Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rukiqi: Numri i familjeve në prag të varfërisë është rritur nga 80 mijë në 90 mijë



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të familjeve në prag të varfërisë në Kosovë, duke u thirrur në të dhënat e publikuara nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas Rukiqit, këtë vit numri i familjeve që jetojnë në prag të varfërisë ka arritur në 90 mijë, nga rreth 80 mijë sa ishin më herët.

“Nga 80 mijë familje në prag të varfërisë, këtë vit i kemi 90 mijë familje në prag të varfërisë, sipas të dhënave të vet Hekuran Muratit”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai ka ironizuar narrativën e Qeverisë për zhvillim ekonomik, duke thënë se kjo situatë është pasojë e asaj që pushteti e quan “mrekulli ekonomike”.

“Krejt kjo si rezultat i mrekullisë ekonomike, rritjes së pakrahasueshme ekonomike, varfërimit të të pasurve dhe pasurimit të të varfërve. Bravo”, ka shtuar Rukiqi.

Rukiqi ka theksuar se këto shifra tregojnë përkeqësim të gjendjes sociale dhe ekonomike të qytetarëve, duke kërkuar politika konkrete që adresojnë varfërinë dhe mbështesin familjet në nevojë.


Abdixhiku: Udhëheqësit e LVV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje



Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me gjuhën e Vetëvendosjes para dhe gjatë fushatës.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe eksponentët kryesorë të saj nuk kanë kauza politike të bërjes diçka, ata kanë kauzë ekzistencën e vet me sharje dhe ofendim ndaj tjetrit”, ka thënë kreu i LDK-së në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

I pyetur se a është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit, ai tha se është vetëm një taktikë elektorale.

“Dëmet janë shumë më të thella, do të thotë polarizimi i shoqërisë sjell dëme më të thella. Një shoqëri e ndarë nuk arrinë me gjetë konsensus për çështje vitale në momente gjeostrategjike të popullit tënd”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se 1 miliard euro kemi ble rrymë për pesë vjet, tregon se çfarë do të mund të bënte Kosova me ato para



Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova gjatë pesë viteve të fundit ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerjen e rrymës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Abdixhiku ka kritikuar qeverinë aktuale duke thënë se për shkak të këtyre shpenzimeve janë ndalur projekte të rëndësishme kapitale.

“Këta njerëz e kanë ndalur unazën e kryeqytetit të Prishtinës, ka qenë investim prej 250 milionë eurosh. Çka s’është ndalur këtu në Kosovë? Kosova për pesë vjet ka blerë rrymë në vlerë prej 1 miliard eurosh. Veç sivjet kemi 250 milionë kemi blerë rrymë, qe ku janë paratë,” ka deklaruar ai.

Ai tha se me 250 milionë eurot e shpenzuara vetëm këtë vit, do të ishte përfunduar unaza e kryeqytetit.

“Me 250 milionë euro vetëm të sivjetshit do të ishte paguar unaza e kryeqytetit. Me 250 milionë ishte paguar gjysma e spitalit të ri të Kosovës, investimi më i madh në shëndetësi që nga viti 1964” tha ai.

Sipas Abdixhikut, me këto mjete do të ishte mundësuar edhe realizimi i projektit të mësimit tërëditor në shkolla.

“Me 250 milionë euro do të ishte kryer mësimi tërëditor; fëmijët do të kishin ngrënë ushqim të ngrohtë dhe do të qëndronin tetë orë në shkollë,” shtoi ai.

Abdixhikut i mbushet salla në Lipjan me mergimtarë: Kanë llogaritur keq të tjerët, kanë harruar se LDK dhe mërgata janë një



Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga tubimi në Lipjan, falenderoi të gjithë mërgimtarët të cilët po marrin pjesë në tubimet e LDK-së.

Ai tha se të tjerët kanë llogaritur keq tek Mërgata e LDK-së.

Sipas gij, të tjerët anë harruar se LDK dhe Mërgata janë një.

“Faleminderit për pjesëmarrjen nëpër tubimet tona, e dashur mërgatur. E di që të tjerët kanë llogaritur keq tek Mërgata jonë. Kanë harruar se Mërgata dhe LDK janë një, kanë qenë dhe do të mbesin një gjithmonë”, tha Abdixhiku në Lipjan.

Ai tutje bëri thirrje për të punuar dhe treguar forcën e vërtetë që ka Mërgata.

Rukiqi propozon subvencionimin e kredive për banesa si zgjidhje për familjet e reja



Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka prezantuar një qasje alternative për zgjidhjen e çështjes së banimit, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë te ndërtimi i banesave sociale, por te përkrahja direkte për familjet e reja.

Rukiqi ka propozuar subvencionimin e kamatës për çdo kredi për blerjen e banesave nga çiftet e reja, duke vlerësuar se një masë e tillë do ta bënte jetën më të përballueshme për familjet dhe njëkohësisht do të krijonte qarkullim në ekonomi.

Sipas tij, pamundësia për të blerë një pronë për banim është një nga arsyet kryesore që shtyn të rinjtë drejt migrimit.

Ai ka theksuar se përkrahja financiare për banim do të ndihmonte në mbajtjen e të rinjve në vend dhe në krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe zhvillim.

Rukiqi ka bërë të ditur se kjo qasje është pjesë e vizionit të tij politik për forcimin e familjes, nxitjen e ekonomisë dhe adresimin e sfidave sociale që po përballen të rinjtë në Kosovë.

Zogaj: Sporti, prioritet në funksion të Lojërave Mesdhetare 2030



Duke folur për sportin, Alban Zogaj ka theksuar se Kosova duhet të përgatitet seriozisht për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Ai ka deklaruar se vitet e fundit kanë munguar investimet në infrastrukturën sportive.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e stadiumeve të futbollit dhe objekteve sportive për sportet me dorë, në mënyrë që vendi të jetë i gatshëm për pritjen e mijëra sportistëve nga vende të ndryshme.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/


Ermal Sadiku kritikon stagnimin në digjitalizim dhe prezanton planin e tij për transformim



Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar ashpër mungesën e progresit në digjitalizimin e shërbimeve publike në vend, duke theksuar se deri më tani nuk ka avancim as në arsim, as në shëndetësi dhe as në administratë.

Sadiku ka thënë se, përtej llafeve dhe premtimeve për reforma, nuk ka as ide konkrete, as plan e as përpjekje reale për transformim digjital.

“Ne kemi vizionin dhe planin për secilën fushë. E njohim fuqinë e teknologjisë, dimë rëndësinë e digjitalizimit dhe jemi të vetëdijshëm se si përmes tyre lehtësohen shërbimet dhe fuqizohet qytetari,” ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka prezantuar në një video hapat konkretë që do të ndiqen për të avancuar digjitalizimin e institucioneve dhe për të lehtësuar shërbimet për qytetarët.

Sadiku ka bërë të ditur se ky plan është i qartë dhe nuk ka kohë për të humbur, duke e paraqitur atë si një prioritet kryesor të programit të tij për deputet.

Abdixhiku: Kodra e Trimave dhe Prishtina po flasin qartë për LDK-në



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar mbështetjen e madhe të qytetarëve në Kodrën e Trimave dhe lagjen Vranjevc në Prishtinë, duke e cilësuar tubimin si dëshmi të qartë të përkrahjes për LDK-në në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një reagim publik, Abdixhiku theksoi se atmosfera dhe mobilizimi qytetar në Vranjevc “i lanë të gjithë pa fjalë”, duke shtuar se Kodra e Trimave dhe Prishtina po flasin qartë për orientimin e tyre politik.

Sipas tij, Dega I e LDK-së në Prishtinë po përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar, me përvojë institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm qytetar, veçanërisht në fushat e arsimit, qeverisjes lokale dhe jetës politike.

Në listën e LDK-së nga kjo degë përfshihen Ismet Beqiri me numër 37, Fadil Aliu me numër 50, Besë Prestreshi me numër 51 dhe Nafie Rusinovci me numër 108.

LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë takimet me qytetarë në të gjitha lagjet e kryeqytetit, duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sadiku: Vota nuk është mall, shteti nuk guxon të shndërrohet në bankomat elektoral



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar këtë si përpjekje për blerje të vullnetit qytetar në prag të zgjedhjeve.

Sadiku ka deklaruar se vullneti i qytetarëve nuk shitet dhe nuk blihet, ndërsa shteti nuk mund të përdoret për interesa të ngushta elektorale. Sipas tij, i njëjti pushtet që ka rritur çmimet e produkteve esenciale, ka shtrenjtuar energjinë elektrike dhe ka varfëruar qytetarët, po përpiqet të paraqitet si shpëtimtar vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se ndonëse ndihma financiare është e nevojshme për shumë familje, qytetarët kanë nevojë më të madhe për arsim dhe shëndetësi cilësore, zhvillim të qëndrueshëm dhe trajtim dinjitoz, gjëra që, sipas tij, kjo qeveri nuk ka arritur t’i ofrojë për pesë vite.

Sadiku ka shtuar se në vend të reformave dhe zhvillimit, qytetarëve u janë servirur bllokada dhe izolim, ndërsa zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të jenë momenti i përgjigjes qytetare.

“Stagnuesit dhe bllokuesit duhet ta marrin përgjigjen. Duhet ta marrin JO-në e madhe për papërgjegjësinë ndaj shtetit dhe për transaksionet elektorale me taksat e qytetarëve”, ka theksuar Sadiku.

Abdixhiku nga Gjilani premton përfundimin e autostradës së Anamoravës



Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim në Gjilan, ku theksoi rëndësinë strategjike të Autostradës së Anamoravës për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Abdixhiku theksoi se autostrada nuk është një projekt luks apo periferik, por një çështje barazie territoriale dhe drejtësie zhvillimore, që do të lidhë Gjilanin me pjesën tjetër të Kosovës dhe do ta shndërrojë qytetin në një nyje ekonomike, tregtare dhe logjistike.

Ai premtoi se projekti do të realizohet me prioritet brenda dy viteve të para nëse LDK-ja udhëheq qeverinë.

Gjatë fjalimit, Abdixhiku prezantoi edhe listën e kandidatëve të LDK-së për Gjilanin dhe Anamoravën, të cilët sipas tij janë të përvojshëm, të besueshëm dhe plot përkushtim ndaj qytetit dhe vendit.

Ndër ta janë Lutfi Haziri (nr. 5), Arbër Ismajli (nr. 28), Valentina Bunjaku-Rexhepi (nr. 32), Rexhep Kadriu (nr. 52), Xhylije Ibrahimi (nr. 93), dr. Besim Guda (nr. 98), Afërdita Balaj-Ajdini (nr. 99) dhe Agim Kastrati (nr. 106).

Abdixhiku nënvizoi se Gjilani meriton zhvillim real, punë dhe rezultate konkrete, duke përfaqësuar qytetin dhe gjithë Anamoravën me dinjitet dhe përgjegjësi publike.

Kandidati i LDK-së, Alban Zogaj premton 80 milionë euro për zhvillimin e Brezovicës



Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.

Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.

Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Abdixhiku prezanton programin për arsim: Pagë 1,000 euro për mësimdhënësit dhe mësim tërëditor



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar prioritetet e partisë së tij për sektorin e arsimit, duke theksuar se mësimdhënësit janë shtylla kryesore e zhvillimit të vendit.

Gjatë një takimi me mësimdhënës, Abdixhiku tha se ata mbajnë “barrën më të rëndë të këtij vendi – edukimin e brezave të rinj”, duke shtuar se pavarësisht nënvlerësimit dhe mungesës së mbështetjes nga politika, ata nuk kanë hequr dorë nga misioni i tyre.

“Shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës,” tha Abdixhiku.

Ai prezantoi zotimet kryesore të LDK-së për arsimin, të cilat, sipas tij, janë të qarta dhe të panegociueshme.

Në mesin e tyre është rritja e pagës për mësimdhënësit në 1,000 euro, ndërtimi i 80 çerdheve të reja në gjithë vendin, si dhe vendosja e mësimit tërëditor në shkolla.

Sipas Abdixhikut, modeli i mësimit tërëditor do të përfshijë shujta të ngrohta, aktivitete sportive dhe qëndrimin e nxënësve deri në tetë orë në shkollë, me synim rritjen e cilësisë, barazisë dhe zhvillimit të plotë të nxënësve.

Po ashtu, ai paralajmëroi futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore, duke theksuar se Kosova duhet të përgatitet për sfidat e së ardhmes dhe jo për të kaluarën.

“Arsimi është themeli dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë,” tha Abdixhiku, duke shtuar se LDK-ja, sipas tij, është e vetmja forcë politike që e ka arsimin prioritet, duke u bazuar në përvoja konkrete nga Prishtina si model për gjithë Kosovën.

Zogaj: QKUK-ja është e vjetruar, Kosova ka nevojë për spital të ri



Alban Zogaj ka deklaruar se infrastruktura aktuale shëndetësore në Kosovë nuk i plotëson nevojat e sotme.

Ai ka theksuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ndërtuar në vitin 1964 dhe funksionon me një model të vjetruar.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e një spitali të ri të madh për Kosovën, si dhe ndërtimin e spitalit të veçantë të Prishtinës.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Alban Zogaj.

LDK të premten përmbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë



Lidhja Demokratike e Kosovës të premten përmbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga kjo parti.

Lexoni të plotë postimin e LDK-së:

Le ta mbyllim bashkë këtë kapitull, ashtu siç vetëm ne dimë!

Ejani, të premten në fushatën përmbyllëse, në orën 18:00, në Sallën e Sportit - Pallati i Rinisë, në Prishtinë.

Në mbyllje të kësaj fushate, ju thërrasim bashkë. Ejani masivisht, ejani me familje, me miq me më të dashurit tuaj. Ejani ta tregojmë forcën e besimit, unitetit dhe shpresës që na ka mbajtur gjithmonë në këmbë.

Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit.

Le ta mbushim sallën e sportit në Pallatin e Rinisë me energji, me duartrokitje, me besim e plotë shpresë në të ardhmen!

Ju mirëpresim!.




Abdixhiku për votat e diasporës: E kanë nënvlerësuar mërgatën e LDK-së



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se roli dhe ndikimi i mërgatës së kësaj partie po nënvlerësohet nga kundërshtarët politikë, duke theksuar se diaspora ka qenë dhe mbetet mbështetëse e rëndësishme e LDK-së.

Në një paraqitje në emisionin “Pressing” në televizionin T7, Abdixhiku u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Mërgata është e mirëseardhur për të votuar më 28 dhjetor”, u shpreh ai.

Sipas tij, pretendimet për ndikim të vogël të votës së diasporës në favor të LDK-së nuk qëndrojnë.

“E kanë nënvlerësuar mërgatën e LDK-së”, tha Abdixhiku, duke rikujtuar se edhe në zgjedhjet e fundit lokale, votat e diasporës kanë qenë kryesisht për këtë parti.

Ai theksoi se mbështetja e mërgatës po reflektohet edhe në terren gjatë fushatës.

“Po i takojmë në çdo tubim në Kosovë. Ata po ndikojnë edhe te familjet e tyre në Kosovë për të votuar LDK-në”, deklaroi Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së vlerësoi se angazhimi i diasporës është faktor i rëndësishëm në procesin zgjedhor dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Zogaj: Zhvillimi ekonomik nënkupton mirëqenie dhe shërbime më të mira



Alban Zogaj ka deklaruar se zhvillimi ekonomik për qytetarin e zakonshëm nënkupton më shumë se rritje statistikore.

Sipas tij, zhvillimi duhet të reflektohet në punësim më të madh, të ardhura më të larta dhe shërbime publike më cilësore.

Ai ka theksuar se infrastruktura rrugore, shëndetësia, sporti dhe kultura janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit ekonomik, duke shtuar se Kosova duhet të afrohet më shumë me standardet evropiane të jetesës.


Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj.


Abdixhiku: Për një mandat, kjo qeveri ka blerë mbi 800 milionë euro rrymë dhe s’ka investuar asgjë



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria në detyrë ka dështuar t’i sigurojë siguri energjetike vendit.

Sipas tij, vetëm për gjatë këtij mandati, Kosova ka blerë rrymë jashtë vendit mbi 800 milionë euro.

“Vetëm për kohën e qeverisjes së Albin Kurti, Kosova i ka ble 800 milionë euro rrymë. Vetëm këtë vit 250 milionë. As s’kemi kapacitete të reja, as nuk janë duke u ndërtuar kapacitete të reja. Derisa s’ka kapacitete të reja do të vazhdojmë të blejmë rrymë”, ka thënë Abdixhiku.

Me këto miliona sipas Abdixhiku, do të përfundonin shumë projekte të mëdha e të nevojshme në Kosovë.

“Me këto para do të mund të rregullohej Unaza e Jashtme e Prishtinës, do të ndërtohej spitali i ri, do të ndërtohej centrali me gaz, do të realizohej mësimi tërëditor në të gjithë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.

Abdixhiku për Kurtin: Ai nuk kupton çka flet, ndoshta telin din me lidh më mirë ama për ekonomi s’merr vesh



Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e kupton çka flet.

Kreu i LDK-së në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kurti nuk merr vesh fare për ekonomi, por as për politikë.

“Ai nuk e kupton as çka flet. Ai më së paku kupton, jo vetëm në ekonomi, s’dua ta bëj këtë garë të padrejtë të flas për ekonomi kur kam një edukim shumë më superior në këtë fushë”, ka thënë Abdixhiku.

“Me siguri ai për tela dhe bakër din ma mirë. Ndoshta ai din me lidh telin më mirë se unë, për ekonomi s’merr vesh ai”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Abdixhiku në Llap: Herët e keni kuptuar se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri



Nga tubimi i Podujevës kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, tha se Llapi është vet historia e popullit të Kosovës.

Sipas tij, Llapi e ka kuptuar herët se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri. “Llapi ka nxjerrë breza mësuesish, intelektualësh dhe profesionistësh që i kanë shërbyer gjithë vendit.

Llapi e ka kuptuar herët se liria dhe shteti nuk ndërtohen me ankesa e sharje, por me mençuri, me organizim dhe me përgjegjësi. Diku me mend, diku me pushkë, Llapi është vet historia e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se Llapi është trevë e punës, e sakrificës dhe e qëndrueshmërisë, vlera që janë në thelb të LDK-së”.

PDK dhe LDK bëjnë thirrje për debat politik, ftojnë Kurtin të përballet publikisht



Pak para nisjes së debatit politik, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti po krijon hapësirë që kryeministri Albin Kurti të shprehë qëndrimet e tij në një debat të hapur politik.

Haziri tha se fillimisht nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e debatit, por kishte vendosur të bashkohej për të diskutuar dallimet politike mes partive.

“Unë nuk kam pasur qëllim të jem pjesë e debatit, por vendosa të bashkëngjitem për të diskutuar dallimet dhe për të debatuar mbi to,” deklaroi Haziri.

Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parë që mbërriti në emisionin politik Politiko, pak para nisjes së debatit mes përfaqësuesve të partive politike.

Duke folur për rëndësinë e përballjes politike, Çitaku theksoi se PDK-ja nuk i është shmangur asnjëherë debateve dhe se ato janë thelbësore për funksionimin e demokracisë.

“Debati në demokraci është i domosdoshëm dhe PDK nuk i ikën debateve,” tha Çitaku, duke shtuar se shpreson që edhe kryeministri Albin Kurti të tregojë gatishmëri dhe t’i përgjigjet ftesës për një debat të hapur politik.

Thirrjet nga LDK dhe PDK vijnë në kohën kur debati publik mes partive opozitare dhe kryeministrit Kurti ka munguar, ndërsa kërkesat për transparencë dhe përballje politike po shtohen./Telegrafi.

❌