Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Prishtinë, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, duke përfunduar me lëndime trupore dhe nën kërcënime serioze për jetë.
Ngjarja ka ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 00:40, në rrugën “Zagrebi”, ku viktima B.QH ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari B.TH., e ka goditur dhe e ka kanosur.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, përveç dhunës fizike, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën me fjalët: “Kam me të vra”, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh.
Në vendngjarje ka dalë edhe një njësi e Urgjencës, e cila i ka ofruar ndihmë mjekësore viktimës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një person i dyshuar për vjedhje është arrestuar nga Policia, por më pas ka eskaluar situata edhe brenda stacionit policor.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Fehmi Lladrovci” , ku njësitë e Stacionit Policor Jugu kanë intervenuar pas raportimit për një vjedhje në një supermarket.
Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes është arrestuar i dyshuari Flamur Musa Gashi, i cili dyshohet se është recidivist i veprave penale.
Mirëpo, pas shoqërimit të tij në stacion, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.
Në lidhje me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa palët e përfshira janë intervistuar, përfshirë edhe të dyshuarin, i cili është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.
Po ashtu, sipas të dhënave nga burimet, pas matjes së alkoolit në organizëm, i dyshuari ka rezultuar me 0.60 promila.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, është marrë vendim që rasti të iniciohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.
Ndërkohë, për rastin e vjedhjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një incident tejet i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë me armë zjarri dhe granatë dore, gjatë një ndalese rutine në trafik.
Ngjarja ka ndodhur më 25.01.2026, rreth orës 16:20, në rrugën “Flaka e Tringa Hoxha”, ku patrulla policore kishte ndaluar një automjet BMW X5, pasi drejtuesi kishte kryer një kundërvajtje në trafik.
Sipas informacioneve nga burimet e besueshme, pasi zyrtarët policorë i kanë bërë me dije se do t’i shqiptohej tiketa e trafikut, i dyshuari Lirdon Podrimja ka dalë nga vetura dhe ka nisur t’i kanosë policët, duke i kërcënuar me jetë.
Situata ka eskaluar edhe më shumë në momentin kur policët e kanë njoftuar se është i arrestuar dhe kanë tentuar ta prangosin, por i dyshuari ka rezistuar, është shkëputur nga duart e policëve dhe ka futur duart në çantën e krahut.
Në atë çast, ai dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë, ka futur fishekun në tytë dhe e ka drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë, duke u thënë: “Ju vraj, ju vraj.”
Jo vetëm kaq, por sipas burimeve, i dyshuari më pas ka nxjerrë edhe një granatë dore, të cilës dyshohet se ia ka hequr siguresën, duke vazhduar kanosjen ndaj zyrtarëve policorë.
Pas kësaj, ai është futur me shpejtësi në veturën e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke ikur në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa me urdhër të tij janë kryer bastisje në lokacionin ku banon i dyshuari dhe në lokalin e tij.
Gjatë kontrollit në lokal, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 fishekë, rreth 2 gramë marihuanë, tri peshore digjitale si dhe një mulli që shërben për bluarjen e marihuanës.
I dyshuari Lirdon Podrimja ndodhet ende në arrati, ndërsa rasti është iniciuar për disa vepra penale: “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet policore po ndërmarrin veprime për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një incident jashtëzakonisht i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i dyshuar ka kërcënuar zyrtarët policorë me armë zjarri dhe granatë dore, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 25 janar 2026, rreth orës 16:20, në rrugën “Flaka e Tringa Hoxha” në Gjakovë, kur patrulla policore ka ndalur një automjet të tipit BMW X5, pasi drejtuesi kishte shkaktuar një kundërvajtje në trafik.
Sipas informacionit që ka siguruar Sinjali, pasi zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptohet tiketa e trafikut, i dyshuari L.P. ka dalë nga automjeti dhe ka nisur t’i kanosë policët me kërcënime serioze, duke iu drejtuar atyre me fjalë kërcënuese për jetë.
Zyrtarët policorë e kanë njoftuar se është i arrestuar, por në momentin kur kanë tentuar ta prangosin, ai ka shfaqur rezistencë dhe ka arritur të largohet nga duart e policisë.
Situata ka eskaluar në mënyrë dramatike, kur i dyshuari ka futur duart në çantën e krahut dhe ka nxjerrë një pistoletë, ku dyshohet se e ka futur fishekun në tytë dhe e ka drejtuar armën në drejtim të policëve, duke i kërcënuar me fjalët: “Ju vras, ju vras!”
Në vazhdim, ai dyshohet se ka nxjerrë edhe një granatë dore, ia ka hequr siguresën dhe ka vazhduar t’i kanosë zyrtarët policorë, për t’u larguar më pas me shpejtësi me veturën e tij nga vendngjarja.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore, përfshirë bastisje në lokacionin ku banon i dyshuari, si dhe në lokalin e tij.
Gjatë bastisjes në lokal, Policia ka gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë:
• 4 fishekë
• 2 gramë marihuanë
• 3 peshore
• një mulli për bluarjen e marihuanës
I dyshuari, sipas burimeve, ndodhet në arrati, ndërsa rasti është inicuar për veprat penale: “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pritet që organet e rendit të ndërmarrin veprime të tjera për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Një rast i rëndë i dyshuar i ngacmimit seksual është raportuar në Fushë Kosovë, ku një e mitur ka deklaruar se është përballur me veprime të papranueshme nga një person, pranë zonës së stacionit hekurudhor.
Sinjali mëson se rasti është paraqitur mbrëmjen e së shtunës, më 25 janar 2026, kur rreth orës 20:00, viktima e mitur është paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë së bashku me vëllain e saj, për ta raportuar rastin.
Sipas deklarimit të saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në zonën e Sheshit të Lirisë, afër stacionit hekurudhor, ku ajo është takuar rastësisht me të dyshuarin E.H.
Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte përqafuar dhe më pas e kishte puthur në buzë pa pëlqimin e saj, duke e kapur me forcë, çka e ka bërë të ndihet e frikësuar dhe e cenuar. Sipas saj, ajo e ka shtyrë të dyshuarin dhe është larguar menjëherë nga lokacioni.
Palët, sipas Policisë, kanë deklaruar se nuk ka pasur veprime të tjera përtej përqafimit dhe puthjes në buzë, ndërsa viktima është intervistuar në prani të zyrtarëve përkatës dhe me përfshirjen e Qendrës për Punë Sociale, për shkak të moshës së saj.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Ngacmim Seksual”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:01, në Deçan.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë të rregullt.
“Deçan / 25.01.2026 – 00:01. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Një person është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 23.01.2026 rreth orës 11:10, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“ Fushë Kosovë / 23.01.2026 – 11:10. Me 25.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij , rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Dy ish-presidentë demokratë dënuan skenat në Minnesota pas vrasjes së Alex Pretti këtë fundjavë, duke e përshkruar tragjedinë si një moment vendimtar që i bën thirrje amerikanëve të "flasin" dhe të ndërmarrin veprime.
Ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle e quajtën vdekjen e Prettit një "tragjedi zemërthyese" në një deklaratë.
“Duhet të jetë gjithashtu një thirrje zgjimi për çdo amerikan, pavarësisht nga partia, se shumë nga vlerat tona thelbësore si komb po sulmohen gjithnjë e më shumë”, tha çifti Obama, shkruan NBC News.
Familja Obama gjithashtu kritikoi "taktikat e paprecedentë" që ka përdorur Departamenti i Sigurisë Kombëtare, duke thënë se "njerëzit në të gjithë vendin janë indinjuar me të drejtë nga spektakli i rekrutëve të maskuar të ICE-së dhe agjentëve të tjerë federalë që veprojnë pa u ndëshkuar dhe që angazhohen në taktika që duket se janë të dizajnuara për të frikësuar, ngacmuar, provokuar dhe rrezikuar banorët e një qyteti të madh amerikan".
Ata thanë se "në vend që të përpiqen të imponojnë njëfarë disipline dhe llogaridhënieje mbi agjentët që kanë dërguar, presidenti dhe zyrtarët aktualë të administratës duket se janë të etur ta përshkallëzojnë situatën, ndërsa ofrojnë shpjegime publike për të shtënat me armë zjarri ndaj Pretti dhe Renee Good, të cilat nuk mbështeten në ndonjë hetim serioz - dhe që duket se kundërshtohen drejtpërdrejt nga provat video".
Familja Obama i bëri thirrje çdo amerikani të “frymëzohet nga vala e protestave paqësore në Minneapolis dhe pjesë të tjera të vendit” dhe thanë se shpresojnë që zyrtarët e administratës të ndryshojnë qasjen e tyre dhe të punojnë me Guvernatorin e Minnesotas, Tim Walz, dhe Kryetarin e Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, “për të shmangur më shumë kaos dhe për të arritur qëllime legjitime të zbatimit të ligjit”.
Për rastin ka lëshuar deklaratë edhe ish-presidenti Bill Clinton. Ai ka deklaruar se nuk e kishte menduar kurrë se këto do të ndodhnin në Amerikë.
"Njerëz, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga shtëpitë, vendet e punës dhe rrugët e tyre nga agjentë federalë të maskuar", tha ai.
"Protestuesit paqësorë dhe qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të vëzhguar dhe dokumentuar zbatimin e ligjit janë arrestuar, rrahur, është hedhur gaz lotsjellës dhe, më e keqja, në rastet e Renee Good dhe Alex Pretti, janë qëlluar dhe vrarë”, shtoi Clinton
"E gjithë kjo është e papranueshme dhe duhej të ishte shmangur”, vazhdoi ish-presidenti.
Deklarata e tij vazhdon: “Njerëzit përgjegjës na kanë gënjyer, na kanë thënë të mos e besojmë atë që kemi parë me sytë tanë dhe kanë nxitur taktika gjithnjë e më agresive dhe armiqësore, duke përfshirë pengimin e hetimeve nga autoritetet lokale. Gjatë gjithë jetës, përballemi vetëm me disa momente ku vendimet që marrim dhe veprimet që ndërmarrim do të formësojnë historinë tonë për vitet që do të vijnë. Ky është një prej tyre. Nëse heqim dorë nga liritë tona pas 250 vjetësh, mund të mos i marrim kurrë më ato. Varet nga të gjithë ne që besojmë në premtimin e demokracisë amerikane të ngrihemi, të flasim hapur dhe të tregojmë se kombi ynë ende i përket Neve, Popullit." /Telegrafi/
Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku deri më tani janë rinumëruar 1.729 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 67.62% të totalit.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 47.04% të votave, ndërsa pas saj renditen PDK me 22.70%, LDK me 11.42% dhe AAK me 5.94%.
Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke lënë shtatë të vdekur dhe duke ndërprerë energjinë për qindra mijëra shtëpi.
Shkollat dhe rrugët janë mbyllur, ndërsa fluturimet janë anuluar. Kushtet “kërcënuese për jetën” përfshijnë Teksasin dhe Anglinë e Re, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Mbi 800 mijë familje janë pa energji elektrike, dhe më shumë se 11 mijë fluturime janë anuluar.
Atletico Madrid ka arritur fitore të thellë 3:0 ndaj Mallorca-s në ndeshjen e javës së 21-të të La Liga-s.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lavdëruar forcën e skuadrës së Mallorca-s dhe ka theksuar rëndësinë e Vedat Muriqit.
Megjithatë, ai ka theksuar se ekipi i tij e kontrolloi mirë lojën dhe arriti rezultat të kënaqshëm. Golat e ndeshjes u realizuan nga Sorloth (22′), Lopez (75′ – autogol), dhe Almada (87′).
Pas kësaj fitoreje, Atletico është në vend të tretë me 44 pikë, ndërsa Mallorca qëndron në vendin e 16-të me 21 pikë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Qendra e Menaxhimit Kufitar e Kosovës ka njoftuar se transportuesit nga Maqedonia e Veriut do të organizojnë një protestë sot nga ora 12:00, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe kolona të gjata kamionësh në kufirin me Kosovën.
Protesta do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kosovë priten vështirësi në kalimin kufitar.
Po ashtu, nga sot do të ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë për shkak të protestave të shoferëve, të cilat mund të zgjasin deri në shtatë ditë.
“Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Një defekt me rrymë ka shkaktuar një situatë të rrezikshme në minierën e Trepçës, ku dyshohet se dhjetëra minatorë janë ngujuar nën tokë.
Siç raporton “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë kanë mbetur të ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë.
Gjithmonë sipas raportimeve, ata është dashur të dalin nga Miniera para disa orësh, por një problem me rrymën ka pamundësuar funksionimin normal të ashensorëve dhe daljeve të sigurisë.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm me energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë.
Dita e hënë do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të vranët dhe reshje. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, dhe mund të ketë shi dhe borë në zonat malore.
Temperaturat minimale do të jenë nga 3°C deri 5°C, ndërsa maksimale nga 6°C deri 8°C. IHMK ka rekomanduar kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.
Ish-banorja e eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli në emisionin “Fan Club” për eksperiencën e saj në reality show, duke u fokusuar kryesisht te lajmet dhe aludimet që qarkulluan gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Lorna paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, duke njoftuar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të…
Gjenerali më i lartë i ushtrisë kineze, Zhang Youxia, është vënë nën hetim për rrjedhje të informacionit shumë sekret mbi programin bërthamor të Kinës drejt SHBA-së, si dhe për korrupsion masiv, abuzim me pushtetin dhe krijim klanesh politike brenda ushtrisë. Lajmi u konfirmua nga burime të njohura gjatë një informimi të mbyllur me drejtuesit më të lartë ushtarakë. Ministria kineze e Mbrojtjes…
Grida Duma ka rrëfyer nga jeta e saj personale në bisedën me Bora Zemanin. Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional. “Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj”, u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur një moment në jetën e saj kur mbajtja e gjërave…
Më 6 janar, uji vërshoi papritur dhe për tri ditë rresht pushtoi banesën e tyre, duke lënë pas dëme të shumta, jo vetëm materiale. Për ta, kjo ishte si një luftë në dy fronte. Petrefi dhe Nexhmija, që kanë ardhur nga Kuçova dhe jetojnë vetëm prej 27 vitesh, janë të martuar që nga mosha 18-vjeçare dhe prindër të pesë fëmijëve. Me punë dhe sakrifica, ata kanë ndërtuar jetën e tyre.
Tregtia online në Shqipëri po njeh një rritje të ndjeshme vit pas viti, por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten të pamjaftueshme dhe shpesh pas dore, duke nxitur informalitetin. Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ngre alarmin për mungesën e koordinimit institucional, nivelin e lartë të informalitetit dhe humbjet…