SPAK dhe BKH në ofensivë totale. Ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që janë kontrolluar
SPAK dhe BKH në ofensivë totale. Ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që janë kontrolluar (kliko videon për të parë me video editorialin) …
SPAK dhe BKH në ofensivë totale. Ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që janë kontrolluar (kliko videon për të parë me video editorialin) …
Qeveria ka miratuar akordimin e fondit të rindërtimit në shumën prej 220 milionë lekësh për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nga kjo shumë, 169,850,000 lekë pa TVSH janë destinuar për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës, ndërsa 5,314,932.40 lekë pa TVSH do të përdoren për riforcimin e banesave individuale në Bashkinë Shijak…
Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë. Statusi i Begaj: “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit…
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar emërimi i Z. Andrea Shllakut në detyrën e Zëvendësministrit të Mbrojtjes. Më parë, Shllaku ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003…
FC Tigres po mbyll vitin 2025 si një nga skuadrat më dominuese në futbollin amator, duke vendosur një standard të ri suksesi. Me 16 fitore radhazi, ku 9 janë regjistruar në kampionatin 9×9 dhe 7 në kampionatin e kalcetos 5×5, Tigres ka treguar vazhdimësi, organizim dhe mentalitet fitues në çdo format loje. Në qendër të këtij projekti të suksesshëm qëndron Etis Hysa, ideatori dhe strategu i…
Pas analizës do ndahen funksionet në Partinë Demokratike dhe do mbahet përgjegjësi pasi të votojë edhe Kongresi Zgjedhor, por gjithçka do bëhet me debat brenda partisë dhe jo jashtë saj, duke u mbështetur vetëm në votë. Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet më të fundit në opozitë dhe nismës së Ervin…
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se “Foltorja” ka për qëllim që të dëgjojë shqetësimet, të ketë një debat të hapur pa filtra. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet edhe për takimet e Ervin Salianjit, për të cilat edhe njëherë se asnjë takim privat nuk do të dëgjohet, sqaroi lideri demokrat. I pyetur nëse është takuar me Ilir Alimehmetin, Berisha theksoi se kanë zhvilluar një takim për të…
Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga “play-off”-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për “fshf.org”, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të…
Në Bazën Ajrore të Farkës, e cila sot shënon 58 vite nga krijimi, u zhvillua një ceremoni e veçantë që nënvizoi rolin jetik të Forcës Ajrore në modernizimin dhe ringritjen e ushtrisë shqiptare. Ky përvjetor nuk ishte thjesht një kujtesë historike, por një dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit që kjo forcë ka treguar ndër vite. Në një moment simbolik për të ardhmen e mbrojtjes…
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për hapjen e qendrave për emigrantët në disa qarqe të vendit. Ai e ka cilësuar këtë nismë “krejtësisht të pakuptueshme”, duke theksuar se zonat e përzgjedhura prej kohësh vuajnë nga shpopullimi. Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara…
Parlamenti i Gjermanisë, Bundestag, ka votuar për të futur shërbimin ushtarak vullnetar, në një masë që synon të forcojë mbrojtjen kombëtare pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e Gjermanisë ndaj ushtrisë së saj dhe vjen pas përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të krijuar ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës.
Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Vetëvendosje është në koalicion me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në. Përmes nje njoftimi në FaceBook, LVV shkruan se marrëveshja paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben…
Protestat e fermerëve në Greqi po hyjnë në një fazë edhe më të tensionuar, teksa bllokadat janë shtrirë në rrugë kryesore, autostrada dhe pikat doganore në të gjithë vendin. Mobilizimi është bërë masiv dhe pritet që javën e ardhshme Komiteti Panhelenik të përcaktojë strategjinë e re të veprimeve, duke sinjalizuar se përshkallëzimi nuk do të ndalet. Qeveria ka deklaruar gatishmëri për dialog…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Erion Boba nga një tjetër i mitur në Durrës. Përveçse kërkon një shpjegim nga veprimet e autoriteteve në vendin tonë, Klodiana Lala tha se të afërmit e të miturit e kishin kontaktuar dhe i kërkonin ndihmë. Klodiana Lala rrëfeu se familjarët i dërguan një foto thuajse në momentet e fundit të 15-vjeçarit.
Mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. I ftuar në A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare, tregoi se e ka përgazuar Sali Berishën që më në fund kishte…
Pas humbjes zhgënjyese në javën e parë ndaj skuadrës Barrikada, ndonëse udhëhiqte 2–0, Tigres është rikthyer fuqishëm këtë javë me një fitore të thellë 6–1 ndaj Futura Dent, duke treguar karakter dhe reagim të menjëhershëm. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, dhe ishte Markeljan Ozuni ai që zhbllokoi rezultatin pas një driblimi të bukur dhe një goditjeje të saktë nga jashtë zone.
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, e ka krahasuar kandidimin e tij me atë të botuesit të gazetës KOHA JONE, Nikoll Lesi në vitin 1997. Binaj u shpreh: “Rasti im është i ngjashëm me atë të zotit Nikoll Lesi kur ai vendosi të kandidojë i pavarur si deputet dhe pati përkrahjen e gjithë spektrit politik. Edhe unë po ndjej të njëjtën frymë bashkimi përtej partive…
Qeveria shqiptare do të angazhohet për të punësuar 40 mijë të rinj në vend, në përpjekje për të dhënë mesazhin se emigrimi nuk është alternativa e vetme. “Ne do të angazhohemi jo vetëm përmes politikës së financimit të startup-eve, por edhe nëpërmjet politikës së garancisë rinore, që është një program që kemi me Bashkimin Europian, ku jemi angazhuar që në 4-vjeçarin e ardhshëm do të punësojmë 40…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjete sociale foton e një ambienti ku më herët ka qenë Dega 1 e PD-së, por tashmë është në shitje dhe jo në funksion të demokratëve. …
(Një dokumentar i radios “Europa e Lirë”) Nga një vend i izoluar, ku regjimi komunist diktonte çdo gjë – nga politika te mendimi dhe jeta private – në një shtet që sot negocion për kapitujt e fundit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian: ky është rrëfimi i Shqipërisë në tri dekada e gjysmë tranzicion. Për udhëheqësit e BE-së, përparimi është mbresëlënës. https://www.evropaelire.org/a/