BKS-së appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci

Hetimi i madh penal për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) është zgjeruar edhe më tej. Sipas dokumenteve gjyqësore dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, pjesë e kësaj lënde penale është edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci.

Emri i Rusinovcit figuron në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ka shërbyer si bazë ligjore për bastisje, kontrolle dhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti, që po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në vend.

Roli në hetim

Sipas burimeve, pronari i “Reforma SH.P.K.” po hetohet në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik, në kuadër të dyshimeve për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje dhe veprimtari penale në vazhdimësi të ndërlidhura drejtpërdrejt me rastin e BKS-së.

Ndërlidhja BKS – Reforma SH.P.K.

Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes BKS-së dhe “Reforma SH.P.K.”, kompani e njohur që merret me: shitblerjen e veturave, shitje dhe servis të autorizuar për VW dhe Audi, si dhe riparime të veturave pas aksidenteve.       

Pikërisht kjo veprimtari afariste dhe dokumentacioni përkatës janë vënë nën lupën e hetuesve.

Hetimi vazhdon

Burimet theksojnë se hetimi është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i listës së personave nën hetim, marrja e masave të tjera procedurale, dhe veprime shtesë nga Prokuroria në ditët në vijim.  

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci appeared first on Sinjali.

39 të ndaluar, rreth 400 policë në aksion për skandalin e BKS-së

Një operacion masiv policor, i konsideruar ndër më të mëdhenjtë e viteve të fundit, është zhvilluar sot në disa qytete të Kosovës në kuadër të hetimit për skandalin e Bankës Kreditore të Kosovës (BKS).

Sipas informacioneve të siguruara, 39 persona janë ndaluar, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë rreth 400 zyrtarë policorë, të angazhuar nga disa njësi të specializuara të Policisë së Kosovës.

Aksion i koordinuar në disa lokacione

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në Prishtinë, Prizren dhe qytete të tjera, ku janë kryer: bastisje në objekte afariste dhe banesa, kontrolle të dokumentacionit financiar, sekuestrim i provave materiale dhe pajisjeve elektronike. 

Burimet bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor për krim ekonomik, keqpërdorim të besimit, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje.

Në fokus edhe “Reforma SH.P.K.”

Burimet e afërta me hetimin konfirmojnë se ky aksion përfshin edhe personin juridik “Reforma SH.P.K.”, një biznes i njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, shitës dhe servis i autorizuar për VW dhe Audi, si dhe kompani që kryen riparime të veturave pas aksidenteve.

Dyshohet se veprimtaria afariste dhe dokumentacioni i kësaj kompanie janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me skemën që po hetohet rreth BKS-së, duke e bërë atë pjesë të të njëjtit rast penal.

Çka po hetohet

Hetimet po zhvillohen mbi dyshime për: keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, krijim dhe përdorim të dokumenteve të rreme, transaksione të dyshimta financiare, përgjegjësi penale të personave fizikë dhe juridikë.   

Gjatë aksionit janë sekuestruar dosje financiare, kontrata, fatura, si dhe pajisje elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen analizës së detajuar nga hetuesit.

Hetimet vazhdojnë

Burimet theksojnë se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet:   rritja e numrit të të dyshuarve, masa të tjera ndaluese, si dhe veprime të reja procedurale në ditët në vijim.     

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për këtë rast, i cili tashmë po konsiderohet një nga skandalet më të rënda financiare dhe ekonomike në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post 39 të ndaluar, rreth 400 policë në aksion për skandalin e BKS-së appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hetimi i BKS-së çon tek “Reforma SH.P.K.” – bastisje dhe dyshime për krim ekonomik

Hetimi i madh penal që ditë më parë u fillua në lidhje me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) rezulton të jetë i njëjti rast penal ku tashmë në qendër është vënë edhe personi juridik “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, servisimit dhe riparimeve pas aksidenteve.

Sipas dokumenteve gjyqësore që ka parë Sinjali dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesë të Prokurorisë, ka autorizuar bastisje dhe kontrolle të gjera në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim dokumentesh, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Kush është “Reforma SH.P.K.”

“Reforma SH.P.K.” njihet publikisht si: biznes që merret me shitblerjen e veturave, shitës dhe servis i autorizuar për brendet Volkswagen (VW) dhe Audi, kompani që kryen riparime profesionale të veturave pas aksidenteve, por edhe shërbime të tjera teknike dhe mekanike.

Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme.

I njëjti hetim me BKS-në

Burimet konfirmojnë se: hetimi ndaj BKS-së dhe ai ndaj “Reforma SH.P.K.” janë pjesë e së njëjtës lëndë penale, ekzistojnë dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes palëve, “Reforma SH.P.K.” dyshohet se ka pasur rol funksional në realizimin e veprimeve të dyshuara penale, përmes kontratave, faturave, transaksioneve dhe dokumentacionit kontabël.

 Çka po hetohet konkretisht

Hetimi po zhvillohet mbi dyshime për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje në vazhdimësi, përgjegjësi penale të personit juridik, përveç asaj individuale.    

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: dokumente financiare dhe afariste, kontrata dhe dosje kontabël, pajisje elektronike dhe të dhëna të tjera që pritet të analizohen nga hetuesit.   

Bastisjet dhe roli i Policisë

Me urdhër të gjykatës, bastisjet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me qëllim: zbardhjen e rrjedhës së parasë, verifikimin e vendimmarrjes brenda “Reforma SH.P.K.”, dhe ndriçimin e raporteve të saj me BKS-në.    

Hetimi në vazhdim

Burimet theksojnë se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i hetimit,         përfshirja e subjekteve dhe personave të tjerë, si dhe masa shtesë procedurale në ditët në vijim. 

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për këtë rast, i cili tashmë po shihet si një nga hetimet më serioze për krime ekonomike që ndërlidh sektorin financiar me bizneset e mëdha afariste në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hetimi i BKS-së çon tek “Reforma SH.P.K.” – bastisje dhe dyshime për krim ekonomik appeared first on Sinjali.

Kryeprokurori: Dëmi ndaj BKS-së është mbi 1 milion euro, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka mbajtur konferencë për media pas aksionit të sotëm në Prizren lidhur me dyshimet për keqpërdorimit në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Kryeziu bëri të ditur se aksionit të sotëm i kanë paraprirë veprime hetimore të shumta nga marsi i vitit 2025, kur është ngarkuar me këtë rast.

Ai bëri të ditur se 39 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 7 prej tyre që kanë qenë pjesë e hetimeve, ndodhen jashtë Kosovës. Kryeziu theksoi se cak i hetimeve janë Ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së si dhe ish-drejtori i Financave të këtij institucioni.

“Bëhet fjalë për keqperdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish Drejtori i Departmentit financiar i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja ju kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes të bartin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të medha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS. Kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara të cilat ne kemi vlerësuar që ato i kanë përdorur të mirëqena dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së prej 1 milion e 43 mijë euro”, tha Kryeziu.

Sipas tij, janë siguruar 166 transkaksione të dyshimta, dhe 25 prej tyre kanë të bëjnë me 12 persona. Ai tha se transaksioni më i lartë është 68 mijë euro, ndërsa ai më i vogli është 6 mijë e 800 euro.

“Kemi arritur te sigurojme 166 transkasione te dyshimte. ne mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona më të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente ne komunikacion. Edhe transkasione tjera të personave të ndryshëm pa asnjë dokument dhe kanë bartur shuma të ndryshme, më e larta ka qenë 68 mijë euro, me e vogla 6 mijë e 800 euro”, tha Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Kryeprokurori: Dëmi ndaj BKS-së është mbi 1 milion euro, transaksioni më i lartë 68 mijë euro appeared first on Sinjali.

Komuna njofton: Situata me rrugët në Prishtinë, kryesisht nën kontroll

Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit ka njoftuar se mirëmbajtja e rrugëve nga ekipet e veta po vazhdon.

Sipas një njoftimi, thuhet se situata aktuale është kryesisht nën kontroll.

Megjithatë, thuhet se si pasojë e ndryshimeve klimatike, mund të ketë probleme të përkohshme në segmente të caktuara.

“Të gjitha rastet janë duke u trajtuar me kohë nga ekipet tona në terren”.

“Në ditët në vijim pritet përkeqësim i gjendjes, ndaj jemi në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, u tha në njoftimin e kësaj Drejtorie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna njofton: Situata me rrugët në Prishtinë, kryesisht nën kontroll appeared first on Sinjali.

Ora luksoze, stoli ari, para dhe telefona – ja çka sekuestruan sot Krimet Ekonomike në shtëpitë e Mazrekut e Berishës

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Në kuadër të këtij operacioni cak i hetimit ishin mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtuesit e BKS-së.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se si pasojë e këtij operacioni të madh janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtues i Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i financave në këtë institucion.

Për rastin, Prokuroria ka mbajtur një konferencë, ku ka njoftuar se çfarë ka sekuestruar.

Në konferencën e thirrur nga Prokuroria e Prizrenit janë publikuar edhe disa fotografi nga paratë, stolit e arit e orët e shtrenjta që janë sekuestruar në bastisjen e sotme nëpër shtëpi e apartamente të të lartcekurve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ora luksoze, stoli ari, para dhe telefona – ja çka sekuestruan sot Krimet Ekonomike në shtëpitë e Mazrekut e Berishës appeared first on Sinjali.

Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësive operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Sipas MPB-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

MPB bën të dituru se në Prishtinë dhe rrethinë, vërshimet janë lokalizuar në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore, kurse situata mbetet e menaxhueshme.

“Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike; Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie; Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile; Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë të mobilizuar për ndihmë qytetarëve.

“Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 me Qendren Operative të Agjencise është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7”, njofton MPB.

Ndërkaq, theksohet se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, njofton MPB.

Sipas Ministrisë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës

“Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport appeared first on Sinjali.

Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit

Depoja e objektit të ish-Hotelit Union në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes. 

Nuk raportohet për të lënduar, dhe ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë. 

Lajmin e ka ka konfirmuar për Sinjalin, Malë Gashi, nga Zjarrfikësit e Prishtinës.

“Menjëherë pas pranimit të thirrjes, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se po digjeshin kabllo dhe siguresa të rrymës elektrike në hapësirat e depos.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar për një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij. Pas shuarjes së zjarrit, është bërë ventilimi i hapësirës për shkak të tymit të krijuar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit appeared first on Sinjali.

Fotografia me Rashkoviq-Iviq në Solothurn, reagon Kusari-Lila: Unë dhe Fitore Pacolli kemi përfaqësuar qëndrimet e Republikës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj, siç i quan ajo, aludimeve dhe pretendimeve për takime të fshehta me Serbinë, duke sqaruar se takimet e organizuara nga Center for Inclusive Governance (CIG) janë transparente dhe zhvillohen prej vitesh me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar se këto takime organizohen që nga viti 2010, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Sipas saj, në to kanë marrë pjesë përfaqësues nga spektri i gjerë politik i Kosovës dhe Serbisë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, si dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës. “Në diskutimet ku kemi marrë pjesë unë dhe kolegia ime, Fitore Pacolli, kemi përfaqësuar dhe mbrojtur qëndrimet zyrtare dhe publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruan Kusari-Lila.

Ajo shkruan se takimet nuk janë të fshehta, nuk kanë karakter negociues dhe nuk merren vendime në to.

“Ju falënderoj për besimin e madh që i keni dhënë koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre pesë viteve. Po ashtu, ju përgëzoj për vigjilencën dhe qartësinë në gjykim, pavarësisht fushatave të egra dezinformuese dhe njëllosëse”.

Reagimi vjen pasi dje, medium VOX ka publikuar një fotografi të ish-shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila dhe Sanda Rashkoviç Iviç, një politikane serbe që kishte shërbyer si deputete në Beograd, si dhe kryesuese e një qendre që në Serbi e quajnë e Koordinimit për Kosovë dhe Metohi duke ecur në rrugët e qytetit të Solothurnit në Zvicër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fotografia me Rashkoviq-Iviq në Solothurn, reagon Kusari-Lila: Unë dhe Fitore Pacolli kemi përfaqësuar qëndrimet e Republikës appeared first on Sinjali.

Rahoveci fton qytetarët t’i raportojnë dëmet nga vërshimet, afati deri më 14 janar

Komuna e Rahovecit ka ftuar qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën te Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve në objektin komunal. Sipas njoftimit, qytetarët duhet t’i raportojnë dëmet më së largu deri më 14 janar.

Pas paraqitjes së kërkesës, Komuna ka thënë se Komisioni Komunal do t’i kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

“Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen: Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra); Kopja e letërnjoftimit; Konfirmimi i llogarisë bankare”, thuhet në njoftim.

Rahoveci ka qenë prej komunave më të goditura nga vërshimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Janë raportuar për dëme të konsiderueshme infrastrukturore e amvisëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rahoveci fton qytetarët t’i raportojnë dëmet nga vërshimet, afati deri më 14 janar appeared first on Sinjali.

Një viktimë nga përmbytjet në Shqipëri

Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit, raportojnë mediat atje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një viktimë nga përmbytjet në Shqipëri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Dalin emrat edhe të të arrestuarve tjerë nga aksioni masiv i Prokurorisë dhe Krimeve Ekonomike

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Në kuadër të këtij operacioni cak i hetimit ishin mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtuesit e BKS-së.

Gazeta Sinjali merr vesh se në mesin e të arrestuarve janë edhe: Trendelina Aremi, Ariana Domniku Collaku, Valon Hosha, Shefget Njeku, Vaser Biri, Rilind Hasani, Ylli Collaku, Leonard Rexhaj, Agim Krasniqi, Paris Starabaja, Adem Nasufi, Suad Haliti, Leonora Berisha, Ron Biri, Jetesa Biri.

Ndësa, më herët Gazeta Sinjali raportoi se ndaj disa të arrestuarve është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se si pasojë e këtij operacioni të madh janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtues i Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i financave në këtë institucion.

Të arrestuar tjerë siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali janë: Valon Duraj, Naser BiriDjellza Kabashi, Brendona Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi, Lirim Ahmetaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Dalin emrat edhe të të arrestuarve tjerë nga aksioni masiv i Prokurorisë dhe Krimeve Ekonomike appeared first on Sinjali.

Aksioni ku u arrestuan ish-drejtusit në BKS, Prokuroria thërret konferencë për media

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 8 janar 2026, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës, do të mbajë një konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë ndaj keqpërdorimeve të dyshuara në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Konferenca do të zhvillohet në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati i tretë, Salla e Takimeve, duke filluar nga ora 14:00.

“Qëllimi i konferencës është informimi i publikut për aksionin e ndërmarrë dhe masat që janë duke u marrë në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksioni ku u arrestuan ish-drejtusit në BKS, Prokuroria thërret konferencë për media appeared first on Sinjali.

Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi

Një guximtare nga Bjellorusia theu një rekord botëror Guinness kur bëri surfing mbi malin Everest, duke kërcyer nga helikopteri në 6,400 metra lartësi.

Olga Naumova, e cila ka bërë surfing me parashutë për 15 vjet, kërceu nga një helikopter mbi Syangboche, Nepal, për të thyer rekordin botëror Guinness për kërcimin me surf në lartësinë më të madhe.

Ajo doli nga helikopteri në 6,400 metra lartësi dhe mbajti kontrollin e bordit të saj derisa hapi parashutën dhe u ul në mënyrë të sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi appeared first on Sinjali.

Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por apelon për kujdes

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shkroi ai në Facebook.

Që nga mbrëmja e së enjtes, në Kosovë ka nisur rënia e temperaturave dhe reshjeve të borës, teksa paraprakisht vendi u përballë me vërshime shkatërruese.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbrëmjen e së mërkurës paralajmëroi për ngrica dhe, së bashku edhe me institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, ai i bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë qarkullimit në trafik.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) tha se situata me vështrime në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Por, sipas agjencisë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, tha AME-ja përmes një njoftimi më 8 janar.

Sa i përket vërshimeve, AME-ja tha se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë në Kosovë ka nisur të bjerë “dhe rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”.

AME-ja tha se ka pasur disa intervenime në disa komuna, por situata mbetet e menaxhueshme.

Në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuar përkohësisht disa familje si masë sigurie.

Për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës pati probleme me ujë dhe rrymë, dhe autoritetet u detyruan që të shtynin rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por apelon për kujdes appeared first on Sinjali.

AME: Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie, nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dalë me përditësim rreth situatës me vërshimet, ku ka thënë se ka përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. 

Sipas AME-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe se nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

Por, theksohet se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situate”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjendja sipas rajoneve

-Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet e menaxhueshme.

-Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.

-Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie.

-Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile.

-Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj.

-Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë të mobilizuar për ndihmë qytetarëve pa dallim.

-Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 me Qendren Operative të Agjencise është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës

Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112”, theksohet në fund të njoftimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AME: Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie, nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja appeared first on Sinjali.

Deklarata e Valon Berishës: Pranoi që mori paratë nga BKS-ja, kërkon marrëveshje t’i kthej me këste

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, përgjatë një operacioni të madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit për keqpërdorim masiv financiar dhe pagesa të pajustifikuara në vlerë prej mbi një milion euro.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë deklaratën e Berishës, të bërë tek avokati Fanol Krasniqi, i cili përmes saj pranon për dëmin e shkaktuar në vlerë prej një milion eurove.

Kësisoj, ai në deklaratën e përpiluar në mars të këtij viti, kërkon nga BKS’ja që t’i kthejë paratë përmes kësteve. Kësti i parë propozon që të jetë 100 mijë euro.

Andaj, Byrosë i propozojmë që të ndërmarrë veprimet respektive në përllogaritjen e dëmit, ashtu që të mundësohet arritja e një marrëveshje sa më të favorshme për palët. Ndërsa, për të garantuar përmbushjen e plotë dhe efikase të detyrimit, kërkojmë që të shqyrtojë mundësinë e dakordimit të pagesës së shumës që do dalë nga ekspertimi Juaj financiar, në disa këste, ku si shprehje e vullnetit të mirë, shprehim gatishmërinë për lartësi të këstit të parë deri në njëqindmijë euro”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij.

Po ashtu, ai merr përgjegjësinë për gjithçka që ka ndodhur në BKS.

Punonjësit tjerë të Byrosë, përfshirë ata në pozita drejtuese apo ekzekutive, nuk kanë pasur qasje, njohuri
apo përfshirje në vendimmarrjet financiare të ndërmarra nga unë. Çdo veprim i ndërmarrë ka qenë në
kuadër të përgjegjësive dhe diskrecionit tim profesional, pa ndonjë ndikim apo ndërhyrje nga persona të
tjerë brenda Byrosë
“.

Berisha dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe realizimin e transaksioneve financiare gjatë periudhës kur janë kryer pagesat e dyshimta që kapin vlerën mbi 1 milion euro, përmes xhirollogarive të BKS-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Deklarata e Valon Berishës: Pranoi që mori paratë nga BKS-ja, kërkon marrëveshje t’i kthej me këste appeared first on Sinjali.

❌