Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qipro merr presidencën e BE/ Begaj: Shqipëria të mbyllë kapitujt e parë të negociatave

Presidenti Bajram Begaj i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shpreh bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik.

Presidenti i Republikës uron që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”.

Albania wishes the best success and achievements to the Cypriot Presidency of the EU for the first half of 2026 in these very important moments for Europe and the whole world.

We are convinced that the Cypriot Presidency will be focused on the European integration process for…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 1, 2026

VIDEO/ Makinat e shkatërruara totalisht, pamje nga vendi i aksidentit me 3 viktima në Gjirokastër-Tepelenë

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku ndodhi një aksident i rëndë me 3 viktima.

Siç shihet nga pamjet, të dyja makinat janë shkatërruar thuajsë plotësisht, për shkak të përplasjes së fortë.

Nga aksidenti, humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruci 28 vjeç dhe Martin Dulaj 26 vjeç.

E plagosur mbeti Arsida Demiri 20 vjeç e cila është transportuar ne drejtim te Spitalit te Traumës ne Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Trump: Do të tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete të SHBA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar sot se po tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete amerikane, mes tyre Chicago dhe Los Angeles. Ky njoftim vjen pas një vendimi të  Gjykatës së Lartë të marrë javën e kaluar, i cili minoi autoritetin e tij për përdorimin e trupave në funksione policore.

“Ne do të kthehemi, ndoshta në një formë shumë të ndryshme dhe më të fortë, kur krimi të fillojë të rritet sërish,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social në prag të Vitit të Ri.

Më herët gjatë kësaj të marte, më 30 dhjetor, administrata Trump hoqi dorë nga përpjekjet ligjore për të mbajtur kontrollin mbi trupat e dislokuara në Los Angeles. Javën e kaluar, si shkruan BBC, Gjykata e Lartë vendosi se Trump nuk mund të përdorte trupa në Chicago për zbatimin e ligjit brenda vendit.

Në deklaratën e tij, Trump përmendi gjithashtu Portlandin, në shtetin e Oregonit, por jo Washington DC-në, ku trupat vijojnë të jenë në patrullim.

Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin.

“Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani.

Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të Bashkisë, një nga stacionet origjinale të metrosë së qytetit e njohur për tavanet e saj mahnitëse të harkuara.

Ai do të betohet përsëri, në një stil më madhështor, në një ceremoni publike në Bashkinë e Qytetit në orën 13:00 nga senatori amerikan Bernie Sanders, një nga “heronjtë politikë” të kryetarit të bashkisë.

Zohran Mamdani becomes the mayor of New York City after taking the oath of office at an historic, decommissioned subway station in Manhattan. Mamdani was sworn in as the first Muslim leader of America’s biggest city, placing his hand on a Quran as he took his oath. pic.twitter.com/D6qyebCa6L

— The Associated Press (@AP) January 1, 2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, 3 viktima

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur rreth orës 03:18 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Dy automjete janë përplasur, ku në njërën prej tyre udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 28 vjeç, të dy të mbetur të vdekur.

Ndërkaq, në automjetin tjetër udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç e cila është transportuar ne drejtim te Spitalit te Traumës ne Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Shpërthim në një qendër skish në Zvicër/ 10 viktima dhe disa të plagosur

Disa persona humbën jetën dhe të tjerë janë lënduar kur një shpërthim ndodhi në një bar në qytetin luksoz të skive alpine Crans Montana, sipas një deklarate nga policia zvicerane herët të enjten.

“Ka pasur një shpërthim”, tha Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Wallis në Zvicrën jugperëndimore.

Policia zvicerane i ka thënë Sky News se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur.

🚨🇨🇭#BREAKING | NEWS ⚠
Multiple people have been killed and others injured after a large explosion and fire ripped through a bar at the luxury alpine ski resort of Crans-Montana.

Swiss Police Department says they are looking into the blast and how it happened. Possible… pic.twitter.com/u373VRdvyv

— Todd Paron🇺🇸🇬🇷🎧👽 (@tparon) January 1, 2026

Ai theksoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur Le Constellation, i cili është i njohur për turistët, ndërsa disa festonin vitin e ri.

Imazhet e publikuara tregojnë një ndërtesë në flakë dhe shërbimet e emergjencës aty pranë./abcnews.al

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.

Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.

Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.

Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.

Emiratet duan të rivendosin një shtet të pavarur në jug – Jemeni Jugor – gjë që kërkon kontroll mbi naftën dhe portet kyçe tregtare.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.

Nëse tensionet nuk ulen, luftimet mund të shpërthejnë së shpejti jo vetëm midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale që i mbështesin ato – Arabia Saudite dhe EBA.

Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re.

Horoskopi 1 janar 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI

Ata që janë në çift nuk do të kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet në çift do të jenë të mëdha. Vetëm në mbrëmje situata do të përmirësohet paksa. Beqarët do të kenë mundësi për takime serioze dhe jo thjesht për aventura kalimtare. Shfrytëzojeni ditën! Merkuri do të jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe nuk do ju lejojë të tundoheni për të kryer shpenzime marramendëse.

DEMI

Nuk do të jetë shumë e thjeshtë sot për të gjetur ekuilibrin në jetën tuaj në çift sepse si ju ashtu edhe partneri do të dëshironi të dalë e juaja. Me këtë kokëfortësi nuk keni për të shkuar askund. Beqarët do të pëlqejnë shumë një person që nuk është i lirë. Kujdes, mos hidhni hapa të nxituar. Në planin financiar duhet ta studioni mirë situatën para se të kryeni shpenzime.

BINJAKËT

Flisni sa më hapur me partnerin tuaj sot për gjithçka që ju mundon sepse, po i anashkaluat gjërat, situata do të ndërlikohet më vonë. Beqarët do tërhiqen së tepërmi nga personat që kanë ardhur rishtazi në zyrë ose në punë. Para se të hidhni çdo hap, njihuni më mirë me ta. Në planin financiar do ju duhet të merrni disa para hua për t’ia dalë mbanë

GAFORRJA

Do të jeni shumë xhelozë për partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do të dëshironi ta keni gjithë kohës në mbikëqyrje. Mos e teproni sepse debatet mund të jenë aq të mëdha saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Beqarët do të jenë të pasigurt dhe konfuzë për atë që duan të bëjnë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me surpriza të këqija për shkak të pamaturisë që keni treguar.

LUANI

Nuk do të jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni edhe për gjërën më të vogël me atë që keni në krah. Disa mund të kenë partnerë të duruar, por disa të tjerë jo. Kujdes sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do të kenë vetëm njohje të reja dhe asgjë më tepër. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni me sy mbyllur.

VIRGJËRESHA

Do të jeni gjithë kohës në dispozicion të partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia në çift do të fillojë të ngrohet. Ai që keni në krah nga ana e tij do të mendojë për ndonjë dhuratë surprizë. Beqarët do të jenë të kthjellët dhe mjaft realistë. Ëndrrat me sy hapur nuk janë për ta. Financat do të kërkojnë më tepër vëmendje dhe durim. Do ta përmirësoni shpejt situatën po vazhduat kështu.

PESHORJA

Qielli i dashurisë do të jetë i kthjellët gjatë kësaj dite. Do të keni një komunikim mjaft të mirë me partnerin tuaj dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqarët do të jenë mjaft ambiciozë dhe nuk do kënaqen me ato takime që do realizojnë sot. Do të bënit mirë t’i shtrinit këmbët sa keni jorganin. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

AKREPI

Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka do të vazhdojë të jetë po njësoj. Për beqarët nga ana tjetër gjërat do të ndryshojnë tërësisht. Ata do të kenë disa njohje mbresëlënëse që në orët e para të ditës dhe do të vazhdojnë të njihen me ta. Në planin financiar duhet të shpenzoni me maturi nëse nuk doni probleme më vonë.

SHIGJETARI

Partneri do t’iu plotësojë një nga dëshirat tuaja më të zjarrta gjatë kësaj dite dhe kjo do ju bëjë të ndiheni si në ëndërr. Do ta përqafoni dhe do ta dashuroni edhe njëherë atë. Beqarët mund të fillojnë disa aventura emocionuese, por afatshkurtra. Në planin financiar, po nuk u treguat të kujdesshëm, do të përballeni me probleme goxha serioze. Mos e teproni me asnjë shpenzim.

BRICJAPI

Jeta në çift nuk do të jetë ajo që do ju shqetësojë gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni shumë vëmendje. Gjithçka do të jetë si çdo ditë. Beqarët do të vazhdojnë ende të jenë në kërkim të princit të tyre të kaltër, por sërish nuk do ta gjejnë dot atë. Në planin financiar do ta dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të përmirësohet. Disa familjarë do ju japin ndihmën e tyre.

UJORI

Ditë e mbushur me pasion dhe emocione pa fund kjo e sotmja. Do të ndiheni shpesh si në ëndërr dhe do të dëshironi që dita të mos mbarojë kurrë. Beqarët do ta vendosin arsyen para zemrës dhe nuk do hedhin asnjë hap të nxituar gjatë kësaj dite. Me financat do të tregoheni të kujdesshëm dhe situata do të vazhdojë të mbetet e qëndrueshme si më parë.

PESHQIT

Sot, në vend që të mendoni aventura kalimtare me dikë tjetër, kushtojini më tepër vëmendje personit që keni në krah. Ai do të ketë më shumë se kurrë nevojë për ju. Beqarët do të takojnë një person të shenjës së Binjakëve me të cilin do të kenë një komunikim të mirë. Zemra do ju rrahë fort që në takimin e parë. Situata financiare do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet.

Urgjencat të hapura për festat/ Brataj: Deri më tani nuk ka asnjë incident

Kreu i urgjencave mjekësore, Skënder Brataj thotë se urgjencat do të jetë të hapura në ditët festive për ndërrimin e viteve.

Në një intervistë për ABC News, Brataj u shpreh se deri më tani nuk është raportuar asnjë incident.

“Deri tani nuk ka asnjë incident. Shpresojmë të mos ketë. Sot temperaturat janë të ulëta, duhet të bëjmë kujdes. Këshilla është të rrimë aty ku jemi, nëse kemi kosnumuar alkool, për të parandaluar aksidentet. Gatishmëria jonë është në datat 31,1 dhe 2. Që janë edhe ditët festive”, theksoi ai./abcnews.al

Viti i Ri troket në Shqipëri! ABC NEWS uron: GËZUAR 2026!

Viti i Ri troket edhe në Shqipëri! Fishekzjarret në sheshet kryesore të të gjitha qyteteve lajmërojnë se 2026 erdhi në tryezat e të gjithë shqiptarëve.

Ndërsa akrepat shënojnë 00:00, ndahemi kështu nga një vit, dhe ‘i çelim’ dyert një viti të ri, me urimet për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët!

ABC NEWS uron të gjithë shqiptarët kudo ndodhen: “GËZUAR VITIN E RI, 2026 !”

Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.

Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që ndriçuan qiellin.

Qytetet në të gjithë vendin u përfshinë nga atmosfera festive, ndërsa qytetarët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve./abcnews.al

Si u prit Viti i Ri nga shqiptarët në Greqi/ Guri: Me entuziazëm dhe dëshirë për të festuar

Gazetari Edmond Guri thotë se viti i ri 2026 është pritur me entuziazëm dhe dëshirë për të festuar.

Në një intervistë për ABC News, Guri u shpreh se shqiptarët dhe grekët festojnë së bashku.

“Me entuzizëm, me shumë vullnet dhe dëshirë për të festuar në ambiente faimljare dhe shoqërore. Sivjet ka edhe një risi, ndihet shumë atmosfera. Në restorante, në lokale, në buzuqe të famshme. Me grekët, jemi ballkanas, nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Shqiptarët dhe grekët kanë ngjashmëri.”, theksoi ai./abcnews.al

Festoni, por kujdes drejtimin e mjetit/ Eksperti Hasho: Të ndalohet përdorimi i alkoolit, 2025 bilanc tragjik aksidentesh

Eksperti i sigurisë, Fatmir Hasho thotë se drejtuesit e mjeteve nuk duhet të konsumojnë alkool.

Në një intervistë për ABC News, Hasho apeloi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Hasho shtoi se 2025 pati një bilanc tragjik të aksidenteve.

“Duke filluar, është përdorimi i tepruar i alkoolit. Për drejtuesit e mjeteve është absolutisht e ndaluar. Duke dëgjuar edhe për kohën e temperaturave, në zonat malore, mund të ketë rrjedhje uji. Nesër është ditë e ftohtë. Detyrimi është që të keni gomat e dimrit. Është e detyrueshme. Të jenë zinxhirët me vete. “, theksoi ai./abcnews.al

Si do të jetë moti në ditët e para të 2026/ Gjoni: Sonte, nata më e ftohtë e dhjetorit. Të premten rikthehen reshjet

Meterologia e IGJEUM, Anira Gjoni thotë se nata e sotme, është më e ftohtë e muajit dhjetor.

Në një intervistë për ABC News, Gjoni u shpreh se të premten rikthehen reshjet e shiut.

“Ditën e nesërmepresim temperatura të ulëta. E njëjta tablo do të jetë edhe të premten. Të shtunën do kemi ndryshim, do kemi shtim të reshjeve dhe rritjeve të temperaurave. Temperaturat e ulëta të dy ditëve të fundit janë normale për stinën. Jemi mësuar me klimën e re që po instalohet në të gjithë rajonin. Të premten, të shtunën dhe të dielën do ketë reshje shiu. Por edhe të hënën e të martën”, theksoi ajo./abcnews.al

Festime në shesh për Vitin e Ri/ Ndërrimi i viteve pritet me festime në qendër të Tiranës

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një shesh festiv, teksa qindra qytetarë kanë dalë për të pritur ndërrimin e viteve.

Një koncert është organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku performojnë këngëtarë të njohur.

Edhe pse me tepmeratura të ulëta, qytetarët kanë zgjedhur të festojnë në shesh.

Në qendër të Tiranës, ka edhe turistë të huaj që festojnë./abcnews.al

Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet e mbetjeve të një droni ukrainas që dyshohet se u rrëzua pasi ishte nisur për të goditur rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin. Me këto pamje, Moska synon të hedhë poshtë akuzat e Kievit se ngjarja ishte e sajuar për të minuar paqen.

Këto mbetje metalike janë pjesë e një droni ukrainas “Chaklun-V”, i cili sipas Moskës u rrëzua fare pranë rezidencës së Vladimir Putinit në Novgorod të hënën. Njësitë ruse të xhenios konfirmuan se ky mjet fluturues mbante rreth 6 kilogramë eksploziv, i projektuar për të shkaktuar dëme maksimale në objekte qeveritare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, ky dron i rrëzuar është pjesë e një vale prej 91 të tillësh të nisur nga Kievi për të goditur pika strategjike në Rusi. Megjithatë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, i hodhi poshtë këto akuza, duke i quajtur një “shpërqendrim të qëllimshëm” të Rusisë për të penguar progresin drejt paqes.

Përmes publikimit të këtyre filmimeve, Rusia kërkon të dëshmojë me fakte akuzat që Volodimir Zelensky i mohoi si sajesa të pastra që synojnë të minojnë bisedimet e paqes. Tensioni vjen vetëm pak orë pas takimit mes Zelenskyt dhe Donald Trump në Florida.

Trump e dënoi sulmin, por fillimisht e minimizoi atë me argumentin se mungonin provat filmike.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ramzan Kadyrov/ Lideri çeçen shtrohet në spital

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, është shumë i sëmurë dhe së fundi u reanimua me vështirësi në Moskë.

Ramzan Kadyrov u shtrua urgjentisht në spital në Moskë në natën e 24‑25 dhjetorit pas përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në takimin e Këshillit të Shtetit të udhëhequr nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai u transportua me ambulancë në Spitalin Klinik Qendror të Administratës Presidenciale të Rusisë, ndërsa takimi i Këshillit të Shtetit u mbajt pa përfaqësues të Çeçenisë. Sipas një burimi, në Moskë ia dolën me vështirësi ta ringjallin (reanimonin), dhe më pas ai u kthye në shtëpi, por që atëherë nuk është parë në publik.

Raportohet se Kadyrov më herët këtë vit ishte hospitalizuar në një klinikë private në Grozni, dhe që atëherë gjendja e tij është përkeqësuar.

Vetë Kadyrov ka thënë se përjeton “çrregullime nervore” dhe “ndjenjë të vazhdueshme tensioni”, të cilat i ka lidhur me pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në luftën kundër Ukrainës.

Tifozëria shqiptare e futbollit napolitan/ Fun Club Napoli Albania “ndriçon” si një dritë blu

Emisioni të Gjitha rrugët të Çojnë në Rome në mbyllje të vitit 2025, kur qytetet ndizen nga dritat e festave, kur rrugët mbushen me ngjyra, shpresë dhe emocione, sjell Fun Club Napoli Albania i cili ndriçon si një dritë blu që bashkon zemra shqiptare rreth një pasioni të vetëm: Napolit.

Ky fan club nuk është thjesht një emër apo një grup tifozësh. Është një zjarr që nuk shuhet, një këngë që këndohet me zemër, një ndjenjë që jeton nga Shqipëria deri në rrugët e Napolit. Në këtë fundvit, mes festave, gëzimit dhe reflektimit, dashuria për Napolin bëhet edhe më e fortë dhe ne ja bashkengjisim puntates se fundit te emisionit tone ne Abc News.

Në zemër të Fun Club Napoli Albania janë drejtues të rinj, me mendësi moderne, që përfaqësojnë brezin e ri të tifozërisë: energjikë, të bashkuar dhe plot ide. Ata janë si dritat e Vitit të Ri – simbol i fillimeve të reja, shpresës dhe vizionit për të ardhmen.

Me çdo aktivitet, me çdo ndeshje të ndjekur së bashku, ata sjellin një frymë të re, ku pasioni për futbollin bashkohet me respektin, kulturën sportive dhe dashurinë e sinqertë për klubin. Ky është Napolizmi i ri: i pastër, modern dhe plot zemër.

Pyetje qe shtrohet është: Pse Napoli prek zemrat shqiptare?

Pergjgijen e japin keta te rinj qe thone: Se Napoli është emocion, është luftë, është krenari.
Është historia e atyre që nuk dorëzohen, e atyre që besojnë edhe kur rruga është e vështirë. Kjo është arsyeja pse shqiptarët e ndjejnë Napolin kaq afër.

Figura e Maradonës mbetet si një yll që nuk fiket kurrë, ashtu si dritat e festave në qiellin e dhjetorit. Ai simbolizon magjinë, shpirtin rebel dhe lidhjen e përjetshme mes ekipit dhe popullit.

Në këtë fundvit 2025, Fun Club Napoli Albania feston jo vetëm fitoret në fushë, por edhe bashkimin, miqësinë dhe dashurinë e përbashkët. Çdo ndeshje është një festë, çdo gol është një përqafim, çdo moment i ndarë së bashku është një kujtim që mbetet.

Nga Shqipëria, mes dritave të Vitit të Ri, me ngjyrat blu që përzihen me festën, Emisioni “te Gjitha Rrugët të Çojnë ne Rome” kete here nga Tirana me entuziazmin Italo Shqiptar te Futbollit Napolitian nemperjet ketij emisioni ju prezanton Fan Club Napoli Albania që dëshmon se pasioni i vërtetë nuk njeh distancë./abcnews.al

Erdogan: Nuk do të tolerojmë provokime në detet tona

Recep Tayyip Erdogan deklaroi të mërkurën se Turqia nuk do të tolerojë përdorimin e forcës, piraterinë apo provokime të tjera që kërcënojnë interesat e saj detare në Mesdheun Lindor.

Presidenti turk tha se Ankaraja po ndjek me vëmendje rreziqet për “Atdheun e saj të kaltër” – term që përdoret për kufijtë detarë turq – si dhe interesat e turqve të Qipros.

Në mesazhin e vitit të ri, të publikuar nga Presidenca turke, Erdogan tha se Turqia është e vëmendshme për tensionet në rritje në rajon dhe se do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj.

“Asnjëherë nuk do të tolerojmë përdorimin e forcës, piraterinë apo grabitjen në detet tona”, tha ai.

❌