❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Japonia goditet nga një valë tërmetesh, më i forti 5.1 ballë Rihter

Japonia goditet nga një seri tërmetesh sot, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit më të fortë ishte në ishullin Honshu, në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe në një distancë prej 18 kilometrash nga qyteti i Matsumotos.

Honshu u godit gjithashtu nga tërmete me magnitudë 4.7 dhe 4.3.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua gjithashtu në veri të ishullit Hokkaido, në det të hapur, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami për të.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Japonia goditet nga një valë tërmetesh, më i forti 5.1 ballë Rihter appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta pothuajse në të gjitha pikat kufitare.

Sa i përket hyrjeve në Kosovë pritjet janë të ngjashme sikur edhe daljet nga 3 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta appeared first on Sinjali.

Zelensky shpall gjendje emergjente energjetike pas sulmeve ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shpallur gjendje emergjente në sektorin energjetik, pasi sulmeve të vazhdueshme ruse, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe kanë lënë mijëra banesa pa energji elektrike dhe ngrohje, në mes të temperaturave që kanë zbritur deri në -19°C.

Në Kiev, qindra ndërtesa mbetën pa ngrohje edhe disa ditë pas një sulmi masiv, ndërsa autoritetet po punojnë për riparime emergjente dhe rritjen e importeve të energjisë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko paralajmëroi se situata është kritike për kryeqytetin.

Zelensky tha se ekipet e emergjencës po punojnë 24 orë në ditë, ndërsa qeveria po shqyrton lehtësimin e masave si ora policore për shkak të të ftohtit ekstrem.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mbeten një nga elementët kryesorë të luftës, duke thelluar krizën humanitare në vend.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky shpall gjendje emergjente energjetike pas sulmeve ruse appeared first on Sinjali.

Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.

Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit appeared first on Sinjali.

Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace

Sky Sport Italia pretendon se Juventusi ka kontaktuar Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta, por oferta e tyre prej 35 milionë eurosh nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme.

Interesi për lojtarin u përmend nga eksperti i afatit kalimtar, Gianluca Di Marzio, i cili sugjeron se sulmuesi qendror mund të ndihmojë në forcimin e alternativave në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti në periudhën kur Dusan Vlahovic është i lënduar..

Raporti i tij thekson se Crystal Palace kërkon 30-35 milionë euro për Mateta, por kjo është një këndvështrim shumë i ndryshëm krahasuar me mediat britanike.

Ato e vendosin çmimin e kërkuar më afër 55-60 milionë eurove, shifër që do të ishte shumë mbi buxhetin e Juventusit për një transferim në janar, veçanërisht duke qenë se Manchester United besohet se është gjithashtu i interesuar.

Mateta është 28 vjeç dhe kontrata e tij me Palace zgjat vetëm deri në qershor 2027, çka është arsyeja pse vlera e tij mund të jetë ulur ndjeshëm nga nivelet e mëparshme.

Ai mbërriti për herë të parë në Londër nga Mainz në janar 2021 në formë huazimi, duke e përfunduar transferimin një vit më vonë për një shumë totale rreth 14.5 milionë euro.

Reprezentuesi francez ka shënuar 10 gola këtë sezon në 32 paraqitje zyrtare për Crystal Palace, si dhe ka dhënë dy asistime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace appeared first on Sinjali.

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri më 15 janar 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese.

KĂ«to masa tĂ« autoriteteve kosovare, megjithatĂ«, po hasin nĂ« kritika nga komuniteti serb – sektori civil dhe pĂ«rfaqĂ«suesit politikĂ«.

Si do të ndikojë Ligji për komunikacionin te komuniteti serb?

Nga Policia e Kosovës thanë se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

MegjithatĂ«, deri mĂ« tani, kjo praktikĂ« Ă«shtĂ« toleruar pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve kohĂ« t’i ndĂ«rrojnĂ« targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“PĂ«r shembull, nĂ«se dikush shkon nĂ« spital, nuk do ta ndalojmĂ« dhe nuk do ta konfiskojmĂ« menjĂ«herĂ« automjetin. Por, nĂ«se i njĂ«jti person ndalohet pĂ«rsĂ«ri nĂ« ditĂ«t nĂ« vazhdim, mund t’i shqiptohet gjobĂ« deri nĂ« 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

Si do të ndikojë Ligji për të huajt te komuniteti serb?

Ligji pĂ«r tĂ« huajt mund t’i prekĂ« pjesĂ«tarĂ«t e komunitetit serb qĂ« nuk kanĂ« dokumente kosovare, por jetojnĂ«, punojnĂ« ose studiojnĂ« nĂ« KosovĂ«.

Megjithatë, Elshani tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dĂ«bojmĂ« kĂ«ta persona, nuk do t’i ndajmĂ« nĂ«nat nga fĂ«mijĂ«t apo baballarĂ«t nga fĂ«mijĂ«t”, tha ai, duke shtuar se ligji do tĂ« zbatohet vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« vijnĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r turizĂ«m, punĂ« ose studime.

“Zbatimi do tĂ« bĂ«het gradualisht, nuk do tĂ« dĂ«bohet askush menjĂ«herĂ«. PĂ«r shembull, nĂ«se nĂ« orĂ«n 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit policia takon dikĂ« nĂ« rrugĂ« dhe ai nuk ka dokumente kosovare, ai do tĂ« njoftohet qĂ« duhet tĂ« paraqitet nĂ« stacionin policor”, shpjegoi Elshani.

NĂ« manualin “UdhĂ«zuesi pĂ«r hyrjen, lĂ«vizjen, qĂ«ndrimin dhe punĂ«simin e tĂ« huajve nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, i publikuar vitin e kaluar, shpjegohet procedura pĂ«r marrjen e lejes pĂ«r “qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, afatshkurtĂ«r ose tĂ« pĂ«rhershĂ«m”.

Vendimin për lëshimin e lejeve do ta marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut funksionon një universitet që punon brenda sistemit të Serbisë, ku studiojnë ose punojnë shtetas të Serbisë. Po ashtu, punonjës nga Serbia ka edhe në institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe dhe në disa institucione kulturore.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk i njohin këto organe serbe dhe kanë mbyllur shumicën e tyre, përveç institucioneve arsimore dhe shëndetësore.

Reagimet e sektorit civil dhe të politikanëve

Të dhëna të sakta zyrtare se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk ka, pasi pjesëtarët e këtij komuniteti, kryesisht në katër komunat e veriut, e bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2024.

MegjithatĂ«, njĂ« raport i organizatĂ«s joqeveritare Aktiv nga viti 2024, me titullin “Analiza e trendĂ«ve dhe qĂ«ndrimeve tĂ« komunitetit serb”, nxori nĂ« pah se mbi 93% e 503 tĂ« anketuarve kanĂ« dokumente kosovare.

Grupi i organizatave serbe joqeveritare ka theksuar mĂ« herĂ«t se ekzistojnĂ« mijĂ«ra serbĂ« tĂ« KosovĂ«s qĂ« nuk mund tĂ« marrin dokumente kosovare, pasi “regjistrimi civil i serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, si dhe i pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« komuniteteve joshumicĂ«, Ă«shtĂ« penguar pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€.

Autoritetet kosovare, nĂ« periudhĂ«n nga nĂ«ntori 2024 deri nĂ« prill 2025, u mundĂ«suan serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« ta marrin shtetĂ«sinĂ« “mĂ« vonĂ«â€, duke pasur parasysh se disa nuk mund t’i merrnin dokumentet kosovare pĂ«r shkak se posedonin vetĂ«m dĂ«shmi tĂ« lindjes, tĂ« lĂ«shuara nga institucionet serbe, tĂ« cilat Prishtina nuk i njeh.

Lista Serbe, partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi mĂ« 14 janar se ka zhvilluar dhjetĂ«ra takime me pĂ«rfaqĂ«sues ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, lidhur me zbatimin e Ligjit pĂ«r komunikacionin dhe Ligjit pĂ«r tĂ« huajt, duke theksuar se ka hasur nĂ« mirĂ«kuptim, por se nuk ka marrĂ« pĂ«rgjigje ndaj kĂ«rkesave tĂ« saj.

“Edhe gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, pĂ«rfshirĂ« edhe sot, kemi qenĂ« nĂ« kontakt intensiv me pĂ«rfaqĂ«sues ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe kemi pĂ«rcjellĂ« shqetĂ«simet e qytetarĂ«ve tanĂ«, veçanĂ«risht sa u pĂ«rket pasojave tĂ« mundshme nga zbatimi eventual i kĂ«tyre vendimeve tĂ« dĂ«mshme”, thuhet nĂ« reagim.

Lista Serbe u bĂ«ri thirrje autoriteteve tĂ« KosovĂ«s qĂ« ta shtyjnĂ« sĂ«rish zbatimin e kĂ«tyre “rregullave”, me qĂ«llim qĂ« tĂ« gjendet njĂ« model i pĂ«rshtatshĂ«m.

Edhe politikanë të tjerë serbë reaguan ashpër ndaj këtyre masave.

Nenad Rashiq, udhĂ«heqĂ«s i PartisĂ« pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«, i cili fitoi njĂ« ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s nĂ« zgjedhjet e fundit, deklaroi mĂ« 13 janar pĂ«r transmetuesin publik kosovar se masat duhet tĂ« shtyhen pĂ«rsĂ«ri, pasi “nuk jemi mjaftueshĂ«m tĂ« pĂ«rgatitur”.

LĂ«vizja KombĂ«tare Serbe e Millija Bishevacit, nĂ« tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar, u dĂ«rgoi njĂ« letĂ«r tĂ« hapur ambasadave dhe misioneve ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« KosovĂ«, duke shprehur shqetĂ«sim pĂ«r njoftimin se Ligji pĂ«r tĂ« huajt do tĂ« zbatohet “nĂ« mĂ«nyrĂ« strikte”.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit kërkoi që zgjidhja të gjendet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« i cilĂ«soi kĂ«to masa si “hapa tĂ« rinj pĂ«rshkallĂ«zues”.

Kjo zyrĂ« paralajmĂ«roi se, nĂ«se Bashkimi Evropian dhe grupi i Quint-it nuk reagojnĂ«, “Beogradi do tĂ« detyrohet tĂ« shqyrtojĂ« njĂ« pĂ«rgjigje politike dhe ligjore adekuate ndaj kĂ«tyre shkeljeve drastike tĂ« tĂ« drejtave themelore tĂ« popullit serb pĂ«rmes masave tĂ« reja tĂ« njĂ«anshme dhe tĂ« dhunshme”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë appeared first on Sinjali.

Trump: Zelensky, jo Putin, po pengon marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Reuters, deklaroi se Ukraina – jo Rusia – po e pengon njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme paqeje, njĂ« qĂ«ndrim qĂ« kontraston me atĂ« tĂ« aleatĂ«ve evropianĂ«, tĂ« cilĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« theksojnĂ« se Moska nuk ka interes tĂ« pĂ«rfundojĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Gjatë një interviste ekskluzive në Zyrën Ovale, Trump shprehu mendimin se presidenti rus Vladimir Putin është gati të mbyllë pushtimin e tij katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa shtoi se Zelensky ishte më i rezervuar në këtë drejtim.

“Mendoj se ai Ă«shtĂ« gati tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Mendoj se Ukraina Ă«shtĂ« mĂ« pak e gatshme tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha Trump pĂ«r presidentin rus.

I pyetur pse negociatat e udhĂ«hequra nga SHBA-ja nuk e kishin zgjidhur ende konfliktin mĂ« tĂ« madh tokĂ«sor tĂ« EvropĂ«s qĂ« nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore, Trump u pĂ«rgjigj: “Zelensky”.

Komentet e Trump sugjeruan një zhgënjim të ri me udhëheqësin ukrainas, transmeton Telegrafi.

Të dy presidentët kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit të parë të rikthimit të Trump në detyrë.

Ndonjëherë, Trump ka qenë më i gatshëm të pranojë garancitë e Putinit në kuptimin e mirëfilltë sesa udhëheqësit e disa aleatëve të SHBA-së, duke frustruar Kievin, kryeqytetet evropiane dhe ligjvënësit amerikanë, përfshirë disa republikanë.

Në dhjetor, Reuters raportoi se raportet e inteligjencës amerikane vazhdonin të paralajmëronin se Putin nuk i kishte braktisur qëllimet e tij për të kapur të gjithë Ukrainën dhe për të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e kundërshtoi atë raport në atë kohë.

Pas disa ndërprerjeve, negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja janë përqendruar në javët e fundit në garancitë e sigurisë për një Ukrainë të pasluftës, për të siguruar që Rusia të mos e pushtojë atë përsëri pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Në terma të përgjithshëm, negociatorët amerikanë e kanë shtyrë Ukrainën të braktisë rajonin e saj lindor të Donbasit, si pjesë të çdo marrëveshjeje me Rusinë.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë thellësisht të përfshirë në bisedimet e fundit, të cilat janë udhëhequr nga ana e SHBA-së nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump.

Disa zyrtarë evropianë kanë hedhur dyshime mbi gjasat që Putini të bjerë dakord me disa kushte të dakordësuara së fundmi nga Kievi, Uashingtoni dhe udhëheqësit evropianë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Zelensky, jo Putin, po pengon marrëveshjen e paqes në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 46.19% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.42%, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 14.40% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati appeared first on Sinjali.

27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën

Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, e cila mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe grupet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, ora e parĂ« mĂ«simore do t’i kushtohet MasakrĂ«s sĂ« Reçakut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën appeared first on Sinjali.

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kĂ«saj dite dhe te dale me njĂ« person tjetĂ«r qe sapo ka njohur. Edhe nĂ«se e merrni vesh kĂ«tĂ« gjĂ« mos u tregoni histerike, por gjeni mĂ«nyrĂ«n e duhur pĂ«r te diskutuar qetĂ«sisht. Beqaret do vazhdojnĂ« te kĂ«rkojnĂ«, por pa ndonjĂ« rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas njĂ« periudhe jo shume te mire pĂ«r jetĂ«n sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshĂ«m. Te dy me partnerin do jeni gati te bĂ«ni sakrifica vetĂ«m pĂ«r t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetĂ«r do jene te privilegjuar dhe do kenĂ« njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nĂ«se nuk doni te pĂ«rballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndĂ«rhyjnĂ« tek jeta juaj ne çift dhe do kĂ«rkojnĂ« t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat pĂ«r partnerin janĂ« aq te forta saqĂ« askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenĂ« dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bĂ«ni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar pĂ«r t’ia dale mbanĂ«.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kĂ«saj dite Urani do sjelle mosmarrĂ«veshje te shumta pĂ«r jetĂ«n tuaj ne çift. Nuk do bini dakord pĂ«r shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjĂ« ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogĂ«l mund te jete shkatĂ«rrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kĂ«saj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepĂ«r dozat e fantazisĂ«. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinĂ«n. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshĂ«m dhe aspak te sjellshĂ«m. Mos bĂ«ni gabim te mendoni te krijoni njĂ« lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me kĂ«mbĂ« ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kĂ«saj dite me atĂ« qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjĂ« do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nĂ«se duan te bĂ«jnĂ« zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatĂ« nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjĂ« duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i yjeve për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI)

Një person i kërkuar për disa raste vjedhjeje është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në ndalim.

Burime tĂ« GazetĂ«s Sinjali bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se mĂ« 13.01.2026, njĂ«siti policia ka ndaluar pĂ«r legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatĂ« verifikimit nĂ« sistem ka rezultuar se ishte nĂ« kĂ«rkim policor lidhur me veprĂ«n penale “Vjedhje”.

Sipas informacioneve, i dyshuari është intervistuar në Polici, pasi dyshohet se ka kryer tri (3) vjedhje në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme.

Gjatë intervistimit, atij i janë prezantuar edhe video-incizimet e siguruara nga hetimet, ku sipas burimeve, i dyshuari i ka pranuar veprat penale.

Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.

Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek

Një person është ndaluar nga Policia në Klinë, pasi gjatë kontrollit për siguri i është gjetur një armë e shkurtër me gaz, të cilën e mbante të vendosur në brez.

Burime tĂ« GazetĂ«s Sinjali bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rasti ka ndodhur mĂ« 13 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« rrugĂ«n “Mehdi Morina”, nĂ« lagjen Dukagjini nĂ« KlinĂ«.

I dyshuari në këtë rast është Qazim Zogaj, rreth 22 vjeç.

Sipas informatave, njĂ«siti policor qĂ« ishte i angazhuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operativ “Parandalimi i posedimit, konsumimit dhe shitblerjes sĂ« substancave narkotike 2025”, gjatĂ« kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar njĂ« armĂ« me gaz tĂ« tipit “Wolter Professional 9mm”, si dhe njĂ« fishek nĂ« karikator, pĂ«r tĂ« cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas identifikimit të armës, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, ku edhe është intervistuar.

Arma, së bashku me karikatorin dhe fishekun, është sekuestruar dhe është dokumentuar si provë materiale në procedurë.

NĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar tĂ« Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari për sulmin në Zveçan ndaj KFOR-it dhe Policisë, i sekuestrohen telefona e pajisje (EMRI)

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Zveçan një person të dyshuar për pjesëmarrje aktive në sulmin e 29 majit 2023 ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, para objektit të komunës në Zveçan.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të besueshme se i dyshuari është Slobodan Radenkoviç, i lindur në vitin 1989, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë penale për vepra të rënda që lidhen me cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sipas informacioneve, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPP-Prishtinë, ka pranuar të dhëna operative se i dyshuari ndodhej në shtëpinë e tij në Zveçan, ndërsa për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë për manipulim apo zhdukje të provave, është vlerësuar e domosdoshme ndërhyrja për arrestim.

I dyshuari Ă«shtĂ« lokalizuar gjatĂ« mĂ«ngjesit nĂ« rrugĂ«n “Kral Patri” nĂ« Zveçan dhe, nĂ« koordinim me Prokurorin e rastit, Ă«shtĂ« ndaluar.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë:

            ‱           Dy telefona mobilĂ«

            ‱           NjĂ« trenerkĂ« sportive “Underarmour”, ngjyrĂ« hiri me tĂ« zezĂ«

            ‱           NjĂ« leje qĂ«ndrimi nĂ« emĂ«r tĂ« Milorad Bulatoviç

Me vendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet në kuadër të dyshimeve për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari për sulmin në Zveçan ndaj KFOR-it dhe Policisë, i sekuestrohen telefona e pajisje (EMRI) appeared first on Sinjali.

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas informatave që Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të besueshme, rasti është raportuar më 14.01.2026 rreth orës 10:30 nga pronarja e shtëpisë, L. K, e cila ka njoftuar Policinë se në objektin e saj kishte vërejtur dëmtime në një roletë dhe në dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, krim-teknika dhe hetuesia, ku pas këqyrjes është konstatuar se një predhë dyshohet të ketë depërtuar fillimisht në roletë, më pas në xhamin e dritares dhe ka përfunduar në murin e brendshëm.

Brenda dhomës është gjetur edhe një predhë me kalibër ende të panjohur, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të dhënave, shtëpia në fjalë është e pabanuar pasi është në proces renovimi, ndërsa ankuesja ka deklaruar se që nga data 29.12.2025 nuk ka qenë në atë shtëpi, pasi jeton në Suharekë.

NĂ« konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Shkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« pĂ«r identifikimin e personave tĂ« pĂ«rfshirĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja appeared first on Sinjali.

Arsenal bën hap të madh drejt finales, fitore 3-2 ndaj Chelseat

Arsenali ka hedhur një hap shumë të madh drejt finales së EFL Cup, pasi ka triumfuar 3-2 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në një përballje spektakolare dhe të mbushur me emocione deri në minutën e fundit.

“TopçinjtĂ«â€ e nisĂ«n ndeshjen fuqishĂ«m dhe kaluan nĂ« epĂ«rsi qĂ« nĂ« minutĂ«n e 7-tĂ«, kur Declan Rice ekzekutoi saktĂ« njĂ« goditje nga kĂ«ndi dhe Ben White u ngrit mĂ« lart se tĂ« gjithĂ« pĂ«r tĂ« realizuar me kokĂ«.

Goli u rishikua nga VAR-i, por u konfirmua, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e hershëm. Pjesa e parë u karakterizua nga raste nga të dyja anët dhe disa kartonë të verdhë, por rezultati mbeti 0-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Arsenali goditi sërish. Në minutën e 49-të, Viktor Gyökeres ishte më i shpejti në zonë dhe përfitoi nga një top i kthyer për të shënuar golin e dytë, duke i vështirësuar edhe më shumë gjërat për Chelsean.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 57-të, Alejandro Garnacho shfrytëzoi një krosim të saktë nga Pedro Neto për të ngushtuar shifrat në 1-2.

Arsenali riktheu qetësinë në minutën e 71-të, kur Martin Zubimendi finalizoi saktë një aksion të bukur ofensiv për golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 1-3.

Por Chelsea nuk u dorëzua dhe vetëm 12 minuta më vonë, Garnacho realizoi golin e tij të dytë personal, duke e bërë rezultatin 2-3 dhe duke rihapur sfidën. Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i, por u pranua.

Minutat e fundit ishin të tensionuara, megjithatë, Arsenali arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të dalë fitues nga kjo përballje e parë.

Me këtë triumf 3-2 në transfertë, Arsenali shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të rëndësishëm dhe është shumë pranë finales së EFL Cup, ndërsa Chelsea do të ketë nevojë për një paraqitje perfekte për të përmbysur gjithçka. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsenal bën hap të madh drejt finales, fitore 3-2 ndaj Chelseat appeared first on Sinjali.

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta appeared first on Sinjali.

Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa në Grenlandë

Danimarka ka nisur vendosjen e pajisjeve ushtarake dhe forcave të avancuara në Groenlandë, në mes të tensioneve të rritura lidhur me rëndësinë strategjike të ishullit Arktik dhe deklaratave të rinovuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas raporteve nga media daneze.

Një komandë paraprake është dërguar tashmë për të përgatitur infrastrukturën dhe logjistikën për mundësinë e dërgimit të forcave më të mëdha daneze dhe aleate.

Transmetuesi lokal DR raportoi se kjo njësi ka për detyrë të sigurojë që objektet dhe linjat e furnizimit të jenë të gatshme për të mbështetur ardhjen e forcave kryesore në një fazë të mëvonshme.

Përforcimet pritet të përfshijnë ushtarë nga njësitë e Ushtrisë Daneze, që synojnë forcimin e pranisë së Forcave të Armatosura Daneze në ishull.

Megjithatë, pjesa më e madhe e aftësisë luftarake të mbetur të Danimarkës është aktualisht e lidhur me angazhimet e NATO-s në shtetet baltike.

Groenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale.

Danimarka dhe Groenlanda kanë refuzuar propozimet për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Të martën, ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, konfirmoi planet për një gjurmë ushtarake më të fortë dhe më të përhershme në Groenlandë.

“Tani po ecim pĂ«rpara me tĂ« gjithĂ« çështjen e njĂ« pranie mĂ« tĂ« pĂ«rhershme dhe mĂ« tĂ« madhe nĂ« GroenlandĂ« nga mbrojtja daneze, por edhe me pjesĂ«marrjen e vendeve tĂ« tjera”, u tha ai gazetarĂ«ve. “Ashtu siç pamĂ« nĂ« vitin 2025, ku pamĂ« se kishte vende tĂ« tjera tĂ« NATO-s qĂ« merrnin pjesĂ« nĂ« aktivitete tĂ« stĂ«rvitjeve dhe trajnimeve nĂ« GroenlandĂ«, do ta shohim kĂ«tĂ« edhe nĂ« vitin 2026”, tha ai.

TĂ« dielĂ«n, Trump tha se SHBA-tĂ« duhet ta “blejnĂ«â€ GroenlandĂ«n pĂ«r tĂ« parandaluar marrjen e ishullit nga Rusia ose Kina. Ai mĂ« parĂ« e pĂ«rshkroi zotĂ«rimin e GroenlandĂ«s si njĂ« “domosdoshmĂ«ri absolute” pĂ«r sigurinĂ« ekonomike tĂ« SHBA-sĂ«, duke e krahasuar atĂ« me njĂ« “marrĂ«veshje tĂ« madhe pasurish tĂ« paluajtshme”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa në Grenlandë appeared first on Sinjali.

-19 gradë: Ukraina pa energji e ujë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Amerika po kthen vëmendjen nga zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dërguarit e presidentit Donald Trump për paqen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë së shpejti për në Moskë për të takuar liderin, Vladimir Putin. Diskutimi pritet të jetë mbi planin e paqes të reduktuar nga 28 në 20 pika. Kështu shkruan media Bloomberg.

Teksa firma për uljen e armëve nuk është hedhur në letër, palët vazhdojnë ta qëllojnë njëra-tjetrën. Rusia ka sulmuar rajone të shumta në Ukrainë me raketa dhe dronë, duke goditur dhe kryeqytetin Kiev. Shpërthime u dëgjuan në një ndërtesë me 17 kate, ndërsa raportohet për të plagosur dhe dëme materiale. Ushtria e Moskës pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina, por disa mjete fluturuese me eksploziv përfunduan në rajonet kufitare Rostov dhe Belgorod duke u marrë jetën dy personave. Një vatër zjarri u raportua në një park industrial në Rostov.

Ukraina thekson se mijĂ«ra qytetarĂ« tĂ« saj kanĂ« mbetur pa energji elektrike dhe akuzon RusinĂ« se po shĂ«njestron qĂ«llimisht infrastrukturĂ«n jetike. Presidenti Volodymyr Zelenski thekson se “rajonet Dnipro, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe Kherson janĂ« goditur”. “Objektivi kryesor Ă«shtĂ« infrastruktura energjetike, njĂ« infrastrukturĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« siguron njĂ« jetĂ« normale pĂ«r popullsinĂ« tonĂ«: ngrohje, dritĂ« dhe ujĂ«â€, shtoi ai. Tani, pĂ«rsĂ«riti Zelenski, “prioriteti Ă«shtĂ« tĂ« forcojĂ« mbrojtjen ajrore”.

“NĂ«se mund t’i kundĂ«rshtojmĂ« 100% kĂ«to sulme ruse, terrori i Putinit nuk do tĂ« jetĂ« mĂ«. Ky Ă«shtĂ« avantazhi i tyre dhe ne duhet t’i privojmĂ« ata. Kjo mund tĂ« funksionojĂ« dhe ta detyrojĂ« RusinĂ« tĂ« ndalojĂ« vrasjet dhe tĂ« ecĂ« drejt paqes”, nĂ«nvizon presidenti, shkruan A2CNN.

Sikur lufta të mos mjaftojë, dimri ka ardhur me fuqi të plotë në Ukrainë me temperatura që shkojnë deri në minus 19 gradë celsius. Kjo po detyron shumë banorë që të zgjedhin strehimoret e ngrohta për të kaluar natën, pasi në banesat e tyre mungon energjia elektrike, ngrohja dhe uji.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post -19 gradë: Ukraina pa energji e ujë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin appeared first on Sinjali.

Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë një vendim për rastin e njohur të Tom Dodaj, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata ia ka ulur dënimin  Tom Dodajt,  i cili akuzohet shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Gjykata, pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur nga avokati Agron Kuqi, gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të ulë dënimin e Dodaj nga 5 vite burgim në 3 vite burgim dhe një gjobë prej 3 mijë euro, lidhur me veprën penale të importit, eksportit dhe shitjes së armëve të paautorizuara.

Në arsyetim të aktgjykimit, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë ishte tepër i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimi i fajësisë nga Dodaj, pendimi i tij dhe gatishmëria për bashkëpunim.

Dodaj ngarkohet me vepren penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, kĂ«mbimi, ndĂ«rmjetĂ«simi ose shitja e paautorizuar e armĂ«ve apo materialeve plasĂ«se”.

Ai e kishte pranuar fajësinë mbi këtë vepër, mirëpo nuk po pajtohet me lartësinë e dënimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj appeared first on Sinjali.

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë

Presidentja Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.

Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores në Kosovë dhe e përgëzoi për emërimin e saj, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë.

“Presidentja Osmani shprehu mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme, parimore dhe tĂ« zĂ«shme tĂ« EstonisĂ« ndaj pavarĂ«sisĂ«, sovranitetit dhe fuqizimit tĂ« pozitĂ«s qĂ« KosovĂ«s nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, duke potencuar se Kosova nĂ« vazhdimĂ«si Ă«shtĂ« linjĂ«zuar me politikat e BE-sĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e PresidencĂ«s.

Tutje, presidentja dhe ambasadorja diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me Estoninë në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit, shërbimeve publike elektronike, sigurisë kibernetike dhe integrimit euroatlantik.

“Sa i pĂ«rket sigurisĂ« dhe stabilitetit rajonal, Presidentja Osmani riafirmoi pĂ«rkushtimin e KosovĂ«s ndaj paqes, sigurisĂ« dhe stabilitetit nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, duke falĂ«nderuar EstoninĂ« pĂ«r kontributin e saj nĂ« sigurinĂ« evropiane. NĂ« kĂ«tĂ« linjĂ«, falĂ«nderoi EstoninĂ« edhe pĂ«r avokimin e vazhdueshĂ«m pĂ«r aspiratat evropiane tĂ« KosovĂ«s, nĂ« veçanti pĂ«r statusin e vendit kandidat pĂ«r BE dhe anĂ«tarĂ«simin nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë appeared first on Sinjali.

❌