Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje, ku rrugët janë bërë të rrëshqitshme nga ngricat.
Në zonat malore, gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, temperaturat kanë zbritur deri 16 gradë nën zero, duke krijuar ngrica në rrugë. Dëbora e rënë në disa segmente, ka sjellë lëvizje më të ngadalta dhe vështirësi për drejtuesit e automjeteve.
Më problematike paraqitet situata në akset malore të verilindjes dhe në zonat e juglindjes, ku drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar. Qarkullimi vijon, por me shpejtësi të reduktuar.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore, zinxhirë, të mbajnë distancë sigurie dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.