Mickoski: Trenat në hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridori 10 do të lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/orë

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarve në lidhje me progresin e modernizimit të hekurudhave, deklaroi se projektet në infrastrukturën hekurudhore po shënojnë përparim të konsiderueshëm, me fokusin në Korridoret 8 dhe 10, modernizimin e hekurudhave ekzistuese dhe zhvillimin e linjave të reja hekurudhore më të shpejta.
"Sa i përket projekteve hekurudhore, mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën se si po ecin ato. Do t'ju kujtoj se, pas ngecjes që ishte me seksionin e tretë të Korridorit të Tetë dhe hekurudhën që lidh konkretisht Kumanovën me Kriva Pallankën, dhe pikën kufitare me fqinjin tonë lindor Bullgarinë, ato mospërputhje fillestare, do të thoja, janë kapërcyer.
Ne nënshkruam një marrëveshje me fqinjin tonë lindor, Brukseli doli me mbështetje në ndërtimin e tunelit që duhet të lidhë dy hekurudhat, domethënë hekurudhën nga fqinji ynë lindor dhe hekurudhën tonë, dhe pres që këtë vit, ngadalë por me siguri, të shpallet tenderi për ndërtimin e asaj, të quajtur kushtimisht, seksioni i tretë. Sepse të parin, nga Kumanova në Beljakovcë, e nisëm, të dytin, në të cilin po punohet nga Beljakovca në Kriva Palalnkë, dhe të tretin, nga Kriva Pallanka deri në hyrje të atij tuneli. Është një projekt me të cilin po ecim përpara", tha Kryeministri.
Mickoski theksoi se është duke u zhvilluar projekti për hekurudhën me shpejtësi të lartë të Korridorit 10, i cili duhet të lidhë Tabanocin me Bogorodicën. Atje, trenat e pasagjerëve do të lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/orë, ndërsa trenat e mallrave do të lëvizin me shpejtësi deri në 120 km/orë./Telegrafi/






































