Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

10:45 Mamdani betohet si kryebashkiaku i Nju Jorkut, i pari mysliman në qytetin më të madh të SHBA-ve

Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut në një ceremoni historike që u mbajt menjëherë pas mesnatës së 1 janarit 2026, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane. Mamdani, 34 vjeç, bëhet kryebashkiaku i parë mysliman që udhëheq qytetin më të populluar në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu konsiderohet më i riu në breza që mban këtë post në historinë e qytetit.

Ceremonia e betimit u zhvillua në stacionin e ndaluar të metrosë “Old City Hall” në Manhatan, një vend historik simbolik për rëndësinë e transportit publik në jetën e Nju Jorkut, ku Mamdani vendosi dorën mbi Kur’an, për të kryer betimin zyrtar.

Mamdani është gjithashtu i pari person me prejardhje jug-aziatike dhe i pari që ka lindur në Afrikë që mban këtë detyrë, pasi që fëmijë u zhvendos me familjen nga Kampala, në Nju Jork. Ai fitoi zgjedhjet në nëntor 2025, duke mposhtur rivalë të njohur si Andreu Cuomo dhe Curtis Sliwa, në një garë që tërhoqi vëmendje të madhe kombëtare.

Programi politik i tij fokusohet në uljen e kostos së jetesës dhe zgjerimin e shërbimeve sociale, duke përfshirë plane për transport falas publik, kujdes falas për fëmijët dhe stoqe ushqimore të menaxhuara nga qyteti, çështje që afruan me shumë votues, sidomos të rinj dhe komunitete nga punëtorët.

Një ceremoni publike më e madhe e betimit, e pritur të udhëhiqet nga senatori Bernie Sanders, do të mbahet më vonë gjatë ditës, së bashku me festime të tjera në qytet për nisjen zyrtare të epokës së tij në krye të Nju Jorkut./kb

10:30 Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku humbën jetën tre shtetas.

Autoritetet sqarojnë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Mjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin tjetër i cili drejtohej nga 24-vjeçari Klejdi Myftari.

Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve, pasagjeri Anxhelo Ruçi, ndërkohë mbeti e plagosur 19-vjeçarja e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga Dulaj.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./kb

10:15 Trump jep lajmin për Vit të Ri, tërheq trupat nga disa qytete të SHBA-ve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar sot se po tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete amerikane, mes tyre Chicago dhe Los Angeles. Ky njoftim vjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të marrë javën e kaluar, i cili minoi autoritetin e tij për përdorimin e trupave në funksione policore.

“Ne do të kthehemi, ndoshta në një formë shumë të ndryshme dhe më të fortë, kur krimi të fillojë të rritet sërish,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social në prag të Vitit të Ri.

Më herët gjatë kësaj të marte, më 30 dhjetor, administrata Trump hoqi dorë nga përpjekjet ligjore për të mbajtur kontrollin mbi trupat e dislokuara në Los Angeles. Javën e kaluar, si shkruan BBC, Gjykata e Lartë vendosi se Trump nuk mund të përdorte trupa në Chicago për zbatimin e ligjit brenda vendit.
Në deklaratën e tij, Trump përmendi gjithashtu Portlandin, në shtetin e Oregonit, por jo Washington DC-në, ku trupat vijojnë të jenë në patrullim./kb

10:00 Sfida e Ukrainës pas luftës: Ushtri e madhe, kosto shtesë dhe zgjedhje të vështira strategjike

Edhe pas përfundimit të luftës me Rusinë, Ukraina pritet të ketë një nga ushtritë më të mëdha dhe më me përvojë në Evropë, duke u parë nga shumë vende evropiane si një fortesë kyçe kundër ambicieve të Moskës. Megjithatë, mirëmbajtja e një force kaq të madhe ushtarake pritet të jetë një nga sfidat më të vështira për Kievin në periudhën e pasluftës. Sipas një analize të Wall Street Journal, qeveria ukrainase do të përballet me vështirësi serioze financiare dhe logjistike për të mbajtur rreth 800,000 trupa aktive, si dhe sasi të mëdha pajisjesh ushtarake. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë njoftuar së fundmi një hua prej rreth 90 miliardë eurosh për Ukrainën, me synimin për të përballuar krizën ekonomike dhe për të mbështetur vazhdimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Në rast të një marrëveshjeje paqeje, shumë nga ushtarët e mobilizuar në vijën e frontit pritet të kërkojnë demobilizimin, ndërkohë që mungesa e fondeve e bën të vështirë pagesën e tyre. Analistët e mbrojtjes vlerësojnë se Ukraina mund të mbështetet më shumë në forcat rezervë dhe në sisteme më të lira, si dronët dhe minat, në vend të strukturave tradicionale të shtrenjta.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina duhet të ruajë një forcë aktive prej 800,000 ushtarësh, duke refuzuar kërkesat ruse për ta ulur këtë numër në 600,000. Ky qëndrim është mbështetur së fundmi edhe nga liderë evropianë, të cilët janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë financiarisht.

Megjithatë, kostoja e një ushtrie të tillë mbetet jashtëzakonisht e lartë. Aktualisht, Ukraina shpenzon rreth 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa Rusia shpenzon rreth 7.3% të PBB-së së saj. Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, aleatët perëndimorë kanë dhënë rreth 350 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe civile për Ukrainën që nga fillimi i luftës, por financimi nga SHBA-ja është ndalur dhe vendet evropiane mund të tregohen më të kujdesshme në të ardhmen./kb

09:45 Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Në prag të ndërrimit të viteve, Parlamenti Europian ka zgjedhur t’i drejtohet publikut me një mesazh ndryshe, duke kombinuar humorin me një shpjegim simbolik mbi funksionimin e Bashkimit Europian.

Në qendër të këtij komunikimi ka qenë figura e Babagjyshit të Vitit të Ri, të cilit institucioni europian i ka “dhënë” një identitet europian.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Parlamenti Europian ka përdorur humorin për të shpjeguar se si Babagjyshi arrin të shpërndajë dhurata në kohë rekord në të gjithë kontinentin. Sipas mesazhit, kjo “mrekulli” festive nuk lidhet vetëm me magjinë e festave, por edhe me mekanizmat që lehtësojnë lëvizjen brenda BE-së.

“E keni menduar ndonjëherë se si Babagjyshi i Vitit të Ri i shpërndan dhuratat kaq shpejt në të gjithë Europën? Kjo falë bashkimit doganor të BE-së dhe zonës Schengen! Pa kontrolle doganore mes vendeve të BE-së, slita e Babagjyshit vazhdon rrugën pa pengesa nga një ndalesë në tjetrën: pa vonesa, pa dokumente.”, thuhet në postimin e Parlamentit Europian në rrjetet sociale.
Me këtë qasje të lehtë dhe simbolike, Parlamenti Europian synon të theksojë përfitimet konkrete të integrimit europian, duke i sjellë ato më pranë qytetarëve përmes një gjuhe të kuptueshme dhe festive/kb

09:31 Përgjaket aksi “Gjirokastër-Tepelenë”/ Aksidentohen dy makina, vdesin tre të rinj, një i plagosur

Last Updated on 01/01/2026 by Kesjana

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:18. Automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi./kb

09:21 Shpërthim në një bar në Crans-Montana të Zvicrës, të paktën 10 të vdekur

Last Updated on 01/01/2026 by Kesjana

Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një bar në Crans-Montana, vendpushimi i njohur i skijimit në Zvicër, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 10 personave dhe plagosjen e rëndë të shumë të tjerëve. Sipas raportimeve të Sky News, që citojnë burime nga policia lokale në kantonin Valais, mbi 10 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist. Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 sipas kohës lokale në barin Le Constellation, i cili frekuentohet kryesisht nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri. Pas shpërthimit, në objekt shpërtheu edhe një zjarr i madh, i cili u vu nën kontroll disa orë më vonë nga zjarrfikësit. Pamjet e publikuara nga mediat zvicerane tregojnë ndërtesën të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje u angazhuan ekipe të shumta shpëtimi, ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa autoritetet vendosën edhe një ndalim të përkohshëm fluturimesh mbi zonë. Sipas një zëdhënësi të policisë, mbi 100 persona ndodheshin brenda barit në momentin e shpërthimit. Transmetuesi publik zviceran RTS raportoi se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e objektit, ndërsa kapaciteti maksimal i barit ishte rreth 400 persona.

Gazeta zvicerane Blick sugjeron se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të përdorur gjatë një koncerti, por policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e tragjedisë. Hetimet janë në vijim. Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi në Alpet Zvicerane, rreth dy orë larg Bernës. Sipas BBC-së, zona pritet të presë një garë të Kupës së Botës FIS në fund të muajit janar./kb

09:00 Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

As ky fillim vit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.

Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr.

16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit./kb

08:45 Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, duke uruar shëndet, lumturi dhe shpresë për familjet shqiptare, duke theksuar se ky moment festash duhet të shërbejë edhe si kohë afrimi për ata që ndihen të lënë pas. Një vëmendje e veçantë iu kushtua të pamundurëve, të sëmurëve, familjeve në vështirësi dhe emigrantëve, për të cilët kryebashkiaku shprehu dëshirën që viti i ri të sjellë më shumë ngrohtësi dhe forcë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës uron të jetohet me zemër tl madhe, të punohet me pasion dhe të mbahen ëndrrat gjallë.

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,

Në prag të ndërrimit të viteve dua t’ju uroj shëndet, lumturi, suksese dhe një vit plot shpresë për ju dhe familjet tuaja.

Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.

Një falënderim i veçantë shkon për mjekët, infermierët dhe policët që shërbejnë pa pushim, për ushtarakët tanë kudo në botë që ruajnë paqen, dhe për punonjësit e bashkive dhe të tjerë që bëjnë çdo ditë të mundur që qytetet tona të ndriçojnë, jo vetëm me dritat festive, por me shpirtin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Ky vit që po lëmë pas ka qenë sfidues për shumë njerëz, ndaj le t’i hapim derën njëri-tjetrit këtë festë, t’i ftojmë në tryezat tona ata që ndihen vetëm, t’i mbajmë pranë ata që kanë nevojë për një dorë ndihmëse dhe ta përqafojmë njëri-tjetrin me dashuri dhe besim për të ardhmen.

Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë.

Dhe në fund, një urim dhe një përqafim për familjen time, me të cilën padrejtësisht nuk më është dhënë mundësia të jem sonte pranë.

Gëzuar 2026!/kb

08:30 Festë dhe incidente/ Fishekzjarret djegin plotësisht dy makina në Elbasan. Zjarri dëmton edhe dy të tjera

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë shënuar incidente të rënda me pasoja për qytetarët.

Megjithatë, burime bëjnë me dije se në zonën midis lagjes “5 Maji” dhe asaj “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve, janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Ndërkohë, trafiku në të gjitha rrugët e qytetit të Elbasanit ka qenë i dendur edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Po ashtu, ambientet ku u zhvilluan festimet kanë qenë mjaft të frekuentuara nga qytetarët, ndërsa Policia ka vijuar praninë dhe kontrollin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë gjithë natës festive në të shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan/kb

08:15 15 librat më të mirë për t’u lexuar sipas BBC

BBC ka bërë një përmbledhje të 15 botimeve më të mirë për vitin 2025.

“Regjisori” nga Daniel Kehlmann
Ky roman historik pjesërisht i trilluar nga romancieri dhe dramaturgu më i shitur në gjuhën gjermane Kehlmann eksploron temat e artit, pushtetit dhe bashkëfajësisë përmes jetës komplekse të njërit prej regjisorëve të mëdhenj austriakë të epokës së Weimer, GW Pabst. Pabst ia mbath nga regjimi nazist në Los Angeles, por më pas dështon të gjejë sukses në Epokën e Artë të Hollivudit (Kehlmann imagjinon se është i zhdukur nga Greta Garbo dhe Louise Brooks, aktore që ai zbuloi). Pas kthimit të Pabst në atdheun e tij, ai punësohet nga Goebbels për të bërë filma për Ministrinë e Propagandës së Rajhut. “Thelbi i “Regjisorit” është nëse është dobësi apo domosdoshmëri që e bën Pabstin të bëjë kompromis”, shkruan LRB . “Një libër për ëndrrat dhe për ëndrrat brenda ëndrrave…”, shkruan The New York Times , “Vetë “Regjisori” është një performancë e mrekullueshme – jo vetëm elastike, e tmerrshme dhe qesharake, por e përkthyer rrjedhshëm dhe absolutisht bindëse”.

“Puthje e Madhe, Mirupafshim” nga Claire-Louise Bennett
Pasi është zhvendosur nga qyteti në fshatrat më të thella, një grua jeton në harresë, e përndjekur nga kujtimet e asaj që ka lënë pas. Ka kujtime këmbëngulëse të Xavierit, të cilin e do, por nuk e dëshiron më. Pas marrjes së një letre surprizë nga një i njohur i vjetër, pason një lumë kujtimesh – të të tjerëve që i ka dashur, secila prej të cilave përfaqëson si një ndjenjë lirie, ashtu edhe një sfidë për ndjenjën e saj të vetvetes. Ajo pyet veten se çfarë do të thotë të lidhesh plotësisht me dikë, dhe gjithashtu si duhet të veprojmë për ta lënë të shkojë. The Times Literary Supplement e përshkruan Bennett si një “priftëreshë të lartë të izolimit” dhe “një origjinale të vërtetë, që punon në prag të asaj që mund të bëjë gjuha”. Romani, thotë ajo, “ndryshon formën dhe është i shkëlqyer në shpërfilljen e tij për mençurinë konvencionale dhe shijet minimaliste bashkëkohore”. The London Review of Books shkruan “Proza e Bennett shkëlqen me një karizëm neo-barok. Stili i saj është i larmishëm, fleksibël dhe dallues… Është shpallur… si një indeks i një ‘modernizmi të ri’”. Big Kiss, Bye-Bye merret me “asgjësimin erotik dhe këmbënguljen. (Ndonjëherë është edhe shumë qesharake).

“Fundi” nga Maria Reva
Ngjarjet zhvillohen në Ukrainën e vitit 2022 dhe Endling përqendrohen në tre gra që punojnë për “Romeo meets Yulia”, një biznes kanadez “turnesh romantike” që u siguron burrave perëndimorë nuse ukrainase me porosi postare. Shkencëtarja Yeva, puna e së cilës si nusëri financon kërkimin e saj mbi kërmijtë e rrallë, takon motrat Nastia dhe Solomiya, të cilat po shtiren si një nuse e ardhshme dhe përkthyese e saj, ndërsa planifikojnë një komplot rrëmbimi si një marifet feminist i marrëdhënieve me publikun. Ne ndjekim tre gratë dhe një kërmill të rrezikuar, “Lefty”, në një udhëtim të egër nëpër Ukrainë, ndërsa vendi është në prag të luftës. Debutimi i Reva-s, i cili ishte në listën e gjatë për Çmimin Booker, vlerësohet si “i shkathët” dhe “zyrtarisht shpikës” nga The Guardian , dhe “virtuoz” nga NPR . “Endling trajton tema të zymta…”, vazhdon NPR, “dhe i vesh ato me ironi lozonjare”.

“Çfarë mund të dimë” nga Ian McEwan
Ian McEwan tregon një histori të dyfishtë në romanin e tij të 18-të, Çfarë Mund të Dimë. Në Pjesën e Parë (të vendosur në vitin 2014) një poet i famshëm lexon një poemë të thellë në një darkë që thellohet në dështimet morale të mysafirëve të privilegjuar, të cilët janë të verbër ndaj katastrofës klimatike që po afron. Poema nuk dëgjohet më kurrë. Në Pjesën e Dytë (të vendosur në vitin 2119) një studiues në Universitetin e South Downs (një arkipelag ishullor i mbetur) shqyrton arkivat e fillimit të shekullit të 21-të, i magjepsur nga epoka e njohur tani si “Çmenduria”. Ndërsa hulumton poemën e humbur, ai zbulon zbulesa të dashurisë së ngatërruar dhe një krimi brutal. Romani është “i paturpshëm dhe i ngjeshur”, thotë New York Times , “të vjen si një top boulingu i drejtuar për një goditje përdredhëse. Është një vepër e shfaqjes në fund të karrierës (McEwan është 77 vjeç) nga një mjeshtër i vjetër. Më dha aq shumë kënaqësi sa ndonjëherë më vinte të qeshja”. Ndërkohë, gazeta Irish Independent deklaron : “Ian McEwan ka shkruar atë që ndihet si një roman përmbledhës, një meditim i guximshëm mbi artin, kujtesën dhe brezat e ardhshëm.” (LB)

“Detgërvishtëse” nga Benjamin Wood
Një novelë kompakte, Seascraper zhvillohet në qytetin imagjinar bregdetar të Longferry-t në veri të Britanisë, ku protagonisti Thomas Flett jeton me nënën e tij. Thomas i kalon ditët e tij të ngadalta dhe të përsëritura duke kërkuar karkaleca deti – si breza para tij – ndërsa ushqen ëndrrat e jetës si muzikant folklorik dhe duke joshur vajzën vendase Joan. Pastaj, një amerikan karizmatik, por i dyshimtë, mbërrin në qytet për të tronditur ekzistencën e Tomit. I nominuar për Çmimin Booker 2025, romani i pestë i Wood ka fituar vlerësime kritike për përshkrimet e tij evokuese dhe eksplorimin e dëshirës artistike. “Wood sjell mrekulli nga ky material i papritur në një rrëfim kaq të pasur me atmosferë saqë pothuajse mund të shijosh shijen e shëllirës dhe të thithësh mjegullën e detit”, shkruan The Guardian . “Seascraper lexohet si farkëtimi i një miti të ri”, shkruan FT , “një mit rreth asaj se si një jetë alternative është e mundur dhe madje mund të ketë filluar brenda jush tashmë”.

“A do të ketë ndonjëherë një tjetër “Ti”” nga Patricia Lockwood

Bota është në kaos dhe një grua e re po zbulohet në vazhdimin e Patricia Lockwood pas debutimit të saj të suksesshëm të vitit 2021, “Askush nuk flet për këtë. A do të ketë ndonjëherë një tjetër ti” rrëfehet nga perspektiva e një shkrimtareje, jeta, puna dhe marrëdhëniet e së cilës po shkatërrohen ndërsa ajo zhvillon një sëmundje kronike. Mjegulla dhe halucinacionet e saj mendore – së bashku me pikëllimin e saj shumë të vërtetë – krijojnë një rrëfim të fragmentuar që eksploron identitetin dhe mbijetesën. Vulture e përshkruan romanin si “një tekst kërkues, të mbushur me pasazhe bukurie ekstreme dhe humori bujar”. The Atlantic thekson se Lockwood është gjithashtu një poete e realizuar dhe një “adhuruese e të folurit në internet, me kthesat e saj të çuditshme zbuluese të frazave”. Në romanin e saj të ri, thuhet se ajo përdor “manipulimin e saj të shkathët të formës dhe gjuhës” për të kapur “sa e huaj – madje, ndoshta, sa interesante – mund të jetë jeta e zakonshme me një sëmundje kronike, në disa raste”.

“Helm” nga Sarah Hall
Hall është autore e romaneve, përfshirë romanin e nominuar për çmimin Booker, The Electric Michelangelo (2004) dhe romanin Burntcoat të vitit 2021, si dhe krijuese e disa përmbledhjeve me tregime të shkurtra. Moti dhe peizazhi kanë qenë shpesh shqetësimet e saj, siç janë edhe këtu, në një “kli-fi” historik të hulumtuar thellë, të cilit Hall i mori pjesën më të madhe të 20 viteve për ta përfunduar. Personazhi qendror (dhe titulli) i Helm është era e vetme e emërtuar e Britanisë, e cila ndodh në një pjesë të veçantë të Cumbria-s, ku Hall u rrit. Ajo bashkon fije që përshkruajnë përpjekjet e njerëzimit për të zotëruar erën, nga kohërat parahistorike deri në ditët e sotme, ku protagonistja e saj është Dr. Selima Satur, një klimatologe, hulumtimi i së cilës papritmas bën bujë në media. “Helm është po aq jetësor, i egër dhe i lirë sa fenomeni që përshkruan”, shkruan FT . The Guardian vlerëson shkrimin “virtuoz” të Hall, “një poezi të ashpër dhe fleksibile të ankoruar në dekada vëmendjeje ndaj tokës, bimëve dhe qiejve të Kumbria-s”.

“E mira dhe e keqja dhe tregime të tjera” nga Samanta Schweblin
Secila nga gjashtë tregimet në këtë përmbledhje nga autorja argjentinase Samanta Schweblin paraqet personazhe në momente kyçe që shndërrohen shpejt në diçka thellësisht shqetësuese. Një nënë del nga një liqen, pasi ka qenë dëshmitare e diçkaje të tmerrshme; një baba i ri përndiqet nga një moment shpërqendrimi që ka pasur pasoja të thella; akti i dhembshur i një gruaje të vetmuar përballet me një pushtim të frikshëm në shtëpi. Që nga tregimi hapës “i guximshëm” e tutje, thotë The Guardian , Schweblin “e shikon botën drejtpërdrejt, duke shpuar sipërfaqen e saj mashtruese, duke i lejuar lexuesit të bëjë të njëjtën gjë”. “Direktësia dhe qartësia e gjuhës së autores hap një terren unik emocional ku frika dhe dhembshuria bashkohen”. “E Mira dhe e Keqja dhe Tregime të Tjera” është, thotë Service95 , një “përmbledhje e çuditshme dhe shqetësuese e tregimeve të shkurtra”, dhe “‘tmerri’ këtu është delikat, psikologjik dhe thellësisht personal”. Tregimet “zgjaten si një shije e çuditshme, duke e detyruar këdo që lexon të përballet me paqartësinë, tmerrin dhe kompleksitetin e papërpunuar të të qenit njeri”.

“Fener” nga Susan Choi
Louisa dhjetëvjeçare gjendet në një plazh në Japoni, babai i saj i zhdukur dhe supozohet i mbytur, dhe që andej historia shpaloset nëpër breza dhe kontinente, duke eksploruar prejardhjen familjare të Louisës që përfshin Korenë e Veriut dhe SHBA-në. I nominuar për Çmimin Booker, romani i gjashtë i Susan Choi ndryshon zhanret nga satira në dramë dhe nga romani i rritjes në thriller ndërkombëtar. “I ndërlikuar, surprizues dhe i thellë” është mënyra se si përshkruhet nga juria e Booker . “Është një eksplorim magjepsës i identitetit, të vërtetave të fshehura, racës dhe përkatësisë kombëtare” që “përshkon me mjeshtëri kontinentet dhe dekadat”. Autorja, përfundojnë ata, “balancon tensionet historike dhe dramat intime me një elegancë të jashtëzakonshme”. Karakterizimi i Choi është “i duruar dhe i sigurt”, thotë Times Literary Supplement . Flashlight është “epik” dhe “elegjiak”.

“Katabasis” nga RF Kuang
Në moshën 29 vjeç dhe autore e gjashtë romaneve, përfshirë bestsellerin e vitit 2022, Babel, dhe hitin viral të vitit 2023, Yellowface, libri i fundit i mrekullueshëm dhe i frytshëm i Rebecca Kuang fillon me një premisë shakaje se “universiteti është ferr”. Një akademi/fantazi e errët e krahasuar me një kryqëzim midis Ferrit të Dantes dhe Piranesi të Susanna Clarke, Katabasis (që do të thotë zbritje në botën e nëndheshme) fillon në kufijtë e gjelbër të Universitetit të Kembrixhit. Pasi ka vrarë potencialisht mbikëqyrësin e saj “magjik”, Profesor Jacob Grimes, në një eksperiment laboratorik, pasuniversitarja Alice Law – e ndjekur nga rivali i saj student Peter Murdoch – udhëton për ta ringjallur atë, ku ajo zbulon se ferri është një kampus dhe zbulon shkallën e plotë të gabimeve të profesorit. “Gëzimi heretik i këtij romani është i papërmbajtshëm”, shkruan The Guardian . Duke lavdëruar fjalitë “e shijshme” të Kuang, The New York Times shkruan : “Katabasis shkëlqen me personazhe shkatërruesisht realë dhe ndërtim bote tërheqëse”.

“Bëjeni Shtëpinë Poshtë” nga Charlotte Runcie
Një roman debutues nga gazetarja e arteve Charlotte Runcie, “Bring the House Down” eksploron marrëdhënien midis artistes dhe kritikes, si dhe temat e zemërimit femëror dhe kulturës së anulimit. Duke u zhvilluar gjatë katër javëve në Festivalin Fringe të Edinburgut, historia përqendrohet rreth kritikut të teatrit Alex, koleges së tij – dhe narratores sonë – Sophie, dhe krijueses së një shfaqjeje me një grua, Hayley. Ngjarjet zhvillohen kur Alex shkruan një recension dënues për shfaqjen e Hayley, por më pas vazhdon të flejë me të para se recensioni të publikohet. Los Angeles Times e përshkruan atë si “thellësisht argëtues” dhe “kënaqësisht të shijshëm”, ndërsa Chicago Review of Books thotë se është “një udhëtim i trazuar dhe i dhimbshëm mbi atë që do të thotë vërtet të kritikosh një kulturë”. Shton: “gjenialiteti i vështirë i “Bring the House Down” është se sa fort e godet idenë se ka vërtet dy anë në çdo histori”. Është një “roman debutues i jashtëzakonshëm”.

“Vetmia e Sonias dhe Sunny” nga Kiran Desai
Pas një pushimi prej gati 20 vitesh, Desai, autori i romaneve “Hullabaloo in the Guava Orchard” (1998) dhe “The Inheritance of Loss” (2006), fitues i çmimeve Booker dhe National Book Awards, është rikthyer me një roman të gjatë, por të vlerësuar mirë – gjithashtu i nominuar për çmimin Booker të këtij viti. Gazetarja ambicioze me bazë në Nju Jork, Sunny, dhe shkrimtarja e prozës Sonia, një studente e vetmuar në një universitet të Vermontit, takohen në një tren. Familjet e tyre kanë bërë tashmë një përpjekje të dështuar për të krijuar një lidhje – gjë që krijon përçarje midis tyre. Shumë pengesa të tjera i pengojnë marrëdhënien e tyre në një roman që trajton dashurinë dhe familjen, identitetin dhe historinë postkoloniale, boshllëqet e pasurisë dhe kreativitetin, në një vepër gjigante prej 700 faqesh që ndryshon zhanrin dhe është intensivisht e detajuar. “I bollshëm dhe që ndryshon formë” dhe “jashtëzakonisht argëtues”, shkruan The Guardian për romanin. “I mbushur me njerëz, por kurrë klaustrofobik”, shkruan The New York Times , “Vetmia e Sonjës dhe Sunny-t është ndër librat më të rrallë: shoqëri më e mirë sesa njerëz të jetës reale”.

“Vajzë e keqe” nga Gish Jen
Një roman që përzien trillimin dhe kujtimet, “Vajza e Keqe e Vajzës” eksploron një dinamikë komplekse nënë-bijë duke riimagjinuar jetën e nënës së saj, fillimisht në Shangai të viteve 1930 dhe më pas në Nju Jork. Është një libër “i jashtëzakonshëm dhe zemërthyes” që është “i pasur” dhe “njerëzor”, thotë Los Angeles Times . “Ky mrekulli i një përzierjeje – pjesërisht roman, pjesërisht kujtime, pjesërisht përpjekje për t’u rilidhur me një prind të vdekur që nuk shqiptoi kurrë një ‘Të dua’ – [ka]po aq shumë pika dhimbjeje sa edhe mësime jete.” Gjysma e dytë e librit është kujtimi i trilluar i Jen-it “i përshtatur nga intelekti dhe humori i saj karakteristik”, thotë Washington Post . “Historia e asaj që do të thotë të jesh amerikan në një epokë ndryshimesh të gjera demografike e zmadhon “Vajzën e Keqe të Vajzës”, e ëmbëlsuar nga prekje komike dhe një notë e fundit hiri”.

“Numërimi i ëndrrave” nga Chimamanda Ngozi Adichie
Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga romani i vlerësuar amerikan i Chimamanda Ngozi Adichie, kështu që mbërritja e romanit të saj të ri është një moment i madh letrar. “Numri i ëndrrave” është ndërtuar rreth historive të ndërlidhura dhe miqësisë së tre grave nigeriane, jeta e të cilave nuk ka shkuar siç e kishin imagjinuar. Duke rrëfyer shpresat dhe vështirësitë e personazheve, romani ndërthur kujtimet e fëmijërisë dhe të moshës së hershme të rritur me jetën aktuale të grave. “Ia vlen pritja”, thotë The Observer , dhe është si “katër romane për çmimin e njërit, secili prej tyre i fuqizuar nga emocioni i thjeshtë por i përjetshëm i kohës së kaluar në shoqërinë e personazheve prej mishi dhe gjaku të imagjinuar me bujari në të gjithë botën”. Libri eksploron “tema të mëdha” sipas New Statesman – maskulinitetin, racën, kolonializmin, pushtetin. “Një bukuri komplekse dhe shumështresore e një libri. E jashtëzakonshme.”

“Ne Nuk Ndahemi” nga Han Kang
“We Do Not Part” u botua në përkthim në anglisht në shkurt, megjithëse u botua fillimisht në vendlindjen e Han Kang, Korenë e Jugut, në vitin 2021, dhe për këtë arsye ndihmoi në kontributin në korpusin e veprave që i fituan asaj Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2024. Duke bërë krahasime me bestsellerin e saj fitues të Çmimit Booker, “The Vegetarian”, dhe duke zbehur në mënyrë të ngjashme vijat ndarëse midis ëndrrave dhe realitetit, “We Do Not Part” eksploron marrëdhënien midis dy grave, Kyungha dhe Inseon, ndërsa zbulon një kapitull të dhunshëm dhe të harruar në historinë koreane. LA Times e quan “ We Do Not Part”: “të shkëlqyer dhe thellësisht shqetësues”. Shkruan për Han Kang: “aftësia e saj e veçantë për të gjetur lidhje midis trupit dhe shpirtit dhe për të eksperimentuar me formën dhe stilin, janë ato që e bëjnë atë një nga shkrimtaret më të rëndësishme në botë”/kb

08:00 Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

Në momentin kur shefi francez i kuzhinës Lucien Olivier shpiku sallatën ruse, siç njihet në shumë vende të botës përveç Rusisë, restoranti i tij ‘Hermitage’ në Moskë fitoi një famë të paparë. Kjo ndodhi në fund të shekullit të 19. Sallata mori emrin e tij, por Olivier refuzonte të tregonte sekretin e bërjes së kësaj sallate që të shkrin në gojë.

Megjithatë si me çdo gjë tjetër edhe sekretet nuk zgjasin shumë. Për sallatën ruse, në mbarë botën gjenden mijëra receta të personalizuara në varësi të produkteve tradicionale të çdo vendi.

Ja sekretet e Lucien Oliverit për përgatitjen sa më të mirë të sallatës ruse.

Si ta ruani sallatën ruse?

Pas përzierjes së përbërësve, ekspertët thonë se duhet ta fusni sallatën në frigorifer për të paktën dy orë. Nëse ju mbetet sallatë ruse pas darkës së vitit të ri, duhet ta ruani në një enë qelqi me kapak ose të mbështjellë fort me letër kuzhine dhe ta ruani në frigorifer. Në temperaturë të ftohtë, sallata ruse mund të konsumohet deri në 4 ditë.

Që ajo të jetë më e freskët në shije, sa herë që ta servirni gjatë këtij harku kohor, mos harroni të shtoni nga pak majonezë të freskët. Sallata ruse nuk ruhet në ngrirje për shkak të mpiksjes së majonezës dhe tjetërsimit të shijes së patates.

3 Sekretet e sallatës perfekte Ruse
Sipas krijuesit të sallatës, përbërësit e saj duhet të jenë të jenë të ftohtë. Karrotat, bizelet, patatet duhen zier dhe duhen lënë të ftohen plotësisht e më pas të përzihen me njëri-tjetrin. Të gjithë përbërësit e sallatës duhet të jenë të ftohtë përpara se të nisni përzierjen. Së dyti, përbërësit e sallatës duhen prerë në kubikë sa më të vegjël. Sigurisht që prerja në copa e perimeve kërkon kohë por madhësia e copave është thelbësore për harmoninë e shijes dhe vlerave.

Së treti, sa i përket majonezës, rekomandohet që të zgjidhet ajo e cilësisë më të mirë. Ekspertët thonë se amvisat nuk duhet të kursejnë tek majoneza. Nëse dëshirojnë, ato mund ta përgatisin vetë në shtëpi, ose të blejnë të gatshme nga një firmë e besuar. Për më tepër, në rastin e majonezës së blerë, duhet të zgjidhni jo variantet dietike sepse sallata ruse do të ketë një shije jo fort të mirë. Siç e shihni, në përgatitjen e sallatës ruse nuk ka asnjë shkencë, megjithatë gjithë madhështia e saj qëndron tek thjeshtësia./kb

07:45 Larg imazhit të veshur me të kuqe/ Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar varrin e Babagjyshit

Arkeologët kanë bërë një zbulim, pasi pretendojnë se kanë gjetur vendin e prehjes së të vetmit Babagjysh. Lajmi i mirë është se ky mund të jetë një zbulim i madh për arkeologjinë.

Lajmi i keq është se, ndonëse gjithçka tregon se ai ishte një person i vërtetë, ai nuk kishte të bënte fare me atë që kemi në mendje. Domethënë, me figurën me rroba të kuqe dhe të bardha që njohim.

Në fakt, Babagjyshi bazohet në Shën Nikollën e Myrës, një peshkop i krishterë i shekullit të 4-të (një rajon që atëherë i përkiste Perandorisë Romake), i njohur për bujarinë dhe mbrojtjen e tij ndaj fëmijëve dhe të varfërve./kb

07:31 Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës

Last Updated on 01/01/2026 by Kesjana

Macaulay Culkin, aktori i njohur për rolin e Kevin në “Home alone”, ka rrëfyer së fundmi arsyet që e shtynë të largohej nga aktrimi që në moshë shumë të re, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që përjetoi në Hollywood.

Ai e nisi karrierën vetëm 4 vjeç, duke u shfaqur në seriale televizive si “The Equalizer” dhe filma si “Rocket Gibraltar” dhe “Uncle Buck”. Kulmi i famës erdhi me rolin e Kevin McCallister në “Home Alone” dhe “Home Alone 2”, filma që e kthyen Culkin në një nga fëmijët-aktorë më të famshëm dhe më të paguar të kohës.

Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median. Edhe pse gjatë viteve ka bërë disa rikthime sporadike, Culkin thotë se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi.

Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median. Edhe pse gjatë viteve ka bërë disa rikthime sporadike, Culkin thotë se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi.

Tërhiqem dhe nëse gjej diçka që më pëlqen, kthehem, e bëj dhe më pas tërhiqem sërish. Çdo rol është i fundit”,- shpjegon ai.

Sipas Culkin, arsyeja kryesore e largimit nga Hollywood-i ishte presioni i madh nga babai i tij, si edhe dëshira për të jetuar një adoleshencë normale, larg kamerave dhe famës.

“Shkova në shkollë të mesme, u dashurova, u deha për herë të parë, gjëra të zakonshme”,- rrëfen aktori.

Sot, Culkin pranon role vetëm kur ato e tërheqin vërtet, siç ndodhi me angazhimin e tij në serialin “Fallout”. Për të, motivimi kryesor nuk është më fama apo presioni i industrisë, por kënaqësia personale.

“Arsyeja që e bëj tani është thjesht sepse më pëlqen. Pagesa, kënaqësia – kjo është arsyeja për të marrë një rol”,- thekson ai./kb

07:00 Horoskopi ditor, 1 Janar 2026

Dashi

Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet paksa. Beqaret do kenë mundësi për takime serioze dhe jo thjesht për aventura kalimtare. Shfrytëzojeni ditën! Merkuri do jete planeti qe do ua mbroje financat dhe nuk do ju lejoje te tundoheni për te kryer shpenzime marramendëse.

Demi

Nuk do jete shume thjeshte sot për te gjetur ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift sepse si ju ashtu edhe partneri do dëshironi te dale e juaja. Me këtë kokëfortësi nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do pëlqejnë shume një person qe nuk është i lire. Kujdes mos hidhni hapa te nxituar. Ne planin financiar duhet ta studioni mire situatën para se te kryeni shpenzime.

Binjaket

Flisni sa me hapur me partnerin tuaj sot për gjithçka qe ju mundon sepse po i anashkaluar gjerat situata do ndërlikohet me vone. Beqaret do tërhiqen se tepërmi nga personat qe kane ardhur rishtazi ne zyre ose ne pune. ara se te hidhni çdo hap njihuni me mire me ta. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa para hua për t’ia dale mbanë.

Gaforrja

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do dëshironi ta keni gjithë kohës ne mbikëqyrje. Mos e teproni sepse debatet mund te jene aq te mëdha saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Beqaret do jene te pasigurte dhe konfuze për atë qe duan te bëjnë. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te këqija për shkak te pamaturisë qe keni treguar.

Luani

Nuk do jeni ne humor te mire gjate kësaj dite dhe do debatoni edhe për gjene me te vogël me atë qe keni ne krah. Disa mund te kenë partnere te duruar, por disa te tjerë jo. Kujdes sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do kenë vetëm njohje te reja dhe asgjë me tepër. ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni me sy mbyllur.

Virgjeresha

Do jeni gjithë kohës ne dispozicion te partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do filloje te ngrohet. Ai qe keni ne krah nga ana e tij do mendoje për ndonjë dhurate surprize. Beqaret do jene te kthjellet dhe mjaft realiste. Ëndrrat me sy hapur nuk janë për ta. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje dhe durim. Do e përmirësoni shpejt situatën po vazhduat kështu.

Peshorja

Qielli i dashurisë do jete i kthjellet gjate kësaj dite. Do keni një komunikim mjaft te mire me partnerin tuaj dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret do jene mjaft ambicioze dhe nuk do kënaqen me ato takime qe do realizojnë sot. Do bënit mire t’i shtrinit këmbët sa keni jorganin. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Akrepi

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do vazhdoje te jete po njësoj. Për beqaret nga ana tjetër gjerat do ndryshojnë tërësisht. Ata do kenë disa njohje mbresëlënëse qe ne orët e para te ditës dhe do vazhdojnë te njihen me ta. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me maturi nëse nuk doni probleme me vone.

Shigjetari

Partneri do iu plotësojë një nga dëshirat tuaja me te zjarrta gjate kësaj dite dhe kjo do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Do e përqafoni dhe do dashuroni edhe njëherë atë. Beqaret mund te fillojnë disa aventura emocionuese, por afatshkurtra. Ne planin financiar, po nuk u treguat te kujdesshëm do përballeni me probleme goxha serioze. Mos e teproni me asnjë shpenzim.

Bricjapi

Jeta ne çift nuk do jete ajo qe do ju shqetësojë gjate kësaj dite dhe nuk do i kushtoni shume vëmendje, Gjithçka do jete si çdo dite. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por serish nuk do e gjejnë dot atë. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te përmirësohet. Disa familjare do ju japin ndihmën e tyre.

Ujori

Dite e mbushur me pasion dhe emocione pa fund kjo e sotmja. Do ndiheni shpesh si ne ëndërr dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje kurrë. Beqaret do vendosin arsyen para zemrës dhe nuk do hedhin asnjë hap te nxituar gjate kësaj dite. Me financat do tregoheni te kujdesshëm dhe situata do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme si me pare.

Peshqit

Sot ne vend qe te mendoni aventura kalimtare me dike tjetër, kushtojini me tepër vëmendje personit qe keni ne krah. Ai do ketë me shume se kurrë nevoje për ju. Beqaret do takojnë një person te shenjës se binjakeve me te cilin do kenë një komunikim te mire. Zemra do ju rrahe fort qe ne takimin e pare. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet./kb

15:00 Rreth 4600 punonjës të policisë së burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për 3 vite, Klevis Qose: Jo dhuratë fundviti, por angazhim i vazhdueshëm

Qeveria ka garantuar sigurim jete për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare, duke ofruar mbrojtje shëndetësore dhe financiare si për punonjësit, ashtu edhe për familjet e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se ky sigurim përfaqëson jo vetëm një dhuratë të fundvitit, por edhe një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.

Çdo punonjës i siguruar pajiset me policë individuale sigurimi jete dhe shëndeti dhe kartë individuale të sigurimit.

Mbulimi i shpenzimeve mjekësore në raste aksidenti përfshin trajtim spitalor, ndërhyrje kirurgjikale/mikrokirurgjikale, medikamente të rekomanduara, vizita dhe ekzaminime, transport mjekësor të nevojshëm.

Procedurat e përfitimit janë me garanci paraprake: Punonjësi njofton kompaninë e sigurimit, e cila menjëherë dërgon garancinë e pagesës pranë klinikës ose spitalit ku kryhet shërbimi si dhe me rimbursim; Në rast se shërbimet merren jashtë rrjetit mjekësor, shpenzimet rimbursohen nga kompania e sigurimit menjëherë pas paraqitjes së dokumentacionit përkatës.

Drejtori i përgjithshme i Burgjeve, Klevis Qose shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.
Postimi i plotë: 

Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar
Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare
Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.
Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit .
Gëzuar festat e fundvitit!
Me urimet më të mira për shëndet, paqe dhe suksese në vitin e ri që po vjen/kb

14:50 Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit, duke bërë thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët.

Në këtë fjalim ai theksoi që 2025-a ishte viti i fundit i Planit të 14-të Pesëvjeçar. “Kemi kapërcyer vështirësitë dhe kemi punuar shumë, duke arritur me sukses objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,” u shpreh Xi.

Më tej ai vuri në dukje që, pas pesë vjet përpjekjesh, forca ekonomike, forca shkencore dhe teknologjike, forca e mbrojtjes kombëtare dhe forca e përgjithshme kombëtare e Kinës kanë arritur nivele të reja. Malet e gjelbra dhe ujërat e kthjellëta janë bërë një sfond i bukur i zhvillimit, dhe ndjenja e lumturisë, e përmbushjes dhe e sigurisë e njerëzve është forcuar vazhdimisht.

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka vazhduar të rritet përgjatë viteve dhe PBB-ja pritet të arrijë afërsisht 140 trilionë juanë(mbi 19.99 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2025.

“Këtë vit ne përkujtuam solemnisht 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore dhe vendosëm Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit, duke mbledhur fuqinë e madhe të të gjithë popullit kinez për të promovuar rilindjen kombëtare,” vuri në dukje ai.

Sipas tij, inovacioni fuqizon zhvillimin me cilësi të lartë të Kinës. Inovacioni teknologjik dhe zhvillimi industrial janë të integruar thellësisht. Zhvillimi i modeleve të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë po përparon me shpejtësi, dhe janë bërë përparime në kërkimin dhe zhvillimin e pavarur të mikroçipave. Sonda“Tianwen-2”ka filluar “udhëtimin për të ndjekur yjet”; aeroplanmbajtësja e parë kineze e pajisur me katapultë elektromagnetike ka hyrë zyrtarisht në shërbim. Ndërkohë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s u shtuan përsëri objekte kineze./kb

14:40 Duka: Viti 2025, historik për futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka konsideruar vitin 2025 si një vit historik për futbollin shqiptar dhe jo vetëm për rezultatet në fushën e lojës. Në fjalën e tij përshëndetëse për Vitin e Ri, kreu i futbollit shqiptar rreshtoi disa arritje.

“Shqipëria u konfirmua si një vend dhe partner i besueshëm për futbollin europian, duke pritur me sukses finalet e Kampionatit Europian U-17 dhe duke mikpritur për herë të parë në Tiranë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje treguan se futbolli ynë ka arritur një nivel të ri profesionalizmi dhe organizimi”.

Një vëmendje të veçantë pati sigurisht edhe suksesi i Kombëtares shqiptare që siguroi “Play Off”-in e Botërorit.

“Emocionet më të forta na i dhuroi Kombëtarja, e cila për herë të parë në histori siguroi kualifikimin në fazën play-off të Botërorit 2026. Një arritje që na bëri krenarë dhe që dëshmon se ëndrrat e mëdha janë të arritshme kur punohet me seriozitet dhe besim. Uroj shumë që ky rrugëtim i bukur të kurorëzohet me kualifikimin për herë të parë në finalet e Botërorit”.

Edhe gjatë këtij viti, nuk munguan projektet e Federatës për rritjen e futbollit shqiptar.

“Gjatë këtij viti kemi vijuar të investojmë në bazat e së ardhmes: në fëmijët dhe të rinjtë, në futbollin e vajzave, në infrastrukturë dhe në mbështetjen e klubeve. Futbolli shqiptar po rritet në numra, në cilësi dhe në ndikim shoqëror”.

Në fund të fjalës së tij, presidenti Duka shprehu edhe një herë tjetër dëshirën që Kombëtarja shqiptare të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Botëror./kb

14:30 Spiropali mesazh urimi për shqiptarët: 2025, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përcjellë një videomesazh për fundvitin, ku ka vlerësuar vitin që po mbyllet si një periudhë sfidash, por edhe arritjesh të rëndësishme për Shqipërinë.

Në mesazhin e saj, Spiropali theksoi se një nga sukseset më të mëdha të vitit ishte hapja me sukses e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vetëm 13 muajsh. Sipas saj, kjo është një dëshmi e qartë e vendosmërisë së Shqipërisë për t’u integruar në familjen evropiane.

 

 

“Shqipëria ecën sot më e vendosur drejt familjes evropiane. Sfida më e madhe vjen tani, ku shpejtësia e hapjes së grupkapitujve duhet të shoqërohet me të njëjtën shpejtësi në zbatimin e reformave,” u shpreh ministrja.

 

 

Spiropali theksoi gjithashtu se viti që po mbyllet do të mbahet mend si viti kur u miratua ligji për votën e diasporës, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në proceset demokratike.

Ministrja e Jashtme e mbylli mesazhin me urimin për një vit të ri me më shumë progres dhe përmbushje të objektivave strategjikë të Shqipërisë/kb

❌