Për kë është i dobishëm kolagjeni? Sqaron trajneri i fitnesit, Arbër Peci

Kolagjeni është një nga suplementet më të përfolura viteve të fundit, i cili reklamohet fuqishëm në rrjete sociale si TikTok dhe Instagram.
Kështu tha gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit Arbër Peci, i cili po ashtu shtoi se marketingu shpesh e tejkalon realitetin shkencor.
Sipas tij, kolagjeni ka vlerën e vet, por nuk është suplement universal për të gjithë.
"Ai Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i dobishĂ«m pĂ«r personat qĂ« kanĂ« probleme me nyjet â qoftĂ« nĂ« gjunjĂ«, duar apo pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« trupit ku ka ngarkesĂ« tĂ« madhe fizike. Te kĂ«ta persona, ndikimi i kolagjenit vĂ«rehet dukshĂ«m dhe relativisht shpejtâ, shprehet Peci.
Siç tha Peci një tjetër fushë ku kolagjeni ka efekt është lëkura dhe flokët.
Ai theksoi se përdorimi i tij mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, në rigjenerim dhe në zvogëlimin e thatësisë, si dhe në përmirësimin e cilësisë së flokëve.
âKolagjeni nuk pĂ«rdoret pĂ«r rritje tĂ« masĂ«s muskulareâ, thekson trajneri i fitnesit.
Ai shpjegon se, në thelb, kolagjeni është proteinë, e ngjashme me proteinat e tjera si whey, por me funksion tjetër në organizëm.
Ideja se kolagjeni ndihmon drejtpërdrejt në ndërtimin e muskujve është më shumë psikologjike sesa reale.
Sa i përket mënyrës së përdorimit, Arbër Peci rekomandon që kolagjeni të merret *në mëngjes, rreth 30 minuta para ushqimit, për përthithje më të mirë.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
- YouTube www.youtube.com

































