Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mbajti një fjalim kritik dhe thirrës për reflektim brenda forcës opozitare.
Në fjalën e tij, Salianji vlerësoi rolin e demokratëve të Lezhës, duke theksuar se janë pikërisht strukturat dhe baza që kanë mbajtur gjallë Partinë Demokratike dhe frymën e shpresës në të gjithë vendin. Sipas tij, Lezha meriton respektin e PD-së, të opozitës dhe të gjithë Shqipërisë për sakrificat e bëra ndër vite.
Salianji ngriti shqetësime të forta mbi arsyet pse PD vijon të mbetet në opozitë, pavarësisht skandaleve të qeverisë, duke kërkuar që të flitet hapur për humbjet zgjedhore dhe përgjegjësitë konkrete. Ai vuri në pikëpyetje mënyrën e përpilimit të listave, humbjet e përsëritura në disa qarqe dhe faktin që, sipas tij, shpesh promovohen humbësit, ndërsa demokratët aktivë dhe luftarakë mbeten të margjinalizuar.
Duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r ndryshim qasjeje, Salianji theksoi se PD nuk mund tĂ« ecĂ« pĂ«rpara nĂ«se nuk çlirohet potenciali i demokratĂ«ve dhe nĂ«se vijon politika e justifikimeve dhe ankesave. Ai u shpreh se Ă«shtĂ« koha pĂ«r tĂ« reaguar dhe pĂ«r tâi thĂ«nĂ« âjoâ njĂ« politike qĂ«, sipas tij, vetĂ«m sa e mban opozitĂ«n nĂ« vendnumĂ«ro./mxh
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Groenlandën. Në reagimin e tij, Rutte shprehet se më vonë gjatë javës do të takohet me Trump në Davos.
âFola me Presidentin e SHBA-sĂ« nĂ« lidhje me situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« GroenlandĂ« dhe Arktik. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« dhe mezi pres ta shoh nĂ« Davos mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« javĂ«â, shkroi Rutte nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n âXâ.
Disa shtete anëtare të NATO-s kanë sugjeruar se përpjekja e Trump për të zotëruar Groenlandën kërcënon të gjithë aleancën e NATO-s.
Ndërkohë një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trumpo njoftoi se do të vendosë tarifa të reja për një sërë vendesh evropiane që eksportojnë mallra në SHBA, duke filluar nga 1 shkurti.
Trump tha se këto do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës nga SHBA-të.
NĂ« postimin e tij nĂ« Truth Social, Trump u shpreh se vendeve si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, MbretĂ«ria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do tâu ngarkohet njĂ« tarifĂ« prej 10% pĂ«r çdo mall tĂ« dĂ«rguar nĂ« SHBA. MĂ« 1 qershor, kjo do tĂ« rritet nĂ« 25%, ka njoftuar presidenti amerikan./mxh
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e organizuar ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Berisha u shpreh gjatë se vendi po qeveriset nga një qeveri që sillet ndaj qytetarëve si një pushtues.
Ai u shpreh se PD nga ana tjetĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« parti qĂ« mbron interesin kombĂ«tare. GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, Berisha u shpreh se shtatĂ« rezoluta ndĂ«rkombĂ«tare, denoncuan qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe atĂ« qĂ« ai e quan âfarsĂ« elektoraleâ.
âVendi qeveriset nga njĂ« regjim qĂ« sillet ndaj pasurive dhe buxhetit tĂ« qytetarĂ«ve si njĂ« pushtues i keq. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse njerĂ«zit janĂ« tĂ« lodhur dhe tĂ« mĂ«rzitur. Ftoj çdo demokrat dhe çdo qytetar tĂ« mos harrojnĂ« se geni i demokratĂ«ve Ă«shtĂ« geni i njerĂ«zve tĂ« pamposhtur. DemokratĂ«t kanĂ« faktuar sĂ« tĂ« pamundurĂ«n e bĂ«jnĂ« tĂ« mundur.
KanĂ« faktuar se janĂ« dhe mbeten besnikĂ« tĂ« vlerave dhe tĂ« vĂ«rtĂ«tave qĂ« besojnĂ«. PD Ă«shtĂ« partia qĂ« ndau epokat, sistemet dhe Ă«shtĂ« parti e interesit kombĂ«tar. Ju nuk pranuat qĂ« idealet tuaja tĂ« tregtoheshin. U bĂ« gjithçka tĂ« na fusnin pesĂ« pash nĂ«n tokĂ«, se ne çdo ditĂ« denonconim njĂ« regjim qĂ« çdo ditĂ« vidhte qytetarĂ«t dhe bashkĂ«punonte me kartelet e drogĂ«s. NjĂ« regjim qĂ« pasuritĂ« pĂ«rrallorĂ« i shndĂ«rroi nĂ« mallkim pĂ«r qytetarĂ«t, vendosi taksat mĂ« tĂ« mĂ«dha ndaj qytetarĂ«ve. BĂ«ri qĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« mos ndĂ«rtojnĂ« tĂ« ardhmen nĂ« ShqipĂ«ri por tĂ« marrin rrugĂ«t e fitores. PĂ«rjetuam njĂ« kalvar por ne nuk u mposhtĂ«m. Sepse mbronim tĂ« vĂ«rtetat. Nga partia mĂ« e izoluar nĂ« botĂ«, sot jemi partia mĂ« e mbĂ«shtetur. NĂ« 14 muaj u firmosĂ«n 7 rezoluta nga tĂ« gjitha partitĂ« simotra nĂ« EuropĂ« dhe botĂ«, tĂ« cilat sigurojnĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r PD. Denoncoi narkoregjimin e Edi RamĂ«s, farsĂ«n elektorale, plaçkitjen qĂ« u bĂ«n qytetarĂ«ve, narkoshtetin e Edi RamĂ«sâ, tha Berisha./mxh
Turi i foltores të PD-së është ndalur ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti mbajti fjalën e tij në takim, ku tha se vendin e ka kapluar e keqja dhe se të rinjtë po largohen çdo ditë nga vendi.
Ai tha se për këto arsye është e rëndësishme pjesëmarrja në protestën e 24 janarit. Alimehmeti u shpreh se strujturat e PD-së, qytetarët dhe drejtuesit e partisë duhet të bëhen të gjithë bashkë për të arrirë fitoren.
âKĂ«tĂ« shtet e ka kapluar komplet e keqja. Jemi tĂ« kapur nga narkotrafiku dhe tĂ« rinjtĂ« po iki nga mĂ«ngjesi deri nĂ« darkĂ« dhe prandaj duhet tĂ« ngrihemi. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye protesta e 24 janarit Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Duhet tĂ« punojmĂ« tĂ« gjithĂ« bashkĂ«. TĂ« largojmĂ« bashkĂ« kĂ«tĂ« krikĂ« qĂ« ka kapur kĂ«tĂ« vend. Dhe kjo arrihet vetĂ«m duke qenĂ« nĂ« shembull korrektese dhe organizimi. Me besim, punĂ« dhe unitet jam i bindur se PD i ka aftĂ«sitĂ« e saj pĂ«r tâja dalĂ«â, tha Alimehmeti./mxh
Instituti Norvegjez i Nobelit ka dalĂ« me njĂ« tjetĂ«r reagim mbi statusin e Ămimit Nobel pĂ«r Paqen. Reagimi vjen mes debatit publik pas njĂ« takimi nĂ« Uashington, ku udhĂ«heqĂ«sja e opozitĂ«s venezueliane Maria Corina Machado i dhuroi nĂ« mĂ«nyrĂ« simbolikĂ« çmimin e saj Presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump.
Trump e pranoi publikisht dhuratën dhe e mbajti medaljen që iu dha, duke shkaktuar diskutime nëse një çmim Nobel mund të transferohet.
NĂ« reagimin e fundit, Instituti Norvegjez theksoi se Ămimet Nobel nuk mund tĂ« transferohen ose rishpĂ«rndahen. Gjithashtu theksohet se komiteti i Fondacionit Nobel pĂ«r Paqen duhet tĂ« ruajĂ« vlerĂ«n e tij thelbĂ«sore, e cila pĂ«rqendrohet kryesisht nĂ« ruajtjen e dinjitetit tĂ« Ămimeve Nobel pĂ«r Paqen dhe administrimin e tyre.
Komiteti i Nobelit deklaroi qartĂ« se fondacioni mbĂ«shtet testamentin e Alfred Nobelit dhe ndjek kushtet dhe rregullat e tij. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, instituti tha qartĂ« se Ămimi Nobel pĂ«r Paqen nuk Ă«shtĂ« i transferueshĂ«m./mxh
DeputetĂ«t e Kuvendit Popullor tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska miratuan dorĂ«heqjen e Savo Miniçit nga funksioni i kryetarit tĂ« QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska RS), me çârast u pĂ«rmbyll seanca e 29-tĂ« e jashtĂ«zakonshme e parlamentit, njofton RTRS.
Së shpejti pritet të mblidhet Kolegji i Kuvendit Popullor, në të cilin do të përcaktohet data dhe rendi i ditës i seancës së ardhshme të jashtëzakonshme, për zgjedhjen e Qeverisë së re të RS-së.
Miniç më 15 janar e ka kthyer mandatin, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës Sërpska, Ana Tërstiç Babiç, e ka njoftuar se do të propozohet sërish për mandatar.
Miniçi u emërua kryeministër nga Kuvendi Popullor i RS-së më 2 shtator të vitit të kaluar. Mandatin për formimin e Qeverisë ia kishte dhënë dhjetë ditë më herët Millorad Dodik.
Ky veprim ishte i kontestueshëm për një grup deputetësh të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), të cilët më 9 shtator paraqitën një apelim në Gjykatën Kushtetuese të BeH për vlerësimin e asaj vendimmarrjeje.
Konkretisht, Dodikut në fillim të gushtit i ishte hequr mandati i presidentit të RS-së, pasi Gjykata e BeH e kishte dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg (të cilin ai më pas e bleu) dhe me gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve politike, prandaj ai as nuk mund të propozonte Miniqin për mandatar.
Sipas Kushtetutës së entitetit, presidenti i RS-së i propozon Kuvendit Popullor kandidatin për kryetar të Qeverisë.
Koalicioni qeverisës në RS atëherë pohonte se mandatarin e kishte propozuar Dodik, si president i entitetit, ndonëse ai formalisht-juridikisht nuk ishte më në atë funksion pas aktgjykimit të formës së prerë dhe vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH, me të cilin atij i ishte hequr mandati.
Dodik atëherë vazhdonte të pretendonte se ishte president i RS-së, por më vonë ndryshoi qëndrim dhe Kuvendi Popullor i RS-së e emëroi Anën Tërstiç Babiçin, këshilltaren e tij shumëvjeçare, si ushtruese detyre të këtij funksioni.
Gjykata Kushtetuese e BeH tashmë në nëntor të vitit të kaluar ka diskutuar për kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të RS-së, por ka theksuar se vendimin do ta marrë në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.
ĂfarĂ« thotĂ« Kushtetuta e RS-sĂ«?
Presidenti i Republikës propozon kandidatin për kryetar të Qeverisë brenda afatit prej 10 ditësh nga dita e miratimit të dorëheqjes, votimit të mosbesimit ose përfundimit të mandatit të Qeverisë së mëparshme për shkak të shpërndarjes ose shkurtimit të mandatit të Kuvendit Popullor.
Qeveria e re duhet të zgjidhet brenda afatit prej 40 ditësh nga dita e propozimit të kandidatit për kryetar të Qeverisë së re./mxh
Ushtria siriane, brenda dy ditësh, e ndihmuar nga milicia fisnore, ka dëbuar forcat kurde nga sipërfaqe të gjera të Sirisë veriore që i kanë mbajtur për më shumë se një dekadë.
Midis qyteteve dhe qytezave që raportohet se kanë rënë është Raka, dikur kryeqyteti famëkeq i të ashtuquajturit Kalifat i Shtetit Islamik (ISIS). Fusha më e madhe e naftës së Sirisë është gjithashtu nën kontrollin e qeverisë për herë të parë në më shumë se një dekadë.
ĂfarĂ« çoi nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rballje?
Sulmi i papritur në zonat e kontrolluara nga kurdët vjen pas përleshjeve në fillim të këtij muaji në qytetin e Alepos dhe fshatrat përreth, episodet e fundit në një përballje të tensionuar midis qeverisë qendrore dhe SDF-së. SDF është një grup i mbështetur nga SHBA-ja që nuk ishte pjesë e aleancës rebele që rrëzoi diktatorin sirian Bashar al-Assad në vitin 2024.
Të premten, SDF-ja ra dakord të tërhiqet nga zona e Alepos në bregun lindor të lumit Eufrat, lëshimi i parë territorial që i ka bërë qeverisë së re.
Por duke filluar nga e shtuna, ushtria siriane hyri në zona që nuk mbuloheshin nga marrëveshja dhe forcat kurde duket se janë tërhequr në rrëmujë. Përparimi i ushtrisë siriane në disa rajone i ka privuar SDF-në nga kontrolli si mbi pasurinë minerale ashtu edhe mbi tokën e pasur bujqësore.
ĂfarĂ« kanĂ« sekuestruar forcat siriane?
Ushtria dhe fiset aleate kanë marrë pjesën më të madhe të provincave të Alepos, Rakës dhe Deir Ezzorit, të cilat kufizohen me Irakun, dhe milicitë arabe kanë bërë gjithashtu përparime në provincën Hasakah të kontrolluar nga kurdët.
Gjatë këtij procesi, trupat kanë marrë kontrollin e dy digave hidroelektrike në Eufrat, sipas Ministrisë Siriane të Energjisë. Më e madhja prej tyre siguron pjesën më të madhe të ujit të pijshëm të vendit dhe, pasi të rinovohet, mund të sigurojë rreth 900 megavat energji elektrike.
Ushtria siriane ka marrë gjithashtu kontrollin e fushave të naftës dhe gazit në provincën Deir Ezzor, duke përfshirë më të madhen, të quajtur al-Omar, si dhe fushat al-Tanak dhe Conoco, sipas zyrtarëve./mxh
Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka folur hapur pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien me ish-bashkĂ«shortin e saj, kĂ«ngĂ«tarin Blero Muharremi, pĂ«rmes njĂ« mesazhi tĂ« pĂ«rcjellĂ« nĂ« emisionin âZanatâ. Me tone reflektuese dhe tĂ« pjekura, ajo ndau mendimet e saj mbi ndarjen, duke vĂ«nĂ« theksin te respekti, mirĂ«kuptimi dhe pĂ«rgjegjĂ«sia emocionale.
Duke iu rikthyer njĂ« periudhe tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« saj, Teuta e pĂ«rshkroi ndarjen si njĂ« proces tĂ« dhimbshĂ«m, por njĂ«kohĂ«sisht transformues. Ajo theksoi se vendimi pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund martesĂ«s, gati 12 vite mĂ« parĂ«, ishte i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« dy, duke sjellĂ« rritje personale dhe vetĂ«dije mĂ« tĂ« madhe.
Sipas saj, ndarja nuk duhet parĂ« domosdoshmĂ«risht si dĂ«shtim, por si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme. âAskush nuk hyn nĂ« martesĂ« me idenĂ« e ndarjes, por njerĂ«zit dhe rrethanat ndryshojnĂ«,â shprehet aktorja, duke nĂ«nvizuar se qĂ«ndrimi nĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« nuk funksionon Ă«shtĂ« ajo qĂ« mund tĂ« kthehet nĂ« problem.
Një aspekt që Teuta e vlerëson si thelbësor është bashkëpunimi me Bleron për hir të vajzës së tyre. Ajo thekson se prindërimi i përgjegjshëm duhet të jetë prioritet absolut dhe se ndarja nuk duhet të shndërrohet në armiqësi, sidomos kur në mes është mirëqenia e një fëmije. Sipas saj, vendosja e interesit të vajzës mbi gjithçka tjetër ka qenë zgjedhja më e drejtë./mxh
Të gjithë i kemi hasur: njerëz që provokojnë, nënvlerësojnë apo lodhin mendërisht pa ndonjë arsye të qartë. Por si duhet vepruar me ta? Psikologjia moderne ka një përgjigje të qartë: jo duke u përballur, por duke u menaxhuar me zgjuarsi.
Sipas studimeve tĂ« psikologjisĂ« sociale, pĂ«rpjekja pĂ«r tâi bindur njerĂ«zit me sjellje irracionale pĂ«rmes logjikĂ«s shpesh Ă«shtĂ« e kotĂ«. Hulumtime nga Universiteti i Stanford-it tregojnĂ« se kĂ«ta individĂ« veprojnĂ« kryesisht tĂ« udhĂ«hequr nga emocionet, jo nga arsyetimi racional, çka e bĂ«n konfliktin edhe mĂ« tĂ« ashpĂ«r.
Një tjetër element kyç është vendosja e kufijve. Studime të publikuara në Journal of Applied Psychology theksojnë se njerëzit që shprehin qartë çfarë tolerojnë dhe çfarë jo, përjetojnë më pak stres dhe ruajnë më mirë ekuilibrin emocional. Me fjalë të thjeshta: nuk ke pse shpjegohesh pafund me dikë që nuk dëgjon.
Psikologët theksojnë gjithashtu se sjelljet përçmuese shpesh nuk kanë lidhje personale me ne. Ato burojnë nga pasiguri, frustrim apo nevoja për dominim. Mos-e-personalizimi i situatës është një nga strategjitë më të shëndetshme për vetëmbrojtje mendore.
Një studim i Universitetit të Kalifornisë sugjeron se shmangia e konflikteve të panevojshme përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor. Jo çdo debat duhet fituar dhe jo çdo provokim meriton përgjigje. Ndonjëherë, heshtja është zgjedhja më elegante.
NĂ« fund, ekspertĂ«t kĂ«shillojnĂ« pĂ«rdorimin e humorit ose distancĂ«s emocionale. KĂ«to teknika ndihmojnĂ« nĂ« uljen e stresit dhe ruajtjen e kontrollit. Sepse, siç theksojnĂ« psikologĂ«t, inteligjenca emocionale nuk qĂ«ndron te reagimi i fortĂ«, por te aftĂ«sia pĂ«r tĂ« mos u pĂ«rfshirĂ«. Mesazhi Ă«shtĂ« i qartĂ«: nuk ke pse tâi ndryshosh tĂ« tjerĂ«t. Mjafton tĂ« dish si tĂ« mbrosh veten./mxh
Selena Gomez ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një selfie ku shfaqet pa grim, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale. Pamja e thjeshtë dhe autentike u prit me reagime pozitive nga fansat.
Edhe pse prej vitesh është në qendër të vëmendjes, këngëtarja vazhdon të befasojë me freskinë dhe formën e saj, duke dëshmuar se koha nuk ka ndikuar aspak në sharmin e saj.
E veshur me një kanotierë të bardhë dhe me një buzëqeshje të ëmbël, Selena përcolli pozitivitet dhe energji të mirë, duke fituar edhe një herë zemrat e ndjekësve të saj./mxh
Keith Urban raportohet se ka nisur të bashkëjetojë me një partnere të re, vetëm pak kohë pas divorcit të bujshëm nga Nicole Kidman.
Sipas thashethemeve, partnerja e re e tij është këngëtarja e muzikës country, Karley Scott Collins, por përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.
Ndërkohë, fëmijët e çiftit duket se nuk e kanë pritur mirë këtë zhvillim të ri në jetën e këngëtarit.
âKam dĂ«gjuar se Keith ka dikĂ« nĂ« jetĂ«n e tij, dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse vajzat po e mbĂ«shtesin publikisht mamanĂ« e tyre. Madje, njerĂ«zit mendojnĂ« se ata po jetojnĂ« bashkĂ«. Shiko, vajzat adoleshente i duan shumĂ« baballarĂ«t e tyre, ndaj ka njĂ« arsye pse duket sikur janĂ« tre kundĂ«r njĂ«,â i tha njĂ« burim Daily Mail-it, duke iu referuar dy vajzave tĂ« ish-çiftit.
Sipas të njëjtit burim, vajzat e dyshes janë më të pranishme gjatë daljeve publike të aktores, gjë kjo që nuk e shihnim kaq shpesh më parë.
âSa herĂ« qĂ« i shikon, janĂ« duke i mbajtur dorĂ«n njĂ«ra-tjetrĂ«s ose duke ecur krah pĂ«r krah. Duket si âne kundĂ«r botĂ«sâ,â tha burimi.
Keith Urban, po punon për një album ndarjeje në Nashville, i cili sipas medieve, mund të jetë mbi një rrëfim të ndjerë rreth fundit të historisë së dashurisë me Nicole Kidman.
Divorci i tyre u finalizua më herët këtë muaj, pas gati dy dekadash martesë.
MĂ« herĂ«t, njĂ« burim kishte deklaruar pĂ«r Page Six se Nicole Kidman ânuk e donte ndarjen dhe po pĂ«rpiqej ta shpĂ«tonte martesĂ«nâ, ndĂ«rsa çifti raportohet se jetonte i ndarĂ« qĂ« nga fillimi i verĂ«s 2025./mxh
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e saj zyrtare në Kiev të Ukrainës. Spiropali shprehet se gjatë kësaj vizite pa më nga afër lodhjen e shtetasve ukrainas nga lufta.
Ndër të tjera, ministrja bën më tej me dije se u nderua nga presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Postimi i plotë:
Rrëfim i javës në imazhe.
Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo ditë. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.
Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë./mxh
Trupi i pajetë i një pasagjeri që ishte në avionin që u zhduk nga radarët në Indonezi, është gjetur ditën e sotme. Aeroplani me 10 persona në bord, një ATR 42-500, që i përkiste grupit të Transportit Ajror të Indonezisë, i cili ishte ngritur nga Yogyakarta për në Makassar, humbi të gjitha kontaktet me kontrollin e trafikut ajror të shtunën në zonën Maros, Kelibia Jugore.
Ekipet e të dërguara në vendngjarje gjetën trupin e avionit, pjesën e pasme dhe dritaret, tha gjatë një konference për shtyp Muhammad Arif Anwar, kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit në Makassar.
âTrupi i pajetĂ« i njĂ« burri u gjet gjithashtu⊠nĂ« njĂ« thellĂ«si prej rreth 200 metrash nĂ« njĂ« pĂ«rrua, pranĂ« rrĂ«nojave tĂ« avionitâ, u shpreh zyrtari.
Andi Sultan, një tjetër zyrtar lokal i shpëtimit, konfirmoi zbulimin e një trupi dhe tha se ai do të nxirret nesër për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë.
NĂ« aeroplan ishin tre punonjĂ«s tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ĂĂ«shtjeve Detare dhe Peshkimit, tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« njĂ« mision mbikĂ«qyrjeje ajrore, si dhe shtatĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« ekuipazhit. Autoritetet fillimisht kishin deklaruar se nĂ« bordin e avionit ndodheshin tetĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« ekuipazhit, por mĂ« vonĂ« deklarata u ndryshua.
Në total, më shumë se 1000 persona janë të përfshirë në operacionet për gjetjen e trupave të tjerë. Bangun Naëoko, një oficer i ushtrisë, u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit po kryheshin me vështirësi për shkak të terrenit të ashpër dhe mjegullës.
Kreu i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) të Indonezisë, Soerjanto Jahjono, tha se bazuar në gjetjet fillestare të agjencisë, avioni u rrëzua në shpatin e malit.
âKjo quhet fluturim i kontrolluar nĂ« terren. Piloti arriti ta kontrollonte avionin dhe pĂ«rplasja nuk ishte e qĂ«llimshmeâ, tha Soerjado pĂ«r mediat lokale.
Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e rrëzimit. Dyshohet se avioni kishte probleme teknike, por ishte konsideruar i aftë për fluturim para fluturimit për në Makassar. Ky lloj avioni nga prodhuesi franko-italian ATR përdoret përgjithësisht për fluturime lokale dhe rajonale dhe ka kapacitet për të transportuar 42 deri në 50 pasagjerë./mxh
Plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur kontroll mbi Groenlandën ka shkaktuar një reagim të fortë në qarqet politike gjermane.
JĂŒrgen Hardt, zĂ«dhĂ«nĂ«si i politikĂ«s sĂ« jashtme i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njĂ« person i besuar i ngushtĂ« i Kancelarit Friedrich Merz, nuk e pĂ«rjashtoi mundĂ«sinĂ« e bojkotimit tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s FIFA 2026, e cila do tĂ« mbahet nĂ« SHBA, Kanada dhe MeksikĂ«. Kjo u raportua nga Welt, shkruan UNN.
Hardt deklaroi se njĂ« bojkot i turneut mund tĂ« jetĂ« njĂ« âmasĂ« ekstremeâ pĂ«r tĂ« detyruar administratĂ«n Trump tĂ« heqĂ« dorĂ« nga pretendimet e saj ndaj territorit danez. âNe e kuptojmĂ« sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« kjo KupĂ« Bote pĂ«r Trumpinâ, â theksoi politikani nĂ« njĂ« koment pĂ«r Bild.
Tensionet u përshkallëzuan pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, e cila rriti frikën e evropianëve rreth realitetit të kërcënimeve të Trump për të përdorur forcën për të aneksuar ishullin strategjik.
Kritika ndaj udhëheqjes së FIFA-s
NdĂ«rkohĂ«, ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, kritikoi ashpĂ«r kreun aktual tĂ« FIFA-s, Gianni Infantino, nĂ« njĂ« intervistĂ« me âThe Guardianâ.
Platini akuzoi ish-zĂ«vendĂ«sin e tij pĂ«r besnikĂ«ri tĂ« tepruar ndaj âtĂ« pasurve dhe tĂ« fuqishmĂ«veâ dhe e quajti stilin e tij tĂ« menaxhimit autoritar. âFatkeqĂ«sisht, pas pandemisĂ«, Infantino po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njĂ« autokrat. Ai e humbi lojĂ«n. Tani ka mĂ« pak demokraci nĂ« FIFA sesa gjatĂ« kohĂ«s sĂ« Blatterit,â â ka deklaruar Platini.
Kritikat kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« gjithashtu me vendimin e FIFA-s pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« Donald Trump njĂ« âĂmim tĂ« Paqesâ tĂ« ri, tĂ« cilin shumĂ« e shohin si njĂ« favorizim politik ndaj udhĂ«heqĂ«sit amerikan nĂ« mes tĂ« politikĂ«s sĂ« tij tĂ« jashtme agresive./mxh
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me vendimin e tij për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për shkak të vendosjes së trupave në Groenlandë.
âUnĂ« besoj se vendosja e tarifave tĂ« reja do tĂ« ishte njĂ« gabim. Fola me Donald Trump disa orĂ« mĂ« parĂ« dhe ia thashĂ« mendimin timâ, u tha kryeministrja italiane gazetarĂ«ve nĂ« Seul, ku ndodhet pĂ«r njĂ« vizitĂ«.
Meloni tha gjithashtu më tej se zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili sipas saj i ka konfirmuar se Aleanca ka filluar të merret me këtë çështje./mxh
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas verifikimeve paraprake, dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse./mxh
NĂ« pothuajse gjysmĂ«n e vendvotimeve qĂ« supozohet tâi nĂ«nshtrohen procesit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« nĂ« zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit, ky proces tashmĂ« ka pĂ«rfunduar.
Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nisi më 13 janar, pasi u vërejten dallime në fletëvotimet me votat për kandidatët brenda subjekteve politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në 19 komuna dhe se tani fillimisht do të vazhdojë me rinumërimin në Prizren dhe pastaj me komunat e tjera.
Në Prizren deri tash janë numëruar 172 nga 235 vendvotime dhe kjo komunë prin dukshëm me numrin e fletëvotimeve me gabime. Megjithatë, edhe me kaq vendvotime të rinumëruara, ndryshimi në votat për kandidatë brenda partive politike është i dukshëm.
Ndryshime ka pasur edhe te votat për kandidatët e partive joshumicë. Sipas votave të rinumëruara deri më tani, jashtë Kuvendit mund të mbetet ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën, nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.
Për shkak të ndryshimit në numër të votave, para tij tani ka dalë kandidati Ergul Mazreku. Damkës i janë hequr 68 vota deri më tani, ndërsa Mazrekut i janë shtuar 15.
Meqë deri tani janë gjetur dhjetëra mijëra fletëvotime me gabime, rinumërimi i plotë është përmendur si opsion i vetëm edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit shkroi nĂ« Facebook se âpa rinumĂ«rim tĂ« tĂ«rĂ«sishĂ«m, nuk sigurohet integriteti i kĂ«tyre zgjedhjeveâ, duke shtuar se Prokuroria duhet tĂ« nisĂ« hetime lidhur me manipulimet e mundshme.
Në mesin e deputetëve të LDK-së që, deri tash, rezultojnë të kenë marrë më shumë vota se që u takonin është edhe Anton Quni.
Ai ka shkruar nĂ« Facebook se kjo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pa dijeninĂ« apo dashjen e tij dhe e quajti kĂ«tĂ« njĂ« operacion kriminal qĂ« i ka ânjollosur personalitetin dhe karrierĂ«nâ.
Ngjashëm ka reaguar edhe kandidati tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj, të cilit deri tash rezulton të i jenë shtuar 983 vota më shumë se që i takonin, gjatë numërimit në qendra komunale.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës reagoi ndaj këtyre zhvillimeve, duke thënë se po i përcjell ato dhe se manipulimet e votave janë të papranueshme.
âEliminimi i çdo dyshimi Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« kandidatĂ«ve, institucioneve dhe qytetarĂ«ve. Partia Demokratike e KosovĂ«s i pret konkluzionet zyrtare tĂ« organeve pĂ«rgjegjĂ«se, pĂ«rfshirĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve, me besimin se e vĂ«rteta dhe vullneti i qytetarĂ«ve do tĂ« reflektohen saktĂ« dhe nĂ« pĂ«rputhje me ligjinâ, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e PDK-sĂ«.
Ndërkohë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë thirrje në Facebook që Prokuroria të nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve.
âEmrat e komisionerĂ«ve pĂ«r secilĂ«n tavolinĂ« numĂ«rimi nĂ« QKN dihen. Por kĂ«to manipulime nuk janĂ« bĂ«rĂ« krye nĂ« veti nga komisionerĂ«t. DhjetĂ«ra e qindra vota tĂ« shtrembĂ«ruara nĂ« njĂ« vendvotim tĂ« vetĂ«m, e mijĂ«ra nĂ« nivel komune â kryesisht pĂ«r kandidatĂ« tĂ« caktuar dhe nĂ« komunat e tyre â nuk janĂ« as rastĂ«si, as gabim njerĂ«zorâ, tha ai.
Cakolli shtoi se âpĂ«rfshirja e kandidatĂ«ve tĂ« caktuar nĂ« kĂ«to skema Ă«shtĂ« shumĂ« e mundshme. KĂ«shtu qĂ«, hetimi, pashmangshĂ«m duhet tâi pĂ«rfshijĂ« edhe ataâ.
Kur ishin numëruar pak më shumë se 200 vendvotime, Cakolli kishte llogaritur se më së shumti ndryshime ka pikërisht lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.
Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.
Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.
Cakolli kishte thënë më herët gjatë javës se procesi i numërimit nuk përcillet me kontrolle të hollësishme të fletëvotimeve, duke mundësuar kështu manipulimet, dhe se në këtë ka ndikuar edhe fakti që numërimi ishte realizuar në kohë festash.
Sipas Ăohu dhe Cakollit, mĂ«nyra tĂ« tilla tĂ« keqpĂ«rdorimit janĂ« vĂ«rejtur nĂ« pothuajse secilin proces zgjedhor nĂ« KosovĂ« dhe se zgjidhja pĂ«r kĂ«tĂ« problem do tĂ« ishte skanimi teknologjik i fletĂ«votimeve nĂ« vend tĂ« numĂ«rimit tradicional nga zyrtarĂ«t.
Cilat janë pasojat?
SĂ« voni, Organizata joqeveritare Ăohu ka publikuar njĂ« hulumtim qĂ« tregon se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulimet zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose me gjoba.
Kjo do të thotë se nëse ndonjë zyrtar vërtetohet se ka manipuluar votat gjatë numërimit, ai ka pak gjasa të ndëshkohet me burg për këtë gjë.
Por, pasojat mund të jenë më të mëdha për institucionet, pasi rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë delikate për institucionet.
Kuvendi i ri duhet tĂ« nxitojĂ« pĂ«r tĂ« kaluar marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare financiare pĂ«r vendin, si dhe ta zgjedhĂ« presidentin e ri deri mĂ« 4 mars, para se Vjosa Osmanit tâi mbarojĂ« mandati nĂ« prill.
KĂ«to afate mund tĂ« bĂ«hen edhe mĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« arritshme nĂ«se vendoset pĂ«r rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« â gjĂ« qĂ« megjithatĂ« sipas Cakollit mbetet opsioni mĂ« i mire tani qĂ« Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se ka pasur shumĂ« ndryshime nĂ« vota gjatĂ« numĂ«rimit nĂ« qendra komunale,.
GjatĂ« javĂ«s, zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, e pĂ«rsĂ«riti pĂ«r REL-in mesazhin e kryetarit tĂ« KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi, se nĂ«se pas rinumĂ«rimit vĂ«rehen manipulime tĂ« mundshme me votat e kandidatĂ«ve brenda subjekteve politike, komisioni do tâi çojĂ« nĂ« organet kompetente anĂ«tarĂ«t e ekipeve tĂ« numĂ«rimit./mxh
Talenti i Kombëtares shqiptare, Joi Nuredini, ka regjistruar hedhur hapat e parë në elitën e futbollit italian, duke debutuar në Serie A gjatë sfidës mes Parmës dhe Genoas.
Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2007 u hodh në fushë nga trajneri Daniele De Rossi në minutat e fundit të takimit, si zëvendësues i sulmuesit Lorenzo Colombo. Nuredini ka qenë pjesë e planeve të ekipit të parë të Genoas prej kohësh, por vetëm këtë fundjavë arriti të bëjë debutimin e tij pas disa grumbullimeve radhazi.
18-vjeçari po shfaq një formë të lartë këtë sezon, duke shënuar 4 gola në 9 ndeshje me ekipin e të rinjve, statistika këto që bindën stafin teknik për ta përfshirë në grupin kryesor.
Joi Nuredini është gjithashtu një emër i njohur për strukturat e ekipit kombëtar, ku pasi kaloi nëpër nivelet U-16 dhe U-17, aktualisht është pjesë e Shqipërisë U-19. Ky debutim në moshë kaq të re shihet si një sinjal pozitiv për të ardhmen e lojtarit në radhët e Genoas dhe një opsion më shumë për sulmin kuqezi në perspektivë./mxh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet sot me demokratët e zonës së Kombinatit në Tiranë.
Takimi është caktuar të mbahet pasditen e kësaj së diele, në orën 18:00.
Berisha do tĂ« zhvillojĂ« kĂ«tĂ« takim nĂ« Kombinat, si pjesĂ« e turit tĂ« âFoltoresâ, pĂ«r tĂ« bashkĂ«biseduar e diskutuar me mbĂ«shtetĂ«s, qytetarĂ« e simpatizantĂ« lidhur me situatĂ«n aktuale tĂ« PD-sĂ« dhe qeverisjes socialiste./mxh