Banorët e fshatit Denjë në Rahovec kanë nisur vitin 2026 me aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut. Sipas Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ky aktivitet organizohet pa ndërprerje që 24 vite.
âFalĂ«nderojmĂ« secilin dhurues pĂ«r kontributin e vazhdueshĂ«m dhe organizatorĂ«t pĂ«r kĂ«tĂ« traditĂ« humanizmiâ, thuhet nĂ« njoftim.
Zenun Elezaj, kryetari i Komunës së Klinës, ka njoftuar më 05.01.2026 se ka vizituar disa zona të prekura nga vërshimet në territorin e komunës.
Kryetari Elezaj është shoqëruar nga Qëndrim Millaku, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente si dhe Qemajl Sejdija, drejtori i Arsimit.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte vlerësimi nga afër i gjendjes në terren.
âEkipet e angazhuara nga komuna kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuara gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s nĂ« terren, duke ndĂ«rmarrĂ« intervenimet e nevojshme pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s dhe minimizimin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara. Po ashtu, jemi nĂ« koordinim tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar reagim tĂ« shpejtĂ« dhe efikas.â â ka shkruar Elezaj nĂ« Facebook, mĂ« 05.01.2026.
Sipas Elezajt, situata po përcillet në mënyrë të vazhdueshme dhe Komuna e Klinës mbetet në gjendje të plotë gatishmërie për të intervenuar kudo që paraqitet nevoja.
âU bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes tĂ« shtuar dhe, nĂ« rast nevoje, tĂ« raportojnĂ« te shĂ«rbimet emergjente tĂ« komunĂ«s.â â ka shtuar Elezaj.
Sipas fotografive të publikuara nga kryetari Elezaj në disa zona ka pasur rrëshqitje dheu, e diku vërshime të oborreve dhe bodrumeve të shtëpive.
Prokuroria Speciale, Departamenti për Krime të Luftës, me vetëm pesë prokurorë, ka ngritur 80 aktakuza për krime lufte ndaj 260 personave gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa lejimi i gjykimeve në mungesë ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të trajtuara. Sfidë kryesore mbetet mungesa e bashkëpunimit me Serbinë, gjë që vështirëson hetimet dhe gjykimet për krimet e luftës.
Me rreth 1,000 lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve që ndërtojnë një aktakuzë. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.
Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte shkakton vështirësi për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili që nga viti 2023 parashikon gjykimin në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.
"Për 20 vite nuk kemi pasur një autoritet për hetimin e këtyre veprave penale. Mundësitë tona janë brenda këtyre pesë viteve të fundit, me aq sa kemi kapacitete. Vetë fakti që kemi një numër të konsiderueshëm aktakuzash tregon që po shkojmë në drejtimin e duhur. Zgjidhja për këtë çështje është një strategji nacionale për adresimin e të gjitha problemeve në fushën e krimeve të luftës", tha Ilir Morina, prokuror i Prokurorisë Speciale.
Gjatë vitit 2025, Departamenti i Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 9 aktgjykime, 8 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.
"Zhvillimet mĂ« tĂ« mĂ«dha kanĂ« ndodhur si pasojĂ« e ndryshimit tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, me lejimin e gjykimeve nĂ« mungesĂ«. Duke qenĂ« se prokurorisĂ« dhe gjykatĂ«s u Ă«shtĂ« lejuar tĂ« vazhdojnĂ« gjykimet nĂ« mungesĂ«, ka pasur rritje tĂ« numrit tĂ« aktakuzave, por edhe tĂ« gjykimeve nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. BashkĂ«punimi mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« Ă«shtĂ« zero. Nuk ka as shkĂ«mbim informacionesh, as dokumentacioni, nuk lejohet as shkĂ«mbimi i ftesave dhe njoftimeve pĂ«r rastet qĂ« po hetohen ndaj shtetasve tĂ« tyre. Ădo refuzim pĂ«r bashkĂ«punim Ă«shtĂ« pengesĂ« pĂ«r njĂ« hetim tĂ« mirĂ«filltĂ« dhe pĂ«r njĂ« gjykim tĂ« drejtĂ«, si dhe pengon vĂ«rtetimin e fakteve", theksoi Nisa Ferati nga FDHK.
Aktualisht, për masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe. Për këtë rast është mbajtur shqyrtimi fillestar.
Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ«, me propozim pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«, ndaj 21 personave pĂ«r veprĂ«n penale âKrim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civileâ.
Sfidë e vazhdueshme mbetet gjithashtu numri i vogël i gjyqtarëve, për shkak të avancimeve në gjykata, gjë që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e proceseve për krimet e luftës./RTK
Analistët politikë kanë diskutuar në emisionin Debat Plus skenarët e mundshëm për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja vetëm për një emër të vetëm.
Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se kandidati për president mund të vijë nga bota akademike apo edhe përtej Atlantikut, duke nënkuptuar diasporën. Sipas tij, vendimi politik tashmë është marrë nga qytetarët dhe nuk ia vlen që vendi të futet në zgjedhje për postin e presidentit.
âDorĂ«n nĂ« zemĂ«r, nuk ia vlen barra qiranĂ« qĂ« tĂ« shkohet nĂ« zgjedhje pĂ«r presidentâ, ka thĂ«nĂ« Ramabaja, duke shtuar se kjo vlen jo vetĂ«m pĂ«r presidenten aktuale Vjosa Osmani, por pĂ«r kĂ«do qĂ« do tĂ« ishte kandidat. Ai ka theksuar se Ă«shtĂ« luks i tepruar qĂ« sistemi politik tĂ« dĂ«rgohet nĂ« zgjedhje pĂ«r pozitĂ«n e njĂ« individi.
Ramabaja nuk ka përjashtuar as mundësinë që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president, por ka theksuar se mund të kërkohet një figurë konsensuale, e pranueshme edhe për opozitën, pasi nevojiten 80 vota për zgjedhjen e presidentit.
Ndërkohë, analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se nuk e sheh të mundshme që kryeministri Albin Kurti ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për një mandat tjetër. Sipas tij, sinjalet e Kurtit lënë të kuptohet se mund të ketë një emër tjetër konsensual, me mbështetje më të gjerë sesa vetëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
âSâbesoj se do tĂ« ketĂ« zgjedhje vetĂ«m pĂ«r njĂ« emĂ«râ, ka thĂ«nĂ« Mushkolaj, duke shtuar se mungesa e kandidatĂ«ve konkretĂ« pĂ«r momentin e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« analizĂ«n mĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« situatĂ«s.
Analisti Ylli Hoxha ka theksuar se gjithçka varet nga qasja politike dhe gatishmëria për kompromis. Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të fundit, Albin Kurti ka një mandat të fortë elektoral dhe nuk e ka problem rizgjedhjen si kryeministër.
Sipas Hoxhës, nëse krijohet një klimë bashkëpunimi politik, nuk ka arsye për mosakordancë dhe kjo mund të hapë rrugën për ndërtimin e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, pa e çuar vendin në zgjedhje të reja./Telegrafi/
Reshjet e konsiderueshme të shiut që kanë rënë nga data 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve dhe prurjeve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, si Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit dhe Lumi i Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të niveleve, duke rritur rrezikun për dalje nga shtrati në disa zona.
Sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik (231.5 mm), Gllogjan (151.6 mm), Kuqishtë (130.4 mm) dhe Radoniq (124.7 mm). Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, ndër më të lartët e matur gjatë kësaj periudhe.
Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që jetojnë pranë rrjedhave lumore në perëndim të vendit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, pasi situata kërkon vëmendje të vazhdueshme.
Përveç PDK-së, që ende nuk ka qëndrim sa i përket votës për marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK-ja e AAK-ja kanë thënë se do i votojnë sepse nuk janë bllokuese të proceseve të tilla. Njohësit e politikës thonë se duhet gjetur gjuhë e përbashkët për këtë çështje sepse Kosova mjaftueshëm ka humbur deri tash.
Për konstituimin e Kuvendit e për formimin e qeverisë i ka hequr dilemat, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Por dilema ka nĂ«se legjislatura e dhjetĂ« do tĂ« votoj âproâ buxhetit tĂ« 2026-Ă«s dhe marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare
âAs zgjedhja e presidentit dhe as miratimi i marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare nuk kalojnĂ« pa vota tĂ« deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«sâ.
âPrandaj unĂ« nuk e di çfarĂ« qĂ«ndrimesh do tĂ« mbajnĂ« partitĂ« opozitare nĂ« javĂ«t dhe muajt nĂ« vijim. A Ă«shtĂ« e qartĂ« qĂ« as marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare dhe as rizgjedhjen e presidentes, zgjedhjen e presidentit, ne nuk mund tâi kalojmĂ« pa pasur edhe deputetĂ« nga opozita. NdĂ«rkohĂ« qĂ« bllokadat sa i pĂ«rket konstituimit tĂ« Kuvendit dhe formimit tĂ« qeverisĂ« i ka larguar populli me 28 dhjetorâ, ka deklaruar Albin Kurti - kryetar i LVV-sĂ«.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, që doli e dyta në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk kanë ende qëndrim sa i përket këtyre çështjeve, sepse po presin që fillimit të konstituohet Kuvendi.
E në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se kanë votuar dhe do të votojnë për marrëveshjet që janë në interes të Kosovës.
âLDK-ja Ă«shtĂ« parti shtetformuese dhe ne asnjĂ«herĂ« nuk i shohim marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare si mjet pĂ«r luftĂ« politike ditore. Ne e kuptojmĂ« se kĂ«to marrĂ«veshje janĂ« jetike pĂ«r zhvillimin ekonomik dhe projektet kapitale qĂ« prekin drejtpĂ«rdrejt jetĂ«n e qytetarĂ«ve si dhe ruajtjen e raporteve me partnerĂ«t tanĂ« strategjikĂ«, pasi dĂ«shtimi i votimit tĂ« tyre dĂ«mton kredibilitetin e KosovĂ«s nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Sa i pĂ«rket deklaratĂ«s sĂ« z.Kurti, duhet tĂ« jemi tĂ« qartĂ«: pĂ«rgjegjĂ«sia kryesore pĂ«r sigurimin e votave dhe mbarĂ«vajtjen e punĂ«ve nĂ« Kuvend i takon mazhorancĂ«s. LDK-ja ka votuar dhe do tĂ« vazhdojĂ« tâi votojĂ« ato marrĂ«veshje qĂ« janĂ« nĂ« interes tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. NĂ«se qeveria e radhes nuk i ka votat, kjo vjen si pasojĂ« e paaftĂ«isĂ« sĂ« tyre pĂ«r tĂ« menaxhuar numrat e vet brenda grupit parlamentar dhe mungesĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit me opozitĂ«n. Ne mbetemi tĂ« pĂ«rkushtuar nĂ« rolin tonĂ« konstruktive, duke mos bllokuar proceset qĂ« i shĂ«rbejnĂ« shtetit, por duke kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie pĂ«r çdo dĂ«shtim tĂ« cilĂ«s do qeveri nĂ« menaxhimin e proceseve legjislativeâ, ka deklaruar Anton Ăuni nga LDK
Për këtë e qartë është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata po thonë se asnjëherë nuk kanë qenë pengesë e marrveshjeve që janë në interes të vendit.
Ndërkohë, profesori universitar, Dritëro Arifi po thotë se këto marrëveshje janë të rëndësishme dhe duhet gjetur gjuhë e përbashkët për ti kaluar.
âSidomos marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« lidhen me Bashkimin Evropian pĂ«r planin e rritjes me BankĂ«n BotĂ«rore por edhe marrĂ«veshjet tjera, Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m koordinimi dhe bashkĂ«punimi sepse duhet tĂ« jenĂ« 2 tĂ« tretat e votave pĂ«r tĂ« kaluar marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare apo me numra mbi 80 veta duhet tĂ« jenĂ« me votu pro qĂ« ato marrĂ«veshje me u ratifiku nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, nuk e shoh qĂ« opozita do tĂ« bĂ«jĂ« problem pĂ«r kĂ«to marrĂ«veshje sepse janĂ« impuls i madh pĂ«r KosovĂ«n dhe ekonomin qĂ« duhet bĂ«rĂ« Kosova nĂ« ditĂ«t nĂ« vazhdim.â, ka deklaruar DritĂ«ro Arifi â profesor i marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare
Vitin e kaluar, pas shumë dështimesh për konstituimin e Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 11 nëntor thirri seancë me disa pika të rendit të ditës, ndër to për formimin e komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, e ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Por kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja duke e quajtur të jashtëligjshme./Tv Dukagjini/
Sipas të dhënave të Anketës Kombëtare të Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend.
Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë 12 viteve të fundit, 109 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Nga këta, gati gjysma, ose 45%, janë rikthyer midis viteve 2020 dhe 2024, duke treguar se ritmi i kthimeve është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit.
Sa i përket moshës, shumica e personave të rikthyer janë mbi 35 vjeç, ndërsa 29% janë 25-34 vjeç. Vetëm 9% janë të rinj 15-24 vjeç, që tregon se rikthimi i emigrantëve përqendrohet kryesisht tek të rriturit që janë të gatshëm për të punuar.
Shumica e të rikthyerve vijnë nga Italia dhe Greqia, ndërsa emigrantët që jetojnë në vende më të largëta kthehen më rrallë.
Sa i përket punësimit, meshkujt e rikthyer punësohen në masën 67%, krahasuar me shkallën prej 59% për meshkujt jomigrantë.
Ndërsa femrat e rikthyera kanë një performancë të ngjashme me femrat jomigrante (34% krahasuar me 36%).
Shkalla e vetëpunësimit te të rikthyerit është rritur me kalimin e kohës. Nga 7% për ata që u kthyen midis viteve 2000-2004 në 29% për ata që u kthyen gjatë viteve 2015-2024, duke arritur kulmin, 34% për ata që u kthyen në periudhën 2010-2014.
Shumica e vetëpunësimeve janë punë individuale (91-93%), por të rikthyerit janë më të prirur të bëhen punëdhënës me punonjës të paguar, veçanërisht ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet jashtë vendit.
Ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe numërimit të 27,600 pakove me fletëvotime, të cilat kanë ardhur nga dy kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Berlin dhe Bernë.
Sipas rezultateve përfundimtare nga ky proces, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, duke siguruar 72.20 për qind, përkatësisht 19,344 vota.
Rezultatet e partive të tjera janë si në vijim:
Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK)â 10.15% ose 2,720 vota
Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) â 9.56% ose 2,560 vota
Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) â 3.90% ose 1,045 vota
Procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve kishte nisur të shtunën, më 3 janar 2026, në ora 16:00, dhe ka përfunduar gjatë ditës së sotme, më 5 janar 2026.
Ndërsa sot KQZ ka tërhequr edhe rreth 20 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
Në total, rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025./Telegrafi/
Valmir Elezi, Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka konfirmuar se më 5 janar 2026 është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i përkasin votimit me postë jashtë Kosovës, sipas planifikimeve të KQZ-së.
Sipas Elezit, fillimisht më 23 dhe 29 dhjetor 2025, nga dy kutitë postare të KQZ-së në Berlin dhe Bernë, janë tërhequr gjithsej 28,555 pako me fletëvotime.
Pas procesit të vlerësimit 27,600 pako janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.
Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur të shtunën, më 3 janar 2026, në orën 16:00, dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme, më 5 janar 2026.
Procesi i tërheqjes së pakove ka vazhduar edhe më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare të KQZ-së në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë janë sjellë në Kosovë.
Elezi ka bërë të ditur se procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime është përmbyllur përfundimisht më 5 janar 2026, ndërsa nga 13 kuti postare në Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr edhe 11,867 pako të tjera.
Në total, rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Sipas KQZ-sĂ«, pakot me fletĂ«votime tĂ« tĂ«rhequra mĂ« 2 dhe 5 janar 2026 do tâi nĂ«nshtrohen procesit tĂ« vlerĂ«simit dhe verifikimit, ndĂ«rsa ato qĂ« do tĂ« aprovohen do tĂ« numĂ«rohen nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve (QNR).
Me qĂ«llim tĂ« lehtĂ«simit tĂ« votimit jashtĂ« KosovĂ«s, pĂ«r votuesit e regjistruar pĂ«r votim me postĂ«, KQZ ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se kutitĂ« postare kanĂ« qenĂ« funksionale nĂ« 23 shtete, pĂ«rfshirĂ«: Australi, Austri, BelgjikĂ«, Ăeki, DanimarkĂ«, FrancĂ«, Gjermani, HolandĂ«, Hungari, Itali, Kanada, KosovĂ«, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, MbretĂ«ria e Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, ShqipĂ«ri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe ZvicĂ«r./Telegrafi/
Autorja Alketa Gashi-Fazliu ka sjellĂ« para lexuesit librin e saj mĂ« tĂ« ri, tĂ« titulluar âKlithmaâ, njĂ« vepĂ«r qĂ« pĂ«rmbledh dĂ«shmi tĂ« fuqishme dhe rrĂ«fime tronditĂ«se nga pasojat e luftĂ«s.
Libri shpalos klithmat e një realiteti që harrohet vetëm nga autorët dhe shkaktuesit e tij, por që mbetet i gdhendur thellë në shpirtin e një populli të mbushur me martirë dhe plagë të pashërueshme.
âKlithmaâ sjell rrĂ«fimet e fĂ«mijĂ«ve tĂ« dikurshĂ«m, sot tĂ« rritur, tĂ« cilĂ«t u gjymtuan nga bombat dhe minat e njĂ« shteti shovinist. PĂ«rmes tregimeve tĂ« tyre, autorja ndriçon dhimbjen, traumĂ«n dhe forcĂ«n e mbijetesĂ«s sĂ« atyre qĂ« lufta ua ndryshoi jetĂ«n pĂ«rgjithmonĂ«.
telegrafi.com
Në faqet e librit, klithmat shndërrohen në fjalë të ndërgjegjes dhe shpresës.
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar reshje me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme (e hënë) dhe nesër (e martë), kryesisht në veri dhe jug të Shqipërisë, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe vërshime të shpejta të lumenjve.
Sipas njoftimit zyrtar, qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në këto zona mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.
IGJEO njofton se, si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe atyre që pritet të vazhdojnë deri të enjten, më 8 janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve të ujit në lumenjtë Drin-Buna, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, si dhe në Liqenin e Shkodrës. Veçanërisht Drini, Buna dhe Liqeni i Shkodrës paraqesin rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Parashikimi i motit
Reshjet:
Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër
Reshje mesatare deri lokalisht intensive në Lezhë, Berat dhe Korçë
Reshje të dobëta deri mesatare në qarqet e tjera
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata
Temperaturat (e martë, 6 janar):
Bregdeti: 13 â 17°C
Vendet e ulĂ«ta: 12 â 17°C
Vendet malore: 5 â 11°C
Era:
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në bregdet dhe në veri.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në zonat pranë lumenjve dhe në zonat me rrezik për rrëshqitje dherash./Telegrafi/
Barometri i Ballkanit për vitin 2025 tregon rezultate pozitive për Shqipërinë, lidhur me dëshirën dhe ambicien për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.
KĂ«shtu, sipas Barometrit, 64% e Ballkanit PerĂ«ndimor ndihet âe sigurtâ se bashkĂ«punimi rajonal mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« situatĂ«n ekonomike tĂ« vendeve.
Në këtë aspekt, Shqipëria mban rekordin me 77% për nga besueshmëria e qytetarëve se bashkëpunimi rajonal është një mjet i madh ndihmës. Në vend të dytë vjen Maqedonia e Veriut (71%), më pas Kosova (67%), Mali i Zi (67%), Serbia (61%) e në fund Bosnje Hercegovinë (52%).
Mbështetja e qytetarëve për integrimin e vendit në unionin evropian është shumë i rëndësishëm, ku dhe këtu Shqipëria kryeson me 86% përkrahje.
Në vend të dytë vjen Kosova me 78% të qytetarëve që suportojnë integrimin në BE, e më pas Maqedonia e Veriut (62%), Bosnja Hercegovinë (59%), Mali i Zi (59%), e në fund Serbia (42%).
Sa i përket mbështetjes civile për anëtarësimin në BE, sipas Barometrit janë rreth 64% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që e suportojnë këtë hap, pra rreth 10% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama ka pasur si slogan nĂ« zgjedhjet e 11 majit âShqipĂ«ria 2030 nĂ« BEâ, zgjedhje kĂ«to tĂ« cila i fitoi bindshĂ«m. Edhe njĂ« herĂ« tjetĂ«r, popullsia shqiptare krahasuar me ato tĂ« rajonit, kanĂ« mĂ« shumĂ« besueshmĂ«ri se vendi ynĂ« mund tĂ« jetĂ« pjesĂ« e BE-sĂ« nĂ« 2030-Ă«n.
Sipas Barometrit, 43% e shqiptarëve presin anëtarësimin në 2030, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi renditen me 39% secila. Bosnja Hercegovina ka besueshmërinë më të ulët për anëtarësimin e tyre në BE, me rreth 9%. Pritshmëri të ulëta vijnë dhe nga Serbia e Maqedonia e Veriut, nga të cilat 15% e secilës popullsi duket optimiste për bashkimin e tyre me BE brenda kësaj dekade.
66% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor parashikojnë përfitime nga udhëtimi vetëm me kartë identiteti brenda rajonit, pra rreth 6% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Lidhur me këto përfitime, shqiptarët shprehen 69% me besim për udhëtimin përmes ID Card, ashtu sikurse dhe Bosnje Hercegovina (69%). Por, lista kryesohet nga Serbia, ku rreth 77% e qytetarëve të saj besojnë se mund të kenë përfitime nga lëvizja përmes kartës së identitetit. Kosova shpreh 58% besueshmëri.
39% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor thonë se regjimi i lirë i roaming-ut brenda rajonit uli kostot e operacioneve të biznesit, ndërsa 35% thonë se përfituan nga ulja e tarifave të roaming-ut të të dhënave me BE-në.
Sa i përket shërbimit roaming, vetëm 31% e shqiptarëve janë shprehur për benefite nga ulja e tarifave me BE. Duket se përfitimi më i madh ka ardhur nga Bosnja Hercegovina, ku 63% e qytetarëve kanë shprehur kenaqësi, ndërsa më e ulëta shënohet për Kosovëm (12%).
Në tërësi, Barometri i Ballkanit 2025 e pozicionon Shqipërinë si vendin më optimist dhe më të konsoliduar në rajon në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me mbështetje të gjerë qytetare dhe pritshmëri konkrete për anëtarësim brenda kësaj dekade. Kosova paraqitet me një nivel të qëndrueshëm mbështetjeje për integrimin evropian, por me pritshmëri më të ulëta për afatin e anëtarësimit krahasuar me Shqipërinë./Tv Klan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Kryeqytet.
Rasti ka ndodhur më 05.01.2026, ndërsa arrestimi është realizuar pas një pune intensive hetimore dhe operacionale nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin A.K., 29 vjeç.
Gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
NĂ« koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tĂ« dyshuarit Ă«shtĂ« iniciuar rasti pĂ«r veprĂ«n penale âPĂ«rdorim i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«mâ, ndĂ«rsa ai Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 48 orĂ«.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Telegrafi/
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Riza (Rrustem) Thaqin, i lindur më 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës, me vendbanim në Prizren, i cili është raportuar i zhdukur që nga data 23 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar nga familjarët më 25 dhjetor 2025. Menjëherë pas raportimit, Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka iniciuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, por deri më tani personi i zhdukur nuk është gjetur.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, në përputhje me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Policia ka publikuar fotografitë e Riza Thaqit në media televizive dhe rrjete sociale, me qëllim të ndriçimit të rastit dhe lokalizimit të tij.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e personit në fjalë, të raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192, në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, ose në cilindo stacion policor në Kosovë.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 18 kutive të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm.
Rezultatet aktuale tregojnë këtë renditje:
LĂ«vizja VetĂ«vendosje â 68.02% (3,826 vota)
Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) â 11.68% (657 vota)
Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) â 8.11% (546 vota)
Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të qartësojnë ndikimin e plotë të votave me postë në shpërndarjen e mandateve/Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur nga një plumb aksidental gjatë një incidenti me të shtëna me armë zjarri.
Vajza, e cila ishte kalimtare e rastit, është goditur në shpinë dhe ka pësuar lëndime.
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« per Rajonin e GjakovĂ«s, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orĂ«s 21:25, nĂ« rrugĂ«n âBardhyl Qaushiâ.
Ai bëri të ditur se një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa individëve, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.
âSi pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave, vajza ka mbetur e plagosur dhe Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor. Sipas personelit mjekĂ«sor, gjendja e saj Ă«shtĂ« stabile,â ka deklaruar Elezaj.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sekuestrimin e armës së përdorur.
Me përfshirjen e votave të diasporës në sistemin e numërimit, gara për mandatet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje është ashpërsuar ndjeshëm. Derisa për një kohë dilema ishte për dy mandate, tashmë mandati i 53-të është konsoliduar, ndërsa beteja kryesore është zhvilluar për mandatin e 56-të.
Sipas gjendjes aktuale, Ilir KĂ«rçeli Ă«shtĂ« futur nĂ« âzonĂ«n e sigurtâ, duke u renditur i 53-ti me 17,952 vota.
Ndërkohë, Naim Bardiqi ka arritur ta mbajë mandatin e 56-të me 17,569 vota, vetëm 6 vota më shumë se Vigan Qorrolli, i cili mbetet i 57-ti me 17,563 vota.
Dallimi minimal e bën këtë një nga garat më të ngushta brenda listës së LVV-së në këto zgjedhje, ndërsa çdo ndryshim eventual nga votat e mbetura do të ishte vendimtar.
Lista e plotë e 56 kandidatëve fitues të LVV-së (aktualisht)
Sistemi gjyqësor i Kosovës gjatë vitit 2025, ka shënuar përparime në aspektin e transparencës dhe hartimit të dokumenteve që e mbështesin funksionimin e tij. Megjithatë, të njëjtën rrugë nuk e ndoqi Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili aktualisht ndodhet në fazën e një reforme të parashikuar me Ligjin për Këshillin Prokurorial, ligj që hyri në fuqi gjatë vitit të kaluar.
Kështu po vlerësojnë monitorues e njohës të sistemit të drejtësisë në vend, të cilët potencojnë se udhëheqja e pozitës së kryeprokurorit të shtetit me ushtrues detyre dhe sulmet publike karshi këtyre dy institucioneve që ndodhën edhe gjatë vitit të kaluar, e kanë goditur rëndë sistemin e drejtësisë.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se sistemi prokurorial po pëson dëm si pasojë e asaj që pozita e kryeprokurorit të shtetit vazhdon të jetë me ushtrues detyre nga viti 2022.
âAjo Ă«shtĂ« njĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ«, dhe ose njĂ« precedent qĂ« rrallĂ« e hasni nĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ« kudo nĂ« glob. Nga viti 2022 jemi pa kryeprokuror, qĂ« pĂ«r bindjen time ka shkaktuar dĂ«m tĂ« parikuperueshĂ«m nĂ« sistemin e ndjekjes sĂ« shtetit, nĂ« sistemin prokurorial, po edhe nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Ani pse ata arsyetohen se jo, ushtruesi i detyrĂ«s i ka tĂ« njĂ«jtat juridiksione, po ndryshe Ă«shtĂ« kur e ke kryeprokurorinâŠ. sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« i ka pasur probleme tĂ« shumta, pĂ«rkundĂ«r, punĂ«ve tĂ« mĂ«dha qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« sistem, edhe nĂ« sistemin prokurorial, edhe nĂ« sistemin gjyqĂ«sor. MirĂ«po, sulmet e shpeshta qĂ« kanĂ« ndodhur karshi sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, qoftĂ« prokurorial, gjyqĂ«sor, pastaj GjykatĂ«s Kushtetuese, mos-emĂ«rimi i kryeprokurorit, unĂ« kĂ«tĂ« e vlerĂ«soj si njĂ« goditje e rĂ«ndĂ« e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe tendencĂ« e hapur pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ«â, theksoi Hasani.
Ndërsa, hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashi thotë se sistemit gjyqësor ka avancuar në kuptim të transparencës, por për dallim nga Këshilli Gjyqësor, ai Prokurorial ka qenë i mbyllur.
âSistemi gjyqĂ«sor ka pasur avancim nĂ« kuptimin e transparencĂ«s. Sistemi gjyqĂ«sor ka pasur pĂ«rmirĂ«sim nĂ« kuptimin e hartimit tĂ« dokumenteve qĂ« e zhvillojnĂ« kĂ«tĂ« sistem. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, nĂ« sistemin prokurorial kemi pasur dhe po e shohim tash edhe sĂ« fundmi njĂ« tendencĂ« pĂ«r vazhdim tĂ« korporatizmit, njĂ« tendencĂ« pĂ«r vazhdim tĂ« qasjes korporatiste qĂ« njĂ« grup i caktuar t'i shĂ«rbejnĂ« individĂ«ve pĂ«r interesa personale. Pra, janĂ« kĂ«to çështje dhe kjo Ă«shtĂ« situata qĂ« ka ndodhur brenda dy sistemeve. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, te KĂ«shilli GjyqĂ«sor i KosovĂ«s e keni njĂ« ftesĂ« standarde pĂ«r monitorim tĂ« procesit, prej procesit tĂ« pozitĂ«s mĂ« tĂ« ulĂ«t qysh Ă«shtĂ« referenti deri tek ajo mĂ« e larta. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r e keni KĂ«shillin Prokurorial qĂ« duhet tĂ« dĂ«rgoni njoftim qĂ« dĂ«shirojmĂ« tĂ« monitorojmĂ« njĂ« proces. Por kjo Ă«shtĂ« situata midis kĂ«tyre dy kĂ«shillave dhe ky zhvillim apo ngecje qĂ« kanĂ« ndodhur midis kĂ«tyre kĂ«shillave gjatĂ« vitit 2025â, tha ai.
Duke theksuar se gjatë vitit 2025 janë ngritur disa aktakuza për korrupsion, Kabashi konsideron se ato aktakuza duhet të kenë karakter hetimor penal dhe jo administrativ.
âAktakuzat tĂ« mos jenĂ« tĂ« karakterit hetimit administrativ, por tĂ« jenĂ« tĂ« njĂ« karakteri tĂ« hetimit penal nĂ« administrimin me prodhimin e masave, me zbatimin e masave tĂ« ndryshme qĂ« i njeh Kodi i ProcedurĂ«s, Kodi Penal i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, legjislacioni ynĂ« nĂ« fuqi. Sepse, nga pĂ«rshtypjet qĂ« jep leximi i aktakuzave, mĂ« shumĂ« i ngjajnĂ« njĂ« karakteri administrativ sesa ndoshta njĂ« karakteri penalâŠ.Probleme me politikĂ«n ndĂ«shkimore brenda pĂ«r brenda vendimeve gjyqĂ«sore kemi parĂ« dhe vazhdimisht çdo ditĂ« hasim. Pra, politika ndĂ«shkimore qĂ« Ă«shtĂ« e rregulluar edhe pĂ«rmes njĂ« udhĂ«zuesi tĂ« GjykatĂ«s Supreme nuk gjen jetĂ«sim nĂ« vendimet gjyqĂ«sore. E kjo duhet tĂ« gjejĂ« jetĂ«sim, thjesht standardi i dĂ«nimeve tĂ« jetĂ« asisoj qĂ« personit t'i arrihet preventiva qĂ« i njĂ«jti mos ta pĂ«rsĂ«risĂ« veprĂ«n nĂ« tĂ« ardhmen, por edhe pĂ«r shoqĂ«rinĂ« qĂ« tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten vepratâ, theksoi ai.
Zhvillimet pozitive në sistemin gjyqësor drejtë transparencës i nënvizon edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli-Nimani.
Sipas saj, reforma në sistemin prokurorial nuk duhet të pengohet, pasi çdo tentim për pengim në këtë drejtim do të dështojë.
âKGjK viteve tĂ« fundit ka ecur me hapa mĂ« tĂ« shpejt Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« mĂ« transparentĂ«, llogaridhĂ«nĂ«s nĂ« çdo hartim tĂ« politikave dhe rregulloreve kĂ«rkohet edhe impute i shoqĂ«risĂ« civile nĂ« hartimin e kĂ«tyre dokumenteve ftohemi tĂ« monitorojmĂ« çdo proces tĂ« rekrutimit qoftĂ« pĂ«r gjyqtar apo pjesĂ«tarĂ« tĂ« administratĂ«s. ĂshtĂ« shumĂ« i hapur nĂ« pĂ«rgjithĂ«si nĂ« krahasim me KPK e kuptojmĂ« edhe natyrĂ«n e ProkurorisĂ« qĂ« duhet disa gjĂ«ra tâi ketĂ« konfidenciale, pĂ«r shkak tĂ« hetimeve qĂ« zhvillojnĂ«, por nuk duhet tĂ« jetĂ« i mbyllur hermetikisht... 02â16 ĂshtĂ« njĂ« reformĂ« nĂ« proces e cila duhet tĂ« vazhdoj, nuk ka kthim prapa pavarĂ«sisht a iu pĂ«lqen apo jo disa personave brenda KPK reformat duhet tĂ« ndodhin, mos tĂ« harrojmĂ« shumica nga anĂ«tarĂ«t nga janari nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e KPK, andaj edhe çdo tentim pĂ«r ndĂ«rhyrje nĂ« reformĂ« konsideroj se do tĂ« jetĂ« i dĂ«shtuar nga ajo pjesĂ« e cila do tĂ« jetĂ« pa mandatâ, thotĂ« ajo.
Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës si sfidë kryesore e konsiderojnë reformën nëpër të cilën po kalojnë, si dhe mungesën e prokurorëve.
Visar Krasniqi, anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile, për KosovaPress, thotë se ndryshimet ligjore nuk janë pranuar lehtë nga këshilli, duke sjellë probleme në funksionimin e komisioneve dhe trupave të tjera.
Por, ai shton se problematike gjatë vitit 2025 ka qenë dhe çështja e buxhetit dhe mungesa e prokurorëve.
âSfida kryesore Ă«shtĂ« shfaqur kjo çështja e reformĂ«s, e thashĂ« e kam thĂ«nĂ«, nĂ« qershor kur ka filluar hyrja nĂ« fuqi e ligjit tĂ« ri, do tĂ« thotĂ« kanĂ« filluar kĂ«to sfidat. Nuk Ă«shtĂ« pranuar lehtĂ« le tĂ« bĂ«hem realist, nuk Ă«shtĂ« pranuar lehtĂ« nĂ« KĂ«shill ndryshimet e reja ligjore ndonĂ«se kanĂ« qenĂ« tĂ« pritshme sepse me vite janĂ« diskutuar. KĂ«to kanĂ« qenĂ« problematika tĂ« vazhdueshme dhe si rrjedhojĂ« kĂ«to kanĂ« sjellĂ« mandej edhe çështje tĂ« tjera problematike, qoftĂ« nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e komisioneve, qoftĂ« nĂ« trupa tĂ« tjerĂ« qĂ« i ka formuar KĂ«shilliâŠ.rrjedhimisht vazhdon me qenĂ« problem çështja e buxhetit. KĂ«shilli ka nevojĂ« pĂ«r prokurorĂ« tĂ« rinj, ka nevojĂ« pĂ«r kapacitete tĂ« reja, qoftĂ« nĂ« kuptim tĂ« prokurorĂ«ve tĂ« rinj, qoftĂ« tĂ« stafit administrativ, bashkĂ«punĂ«torĂ«ve profesionalĂ«. Krejt kĂ«to janĂ« sfida qĂ« po pĂ«rballemi pĂ«r çdo ditĂ«â, tha ai.
KosovaPress ka kërkuar një përgjigje edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Edhe gjatë vitit 2025 raporti i Monitorimit të Drejtësisë 2025 i publikuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka vu në pah se drejtësia kosovare vazhdon të sfidohet nga rastet e profilit të lartë, të cilat kanë ngecur për vite të tëra dhe disa nuk kanë arritur në fazën e aktgjykimeve edhe një dekadë pas kryerjes së veprave. Po ky raport ka ngritur si shqetësim mosaplikimin e dënimeve plotësuese, si dhe shqiptimi në numër të madh i masës së paraburgimit.
Kujtojmë që në fundin e vitit të kaluar Këshilli Prokurorial i Kosovës e shkarkoi Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar. Kelmendi në një konferencën për medie i kishte mohuar të gjitha pretendimet.
Më pas, Kelmendi u ankua në Gjykatën Supreme e cila më pas më 16 dhjetor 2025 e ka anuluar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të detyrës së kryeprokuror të shtetit, duke thënë se shkarkimi i tij ishte i kundërligjshëm.
Ndërsa, aktualisht ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të shtetit është Agron Qalaj.
Kosova ka përmbyllur vitin 2025 duke siguruar katër njohje të reja ndërkombëtare. Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet kanë njohur pavarësinë e vendit, një zhvillim që është mirëpritur në përgjithësi nga spektri politik dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Megjithatë, këto arritje po shoqërohen edhe me kritika ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme për mungesën e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe për, siç thuhet, regres në raportet bilaterale me vendet aleate.
Madje edhe njohjet e reja nuk konsiderohen direkt si sukses i drejtpërdrejtë i diplomacisë kosovare, pasi sipas tyre kanë ardhur kryesisht si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike globale. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk kthyen përgjigje për KosovaPress, në lidhje me angazhimin e tyre për vitin 2025.
AnĂ«tari i kryesisĂ« sĂ« PDK-sĂ«, Artan Behrami, ka kritikuar ashpĂ«r QeverinĂ« Kurti dhe drejtimin e diplomacisĂ« sĂ« vendit. Sipas tij, politika e jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« âsuspenduarâ.
âQeveria Kurti, edhe zonja Donika GĂ«rvalla bashkĂ« me presidenten, e kanĂ« suspenduar politikĂ«n e jashtme. E kanĂ« suspenduar fushatĂ«n pĂ«r njohje tĂ« KosovĂ«s. E kanĂ« suspenduar aspiratat e KosovĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« organizatat ndĂ«rkombĂ«tare. Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme Ă«shtĂ« boshatisur nga diplomatĂ«t me pĂ«rvojĂ« qĂ« kanĂ« pasur trashĂ«gimi nĂ« njohje dhe anĂ«tarĂ«sim. JanĂ« larguar mbi tridhjetĂ« diplomatĂ« karriere dhe diplomatĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« pasur suksese tĂ« prekshme. NĂ« vend tĂ« tyre, ministria, misionet diplomatike dhe ambasadat janĂ« mbushur me militantĂ« tĂ« cilĂ«t i shĂ«rbejnĂ« jo interesit nacional tĂ« KosovĂ«s, por interesave tĂ« LVV-sĂ«â, thotĂ« ai.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kritika për mungesë të rezultateve konkrete në diplomaci. Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, ka vlerësuar se nuk ka pasur intensifikim të veprimeve diplomatike gjatë qeverisjes aktuale.
âDiplomacia dhe raporti i KosovĂ«s bilateral me shtetet e ndryshme tĂ« botĂ«s ndĂ«rtohet me seriozitet tĂ« hatashĂ«m, ku ke edhe shkĂ«mbim tĂ« ambasadorĂ«ve dhe pĂ«rfaqĂ«sive, pastaj bĂ«n lobim pĂ«r çështje tĂ« cilat janĂ« nĂ« interes. Ne nuk kemi parĂ« njĂ« intensifikim tĂ« kĂ«tyre veprimeve diplomatike. Sâkemi parĂ« anĂ«tarĂ«sime tĂ« reja tĂ« KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, ndĂ«rkohĂ« ka pasur njohje simbolike pĂ«r tĂ« cilat edhe kemi aplauduar. Duhet thĂ«nĂ« qĂ« Kosova ka potencial tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar raporte dhe pĂ«r tâi mirĂ«mbajtur miqĂ«sitĂ«, tĂ« cilat nuk janĂ« bĂ«rĂ« gjatĂ« qeverisjes Kurti. Kosova ka humbur pozicionin e vet, ka humbur aleancat e veta, sâka pasur intensifikim ose nĂ«nshkrim tĂ« marrĂ«veshjeve bilaterale me shtetet mike. Po ashtu, sâka pasur koordinim pĂ«r shumĂ« politika, ku do tĂ« duhej qĂ« Kosova tĂ« pĂ«rfitonte nga situatat e caktuara politike. PĂ«r kĂ«tĂ« mendoj qĂ« ka shumëçka pĂ«r tâu pĂ«rmirĂ«suar dhe Kosova e ka humbur pozicionin e saj, pĂ«r çka do tĂ« na kushtojĂ« pĂ«r vitet e ardhshmeâ, deklaron ai.
Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vlerëson se politika e jashtme e Kosovës duhet parë në një konteksti më të gjerë dhe si reflektim i politikës së brendshme.
Sipas tij, njohjet e fundit nuk mund të quhen sukses i drejtpërdrejtë i diplomacisë kosovare, pasi kanë ardhur kryesisht si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike globale.
âNĂ« politikĂ«n e jashtme gjithmonĂ« ekziston njĂ« teori qĂ« thotĂ« se politika e jashtme Ă«shtĂ« reflektim i politikĂ«s sĂ« brendshme. Edhe po tĂ« kishte qenĂ« Bill Gates dhe Elon Musk ministĂ«r i jashtĂ«m, nuk do tĂ« mund ta rregullonte politikĂ«n e jashtme tĂ« KosovĂ«s, pasi ajo lidhet me politikat dhe vendimmarrjen e brendshme, e cila reflekton mĂ« pas nĂ« politikĂ«n e jashtme. Nuk mund ta quaj sukses, pasi njohjet kanĂ« ardhur si pasojĂ« e ndryshimeve gjeopolitike nĂ« botĂ«. Duhet kuptuar se normalisht shteti i KosovĂ«s ka merita, por personat shumĂ« pak. Duhet njĂ« koherencĂ« e gjatĂ« e punĂ«s qĂ« tĂ« vijĂ« deri te njĂ« njohje. Duhet tĂ« ndryshojnĂ« rrethanat te njĂ« vend pĂ«r tĂ« na njohur. Njohja nga Siria nuk ka ardhur sepse kemi lobuar fuqishĂ«m, por ka ardhur si rrjedhojĂ« e ndryshimeve brenda SirisĂ« dhe raporteve SiriâSHBA. MĂ« pas involvimi i TurqisĂ«, ArabisĂ« Saudite dhe disa faktorĂ«ve tĂ« tjerĂ« kanĂ« ndikuar qĂ« tĂ« arrihet kjo çështjeâ, thotĂ« ai.
Kosova para katër njohjeve të reja në vitin 2025, njohjen e fundit e ka pasur në vitin 2020 nga Izraeli, e cila erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova gjatĂ« viteve 2023â2024, ka kaluar dy faza pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s, mirĂ«po nuk u pĂ«rfshi nĂ« agjendĂ« nĂ« mbledhjen e ministrave tĂ« punĂ«ve tĂ« jashtme tĂ« KiE-sĂ«, ku vendoset pĂ«r anĂ«tarĂ«sim.
Krahas kësaj, aplikimi i vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është shqyrtuar ende./KosovaPress
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.
Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 11 kutive të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 62.69 për qind, duke grumbulluar 1,687 vota.
Befasia në këtë fazë të procesit është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila renditet e dyta me 422 vota apo 15.68 për qind.
Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 337 vota (12.52 për qind), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 192 vota, që përbëjnë 7.13 për qind.
Numërimi i votave me postë po vazhdon, ndërsa pritet të shihet nëse këto rezultate do të ndikojnë në ndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës.