❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DETAJE/ 12-vjeçarja që u përdhunua nga i moshuari shkonte në shtëpinë e tij për ta ndihmuar

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e raportuar në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 67-vjeçar dhe aktualisht rezulton shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Familjarët e të miturës, në deklarime jashtë kamerave, janë shprehur se mes tyre dhe autorit të dyshuar kishte marrëdhënie të afërta shoqërore, duke theksuar se familjet frekuentonin shpesh banesat e njëra-tjetrës.

Sipas tyre, raportet kanë qenë korrekte dhe nuk kishin pasur asnjë dyshim se mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Ata shprehen se po përjetojnë një gjendje të rënduar emocionale dhe ndihen të tronditur dhe të turpëruar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa presin që drejtësia të veprojë dhe të sqarojë plotësisht rrethanat e rastit.

Burime hetimore bëjnë me dije se banesat e familjes së vajzës dhe të autorit të dyshuar ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën.

Po sipas këtyre burimeve, e mitura lejohej nga familjarët të shkonte herë pas here në dyqan, për të ndihmuar familjen e të dyshuarit, pa pasur dyshime për rrezik.

Rasti është zbuluar pasi prindërit kanë vënë re ndryshime fizike te vajza, çka i ka shtyrë ta dërgojnë për kontroll mjekësor.

Pas ekzaminimeve, mjekët kanë konstatuar se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i dyshuari, Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos tregonte për ngjarjen.

Aktualisht, organet kompetente po vijojnë veprimet hetimore, po marrin në pyetje familjarët dhe persona të tjerë të përfshirë në rrethana, ndërsa vajza ka rrëfyer ngjarjen në prani të një psikologu.

Euro mbyll vitin 2025 me rritje në ditën e fundit, por bilanci vjetor mbetet negativ

Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të përmbysur prirjen dominuese të gjithë vitit, gjatë të cilit euro ka qenë nën presion të vazhdueshëm zhvlerësues.

Gjatë 2025-s, euro ka reflektuar një dobësim të ndjeshëm në raport me lekun, i nxitur nga një kombinim faktorësh strukturorë dhe sezonalë. Flukset e larta valutore nga turizmi, remitancat e emigrantëve, investimet e huaja direkte, por edhe ofertat periodike të valutës nga bizneset eksportuese, kanë mbajtur tregun e këmbimit të mbingopur me euro. Në të njëjtën kohë, kërkesa për valutë europiane ka qenë relativisht e kufizuar, duke forcuar më tej pozitat e lekut.

Rritja e fundit e euros në mbyllje të vitit lidhet kryesisht me faktorë teknikë dhe sezonalë, përfshirë rregullimet e portofolave financiare, nevojat për likuiditet në fundvit dhe lëvizjet e zakonshme të tregut ndërbankar. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kjo rritje nuk përbën një ndryshim të qëndrueshëm të trendit, por më tepër një korrigjim afatshkurtër pas një periudhe të gjatë dobësimi.

Për vitin 2026, pritshmëritë mbeten të kujdesshme.

Nëse faktorët që kanë ushqyer forcimin e lekut gjatë 2025-s vijojnë, veçanërisht turizmi, investimet e huaja dhe flukset hyrëse nga jashtë, euro pritet të mbetet nën presion edhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Një stabilizim i kursit të këmbimit ose një forcim i lehtë i euros mund të ndodhë vetëm në rast të rritjes së kërkesës për valutë, për shkak të importeve, projekteve të mëdha infrastrukturore apo ndryshimeve në politikën monetare.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë pritet të vijojë monitorimin e tregut valutor për të shmangur luhatje të forta, duke ruajtur stabilitetin financiar dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë. Për bizneset dhe konsumatorët, viti 2026 pritet të karakterizohet nga një kurs këmbimi relativisht i qëndrueshëm, por me rreziqe të vazhdueshme nga faktorët e jashtëm dhe zhvillimet në ekonominë europiane.

Yjet e sportit që humbën jetën gjatë 2025-ës

Viti 2025 do tĂ« mbahet mend edhe pĂ«r humbjet e dhimbshme nĂ« botĂ«n e sportit. ShumĂ« figura tĂ« njohura – nga legjendat e futbollit, basketbollit, boksit, skiut dhe atletikĂ«s – kanĂ« ndĂ«rruar jetĂ«, duke lĂ«nĂ« boshllĂ«k nĂ« sportin dhe kulturĂ«n sportive.

Humbje të mëdha në janar dhe shkurt

Viti nisi me ndarjen nga jeta të Aldo Agroppi, ish-mesfushor dhe trajner, më 2 janar në moshën 80-vjeçare.

Po atë muaj humbën jetën edhe figura si Fabio Cudicini, portieri i njohur dhe babai i Carlos Cudicini, si dhe Rino Tommasi, zëri i njohur i tenisit dhe boksit.

Ndër të tjerët, u ndanë nga jeta edhe legjenda si Denis Law dhe basketbollisti Drazen Dalipagic.

Në shkurt, botën e sportit e tronditi humbja e mjeshtrit të shahut Boris Spassky, fitues i medaljes së artë tetë herë në Olimpiadën e Shahut dhe pjesëmarrës në përballjen legjendare kundër Bobby Fischer në 1972. Ai ndërroi jetë në moshën 88 vjeç.

Mars – humbje tĂ« ndjera nga bota e futbollit dhe boksit

Më 5 mars, humbëm Bruno Pizzul, zërin e paharrueshëm të transmetimeve sportive italiane, ndërsa tre ditë më vonë u nda nga jeta Oliver Miller, ish-lojtar i NBA-së. Humbje të mëdha shënuan edhe Eddie Jordan, themelues i ekipit të Formula 1, dhe George Foreman, një nga boksierët më të njohur të historisë.

Prill – maj: trajnerĂ« dhe legjenda tĂ« sporteve tĂ« ndryshme

Në prill u nda nga jeta Leo Beenhakker, trajner i njohur i Ajax dhe Real Madrid, si dhe Giussy Farina, ish-president i klubeve italiane të futbollit. Maji solli ndarjen nga jeta të ish-pilotit të Formula 1 Jochen Mass, çiklistit Enrico Paolini, ish-futbollistit Enzo Ferrari, si dhe legjendës së boksit italian Nino Benvenuti dhe presidentit të Interit Ernesto Pellegrini.

Verë tragjike

Korriku shënoi një humbje të dhimbshme për tifozët e Liverpoolit me vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij, në një aksident tragjik. Po atë muaj u nda edhe Sergio Campana, ish-futbollist dhe themelues i Shoqatës Italiane të Futbollistëve, si dhe ikona e mundjes Hulk Hogan.

Gushti solli ndarjen nga jeta të basketbollistit Marco Bonamico dhe më vonë të Kim Hughes, ndërsa shtatori u shënua nga vdekjet e stilistit dhe pronarit të Olimpia Milano, Giorgio Armani, ish-boksierit britanik Ricky Hatton, skiatorit Matteo Franzoso, dhe themeluesit të makinave Enzo Osella.

Tetor – dhjetor: ikona tĂ« sporteve dimĂ«rore dhe atletikĂ«s

Tetori solli ndarjen nga jeta të skiatorit Giuliano Besson, ndërsa në nëntor humbëm trajnerin e futbollit Giovanni Galeone, ish-mbrojtësin Attilio Maldera, komentatorin sportiv Andrea De Adamich, ish-lojtarin e NBA-së Michael Ray Richardson dhe portierin legjendar Lorenzo Buffon.

Dhjetori u hap me ndarjen nga jeta të tenistit Nicola Pietrangeli, një nga figurat më të mëdha të sportit italian, ndërsa humbjet e fundit shënuan basketbollisti Elden Campbell, Mabel Bocchi, e para që fitoi një titull kontinental me një ekip femrash, dhe ish-çiklisti dhe fituesi i Milan-Sanremo Michele Dancelli.

Viti 2025 do të mbahet mend jo vetëm për fitoret dhe rekorde, por edhe për humbjet e dhimbshme që kanë tronditur botën sportive. Legjendat dhe ikonet që na lanë këtë vit lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe kujtime që do të qëndrojnë përgjithmonë në historinë e sportit.

Sa do të ulen komisionet e pagesave me kartë në 2026?

Gjatë 2026 pritet të ulen ndjeshëm komisionet që bankat u mbajnë bizneseve kur këto të fundit pranojnë pagesa me kartë në terminalet POS nga qytetarët.

Në një intervistë për Televizionin Scan, Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli, u shpreh se do të ndiqet modeli i vendeve të Bashkimit Evropian, ku komisioni për transaksionet me kartë debiti është 0.2% dhe ato me kartë krediti është 0.3%.

“Grupi i punĂ«s akoma nuk ka filluar. ËshtĂ« duke u ngritur. Pra, janĂ« mbledhur emrat, kandidatĂ«t nga institucionet qĂ« do jenĂ« pjesĂ«, por akoma nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« takimi i parĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ne me BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, nĂ« takimet qĂ« kemi pasur, kemi rĂ«nĂ« dakord qĂ« nĂ« kuadrin edhe tĂ« pĂ«rafrimit tĂ« legjislacionit tonĂ« me atĂ« tĂ« Bashkimit Evropian, brenda gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit tjetĂ«r, tĂ« 2026-Ă«s, pritet qĂ« tĂ« ndryshojĂ« rregullorja jonĂ« pĂ«rkatĂ«se mbi interchange fee, mbi komisionet e ndĂ«rsjella qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me kartat e debitit dhe kartat e kreditit, dhe do tĂ« ndjekim atĂ« model qĂ« kanĂ« edhe vendet e Bashkimit Evropian, pĂ«rkatĂ«sisht me 0.2 dhe 0.3% pĂ«r kartĂ«n e debitit dhe kartĂ«n e kreditit”, tha Brumbulli.

MegjithatĂ«, pĂ«r tĂ« realizuar kĂ«tĂ«, rruga kalon fillimisht nga Parlamenti. Ai thekson se nevojitet njĂ« ndryshim urgjent nĂ« ligjin ‘PĂ«r ShĂ«rbimin e Pagesave’, i cili do t’i hapĂ« rrugĂ« ndryshimeve nĂ« rregulloren e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

“Pra Ă«shtĂ« njĂ« masĂ« qĂ« do tĂ« ndĂ«rmerret, por qĂ« tĂ« vijmĂ« deri te udhĂ«zimi duhet bĂ«rĂ« dhe njĂ« ndryshim nĂ« ligjin pĂ«r shĂ«rbimin e pagesave, kĂ«shtu qĂ« parlamenti duhet tĂ« na ndihmojĂ« patjetĂ«r duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si atij ndryshimi sa mĂ« shpejt nĂ« tremujorin e parĂ« tĂ« 2026-Ă«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i lihet kohĂ« pastaj zbatimit tĂ« atij neni tĂ« ri, t’i hapet rruga edhe ndryshimit pĂ«rkatĂ«s nĂ« rregullore”, shtoi Sekretari i ShoqatĂ«s Shqiptare tĂ« Bankave.

Aktualisht, komisionet e terminaleve POS janĂ« shumĂ« tĂ« larta pĂ«r bizneset. Kjo i shtyn kĂ«to tĂ« fundit qĂ« tĂ« mos e pĂ«rdorin dhe t’i kufizojnĂ« qytetarĂ«ve mundĂ«sinĂ« e kryerjes sĂ« pagesave me kartĂ«. EkzistojnĂ« edhe ato biznese qĂ« vendosin njĂ« kufi minimal prej 300 ose 1500 lekĂ«sh blerje pĂ«r tĂ« kryer pagesĂ«n me kartĂ«.

Nis dëmshpërblimi për të prekurit nga zjarret në 10 bashki. Ja shuma

Ka nisur kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor-15 shtator 2025.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion të 10 bashkive një fond prej 191.5 milionë lekësh, pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë të dëmeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thekson se fondet po disbursohen për të mbështetur familjet dhe komunitetet e prekura nga zjarret.

Vlerësimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret janë kryer në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme.

Procesi nisi me evidentimin në terren nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të secilës bashki. Ky grup ka regjistruar dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike dhe objekte social-kulturore, duke plotësuar formularë me kostot financiare përkatëse.

Pas këtij hapi, bashkitë kanë hartuar listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësim financiar. Në bazë të vlerësimit, çdo bashki ka përcaktuar koston e kompensimit.

Video-kartolina e Drejtorit të Policisë, Proda: Bashkë, me përgjegjësi e besim, për të ndërtuar një vend edhe më të sigurt!

Në vigjilje të festës së Vitit të Ri nuk ka munguar as urimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda.

Përmes një video-kartoline, ai uron të gjithë shqiptarët ndërsa nuk harron të shprehë mirënjohjen e tij për punonjësit e policisë.

Urimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

Në prag të ndërrimit të viteve, shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e treguar çdo ditë, duke vënë shpesh në plan të dytë familjen dhe sigurinë e tyre.

Viti që po lëmë pas nuk ka qenë i thjeshtë, ka qenë sfidues, një vit përgjegjësish të mëdha dhe sakrificash, të cilat na kanë lidhur më fort me njëri-tjetrin, me qytetarët dhe me partnerët, na kanë forcuar dhe na kanë bërë më të qartë se si duhet të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë, për të qenë të denjë për misionin tonë.

Me përzemërsi të thellë uroj familjarët e Dëshmorëve të Policisë, të cilët kanë në tryezë një pjesëtar më pak, por në historinë e kombit, një hero më shumë.

Një falënderim dhe urim të sinqertë për qytetarët, për rolin e tyre të rëndësishëm, të cilët, nëpërmjet besimit dhe bashkëpunimit, kanë përforcuar pozitën e tyre si aleati ynë kryesor; për gazetarët dhe mediat, për rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe forcimin e transparencës; si dhe për partnerët tanë kombëtarë e ndërkombëtarë, bashkëpunimi me të cilët ka qenë sinergji kapacitetesh, investimesh, angazhimi dhe profesionalizmi, në funksion të garantimit të sigurisë.

Policia e Shtetit është në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit, për të garantuar një ndërrim vitesh të sigurt dhe të qetë.

Gëzuar Vitin e Ri! Shëndet, paqe dhe mbarësi! Bashkë, me përgjegjësi dhe besim, për të ndërtuar përgjatë vitit 2026, një vend edhe më të sigurt!

Nuk kanë marrë pagesën e premtuar nga qeveria, personat me aftësi të kufizuara protestë në Lezhë

Mosmarrja e shpërblimit të fundvitit, të akorduar nga qeveria shqiptare, ka nxjerrë në protestë personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë mbledhur para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar.

Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i pamundëson të përballojnë shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve.

Nga ana tjetër, përfaqësues të filialit të Postës bëjnë me dije se fondet ende nuk janë lëvruar nga Thesari i Shtetit, çka ka sjellë edhe krijimin e kësaj situate. Ata theksojnë se pagesat do të kryhen menjëherë sapo fondet të kalojnë në dispozicion të Postës.

VIDEO/ Urimi i Presidentit Begaj: Forcë, bashkim dhe shpresë për Shqipërinë europiane!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar përzemërsisht shqiptarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare.

Në mesazhin e tij, Presidenti vë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2025 në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe hapat drejt Bashkimit Evropian, ndërsa nënvizon nevojën për përpjekje të përbashkët për një standard evropian në jetën e çdo familjeje shqiptare.

“TĂ« inkurajuar nga sukseset dhe tĂ« pĂ«rulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet tĂ« jetĂ« viti i njĂ« pĂ«rpjekjeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r ta kthyer standardin evropian nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m nĂ« jetĂ«n e çdo familjeje shqiptare. Interesi kombĂ«tar dhe dialogu duhet tĂ« udhĂ«heqin veprimet tona pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe mĂ« tĂ« begatĂ«, sepse ajo qĂ« na bashkon Ă«shtĂ« mĂ« e fortĂ« se çdo interes qĂ« na ndan. Ndaj, nĂ« vigjilje tĂ« Vitit tĂ« Ri 2026, urimi im i parĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r bashkĂ«punim dhe bashkĂ«rendim rreth qĂ«llimeve e interesave mbarĂ«kombĂ«tare!”, thekson Kreu i Shtetit.

Ai uron gjithashtu shqiptarët kudo në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe diasporën, si dhe ata që janë në krye të detyrës në spitale, rend, ushtri dhe media.

“Çdo familje shqiptare, nga fĂ«mijĂ«t te gjyshĂ«rit, pastĂ« shĂ«ndet, gĂ«zime dhe mbarĂ«si. MĂ« shumĂ« besim dhe mirĂ«kuptim pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri mĂ« tĂ« fortĂ« dhe evropiane”, thotĂ« Presidenti Begaj.

Hyn në orët e natës në Hipotekën e Dibrës, Policia nis hetimet

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e kaluar, në orët e vona të natës, në ambientet e Hipotekës së Qarkut Dibër. Sipas burimeve të sigurta, një person dyshohet se ka hyrë në institucion duke pasur në përdorim një kopje të çelësit.

Për shkak të rrethanave, janë ngritur dyshime se personi mund të jetë punonjës policie, megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Për rastin është bërë denoncim dhe Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aktualisht po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin që ka hyrë në godinë dhe për të kuptuar arsyet e pranisë së tij në një orar të pazakontë. Gjithashtu, po hetohet nëse ka pasur tentativa për të marrë apo konsultuar dosje të caktuara.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik pas përfundimit të verifikimeve, duke theksuar se deri në këtë fazë bëhet fjalë vetëm për dyshime.

“ShpĂ«rdorim detyre”/ AMP pezullon Specialistin e Seksionit kundĂ«r Trafiqeve nĂ« VlorĂ«

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore, Rajoni VlorĂ« – GjirokastĂ«r, ka ekzekutuar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«, e cila ka caktuar masĂ«n e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” parashikuar nĂ« nenin 242 tĂ« Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Xh.Xh., me detyrĂ« Specialist Hetimi nĂ« Seksionin kundĂ«r Trafiqeve pranĂ« DVP VlorĂ«.

Efektivi Ă«shtĂ« i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s” parashikuar nĂ« nenin 248 tĂ« Kodit Penal.

Cakti i masës së sigurisë u bë i mundur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me një procedim penal të vitit 2024, njofton AMP.

Ministri i Drejtësisë jep lajmin e mirë për mbi 13 mijë familje pronarësh: Miratuam kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare

Mbi 13 mijĂ« familje do tĂ« marrin kompensimin financiar pĂ«r pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit tĂ« Promave. Lajmin e mirĂ« e jep Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari pĂ«rmes njĂ« video-mesazhi. Ai shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardĂ« lekĂ« do tĂ« shkojĂ« nĂ« llogaritĂ« bankare tĂ« pronarĂ«ve sot dhe nĂ« ditĂ«t e ardhshme. Ky kompensim Ă«shtĂ« pjesa e mbetur prej 30% qĂ« ju takonte subjekteve pĂ«r t’u shlyer plotĂ«sisht si pronarĂ«.

Ministri i DrejtĂ«sisĂ« thekson mes tĂ« tjerash se i ka kĂ«rkuar ATP-sĂ« “tĂ« ecĂ« sa mĂ« shpejt me kĂ«tĂ« proces, me transparencĂ« dhe nĂ« respekt rigoroz tĂ« ligjit, duke pĂ«rmbushur kĂ«shtu detyrimin qĂ« ne kemi karshi pronarĂ«ve tĂ« tjerĂ« dhe sigurisht si pjesĂ« e angazhimit tonĂ« pĂ«r standardet evropiane, pĂ«r njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme ku prona, ligji dhe tĂ« liritĂ« themelore janĂ« tĂ« shenjta”.

“NjĂ« tjetĂ«r lajm i mirĂ« pĂ«r tĂ« ndarĂ« me ju sot, vecanĂ«risht pĂ«r shumĂ« e shumĂ« familje qĂ« pĂ«rfitojnĂ« sipas ligjit kompensimin financiar nga shteti pĂ«r pronat e tyre. NdonĂ«se shpesh u referohemi si ish-pronarĂ«, nĂ« fakt nga sot shteti shqiptar shlyen plotĂ«sisht dhe vĂ« nĂ« vend pĂ«rfundimisht tĂ« drejtĂ«n qĂ« u takon. Sapo miratuam listĂ«n me plot 3527 subjekte tĂ« cilĂ«t kompensohen pĂ«rfundimisht nga Agjencia e Trajtimit tĂ« Pronave, pĂ«r pjesĂ«n e mbetur prej 30%. Me nje fond prej rreth 1.4 miliard lekĂ«, mbi 13 mijĂ« familje pĂ«rfitojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk Ă«shtĂ« thjesht dhe vetĂ«m njĂ« akt financiar dhe as vetĂ«m pĂ«rmbushja e detyrĂ«s sonĂ« funksionale. Por Ă«shtĂ« dicka me tepĂ«r, Ă«shtĂ« njĂ« akt drejtĂ«sie. ËshtĂ« respekt pĂ«r pronĂ«n, pĂ«r ligjin dhe pĂ«r qytetarin.

Me kĂ«tĂ« pagesĂ« qĂ« do tĂ« marrin nga sot e nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, kompensimi pĂ«r kĂ«to familje sipas listĂ«s sĂ« publikuar nĂ« faqen zyrtare tĂ« ATP-sĂ« quhet i kryer plotĂ«sisht dhe ne mbyllim kĂ«shtu njĂ« kapitull tĂ« vjetĂ«r. NjĂ«kohĂ«sisht jemi tĂ« vendosur tĂ« vijojmĂ« angazhimin tonĂ« tĂ« palĂ«kundur pĂ«r ta pĂ«rmbyllur procesin e kompensimit ndaj tĂ« gjithĂ« pronarĂ«ve. Kam kĂ«rkuar nga Agjencia e Trajtimit tĂ« PronĂ«s tĂ« ecĂ« sa mĂ« shpejt me kĂ«tĂ« proces, me transparencĂ« dhe nĂ« respekt rigoroz tĂ« ligjit, duke pĂ«rmbushur kĂ«shtu detyrimin qĂ« ne kemi karshi pronarĂ«ve tĂ« tjerĂ« dhe sigurisht si pjesĂ« e angazhimit tonĂ« pĂ«r standardet evropiane, pĂ«r njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme ku prona, ligji dhe tĂ« liritĂ« themelore janĂ« tĂ« shenjta. Teksa ne pĂ«rparojmĂ« cdo ditĂ« nĂ« rrugĂ«n pa kthim drejt Bashkimit Evropian, kompensimi financiar ndaj pronarĂ«ve Ă«shtĂ« pĂ«rmbushja e zotimit tĂ« qeverisĂ« shqiptare ndaj tĂ« drejtĂ«s sĂ« tyre tĂ« njohur me ligj. Faleminderit dhe gĂ«zuar!”, tha ministri.

LISTA

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh në qiell

ZELANDE E RE

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026. Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që priti Vitin e Ri, pas Atoli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve,  ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve.

Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2026 në orën 12:00 me atë shqiptare. Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.

Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov dhe terrorizonte qytetarët, arrestohet i riu në Kurbin

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në gjendje të dehur lëvizte i armatosur, ndërsa thyente xhama makinash dhe lokalesh. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Adrian Gjoka.

“NdĂ«rhyrja e menjĂ«hershme e shĂ«rbimeve tĂ« PolicisĂ« parandaloi ngjarje tĂ« mundshme kriminale. LĂ«vizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kĂ«rcĂ«nonte qytetarĂ«t, thyente xhamat e automjeteve dhe tĂ« njĂ« lokali, falĂ« ndĂ«rhyrjes profesionale tĂ« shĂ«rbimeve policore, u neutralizua dhe u vu nĂ« pranga 28-vjeçari. ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Kurbin, menjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« informacionit se njĂ« shtetas i armatosur lĂ«vizte me armĂ« zjarri automatike nĂ« dorĂ«, kĂ«rcĂ«nonte qytetarĂ« dhe dĂ«mtonte prona nĂ« zonĂ«, organizuan dhe finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Reagimi”.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij operacioni, kapĂ«n dhe vunĂ« nĂ« pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues nĂ« Laç. Ky shtetas, nĂ« gjendje tĂ« dehur, lĂ«vizte i armatosur, kĂ«rcĂ«noi disa qytetarĂ«, theu xhamat e tre automjeteve dhe tĂ« njĂ« lokali me qytĂ«n e kallashnikovit. NĂ« momentin e arrestimit, atij iu gjetĂ«n dhe iu sekuestruan njĂ« armĂ« zjarri automatike dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme.”, sqaron policia.

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë, 3 të arrestuar në Tiranë

Vijon intensivisht zbatimi i planit tĂ« posaçëm operacional tĂ« koduar “Fireworks”, ndĂ«rsa policia ka sekuestruar sasi tĂ« madhe lĂ«ndĂ«sh piroteknike qĂ« mbahej/shitej nĂ« 7 raste, nĂ« markete, nĂ« automjete ose nĂ« rrugĂ«, duke cenuar kriteret.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 9. Si rezultat i kontrolleve tĂ« pandĂ«rprera qĂ« po kryhen gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operacional “Fireworks”, nĂ« subjekte/ndaj shtetasve qĂ« shesin pa autorizim, lĂ«ndĂ« piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve dhe qetĂ«sinĂ« publike, shĂ«rbimet e PolicisĂ« sĂ« TiranĂ«s evidentuan 7 raste tĂ« tjera tĂ« kĂ«saj paligjshmĂ«rie.

Konkretisht:

-specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finanaciare, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, arrestuan shtetasin I. Xh., 28 vjeç, si dhe referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r shtetasin K. H., 25 vjeç, pasi gjatĂ« kontrollit nĂ« automjetin e tyre, u gjetĂ«n lĂ«ndĂ« piroteknike qĂ« posedoheshin nga 28-vjeçari, me qĂ«llim shitjen, si dhe njĂ« sasi e vogĂ«l Cannabisi qĂ« posedohej nga shtetasi i proceduar;

 

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të tij, u gjet sasi të konsiderueshme fishekzjarresh;

-shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 3 referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit M. B., 18 vjeç dhe L. P., 20 vjeç, pasi nga kontrolli nĂ« bagazhin e automjetit tĂ« tyre, nga shĂ«rbimet e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, u gjet njĂ« sasi lĂ«ndĂ«sh piroteknike;

-specialistĂ«t pĂ«r Hetimin tĂ« Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 4 arrestuan shtetasit F. J., 55 vjeç, si dhe referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit B. J., L. T. dhe E. V., pasi nga kontrollet u konstatua se shtetasi F. J. dhe djali i tij, shtetasi B. J. shitnin fishekzjarre nĂ« marketin e tyre nĂ« rrugĂ«n “Myslym Keta”, ndĂ«rsa 2 tĂ« proceduarit e tjerĂ« u kapĂ«n duke blerĂ« lĂ«ndĂ« piroteknike;

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., 25 vjeç, A. H., 30 vjeç dhe R. Ll., 25 vjeç, pasi iu gjetën sasi fishekzjarresh.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, me rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.

Nga vrasja e gjyshit dhe djegia e shtëpisë së tij te fitimi i Topit të Artë, rrëfimi special i Luka Modriç

Në ëndrra i shfaqet ende shtëpia e gjyshit, e shkatërruar nga lufta. Në realitet, Luka Modriç ka fituar gjithçka: gjashtë Champions League dhe Topin e Artë.

Sot, në moshën 40-vjeçare, mesfushori kroat është ende në majat e futbollit dhe e ka nisur një kapitull të ri me fanellën e Milanit.

Në një intervistë të gjatë për Corriere della Sera, dhënë gazetarit Aldo Cazzullo, Modriç ka rrëfyer jetën e tij, fëmijërinë e vështirë, luftën, pasionin për futbollin dhe dashurinë e hershme për kuqezinjtë.

“QĂ« fĂ«mijĂ« isha milanist”

“Si fĂ«mijĂ« isha tifoz i Milanit, pĂ«r shkak tĂ« heroit tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« sime: Zvonimir Boban”, ka treguar Modriç. “Mendoja se do ta mbyllja karrierĂ«n te Real Madridi, por gjithmonĂ« kam pasur kĂ«tĂ« ide: nĂ«se do tĂ« kisha njĂ« skuadĂ«r tjetĂ«r, ajo do tĂ« ishte Milani. Jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« fituar”.

Objektivi Ă«shtĂ« i qartĂ«: titulli kampion. “Te Milani duhet tĂ« luash gjithmonĂ« pĂ«r tĂ« fituar, vetĂ«m pĂ«r tĂ« fituar. Kjo Ă«shtĂ« historia e kĂ«tij klubi”.

Sekreti i jetëgjatësisë: dashuria për futbollin

Modriç shpjegon pse edhe nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare vazhdon tĂ« jetĂ« konkurrues nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta. “Nuk ka sekrete. VetĂ«m dashuri. TĂ« duash futbollin, tĂ« mendosh futboll, tĂ« jetosh pĂ«r futbollin. BashkĂ« me familjen, futbolli Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« jetĂ«n time”.

Sipas tij, pasioni Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se çdo gjĂ« tjetĂ«r: “Dieta dhe stĂ«rvitja janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por dytĂ«sore. PĂ«r tĂ« qĂ«ndruar gjatĂ« nĂ« majĂ« duhet zemra. NĂ« stĂ«rvitje jam i lumtur si kur luaja fĂ«mijĂ«â€.

Familja, përulësia dhe gjyshi Luka

Mesfushori kroat ka folur edhe pĂ«r rrĂ«njĂ«t e tij: “Babai ishte punĂ«tor, nĂ«na rrobaqepĂ«se. PĂ«rulĂ«sia tĂ« ndihmon, si nĂ« fushĂ« ashtu edhe nĂ« jetĂ«â€.

Emrin e gjyshit e mban me krenari. “Nuk kam shkuar nĂ« kopsht, qaja gjithmonĂ«, ndaj mĂ« çonin te ‘shtĂ«pia e lartë’ e gjyshit, nĂ« kĂ«mbĂ«t e malit Velebit, nĂ« Dalmaci. Jam rritur mes kafshĂ«ve, luaja me keca dhe dele. Besoj se aty mĂ«sova tĂ« luaj futboll, mes gurĂ«ve dhe barit”.

Gjyshi Luka u vra nĂ« vitin 1991 nga çetnikĂ«t serbĂ«. “Ishte dhjetor, unĂ« isha gjashtĂ« vjeç. NjĂ« mbrĂ«mje nuk u kthye nĂ« shtĂ«pi. E gjetĂ«n tĂ« vrarĂ« nĂ« njĂ« livadh pranĂ« rrugĂ«s. Ishte 66 vjeç dhe nuk i kishte bĂ«rĂ« keq askujt”.

Pas kĂ«saj, babai i Modriçit shkoi vullnetar nĂ« luftĂ« dhe familja u detyrua tĂ« largohej: “LamĂ« gjithçka nga njĂ« ditĂ« nĂ« tjetrĂ«n. U strehuam fillimisht nĂ« Makarska, nĂ« njĂ« kamp refugjatĂ«sh, pastaj nĂ« Zadar”.

Shtëpia e gjyshit, një plagë ende e hapur

“ShtĂ«pia e gjyshit u dogj pas vrasjes sĂ« tij. Terreni Ă«shtĂ« pastruar nga minat, por ende ka tabela rreziku. Sot Ă«shtĂ« pronĂ« e shtetit, e rrĂ«nuar, plot me ferra. Flitet pĂ«r ta kthyer nĂ« muze, por do tĂ« doja ta blija vetĂ«. PĂ«r gjyshin dhe pĂ«r veten time. Ai rrĂ«nojĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e jetĂ«s sime”.

NĂ«se s’do tĂ« ishte futbollist, do tĂ« ishte kamarier

NĂ«se futbolli nuk do tĂ« ishte bĂ«rĂ« jeta e tij, Modriç kishte njĂ« plan tjetĂ«r: “Do tĂ« mĂ« pĂ«lqente tĂ« bĂ«hesha kamarier. Isha i zoti dhe mĂ« pĂ«lqente”. Ai ka studiuar nĂ« institutin hotelier tĂ« Borikut dhe ka bĂ«rĂ« praktikĂ« nĂ« restorantin Marina nĂ« Zadar. “MĂ« pĂ«lqente tĂ« shĂ«rbeja pijet. NĂ« dasmat kroate pihet shumĂ«. VetĂ«m larja e enĂ«ve nuk mĂ« pĂ«lqente”.

Serie A, trajnerët dhe Ibra

PĂ«rveç Bobanit, idhulli i tij ishte Francesco Totti: “NĂ« Serie A kishit lojtarĂ« fantastikĂ«. I shikoja dhe mendoja: ky Ă«shtĂ« futbolli qĂ« dua tĂ« luaj”.

Modriç ka folur edhe pĂ«r trajnerĂ«t e mĂ«dhenj qĂ« ka pasur: “Allegri ka njĂ« personalitet tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, i ngjan Ancelottit: i ndjeshĂ«m, argĂ«tues, por nĂ« fushĂ« Ă«shtĂ« njĂ« gjigant. Carlo Ancelotti Ă«shtĂ« numri njĂ«, si njeri dhe si trajner”.

PĂ«r Mourinhon: “Ishte ai qĂ« mĂ« deshi te Real Madridi. Pa Mourinhon nuk do tĂ« kisha arritur kurrĂ« aty. ËshtĂ« shumĂ« i drejtpĂ«rdrejtĂ«, por i ndershĂ«m”.

Dhe pĂ«r Ibrahimoviçin, sot konsulent i RedBird: “Kur takohemi, flasim nĂ« gjuhĂ«n tonĂ« dhe askush nuk na kupton”. Modriç kujton se edhe Ibra u kthye te Milani gati 40 vjeç dhe fitoi titullin: “Klasifikimi Ă«shtĂ« i mirĂ«, ka ende shumĂ« rrugĂ« dhe kundĂ«rshtarĂ« tĂ« fortĂ«, por gjithçka Ă«shtĂ« e mundur. Jemi Milani. Dhe kjo Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”.

Prej më shumë se një muaji e larguar nga shtëpia, gjendet e pajetë 19-vjeçarja

Një 19-vjecare është gjendur e vdekur në oborrin e një pallati në Milano.

Sipas familjarëve, Aurora Livoli, ishte larguar prej më shumë se një muaji nga shtëpia.

Kontakti i fundit me të kishte qenë mëngjesin e 26 nëntorit, kur ajo u kishte thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej, pa dhënë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Karabinierët, publikuan dy pamje nga kamerat e sigurisë ku vajza shihet duke ecur në rrugë pak para se të hynte në një pallat në Via Paruta. Ajo paraqitet me flokë të errët deri në supe, e veshur me atlete dhe një xhaketë.

Sipas mediave, në pamje, 19-vjeçarja duket e qetë dhe nuk shfaq shenja shqetësimi. Pas saj shihet një burrë i gjatë dhe i dobët, i veshur me një bluzë të bardhë, i cili nuk shfaqet qartë në pamje. Ai është filmuar rreth një orë më vonë duke u larguar nga e njëjta zonë, këtë herë i vetëm. Sipas hetuesve, asgjë në pamje nuk sugjeron ndjekje apo dhunë në atë moment, duke lënë të kuptohet se dy personat mund të njiheshin.

Kur u gjet, Aurora nuk kishte me vete dokumente identifikimi, telefon apo shenja dalluese që mund të ndihmonin në identifikimin e saj. Verifikimet në arkivat e gjurmëve të gishtërinjve (AFIS), kërkimet në qendrat e pritjes dhe dëshmitë e banorëve të zonës nuk dhanë rezultat. Askush nuk deklaroi se e kishte parë më parë në atë lagje.

Për këtë arsye, Prokuroria autorizoi publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, çka çoi më pas në identifikimin e saj.

Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Autopsia, që pritet të kryhet në orët në vijim, do të përcaktojë nëse shenjat e vërejtura në qafë lidhen me vdekjen dhe nëse ato i paraprijnë apo jo asaj, si edhe nëse ka pasur dhunë.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të identifikuar burrin e parë në shoqërinë e Aurorës dhe për të rindërtuar orët e fundit të jetës së saj.

Ministri i Drejtësisë jep lajmin e mirë për mbi 13 mijë familje pronarësh: Miratuam kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare

Lamallari shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardĂ« lekĂ« do tĂ« shkojĂ« nĂ« llogaritĂ« bankare tĂ« pronarĂ«ve sot dhe nĂ« ditĂ«t e ardhshme. Ky kompensim Ă«shtĂ« pjesa e mbetur prej 30% qĂ« ju takonte subjekteve pĂ«r t’u shlyer plotĂ«sisht si pronarĂ«.

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Promave. Lajmin e mirë e jep Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi.

Ai shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardĂ« lekĂ« do tĂ« shkojĂ« nĂ« llogaritĂ« bankare tĂ« pronarĂ«ve sot dhe nĂ« ditĂ«t e ardhshme. Ky kompensim Ă«shtĂ« pjesa e mbetur prej 30% qĂ« ju takonte subjekteve pĂ«r t’u shlyer plotĂ«sisht si pronarĂ«.

Ministri i DrejtĂ«sisĂ« thekson mes tĂ« tjerash se i ka kĂ«rkuar ATP-sĂ«Â â€œtĂ« ecĂ« sa mĂ« shpejt me kĂ«tĂ« proces, me transparencĂ« dhe nĂ« respekt rigoroz tĂ« ligjit, duke pĂ«rmbushur kĂ«shtu detyrimin qĂ« ne kemi karshi pronarĂ«ve tĂ« tjerĂ« dhe sigurisht si pjesĂ« e angazhimit tonĂ« pĂ«r standardet evropiane, pĂ«r njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme ku prona, ligji dhe tĂ« liritĂ« themelore janĂ« tĂ« shenjta”

Fjala e plotë e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari:

Një tjetër lajm i mirë për të ndarë me ju sot, vecanërisht për shumë e shumë familje që përfitojnë sipas ligjit kompensimin financiar nga shteti për pronat e tyre.  Ndonëse shpesh u referohemi si ish-pronarë, në fakt nga sot shteti shqiptar shlyen plotësisht dhe vë në vend përfundimisht të drejtën që u takon.

Sapo miratuam listën me plot 3527 subjekte të cilët kompensohen përfundimisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për pjesën e mbetur prej 30%.

Me nje fond prej rreth 1.4 miliard lekĂ«, mbi 13 mijĂ« familje pĂ«rfitojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk Ă«shtĂ« thjesht dhe vetĂ«m njĂ« akt financiar dhe as vetĂ«m pĂ«rmbushja e detyrĂ«s sonĂ« funksionale. Por Ă«shtĂ« dicka me tepĂ«r, Ă«shtĂ« njĂ« akt drejtĂ«sie. ËshtĂ« respekt pĂ«r pronĂ«n, pĂ«r ligjin dhe pĂ«r qytetarin.

Me këtë pagesë që do të marrin nga sot e në ditët në vijim, kompensimi për këto familje sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të ATP-së quhet i kryer plotësisht dhe ne mbyllim kështu një kapitull të vjetër. 

Njëkohësisht jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve.  Kam kërkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronës të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta.

Teksa ne përparojmë cdo ditë në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian, kompensimi financiar ndaj pronarëve është përmbushja e zotimit të qeverisë shqiptare ndaj të drejtës së tyre të njohur me ligj.

Faleminderit dhe gëzuar!

Oraret e pritjes së Vitit të Ri 2026 në mbarë botën

Anembanë globit po bëhen përgatitjet e fundit për festimet e Vitit të Ri.

NĂ« Times Square, tashmĂ« Ă«shtĂ« zhvilluar njĂ« provĂ« gjenerale pĂ«r festimet e sonte. NjĂ« “Top Konstelacioni” i ri, i sapoprodhuar, Ă«shtĂ« montuar dhe organizatorĂ«t u mblodhĂ«n mbrĂ«mĂ« pĂ«r ta testuar, duke e ngritur dhe ulur pĂ«rgjatĂ« shtyllĂ«s ikonike 139 metra tĂ« lartĂ«.

Po ashtu, u testua edhe hedhja e konfetit, që mbuloi turmat me copa shumëngjyrëshe festive.

Provat vazhdojnë edhe në kryeqendrat e tjera të botës.

Ja oraret e pritjes së Vitit të Ri sipas zonave kohore:

10:00 – Ishujt e PaqĂ«sorit, pĂ«rfshirĂ« Samoan dhe Kiribatin

11:00 – Zelanda e Re

13:00 – Australia

15:00 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Japonia

16:00 – Tajvani, Hong Kongu, Kina

17:00 – Tajlanda

18:30 – India

20:00 – Emiratet e Bashkuara Arabe

21:00 – Rusia

22:00 – Afrika e Jugut

23:00 – Gjermania

1 Janar

03:00 – Brazili

05:00 – Nju Jorku

08:00 – Los Anxhelosi

Korçë/ 31-vjeçari me precedent penal arrestohet në flagrancë me armë zjarri, në 2017 qëlloi me kallashnikov drejt një lokali nate

Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Një aksion i Komisariatit të Policisë së Korçës, mbrëmjen e djeshme, ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari. Gjatë një kontrolli në një lokal të qytetit, shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë. Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Ai rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend.

Gjatë periudhës 1 janar-30 nëntor 2025, janë regjistruar 39 vrasje në territorin e Shqipërisë, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende me autorë të paidentifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Më poshtë jane ngjarjet kriminale më të bujshme të vitit që sapo lëmë pas.

SKEDAT E KRIMIT
-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan Arjon dhe Klisman Hasaj.
-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë, krim për të cilin u arrestuan vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani. Ata dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit, ngjarje që ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.
-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.
-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.
27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20 vjeç.
-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.
-Sakaq, një tjetër krim u regjistrua më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kazës, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.
-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.
-NjĂ« tjetĂ«r ngjarje e rĂ«ndĂ« ndodhi mĂ« 4 gusht 2025 nĂ« Vau tĂ« DejĂ«s, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rasti mbetet i pazbardhur nga policia. NdonĂ«se nuk ka tĂ« arrestuar, pista kryesore e vrasjes pĂ«r policinĂ« mbetet ajo e gjakmarrjes. HasmĂ«ria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve tĂ« tjera ka prodhuar qĂ« nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri mĂ« tani. Frrok Lleshaj Ă«shtĂ« i treti qĂ« vritet pas djalit dhe vĂ«llait tĂ« tij nĂ« fillim vitet ’90 ndĂ«rsa tĂ« vrarĂ« janĂ« edhe kushĂ«riri i tij DodĂ« Lleshaj me tĂ« cilin lindi konflikti dhe njĂ« shtetas tjetĂ«r nga Puka. Gjithçka nisi nĂ« vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra nĂ« Greqi.
-Më 14 gusht mbeti i vrarë 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.
-Pirro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat i Postribë, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.
-Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.
-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vranë më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë, ku u plagosën edhe të tjerë. Autor Ragip Gila u arrestua.
-MĂ« 18 shtator u nxor pa jetĂ« nĂ« njĂ« humnerĂ« Mirel Çokaj, ndĂ«rkohĂ« familjarĂ«t e tij pretendojnĂ« se ai Ă«shtĂ« vrarĂ« pĂ«r parcelat e kanbanisit. Prokuroria e ShkodrĂ«s ka nisur hetimet.
-Ndërkohë, ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie. Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

-Krim i dyfishtë u regjistrua në 22 tetor, ku pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.
-Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e ndodhur më 28 tetor të vitit që sapo lëmë pas, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.
-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.
-Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).
-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagos pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.
-Më 30 nëntor vritet në ambientet e biznesit të tij, brenda makinës Mondi Mëhall, në Elbasan, krim për të cilin janë arrestuar disa persona.

❌