In Memoriam: Brigitte Bardot (1934-2025) - biondja që revolucionarizoi kinemanë franceze

Nga: Sam Woodhouse / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Brizhit Bardo [Brigitte Bardot], e cila ka vdekur nĂ« moshĂ«n 91-vjeçare, fshiu nga kinemaja pĂ«rshkrimin e ndrojtur tĂ« grave nĂ« kinemanĂ« e viteve â50 tĂ« shekullit XX, duke u bĂ«rĂ« mishĂ«rim i njĂ« epoke tĂ« re tĂ« çlirimit seksual.
NĂ« ekran ajo ishte njĂ« pĂ«rzierje franceze e hijeshisĂ« lozonjare dhe sensualitetit kontinental. NjĂ« botim e quajti âprincesha e zymtĂ«sisĂ« dhe kontesha e joshjesâ, por ishte njĂ« imazh tĂ« cilin ajo vazhdimisht e urrente.
E prezantuar pamĂ«shirshĂ«m si njĂ« seks-simbol i hedonizmit, ajo ishte e zhgĂ«njyer nĂ« ambicien e saj pĂ«r tâu bĂ«rĂ« aktore serioze. MĂ« nĂ« fund, e braktisi karrierĂ«n e saj pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« fushatĂ« pĂ«r mirĂ«qenien e kafshĂ«ve.
Vite mĂ« vonĂ«, reputacioni i saj u dĂ«mtua kur bĂ«ri fyerje homofobike dhe u gjobit disa herĂ« pĂ«r nxitje tĂ« urrejtjes racore. Djali i saj gjithashtu e paditi pĂ«r dĂ«mtim emocional, pasi ajo tha se do tĂ« kishte preferuar tĂ« âlindte njĂ« qen tĂ« vogĂ«lâ.
Ishte një plagë në kujtesën e një ikone, e cila - në kulmin e saj - vuri bikinet, dëshirën femërore dhe kinemanë franceze në hartë.
Ndihmoi qĂ« bikinet tĂ« pranoheshin nĂ« shoqĂ«rinĂ« e viteve â50 tĂ« shekullit XX: Foto bardhezi pĂ«r fotografĂ«t e Festivalit tĂ« KanĂ«s mĂ« 1953(Lido/Shutterstock)
Brizhit Ana-Mari Bardo [Brigitte Anne-Marie Bardot] lindi në Paris më 28 shtator 1934.
Ajo dhe motra e saj, Marie-Jeanne, u rritën në një apartament luksoz në lagjen më të pasur të qytetit.
Prindërit e saj katolikë ishin të pasur dhe të devotshëm dhe kërkonin standarde të larta nga fëmijët e tyre.
Miqësitë e vajzave kontrolloheshin rreptësisht. Kur ato thyen vazon e preferuar të prindërve, u ndëshkuan me rrahje.
Bardo, më 1946: Prindërit e saj donin që ajo të bëhej balerinë(Roger Viollet via Getty Images)
Me gjermanët që pushtonin Parisin gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bardo kalonte shumicën e kohës në shtëpi, duke kërcyer me disqe gramafoni.
E ëma e inkurajoi interesin e saj dhe e regjistroi në klasa baleti që në moshën shtatëvjeçare.
Mësuesi i saj në Konservatorin e Parisit e përshkroi si një nxënëse të shkëlqyer, dhe ajo vazhdoi të fitonte çmime.
Jeta si vajzë e re
Por, ajo e ndiente jetĂ«n klaustrofobike. NĂ« moshĂ«n 15-vjeçare, ka thĂ«nĂ« mĂ« vonĂ«, âpo kĂ«rkoja diçka, ndoshta njĂ« pĂ«rmbushje tĂ« vetvetesâ.
Një mik i familjes e bindi të pozonte për kopertinën e revistës Elle - revista kryesore e grave në Francë, dhe fotografitë shkaktuan sensacion.
Fotografitë e Bardos në kopertinat e revistave, riformësuan modën dhe konceptin e bukurisë (foto e vitit 1955)(Bettmann Archive/Getty Images)
Në atë kohë, gratë me stil kishin flokë të shkurtër, aksesorë të kombinuar me kujdes, dhe xhaketa të qepura me veshje të mëndafshta nate.
Flokët e Brizhitës vareshin në supe. Me trupin e hollë dhe atletik të një balerine, ajo nuk i ngjante aspak modeleve të tjera.
E fotografuar në një seri veshjesh rinore dhe moderne, ajo u bë mishërimi i një stili të ri jeune fille (vajzë e re).
Në moshën 16-vjeçare, ajo u perceptua si vajza më e famshme në kopertinat e Parisit.
Fotot e saj tërhoqën vëmendjen e regjisorit të filmit Marc Allegret, i cili i dha urdhër ndihmësit të tij, Roger Vadim, ta gjente atë.
Bardo përqafon Roger Vadimin, ndërsa ai është ulur në një tavolinë duke punuar në shtëpinë e tyre, më 1952: Ajo e dashuronte marrëzisht regjisorin aspirant Vadim(QUINIO/Gamma-Rapho via Getty Images)
Provat në ekran nuk ishin të suksesshme, por Vadimi - gjashtë vjet më i vjetër - e mori nën kujdes, fillimisht si favorite, pastaj si të fejuarën e tij.
Ata filluan një lidhje intensive, por kur prindërit e Bardos zbuluan lidhjen, kërcënuan ta dërgonin në Angli.
Bardo e shtrirĂ« nĂ« bar, nĂ« njĂ« pamje nga filmi âNusja Ă«shtĂ« shumĂ« e bukurâ [La mariĂ©e est trop belle] i vitit 1956: Roger Vadim ndihmoi gruan e tij adoleshente tĂ« niste karrierĂ«n kinematografike(S.N. Pathe Cinema/Getty Images)
Roger Vadim, âujku i egĂ«râ i saj
Si kundĂ«rpĂ«rgjigje, ajo u pĂ«rpoq tâia merrte jetĂ«n vetes, por u zbulua dhe u ndalua nĂ« çastin e fundit.
Brizhita ishte e mahnitur pas regjisorit aspirant.
Atij i dukej si njĂ« âujk i egĂ«râ.
âAi mĂ« shikonte, mĂ« frikĂ«sonte, mĂ« tĂ«rhiqte dhe unĂ« nuk e dija mĂ« ku ishaâ, shpjegoi ajo mĂ« vonĂ«.
Bardo dhe Vadim, duke qëndruar pranë altarit, gjatë ceremonisë së tyre të martesës në dhjetor të vitit 1952(Hulton Archive/Getty Images)
Nën një presion të tillë, prindërit e saj u dorëzuan, por ia ndaluan çiftit të martohej deri sa Brizhita të mbushte 18 vjeç.
Sapo ky prag u kapërcye, çifti u martua.
Të bëhesh ikonë
Vadimi filloi ta formësonte Bardon në yllin që ai besonte se ajo mund të bëhej.
Ai ia shiti fotografitë e martesës së tyre revistës Paris-Match dhe e udhëzoi se si të sillej në publik.
Ai e ndihmoi gruan e tij të re të gjente role të vogla në një duzinë filmash të parëndësishëm, shpesh duke luajtur tema dashurie të një femre tërheqëse, por të pafajshme.
Por, deri nĂ« vitin 1956, ajo ishte kryesisht e famshme pĂ«r pozimin me bikini - deri atĂ«herĂ« njĂ« veshje e ndaluar nĂ« SpanjĂ«, Itali dhe pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« AmerikĂ«s, pĂ«r shkak se ishte nĂ« kufirin e skajshĂ«m tĂ« mirĂ«sjelljes - dhe pĂ«r popullarizimin e modelit tĂ« flokĂ«ve âkoshereâ [beehive].
Pastaj erdhi shpërthimi dhe roli që e bëri yll.
Atë vit, filmi debutues i Vadimit, Dhe Zoti krijoi gruan [Et Dieu... créa la femme] u shfaq në Paris. Ai dështoi financiarisht në Francë, por shkaktoi trazira në Shtetet e Bashkuara.
Bardo nĂ« plazh, nĂ« njĂ« skenĂ« nga filmi âDhe Zoti krijoi gruanâ, veshur me njĂ« fustan pjesĂ«risht tĂ« hapur nga fundi, qĂ« hapet pĂ«r tâia zbuluar kofshĂ«n, ndĂ«rsa qĂ«ndron pranĂ« njĂ« burri tĂ« shtrirĂ« me fytyrĂ«n poshtĂ«(Marka/Universal Images Group via Getty Images)
Në një vend të mësuar me aktoren Doris Day, Bardo ishte një sensacion.
Personazhi i saj ndjek dëshirat e veta seksuale, pa turp, ashtu si burrat. Ajo vallëzon zbathur në një gjendje transi, me lëkurën që i shkëlqen nga djersa dhe me flokë të lëshuar lirshëm.
Mungesa e saj e frenimit bëri që rendi shoqëror të shembet; jashtë kinemasë, reagimi ishte po aq i fortë.
Filozofja ekzistencialiste Simone de Beauvoir e çmoi si ikonĂ« tĂ« âlirisĂ« absoluteâ - duke e ngritur BrizhitĂ«n nĂ« statusin e njĂ« filozofie.
Por, u mobilizua shumica morale amerikane. Filmi u ndalua në disa shtete dhe gazetat e dënuan si të degjeneruar.
PĂ«r publikun, Bardo u bĂ« e pandashme nga personazhi qĂ« luante. Paris-Match e etiketoi si âimorale nga koka te kĂ«mbĂ«tâ.
Dhe, kur ajo iku me aktorin tjetĂ«r tĂ« filmit, JeanâLouis Trintignant, imazhi i saj si libertine e shfrenuar u bĂ« i pashmangshĂ«m.
Brizhit Bardo, nĂ« njĂ« plazh shkĂ«mbor, nĂ« njĂ« pamje nga filmi âManina, vajza nĂ« bikiniâ [Manina, la fille sans voiles] me regji tĂ« Willy Rozierit, mĂ« 1958(Atlantis Films/Pictorial Parade/Courtesy of Getty Images)
Ajo u divorcua nga Vadimi, i cili reagoi ashtu siç vetëm një francez mund të reagojë.
âPreferoj tĂ« kem njĂ« grua tĂ« tillĂ«â, tha ai, âduke e ditur qĂ« Ă«shtĂ« e pabesĂ«, sesa tĂ« zotĂ«roj njĂ« grua qĂ« mĂ« do vetĂ«m mua dhe askĂ«nd tjetĂ«r.â
Ai vazhdoi të punonte sërish me Bardon dhe më vonë jetoi me aktore Catherine Deneuve dhe u martua me aktoren Jane Fonda.
Një nënë e pavullnetshme
Në vitin 1959, Brizhita - pas disa lidhjesh dashurie - u martua me aktorin Jacques Charrier, me të cilin luajti në filmin Babeta shkon në luftë [Babette s'en va-t-en guerre].
Ăifti pati njĂ« djalĂ«, Nicolasin, por Bardo e urrente shtatzĂ«ninĂ« e saj: e godiste vazhdimisht veten nĂ« bark dhe i lutej njĂ« mjeku pĂ«r morfinĂ« qĂ« tĂ« shkaktonte abort.
âE shikoja barkun tim tĂ« sheshtĂ« dhe tĂ« hollĂ« nĂ« pasqyrĂ« si njĂ« mik tĂ« dashur mbi tĂ« cilin isha gati tĂ« mbyllja kapakun e arkivolitâ, ka thĂ«nĂ« ajo mĂ« vonĂ«.
Brizhit Bardo, veshur me këmishë nate, duke mbajtur djalin e saj: Bardo më vonë u padit nga i biri për dëmtim emocional(AFP via Getty Images)
Pas divorcit të pashmangshëm, Nicolasi nuk e pa nënën e tij - për dekada.
Ai e paditi Bardon pĂ«r dĂ«mtim emocional kur ajo botoi njĂ« autobiografi nĂ« tĂ« cilĂ«n shprehej se do tĂ« kishte preferuar tĂ« âlindte njĂ« qen tĂ« vogĂ«lâ.
Brizhita ishte tani aktorja më e paguar në Francë, dhe disa sugjeronin se ajo kishte më shumë vlerë për tregtinë e jashtme sesa industria franceze e makinave.
Por, ajo donte tĂ« merrej seriozisht si aktore. âNuk kam pasur shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« aktruarâ, ankohej ajo, âkryesisht mĂ« Ă«shtĂ« dashur tĂ« zhvishemâ.
Ajo filloi të tërhiqte vëmendjen e regjisorëve më të respektuar të Evropës, duke marrë lëvdata për dramën e fuqishme të Valës së Re të regjisorit Jean-Luc Godard, Neveria [Le Mépris].
Por, cilësia e përgjithshme e veprave të saj ishte e përzier, veçanërisht kur e sprovoi veten jashtë Francës dhe në Holivud.
Një martesë e tretë, me një plejboj milioner gjerman, u pasua nga një sërë dashnorësh - ndonëse, në mënyrë të pazakontë, ajo refuzoi aktorin Sean Connery.
Bardo u lodh nga imazhi i saj si seks-simbol dhe hoqi dorë nga aktrimi për të bërë fushatë për mirëqenien e kafshëve(Bettmann Archive/Getty Images)
Ajo realizoi dhjetëra disqe muzikorë, përkrah kantautorëve Serge Gainsbourg dhe Sacha Distel.
Me Gainsbourgun incizoi kĂ«ngĂ«n provokuese TĂ« dua ... as unĂ« nuk tĂ« dua [Je Tâaime ... Moi Non Plus], ndonĂ«se iu lut atij tĂ« mos e publikonte.
Një vit më vonë, ai e incizoi sërish atë këngë me aktoren britanike Jane Birkin. Kënga u bë hit i madh në gjithë Evropën, ndërsa versioni i Bardos qëndroi i pazbuluar për 20 vjet.
Aktiviste për të drejtat e kafshëve
Pas gati 50 filmash, mĂ« 1974 njoftoi se po tĂ«rhiqej pĂ«r tâia kushtuar jetĂ«n mirĂ«qenies sĂ« kafshĂ«ve.
âIa dhashĂ« bukurinĂ« dhe rininĂ« time burraveâ, tha ajo. âKafshĂ«ve do tâua jap tash mençurinĂ« dhe pĂ«rvojĂ«n timeâ.
Brizhit Bardo duke parë një nga 50 ujqërit hungarezë që shpëtoi(Philippe Caron/Sygma/Getty Images)
Ajo mblodhi tre milionĂ« franga pĂ«r tĂ« themeluar Fondacionin âBrigitte Bardotâ, duke nxjerrĂ« nĂ« ankand bizhuteritĂ« dhe kujtimet e saj filmike.
Bardot - ose B.B., siç njihej në Francë - bëri fushatë kundër therjes vjetore të fokave në Kanada dhe zemëroi disa bashkëkombës të saj duke dënuar ngrënien e mishit të kalit.
Ajo u bĂ« vegjetariane, sulmoi qeverinĂ« kineze pĂ«r âtorturiminâ e arinjve dhe shpenzoi qindra-mijĂ«ra pĂ«r njĂ« program sterilizimi tĂ« qenve endacakĂ« nĂ« Rumani.
Brizhit Bardo duke mbajtur dy pankarta teksa protestonte kundër tregtisë së gëzofit(Sygma via Getty Images)
Një fund i trazuar për një jetë të trazuar
Në vitet e mëvonshme, ajo u ndoq disa herë penalisht për urrejtje racore.
Ajo kundërshtoi mënyrën se si besimet islame dhe hebraike therin kafshët për ushqim.
Por, mënyra se si ajo e shprehu kritikën e saj ishte e pafalshme dhe - në fakt - e paligjshme.
NĂ« vitin 1999, ajo shkroi se âatdheu im Ă«shtĂ« pushtuar nga njĂ« mbipopullim i tĂ« huajve, veçanĂ«risht myslimanĂ«veâ. Kjo e çoi Bardon drejt njĂ« gjobe tĂ« madhe.
Ajo vazhdoi tĂ« kritikonte martesat ndĂ«r-racore dhe tĂ« fyente burrat homoseksualĂ« tĂ« cilĂ«t, sipas fjalĂ«ve tĂ« saj, âtundin tĂ« pasmet, ngrenĂ« gishtat e vegjĂ«l nĂ« ajĂ«r dhe me zĂ«ra tĂ« hollĂ« si kastratĂ«t ankohen pĂ«r vuajtjen qĂ« ua kanĂ« shkaktuar ata heteroseksualĂ« tĂ« tmerrshĂ«mâ.
Ajo ishte aq shpesh nĂ« gjykatĂ« saqĂ«, nĂ« vitin 2008, prokurori deklaroi se ishte âlodhurâ duke e ndjekur penalisht.
Bardo jashtë Pallatit Elize(Gilles BASSIGNAC/Gamma-Rapho via Getty Images)
NĂ« vitet â60 tĂ« shekullit XX, Brizhit Bardo u zgjodh si fytyra zyrtare e MarianĂ«s - emblemĂ«s sĂ« lirisĂ« franceze.
Më pas, vetë ajo u bë ikonë: një grua e bukur, e çliruar, moderne, e cila refuzoi të përshtatej me stereotipat e vjetruar.
Pas tri martesash të dështuara dhe disa tentativash për vetëvrasje, ajo hoqi dorë nga qendra e vëmendjes për të bërë fushatë kundër mizorisë ndaj kafshëve. Për habinë e saj, magjepsja e mediave ndaj saj vazhdoi, edhe kur fama u kthye në nam të keq.
Ajo ka lĂ«nĂ« pas bashkĂ«shortin e saj tĂ« katĂ«rt, Bernard dâOrmale - ishâkĂ«shilltar i politikanit tĂ« ndjerĂ« tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ«, JeanâMarie Le Pen.
Dhe, nĂ« njĂ« fund tĂ« trazuar pĂ«r njĂ« jetĂ« tĂ« trazuar, pikĂ«pamjet politike tĂ« Bardos bĂ«nĂ« qĂ« ajo tâi kalonte vitet e fundit nĂ« njĂ« gjysmĂ« izolim, duke u pĂ«rballur me akuza pĂ«r urrejtje racore nĂ« gjykata. /Telegrafi/































Chris Rea(Foto: Samir Hussein/Redferns)
Chris Rea(Foto: George Wilkes Archive/Hulton Archive)





