QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm për shkak të daljeve të lumenjve nga shtrati. Në rajonin e Shkupit nuk ka shqetësime të veçanta lidhur me reshjet, ndërsa në Tetovë janë raportuar rrëshqitje të dheut në rrugët lokale, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Nga QMK theksojnë se në Komunën e Koçanit është vërejtur rritje e konsiderueshme e nivelit të lumenjve dhe kanaleve në pjesën e fushës: Lumi i Koçanit ka pasur përmbytje lokale pranë fshatit Gorni Podlog, ku autoritetet ndërhyn me mekanizim; lumi Zrnovskë ka dalë nga shtrati para derdhjes në lumin Bregallnica, ndërsa lumi Orizar ka dalë nga shtrati pranë fshatit Gërdovci, ku gjendja është më kritike.
Janë përmbytur disa bodrume të shtëpive pranë lumit. Ujësjellësi Bregalnica ndërhyn me mekanizim të rëndë, ndërsa MPB ka ndaluar qarkullimin e mjeteve motorike në hyrjen veriore të fshatit. Lumi Zletovska dhe lumi Bregalnica kanë nivel të rritur, por për momentin nuk ka përmbytje. Niveli i ujit në burimet e sipërme po stabilizohet dhe ka tendencë të ulet, ndërsa në rrjedhat e mesme dhe të poshtme gjendja mbetet kritike.
NĂ« rrugĂ«n Maqedonska KamenicĂ« â miniera SASA, pĂ«r shkak tĂ« rrĂ«shqitjes sĂ« dheut, qarkullimi bĂ«het me njĂ« korsi pĂ«r rreth 200 metra. NĂ« Probishtip, pĂ«r shkak tĂ« daljes sĂ« lumit Kiselica nĂ« rrugĂ«n F. Neokazi â F. PetrishinĂ«, qarkullimi Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ«suar.
Në rajonin e Shkupit nuk ka shqetësime të veçanta lidhur me reshjet e shiut.
Në Ohër, është mbajtur takim i Shtabit Emergjent të Komunës, me vendim që të vihen në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe materiale. Lagjja Daljan është përmbytur për shkak të daljes së lumit Dalja. Ekipe me mekanizim të rëndë po drejtojnë ujin drejt liqenit, ndërsa me pompa bëhet zbrazja e bodrumeve, oborreve dhe objekteve të biznesit. Përmes numrit 112 janë pranuar shumë ankesa nga kjo zonë. Probleme janë regjistruar edhe në lumin Koselska pranë fshatit Livoishtë, ku uji i madh ka dëmtuar rrugën pranë urës drejt fshatit Vapila. Autoritetet kompetente janë njoftuar
NĂ« KĂ«rçovĂ«, niveli i lumenjve po ulet, por nĂ« disa lokacione gjendja mbetet kritike. Rreth 120 persona nga rruga âPrilepskaâ janĂ« evakuuar dhe strehuar nĂ« palestrĂ«n sportive âHristo Uzunovâ. GjatĂ« ditĂ«s sĂ« nesĂ«rme do tĂ« bĂ«het vlerĂ«simi i objekteve tĂ« dĂ«mtuara.
Në rajonin e Tetovës, janë raportuar rrëshqitje të dheut në rrugët lokale drejt fshatit Gjermë dhe zonës Banjicë, të cilat janë të papërshkueshme për momentin. Komuna ndërhyn me mekanizim. Në Reçicë të Vogël është raportuar shembje e një muri mbajtës, ku ka pasur dëme materiale. Rasti po trajtohet nga shërbimet kompetente. Në Komunën e Zhelinës, është raportuar përmbytje e lumit Vardar në fshatin Strimnicë.




































