❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e burgjeve drejt burgut të Fierit.

Pas raportimeve se burgu i Durrësit nuk është burg me siguri të larta, është parë e arsyshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më aty.

Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo atyre zyrtarëve të arrestuar.

Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme nga spitali i burgut, ku kishte shkuar të mjekohej pas ankesave për dhimbje në veshka.

Ndërkohë kur po kalojnë 24 orë nga arratisja dhe Ndoci ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve të shumta dhe postoblloqeve të ngritura.

Tetë persona u vunë në pranga në lidhje me arrestimin e Ndocit, kontetisht:

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-EfektivĂ«t: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

-Violeta Uka

Baçi është person nën hetim nga SPAK, pasi njihet edhe si polici i cili i dha kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në momentin që ndodhej në automjetin me të cilin po transportohej nga paeraburgimi i Durrësit në Apelin e GJKKO ku do të njihej me masën e sigurisë.

SHBA pezulloi vizat, deputetja e PD, Ina Zhupa: Vendimi i Trump, kambanë alarmi për dështimin e qeverisjes Rama!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një sinjal alarmi për gjendjen ku ndodhet vendi nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës, për vite me radhë qytetarëve u është servirur ideja e një Shqipërie me imazh të përmirësuar dhe me besueshmëri të lartë ndërkombëtare, ndërkohë që sot vendi, sipas saj, renditet në të njëjtën kategori me shtete të njohura për izolim dhe mungesë standardesh.

Deputetja demokrate thekson se ky vendim nuk është i rastësishëm, por pasojë e drejtpërdrejtë e dobësimit të shtetit, të shkaktuar nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe lidhjet me narkotrafikun, si dhe nga institucione që, sipas saj, i shërbejnë interesave politike dhe jo qytetarëve.

“Pasojat bien mbi qytetarĂ«t shqiptarĂ«â€, shprehet Zhupa, duke nĂ«nvizuar se vendimi i SHBA-sĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« hap pas pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Në reagimin e saj, ajo shton se problemi nuk qëndron te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por te dështimi i qeverisjes aktuale, për të cilën kërkon largimin sa më parë, në interes të vendit.

Statusi i Ina Zhupës:

Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!

PĂ«r vite kemi dĂ«gjuar slogane pĂ«r “partneritet strategjik”, “imazh tĂ« pĂ«rmirĂ«suar” dhe “besueshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare”, ndĂ«rsa sot vendi ynĂ« renditet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kategori me shtete qĂ« njihen pĂ«r izolim, paqĂ«ndrueshmĂ«ri dhe mungesĂ« standardesh.

Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e njĂ« shteti tĂ« dobĂ«suar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione qĂ« funksionojnĂ« pĂ«r interesa politike, jo pĂ«r qytetarĂ«t.

Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!

Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!

Skema e Altin Ndocit/ Gjashtë muaj plan për arratinë?

Arratisja e Altin Ndocit, i paraburgosuri i SPAK, i akuzuar për disa vepra të rënda penale, ndodhi pas një planifikimi të mirëorganizuar disa mujor.

Fillimisht i paraburgosuri, me një skedë të rëndë kriminale, ndërtoi një fabul për një sëmundje akute që e detyroi Policinë e Burgjeve ta çonte në Spitalin e Durrësit dhe jo në Spitalin e Burgjeve në QSUT.

Me pretendimin e krizave nĂ« veshka, Ndoci ka shkuar disa herĂ« nĂ« repartin infektiv tĂ« spitalit DurrĂ«s, ku identifikoi hapĂ«sirat qĂ« do t’i hapnin dyert e arratisĂ« kĂ«tĂ« tĂ« martĂ«, me ndihmĂ«n e bashkĂ«punĂ«torĂ«ve qĂ« e morĂ«n me makinĂ«.

Një kërkesë për të shkuar në tualet pas vizitës ka qenë pikënisja e planit të arratisjes, ku pasi ka shtyrë policin që e shoqëronte, Ndoci ka dalë nga ambientet e spitalit në parking, ku e priste një Audi dhe një mjet tjetër që e shoqëronte.

Gjurmët e fundit janë kapur në Spitallë, ku kamerat kanë kapur mjetin me të cilin ai kreu arratisjen.

LEXO EDHE: “Doja qĂ« Talo Çela dhe Altin Ndoci tĂ« vriteshin, por jo…”/ ÇfarĂ« rrĂ«fente nĂ« gjyq Nuredin Dumani?

Ndërkohë, 8 të arrestuar ka prodhuar deri tani kjo arratisje.

Kryesorët janë policët e grupit të shoqërimit, që e nxorën nga ambulanca e burgut pa pranga, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje e grup kriminal.

Për lëvizjen e Ndocit duket se nuk janë njoftuar as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe as Policia e Shtetit.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë shkarkoi drejtorin e Burgut të Durrësit dhe të gjithë zinxhirin komandues.

Emrat e të gjithë të shkarkuarve dhe arrestuarve:

Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP DurrĂ«s;

Afrim Zeqiraj – Shef i PolicisĂ«;

Dezdemon Pazaj – Shef i PolicisĂ« IEVP DurrĂ«s (i komanduar);

Ylfete Sema – Shefe e ShĂ«rbimit tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor;

Aulon Quku – Kryeinfermier;

Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Idajet Calamaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve.

Pavarësisht kontrolleve në disa qytete të vendit ende nuk ka asnjë gjurmë të Altin Ndocit.

SHBA pezullon vizat për 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria e Kosova

Administrata Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për vizitorët nga 75 vende duke filluar nga 21 janari.

Kështu raporton Fox News, duke cituar një memo nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

Lista e plotë e vendeve përfshin:

Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi memorandumin e raportuar, të cilin Fox News tha se u drejton ambasadave amerikane të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues ndërsa departamenti rishikon procedurat e tij. Nuk është dhënë ende një afat kohor.

Pezullimi vjen në mes të një goditjeje të gjerë ndaj emigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA-ve, Donald Trump, që kur mori detyrën janarin e kaluar.

NĂ« nĂ«ntor, Trump kishte premtuar tĂ« “pezullonte pĂ«rgjithmonĂ«â€ migracionin nga tĂ« gjitha “Vendet e BotĂ«s sĂ« TretĂ«â€ pas njĂ« tĂ« shtĂ«ne pranĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« nga njĂ« shtetas afgan qĂ« vrau njĂ« pjesĂ«tar tĂ« GardĂ«s KombĂ«tare.

“Doja qĂ« Talo Çela dhe Altin Ndoci tĂ« vriteshin, por jo
”/ ÇfarĂ« rrĂ«fente nĂ« gjyq Nuredin Dumani?

Altin Ndoci është i burgosuri që u arratis ditën e djeshme nga spitali në Durrës, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa as tani, më shumë se 24 orë më pas, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ndoci është një emër i njohur për autoritetet, teksa është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit nĂ« dĂ«shminĂ« e tij do tĂ« deklaronte se Altin Ndocin dhe Talo ÇelĂ«n i ka dashur tĂ« vrarĂ«, pasi donin ti eleminonin vĂ«llain.

I penduari i drejtësinë Nuredin Dumani, në seancën e 25 shkurtit 2025, do ti përgjigjej pyetjeve të avokatëve të të pandehurve në proces ku mes të tjerash ka përmendur edhe emrin e të arratisurit tashmë, Altin Ndoci.

Dumani do tĂ« deklaronte se pas konflikteve qĂ« pati me Talo ÇelĂ«n dhe Altin Ndocin ka dashur qĂ« kĂ«ta tĂ« dy tĂ« vriteshin, por jo nga dora e tij.

Pyetje-përgjigjet mes avokatit Qani Hasa dhe Nuredin Dumanit:

Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo ÇelĂ«n dhe nĂ« ç‘rrethana?

Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.

Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.

Dumani: Po, kam qenë, por edhe ka qenë tek shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.

Hasa: A kishte vëllezër?

Dumani: Po kishte dy.

Hasa: A kishe informacion me lĂ«vizjet e Bujar ÇelĂ«s, vĂ«llait?

Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamuflohej taksixhi.

Hasa: Kur e ke njohur Erion Alibej?

Dumani: Janar-shkurt 2020.

Hasa: ǒmarrëdhënie krijuat?

Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.

Hasa: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do hakmerreshit?

Dumani: Në fillim për Erion Alibej më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn.

Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vellait të Alibeaj?

Dumani: Pas konfliktit qĂ« pata me Talo ÇelĂ«n dhe Altin Ndocin doja tĂ« vriteshin ata, por jo nga dora jonĂ«. Kjo mĂ« interesonte, pasi Altin Ndoci deshi tĂ« vrasĂ« vĂ«llanĂ« tim, por ju bllokua arma. UnĂ« doja ta ndihmoja tĂ« shkonin ata, jo ti vrisja unĂ«. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.

Hasa: kur u bë kjo bisedë?

Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?

Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Celën dhe pata një bisedë me Fatmir Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme.

VIDEO/ Vllaznia fiton superfidën, ndaj Egnatias vendos Kallaku! Elbasani barazon me Flamurtarin

Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Egnatias, në supersfidën e javës së 19-të në Superiore.

Sukses i rëndësishëm për shkodranët ndaj rivalëve direktë, në garën për titull. Një gol i shënuar nga Kallaku në minutën e 27-të, vendosi takimin.

Në fraksionin e dytë, rrogozhinasit gjetën barazimin me Buric, por goli i anulua për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani u ndal në shtëpi në një barazim 1-1 me Flamurtarin.

Pavarësisht humbjes, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 37 pikë, Elbasani 34 ndërsa Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë të grumbulluara.

LEXO EDHE: GOLI/ Tirana e nis 2026 me këmbë të mbarë, mposht Bylisin në sfidën për mbijetesë

VIDEO/ Kapen mbi 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i brendshëm: Lidhje me mafian shqiptare

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello njoftoi të martën sekuestrimin e një ngarkese masive droge prej 6,850 kilogramësh.

“Me kĂ«tĂ« rezultat, shteti venezuelian ka arritur nĂ« njĂ« total prej 7,148 kilogramĂ«sh tĂ« sekuestruara” vetĂ«m nĂ« 13 ditĂ«t e para tĂ« janarit.

Cabello specifikoi se operacioni rezultoi në sekuestrimin e 6,850.41 kilogramëve substanca të paligjshme. Dërgesa përbëhej nga 14,199 pako marihuanë (6,758.66 kg) dhe 81 pako kokainë (91.75 kg).

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« goditje e madhe ndaj narrativĂ«s qĂ« thotĂ« se Venezuela lehtĂ«son trafikimin. As kokaina, as marihuana, as ndonjĂ« drogĂ« qĂ« shteti mund ta ndalojĂ« gjatĂ« rrugĂ«s nuk do tĂ« kalojĂ« kĂ«tu”, deklaroi Cabello, duke theksuar se çdo konfiskim pĂ«rfaqĂ«son “heqjen e njĂ« pengese” tĂ« strukturĂ«s logjistike kriminale.

Cabello deklaroi se operacione janë kryer edhe në Zulia, shumica e të cilave lidhen me sekuestrimin e drogës.

Procedura e parë që ai përmendi ishte arrestimi i tre personave që kishin 75 pako marihuanë dhe 39,450 kilogramë të së njëjtës substancë.

Operacioni i dytë ishte arrestimi i tre personave të tjerë që posedonin 50 pako dhe 50 kilogramë marihuanë në shtetin e Zulias.

Ai specifikoi se personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ« dyja rastet kanĂ« lidhje me “mafian shqiptare qĂ« vepron nga Ekuadori” dhe se ai, si ministĂ«r, mban “njĂ« luftĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« kundĂ«r trafikut tĂ« drogĂ«s”.

VIDEO/ Dy gola dhe asist, Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi

Ernest Muçi e nis vitin 2026 aty ku la atë 2025.

Lojtari i Kombëtares vazhdon të shënojë në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë.

Dy gola dhe një asist nga ana e Muçit, për përmbysjen 1 me 6 ndaj Istanbulspor.

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

 

NjĂ« gol fantastik i cili bĂ«ri qĂ« nĂ« tribuna tĂ« shpĂ«rthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozĂ«ve tĂ« skuadrĂ«s sĂ« Trabzonspor pĂ«r tĂ« cilĂ«t sulmues shqiptar Ă«shtĂ« kthyer shumĂ« shpejt njĂ« idhull, ndonĂ«se ka pak muaj nĂ« radhĂ«t e kĂ«saj skuadre.

Asisti më pas solli përmbysjen te Trabzonspori në minutën e 57-të.

Muçi nuk u mjaftua me kaq, pasi realizoi edhe një supergol tre minuta më pas.

LEXO EDHE: E ardhmja e Ernest Muçit/ Presidenti i Trabzonspor thyen heshtjen. Ç’pritet pĂ«r yllin e KombĂ«tares

“TĂ« gjithĂ« nĂ« sitĂ«â€/ DurrĂ«si me 27 tĂ« dĂ«nuar tĂ« rrezikshĂ«m, Ministri: Çojini nĂ« burgjet e sigurisĂ« sĂ« lartĂ«

Pas arratisjes sĂ« Altin Ndocit qetĂ«sia ka marrĂ« fund nĂ« burgun ‘hotel’ tĂ« DurrĂ«sit. 206 tĂ« dĂ«nuarit dhe tĂ« paraburgosurit qĂ« ndodhen aktualisht nĂ« kĂ«tĂ« institucion do tĂ« futen nĂ« “sitĂ«â€ pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar rrezikshmĂ«rinĂ« e tyre.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të hartojë një plan të ri dhe të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë.

Pika mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e urdhrit, transferimi i tĂ« gjithĂ« personave me rrezikshmĂ«ri, qĂ« deri tani qĂ«ndronin nĂ« burgun e dalluar pĂ«r ‘komoditetin e tij’, nĂ« njĂ« prej shtatĂ« burgjeve tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ« nĂ« vend.

Në një seksion të veçantë në Durrës, aktualisht ndodhen 27 personazhe të botës së krimit, të konsideruar të rrezikshmërisë së lartë, mes 54 të dënuarve dhe 152 të paraburgosurve gjithsej. Altin Ndoci ishte një prej tyre, ndërsa dallon edhe Lulzim Berisha.

Burgu i DurrĂ«sit njihet edhe si “burgu i VIP-ave”

Në këtë institucion kanë vuajtur dënimin ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, të cilët tashmë kanë fituar lirinë.

Aktualisht, nĂ« Burgun e DurrĂ«sit vijojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« kryebashkiaku i TiranĂ«s Erion Veliaj, ish-deputeti Jurgis Çyrbja, ish-ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Ilir Beqaj, ish-zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« akuzuar nga SPAK dhe nĂ« proces gjykimi.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara herë pas here në këtë institucion janë gjetur edhe telefona celularë, të fshehur në ambientet e jashtme të burgut.

Shqipëria ka 20 institucione të vuajtjes së dënimit, 7 nga të cilët të sigurisë së lartë, si: Peqini, Fieri, Drenova, Burreli dhe dy burgjet e Tiranës, 313 dhe 325.

Ende në arrati/ Ku po kërkohet Altin Ndoci?

Policia e Shtetit vijon kërkimet për kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci i cili u arratis nga ambientet e spitalit të Durrësit të martën.

Policia po organizon aksione të shumta për gjetjen e tij, ku janë kryer kontrolle jo vetëm në Durrës, por edhe në disa zona të Tiranës dhe Fushë-Krujës.

Familjarët e të arratisurit thonë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e Altin Ndocit.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe akuzohet nga SPAK për vrasje, pjesëmarrje në grup kriminal, etj.

Ndoci Ă«shtĂ« nĂ« gjykim si pjesĂ« e dosjes “Plumbi i ArtĂ«â€ pĂ«r masakrĂ«n e Bradasheshit, ku mbeti i vrarĂ« vĂ«llai i Erion Alibejt, Endrit Alibejt, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri, si dhe njĂ« shtetas turk.

Ai u arrestua në vitin 2020, i akuzuar si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për pjesmarrje në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës, por më pas mori pafajësi nga gjykata.

LEXO EDHE: Grabitje, drogĂ«, vrasje me pagesĂ«/ “Karriera” e pasur e Altin Ndocit, qĂ« duket sikur e “ka pĂ«rpirĂ« dheu”

Zbulohet ora/ Ja kur nis Protesta Kombëtare e 24 janarit

Zbulohet ora se kur do të nisë protesta kombëtare, e thirrur nga Partia Demokratike, më datë 24 janar, para kryeministrisë.

Në mbledhjen e kreut të PD-së Sali Berisha me drejtuesit politikë, është caktuar që, protesta të nisë në orën 17:00.

Edhe në konferencën e sotme para gazetarëve Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit.

“PD u bĂ«n thirrje shqiptarĂ«ve, sot mĂ« shumĂ« se kurrĂ« tĂ« flasin me zemĂ«rimin e tyre, tĂ« flasin me guximin e tyre, tĂ« flasin me ndjenjat e dashurisĂ« sĂ« tyre pĂ«r kĂ«tĂ« vend dhe tĂ« ardhmen e shqiptarĂ«ve me datĂ«n 24 janar nĂ« protestĂ«n kombĂ«tare tĂ« thirrur nga opozita pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim”, tha ndĂ«r tĂ« tjera Berisha.

LEXO EDHE: “Kush ka financuar Rithemelimin Ă«shtĂ« pyetur”, Berisha reagon pĂ«r hetimet e SPAK: ËshtĂ« politik, Basha i dha Escobarit listĂ«n me biznese qĂ« sponsorizuan

Zbardhet agjenda e Ramës me Grupin e PS

Zbardhet agjenda e mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, që zhvillohet këtë të premte (16 janar) duke nisur nga ora 10:00.

Fjalën hapëse do e ketë Kryeministri Rama që do pasohet nga fjala e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e më pas të Kryetarit të Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Agjenda e plotë:

– 10:00 Hapja e Mbledhjes

– Fjala e Kryeministrit, Kryetarit tĂ« PSSH, Edi Rama.

– Fjala e Kryetarit tĂ« Kuvendit, Niko Peleshi.

– Fjala e Kryetarit tĂ« Grupit Parlamentar tĂ« PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare

– Komisioni pĂ«r EkonominĂ«, PunĂ«simin dhe Financat, Milva Ekonomi ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike, Ulsi Manja ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r Çështjet e Brendshme dhe tĂ« Mbrojtjes, Bledar Çuçi ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r BujqĂ«sinĂ«, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Blendi Klosi (Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r Burimet Natyrore, InfrastrukturĂ«n dhe Zhvillimin e QĂ«ndrueshĂ«m, Anila Denaj ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r Edukimin, ShkencĂ«n dhe Sportet Evis Kushi ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r ShĂ«ndetĂ«sinĂ« dhe MirĂ«qenien Sociale Eduard Shalsi ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Iris Luarasi ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r KulturĂ«n, Turizmin dhe DiasporĂ«n, Erion Malaj ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Igli Hasani ( Koha 10 min.)

– Komisioni pĂ«r Nismat Qytetare, BashkĂ«punimin dhe MbikĂ«qyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj (Koha 10 min.)

– Komisioni Posaçëm pĂ«r Realizimin e ReformĂ«s Zgjedhore, Damian Gjiknuri (Koha 10 min.)

– Komisioni Posaçëm pĂ«r ReformĂ«n Administrativo-Territoriale Arbjan Mazniku ( Koha 10`)

– Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesĂ«marrjen e deputetĂ«ve nĂ« Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

13:30 Konkluzione

– Fjala e Kryetarit tĂ« Grupit Parlamentar tĂ« PSSH, Taulant Balla.

– Fjala e Kryeministrit, Kryetarit tĂ« PSSH, Edi Rama.

Të pranishëm në mbledhje do të jenë edhe ministrat.

UdhĂ«timi nĂ« SHBA/ Anbasada sqaron qytetarĂ«t: ÇfarĂ« lejohet dhe ndalohet me vizĂ«n turistike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë të gjithë atyre që kërkojnë të udhëtojnë drejt Amerikës.

Përmes rrjeteve sociale, ambasada sqaron se çfarë lejohet dhe nuk lejohet nëse keni një vizë B1/B2 (viza turistike).

Theksi i veçantë është vënë te përgjegjësia individuale e udhëtarit për të mos abuzuar me qëllimin e vizës.

“ËshtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia juaj ta pĂ«rdorni vizĂ«n tuaj nĂ« mĂ«nyrĂ« korrekte,” thuhet nĂ« njoftim, duke pasuar me njĂ« listĂ« tĂ« detajuar tĂ« aktiviteteve qĂ« lejohen dhe nuk ndalohen.

Nëse keni vizë B1/B2, jeni të lirë të shkoni për:

  • TurizĂ«m, pushime dhe blerje;
  • Vizita familjare ose shoqĂ«rore;
  • Takime biznesi dhe konferenca.

Ambasada tërheq vëmendjen veçanërisht për ata që synojnë të punojnë apo të lindin fëmijë në SHBA.

Ndalohen rreptësisht:

  • Turizmi i lindjes (pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fĂ«mijĂ«s pasaportĂ« amerikane);
  • Puna me pagesĂ« nga biznese amerikane;
  • Studimet universitare;
  • Performancat e paguara.

1.4 mld lekë për Tiranë-Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për arredimin e rikualifikimin urban të superstradës

Arredimi dhe rikualifikimi urban i superstradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s, nga kthesa e KamzĂ«s, deri nĂ« urĂ«n e Limuthit parashikohet tĂ« kushtojĂ« rreth 1.4 mld lekĂ«.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin që përfshin fazat I, II dhe III, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Ndërkaq, brenda këtij muaji pritet të hapen për qarkullimin e automjeteve korsitë e reja që janë ndërtuar në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit.

Më hërët përfaqësues të ARRSH-së kanë deklaruar se kjo të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur, por pritshëmritë janë që të mos ketë pengesa.

Hapja për qarkullimin e automjeteve do të bëhet përpara afatiti kontraktual, pasi njëra prej tyre e ka afatin deri në maj dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, kontrata e tretë është nënshkruar gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2025, por synohet që brenda vitit të ketë rezultate konkrete. Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

“Nuk pranojmĂ« asnjĂ« alternativĂ« tjetĂ«r”/ Trump i vendosur: Na duhet Groenlanda

Nga Corriere Della Sera –

“Shtetet e Bashkuara kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r arsye tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare. NATO bĂ«het shumĂ« mĂ« e fuqishme dhe mĂ« efektive me GroenlandĂ«n nĂ« duart e Shteteve tĂ« Bashkuara. Çdo gjĂ« mĂ« pak se kaq Ă«shtĂ« e papranueshme.”

Këto janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, të publikuara në rrjetin e tij social Truth, dhe janë të drejtpërdrejta.

Ato nuk duket se lënë shumë hapësirë manovrimi për samitin e parashikuar sot mes zëvendëspresidentit të tij JD Vance, sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ministrit të Jashtëm danez Lars LÞkke Rasmussen dhe homologes së tij groenlandeze Vivian Motzfeldt.

Groenlanda, shpjegon mĂ« tej Trump, â€œĂ«shtĂ« jetike pĂ«r Golden Dome qĂ« po ndĂ«rtojmĂ«. NATO duhet tĂ« na hapĂ« rrugĂ«n pĂ«r ta marrĂ« atĂ«. NĂ«se nuk e bĂ«jmĂ« ne, do ta bĂ«jnĂ« Rusia ose Kina, dhe kjo nuk do tĂ« ndodhĂ«!”.

Fjalë që rikthehen te pikat, siguria kombëtare dhe kërcënimi që paraqesin Rusia dhe Kina, të cilat presidenti amerikan i kishte ngritur edhe më parë, por që, të përsëritura në prag të takimit të sotëm, tingëllojnë si një sinjal shumë i qartë.

Presidenti amerikan e ka ashpërsuar edhe më tej tonin në rrjetin e tij Truth.

“NATO: thuajini DanimarkĂ«s t’i largojĂ« qĂ« tani! Dy slitĂ« me qen nuk mjaftojnĂ«! VetĂ«m SHBA mund ta bĂ«jĂ«!”, ka shkruar Trump, duke iu referuar pĂ«rpjekjeve tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s pĂ«r tĂ« depĂ«rtuar nĂ« GroenlandĂ«.

“Nuk i nĂ«nvlerĂ«sojmĂ« deklaratat pĂ«r GroenlandĂ«n, tha Macron, i cituar nga zĂ«dhĂ«nĂ«sja e qeverisĂ« Maud Bregeon, nĂ«se sovraniteti i njĂ« vendi evropian dhe aleat shkelet, pasojat zinxhir do tĂ« ishin tĂ« paprecedenta. Franca po e ndjek situatĂ«n me vĂ«mendjen maksimale dhe veprimi i saj do tĂ« jetĂ« nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me DanimarkĂ«n dhe sovranitetin e saj.”

Po ashtu, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Bruksel tha: “PĂ«r mua Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« groenlandezĂ«t ta dinĂ« se ne i respektojmĂ« dĂ«shirat dhe interesat e tyre dhe se mund tĂ« mbĂ«shteten tek ne.”

Ajo shtoi se Arktiku dhe siguria në atë zonë është një çështje që prek edhe Bashkimin Evropian.

“Groenlanda Ă«shtĂ« pjesĂ« e NATO-s dhe ne e dimĂ« se NATO Ă«shtĂ« forumi qĂ« bashkon interesat e ndryshme tĂ« aleatĂ«ve”, pĂ«rfundoi ajo.

Fjalët e Trump, megjithatë, e ngushtojnë edhe më shumë hapësirën e manovrimit për negociatat.

GOLI/ Tirana e nis 2026 me këmbë të mbarë, mposht Bylisin në sfidën për mbijetesë

Tirana e nis me këmbë të mbarë vitin 2026 në Kategorinë Superiore.

Skuadra bardheblu mori një fitore të çmuar teksa mposhti Bylisin në transfertë me rezultatin 1-0 në atë që konsiderohet si sfida e mbijetesës me kryeqytetasit që regjistruan fitoren e dytë në këtë sezon në kampionat.

Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje u regjistrua në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi me barazimin 0-0. Gjatë këtij fraksioni të dytë të lojës, arbitri Enea Jorgji akordoi një 11 metërsh për Tiranën pas verifikimit në sistemin VAR.

Te pika e bardhĂ« shkoi Rafael i cili nuk gaboi duke e dĂ«rguar topin nĂ« rrjetĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« avantazhin 1-0 TiranĂ«s qĂ« rezultoi tĂ« ishte edhe rezultati pĂ«rfundimtar i sfidĂ«s.

Por edhe pas kësaj fitoreje Tirana mbetet në vendin e fundit me 13 pikë pas 19 ndeshjesh, ndërsa Bylis mbetet me 18 pikë në vendin e 8 të renditjes.

AnĂ«tar i bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”/ Burgjet kontroll nĂ« qelinĂ« e Fatmir Pjetrit nĂ« Burrel

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit.

Pjetri njihet si pjesĂ« e bandĂ«s sĂ« ashtuquajtur tĂ« “BabagjyshĂ«ve”, ndĂ«rsa masa Ă«shtĂ« marrĂ« pas njĂ« zhvillimi tĂ« papritur nĂ« rrjetet sociale.

Shkak për kontrollin është bërë publikimi në profilin e tij në Instagram i një audioregjistrimi, ku Pjetri akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e ka lejuar të botojë një roman të shkruar prej tij, me arsyetimin se përmban akte dhune.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e këtij publikimi dhe mënyrën se si regjistrimi audio është realizuar dhe shpërndarë nga brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve zyrtare, kontrolli synon të zbulojë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë dhe nëse janë përdorur mjete të palejuara komunikimi.

Kujtohet se në vitin 2025, Fatmir Pjetri ka tentuar të arratisej nga burgu 313, çka e bën edhe më të ndjeshme situatën aktuale për autoritetet penitenciare.

Fatmir Pjetri ka qenĂ« pjesĂ« e njĂ« grupi kriminal ‘BabagjyshĂ«t’, qĂ« gjatĂ« periudhĂ«s Janar-Dhjetor tĂ« vitit 2013 dhe nĂ« vazhdim, nĂ« qytetet e TiranĂ«s, Laçit, FushĂ«-KrujĂ«s, KuçovĂ«s dhe DurrĂ«sit kanĂ« grabitur me armĂ« disa argjendari nĂ« kĂ«to qytete.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

Rekordi i Kinës/ Sufiçiti i eksportit arrin 1 trilion dollarë

Kina ka raportuar një valë të fortë eksportesh gjatë vitit 2025, me një sufiçit rekord prej 1 trilion dollarësh, ndërsa prodhuesit e saj përgatiten për 3 vite të tjera nën administratën Trump, e cila synon të ngadalësojë gjigantin prodhues duke zhvendosur porositë amerikane drejt tregjeve të tjera.

Qëndrueshmëria e Pekinit përballë tensioneve të rinovuara tarifore që nga rikthimi i Donald Trump në presidencë në janar të kaluar ka inkurajuar firmat kineze të fokusohen tek Azia Juglindore, Afrika dhe Amerika Latine për të kompensuar tarifat amerikane.

Me Kinën që shikon tek eksportet për të zbutur efektet e krizës së pronave dhe kërkesës së dobët të brendshme, sufiçiti rekord rrezikon të prekë më tej ekonomitë që janë të shqetësuara për praktikat tregtare të Kinës, kapacitetin e saj të tepruar prodhues dhe varësinë e madhe nga produktet kyçe kineze.

Sufiçiti i përgjithshëm për vitin arriti në 1.189 trilion dollarë, një shifër që është e barabartë me GDP-në e një ekonomie ndër 20 më të mëdhatë në botë, si Arabia Saudite, sipas të dhënave të doganave të publikuara të mërkurën, 14 janar, duke kaluar për herë të parë nivelin e trilionit në nëntor.

“Rritja globale e tregtisĂ« duket e pamjaftueshme dhe ambienti i jashtĂ«m pĂ«r zhvillimin e tregtisĂ« sĂ« jashtme tĂ« KinĂ«s mbetet i ndĂ«rlikuar dhe serioz”, ka deklaruar Wang Jun, zv.ministĂ«r nĂ« administratĂ«n doganore kineze, gjatĂ« njĂ« konference shtypi tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

MegjithatĂ«, Wang shtoi se me partnerĂ« tregtarĂ« mĂ« tĂ« diversifikuar, aftĂ«sia e KinĂ«s pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar rreziqet Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe se “parimet themelore pĂ«r tregtinĂ« e jashtme tĂ« KinĂ«s mbeten tĂ« forta”.

Eksportet nga ekonomia e dytë më e madhe në botë u rritën me 6.6% në dhjetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, krahasuar me një rritje prej 5.9% në nëntor. Analistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar vetëm një rritje prej 3%.

Importet u rritën me 5.7%, pas një rritjeje prej 1.9% muajin e mëparshëm, duke tejkaluar gjithashtu pritshmëritë për 0.9%.

Yuani kinez qëndroi i qëndrueshëm pas publikimit të të dhënave, ndërsa investitorët në bursë mirëpritën shifrat më të mira se pritshmëria. Indeksi kryesor Shanghai Composite dhe indeksi i aksioneve të mëdha CSI300 u rritën mbi 1% gjatë mëngjesit.

Suficitet mujore të eksportit mbi 100 miliardë dollarë janë regjistruar shtatë herë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vetëm një herë në 2024, duke treguar se masat e Trump-it nuk kanë dëmtuar dukshëm tregtinë kineze me botën, edhe nëse kanë ngadalësuar eksportet drejt SHBA-së.

Ekonomistët presin që Kina të vazhdojë të fitojë pjesë tregu globale këtë vit, falë kompanive kineze që po krijojnë qendra prodhimi jashtë vendit për të përfituar nga tarifat më të ulëta ndaj SHBA-së dhe BE-së, si dhe nga kërkesa e fortë për çipe dhe elektronikë me cilësi më të ulët.

Industria e makinave kineze shënoi një rritje të eksportit prej 19.4%, me 5.79 milionë automjete të dërguara vitin e kaluar, ndërsa eksportet e EV-ve (makinat elektrike) u rritën 48.8%. Kina pritet të mbetet eksportuesi më i madh i makinave në botë për vitin e tretë radhazi, pas arritjes së këtij rekordi për herë të parë në 2023 duke kaluar Japoninë.

Megjithatë, Pekini ka treguar shenja që duhet të moderonte eksportet industriale për të ruajtur suksesin, duke qenë gjithnjë më i vetëdijshëm për pabarazitë në ekonomi dhe për imazhin negativ që po krijojnë volumin e lartë i eksportit.

Pas raportimit tĂ« suficitit prej trilion dollarĂ«sh nĂ« nĂ«ntor, kryeministri kinez Li Qiang u shpreh javĂ«n e kaluar nĂ« televizionin kombĂ«tar pĂ«r “zgjerimin proaktiv tĂ« importeve dhe promovimin e zhvillimit tĂ« balancuar tĂ« importeve dhe eksporteve”.

Kina gjithashtu hoqi subvencionet e tipit taksë për eksportet në industrinë e saj të energjisë diellore, një pikë e gjatë e tensioneve me vendet e BE-së.

Në dhjetor, ligjvënësit miratuan ndryshime në ligjin e tregtisë së jashtme pas dy leximeve, në vend të tre të zakonshme, si një sinjal për anëtarët e një marrëveshjeje të madhe trans-Paqësore se Kina është gati të zhvendoset nga subvencionet industriale drejt një tregtie më të lirë dhe më të hapur.

Edhe pse ekziston një armëpushim tarifor njëvjeçar që Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping nënshkruan në fund të tetorit, tarifat amerikane prej 47.5% mbi mallrat kineze janë ende shumë mbi nivelin prej rreth 35%, që analistët thonë se mundëson fitim për kompanitë kineze që eksportojnë në SHBA.

SKEMA/ ProtagonistĂ«t e AKSHI-t pas “Durana Tech Park”. Nga Ermal Beqiri te Ergys Agasi, pronarĂ« tĂ« njĂ«jtĂ« me kompani tĂ« reja

Të gjithë personazhet kryesore të dosjes AKSHI, të cilët deri më tani kanë përfituar fonde publike përmes paracaktimit të fituesve dhe fryrjes së kostove në tendera, ishin përgatitur që nga 1 janari 2026 të mos paguanin asnjë lek taksa për qindra miliona euro që vijonin të merrnin nga buxheti i shtetit.

Skyweb.al ka zbuluar skemën e ndërtuar për këtë qëllim, e cila parashikonte kalimin formal të aktivitetit drejt Durana Tech Park, përmes krijimit të kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në dosjen e AKSHI-t.

Skema lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi nga viti 2026. Pas presionit ndërkombëtar, qeveria u detyrua të hiqte privilegjin e tatim-fitimit 5 për qind për kompanitë e teknologjisë së informacionit, duke rikthyer normën standarde.

NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, pĂ«r tĂ« shmangur pagesĂ«n e taksave, u aktivizua mekanizmi i parqeve teknologjike, i parashikuar nĂ« ligjin e vitit 2022, i cili garanton pĂ«rjashtime totale nga tatim-fitimi, TVSH-ja dhe taksat mbi pagat pĂ«r njĂ« periudhĂ« 10–15 vjeçare.

Ligji ndalon transferimin e një veprimtarie ekzistuese në park vetëm për përfitim fiskal. Por, rezulton se kjo pengesë u anashkalua përmes regjistrimit të subjekteve të reja, ndërsa aktiviteti real, personat kyç dhe interesat ekonomike mbetën të pandryshuara.

Nga analiza e listës së kompanive të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me emra të hetuar nga SPAK në dosjen AKSHI.

Në disa raste, pronarë ose administratorë të kompanive të reja rezultojnë të jenë të njëjtët persona që drejtojnë ose përfaqësojnë subjektet në qendër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

Të njëjtët emra me kompani të ndryshme

Nga shqyrtimi i listës së plotë të subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe rrethin e tyre të afërt.

Sipas verifikimeve të redaksisë, në disa raste lidhjet janë të dokumentuara përmes personave që shfaqen si pronarë ose administratorë në kompani të reja, por që paralelisht mbajnë role kyçe në subjekte të përfshira në dosjen AKSHI.

Një nga rastet është kompania KronoTech, e regjistruar në Durana Tech Park, e cila në dokumente rezulton me pronare Arjola Koromanin. E njëjta është administratore edhe e kompanisë Soft & Solution, subjekt i cili ndodhet në qendër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t.

Në një tjetër rast, kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon.

Ina Ciko është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution, në pronësi të Agasit, e përfshirë gjithashtu në dosjen e AKSHI-t.

Ciko ka lidhje familjare me Elon Cikon, pjesë e rrethit të afërt të Ergys Agasit dhe administrator i kompanisë EA Logistic.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, ndaj të cilit SPAK ka vendosur masë sigurie në kuadër të hetimeve për skandalin AKSHI dhe që dyshohet si pjesë e skemës së tenderëve, ka regjistruar në Durana Tech Park dy kompani, CyberMind dhe Box Artificial Logic.

Nga ana tjetër, vetë Ermal Beqiri ka regjistruar po ashtu kompaninë Data Storm në Durana Tech Park.

Të gjitha këto subjekte janë regjistruar gjatë muajve të fundit të vitit 2025, në një periudhë kur grupi i përfshirë po përgatitej të kalonte aktivitetin drejt Durana Tech Park, me të njëjtët aktorë, por përmes kompanive të reja, për shkak se ligji ndalon transferimin formal të një veprimtarie ekzistuese.

Një burim i tha redaksisë se SPAK duhet të verifikojë nëse këto kompani kanë ushtruar aktivitet tregtar real gjatë kësaj periudhe dhe të analizojë marrëveshjet e lidhura mes tyre dhe Durana Tech Park, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar shmangie taksash.

Plani i mirëmenduar i grupit në fjalë u prish nga hetimet për dosjen AKSHI. SPAK ka shtrirë tashmë hetimet e dosjes AKSHI dhe te Durana Tech Park pikërisht prej këtyre kompanive.

“Jemi pa qitĂ«s”! Bisedat nĂ« SKY ECC/ Çopjat kĂ«rkonin tĂ« lironin nga burgu Altin Ndocin

Altin Ndocin nuk e kishte lĂ«nĂ« nĂ« harresĂ« organizata Çopja.

Ky fragment shkruhet nĂ« dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po pĂ«rballej me drejtĂ«sinĂ« pĂ«r episode tĂ« tjera dhe tĂ« tjerĂ« qĂ« gjendeshin jashtĂ« flasin nĂ« SKY ECC se si ta lirojnĂ« gjuajtĂ«sin sepse kishin mbetur pa qitĂ«s.

PĂ«rpara se Altin Ndoci ta bĂ«nte fakt arratisjen gati 5 vjet nga kĂ«to biseda nĂ« SKY ECC, anĂ«tarĂ«t e organizatĂ«s Çopja ku dyshohet se ai bĂ«n pjesĂ« shfaqeshin shumĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r arrestimin tij.

Ndoci lakohet me nofkĂ«n “kokĂ« çami” dhe siç pĂ«rmend SPAK anĂ«tarĂ«t flasin jo vetĂ«m si ta lirojnĂ« me çdo kusht, por edhe tĂ« mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat pĂ«r avokatĂ«t.

SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvis Brahos.

Altin Ndoci shfaqet, sipas SPAK, kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Çështja ndaj organizatĂ«s Çopja Ă«shtĂ« nĂ« seancĂ« paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut tĂ« armatosur tĂ« tĂ« dyshuarve kryesore.

Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.

Për katër SPAK vrasjet u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates.

I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis.

Policia ka kryer kontrolle në Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Tiranë por pa rezultat.

❌