❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet 70-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ku një 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe, pas një vizite në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se, e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar.

Ky i fundit mendohet se kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e të moshuarit, një 70 vjeçar.

Ai dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.

Aktualisht nga efektivët e policisë së Korçës po kryhen veprimet hetimore.

Ata kanë marrë në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

EMRI/ Gjendet i pajetë, i djegur, një person në Elbasan. Ja çfarë thotë Policia

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Bëhet fjalë për Edmond Angjelin, 66 vjeç.

Sipas informacioneve, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Ndërkohë, policia thotë se, i ndjeri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“NĂ« lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rĂ«nĂ« nĂ« kontakt me rrymĂ«n elektrike nĂ« banesĂ«n e tij dhe, si pasojĂ«, ka humbur jetĂ«n.

Grupi hetimor ndodhet nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor tĂ« rastit“, thotĂ« policia nĂ« informacionin e saj paraprak.

Shpërblim fundviti për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit/ Ja shuma

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me rastin e festave të fundvitit.

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit.

Sipas të dhënave, çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Ndërkohë, efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë marrë një pagë të plotë shtesë.

Risi në këtë vendim është edhe përfshirja e punonjësve civilë brenda Policisë së Shtetit, të cilët për herë të parë kanë përfituar një rrogë të plotë shpërblim.

ËshtĂ« kryer pagesa e plotĂ« edhe pĂ«r orĂ«t e natĂ«s, orĂ«t suplementare, dietat dhe pĂ«rfitime tĂ« tjera financiare tĂ« prapambetura, duke mbyllur detyrimet ndaj punonjĂ«sve tĂ« policisĂ«.

Futbollistit serb “s’i del e keqja” me XhakĂ«n dhe Shaqirin: NĂ«se e duan ShqipĂ«rinĂ« kaq shumĂ«, pse nuk luajnĂ« pĂ«r tĂ«?

Ishte Botërori i Rusisë i vitit 2018 kur Zvicra dhe Serbia u përballën mes tyre me skuadrën helvete që fitoi me rezultatin 2-1.

Dhe fati deshi që të dy golat të shënoheshin nga dy futbollistë shqiptarë që luanin me përfaqësuesen zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët festuan duke bërë gjestin e shqiponjës. Një moment ky që nuk është harruar nga mbrojtësi serb, Nemanja Matic që ishte i pranishëm në atë ndeshje.

Matic, qĂ« aktualisht Ă«shtĂ« pjesĂ« e Sassuolos nĂ« kampionatin italian tĂ« futbollit, e preku kĂ«tĂ« temĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r ‘FourFourTwo’ duke mos e miratuar gjestin e tĂ« dy futbollistĂ«ve.

“I respektoj si futbollistĂ«, kam luajtur kundĂ«r tyre disa herĂ« nĂ« Premier League. Por me atĂ« veprim ata fituan pak pikĂ« politike-tha Matic nĂ« intervistĂ«n e tij-ata janĂ« rritur nĂ« ZvicĂ«r mendoj. Duke bĂ«rĂ« atĂ« gjest, ti nuk po tregon respekt pĂ«r vendin pĂ«r tĂ« cilin luan. NĂ«se tĂ« pĂ«lqen kaq shumĂ« ShqipĂ«ria, pse nuk luan pĂ«r tĂ«? Kjo Ă«shtĂ« pyetja ime. Mund tĂ« pĂ«lqesh vende tĂ« tjera, nuk Ă«shtĂ« ndonjĂ« problem. Kam luajtur ndaj XhakĂ«s shumĂ« herĂ« dhe asnjĂ«herĂ« nuk kemi pasur probleme, kemi shtrĂ«nguar duart, ai Ă«shtĂ« njĂ« futbollist i mirĂ«, po ashtu edhe Shaqiri, por por unĂ« nuk do tĂ« provokoja kurrĂ« ndokĂ«nd. I respektoj tĂ« gjithĂ«â€.

Grabitet banka në Gjermani/ 30 milionë euro dëme dhe mijëra bizhuteri ari të vjedhura, rruga që ndoqën hajdutët

Një bankë në qytetin gjerman të Gelsenkirchen është grabitur me hajdutët që arritën të vidhnin rreth 30 milionë euro, duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi vjedhjen si jashtëzakonisht profesionale, duke theksuar se ajo kërkonte planifikim të detajuar, njohuri të brendshme dhe një nivel të lartë vendosmërie kriminale.

Sipas policisë, autorët e krimit hynë në bankë përmes një garazhi parkimi, duke shpuar një vrimë të madhe në dhomën e kasafortës. Pas grabitjes, ata u larguan duke përdorur të njëjtën rrugë, së bashku me sendet e vjedhura.

Sipas mediave, më shumë se 3 mijë kasaforta u hapën me forcë dhe  përmbanin para të gatshme, bizhuteri dhe ar.

Grabitja u zbulua të hënën, pasi u aktivizua një alarm zjarri dhe u njoftuan shërbimet e emergjencës.

Dëshmitarë okularë i thanë policisë se panë disa burra me çanta të mëdha në shkallët e garazhit të parkimit gjatë natës deri të dielën. Hetuesit kanë analizuar pamjet e para të kamerave të sigurisë, të cilat dyshohet se tregojnë një automjet Audi RS6 të zi duke dalë nga garazhi herët të hënën në mëngjes, me pasagjerë të maskuar brenda.

Policia bëri të ditur se targa e automjetit ishte vjedhur më herët në qytetin verior gjerman të Hanoverit.

Gati çerekun e të ardhurave mujore/ Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare që tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime familjare. Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila, natyrisht, ka edhe kostot e saj.

“Scan Intel” ka marrĂ« nĂ« analizĂ« se sa pritet tĂ« kushtojĂ« mesatarisht kĂ«tĂ« vit tryeza e fundvitit dhe sa tĂ« ardhura nevojiten pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«tĂ« darkĂ« festive.

Shifrat janĂ« pĂ«rllogaritur mbi njĂ« mesatare çmimesh nga disa prej supermarketeve mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend si dhe çmimeve zyrtare tĂ« INSTAT, ndĂ«rsa tryeza Ă«shtĂ« “shtruar” sipas traditĂ«s mĂ« tĂ« pĂ«rhapur nĂ« ShqipĂ«ri, me bollĂ«k, por pa lukse tĂ« tepruara.

Sipas statistikave, një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga rreth 3.2 persona, ndërsa kostoja e tryezës së Vitit të Ri për këtë numër anëtarësh arrin në 25,105 lekë.

Në krye të listës së shpenzimeve renditet gjeli i detit, një nga ushqimet më tradicionale të kësaj feste, çmimi i të cilit varion mesatarisht rreth 1,200 lekë për kilogram. Për një sasi prej rreth 5 kilogramësh, kostoja e tij shkon afërsisht në 6,000 lekë.

Ushqimet tradicionale vijojnë me bakllavanë, e cila mesatarisht kushton rreth 1,900 lekë, ndërsa pijet alkoolike përbëjnë gjithashtu një zë të konsiderueshëm shpenzimi, me rreth 3,247 lekë për një familje prej 3.2 personash.

Më pas vijnë të gjitha asortimentet e tjera të tryezës, përfshirë mishrat e tjerë, antipasta, frutat e thata dhe ato të freskëta, perimet, si edhe produktet bazë të shportës ushqimore, si vezë, miell, qumësht etj.

Në llogaritje është përfshirë edhe një kosto shtesë prej rreth 500 lekësh për energjinë elektrike, si pasojë e gatimit dhe konsumit më të lartë gjatë festave.

Me një pagë mesatare mujore neto prej 67 mijë lekësh mund të themi se darka e fundvitit i merr xhepit të familjeve rreth 34% të kësaj page. Ndërkohë, disa prej këtyre kostove mund të jenë disi më të ulëta falë ofertave të fundvitit, pasi supermarketet kanë aplikuar ulje çmimesh për një pjesë të produkteve bazë të tryezës.

Megjithatë, konsumi ndryshon nga një familje te tjetra dhe shpesh lista e produkteve zgjerohet, duke e çuar koston përfundimtare edhe më lart. Kjo është një kosoto e supozouar pasi darka e fundvitit varet nga numri i personave që jetojnë në familje si dhe nga preferencat e tyre për ushqimet dhe sasitë që do të përdorin.

“Milioneri” i Sportit, ja sa ka fituar Ronaldo gjatĂ« 2025-Ă«s

Edhe pse po i afrohet moshës 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo, që vazhdon të futbollisti më i paguar në botë.

Konfirmimi vjen nga revista prestigjoze “Forbes”.

Gjatë klasifikimit të saj më të fundit, sa i përket fitimeve të sportistëve, revista raporton se ylli portugez ka fituar për vitin 2025 plot 280 milion dollarë.

Të ardhurat vijnë nga kontrata me klubin saudit të Al Nassr, por mbi të gjitha nga kontratat e sponsorizimeve me disa prej kompanive më të mëdha të botës.

LEXO EDHE: FOTO/ Ronaldo, “sheik” nĂ« Dubai! Ora 750 mijĂ« dollarĂ«she qĂ« tĂ«rhoqi vĂ«mendjen

Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, në vitin 2020 u bë sportisti i parë që tejkaloi 1 miliard dollarë pasuri.

Përveç një marrëveshjeje të përjetshme me Nike dhe sponsorizimeve të tjera, Ronaldo fiton para jashtë fushës me veshjet, aksesorët, hotelet dhe palestrat e markës CR7.

VIDEO/ Shtëpia u shkrumbua nga flakët dhe foshnja humbi jetën, dëshmitari rrëfen momentin e tmerrit: Dëgjuam britma, shqeva derën dhe


Një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e tymit në një shtëpi që është përfshirë nga zjarri në qendër të Prizrenit, derisa tre fëmijët e tjerë kanë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Specialisti i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti tha se gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri është stabile dhe nën monitorim, derisa fëmija i katërt kishte arritur në spital pa shenja jete.

“Rreth ora 10:25 nĂ« emergjencĂ«n e spitalit tĂ« Prizrenit, Ă«shtĂ« sjell pa shenja jete nga njĂ« shtĂ«pi qĂ« Ă«shtĂ« kapluar nga flaka. NĂ« emergjencĂ« Ă«shtĂ« konstatuar vdekja e fĂ«mijĂ«t nga ky rast. Po ashtu dhe tre fĂ«mijĂ« janĂ« sjell nĂ« repartin e pediatrisĂ«, ata aktualisht janĂ« duke vazhduar trajtimin nĂ« repartin e pediatrisë ata kanĂ« pas intoksikim prej tymit qĂ« ka qenĂ« nga flaka
sipas mjekĂ«ve gjendja e tyre Ă«shtĂ« stabile dhe janĂ« nĂ«n monitorim”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se ndonëse shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen.

Dyshimet janë se zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.

Dy emra “big” pĂ«r sulmin e Milanit, mes tyre edhe “Neymar i ri”

Pasi siguroi Niclas Fullkrug deri në fund të sezonit, Milan nuk do të ndalet me kaq pasi ka dhe objektiva të tjerë në sulm.

Pavarësisht se shënoi dy golat e parë me fanellën e Milanit në sfidën e fundit ndaj Veronës, Christopher Nkunku nuk ka bindur te kuqezinjtë dhe francezi mund të largohet që në merkaton e janarit.

LEXO EDHE: Ndizet merkatoja te Milan/ Fenerbahçe kĂ«rkon Nkunku, Tare do…

Në rast largimi të Nkunku, Milan ka dy objkativa madhor për sulmin.

I pari është ylli i ri i Brazilit, Rayan, 19-vjeçari i Vasco de Gama, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 80 milionë eurosh.

NĂ« sezonin e fundit, Rayan shĂ«noi 20 gola me klubin brazilian dhe konsiderohet tashmĂ« si “Neymari i ri”.

Ndërsa emri i dytë që po ndjekin kuqezinjtë në sulm është një tjetër francez, Jean-Philippe Mateta, sulmuesi i Crystal Palace, i cili ka një vlerë në treg rreth 40 milionë euro.

“Big Brother”/ Deputeti i PD: Me Vrenozin nuk na bashkon vetĂ«m partia, por edhe


Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar se nga tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e kĂ«tij sezoni tĂ« Big Brother, ai Ă«shtĂ« ‘tifoz’ me Ilir Vrenozin, me tĂ« cili nuk e bashkon vetĂ«m partia, por edhe miqĂ«sia qĂ« ata kanĂ«.

I ftuar nĂ« ‘Fan Club’, Korreshi Ă«shtĂ« pyetur edhe nĂ«se e shihte veten pjesĂ« e kĂ«tij format, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur se do tĂ« ishte e pamundur qĂ« nga jeta aktive qĂ« ka tĂ« kalojĂ« nĂ« izolim.

“PatjetĂ«r qĂ« e ndjek sepse Ă«shtĂ« njĂ« miku im aty brenda dhe kjo mĂ« shtyn edhe mĂ« shumĂ«. Me Ilir Vrenozin na bashkon partia por edhe miqĂ«sia personale. Jemi akoma tek fasulet, nuk e di ca do bĂ«het mĂ« mbrapa, tani na bashkojnĂ« fasulet, kur gatuaj fasulet nĂ« shtĂ«pi i çojmĂ« mesazh njĂ«ri tjetrit.

UnĂ« jo nuk rri dot, Ă«shtĂ« njĂ« eksperiencĂ« e veçantĂ«, duket kur e ndjek, bĂ«het edhe mĂ« interesante kur e ndjek dhe je tifoz me dikĂ«. Personalisht nga jeta ime qĂ« e kam aktive, qĂ« mĂ« duhet tĂ« dalĂ« nĂ« terren, nuk e kam me qejf. TĂ« flesh me njĂ« vajzĂ« nĂ« Big Brother do mĂ« thĂ«nĂ« tĂ« rrish gjithĂ« natĂ«n pa gjumĂ«, mĂ« mirĂ« tĂ« rri rehat te shtĂ«pia ime”, u shpreh Korreshi.

Duke nisur nga 2026, autostradat në Itali më të shtrenjta

Një rritje mesatare prej 1,5%, por që mund të jenë edhe më të larta, sidomos në jug, është ajo që duhet të presin drejtuesit e automjeteve kur të kalojnë në pikat e pagesës së autostradave në Itali.

Sipas MinistrisĂ« sĂ« Transporteve, rritja mĂ« e madhe do tĂ« prekĂ« aksin Salerno–Pompei–Napoli, me njĂ« shtesĂ« prej 1,925%.

Një rregullim i tarifës prej 1,46% parashikohet edhe për autostradën e Brennerit, e përdorur edhe nga ata që hyjnë në Itali nga veriu.

Rritja, e cila është një praktikë vjetore e shoqërive koncesionare dhe bazohet në disa faktorë, përfshirë kostot e mirëmbajtjes dhe inflacionin, ishte kundërshtuar nga Qeveria italiane, e cila kishte vendosur një bllokim që nga viti 2020, pas shpërthimit të pandemisë Covid.

NĂ« tetor tĂ« kĂ«tij viti, Gjykata e shpalli kĂ«tĂ« vendim antikushtetues, duke e cilĂ«suar si “nĂ« kundĂ«rshtim me lirinĂ« e sipĂ«rmarrjes”.

VIDEO/ Rama takon socialistët e Tiranës: Mirënjohje që besoni të patundur tek forca jonë

Teksa jemi në orët e fundit të vitit 2025, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me anëtarët e Partisë Socialiste.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, kreu i PS shprehet ndĂ«r tĂ« tjera se, Ă«shtĂ« mirĂ«njohĂ«s çdo anĂ«tari tĂ« kĂ«saj force politike qĂ« beson “te forca jonĂ« e pandalshme pĂ«rpara“.

“Me mirĂ«njohje pĂ«r çdo anĂ«tar dhe aktivist tĂ« familjes sĂ« madhe tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonĂ« e pandalshme pĂ«rpara, uroj nga zemra shĂ«ndet e mbarĂ«si pĂ«r çdo familje tĂ« vogĂ«l te secilĂ«s dhe secilit prej jush“, shkruan Rama mbi videon e postuar.

Masakra e Reçakut, Kosova ngre aktakuzë për 21 persona

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë .

Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “krim i luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civile”.

Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes.

Sipas aktakuzĂ«s, nĂ« periudhĂ«n 1998-1999, tĂ« akuzuarit, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« ushtrisĂ« sĂ« ish-JugosllavisĂ«, BrigadĂ«s “243 tĂ« Mekanizuar”, ArmatĂ«s sĂ« III- tĂ«, e njohur si “Korpusi i PrishtinĂ«s”, si dhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« SerbisĂ«, “kanĂ« kryer edhe trajtim çnjerĂ«zor, shkatĂ«rrim tĂ« pasurisĂ«, dĂ«bim masiv dhe spastrim etnik tĂ« popullsisĂ« civile”.

Prokuroria thotĂ« se tĂ« pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “GĂ«shtenjat” dhe “Çesta”.

MĂ« pas, sipas aktakuzĂ«s, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtĂ«pi mĂ« shtĂ«pi, dhe kishin ndarĂ« burrat nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t, duke i detyruar qĂ« tĂ« largoheshin nga fshati, “ndĂ«rsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.

“Hetimet kanĂ« vĂ«rtetuar se tĂ« pandehurit kanĂ« ushtruar dhunĂ« fizike ndaj civilĂ«ve, duke i rrahur me kondakĂ« armĂ«sh, shqelma, dru, zinxhirĂ« dhe mjete tĂ« tjera tĂ« forta”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e bëri William Walker, i cili më 1999 shërbente si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.

Edhe sot, ambasadori Walker vazhdon ta cilësojë këtë ngjarje si krim kundër njerëzimit.

Ai thotë se ajo çfarë u kishte interpretuar  komunitetit ndërkombëtar në atë kohë, për atë çfarë kishte parë në Reçak vazhdon të qëndrojë edhe sot, e gjallë në sytë  e tij.

“Mendoj se sakrificat e bĂ«ra nĂ« Reçak nga njerĂ«zit atje, ajo çfarĂ« ju ka ndodhur atyre, thellĂ«sisht e ka ndryshuar çështjen e KosovĂ«s, nga tĂ« qenit njĂ« provincĂ« e neglizhuar nĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« sot; njĂ« shtet i pavarur. Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, pĂ«r arsye tĂ« ndryshme ka çuar nĂ« ndĂ«rhyrjen e NATO-s, lirinĂ« dhe pavarĂ«sinĂ«. Ka pasur faktorĂ« tĂ« ndryshĂ«m nĂ« atĂ« qĂ« ka ndodhur, por pas disa viteve tĂ« informatave dhe dĂ«shmisĂ« qĂ« Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatĂ«n shqiptare nĂ« mĂ«nyrĂ« barbare Ă«shtĂ« mundĂ«suar ndĂ«rhyrja e NATO-s”, do tĂ« deklaronte diplomati.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja sulmoi bazat ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi dhe pas 78-ditësh, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Barça “shopping” nĂ« Serie A, ja lista me 3 emra pĂ«r tĂ« gjetur mbrojtĂ«sin e duhur

Dëmtimi i Andreas Christensen, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, por edhe forma jo e qëndrueshme e disa titullarëve në repartin e mbrojtjes, po e detyron Barcelonën të ndërhyjë që në merkaton e janarit.

Gazeta sportive shumĂ« pranĂ« klubit blaugrana, “Mundo Deportivo”, zbulon se klubi katalanas po ndjek 3 emra qĂ« luajnĂ« nĂ« Serie A dhe njĂ«ri prej tyre do tĂ« jetĂ« mbrojtĂ«si i ri i BarcelonĂ«s qĂ« nĂ« janar.

Synimi është huazim me të drejtë blerje deri në fund të sezonit.

Emrat që po ndjek Barcelona janë: Koni De Winter i Milan, Stefan de Vrij i Interit dhe Juan Jesus i Napolit.

Secili prej tre emrave të përmendur ka pasur një rol dytësor këtë sezon, ndaj transferimi te Barcelona gjatë merkatos dimërore mund të ishte një lëvizje e mirë për karrierën e tyre.

Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane?

Nga Noro Este

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së për sanksione kundër familjes Hysa me shetetësi meksikane, por me origjinë shqiptare, për akuzën për pastrim parash në favor të fraksionit Mayiza të Kartelit Sinaloa, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikane me klanet kriminale me origjinë shqiptare dhe na bën të pyesim veten:

Pse është bërë kaq e zakonshme lidhja midis organizatave të krimit të organizuar në Meksikë dhe Shqipëri?

Pak dihet pĂ«r mafian shqiptare nĂ« MeksikĂ«, por ajo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«rkombĂ«tarisht. SĂ« bashku me ‘NdranghetĂ«n italiane, Ă«shtĂ« njĂ« nga dy mafiet qĂ« kontrollojnĂ« trafikun e drogĂ«s nĂ« EvropĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« njĂ« aleat kyç i Kartelit Sinaloa dhe Kartelit tĂ« GjeneratĂ«s sĂ« Re Jalisco nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar. PĂ«rtej EvropĂ«s, ajo ka gjithashtu njĂ« prani nĂ« Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi pĂ«rmes emigrantĂ«ve shqiptarĂ« tĂ« vendosur nĂ« ato vende.

NĂ« fund tĂ« viteve 1980, si Mafia Shqiptare ashtu edhe ‘Ndrangheta ishin tĂ« vogla nĂ« krahasim me organizatat e tjera kriminale, por qĂ« nga vitet 1990 e tutje, ato filluan tĂ« rriteshin falĂ« dy faktorĂ«ve kryesorĂ«. I pari ishte dobĂ«simi i mafieve me ndikim tĂ« lartĂ« pĂ«r shkak tĂ« persekutimit nga qeveritĂ« evropiane, si Mafia Siçiliane (Cosa Nostra), Camorra Napolitane, Mafia Ruse, Mafia Galiciane dhe Unioni Korsikan. NĂ« tĂ« gjitha kĂ«to raste, qeveria gjeti anĂ«tarĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« tradhtonin tĂ« tjerĂ«t, gjĂ« qĂ« lejoi ndjekjen penale tĂ« shumĂ« prej udhĂ«heqĂ«sve tĂ« tyre, duke i bĂ«rĂ« ata partnerĂ« mĂ« pak tĂ« besueshĂ«m pĂ«r kartelet meksikane ose kolumbiane.

Ndërsa informatorët i dobësuan këto mafia, kartelet meksikane dhe kolumbiane gjetën aleatë të përshtatshëm te mafia shqiptare dhe Ndrangheta, pasi në të dyja rastet këto janë grupe kriminale të përbëra vetëm nga njerëz që ndajnë lidhje të drejtpërdrejta familjare, domethënë prindër, fëmijë, vëllezër, xhaxhallarë dhe nipër, gjë që zvogëlon rrezikun e tradhtisë, sepse ata ndajnë gjak.

Faktori i dytĂ« Ă«shtĂ« se, nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, falĂ« diasporĂ«s sĂ« emigrantĂ«ve nga ShqipĂ«ria dhe Kalabria (njĂ« rajon nĂ« ItalinĂ« jugore ku lindi ‘Ndrangheta, i karakterizuar nga tĂ« ardhura shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se pjesa tjetĂ«r e vendit), ata arritĂ«n tĂ« krijojnĂ« njĂ« prani nĂ« shumicĂ«n e vendeve evropiane, veçanĂ«risht nĂ« porte, qendra tĂ« mĂ«dha financiare, kryeqytete me popullsi tĂ« dendur dhe zona me rritje tĂ« lartĂ« ekonomike.

Për shembull, mafia shqiptare ka një prani në qytete të mëdha si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnei, Toronto, Madridi dhe Roma, si dhe në portet më të ngarkuara tregtare në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpi në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.

Prandaj, duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes për drogëra të tilla si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që infiltrohet më mirë në to, ajo është një aleat kyç për organizata të tilla si Karteli Sinaloa ose Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco.

Por përveç dy arsyeve të listuara tashmë, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafian shqiptare, e cila, përveçse është kyçe në trafikun e drogës, u ofron gjithashtu organizatave meksikane qasje në një rrjet të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe pjesë të tjera të botës, siç është Kina.

Shqiptarët investojnë në zhvillime të pasurive të patundshme luksoze të nivelit të lartë në të gjithë Evropën; ata zotërojnë kazino, hotele, resorte, por kanë krijuar gjithashtu aleanca me investitorë kinezë dhe turq për të pasur interesa në biznese të vogla që shesin produkte të lira dhe mallra pirate në qytete të ndryshme.

Në mënyrë të ngjashme, operacionet e tyre janë zbuluar në qendrat kryesore financiare evropiane si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti dhe Londra, si dhe blerja e kriptomonedhave, përdorimi i platformave të lojërave video dhe mashtrimet në shkallë të gjerë përmes mjeteve dixhitale.

Shkurt, mafia shqiptare Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« partnere kaq e mirĂ« e karteleve meksikane sepse Ă«shtĂ« njĂ« nga blerĂ«sit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« drogĂ«s, ka njĂ« rrjet tĂ« madh shpĂ«rndarjeje nĂ« EvropĂ« dhe vende tĂ« tjera, u ofron atyre njĂ« shĂ«rbim shtesĂ« shumĂ« tĂ« dobishĂ«m siç Ă«shtĂ« pastrimi i parave dhe madje mund t’u sigurojĂ« atyre armĂ« tĂ« kalibrit tĂ« lartĂ«.

Kjo e bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëveshje biznesi me kartele rivale si Karteli Sinaloa dhe CJNG, sepse kostoja e shpërbërjes është më e lartë se kostoja e tolerimit të mos-ekskluzivitetit.

Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se ndryshe nga Karteli Sinaloa ose CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura; domethënë, çdo klan familjar është një bandë, me portofolin e vet të bizneseve. Por, ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë, shqiptarët rrallë përdorin mosmarrëveshje të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ndajnë fitimet.

Prandaj nuk është për tu habitur që familja Hysa, me seli në Meksikë dhe e lidhur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara me klanin Mayiza, shërben si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, ofron qasje në një portofol të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për tu zbuluar nga autoritetet meksikane. Për këtë arsye, marrëdhënia midis organizatave shqiptare dhe meksikane është intensifikuar me kalimin e viteve.

Takimi i fundvitit me gazetarët, Spiropali: 2026-ta, vit mundësish dhe sfidash

“E gjithĂ« energjia jonĂ«, dhe tĂ« gjitha kapacitetet tona do tĂ« investohen nĂ« arritjen e objektivit strategjik, mbylljen e negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit brenda 2027 dhe anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE brenda dekadĂ«s.”

Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali, nga pritja e fundvitit me gazetarë, diplomatë dhe ekipin drejtues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Rruga jonĂ« europiane Ă«shtĂ« e nxitur nga njĂ« ide e thjeshtĂ«, qĂ« sot Ă«shtĂ« zgjidhja dhe zgjedhja jonĂ« e vetme: ShqipĂ«ria nĂ« EuropĂ«â€, shtoi Spiropali.

Sipas Ministres, anëtarësimi në BE, mbetet vokacioni kombëtar i popullit shqiptar dhe mbi të gjitha, një proces i thellë transformues.

Duke bërë një bilanc të vitit që po mbyllet, Ministrja e Jashtme theksoi se 2025-a ishte një vit jashtëzakonisht i mbarë për Shqipërinë dhe diplomacinë shqiptare.

“33 kapituj tĂ« hapur nĂ« 13 muaj. Askush nuk ka ditur tĂ« ecĂ« kaq shpejt mĂ« parĂ«. Prandaj, nĂ« 2026-n, mbĂ«shtesim njehsimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« shpejtĂ«sisĂ« sĂ« negociatave, nĂ« shpejtĂ«sinĂ« e avancimit tĂ« reformave dhe mbylljes sĂ« grupkapitujve”, tha Spiropali.

Në vitin që po lëmë pas, shtoi Ministrja, avancuam rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në vendet tona partnere dhe më gjerë, në botë.

“Prandaj, ligji i ri i diasporĂ«s fuqizon bashkĂ«punimin midis autoriteteve shtetĂ«rore dhe diasporĂ«s. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, kemi njĂ« mekanizĂ«m tĂ« qartĂ« koordinues, qĂ« nga Tirana, bashkĂ«rendon si njĂ« trup i vetĂ«m me diasporĂ«n tonĂ« nga Kalifornia deri nĂ« Sidnej. Kemi krijuar mekanizma tĂ« rinj mbrojtje tĂ« gjuhĂ«s, identitetit dhe trashĂ«gimisĂ«â€, deklaroi Ministrja e Jashtme.

Spiropali ndau bindjen se ligji i ri për shërbimin e jashtëm, përmirësimi i mëtejshëm i kushteve financiare, por edhe statusit të diplomatit, do të vendosë diplomacinë shqiptare në kushtet e duhura për të udhëhequr pikërisht këtë angazhim historik në rrugën drejt BE-së.

“NĂ« 2026-Ă«n, duhet tĂ« bĂ«jmĂ« tĂ« mundur, qĂ« grimcat e sĂ« ardhmes sonĂ« europiane, tĂ« mos jenĂ« mĂ« reflektimi, por gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ«, pĂ«rditshmĂ«ria jonĂ«, normaliteti ynĂ« i ri”, pĂ«rfundoi Spiropali.

EMRAT/ Do ta thyejë Kurti rekordin e tij? Ja më të votuarit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 40 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45% të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

5 kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se 1/3 e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 137.299 vota

Glauk Konjufca 106.954 vota

Albulena Haxhiu 55.845 vota

Hekuran Murati 55.292 vota

Donika Gërvalla 49.228 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 61.924 vota

Arian Tahiri 29.430 vota

Përparim Gruda 27.363 vota

Uran Ismaili 21.504 vota

Sala Jashari 19.502 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 30.235 vota

Hykmete Bajrami 19.160 vota

Ukë Rugova 16.781 vota

Avdullah Hoti 14.781 vota

Doarsa Kica Xhelili 14.772 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 16.616 vota

Igor Simiq 16.164 vota

Liljana Stefanoviq 15.718 vota

Nemanja Bishevac 13.143 vota

Zllatan Ellek 12.889 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 15.247 vota

Daut Haradinaj 9.315 vota

Besnik Tahiri 9.161 vota

Bekë Berisha 6.874 vota

Agim Çeku 6.183 vota

Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, LVV do t’i ketĂ« 56 mandate nĂ« Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.

Protestat masive, Vuçiç pranon zgjedhjet e parakohshme: Do të qeverisë kush fiton, jo kush djeg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se është pranuar kërkesa e studentëve për zgjedhje të parakohshme.

Por në të njëjtën kohë ai është treguar i bindur se zgjedhjet do të fitohen sërish nga shumica në pushtet.

“Do tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje vitin tjetĂ«r, ata thjesht nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« kĂ«naqur me rezultatet. Do t’i mposhtim me forcĂ«n dhe dashurinĂ« tuaj, ne jemi gjithmonĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« se urrejtja e tyre”, tha Vuçiç.

 

Presidenti serb shtoi se opozita kishte humbur pesë zgjedhje dhe se do të humbisni në të gjitha zgjedhjet në vijim.

“Detyra jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mos i trajtojmĂ« kurrĂ« ashtu siç donin tĂ« na trajtonin ata. Ata na donin tĂ« vdekur, tĂ« poshtĂ«ruar, tĂ« larguar nga vendi. Ne i duam kĂ«tu nĂ« vendin tonĂ«, tĂ« jetojnĂ« me ne, t’i dĂ«gjojmĂ«. TĂ« flasim me ta, por tĂ« respektojmĂ« rregullat demokratike dhe tĂ« sigurohemi qĂ« kushdo qĂ« fiton shumicĂ«n tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n tĂ« qeverisĂ« vendin, jo kushdo qĂ« mendon se mund tĂ« djegĂ« qytetet tona, kanĂ« djegur gjithçka mjaftueshĂ«m. Ju keni shkatĂ«rruar gjithçka qĂ« keni arritur. Ne tĂ« gjithĂ« do tĂ« luftojmĂ« sĂ« bashku qĂ« njĂ« Serbi e mirĂ« tĂ« fitojë  Ne ua shpĂ«tuam fytyrĂ«n, shpĂ«tuam SerbinĂ«. Jam krenar pĂ«r ju qĂ« u sollĂ«t kĂ«shtu, qĂ« nuk patĂ«t asnjĂ« viktimĂ«. Shikoni sa dhjetĂ«ra tĂ« vdekur ka, pĂ«r shembull, nĂ« protestat e jelekĂ«ve tĂ« verdhĂ« nĂ« FrancĂ«. Sa zyra partie shkatĂ«rruan. Ata rrahĂ«n njerĂ«z kudo qĂ« shkuan. FalĂ« durimit dhe dashurisĂ« suaj pĂ«r atdheun, askush nuk u vra. Ky ishte viti mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r mua. DĂ«gjova gĂ«njeshtra tĂ« tilla, mbi njĂ« mijĂ« thirrje nĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« vrarĂ« anĂ«tarĂ«t e familjes sime”.

Vuçiç i përgëzoi serbët në Kosovë për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb.

“I pĂ«rgĂ«zoj kĂ«ta njerĂ«z tĂ« guximshĂ«m, qĂ« votuan pavarĂ«sisht pengesave qĂ« ju nxori makineria e Kurtit. KĂ«ta janĂ« njerĂ«z tĂ« guximshĂ«m, janĂ« heronj tĂ« vĂ«rtetĂ« dhe besoj se ata meritojnĂ« ndihmĂ« dhe mbĂ«shtetje shtesĂ« edhe mĂ« tĂ« madhe nga shteti i SerbisĂ«. Ata e dinĂ« se ne jemi gjithmonĂ« me ta, ashtu siç ne e dimĂ« se ata janĂ« gjithmonĂ« me SerbinĂ« dhe me popullin e tyre”.

Vuçiç tha se opozitarët nuk kanë as ide politike, as rreth Kosovës.

“NjĂ«ra pjesĂ« e opozitĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«r njohjen e KosovĂ«s, dhe tjetra Ă«shtĂ« tĂ« shkohet nĂ« luftĂ« me PrishtinĂ«n qĂ« nesĂ«r. JanĂ« po ata qĂ«, pavarĂ«sisht faktit se e shkatĂ«rruan ushtrinĂ« vite mĂ« parĂ«, pikĂ«risht tani donin tĂ« shkonin nĂ« luftĂ« me PrishtinĂ«n. Kur nuk ke njĂ« politikĂ«, nuk ke plane, nuk ke ide, nuk ke njĂ« program, nuk ke asgjĂ« pĂ«r t’u ofruar njerĂ«zve, pas njĂ« kohe njerĂ«zit e kuptojnĂ« se ajo dozĂ« pasioni ka kaluar. Le tĂ« kthehemi nĂ« njĂ« jetĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, serioze dhe tĂ« pĂ«rgjegjshme. Mendoj se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« tregohet se Beogradi dhe Serbia po kthehen plotĂ«sisht nĂ« normalitet, pavarĂ«sisht faktit se shumĂ« nuk e donin kĂ«tĂ«â€.

VIDEO/ Aksident me teleferik në Alpet italiane, turistët shpëtohen me helikopterë

Të paktën katër persona u plagosën dhe 100 të tjerë u shpëtuan me helikopter pas një aksidenti me teleferik në një zonë malore të Italisë veriperëndimore, raportojnë mediat.

Aksidenti ndodhi kur dy kabina u përplasën në dy stacione të teleferikut, pranë fshatit Macugnaga, në rajonin e Piemontes, tha shërbimi italian i zjarrfikësve.

Filippo Besozzi, drejtor i përgjithshëm i operatorit të teleferikut Macugnaga Trasporti e Servizi, i tha agjencisë së lajmeve ANSA se një nga kabinat me sa duket nuk ngadalësoi siç duhej dhe goditi kangjellat e stacionit.

“PĂ«r fat tĂ« mirĂ«, nuk ka lĂ«ndime serioze, jeta e askujt nuk Ă«shtĂ« nĂ« rrezik”, shtoi ai.

Hetuesi i BKH diplomohet në Akademinë e FBI/ Ambasada e SHBA publikon foton dhe jep mesazhin e rradhës

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara.

Në foto duket hetuesi i BKH-së me kreun e FBI, Kash Patel.

“Ne pĂ«rgĂ«zojmĂ« hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, pĂ«r diplomimin e tij kĂ«tĂ« muaj nĂ« AkademinĂ« KombĂ«tare tĂ« FBI-sĂ«. Eduarti i bashkohet grupit tĂ« shquar tĂ« ish-studentĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« FBI-sĂ«, duke sjellĂ« aftĂ«si dhe ekspertizĂ« tĂ« re e tĂ« vlefshme nĂ« pĂ«rpjekjet e vendosura tĂ« SPAK nĂ« luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar”, shkruan ambasada e SHBA.

 

Mesazhi është i qartë:  Mbështetje për punën e SPAK.

“Arritjet e tij do tĂ« forcojnĂ« mĂ« tej bashkĂ«punimin e Shteteve tĂ« Bashkuara me SPAK dhe do tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« tĂ« ardhmeje mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« tĂ« begatĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe qytetarĂ«t e saj”, shkruan mes tĂ« tjerash ambasada amerikane.

❌