Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj u arrestua ditën e sotme, lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci.
Me vendim të Gjykatës së Durrësit është caktuar edhe masa arrest në shtëpi për shefen e Shërbimit Shëndetësor në burg, Ylfete Sema.
Të dy akuzohen për shpërdorim detyre.
Kur policët e burgjeve e sollën Altin Ndocin me ambulancë në spitalin e Durrësit pa pranga dhe në rrethana të dyshimta, të cilat po hetohen nga prokuroria, mjeku kirurg që do e priste për konsultë gjatë të njëjtës ditë, ishte në sallë të operacionit me një tjetër pacient, qytetar i thjeshtë, jo i burgosur. Dhe jo vetëm kaq.
Ka dyshime të forta se kirurgu as nuk kishte dijeni se 38-vjeçari kishte mbërritur ndërkohë në spital, i shoqëruar nga policia e burgjeve prej orës 10:10 të mëngjesit të 13 janarit.
Deri në orën 13:05, kur u regjistrua arratisja, kirurgu i spitalit të Durrësit i cili do të bënte konsultën me pacientin e burgosur, nuk arriti as ta shohë Ndocin, dhe aq më pak ta vizitojë.
Po kush e ndihmoi Altin Ndocin?
Edmon Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.
Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.
Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyetje apo jo.
Arratisja
Altin Ndoci u arratis të martën nga Spitali i Durrësit ku ishte dërguar për të kryer një ekzaminim shëndetësor.
Shoqërimi u bë me ambulancën e burgut jashtë standardeve të sigurisë, duart e palidhura me pranga dhe mjaft i lirë ashtu si dhe grupi shoqërues i Policisë së Burgjeve.
Ndoci arriti të dilte jashtë spitalit pasi ka goditur 2 policët që e shoqëronin.
JashtĂ« traut tĂ« spitalit tĂ« DurrĂ«sit e priste njĂ« automjet tip âAudi A7â me tĂ« cilin Ă«shtĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« paditur ende.
Kush është Altin Ndoci?
Altin Ndoci, 38 vjeç, lindur në Troshan të Lezhës dhe banues në Tiranë, është pjesë e disa dosjeve penale në hetim nga SPAK dhe në gjykim nga Gjykata e Posaçme, i akuzuar për vepra të rënda penale.
Emri i tij ka dalë në skenë nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, por edhe nga bisedat në SKY ECC, mes personazheve të ndryshme të botës së krimit, madje edhe drejtues të grupeve e organizatave kriminale.
Me vendimin nr.98 tĂ« datĂ«s 2 gusht 2024, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masĂ«n e sigurisĂ« âarrest nĂ« burgâ, si i dyshuar pĂ«r: âVrasje nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«sueseâ, kundĂ«r dy ose mĂ« shumĂ« personave, nĂ« dy raste, âVrasje me paramendimâ, âSigurim i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasjeâ, nĂ« dy raste, âVjedhje me armĂ«â nĂ« dy raste, âPĂ«rkrahje e autorit tĂ« krimitâ, vepra penale kĂ«to tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal dhe âOrganizatĂ« kriminaleâ.
SPAK e ka akuzuar atĂ« pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« âMasakrĂ«n e Bradasheshitâ, ku u vranĂ« vĂ«llai i bashkĂ«punĂ«torit tĂ« drejtĂ«sisĂ« Erjon Alibej, shtetasi Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, mĂ« 29 dhjetor 2018. Gjithashtu edhe pĂ«r vrasjen Klevin Bahos dhe plagosjen e vĂ«llait tĂ« tij, Aldo (AleksandĂ«r) Baho, mĂ« 1 korrik 2019 nĂ« BroshkĂ« tĂ« Elbasanit.
Vrasjen në tentativë të kryer në bashkëpunim, me interes dhe hakmarrje të Kei Pikut, më 16 janar 2020. Gjitashtu edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Erjon Alibejn, gjatë periudhave të ndryshme nga nëntori 2019 deri në janar 2020, si dhe të Ardit (Arjan) Spahiut, ngjarje e planifikuar në periudhën dhjetor-janar 2020.
Altin Ndoci akuzohet gjithashtu edhe pĂ«r grabitjen nĂ« pistĂ«n e Aeroportit âNĂ«nĂ« Terezaâ, nĂ« Rinas, mĂ« 9 prill 2019, si dhe tentativĂ«n e grabitjes sĂ« banesĂ«s sĂ« Minella Muçës, nĂ« Fier, mĂ« 23 mars 2018.
Nga ana tjetĂ«r ai akuzohet se ka pĂ«rkrahur edhe tĂ« shumĂ«kĂ«rkuarin Talo Ăela nĂ« vitin 2020.
Altin Ndoci u arrestua fillimisht gjatĂ« operacionit âPlumbi i ArtĂ«â, nĂ« vitin 2021. Ai ka qenĂ« i dyshuar pĂ«r vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vĂ«llezĂ«rve Besmir dhe Viktor Haxhiaj nĂ« DurrĂ«s dhe ekzekutimin e dy personave tĂ« tjerĂ« 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian ShkozĂ«n.
Por më 2 prill 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit përfshirë edhe dyshimin për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur atë të pafajshëm.
Ishin dëshmitë e të arrestuarit, Klevis Alla, i cili e përfshinte Altin Ndocin në këto 4 vrasje por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi çka bëri që të marrë pafajësinë.
Nga ana tjëtër për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Gjykata e Posaçme dënoi me 25 vite burg Klevis Allën.
Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024 ai nuk mundi të dalë nga burgu, pasi SPAK kishte ngritur akuza të tjera kundër tij, pas dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda.