Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Situata drejt normalizimit në Vlorë pas uljes së nivelit të lumit Vjosë

Niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit, duke sjellë përmirësim të situatës së përmbytjeve në zonat e Vlorës.

Autoritetet përkatëse kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve në të gjithë territorin e prekur, me qëllim evidentimin dhe vlerësimin e pasojave të shkaktuara.

Ndërkohë, strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të banorëve për çdo nevojë apo emergjencë të mundshme.

Kujtojmë se moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit solli pasoja të rënda, me përmbytje të banesave, evakuime masive dhe humbje jete. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi në Durrës, pasi u mor nga rrjedha e ujit.

Ndërkohë, ditën e djeshme u dha urdhër për evakuimin e banorëve nga banesat e tyre në Durrës, konkretisht për zonën e Sukthit dhe Katundin e Ri, por edhe Novoselë, në Vlorë dhe zonën e Ferrasit në Fier.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në tregun e rrobave te ‘5 Maji’, forcat zjarrëfikëse në vendngjarje

Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm.

Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë sërish ambjentet dhe bizneset ndërsa dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.

Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.

Flakët morën përmasa të mëdha mbrëmjen e kaluar duke shkaktuar panik te banoret e zones si dhe pronarët e bizneseve, ndërsa për shuarjen e tyre u kërkua ndihmë nga Durresi dhe Elbasani.

 

Përmbytjet, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave. Mbledhja nisi në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën nga përmbytjet që kanë prekur vendin ditët e fundit.

Në mbledhje do të diskutohen masat dhe plani për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.

Në fjalën e tij Rama tha se: “Njerëzit nuk kanë nevojë për shpifje, por për solidaritet dhe ndihmë”

“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifjje, lumenjte nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.”, theksoi Rama.

Prej katër ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante. Ndërkohë dje janë bërë evakuime për banorët në Novoselë, Vlorë e Fier si dhe në Sukth dhe Katund të Ri në Durrës.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se evakuimi do të realizohej përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.

Rama publikon pamjet e lumit Vjosa: Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme, duke sjellë përmirësim të situatës pas përmbytjeve të regjistruara në zonën e Novoselës.

Në postimin e tij, Rama nënvizon se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën e prekur, për të bërë evidentimin e pasojave që përmbytjet kanë lënë në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë.

Sipas kryeministrit, strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri të plotë.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të ruajnë kujdesin në këtë situatë të vështirë.

"Bie niveli i Vjosës"/ Rama publikon pamjet e lumit: Ka filluar

Temperaturat shkojnë në -6 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore: -6 / 6 °C

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Këmbimi valutor 9 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor sot (9 janar 2026), monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Plani i SHBA për marrjen e Groenlandës, pagesa për çdo banor deri në…

Administrata Trump po shqyrton dërgimin e pagesave të njëpasnjëshme për banorët e Groenlandës për t’i bindur ata të shkëputen nga Danimarka dhe të bashkohen me Shtetet e Bashkuara, sipas zyrtarëve amerikanë, raporton Reuters.

Pagesat mund të jenë deri në 100,000 dollarë për person, me administratën Trump që gjithmonë po shqyrton një qasje ushtarake ose diplomatike për blerjen e ishullit.

Sipas një raporti të Reuters, propozimi për të dërguar pagesa të njëpasnjëshme për banorët e Groenlandës në një përpjekje për t’i bindur ata të shkëputen nga Danimarka dhe të bashkohen me Shtetet e Bashkuara është duke u diskutuar midis zyrtarëve amerikanë. Pavarësisht pasigurisë mbi shumën e saktë dhe detajet e procesit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ndihmësit e Presidentit të SHBA-së Donald Trump , kanë thënë se pagesat mund të variojnë nga 10,000 deri në 100,000 dollarë për person.

Ideja e dhënies së parave direkt për banorët e Groenlandës ofron një shpjegim të mundshëm se si Shtetet e Bashkuara mund të përpiqen të “blejnë” ishullin me 57,000 banorë, pavarësisht deklaratave kategorike nga autoritetet në Kopenhagen dhe Nuku’alofa se Groenlanda nuk është në shitje.

Kjo strategji është pjesë e planeve të Shtëpisë së Bardhë për blerjen e Groenlandës, të cilat përfshijnë gjithashtu veprime të mundshme ushtarake, megjithëse pagesa e parave mund të duket shumë poshtëruese për një popullsi që ka debatuar vazhdimisht për pavarësinë dhe varësinë e saj ekonomike nga Danimarka.

Propozimi për t’u paguar grenlandezëve vjen pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili përsëriti dëshirën e tij për të blerë ishullin. Pavarësisht reagimit nga udhëheqësit evropianë, diskutimi mbi këtë çështje vazhdon.

Shtetet e Bashkuara, pavarësisht reagimeve, vazhdojnë të shqyrtojnë mundësi të ndryshme, ndërsa një skenar tjetër i mundshëm është përfundimi i një marrëveshjeje “Kampi të Asociimit të Lirë” (COFA), të ngjashme me ato që janë nënshkruar vetëm me vendet e vogla ishullore të Paqësorit.

Ndërkohë, çështja mbetet e hapur dhe administrata Trump vazhdon të shqyrtojë të gjitha mundësitë, duke marrë parasysh interesat strategjike, gjeopolitike dhe ekonomike të SHBA-së.

VIDEO/ Milan barazim dramatik me Genoan. Inter +3

Milan ka lënë Interin t’i largohet në kreun e renditjes së Serie A, pasi ka barazuar sot ndeshjen ndaj Genoas në shtëpi me shifrat 1-1 pas një fundi dramatik.

Ishi Colombo i dha avantazhin miqve në minutën 28-të, ndërsa do duhej të vinte minuta ’92 që Milani të barazonte me Leaon.

Në minutën e fundit shtesë Genoa humbi një penallti me Stancu.

Me këtë barazim Milan rënditet në vendin e dytë me 39 pikë, 3 më pak se Interi kryesues.

GOLAT/ Reali fiton derbin dhe luan finalen e Superkupës me Barcelonën

Real Madrid është skuadra e cila do të luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës këtë fundjavë.

Skuadra e Xabi Alonsos ka triumfuar në derbin përballë Atleticos me shifrat 2-1.

Ndeshja e luajtur në Xhedah të Arabisë Saudite nisi me një gol shumë të shpejtë të Valverdes me një goditje dënimi spektakolare, që i dha avantazhin “los blancos” që në minutën e dytë dhe ia bëri më të thjeshtë ndeshjen.

Ata mbajtën larg portës kundërshtarët, duke thumbuar me kundërsulme, ndërsa Kurtua bëri disa pritje për të ruajtur avantazhin në pjesën e parë.

Në të dytën, një pasim perfekt i Valverdes gjeti Rodrigon i cili shënoi edhe golin e dytë. Por Sorloith shumë shpejt tundi rrjetën për të lënë gjithçka të hapur deri në fund, ku Atletico sulmoi me forca të shumta, por pa arritur të shënonte përsëri.

Kështu, Reali shkon në finale, ku përballë do të ketë rivalët e përhershëm të Barcelonës, në një ndeshje që pritet të dhurojë shumë luftë e spektakël.

VIDEO/ Zjarri te ”5 Maji”, denoncimi i deputetit: Dikush e ka piketuar për kulla

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deputeti Erald Kapri hedh dyshime se “dikush e ka piketuar për ndërtime kullash!

Disa tregtarë po më shkruajnë se tregut te ‘5 Maji’ i është vënë flaka qëllimisht, sepse është gati një projekt me pallate. Bizneset që kishin ambientet me qira nuk “po hapnin rrugë”.

VIDEO/ “Po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha”! Ndërpritet energjia te “5 Maji”

Një zjarr i madh ka përfshiurë mbrëmjen e sotme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Fillimisht flakët dogjën një kapanon dhe më pas u përhapën masivisht.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Tirana, Elbasani, Vora dhe ushtria janë sinjalizuar për të vendosur flakët nën kontroll.

Situata mbetet e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe materialeve lehtësisht të djegshme dhe kabujve elektrikë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Forcat zjarrfikëse po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha në një sipërmarrje në zonën e “5 Majit“.

Ndërkohë, nergjia elektrike në zonë është ndërprerë për sigurinë e banorëve.

Flakët përfshijnë magazinat e rrobave në Tiranë. Situata alarmante, zgjerohet perimetri i sigurisë

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo” në rrugën “5 Maji”.

Situata vijon të jetë alarmante pasi flakët e zjarrit po përhapen më shumë, duke krijuar vatra të reja.

foto galeri

foto galeri

Prej më shumë se 1 orë, 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.

Siç duket edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

Plagosi me thikë pronarin e barit dhe të birin pasi refuzuan ti shërbenin alkool, arrestohet shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në Occhiobello.

Ngjarja ka ndodhur në bar-pastiçerinë “San Lorenzo”, në Via Roma. Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ndodhej nën efektin e alkoolit dhe kishte kërkuar të shërbehej me më shumë pije, por ishte refuzuar nga stafi i lokalit, njoftojnë mediat lokale.

Pas një debati verbal, pronari i lokalit, i cili punonte si barist, dhe djali i tij, kamerier, e nxorën klientin jashtë ambienteve të barit. Konflikti u përshkallëzua jashtë lokalit, ku 30-vjeçari nxori thikën dhe i goditi të dy.

Më rëndë mbeti i plagosur pronari i lokalit, i cili u godit në gjoks teksa përpiqej të mbronte të birin. Sipas policisë, tehu i thikës mbeti i ngulitur në trupin e tij, ndërsa autori u gjet me dorezën e thyer të armës në dorë.

I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Rovigos dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore mbetet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pas mbërritjes së policisë, e cila u njoftua përmes numrit të emergjencës 112, i dyshuari vijoi sjelljen agresive, duke detyruar efektivët ta imobilizonin dhe ta arrestonin në flagrancë.

Të mërkurën, shqiptari doli para Gjykatës së Rovigos, ku u konfirmua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa do të përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, në dy raste.

Kontrolli në Venezuelë, Trump synon të ulë çmimin e naftës në 50 dollarë për fuçi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me këshilltarët e tij po shqyrtojnë një plan afatgjatë për të fituar kontrollin e sektorit të naftës të Venezuelës, me qëllim që të ndikojnë në tregun global të energjisë dhe të ulin çmimin e naftës në rreth 50 dollarë për fuçi, raporton “Wall Street Journal“.

Sipas burimeve, një nga elementët kyç të këtij plani nën vlerësim është që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë kontrollin mbi kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës, Petróleos de Venezuela S.A. (PDVSA), duke blerë dhe duke tregtuar shumicën e prodhimit të saj të naftës.

Qëllimi i administratës, sipas raportimit, është që kjo lëvizje të ndikojë në uljen e çmimeve botërore të naftës, duke i afruar ato objektivit të dëshiruar prej 50 dollarë për fuçi naftë. Trump ka shprehur besimin te ndihma që një pjesë e prodhimit venezuelan mund të ofrojë për tregun global dhe për ekonominë amerikane, duke ndihmuar në uljen e kostos së energjisë për konsumatorët.

 

Ende nuk ka koment zyrtar nga Shtëpia e Bardhë mbi detajet e planit, ndërsa çështja pritet të diskutohet edhe me kompani të mëdha energjetike në SHBA dhe partnerë ndërkombëtarë.

VIDEO/ A fshihen interesat e ndërtimit pas zjarrit masiv te tregu i “5 Majit”?

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje janë angazhuar forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Megjithatë, përmasat e flakëve dhe fakti që ngjarja ndodh në një zonë me interes të lartë ndërtimi ngrenë dyshime nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

Gjithësesi, do të jenë forcat zjarrfikëse ato që do të certifikojnë shkakun real të zjarrit.

 

Zjarri te “5 Maji” merr përmasa të frikshme/ Zjarrfikëse nga Durrësi e rrethe të tjera drejt Tiranës, ndihmë edhe nga ushtria

Ka marrë përmasa të frikshme zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Raportohet se, për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet.

Mësohet se është kërkuar ndihma edhe e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit, Vorës, Durrësit dhe qyteteve të tjera.

LEXO EDHEVIDEO/ A fshihen interesat e ndërtimit pas zjarrit masiv te tregu i “5 Majit”?

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Përmbytjet në Fier/ Balluku nga Ferrasi: Niveli i prurjeve në Vjosë 5.5 metra. Situata drejt përmirësimit

Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e përmbytjeve masive, me raportime të shumta për evakuime në Durrës, një pjesë të Kurbinit, Vlorë dhe Fier.

Sakaq, kanë nisur evakuimet e para edhe në fshatin Ferras, ku në terren ndodhen zv/kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Armando Subashi.

Në një prononcim për mediat, ministri Vengu deklaroi se në Vlorë janë evakuuar 20 persona, ndërsa në Ferras 15 familjarë.

Ndërsa numri dy i qeverisë theksoi se:

Në pikën e matjes që përdorim për lumin Vjosa, niveli ka qenë 8 metra, ndërsa tani është 5.5 metra. Ka një rënie të konsiderueshme, e cila pritet të reflektohet në situatën e mëtejshme”.

BE: Solidaritet dhe mbështetje për përballimin e përmbytjeve në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve të shkaktuara nga kushtet e pafavorshme atmosferike në disa zona të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare, duke shkëmbyer informacion të vazhdueshëm dhe duke vënë në dispozicion pamje satelitore përmes programit Copernicus.

Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Shtetet Anëtare, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e pasojave të kushteve ekstreme atmosferike. Kjo mbështetje mund të realizohet edhe përmes aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në varësi të nevojave të evidentuara në terren.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa prioritet mbetet garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimi i pasojave të përmbytjeve.

Kush është 37-vjeçarja që u vra nga polici në SHBA?

Renee Nicole Good, një nënë 37-vjeçare e tre fëmijëve dhe një qytetare amerikane nga Colorado Springs, u vra nga një agjent i Emigracionit (ICE) në Minneapolis.

LEXO EDHEVIDEO/ Vrasja e 37-vjeçares nga oficeri në SHBA, protestuesit përleshen me forcat e rendit

Good, e cila kishte sapo ishte zhvendosur në qytet nga Kansas City, ishte e pasionuar pas artit, dhe sipas udhëheqësve të qytetit, ishte e pranishme si vëzhguese ligjore gjatë një operacioni të ICE, që do të thotë një vullnetare që monitoron veprimet e policisë dhe forcave të sigurisë për të ndihmuar në ruajtjen e qetësisë dhe mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve.

Por administrata Trump e quajti atë “terroriste të brendshme”. Vdekja e Good ka nxitur protesta në të gjithë vendin, me shumë qytetarë që mbajnë pankarta “Drejtësi për Renee”.

Në një intervistë për Minnesota Star Tribune, nëna e saj, Donna Ganger, tha se vajza e saj ndoshta ishte tmerruar, gjatë përballjes me oficerët dhe e përshkroi atë si një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur. “Ajo ishte jashtëzakonisht e dhembshur, kujdesej për njerëzit gjithë jetën e saj, ishte e dashur dhe falte shumë” tha Ganger.

Babai i saj, Tim Ganger, i tha Washington Post se Renee kishte një jetë të mirë, por të vështirë.

Një fond mbledhës parash për familjen e saj, i cili kishte një qëllim fillestar prej 50,000 dollarësh, arriti të grumbullojë më shumë se 500,000 dollarë brenda 15 orësh.

Në llogarinë e saj të Instagramit, e cila tani është private, Good e përshkruante veten si “person që i pëlqen të shkruajë për udhëtimet, grua dhe nënë”.

Good kishte studiuar shkrim krijues në Old Dominion University në Norfolk, Virginia, dhe në vitin 2020 fitoi një çmim për studentë nga Academy of American Poets për veprën e saj “On Learning to Dissect Fetal Pigs”.

Sipas biografisë së saj, ajo kalonte kohë duke bërë maratona filmi dhe duke krijuar art të çrregullt me fëmijët e saj. Ajo kishte një djalë me ish-burrin e dytë, Tim Macklin, i cili vdiq në vitin 2023, dhe dy fëmijë të tjerë me burrin e saj të parë. Good kishte punuar më parë si asistente dentare dhe në një bankë që jepte kredi, por kryesisht ishte shtëpiake, vitet e fundit.

Sipas disa udhëheqësve të shtetit dhe zyrtarëve të Universitetit Old Dominion, Good ishte atje për të vëzhguar operacionin e ICE si vullnetare, pa ndërhyrë në veprimet e oficerëve. Por zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, e përshkruan Good si dikë që “ndiqte dhe pengonte punën” e oficerëve dhe e akuzuan se ajo kishte tentuar të përdorte automjetin për të dëmtuar një oficer. Sipas tyre, agjenti i ICE kishte frikë për jetën e tij dhe kishte qëlluar në vetëmbrojtje.

Presidenti Trump e përforcoi këtë rrëfim në rrjetin e tij social, duke e quajtur Good “agjitatore profesioniste” që “sulmoi dhunshëm një oficer të ICE”. Ndërkohë, kryetari i qytetit të Minneapolis, Jacob Frey, tha se agjenti kishte vepruar në mënyrë të pakujdesshme, duke rezultuar në vdekjen e një gruaje.

Good jetonte vetëm disa blloqe larg vendit ku u qëllua dhe rreth një milje larg vendit ku George Floyd u vra nga një oficer policie në 2020, ngjarje që shkaktoi protesta të mëdha kundër racizmit në mbarë botën. Familja, miqtë dhe komuniteti i saj e përshkruajnë si një njeri të jashtëzakonshëm, të dashur dhe të përkushtuar, dhe vdekja e saj ka shkaktuar reagime të forta dhe kërkesë për drejtësi në të gjithë vendin.

VIDEO – Zjarr masiv te tregu i “5 majit”/ Dhjetëra mjete dhe forca në vendngjarje

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun pranë rrugës 5 Maji në Tiranë.

Mësohet se, 30 forca dhe 6 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë se 30 minutash.

Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar.

Ende nuk është i ditur shkaku i zjarrit.

❌