❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mustafa: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në



Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë një paraqitjeje në emisionin Debat Plus, ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçi për president nga LDK-ja ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.

“Ajo qĂ« ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenĂ« gabim trashanik pĂ«r LDK-nĂ« kur e ka votuar dhe ky Ă«shtĂ« mendim personal i imi qĂ« ka qenĂ« gabim atĂ«herĂ« dhe LDK duhet me qenĂ« e vetĂ«dijshme pĂ«r tĂ« gjitha veprimet”, ka thĂ«nĂ« Mustafa.

Ai ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r me zgjedh njĂ« president Ă«shtĂ« me pas konsensus mes partive politike”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka shtuar se qëndrimi në sallë apo votimi kundër, në rastin e zgjedhjes së presidentit, prodhon të njëjtin efekt

“Pra, e krijon kuorumin, votove a s’votove e krijon kuorumin, rezultati Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ« – zgjidhet ose nuk zgjidhet presidenti”, ka thĂ«nĂ« ai.

Në fund, Mustafa ka theksuar se konsensusi ndërpartiak është i domosdoshëm edhe në rast se kryeministri Albin Kurti synon rizgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente, duke nënvizuar se një gjë e tillë kërkon marrëveshje me partitë e tjera politike.

Lushaku-Sadriu e LDK-sĂ«: S'kemi obligim t’i japim mbĂ«shtetje Osmanit - ishte e njĂ«anshme



Jehona Lushaku-Sadriu e Lidhja Demokratike e KosovĂ«s, gjatĂ« njĂ« paraqitjeje nĂ« emisionin Debat Plus, ka deklaruar se partia e saj nuk ka obligim as tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« sallĂ«, as t’i japĂ« mbĂ«shtetje Vjosa Osmani pĂ«r njĂ« mandat tjetĂ«r si presidente.

Ajo ka kritikuar Osmanin për, siç tha, njëanshmëri gjatë ushtrimit të detyrës.

“GjatĂ« kĂ«tyre pesĂ« viteve kemi parĂ« njĂ« presidente qĂ« nĂ« shumĂ« momente ka qenĂ« e anshme. Presidentja duhet tĂ« jetĂ« mbi partitĂ« politike dhe tĂ« ketĂ« njĂ« rol unifikues e pĂ«rbashkues, dhe vendimet e saj tĂ« jenĂ« nĂ« interes tĂ« vendit. ShpeshherĂ« kemi parĂ« vendime qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« efekte dhe anĂ«si politike ndaj partisĂ« qĂ« ka qenĂ« nĂ« pushtet”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Lushaku-Sadriu theksoi se për këto arsye, LDK nuk e sheh si obligim pjesëmarrjen në sallë apo dhënien e mbështetjes për Osmanin.

“Prandaj ne nuk e shohim si diçka qĂ« neve na obligon qĂ« tĂ« rrimĂ« nĂ« sallĂ« e as qĂ« t’i japim mbĂ«shtetje. Pra, ne si deputetĂ« duhet ta kryejmĂ« obligimin tonĂ« duke votuar ose duke marrĂ« njĂ« qĂ«ndrim politik. Normalisht qĂ« si parti politike, nĂ« kĂ«tĂ« moment, pĂ«r aq sa kemi pĂ«rgjegjĂ«si, duhet tĂ« jemi edhe pĂ«rgjegjĂ«s nĂ« kuptimin e marrĂ«veshjeve politike”, ka deklaruar ajo.

Cakolli: Gjasat për zgjedhje janë reale, mund të mbahen në javën e dytë të prillit



Eugen Cakolli nga KDI, në RTV21, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve në prill të 2026.

Siç vlerësoi ai, mosgatishmëria e liderit të LVV-së, Albin Kurti, që të ketë një koalicion me ndonjë parti për postin e presidentit, bën që gjasat për zgjedhje janë reale.

“MegjithĂ«se unĂ« besoj qĂ« mund tĂ« gjendet ndonjĂ« zgjidhje deri nĂ« atĂ« kohĂ«, por nĂ«se do tĂ« kemi zgjedhje, ato do tĂ« mbahen nĂ« javĂ«n e dytĂ« tĂ« muajit prill, respektivisht diku nga data 1 deri mĂ« 20 prill”, tha ai.

Sipas tij, presidenti duhet të votohet më së largu deri më mars, ose vendi do të shkojë automatikisht drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Tutje, ai tha se presioni më i madh për votat për presidenten Vjosa Osmani do të bjerë mbi LDK-në.

“MeqenĂ«se LVV pritet t’i ketĂ« 57 deputetĂ«, numĂ«r tĂ« cilit nĂ«se i shtohen edhe 11 deputetĂ«t nga komunitetet jo-shumicĂ« dhe njĂ« nga komuniteti jo-serb, atĂ«herĂ« e çon numrin nĂ« 68 deputetĂ«, por qĂ« zakonisht partitĂ« janĂ« kujdesur qĂ« mos ta lĂ«nĂ« pĂ«r njĂ« deputet dhe, natyrisht, barra mĂ« e madhe e presionit do tĂ« bjerĂ« mbi LDK-në  pĂ«r faktin se po tentohet qĂ« tĂ« gjendet njĂ« fajtor kujdestar nĂ« rast tĂ« dĂ«shtimit tĂ« zgjedhjes sĂ« presidentit”, tha ai.

Cakolli shtoi se Kurtit nuk i bëhet vonë nëse dështon zgjedhja e presidentit, pasi që ka tri mandate.

Votat e fundit nga diaspora, këto janë rezultatet



(E përditësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon verifikimin dhe numërimin e 3,185 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur së fundmi nga diaspora.

Deri mĂ« tani janĂ« numĂ«ruar 28 kuti votimi, ndĂ«rsa mbeten pĂ«r t’u numĂ«ruar edhe 9 tĂ« tjera.

Rezultatet e përkohshme nga këto fletëvotime janë:

LVV: 1779 vota
PDK: 276 vota
LDK: 160 vota
AAK: 85 vota

Këto rezultate nuk kanë ndryshuar raportin e mëparshëm të mandateve në Kuvend.

Fletëvotimet janë tërhequr nga kutitë postare në disa qytete të diasporës: Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).

Numërimi i këtyre votave shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025./Telegrafi/

Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor



Zjarri qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« kompaninĂ« “Comodita” nĂ« GjakovĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« goditje tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r industrinĂ« prodhuese tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r ekonominĂ« e vendit. Ngjarja prek drejtpĂ«rdrejt mijĂ«ra punĂ«torĂ« dhe familjet e tyre, qytetin e GjakovĂ«s dhe gjithĂ« zinxhirin ekonomik qĂ« varet nga kjo ndĂ«rmarrje strategjike.

“Comodita” pĂ«rfaqĂ«son njĂ« shtyllĂ« tĂ« prodhimit vendor dhe Ă«shtĂ« njĂ« histori suksesi kosovare, e ndĂ«rtuar me punĂ« dhe sakrificĂ« ndĂ«r vite. Çdo dĂ«mtim i kĂ«saj kompanie reflekton si humbje pĂ«r ekonominĂ« e KosovĂ«s dhe prodhimin vendor.

Lidhja e Bizneseve tĂ« KosovĂ«s shpreh solidaritet tĂ« plotĂ« me pronarin, ShkĂ«lqim Devollin, menaxhmentin dhe punĂ«torĂ«t e “Comodita”. Po ashtu, ajo kĂ«rkon reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nga Qeveria e KosovĂ«s, institucionet pĂ«rgjegjĂ«se dhe pushteti lokal, pĂ«rmes mbĂ«shtetjes institucionale, financiare dhe administrative, me qĂ«llim rimĂ«kĂ«mbjen sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« kompanisĂ« dhe ruajtjen e vendeve tĂ« punĂ«s.

Në situata të tilla, shteti duhet të qëndrojë fuqishëm pranë prodhuesve vendorë. Mbrojtja e industrisë është njëkohësisht mbrojtje e punëtorëve, familjeve dhe ekonomisë kombëtare.

Lidhja e Bizneseve tĂ« KosovĂ«s shpreh shpresĂ«n qĂ« dĂ«met tĂ« jenĂ« sa mĂ« tĂ« vogla dhe qĂ« “Comodita” tĂ« ringrihet shpejt dhe mĂ« e fortĂ« se mĂ« parĂ«, duke garantuar vazhdimĂ«sinĂ« e prodhimit vendor.

PDK-ja kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë



Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke u thirrur në shkelje ligjore.

PDK - e cila doli e dyta në zgjedhje - parashtroi ankesë në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të enjten.

Ajo tha se mbi 20.000 fletëvotime ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu një ditë pas zgjedhjeve.

Neni 96 thotĂ« se “vota pĂ«rmes votimit jashtĂ« KosovĂ«s, e dĂ«rguar me postĂ« nĂ« kutinĂ« postare tĂ« KQZ-sĂ« nĂ« KosovĂ«, pranohet nga KQZ-ja deri tĂ« nesĂ«rmen e ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve nĂ« orĂ«n 16:00, me kusht qĂ« tĂ« ketĂ« vulĂ«n e dĂ«rgimit para ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve”.

AnĂ«tari i PDK-sĂ« nĂ« KQZ, Ilir Gashi, shkroi tĂ« enjten nĂ« Facebook se propozimi pĂ«r pranimin e fletĂ«votimeve pas afatit u miratua nĂ« KQZ “me vetĂ«dije se po bĂ«hej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qĂ«llimin qĂ« tĂ« mos keqkuptohej se jemi kundĂ«r mĂ«rgatĂ«s”.

“Prandaj, organet kompetente duhet tĂ« vendosin nĂ« mĂ«nyrĂ« meritore lidhur me vendimin e KQZ-sĂ« pĂ«r pranimin e fletĂ«votimeve jashtĂ« afatit ligjor”, shkroi Gashi.

Por, Alban Krasniqi - anĂ«tari i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje nĂ« KQZ, e cila i fitoi bindshĂ«m zgjedhjet pĂ«rfshirĂ« edhe votat me postĂ« – e akuzoi PDK-nĂ« pĂ«r ankesĂ« tĂ« “turpshme” kundĂ«r mĂ«rgatĂ«s.

“VetĂ« e votuan nĂ« KQZ procedurĂ«n dhe afatet, e tash kur mĂ«rgata u vetorganizua dhe arriti tĂ« sjellĂ« fletĂ«votimet nga gjithandej globit, kĂ«tyre u djeg ky fakt duke harruar qĂ« humbjen nuk e kanĂ« nga mĂ«rgata, e as nga votuesit nĂ« KosovĂ«, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dĂ«mshme tĂ« vet PDK-sĂ«â€, shkroi Krasniqi nĂ« Facebook tĂ« enjten.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në mërgatë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave me postë, Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti i ka fituar 30.671 vota, ndërsa PDK-ja vetëm 4.335 vota.

Para fillimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ«, PDK-ja ishte nĂ« rrugĂ« pĂ«r t’i fituar 23 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, por tani ajo ka humbur njĂ« ulĂ«se.

Vetëvendosje, ndërkohë, ka fituar 57 ulëse dhe Kurti pritet ta themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të enjten vonë se është buzë përfundimit të numërimit të votave me postë, të fundit, para shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe verifikimit të tyre.

"Ka filluar numërimi i pjesës së fundit fletëvotime, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë", tha KQZ-ja në Facebook./Radio Evropa e Lirë/

Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantët e parregullt



Ministrja e Migracionit e BelgjikĂ«s, Anneleen Van Bossuyt, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se qeveria belge po shqyrton “çdo zgjidhje tĂ« mundshme” pĂ«r tĂ« rritur kthimin e migrantĂ«ve tĂ« parregullt, pĂ«rfshirĂ« edhe ndĂ«rtimin ose marrjen me qira tĂ« hapĂ«sirave tĂ« burgimit nĂ« KosovĂ« dhe ShqipĂ«ri.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Euronews, Van Bossuyt konfirmoi se gjatĂ« vizitave nĂ« ShqipĂ«ri dhe KosovĂ« janĂ« zhvilluar bisedime konkrete me autoritetet pĂ«rkatĂ«se. “Ne po shikojmĂ« çdo zgjidhje tĂ« mundshme pĂ«r tĂ« rritur shkallĂ«n e kthimeve. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga mundĂ«sitĂ« qĂ« po e shqyrtojmĂ« sĂ« bashku me ministrinĂ« e drejtĂ«sisĂ«â€, u shpreh ajo.

Sipas saj, bisedimet me Shqipërinë synojnë strehimin e shtetasve shqiptarë që aktualisht ndodhen në burgjet belge. Ndërsa për Kosovën, ministrja tha se qeveria e saj po shqyrton mundësinë e strehimit të personave që qëndrojnë ilegalisht në Belgjikë dhe ndodhen në burgje, pavarësisht kombësisë së tyre.

“NĂ« KosovĂ«, ne po shikojmĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« strehuar njerĂ«z qĂ« qĂ«ndrojnĂ« ilegalisht nĂ« BelgjikĂ«, por qĂ« ndodhen nĂ« burgjet tona”, deklaroi Van Bossuyt.

Ajo theksoi se Ballkani PerĂ«ndimor po shihet si njĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r zgjidhje “inovative” nĂ« fushĂ«n e migracionit dhe se Belgjika mbetet e hapur edhe pĂ«r partneritete tĂ« tjera. “Ne kemi qenĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe KosovĂ«, kemi folur me ministrat pĂ«rgjegjĂ«s, por ndoshta nĂ« tĂ« ardhmen do tĂ« ketĂ« edhe mundĂ«si apo vende tĂ« tjera”, tha ministrja belge.

Shtëllunga deri në qiell, shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura në Tiranë



NjĂ« zjarr i pĂ«rmasave masive ka rĂ«nĂ« mbrĂ«mjen e sotme nĂ« TiranĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« zonĂ« industriale dhe tregtare. Sipas raportimeve, flakĂ«t kanĂ« “pushtuar” disa magazina tĂ« tregut tĂ« rrobave tĂ« pĂ«rdorura, tĂ« cilat ndodhen pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s “5 Maji”.

Për shkak të natyrës së materialeve që ndodhen në magazina (tekstile, rroba), zjarri ka marrë përmasa të mëdha në një kohë të shkurtër, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e menjëhershme.

Tym i zi dhe flakë të larta janë të dukshme nga disa zona të Tiranës. Deri më tani, raportohet për dëme materiale, me disa magazina që dyshohet se janë përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar apo rrezik për jetën e banorëve përreth, megjithëse paniku ka qenë i madh.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë zjarr masiv. Ekspertët pritet të nisin hetimet sapo të bëhet e mundur shuarja e plotë e flakëve. Shumë forca zjarrfikëse dhe mjete policie ndodhen aktualisht në vendngjarje duke punuar për lokalizimin e vatrës./RTSH

Drejtori Llugaliu: Viti 2025 konfirmoi rekorde të reja për Doganën e Kosovës



Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka bërë të ditur se viti 2025 ka siguruar vijimësinë e rezultateve rekord për këtë institucion, duke e cilësuar atë si një vit të performancës së lartë fiskale, operacionale dhe institucionale.

Në një postim të publikuar në rrjetin social LinkedIn, Llugaliu thekson se të hyrat e Doganës kanë arritur në 1.965 miliard euro, me një rritje prej 132 milionë euro krahasuar me vitin 2024 dhe mbi 3.5 për qind më shumë se projeksioni qeveritar. Sipas tij, këto rezultate janë dëshmi e menaxhimit efikas edhe në kushte të politikave lehtësuese për bizneset.

Llugaliu sqaron se vetëm gjatë vitit 2025, lirimet nga taksat për prodhuesit dhe nga marrëveshjet e tregtisë së lirë kanë arritur vlerën prej 67 milionë euro, duke e çuar totalin e taksave të liruara në këto kategori në 407 milionë euro.

Drejtori i Doganës vë në pah edhe intensifikimin e luftës kundër ekonomisë joformale, e cila ka ndikuar në rritjen e qëndrueshme të të hyrave, pothuajse dy herë më shpejt se rritja ekonomike. Ndërkohë, sekuestrimet dhe konfiskimet kanë tejkaluar ndjeshëm nivelin e vitit 2024 dhe janë mbi katër herë më të larta krahasuar me vitin 2019.

Sipas Llugaliut, mbrojtja e shoqërisë është forcuar përmes goditjeve të drejtpërdrejta ndaj narkotikëve, armëve, eksplozivit dhe mallrave të rrezikshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë së vendit.

Ai nënvizon se, sipas të dhënave të CEFTA-s, Kosova prin në rajon për kohën më të shpejtë të zhdoganimit, duke e pozicionuar Doganën e Kosovës si një nga administratat më efikase doganore në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të zhvillimit institucional, Llugaliu përmend reformat e vazhdueshme, dixhitalizimin dhe inovacionin, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në menaxhimin e riskut dhe sistemet Track & Trace, që po e bëjnë Doganën më moderne dhe më funksionale.

Po ashtu, ai thekson rëndësinë e rekrutimit të gjeneratës së re prej 107 zyrtarësh doganorë, si investim strategjik në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme për të ardhmen.

“NĂ« thelb, kĂ«to rezultate pĂ«rkthehen nĂ« njĂ« DoganĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«, pĂ«r njĂ« ekonomi mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« sigurt”, pĂ«rfundon Llugaliu nĂ« mesazhin e tij.

DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete



Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28-dhjetorit, pritet të formohet edhe qeveria e re.

E menjëherë pas kësaj, SHBA-të presin hapa konkret për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një përgjigje për Tëvë1, Departamenti i Shtetit ka thënë se shpresojnë në avancimin e partneritetit me qeverinë e ardhshme përfshirë edhe dialogun strategjik i cili u pezullua në vitin 2025.

“ShpresojmĂ« tĂ« forcojmĂ« partneritetin tonĂ« me qeverinĂ« e ardhshme tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« edhe rifillimin e dialogut tonĂ« strategjik. MegjithatĂ«, arritja e kĂ«saj do tĂ« kĂ«rkojĂ« veprime qĂ« çojnĂ« pĂ«rpara agjendĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet tĂ« ndĂ«rsjellĂ« ekonomik”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka thënë për Tëvë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët, sidomos me ShBA-në edhe në mandatit e ardhshëm.

“Ne kemi komunikim tĂ« rregullt me Departamentin e Shtetit dhe me ambasadĂ«n amerikane nĂ« KosovĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« çdo çështje tĂ« adresohet dhe tĂ« punojmĂ« bashkĂ« pĂ«r tema dhe çështje me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. NĂ« mandatit tonĂ« tĂ« parĂ« kemi bashkĂ«punuar ngushtĂ« nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes dhe zhvillimit. Aleanca, partneriteti, dhe miqĂ«sia jonĂ« kanĂ« bazĂ«n e fortĂ« te qĂ«llimet, vlerat dhe orientimin qĂ« ndajmĂ«. Si qeveri e rizgjedhur dhe rilegjitimuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« bashkĂ« me miqtĂ« dhe aleatĂ«t tanĂ«, sidomos me ShBA-tĂ«, qĂ« tĂ« forcojmĂ« edhe mĂ« tej marrĂ«dhĂ«niet dhe partneritetin mes shteteve tona”, ka thĂ«nĂ« Kryeziu.

Politologu, Dorajet Imeri e sheh të domosdoshme intensifikimin e partneritetit me SHBA-të.

Sipas tij, janë tri fusha kryesore që qeveria e ardhshme duhet të fokusohet.

“UnĂ« konsideroj se qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s duhet tĂ« intensifikoi partneritetin ushtarak dhe tĂ« Mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, dhe tĂ« kaloi nĂ« njĂ« nivel tjetĂ«r. UnĂ« besoj qĂ« qeveria e re nĂ« detyrĂ«n parĂ«sore tĂ« saj duhet tĂ« ketĂ« intensifikimin e lobimit, aplikimin e diplomacisĂ« ekonomike nĂ« veçanti por edhe formave tĂ« tjera ekonomike ose tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« nivele tĂ« tjera tĂ« diplomacive”, thotĂ« Imeri.

Në anën tjetër, Imeri theksoi se Serbia ishte vazhdimisht ajo që tentoi ngritjen e tensioneve në katër komunat veriore.

Në këtë drejtim, ai deklaron se Kosova duhet të bëhet më e zëshme tek SHBA-të që kryerësit e sulmit në Banjskë të Zveçanit, të sillen para drejtësisë.

“Veriu i MitrovicĂ«s Ă«shtĂ« tensionuar, ju e dini fare mirĂ« edhe SHBA-tĂ« e dijnĂ« se kush ka qenĂ« iniciatori, shkaktari, edhe pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tensionin e veriut tĂ« KosovĂ«s. SHBA-tĂ« mirĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« i kanĂ« kĂ«rkuar SerbisĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« ekstradimin e krerĂ«ve tĂ« grupit ekstremist tĂ« cilĂ«t e kanĂ« pasur synim aneksimin e veriut tĂ« KosovĂ«s. Kosova nĂ« kĂ«tĂ« aspekt duhet tĂ« dĂ«gjohet mĂ« shumĂ«â€ , shprehet Imeri.

Comodita Home: Një pjesë e fabrikës përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar



Comodita Home njofton opinionin se sot në orët e pasdites, një pjesë e fabrikës së saj në Gjakovë është kapluar nga zjarri.

Fatmirësisht, punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Aktualisht, ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes së zjarrit dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material.

Comodita Home dĂ«shiron t’i falĂ«nderojĂ« pĂ«r intervenim tĂ« shpejtĂ« ministrinĂ« e Brendshme dhe MinistrinĂ« e FSK-sĂ«, kryetarin e GjakovĂ«s, drejtorin e AME-sĂ«, njĂ«sitĂ« e zjarrfikĂ«sve nga Gjakova, Prizreni, Juniku, Deçani dhe Rahoveci, si dhe pjesĂ«tarĂ«t e KFOR-it dhe tĂ« FSK-sĂ« pĂ«r shprehjen e gatishmĂ«risĂ« pĂ«r intervenim.

Nis numërimi i fletëvotimeve të fundit në KQZ



Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë sosh, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.

"Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar", ka deklaruar Elezi për Telegrafin.


Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë



PĂ«rballĂ« kushteve tĂ« rĂ«nda atmosferike dhe vĂ«rshimeve tĂ« shkaktuara nga reshjet intensive tĂ« shiut nĂ« rajonin e MitrovicĂ«s jug, Policia e KosovĂ«s ka ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« evakuuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt njĂ« familje katĂ«r anĂ«tarĂ«she tĂ« bllokuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre nĂ« rrugĂ«n “2 Korriku”.

NĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me DrejtorinĂ« e Emergjencave nĂ« MitrovicĂ« – Jugu dhe ekipet e tjera pĂ«r shpĂ«tim, NjĂ«sia e Kontrollit tĂ« Kufirit Ujor (NJKKU) realizoi operacionin me vendosmĂ«ri dhe profesionalizĂ«m, duke siguruar qĂ« familja tĂ« largohej pa rrezik.

Policia e Kosovës thekson se ky veprim dëshmon përkushtimin e saj jo vetëm për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve, por edhe për mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së tyre në situata emergjente, kur vendi përballet me rreziqe natyrore.

Autoritetet policore janë ende në terren dhe janë të gatshme të reagojnë për çdo qytetar në nevojë, duke ofruar mbështetje edhe për institucionet e tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente.

Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Gjini: Humbje e madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s, Ardian Gjini, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se njĂ« pjesĂ« e fabrikĂ«s sĂ« dyshekĂ«ve “Comodita” nĂ« GjakovĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri dhe Ă«shtĂ« djegur tĂ«rĂ«sisht.

Gjini theksoi se për disa orë me radhë, njësitet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunalë të emergjencave kanë qenë të angazhuar në shuarjen e flakëve, duke dëshmuar profesionalizëm dhe vetmohim të lartë në përballjen me zjarrin.

Ai rikujtoi se “Comodita” Ă«shtĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«si mĂ« i madh nĂ« GjakovĂ« dhe, si pjesĂ« e Devolli Group, renditet ndĂ«r taksapaguesit kryesorĂ« qĂ« kontribuojnĂ« nĂ« buxhetin e shtetit.

Sipas tij, zjarri paraqet humbje të mëdha jo vetëm për kompaninë, por edhe për qytetin e Gjakovës dhe për Kosovën në përgjithësi.

Gjini shtoi se pronari i kompanisë, Shkëlqim Devolli, pavarësisht dëmeve milionëshe, ka falënderuar të gjitha ekipet për angazhimin e tyre dhe ka shprehur mirënjohje që nga ky incident nuk ka pasur punëtorë të lënduar.

Sipas kryetarit të komunës, edhe pas disa orësh nga shpërthimi i zjarrit, zjarrfikësit kanë vazhduar përpjekjet për të mbrojtur një nga pjesët vitale të procesit të prodhimit, e cila deri më tani nuk është dëmtuar.

NĂ« fund, Gjini theksoi se ditĂ«t e para tĂ« kĂ«tij viti kanĂ« qenĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r GjakovĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« situatave emergjente, dhe se institucionet komunale do tĂ« angazhohen pĂ«r sanimin e dĂ«meve nga vĂ«rshimet, si dhe shprehu shpresĂ«n qĂ« “Comodita” tĂ« arrijĂ« tĂ« rikuperojĂ« dĂ«met dhe tĂ« rifillojĂ« sa mĂ« shpejt procesin e prodhimit.

Ai falënderoi gjithashtu zjarrfikësit nga komunat fqinje për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar./Telegrafi/


NjĂ« miliard euro pĂ«r KosovĂ«n po presin njĂ« “po” nga deputetĂ«t



Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova që më shumë se një vit. Marrja e këtyre fondeve vazhdon të jetë peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-tës ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian (BE) dhe të mbi 120 milionë eurove të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) të Bankës Botërore.

Këto marrëveshje ndërkombëtare mbërritën në duart e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit, në fund të vitit 2024. Ratifikimin po e presin që atëherë.

ÇfarĂ« pritet nga legjislatura e dhjetĂ«?

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë e bëri të qartë se do të ketë një shumicë të thjeshtë për konstituimin e Kuvendit 120-anëtarësh dhe për formimin e Qeverisë së re. Por, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ashtu sikurse edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duhen 80 vota.

Nëse Kuvendi nuk do të arrijë ta zgjedhë presidentin as në votimin e tretë, që kërkon të paktën 61 vota nga jo më pak se 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallë, vendin mund ta presin zgjedhje të reja në pranverë.

A do t’i miratojĂ« Kuvendi marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare para se tĂ« rrezikojĂ« njĂ« shpĂ«rndarje tĂ« radhĂ«s?

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që i fitoi zgjedhjet parlamentare, llogarit në bashkëpunimin e opozitës që të zhbllokohen fondet e huaja për Kosovën.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se LVV-ja pret nga partitë opozitare që të mos e kushtëzojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me çështjen e presidentit.

“Nuk besoj qĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare duhet tĂ« futen nĂ« diskutimet pĂ«r çështjen e presidentit. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Kuvendi t’i kryejĂ« obligimet nĂ« lidhje me kĂ«to marrĂ«veshje, ndĂ«rsa çështja e presidentit Ă«shtĂ« njĂ« fazĂ« tjetĂ«r, ku do tĂ« ketĂ« diskutime. Presim vullnetin e tyre [tĂ« opozitĂ«s] pĂ«r t’i votuar, dhe jo kushtĂ«zime”, u shpreh Haxhiu.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thonë se nuk do të jenë bllokues për sa i përket aprovimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“LDK-ja i ka votuar, dhe do tĂ« vazhdojĂ« t'i votojĂ« ato marrĂ«veshje qĂ« janĂ« nĂ« interes tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, tha Anton Quni, nĂ«nkryetar i LDK-sĂ«, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r REL-in.

Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it për të komentuar për këtë çështje.

Megjithatë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi ditë më parë para mediave se partia e tij i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare edhe në të kaluarën, dhe se do të kontribuojë për gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës.

Çka pĂ«rmbajnĂ« kĂ«to marrĂ«veshje?

Nga Plani i Rritjes i BE-sĂ« pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, KosovĂ«s i takuan rreth 882 milionĂ« euro, pĂ«r tĂ« cilat Kosova ka miratuar agjendĂ«n e reformave – pra, se ku do t’i shpenzojĂ« ato.


Mbi 90 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Financimit, mbështetje buxhetore për Kosovën nga ANZH e Bankës Botërore, e cila synon të përmirësojë ligjet për financat publike dhe politikat fiskale.

Ndërkaq, 21 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Kredisë me ANZH-në për ndërtimin e çerdheve të reja për fëmijët, trajnimin e stafit dhe zbatimin e një skeme të kuponëve, përmes të cilëve familjet do të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në këto kopshte.

E, Marrëveshja e Kredisë me ANZH-në, e destinuar për zhvillimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në Kosovë, ka vlerën e 18 milionë e 600 mijë eurove.

A po u skadon afati fondeve?

Bekim Salihu, nga Instituti pĂ«r Studime tĂ« Avancuara – GAP, thotĂ« pĂ«r REL-in se Kosova Ă«shtĂ« vonuar nĂ« miratimin e kĂ«tyre marrĂ«veshjeve, dhe se po i nisĂ« me vonesĂ« reformat e kĂ«rkuara nga BE-ja.

“Fondet e Planit tĂ« Rritjes vlejnĂ« deri nĂ« vitin 2027, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Kosova hyri nĂ« vitin 2026 pa i alokuar fondet, dhe pa i nisur reformat. Dhe, rreziku shtesĂ« Ă«shtĂ« qĂ« mund mungojĂ« konsensusi politik nĂ« Kuvend pĂ«r t’i miratuar”.

Për skadimin e afatit kishte paralajmëruar edhe Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, vitin e kaluar.

Të rrezikuara janë edhe miliona euro të tjera, për të cilat marrëveshja ishte nënshkruar në prillin e 2024-tës.

Javë më parë, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë pohoi për REL-in se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është 13 shkurti i vitit 2026.

Këto marrëveshje dështuan të miratoheshin në një seancë të mbajtur më 19 nëntor 2025, një ditë para se të shpërndahej Kuvendi, pasi opozita kishte refuzuar të shkonte në seancë, me arsyetimin se LVV-ja kishte zvarritur procesin e formimit të institucioneve gjatë tërë vitit.

Mbetet tĂ« shihet se a do t’i japĂ« pĂ«rbĂ«rja e re e Kuvendit dritĂ«n e gjelbĂ«r fondeve tĂ« huaja, edhe nĂ«se rrezikon t’i shkurtojĂ« jetĂ«gjatĂ«sinĂ« legjislaturĂ«s sĂ« dhjetĂ«./Radio Evropa e LirĂ«/

Kushtet atmosferike, transporti publik mund të pezullohet në disa zona në Prishtinë



Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, i shoqëruar me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, duke rekomanduar që lëvizjet të kufizohen vetëm në raste të domosdoshme, të përdoren pajisjet e detyrueshme të dimrit dhe të shmanget shpejtësia e lartë, me respektim të plotë të sinjalistikës rrugore.

Sa i përket transportit publik urban, Kryeqyteti ka paralajmëruar se për shkak të kushteve atmosferike mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet se qarkullimi nuk është i sigurt, transporti publik mund të pezullohet përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.

Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrat pa pagesë: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.


La Amerikën për Shqipërinë, John Shkëmbi kontribuon në sigurinë kibernetike të Forcave të Armatosura



John ShkĂ«mbi Ă«shtĂ« njĂ« shembull pĂ«r tĂ« rinjt qĂ« studiojnĂ« jashtĂ« vendit dhe dĂ«shirojnĂ« tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« atdheun e tyre. Pas pĂ«rfundimit tĂ« studimeve nĂ« SHBA, ai vendosi tĂ« kthehej nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e QendrĂ«s Operacionale Kibernetike pranĂ« KomandĂ«s Kibernetike dhe NdĂ«rlidhjes.

Rruga drejt karrierës në Kibernetikë

“QĂ« nĂ« vitin e fundit tĂ« gjimnazit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po pĂ«rgatitesha pĂ«r testimet e maturĂ«s, fillova tĂ« aplikoj nĂ« universitete tĂ« ndryshme, si nĂ« AmerikĂ« dhe EvropĂ«. Por dĂ«shira ime mĂ« e madhe ishte tĂ« aplikoj nĂ« West Point, njĂ« akademi e njohur nĂ« SHBA. NĂ« 2020 fillova studimet dhe nĂ« 2024 u diplomova. Kisha qejf pjesĂ«n e teknologjisĂ« dhe mora inxhinierinĂ« kompjuterike si degĂ« kryesore,” rrĂ«fen John.

“Ishte njĂ« kulturĂ« krejt tjetĂ«r nga ajo shqiptare. Shkolla pĂ«rfshinte njerĂ«z nga çdo shtet i AmerikĂ«s dhe duhej tĂ« mĂ«soje edhe me theksin e secilit. PĂ«r rreth katĂ«r vite kam qenĂ« vetĂ«m; nuk kam pasur familjarĂ« aty, vetĂ«m kur u diplomova erdhĂ«n. NĂ« tetor 2024 fillova detyrĂ«n si inxhinier i sigurisĂ« kibernetike nĂ« ShqipĂ«ri”, thotĂ« ai.

ÇfarĂ« bĂ«n si inxhinier i sigurisĂ« kibernetike?

“Ne pĂ«rqendrohemi te mbrojtja e sistemeve kritike tĂ« Forcave tĂ« Armatosura. PĂ«rpiqemi tĂ« parandalojmĂ« dhe tĂ« monitorojmĂ« rreziqet sa mĂ« herĂ«t qĂ« tĂ« mundemi dhe t’i menaxhojmĂ« sa mĂ« sigurt. Ka aktivitete tĂ« shumta; disa janĂ« mĂ« tĂ« lehta, disa mĂ« tĂ« vĂ«shtira, por çdo sulm studiohet dhe trajtohet. Pajisjet nga Amerika, si Fly-Away Kits, na mundĂ«sojnĂ« tĂ« jemi tĂ« dislokueshĂ«m dhe tĂ« marrim pajisjet kudo ku ndodh incidenti. Jemi aktiv 24/7 dhe siguria Ă«shtĂ« nĂ« nivel tĂ« lartĂ«.”

Bashkëpunimi me NATO-n dhe aleatët

“BashkĂ«punojmĂ« shumĂ« me aleatĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe brenda vendit. Partneri ynĂ« kryesor Ă«shtĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, tĂ« cilat kanĂ« kontribuar nĂ« krijimin e kĂ«tyre zyrave dhe strukturave.”

Një ditë e zakonshme për John-in

“ËshtĂ« njĂ« balancĂ« e vĂ«shtirĂ«, pasi gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s jemi nĂ« gatishmĂ«ri. Puna fillon nĂ« orĂ«n 8 dhe mbaron nĂ« fund tĂ« ditĂ«s, por mundohem tĂ« jem aktiv dhe tĂ« jap maksimumin. Pas punĂ«s, lexoj diçka, edhe nĂ« rastin kur jam nĂ« gatishmĂ«ri.”

Mesazh për të rinjt shqiptarë

“UnĂ« jam 23 vjeç. Shpresoj qĂ« rrugĂ«timi im tĂ« shĂ«rbejĂ« si motivim pĂ«r tĂ« rinjt shqiptarĂ«. PĂ«rkushtimi dhe dĂ«shira pĂ«r tĂ« mĂ«suar janĂ« kyç pĂ«r tĂ« arritur Ă«ndrrat dhe pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« lumtur. ShĂ«rbimi ndaj atdheut Ă«shtĂ« kryesor.”

A do të kthehet përsëri në Amerikë?

“E dija qĂ« njĂ« moment do vija kĂ«tu dhe tĂ« kontribuoja nĂ« atdheun tim. QĂ«llimi im tani Ă«shtĂ« tĂ« jap maksimumin kĂ«tu.”/Euronews Albania

- YouTube youtu.be


Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Haradinaj: Lajm tronditës për ekonominë e vendit



Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit qĂ« pĂ«rfshiu fabrikĂ«n e dyshekĂ«ve “Comodita” nĂ« GjakovĂ«, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« kompani si njĂ« nga shembujt mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« suksesit tĂ« prodhuesve kosovarĂ«.

Haradinaj theksoi se “Comodita”, falĂ« pĂ«rkushtimit dhe vizionit, ka arritur tĂ« jetĂ« konkurrente e denjĂ« nĂ« tregjet evropiane dhe botĂ«rore, duke pĂ«rbĂ«rĂ« njĂ« burim jetese pĂ«r qindra familje nĂ« KosovĂ«. Sipas tij, lajmi pĂ«r zjarrin Ă«shtĂ« tronditĂ«s jo vetĂ«m pĂ«r kompaninĂ«, por pĂ«r ekonominĂ« e vendit nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.

Ai shprehu shpresën që nga ky incident të mos ketë punëtorë të lënduar dhe uroi që situata të tejkalohet sa më shpejt, me dëme sa më të vogla.

Po ashtu, Haradinaj falënderoi autoritetet lokale në Gjakovë, Policinë e Kosovës, njësitet e zjarrfikësve si dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për reagimin e shpejtë dhe angazhimin në shuarjen e zjarrit./Telegrafi/


Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje



(E plotĂ«suar) - NjĂ« zjarr i madh ka pĂ«rfshirĂ« fabrikĂ«n e dyshekĂ«ve “Comodita” nĂ« GjakovĂ«, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« rrugĂ«n “Gjergj Sokoli”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.



Sipas autoriteteve, flakët janë të përmasave të mëdha dhe ndërhyrja emergjente është ende në zhvillim.



"“Rreth orĂ«s 16:50, jemi njoftuar se nĂ« rrugĂ«n “Gjergj Sokoli” nĂ« GjakovĂ« njĂ« fabrikĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri. NjĂ«sitet policore dhe zjarrfikĂ«sit kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe janĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit".

Elezaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.



"Deri nĂ« kĂ«to momente, bazuar nĂ« informatat e pranuara, nuk raportohet pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar, megjithatĂ« verifikimi i plotĂ« i situatĂ«s dhe i pasojave eventuale nĂ« njerĂ«z do tĂ« bĂ«het pas shuarjes sĂ« plotĂ« tĂ« zjarrit”, ka shtuar ai.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie./Telegrafi/


Parku i Biznesit nën ujë, ende nuk dihen dëmet në Mitrovicë



Hapësira përreth Parkut të Biznesit në Mitrovicë të Jugut, është përmbytur nga lumi Sitnica, i cili ka dalë nga shtrati mbrëmjen e së mërkurës si pasojë e reshjeve të fundit.

Si rrjedhojë, disa prej 24 bizneseve që operojnë në këtë park janë prekur nga përmbytjet.

Pronarët e bizneseve kanë bërë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme, por vlerësimi i saktë financiar do të mund të bëhet vetëm pas tërheqjes së ujit dhe rikthimit të gjendjes normale.

Gjendje e rĂ«nduar paraqitet edhe nĂ« lagjen “2 Korriku”, nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Jugut. PĂ«r shkak tĂ« pĂ«rmbytjeve, disa familje janĂ« detyruar tĂ« largohen nga shtĂ«pitĂ« e tyre.

Komandanti i BrigadĂ«s sĂ« ZjarrfikĂ«sve nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Jugut, Burim Ibishi, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«r KosovaPress, se nga ora 02:00 pas mesnate e deri mĂ« tani janĂ« evakuuar gjithsej 15 familje nga kjo lagje. NjĂ« pjesĂ« e tyre janĂ« strehuar nĂ« hotelin “Park”, ndĂ«rsa tĂ« tjerat tek familjarĂ«t.

Ekipet emergjente po vazhdojnë të jenë në terren dhe të monitorojnë situatën.

❌