Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti i turizmit: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

SHQIPËRI– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pritur fluks udhëtarësh gjatë nëntorit. Sipas të dhënave rezulton se janë përpunuar mbi 765 mijë pasagjerë të ardhur nga 67 destinacione.

Rritja e fluksit lidhet drejtpërdrejt si me vijimin e kërkesës turistike pas sezonit veror, por edhe me zgjerimin e destinacioneve te fluturimeve.

Siç ka shumë shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit, ka edhe të huaj që vijnë në Shqipëri për të shijuar ditët e fundvitit.

Eksperti për turizmin, Isa Krasniqi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se për festat e fundvitit, qytetet j metë frekuentuara nga Shqiptarët janë Vjena, Praga dhe Roma. Megjithatë ka prej atyre që zgjedhin që pushimet t’i kalojnë në vende të ngrohta, siç është Dubai.

“Shqiptarë kanë zgjedhur këtë vit më shumë, tre qytete si Vjena, Praga, dhe Roma. Të tre këto qytete kanë linja ajrore direkte, por janë dhe qytetet që të ofrojnë atmosferë të madhe sa i përket festave të fundvitit. Ka edhe fluturime për në vende të nxehta, siç është dhe Dubai, por ka dhe prej atyre që duan të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur se cilat janë qytetet më të kërkuara brenda vendit për të kaluar festat, eksperti u shpreh se Korça është dominuesja absolute, por megjithatë vitet e fundit ka një interes të shtuar për Beratin dhe Shkodrën.

“Korça është vend i parë për shumë arsye, në këtë vit sidomos ka hyrë shumë vizita e Beratit, por edhe e Shkodrës. Jo vetëm vizita, por po preferohet dhe akomodimi në këto dy vende. Gjithashtu edhe Vlora mbetet një destinacioni”, tha ai.

Ai theksoni se Shqipëria duhet të ketë ofertë gjithëvjetore në turizëm, pasi ky sektor shprehet Krasniqi ka shumë potencial dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë objektiv.

“Ka shumë gjermanë, të cilët po e frekuentojnë në pjesën e fundit të vitit, për të festuar vitin e ri. Ka edhe nga Spanja, që vijnë dhe janë entuziastë për vizitën e tyre në Shqipëri. Janë mahnitur kur kanë parë bukuritë e vendit tonë.

Ne duhet të shkojmë në një turizëm gjithëvjetor. Duhet ta ngremë turizmin dhe të jetë gjithëvjetor. Të investojmë në promovimin e Shqipërisë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës. Të kemi çfarë të themi tek të huajt”, tha ai./abcnews.al

Destinacionet dimërore në Shqipëri/ Vathi: Interes i shtuar nga të huajt. Paketa e maleve do nxisë strukturat akomoduese

Operatori turistik, Besnik Vathi thotë se ka interes të shtuar nga të huajt, për të eksploruar destinacionet dimërore në vendin tonë.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Vathi u shpreh se do duhet të ketë strategji të mirëfilltë, por edhe shtim të investimeve në infrastrukturë.

Vathi shtoi se paketa e malee do nxisë strukturat akomoduese në zonat malore.

“Ta kesh industri, duhet ta kesh më të organizuar. Ne vërtet kemi Aple dhe mundësi për zhvillimin e turizmit dimëror, por infrastruktura e skive, ajo rrugore, në këto zona, nuk është në atë masë. shtë rritur interesi i lëvizjes së shtetasve të huaj në Shqipëri, edhe në dimër, por do duheshin strategji të mirëfillta, të investimeve në këto zona. Këto zona mund të ofrojnë sezon dimëror. Ky program i paketës së maleve, qëllimi është realisht mjaft i mirë. Në zonat ku banorët të kenë mundësi të zhvillojnë strukturat në këto zona, por të ishin më të qarta, më të sakta, me projekte. Do duhen të bëhen dhe si duhet të bëhen në këto zona. Në Shqipëri, gjatë dimrit, është përgjithësisht lëvizja individuale e turistëve të huaj. Në periudhën e festave, Durrësi është destinacioni kryesor që mbledh gjatë fundivitit, turistë të huaj, nga rajoni kryesisht. Të huajt, vijnë dhe festojnë ardhjen e Vitit të Ri, në Shqipëri. Për bullgarët, Durrësi është bërë një trend. Duke shtuar edhe lëvizjet e brendshme. Në vend të dytë do përmendja edhe Vlorën”, theksoi ai./abcnews.al

“Bizneset vuajnë për të gjetur fuqi punëtore”, eksperti: Festat sjellin rritje të çmimeve

Eksperti i ekonomisë dhe punësimit, Arbër Xhihani, ka ngritur alarmin për një sërë sfidash që po e vënë ekonominë shqiptare nën presion. I ftuar në emisionin “Money Report” në ABC Neës, ai tha se konkurrenca e ashpërsuar, rënia e euros, mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e kostove të prodhimit po ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e bizneseve.

Sipas tij, stepja e besimit, sidomos në sektorin e turizmit dhe ndërtimit, tregon se ekonomia ka arritur në një pikë ngërçi, duke kërkuar domosdoshmërinë e një diversifikimi më të madh për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Ndërkohë, Xhihani paralajmëroi se periudha e festave pritet të shoqërohet me rritje çmimesh, duke rënduar sidomos buxhetet e qytetarëve dhe pensionistëve.

“Konkurrenca po vendos gjithnjë edhe më shumë biznesin në vështirësi. Besimi nuk tregon që kemi një rënie të qëndrueshme, por tregon se kemi një stepje për programet e tyre në të ardhmen. Kemi pasur shumë faktorë që kanë ndikuar negativisht, si rënia e euros, rënia e fuqisë punëtore apo edhe kostoja e prodhimit. Vështirësia më e madhe është rënia sa i takon sektorit të turizmit dhe ndërtimit.

Stepja e besimit në këto sektorë tregon se kemi arritur pikun. Do duhet që ekonomia shqiptare të diversifikojë faktorë të tjerë për të mbajtur qëndrueshmërinë. Në ndërtim po bie kërkesa dhe fuqia blerëse. Kjo tregon që ky tregues është minimal dhe nuk u jep siguri konsumatorëve për të bërë investime apo blerje të rëndësishme. Sa i takon inflacionit, është e pritshme që në periudhën e festave të kemi një rritje të çmimeve.

Mendoj se do të ketë ndikim te xhepat e qytetarëve dhe pensionistëve, të cilët duhet të bëjnë një organizim më të mirë. Indeksimi i pensioneve u mundëson atyre shtimin e blerjeve. Rishikimi i pagave në sektorin publik, do të ketë ndikim edhe në sektorin privat”, tha eksperti./abcnews,.al

Bizneset online, jo më pa rregulla “loje”/ Lahi: Ndryshimet ligjore, të domosdoshme. Do krijohet barazi në treg

Eksperti për sipërmarrjet, Rezart Lahi thotë se ndryshimet ligjore për bizneset që operojnë online, të cilat duhet të kenë nipt dhe të deklarojnë adresën, janë të domosdoshme.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Lahi u shpreh se përmes këtyre ndryshimeve ligjore do të krijohet barazi në treg.

“Tashmë duhet shkuar përtej, përtej çdo fature, pakoje, duhet të ketë indentifikim. Nipt, adresa, etj. Të ketë edhe identifikim i klientët. Shpresoj që këtë herë të ketë vëmendje më të madhe. Së pari, është detyrim tatimor. Së dyti, nëse klienti ka një pakënaqësi, duhet ta kthejë porosinë brenda 14 ditëve. Shënjestra kryesore duhet të jetë formalizimi i tregut. Është treg shumë i rëndësishëm. Ai që shet online, shitësi e ka përgjegjësinë që të japë deklaratë tatimore. Të gjithë duhet të jenë të barabartë. Duhet të indektifikojmë shitësin, më pas blerësin. Parashikoj që tregu do mbetet i njëjtë.”, theksoi ai./abcnews.al

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë/ Trimçev: Një pjesë e marrëveshjeve do të fillojnë të zbatohen së shpejti

Zëvendës presidenti i Diasporës shqiptare në Itali, Dritan Trimçev thotë se një pjesë e marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të nënshkruara nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, do të nisin zbatimin së shpejti.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Trimçev u shpreh se mund të ketë vështirësi, lidhur me përgatitjen e terrenit për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

“U informova sa i përket situatës së këtyre marrëveshjeje. Janë marrëveshje operative që janë firmosur, për gjysmën e tyre do fillojë zbatimi. Janë memorandumet e bashkëpunimit, memorandumet do fillojnë më vonë, duhen dokumentet përkatëse. Më pas janë deklaratat politike, që janë simbolike. Vështirësitë do të jenë të mëdha. Me siguri, duhet përgatitur terreni. Çdo marrëveshje ka nevojë të ushqehet nga shumë anë.”, theksoi ai./abcnews.al

 

❌