❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nis rinumërimi i 914 vendvotimeve, pritet të zgjasë rreth dy javë



Ka nisur rinumërimi i 914 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, i cili sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë, raporton Ekonomia Online.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve, ndërsa në 28 prej tyre vetëm 10%.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

“NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve ka filluar numĂ«rimi i fletĂ«votimeve sipas listĂ«s sĂ« vendvotimeve pĂ«r tĂ« cilat KQZ mori vendim qĂ« tĂ« rinumĂ«rohen. Pra, KQZ ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« rinumĂ«rohen 914 vendvotime nga 2,557 nĂ« tĂ« cilat Ă«shtĂ« zhvilluar procesi i rregullt i votimit nĂ« zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat janĂ« mbajtur mĂ« 28 dhjetor 2025. NĂ« QNR numĂ«rimi do tĂ« bĂ«het nĂ« 20 tavolina numĂ«rimi dhe brenda njĂ« dite planifikohet tĂ« rinumĂ«rohen mesatarisht 80 kuti votimi. NumĂ«rimi i 914 vendvotimeve, qĂ« pĂ«rbĂ«nĂ« 36% tĂ« vendvotimeve, mund tĂ« zgjasĂ« nga 12 deri nĂ« 14 ditĂ«â€, tha ai.

Elezi sqaroi se rinumërimi nuk do të zhvillohet në të njëjtën masë në të gjitha komunat e vendit, pasi vendimi i KQZ-së parasheh qasje të ndryshme në varësi të komunës.

“Sipas vendimit tĂ« KQZ-sĂ«, nĂ« 10 komuna do tĂ« rinumĂ«rohen 100% tĂ« vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, SkĂ«nderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, MamushĂ« dhe Ranillug), ndĂ«rkaq nĂ« 28 komunat tjera, do tĂ« rinumĂ«rohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, GjakovĂ«, Gllogoc, Gjilan, Istog, KlinĂ«, FushĂ« KosovĂ«, KamenicĂ«, MitrovicĂ« e Jugut, Lipjan, NovobĂ«rdĂ«, Obiliq, Rahovec, PejĂ«, PodujevĂ«, PrishtinĂ«, ShtĂ«rpcĂ«, SuharekĂ«, Viti, Zubin Potok, Zveçan, MalishevĂ«, Junik, Hani i Elezit, GraçanicĂ«, Partesh, Kllokot dhe MitrovicĂ« e Veriut)”, theksoi ai.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, vendimi për rinumërim është marrë pas identifikimit të mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë në disa vendvotime.

“Ky vendim i KQZ-sĂ« vjen pas gjetjeve nga verifkimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« nga 33 vendvotime tĂ« ndryshme, ku rezulon se votat e kandidatĂ«ve tĂ« numĂ«ruara nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit nuk pasqyrojnĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve tĂ« evidentuara nĂ« fletĂ«votime”, tha ai.

Elezi shtoi se qëllimi kryesor i këtij procesi është ruajtja e besueshmërisë së zgjedhjeve dhe garantimi i vullnetit të qytetarëve.

“Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r rinumĂ«rimin e votave ka pĂ«r qĂ«llim garantimin e saktĂ«sisĂ« dhe integritetit tĂ« procesit zgjedhor. Ky veprim synon verifikimin e çdo vote dhe sigurimin qĂ« rezultati pĂ«rfundimtar tĂ« pasqyrojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« besueshme vullnetin e qytetarĂ«ve”, shtoi Elezi.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 914 vendvotimeve erdhi pas paraqitjes së një raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Sipas këtij raporti, më 10 janar 2026, Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

Pas këtyre evidentimeve, SKQZ ka bërë verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve apo 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Deri në përfundim të ditës së hënë, 12 janar 2026, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime.

Abdixhiku paralajmëron ofrimin e dorëheqjes në Kuvendin e LDK-së



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do ta ofrojë dorëheqjen e tij në Kuvendin e partisë, i cili pritet të mbahet së shpejti, ndërsa vendimi për pranimin ose jo të saj do të merret përmes votës së delegatëve.

Këto deklarata Abdixhiku i bëri pas një mbledhjeje disaorëshe të mbajtur të martën me bashkëpunëtorët e tij në selinë qendrore të LDK-së.

Ai theksoi se ofrimi i dorëheqjes është pjesë e një procesi demokratik dhe se Kuvendi i LDK-së është organi i vetëm që ka kompetencë të vendosë për këtë çështje.

Abdixhiku tha se çdo anëtar i LDK-së ka të drejtë të kandidojë individualisht për postin e kryetarit, duke nënvizuar se partia mbetet e bashkuar dhe se të gjitha vendimet do të formalizohen përmes organeve partiake.

Ai sqaroi se takimi i së martës ka qenë joformal, ndërsa mbledhja e parë formale do të jetë ajo e Kryesisë së LDK-së, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme. Pas saj, do të thirret edhe Kuvendi i partisë.

“LDK-ja Ă«shtĂ« unike dhe e bashkuar. Çështjet shtrohen nĂ« konsultime tĂ« tilla dhe mĂ« pas formalizohen nĂ« organet partiake. Takimi i vetĂ«m formal Ă«shtĂ« ai i KryesisĂ« qĂ« pritet tĂ« mbahet javĂ«n e ardhshme, ndĂ«rsa pas saj do tĂ« mbahet Kuvendi i LDK-sĂ«â€, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai shtoi se nëse Kuvendi i LDK-së nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i obliguar të vazhdojë detyrën e kryetarit, duke theksuar se shmangia nga vendimi i anëtarësisë do të ishte e papërgjegjshme.

“Çdo vendim qĂ« do tĂ« merret do tĂ« jetĂ« vendim i pĂ«rbashkĂ«t dhe nĂ« pĂ«rputhje me vullnetin e Kuvendit tĂ« LDK-sĂ«â€, u shpreh ai.

LDK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit regjistroi një nga rezultatet më të dobëta në historinë e saj, duke u renditur e treta me 13.23 për qind të votave./Telegrafi.

Gjatë 2025-ës, Kosova importoi mbi 650 milionë euro vetura



Kosova ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025 të mbetet dukshëm më e varur nga importi sesa nga eksporti, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti GAP, bazuar në statistikat e Doganës së Kosovës.

Sipas infografikĂ«s “Top 10 produktet mĂ« tĂ« eksportuara dhe importuara nga Kosova, 2025”, produkti mĂ« i importuar nĂ« vend kanĂ« qenĂ« veturat, me vlerĂ« rreth 651 milionĂ« euro, tĂ« pasuara nga derivatet e naftĂ«s me 560 milionĂ« euro dhe energjia elektrike me 259 milionĂ« euro.

Në listën e importeve më të mëdha përfshihen gjithashtu cigaret (158 milionë euro), shufrat prej çeliku (154 milionë euro), medikamentet (149 milionë euro), pijet joalkoolike (102 milionë euro), çimentoja (66 milionë euro), ëmbëlsirat dhe gjedhët, secila me rreth 95 milionë euro.

Në anën tjetër, eksportet e Kosovës dominohen nga plastika, me vlerë prej 56 milionë euro, energjia elektrike me 55 milionë euro dhe pijet joalkoolike me 54 milionë euro. Pas tyre renditen mobiliet (48 milionë euro), konstruksionet e çelikut (36 milionë euro), tubat e çelikut (26 milionë euro), kostumet për gra (24 milionë euro), dyshekët (24 milionë euro), mbetjet e skrapit (23 milionë euro) dhe veshjet për gra (20 milionë euro).

Instituti GAP sqaron se të dhënat për energjinë elektrike të raportuara nga Dogana mund të përfshijnë edhe energjinë që kalon përmes Kosovës si transit.

Të dhënat konfirmojnë hendekun e madh tregtar mes importeve dhe eksporteve, duke reflektuar sfidat strukturore të ekonomisë së Kosovës dhe nevojën për rritjen e prodhimit vendor dhe kapaciteteve eksportuese.

Hapet pĂ«r qarkullim rruga Prishtinë–Ferizaj pas pĂ«rmbytjeve



Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, nĂ« tĂ« dy drejtimet, pĂ«rfshirĂ« aksin rrugor nĂ« afĂ«rsi tĂ« “Prishtina Mall”, Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim normal tĂ« automjeteve.

Sipas njoftimit, rruga kishte mbetur e bllokuar për disa ditë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut.

Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve tashmë zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku.

Policia ka bërë të ditur se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara në monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Mbi tri orë në takim, çfarë po ndodh në LDK?



Takimi i kryesisë së ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili ka nisur para më shumë se tri orë e gjysmë, ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke zhvilluar diskutime me nënkryetarët e partisë dhe disa nga figurat kyçe të saj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, si dhe hapat që pritet të ndërmerren në vijim.

Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar para nisjes së takimit se bëhet fjalë për një takim konsultues, në të cilin do të bëhet një analizë dhe balancë e rezultatit zgjedhor të partisë.

Ata janë shprehur të rezervuar për të komentuar mundësinë e dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se diskutimet janë ende në zhvillim.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 13.11 për qind të votave, që përkthehen në 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Specialja reagon pas letrĂ«s sĂ« Avokatit tĂ« Popullit pĂ«r dokumentet serbe nĂ« rastin e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«



Gjykata Speciale ka reaguar pas pranimit tĂ« letrĂ«s sĂ« Avokatit tĂ« Popullit, Naim Qelajt, lidhur me pranimin e dokumenteve qĂ« burojnĂ« nga autoritetet serbe nĂ« rastet ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

NĂ« reagimin e saj, Gjykata Speciale thekson se vendimi pĂ«r pranimin e provave nuk nĂ«nkupton automatikisht peshĂ«n apo besueshmĂ«rinĂ« qĂ« do t’u jepet atyre gjatĂ« vendimmarrjes finale, raporton Insajderi.

Sipas Gjykatës, gjatë hartimit të aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë individualisht, duke e shqyrtuar atë në kontekst të tërësisë së provave të administruara gjatë gjykimit.

“GjatĂ« shqyrtimit nĂ«se janĂ« vĂ«rtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bĂ«n njĂ« vlerĂ«sim dhe peshim tĂ«rĂ«sor duke i marrĂ« provat nĂ« tĂ«rĂ«si. Rregullorja nuk lejon qĂ« verdikti i fajĂ«sisĂ« tĂ« bazohet vetĂ«m nĂ« provat e njĂ« dĂ«shmitari qĂ« Mbrojtja nuk ka pasur mundĂ«sinĂ« ta marrĂ« nĂ« pyetje”, thuhet nĂ« reagim.

Po ashtu, Gjykata Speciale thekson se pranimi i një prove nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo do të përdoret si bazë për aktgjykimin përfundimtar.

“NĂ« fund tĂ« gjykimit, gjykatĂ«sit vlerĂ«sojnĂ« secilĂ«n provĂ« nĂ« kontekst tĂ« provave tĂ« pranuara dhe pĂ«rcaktojnĂ« peshĂ«n dhe besueshmĂ«rinĂ« qĂ« do t’u jepet atyre”, thuhet mĂ« tej.

Ky reagim vjen pasi Avokati i Popullit ka shprehur shqetësime serioze lidhur me pranimin e dokumenteve zyrtare që, sipas tij, pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat kanë ushtruar juridiksion mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999.

Në letrën e tij, Qelaj ka theksuar se kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ka qenë i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Rrjedhimisht, pranimi i kĂ«tyre dokumenteve ngre shqetĂ«sime serioze si pĂ«r ligjshmĂ«rinĂ« e tyre, pĂ«rfshirĂ« sipas sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare publike, ashtu edhe pĂ«r besueshmĂ«rinĂ« e tyre provuese”, thuhet nĂ« letrĂ«n e Avokatit tĂ« Popullit.

NjĂ« vendim i gjykatĂ«sve pĂ«r tĂ« pranuar prova, nuk do tĂ« thotĂ« se gjykatĂ«sit duhet tĂ« mbĂ«shteten nĂ« to pĂ«r aktgjykim. NĂ« fund tĂ« gjykimit, gjykatĂ«sit vlerĂ«sojnĂ« secilĂ«n provĂ« nĂ« kontekst tĂ« provave tĂ« pranuara, dhe pĂ«rcaktojnĂ« peshĂ«n dhe besueshmĂ«rinĂ« qĂ« do t’u jepet atyre. pic.twitter.com/0TbiUVAUYL
— Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s (@Dhomat_e_Spec) January 13, 2026

Rafuna: Kemi inflacionin më të lartë në Evropë, qytetarët po varfërohen



Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka ngritur alarmin për rritjen e vazhdueshme të inflacionit në vend.

Duke komentuar tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s (ASK) pĂ«r Indeksin e Harmonizuar tĂ« Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) pĂ«r muajin dhjetor 2025, Rafuna tha nĂ« TV Dukagjini se rritja mesatare vjetore (pĂ«r 2025-tĂ«n) e inflacionit prej 3,9 pĂ«r qind Ă«shtĂ« shqetĂ«suese dhe shumĂ« mĂ« e lartĂ« krahasuar me vendet e EvropĂ«s.

“ShpresojmĂ« qĂ« qeveria e re qĂ« do tĂ« themelohet ta ketĂ« njĂ« paketĂ« qĂ« do ta ndihmojĂ« qytetarĂ«t qĂ« ta vĂ«rejnĂ« sa mĂ« pak tĂ« inflacionit., kemi rritje tĂ« inflacionit 3.9, besoj shumĂ« qĂ« nĂ« rishikim nga ana e ASK-sĂ« do tĂ« kalojĂ« edhe 4 pĂ«r qind. QĂ« kemi inflacion mĂ« tĂ« larĂ«t jo vetĂ«m nĂ« Ballkan por edhe nĂ« EvropĂ«.

Në Evropë tani norma e inflacionit sillet rreth 1.2 deri në 1.3, ndërsa tek ne ka arritur 3.9 dhe do të kaloj edhe 4 përqindëshin. Kjo ka qenë e pritur, nëse iu kujtohet shumë herë e kemi shprehur shqetësimin për marrjen e vendimit për nxjerrjen e bizneseve në tregun e hapur (të energjisë).

Çmimi i energjisĂ« elektrike siç po shihet edhe nga tĂ« dhĂ«nat e ASK-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« prej rritjeve mĂ« tĂ« larta. Kjo ka ndikuar qĂ« tĂ« kemi njĂ« inflacion tĂ« tillĂ«. Dhe kjo nĂ«nkupton qĂ« kemi njĂ« varfĂ«rim tĂ« qytetarĂ«ve, ulje tĂ« standardit jetĂ«sor. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« urgjente qĂ« tĂ« ndĂ«rmerret njĂ« paketĂ« qĂ« tĂ« zbutet inflacioni dhe tĂ« mos ta lejojmĂ« qĂ« tĂ« shkoj edhe mĂ« lartĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Rafuna.

DnV: Mangësi serioze në numërimin e votave, kërkohet rinumërim i plotë në gjithë vendin



Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), ka vlerësuar se gjetjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga verifikimi i vetëm 2 për qind të vendvotimeve për votat preferenciale të kandidatëve dëshmojnë për mangësi serioze në procesin e numërimit, të cilat, sipas tyre, cenojnë besueshmërinë dhe integritetin e rezultateve zgjedhore.

DnV thekson se, ndonëse rezultati për subjektet politike nuk vihet në dyshim, saktësia e numërimit të votave për kandidatët është element thelbësor i vullnetit të votuesve dhe pjesë përbërëse e rezultatit zgjedhor.

Sipas këtij misioni vëzhgues, konstatimi i dallimeve të konsiderueshme në votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit, bazuar vetëm në një mostër prej 2 për qind të vendvotimeve, është indikator i problemeve serioze strukturore, duke përjashtuar mundësinë që këto mospërputhje të jenë pasojë e gabimeve të izoluara njerëzore.

PĂ«rkundĂ«r vendimit tĂ« sotĂ«m tĂ« KQZ-sĂ« pĂ«r rinumĂ«rimin e 10 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve nĂ« nivel vendi dhe rinumĂ«rimin e 100 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve nĂ« 10 komuna – Prizren, Ferizaj, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Dragash, MamushĂ«, Kaçanik, Leposaviq dhe Ranillug – tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« rreth 36 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve nĂ« KosovĂ«, DnV vlerĂ«son se kjo masĂ« Ă«shtĂ« e pamjaftueshme.

Sipas DnV-së, rinumërimi i vetëm një të tretës së vendvotimeve mund të prodhojë ankesa dhe kërkesa të reja për rinumërim të vendvotimeve të tjera, duke e zvarritur edhe më tej procesin zgjedhor.

Në këtë kontekst, DnV rekomandon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve në të gjithë vendin, me qëllim të sigurimit të kredibilitetit të procesit dhe rikthimit të besimit të publikut në rezultatet zgjedhore.

Po ashtu, organizata kërkon nga organet e drejtësisë që të nisin hetimet për të gjitha rastet ku ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të procesit të numërimit.

“QĂ«llimi kryesor nuk duhet tĂ« jetĂ« pĂ«rshpejtimi i shpalljes sĂ« rezultateve, por sigurimi qĂ« çdo votĂ« e qytetarit tĂ« numĂ«rohet saktĂ« dhe tĂ« reflektohet drejt nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e institucioneve tĂ« ardhshme”, thekson DnV./Telegrafi.

Këto janë 10 komunat që do të bëhet rinumërimi i plotë i votave



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të bëhet rinumërimi i plotë i votave në 10 komuna të Kosovës, pas gjetjeve për mospërputhje mes votave të numëruara dhe atyre të evidentuara në fletëvotime gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas KQZ-së, rinumërimi 100 për qind do të realizohet në komunat: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Vendimi është marrë pas raportit të Sekretariatit të KQZ-së, i cili gjatë kontrollit të videoincizimeve në Qendrat Komunale të Numërimit kishte evidentuar parregullsi dhe mospërputhje të dukshme në numërimin e votave të kandidatëve.

KQZ ka bërë të ditur se verifikimi fillestar është kryer në 2 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, ku nga 52 vendvotime të kontrolluara, në 33 prej tyre janë konstatuar mospërputhje mes rezultateve të numëruara dhe fletëvotimeve.

Kryesuesi i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi, ka paralajmĂ«ruar se nĂ« rast se pas rinumĂ«rimit vĂ«rtetohen manipulime me votat e kandidatĂ«ve, rastet do t’i dĂ«rgohen organeve kompetente, duke pĂ«rfshirĂ« edhe anĂ«tarĂ«t e ekipeve tĂ« numĂ«rimit.

Procesi i rinumërimit do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe nis sot, më 13 janar, në orën 18:00./Telegrafi.

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit



Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv, raportohet se është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Ndoci, pjesĂ« e dosjes “Plumbi i ArtĂ«â€, konsiderohet si person i rrezikshĂ«m, pasi akuzohet ndĂ«r tĂ« tjera edhe pĂ«r vrasje. Sipas DrejtorisĂ« sĂ« Burgjeve, "pavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes sĂ« menjĂ«hershme nga forcat e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve pĂ«r ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur tĂ« largohet nga spitali".

A2 CNN mĂ«son se Ndoci ka gĂ«njyer policin qe po e ruante, duke i thĂ«nĂ« se donte tĂ« shkonte nĂ« tualet dhe ka arritur t’ia mbathĂ«. Kur e ka parĂ« qĂ« po largohej, efektivi ka qĂ«lluar nĂ« ajĂ«r po pa arritur ta ndalojĂ«.

Ndoci konsiderohet pjesĂ« e klanit Çopja nga Elbasani dhe Ă«shtĂ« pjesĂ« e dosjes sĂ« SPAK me 33 tĂ« pandehur pĂ«r kĂ«tĂ« organizatĂ« kriminale. Ai akuzohet pĂ«r disa vepra penale, mes tĂ« cilave edhe “vrasje”.

I akuzuar për katër vrasje, kush është 39-vjeçari i arratisur nga spitali i Durrësit



Altin Ndoci është arratisur këtë mesditë nga reparti infektiv i Durrësit, ku ishte i shoqëruar nga policia e burgut për të kryer kontrolle mjekësore.

Drejtoria e Burgjeve në një deklaratë pas ngjarjes tha se efektivët kanë tentuar ta ndalojnë, por nuk kanë mundur dot, ndërsa vijojnë kërkimet.

39-vjeçari ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ndërsa emri i tij është i njohur në botën e krimit dhe hetohet nga SPAK me disa akuza.

Ndoci njihet si person i ‘rekrutuar’ nga Talo Çela, dhe nĂ« dosjen e SPAK akuzohet pĂ«r pĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit, konkretisht kĂ«tij tĂ« fundit, gjatĂ« viteve 2020 – 2021 nĂ« qytetet TiranĂ«, DurrĂ«s dhe Elbasan, nĂ« lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

Po ashtu ai akuzohet pĂ«r “Vrasja nĂ« rrethana te tjera cilĂ«suese”, ndaj dy ose mĂ« shumĂ« personave, e kryer mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim tĂ« veçantĂ« atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (nĂ« rolin e pjesĂ«marrĂ«sit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i SPAK në lidhje me dosjen hetimore ku përfshihet edhe Ndoci:

SPAK dĂ«rgon pĂ«r gjykim procedimin penal ndaj vĂ«llezerve Çopja dhe 31 tĂ« pandehurve tĂ« tjerĂ«

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve:

Franc Gergely alias Franc Çopja
Hajdar Bako alias Hajdar Çopja:
Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)
Talo Çela,
Altin Ndoci,
Arzen Mama,
Eljo (Ervis) Bitri,
Maksim Koçi,
Dashnor Dumani,
Ado Xhika,
Arzen Hysa Çopja
Xhimi Hoxha,
Guri Biba,
Leonardo Ramani,
Ervis Daka,
Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega)
Altin Kamami,
Martin Musaj,
Agustin Çinari,
Arben Lamçja,
Arjan Ormenaj,
Dorian Dyli,
Maklen Mici,
Bashkim Lika,
Klajdi Merkaj,
Armis Stafa
Renato Musaku,
Rexhino Doçi,
Matilda Hoxholli,
Pajtime Fetah,
Denada Toda,
Klodian Sinameta,
Leon Ramani

Veprimtaria e organizatĂ«s “Çopja”

Si rezultat i veprimeve hetimore tĂ« kryera nga Prokuroria e Posaçme, nĂ« bashkĂ«punim edhe me autoritetet e huaja (pĂ«rmes dĂ«rgimit tĂ« letĂ«rporosive pĂ«r paketĂ«n e kodeve PIN SKYECC), Ă«shtĂ« evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e njĂ« organizate kriminale, e njohur si “Çopja”. Ajo drejtohej nga vĂ«llezĂ«rit Franc Gargely alias Franc Çopja Bako alias Hajdar Çopja dhe Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ«:

Vrasje me pagesë dhe tentativa për eleminimin e kundërshtarëve. Pagesat për ekzekutimet siguroheshin nga të ardhurat e trafikut të kokainës.
Korrupsion të funksionarëve të sistemit të drejtësisë dhe punonjësve të policisë.
Rekrutimin e punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore, Durrës dhe Elbasan me qëllimin marrjen e informacionit dhe mbështetje operative.
Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Veprimtaria kriminale e vĂ«llezĂ«rve “Çopja”, shtetasve Hajdar Bako (Çopja), dhe Franc Gergely (Çopja), daton rreth viteve 2006 – 2007. Ata fillimisht e kanĂ« ushtruar aktivitetin kriminal nĂ« Itali duke shpĂ«rdarĂ« sasi tĂ« vogla tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike tĂ« llojit kokainĂ«. NdĂ«rsa me kalimin e viteve, vĂ«llezĂ«rit Çopja u fuqizuan shumĂ« nga shitja dhe trafikimi i drogĂ«s, duke e zgjeruar aktivitetin edhe nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« EuropĂ«s, kryesisht nĂ« HolandĂ«, BelgjikĂ« dhe MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. Hetimet treguan se pas vitit 2018, vĂ«llezĂ«rit Çopja janĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« organizatĂ« kriminale tĂ« mirĂ«filltĂ«, e cila nĂ« bashkĂ«punim edhe me grupe tĂ« tjera tĂ« krimit tĂ« organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarinĂ« e saj kriminale nĂ« trafikimin e drogave tĂ« forta, kryesisht tĂ« kokainĂ«s. NĂ« vitin 2018 filloi vrasjen e kundĂ«rshtarĂ«ve (pĂ«rmes ekzekutimeve me pagesĂ«), tĂ« cilĂ«t kishin njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« trafikun e drogĂ«s nĂ« EuropĂ« dhe mĂ« gjerĂ«.

Përbërja dhe lidhjet e organizatës kriminale

Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gargely (Çopja) – Drejtuesit e OrganizatĂ«s

Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo), i njohur ndryshe edhe si Kel Kamami – Organizator i vrasjesve.

Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) – Krahu i armatosur i organizatĂ«s. Ai kishte grupin e tij tĂ« ekzekutorĂ«ve me pagesĂ«. Fillimisht janĂ« rekrutuar tĂ« hetuarit; Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjerĂ«, vrarĂ« nga grupi Alibej nĂ« datĂ«n 27.4.2020), Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza (i ndjerĂ«, vrarĂ« nga grupi Alibej nĂ« datĂ«n 3.3.2020).

Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjerĂ«), Ervis Daka, Dorian Shkoza (i ndjerĂ«), Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Martin Musaj, Ervis Hysa Çopja (viçja), Ervis Daka (Dragoviçi), Xhimi Hoxha, Agustin Çinari, si dhe persona tĂ« tjerĂ« ende tĂ« paidentifikuar – AnĂ«tarĂ« tĂ« organizatĂ«s, tĂ« cilĂ«t kanĂ« siguruar mjete logjistike si automjete, armĂ«, municion, lĂ«ndĂ« plasĂ«se eksplozive ose kanĂ« luajtur rolin e vĂ«zhguesve dhe informatorĂ«ve.

Organizata kriminale “Çopja”, pĂ«rmes lidhjeve tĂ« saj arriti tĂ« korruptojĂ« gjyqtarĂ« pĂ«r tĂ« krijuar aksese, me qĂ«llim mbylljen e çështjeve nĂ« ngarkim tĂ« tyre ose rĂ«ndimin e pozitĂ«s sĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve.

Lidhjet në organet e Drejtësisë:

Pajtime Fetah, e cila në vitin 2020 ka qenë me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan;
Denada Tode, me detyrë sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.
Lidhjet në organet e zbatimit të ligjit (Policinë e Shtetit):

Agustin Çinari, me detyrĂ« punonjĂ«s policie, pranĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s.
Martin Musaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.
Lidhjet në biznes dhe pastruesit e produkteve të veprës penale:

Nga tĂ« dhĂ«nat e siguruara nga organi i akuzĂ«s rezulton se organizata kriminale “Çopja”, njĂ« pjesĂ« tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« gjeneruara nga aktiviteti kriminal i trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s e ka investuar nĂ« ShqipĂ«ri, kryesisht nĂ« sektorin imobiliar (pĂ«rmes blerjes sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipĂ«rfaqe toke), nĂ« qytetet TiranĂ«, Elbasan dhe DurrĂ«s.

Evidentohet pĂ«rdorimi i sektorit tĂ« ndĂ«rtimit, ku pĂ«rmes personave tĂ« tretĂ« ka injektuar dhe investuar shuma monetare tĂ« konsiderueshme, “cash”. Gjithashtu ka investuar nĂ« çeljen e operatorĂ«ve ekonomik si dhe pĂ«rdorimin e operatorĂ«ve ekonomik ekzistues me aktivitet nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« cilĂ«t “de jure” janĂ« regjistruar nĂ« emĂ«r tĂ« lidhjeve tĂ« tyre shoqĂ«rore, miqĂ«sore dhe bashkĂ«punuese, duke mosekspozuar poseduesit “de facto” dhe pĂ«rdorimin e tyre si kamuflim/koperturĂ«, me qĂ«llim pastrimin e parave tĂ« gjeneruara nga aktiviteti kriminal;

Shtetasi Franc Gergely (Çopja), nĂ« raste tĂ« pĂ«rsĂ«ritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare tĂ« konsiderueshme “cash”, pĂ«rmes pĂ«rdorimit tĂ« zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor exchange, brenda dhe jashtĂ« vendit, duke ia dĂ«rguar personave tĂ« tij tĂ« besuar. Kjo bĂ«hej me qĂ«llimin pĂ«r tĂ« kryer pagesĂ«n pĂ«r ngarkesat e lĂ«ndĂ«s narkotike tĂ« llojit kokainĂ« (nĂ« vendet e origjinĂ«s, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), tĂ« vrasjeve apo investimeve pĂ«r llogari tĂ« tyre, nĂ« ShqipĂ«ri dhe jashtĂ« saj.

NĂ« interes tĂ« hetimeve, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur evidentimi i zyrĂ«s sĂ« kĂ«mbimit valutor me emĂ«r tregtar “B.LIKA CIMI & KENI” EXCHANGE, me aktivitet zyrĂ« kĂ«mbimi valutor.

Faktet penale

“Vrasja nĂ« rrethana cilĂ«suese nĂ« dĂ«m tĂ« viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay”, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 29.12.2018, nĂ« orĂ«n 21:00, nĂ« vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor TiranĂ« – Elbasan, nĂ« afĂ«rsi tĂ« restorant Dervishaj;
“Vrasja nĂ« rrethana cilĂ«suese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vĂ«llait tĂ« tij shtetasit Aldo (AleksandĂ«r) Baho”, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 1.7.2019, ora 00:30, nĂ« fshtin BroshkĂ«, Elbasan;
“Vrasja nĂ« rrethana cilĂ«suese nĂ« dĂ«m tĂ« viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 13.12.2019, nĂ« fshatin PĂ«rparim, Peqin;
“Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 15.9.2020, nĂ« fshatin Sinaballaj, RrogozhinĂ«;
“Vrasje me paramendim e mbetur nĂ« tentativĂ«â€, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 16.1.2020, nĂ« lagjen “Kongresi i Elbasanit”, nĂ« Elbasan;
“Vrasje me paramendim e mbetur nĂ« tentativĂ«â€, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 29.11.2020, nĂ« vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes nĂ« UrĂ«n Vajgurore, Berat.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« pĂ«riudhĂ«n kohore nĂ«ntor 2019 –janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej pas periudhĂ«s sĂ« karantinĂ«s nĂ« vitin 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« muajin shtator 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« pĂ«riudhĂ«n kohore korrik – nĂ«ntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« pĂ«riudhĂ«n kohore korrik – tetor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« pĂ«riudhĂ«n kohore tetor – nĂ«ntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Qani Alibej, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« shtator tĂ« vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Arjan Spahiu, ngjarje e planifikuar tĂ« kryej nĂ« periudhĂ«n kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Arben Spahiu, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« periudhĂ«n kohore nĂ«ntor 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Rigers Spahiu, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« periudhĂ«n kohore janar 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Everest (Ibrahim) Caka, ngjarje e planifikuar tĂ« kryej nĂ« periudhĂ«n kohore janar 2020 – nĂ«ntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Ardian Çollaku (Subashi), ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« muajt korrik – nĂ«ntor tĂ« vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« muajt maj – gusht tĂ« vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar tĂ« kryhej nĂ« muajt korrik – gusht tĂ« vitit 2020.
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarĂ«ve, prokurorĂ«ve dhe funksionarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«, ” nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetah, ngjarje e ndodhur gjatĂ« vitit 2020 nĂ« Elbasan dhe ‘’Korrupison aktiv i gjyqtarĂ«ve, prokurorĂ«ve dhe funksionarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«, nga Mikael Kamami dhe Arzen Mama.
“ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” dhe “PjesĂ«marrĂ«s nĂ« OrganizatĂ«â€ nga punonjĂ«si i PolicisĂ« sĂ« Shtetit Agustin Çinari;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje” nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Arben Spahiu, “ dhe“ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” nga punonjĂ«si i policisĂ« shtetasi Martin Musaj;
“Zbulimi i akteve ose tĂ« dhĂ«nave sekrete” nga shtetasja Denada Toda, kryer gjatĂ« periudhĂ«s kohore shtator – tetor tĂ« vitit 2020, nĂ« Elbasan.
“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli si dhe persona tĂ« tjerĂ« tĂ« paidentifikuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« organizatĂ«s kriminale;
“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika si dhe persona tĂ« tjerĂ« tĂ« paidentifikuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« organizatĂ«s kriminale;
“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Klajdi Merkaj nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« thjeshtĂ«.
“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Rexhino Doçi nĂ« kuadĂ«r tĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« thjeshtĂ«.
“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Armis Stafa nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« thjeshtĂ«.
“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, nga shtetasi Talo Çela dhe nĂ«na e vajzĂ«s sĂ« tij shtetasja Matilda Hoxholli) si dhe persona tĂ« tjerĂ« tĂ« paidentifikuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« thjeshtĂ«.
PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit (shtetasit Talo Çela), kryer nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja, Altin Ndoci, Ado Xhika, Maksim Koçi, Arben Lamçja, Renato Musaku, Arzen Hysa Çopja dhe Xhimi Hoxha gjatĂ« viteve 2020 – 2021 nĂ« qytetet TiranĂ«, DurrĂ«s dhe Elbasan.
‱ Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s, kryer nga shtetasi Klodian Sinameta.
‱ MoskallĂ«zim krimi, kryer nga shtetasit Leon Ramani.
“Vjedhja me armĂ« e mbetur nĂ« tentativĂ«, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e PunonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, e mbetur nĂ« tentativĂ«, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 23.03.2018, nĂ« lagjen 28 nĂ«ntori, nĂ« Fier;
“Vjedhja me armĂ« e vlerave monetare” qĂ« do transportoheshin me linjĂ«n e avionit TiranĂ« – VjenĂ«, ngjarje e ndodhur mĂ« datĂ« 09.04.2019, nĂ« pistĂ«n e aeroportit “NĂ«nĂ« Tereza”, Rinas, TiranĂ«.
Sekuestrimet

Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë. Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.

Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete të tjera në Kavajë



Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një automjet ka përplasur disa mjete të parkuara anës rrugës.

Sipas informacioneve, rreth orĂ«s 19:30, nĂ« rrugĂ«n “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues nĂ« KavajĂ«, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit qĂ« po drejtonte.

Si pasojë, ai ka goditur katër automjete të parkuara.

Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka dalë grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Historia e mjekut shqiptar që lundroi 22 ditë me nëndetëse në 50 metra thellësi



Zylyf Isufi është mjeku i parë dhe i vetmi në Shqipëri që ka sfiduar thellësitë e detit. Ai është specialist i vetëm i fiziologjisë së marinës.

Ai është kthyer pas në kohë teksa kujton se gjatë karrierës së tij ka lundruar 22 ditë me nëndetëse në 50 metra thellësi.

“NĂ« 1969 u bĂ«ra mjek fiziolog i BrigadĂ«s sĂ« NĂ«ndetĂ«seve, me gradĂ«n pĂ«rkatĂ«se. Shkuam grupi pĂ«r specializim nĂ« KinĂ«, nga Pekini nĂ« Shangai, pĂ«r tĂ« mĂ«suar praktikat mĂ« tĂ« avancuara pĂ«r shĂ«ndetin e ekuipazheve nĂ«n ujĂ«.

NĂ« vitin 1971 nisĂ«m punĂ«n nĂ« Pashaliman, ku punova deri nĂ« fund tĂ« viteve 1980 si mjek fiziolog dhe mjek shĂ«ndetĂ«sie i bazĂ«s. Ishte pĂ«rgjegjĂ«sia ime qĂ«, para çdo lundrimi, tĂ« zgjidhja efektivin, tĂ« ndaheshin zhytjet lehtĂ« dhe tĂ« rĂ«nda, dhe tĂ« siguroja qĂ« ekuipazhet tĂ« punonin nĂ« kushte optimale”, u shpreh ai.

Mjeku u shpreh se në Vaun e Dejës pastroheshin tunelët dhe se ai isha i vetmi që merrej me këtë.

“ShumĂ« herĂ« shkonim pa ditur saktĂ«sisht çfarĂ« do tĂ« ndodhte, por unĂ« identifikoja parametrat funksionalĂ« tĂ« çdo personi: sa mund tĂ« durojnĂ« mjedisin, sa duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« poshtĂ« dhe kur duhet tĂ« dalin jashtĂ«. Sa orĂ« duhet tĂ« rrinin nĂ« ujĂ«? NjĂ«, dy, tre – varet nga thellĂ«sia.

Gjatë karrierës sime kam lundruar 22 ditë me nëndetëse, në 50 metra thellësi, ku temperatura ishte jashtëzakonisht e lartë, lagështia mbi 45%, dhe ajri i kufizuar përmbante gazra të dëmshëm. Shkuam nga Adriatiku deri në Santa Maria, Itali.

Ishte punĂ« e vĂ«shtirĂ«: rrinim nĂ« 45–47 gradĂ« me kanatiere. PĂ«r 22 ditĂ« nuk dolĂ«m fare nĂ« sipĂ«rfaqe; stomaku im nuk funksiononte, humba nga 3 deri nĂ« 5 kg dhe fytyra u zbardh nga efektet e gazrave tĂ« nĂ«ndetĂ«ses”, shtoi ai.

Isufi shtoi se nuk ka mjek tjetër si i të specializuar për fiziologjinë dhe mjekësinë e marinës.

“Jam i vetmi. Ka tĂ« rinj qĂ« duhet tĂ« bĂ«hen si unĂ«? Jo, sepse nuk mĂ«sohet nĂ« fakultet, nuk njihet si specializim. Ky ishte shansi im: tĂ« punoja gjithĂ« jetĂ«n pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njohuri dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« ekuipazhet tĂ« jenĂ« tĂ« mbrojtur.

Marina shqiptare ka vetĂ«m 4–6 anije, por unĂ« njihja gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« çdo efektivi. GjatĂ« karrierĂ«s kemi pasur tre aksidente nĂ« marinĂ«; nĂ« 1961, nĂ« BrigadĂ«n e NĂ«ndetĂ«seve, humbĂ«n jetĂ«n dy persona nĂ« DurrĂ«s sepse nuk e dinin qĂ« i kishte mbaruar ajri. Kjo mĂ« dha mundĂ«sinĂ« tĂ« vendos standarde qĂ« shpĂ«tuan jetĂ« tĂ« tjera”, shtoi ai.

Çka tha vĂ«rtet GĂ«rvalla pĂ«r GjykatĂ«n Speciale? – Panduri publikon deklaratat e saj tĂ« vitit 2016



Donika Gërvalla, tani ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, më 20 prill të vitit 2016, në emisionin Info Box në RTV Dukagjini, kishte deklaruar se posedon dëshmi që lidhin drejtpërdrejt Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe SHIK-un me krimin.

“UnĂ« kam dĂ«shmi madje me shkrim nĂ« zarfe tĂ« mbyllura, tĂ« cilat i janĂ« paraqitur organeve tĂ« ndryshme, i kam personalisht nĂ« shtĂ«pinĂ« time nĂ« Bon”.

”I kam dĂ«rgu dikun, jam juriste me profesion, aty ku unĂ« e kam pa tĂ« arsyeshme qĂ« duhet dĂ«rguar” kishte thĂ«nĂ« ajo derisa ishte pyetur nga Rama se a janĂ« dĂ«rguar nĂ« KosovĂ« apo diku tjetĂ«r GĂ«rvalla ishte pĂ«rgjigjur:diku tjetĂ«r.

Rama kishte inistuar se ku i ka dërguar këto dokumente derisa kishte pyetur direkt Gërvallën se mos i kishte dërguar në Gjykatën Speciale ku kjo e fundit kishte pohuar se kishte dërguar aty.

”Po”, kishte thĂ«nĂ« GĂ«rvalla duke shtuar se ”disa prej tyre po”.

”Jo nuk kam dĂ«rguar, nuk kam mundĂ«si ti dĂ«rgoj dokumentet, jo jo, ka disa tema tĂ« ndara, Gjykata Speciale Ă«shtĂ« tem shumĂ« e freskĂ«t, unĂ« flas pĂ«r dĂ«shmi tĂ« cilat nĂ« vazhdimĂ«si gjatĂ« kĂ«tyre viteve, Gjykata Speciale Ă«shtĂ« njĂ« temĂ« qĂ« ka rrjedh gjatĂ« muajĂ«ve tĂ« fundit, ka institucione ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« cilat nĂ« vazhdimsi, institucione tĂ« cilat ndĂ«r tĂ« tjera e financojnĂ« EULEX-in, tĂ« cilat janĂ« lajmĂ«ruar, janĂ« njoftuar dhe Ă«shtĂ« kĂ«rkuar ndihma e tyre nĂ« hetimin e vrasjeve qĂ« SHIK-u ka bĂ«rĂ« ndaj aktivistĂ«ve tĂ« LDK-sĂ«â€.

Ajo, gjatë asaj interviste, përballë Ermal Pandurit dhe Fidan Ramës, kishte thënë se ato dëshmi i kishte deponuar diku.

“JanĂ« njĂ« sĂ«rĂ« argumentesh tĂ« cilat Hashim Thaçin, i cili edhe kur ishte nĂ« opozitĂ«, por sidomos pasi u bĂ« kryetar i shtetit, dhe atĂ«herĂ« filloi degradimi total i KosovĂ«s, Hashim Thaçi e ktheu kĂ«tĂ« vend nĂ« njĂ« qerdhe tĂ« krimit tĂ« organizuar dhe tĂ« korrupsionit dhe nuk Ă«shtĂ« e habitshme pastaj qĂ« gjĂ«rat rrodhĂ«n dhe erdhĂ«n ashtu siç erdhĂ«n
 kemi Kadri Veselin, shefin e SHIK-ut, gjithkush nĂ« botĂ« e di se kush Ă«shtĂ« Kadri. Kadri Veseli Ă«shtĂ« ish-koka e njĂ« organizate qĂ« ka kryer krime tĂ« rĂ«nda ndaj kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ«â€, kishte thĂ«nĂ« GĂ«rvalla.

Mirëpo, së voni ajo ka thënë në një paraqitje televizive se intervista e saj ishte prerë dhe shkëputur nga konteksti.

Për këtë, Ermal Panduri, autor i emisionit Debat Plus, ia ka shfaqur intervistën e plotë, duke komentuar hap pas hapi deklarimin e saj të asokohe.

Asokohe, deklarimet e saj ishin pak kohë pas themelimit të Gjykatës Speciale dhe kishin bërë bujë, por bujë po bëjnë edhe tani, pasi që ajo pretendon se videoja është e manipuluar dhe e nxjerrë nga konteksti.

“Dua ta bĂ«j tĂ« qartĂ« qĂ« nĂ« fillim se ajo video qĂ« po qarkullon nĂ«pĂ«r rrjete sociale asnjĂ«herĂ«, madje as edhe njĂ« herĂ«, nuk Ă«shtĂ« prerĂ« nga Televizioni Dukagjini”, ka thĂ«nĂ« Panduri.

“TĂ« mos ta lĂ«nĂ« kĂ«tĂ« çështje nĂ« errĂ«sirĂ«, por videon e prerĂ« ta lĂ«shojnĂ« deri nĂ« fund, Ă«shtĂ« shkĂ«putur”, ka thĂ«nĂ« GĂ«rvalla nĂ« emisionin Politiko nĂ« Kanal 10.

Në vlerë prej 7 miliardë euro, këto janë dhjetë shtetet kryesore nga të cilat Kosova importoi mallra



Kosova po vazhdon të rritë varësinë nga mallrat e importuara, duke çuar deficitin tregtar në nivele të larta.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, bazuar në statistikat e Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025, vendi ka importuar mallra në vlerë rreth 7 miliardë euro, ndërsa vlera e eksportit ishte vetëm 929 milionë euro.

Kjo tregon një diferencë të madhe mes importeve dhe eksporteve.

Për krahasim, gjatë vitit 2024 vlera e importit ishte 6.38 miliardë euro, ndërsa në vitin 2023 ishte 5.878 miliardë euro.

Sipas të dhënave, top 10 partnerët tregtarë të Kosovës për import janë:

Gjermania – 1 miliard euro

Turqia – 926 milionĂ« euro

Kina – 920 milionĂ« euro

Italia – 368 milionĂ« euro

Maqedonia Veriore – 350 milionĂ« euro

ShqipĂ«ria – 286 milionĂ« euro

Greqia – 279 milionĂ« euro

Polonia – 273 milionĂ« euro

Serbia – 234 milionĂ« euro

India – 185 milionĂ« euro

Në vitin 2024, Turqia kishte qenë partneri kryesor për import, ndërsa Gjermania në vendin e dytë.


Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici



NjĂ« qytetar nga Ferizaj, A. Cakolli, 61 vjeç, ka treguar shembull tĂ« veçantĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«rie dhe ndershmĂ«rie qytetare, duke dorĂ«zuar njĂ« shumĂ« tĂ« parave qĂ« i kishte gjetur nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nĂ« stacionin policor tĂ« qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 12 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00. ParatĂ« janĂ« numĂ«ruar nĂ« prezencĂ« tĂ« qytetarit, dhe pĂ«r tĂ« gjitha veprimet policore Ă«shtĂ« njoftuar prokurori i shtetit, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« iniciuar “ShĂ«nim zyrtar”.

Mjetet e gjetura ruhen aktualisht në stacionin policor të Ferizajt.

Policia bën apel tek pronari i ligjshëm i shumës që të paraqitet në stacion për verifikim dhe tërheqje të parave.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare.

Me këtë veprim, qytetari A. Cakolli jep një shembull të mirë për komunitetin dhe për respektimin e ligjit.

ÇfarĂ« e pret KosovĂ«n ndĂ«rsa BE-ja nis heqjen e masave?



Bashkimi Evropian ka njoftuar se në muajin janar do të nisë heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovës.

Sanksionet janë vendosur në verën e vitit 2023, pasi Prishtina zyrtare ka zbatuar rezultatet e zgjedhjeve të kontestuara në veriun e banuar me shumicë serbe, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli.

Ky hap mund t’i ringjallĂ« shpresat evropiane tĂ« KosovĂ«s, pasi 2026-ta mund tĂ« jetĂ« viti kur aplikimi pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE, i dorĂ«zuar nĂ« fund tĂ« vitit 2022, do tĂ« shqyrtohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nga Komisioni Evropian.

Po ashtu, ekziston mundësia që dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Brukseli, të rifillojë pas një ndërprerjeje dyvjeçare.

Sanksionet kanë qenë të diskutueshme dhe pa precedent në raportet e BE-së me një vend aspirant për anëtarësim.

Ato nuk kanĂ« qenĂ« sanksione nĂ« kuptimin e plotĂ« politik dhe procedural, ndaj nĂ« qarqet e Brukselit janĂ« konsideruar mĂ« tepĂ«r si “masa”.

Sanksionet e BE-sĂ« duhet t’u paraqiten 27 shteteve anĂ«tare pĂ«rmes njĂ« akti formal ligjor dhe tĂ« miratohen njĂ«zĂ«ri. Kjo ka ndodhur, pĂ«r shembull, nĂ« vitin 2019, kur Brukseli ka ngrirĂ« asetet dhe ka ndaluar vizat pĂ«r individĂ« nga Turqia - vend kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE - pĂ«r shkak tĂ« shpimeve tĂ« paautorizuara pĂ«r gaz nĂ« Mesdheun Lindor.

NĂ« rastin e KosovĂ«s, njĂ« procedurĂ« e tillĂ« nuk Ă«shtĂ« ndjekur. NĂ« vend tĂ« saj, shefi i atĂ«hershĂ«m i politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ«, Josep Borrell, u ka dĂ«rguar njĂ« letĂ«r shteteve anĂ«tare, ku i ka pĂ«rshkruar masat dhe u ka rekomanduar kryeqyteteve qĂ« t’i zbatojnĂ« ato, ndonĂ«se nuk ka pasur ndonjĂ« detyrim formal.

Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim - departament i BE-së që merret me vendet që synojnë anëtarësimin në bllok - e ka njoftuar më pas Kosovën për masat që do të ndërmerren kundër saj.

Këto masa kanë qenë kryesisht të natyrës së brendshme të BE-së; ato kanë përfshirë ngrirjen e fondeve për Kosovën nga buxheti i përbashkët i BE-së, pezullimin e vizitave të nivelit të lartë dhe mosmbajtjen e mbledhjeve të Këshillit të Stabilizim-Asociimit - mekanizmit kryesor politik të marrëdhënieve Bruksel-Prishtinë - deri në një njoftim të dytë.

Ndonëse për vendosjen e masave nuk ka pasur unanimitet formal të shteteve anëtare të BE-së, për heqjen e tyre është kërkuar.

Kur Borrell - në njërin nga veprimet e tij të fundit para largimit nga detyra në vitin 2024 - ka kërkuar heqjen e masave, nuk ka pasur konsensus dhe vendimi fillestar ka mbetur në fuqi.

NjĂ« dinamikĂ« e re nĂ« favor tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« krijuar me nisjen e punĂ«s sĂ« pĂ«rbĂ«rjes sĂ« re tĂ« Komisionit Evropian nĂ« fund tĂ« vitit 2024, kur disa diplomatĂ« evropianĂ« kanĂ« vlerĂ«suar se komisionari nĂ« largim pĂ«r Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili vinte nga Hungaria, ka pasur “njĂ« simpati tĂ« veçantĂ«â€ pĂ«r SerbinĂ« dhe ka penguar çdo lĂ«vizje reale nĂ« favor tĂ« KosovĂ«s.

MĂ« pas Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar “heqja graduale” e masave, por nuk Ă«shtĂ« shpjeguar qartĂ« se cilat masa do tĂ« hiqeshin dhe nĂ« çfarĂ« afati.

Gjatë vitit 2025, Kosovën e kanë vizituar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, duke hedhur poshtë idenë se ekzistonte ndalesa për vizita të nivelit të lartë.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, asnjë politikan i lartë kosovar nuk ka realizuar ndonjë vizitë dypalëshe në Bruksel.

Një përparim i madh politik ka ndodhur pastaj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili është mbajtur në Bruksel, më 17 dhjetor. Atë ditë, von der Leyen ka njoftuar se masat ndaj Kosovës do të hiqen.

Ky vendim ka pasuar zgjedhjet lokale tĂ« tetorit nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilat Brukseli i ka vlerĂ«suar si “tĂ« qeta dhe paqĂ«sore”, duke pĂ«rmbysur kĂ«shtu qasjen qĂ« ka ndĂ«rmarrĂ« nĂ« vitin 2023.

Megjithatë, kjo nuk ka shënuar fundin e rrëfimit.

Para samitit, Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Spanja kanë propozuar që heqja e masave të bëhej në dy faza.

Sipas këtij plani, gjysma e parave të ngrira, rreth 216 milionë euro, do të lëshohej menjëherë për Prishtinën, ndërsa gjysma tjetër, 205 milionë euro, do të shpërndahej pas zgjedhjeve parlamentare më 28 dhjetor.

Arsyeja ishte se lĂ«shimi i menjĂ«hershĂ«m i tĂ« gjitha parave, do t’i jepte avantazh tĂ« madh politik kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore.

Kushti i ri është vendosur nga pothuajse të njëjtat shtete që në vitin 2023 kanë luajtur rol kyç në shmangien e masave të ngjashme të BE-së ndaj Serbisë, pasi militantë serbë - me mbështetje të dyshuar nga Beogradi zyrtar - kanë sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke lënë një oficer të vrarë.

Disa shtete të tjera anëtare të BE-së janë ankuar se vendet proserbe po nxisnin sërish veprime kundër Kosovës, por më pas kanë rënë dakord, duke dëshiruar të shmangnin një tjetër ngërç politik.

Në fund, Kurti ka rritur numrin e votave dhe BE-ja ka njoftuar menjëherë se gjysma e dytë e parave të ngrira do të lirohet në fillim të vitit 2026.

Problemi tani është se, edhe pse janë marrë vendimet politike për heqjen e të gjitha masave, puna teknike nuk ka filluar ende.

Granti i parĂ« Ă«shtĂ« “programuar”, qĂ« do tĂ« thotĂ« se Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r pĂ«rfitues tĂ« ndryshĂ«m nĂ« KosovĂ«, por paratĂ« ende nuk janĂ« transferuar.

Sipas zyrtarĂ«ve tĂ« BE-sĂ«, tĂ« kontaktuar nga Radio Evropa e LirĂ«, as hapi formal pĂ«r tĂ« “programuar” grantin e dytĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« akoma, edhe pse pritet tĂ« kryhet si formalitet gjatĂ« janarit.

Pasi kĂ«to masa janĂ« vendosur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paprecedentĂ« nĂ« vitin 2023, nĂ« Bruksel Ă«shtĂ« duke u diskutuar edhe pĂ«r atĂ« se çfarĂ« duhet bĂ«rĂ« teknikisht pĂ«r t’i hequr ato.

Për shembull, a duhet që shtetet anëtare të BE-së të konsultohen sërish me shkrim apo përmes ndonjë grupi pune apo komiteti të Këshillit, apo Komisioni mund të vazhdojë pa marrë miratimin e tyre?

Ajo që dihet me siguri është se Komisioni Evropian dëshiron të rifillojë të angazhohet me Kosovën.

Pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, por të dërguarit të Brukselit për këto bisedime, diplomatit danez, Peter Sorensen, së fundmi i është rinovuar mandati edhe për dy vjet.

Besohet se Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë rund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.

MarrĂ« parasysh se Brukseli Ă«shtĂ« anashkaluar shpesh nĂ« çështje si: bisedimet pĂ«r paqe pĂ«r UkrainĂ«n, lufta nĂ« GazĂ« dhe situata nĂ« Iran, zyrtarĂ«t e BE-sĂ« thonĂ« me shaka se arritja e njĂ« marrĂ«veshjeje mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mund tĂ« jetĂ« “fryti mĂ« i lehtĂ«â€ qĂ« mund ta arrijĂ« blloku nĂ« kĂ«tĂ« moment.

Ekziston gjithashtu mundësia që shtetet anëtare të BE-së të bien dakord për ta dërguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE te Komisioni Evropian, në mënyrë që ekzekutivi i BE-së të vlerësojë nëse Prishtina mund të bashkohet me bllokun në të ardhmen.

Çekia, e cila ka pranuar aplikimin e KosovĂ«s gjatĂ« kryesimit tĂ« saj me BE-nĂ« mĂ« 2022, ka qenĂ« vendi i fundit qĂ« ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje reale pĂ«r ta trajtuar kĂ«tĂ« çështje.

Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën - Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - kanë bllokuar çdo përparim dhe ua kanë bërë të qartë vendeve të tjera anëtare që kanë pasur presidencën e radhës, se nuk do ta trajtojnë këtë çështje.

Pritjet janë që gjërat të mos lëvizin gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërsa ndryshime mund të ketë kur Irlanda ta marrë presidencën në muajin korrik.

Dublini e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se po punon pĂ«r t’i pĂ«rfunduar negociatat pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e Malit tĂ« Zi nĂ« BE deri nĂ« fund tĂ« vitit dhe se synon tĂ« afrojĂ« edhe ShqipĂ«rinĂ«, MoldavinĂ« dhe UkrainĂ«n me bllokun.

Me zgjerimin e BE-së si një nga prioritetet kryesore, Irlanda mund të nisë gjithashtu edhe një vlerësim për Kosovën.

Sipas thashethemeve nĂ« Bruksel, Spanja - shpesh mĂ« e vĂ«shtira mes pesĂ«shes qĂ« s’e njeh KosovĂ«n - mund tĂ« lejojĂ« qĂ« Komisioni ta bĂ«jĂ« njĂ« vlerĂ«sim, pĂ«r aq kohĂ« sa njĂ« gjĂ« e tillĂ« nuk i detyron shtetet anĂ«tare ta diskutojnĂ« menjĂ«herĂ« çështjen e njohjes sĂ« KosovĂ«s./REL.

Osmani dhe Wikoff diskutojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më strategjike të Aleancës Veriatlantike.

Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në udhëheqjen e komandës, duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e vazhdueshëm në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend që nga viti 1999.

Ajo shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si forcë të besueshme parandaluese dhe garantuese të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallime.

Presidentja gjithashtu konfirmoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se vendi mbetet partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, i përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Vuçiqi pretendon pa fakte se FSK-ja po armatoset për ta kërcënuar Serbinë



Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, mbajtur më 4 janar 2026, presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq ka intensifikuar retorikën alarmuese për zhvillimet e sigurisë në Kosovë, duke pretenduar se vendi po armatoset në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se në rajon po konsolidohet një bashkëpunim i ri ushtarak që, sipas tij, cenon drejtpërdrejt interesat dhe sigurinë e Serbisë.

Vuçiqi e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« situatĂ« si njĂ« kĂ«rcĂ«nim ekzistencial ndaj vendit tĂ« tij, duke theksuar se Serbia po kalon nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re tĂ« gatishmĂ«risĂ« mbrojtĂ«se. Ai e mbylli adresimin e tij me njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« qartĂ«, duke u shprehur: “TashmĂ« po pĂ«rgatitemi pĂ«r mbrojtje nga ata qĂ« jo mĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« fshehtĂ«, por hapur po dĂ«rgojnĂ« kĂ«rcĂ«nime ndaj vendit tonĂ«â€.

Pretendimi për armatosjen e Kosovës si rrezikim i stabilitetit rajonal dhe sigurinë e Serbisë

Vuçiqi pohon se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri po zhvillohet me mbështetje të fuqive perëndimore dhe Turqisë, në shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, rendi ndërkombëtar që parashihte mungesën e një ushtrie vendore në Kosovë është zhbërë në praktikë, ndërsa pajisja dhe trajnimi i forcave të Kosovës po krijon një realitet të ri ushtarak që rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Serbisë.

A qëndron kjo?

Rezoluta 1244 nuk e pengon furnizimin me armë të Kosovës. Megjithëse ajo ruan kornizën e përkohshme ndërkombëtare të sigurisë, Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë dhe ka siguruar njohje ndërkombëtare, si dhe ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe ushtarake dhe për armatim me shtete anëtare të NATO-s. (shih këtu dhe këtu).

Armatosja nuk e cenon mandatin e KFOR-it dhe nuk përbën militarizim të ndaluar. Sipas Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK-ja ka disa kompetenca dhe disa parime. Në to përfshihen vetëm aspektet e mbrojtjes së sovranitetit dhe të integritetit territorial dhe të interesave të Kosovës.

Kosova ka arritur marrëveshje për blerje armësh edhe me shtete të tjera të NATO-s dhe këtë e ka bërë tash e sa vjet, qëkur u miratuan tri ligje në dhjetor të vitit 2018 për transformimin e FSK-së në ushtri.

KFOR-i është misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë. Trupat e tij kanë për mandat të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare (Shih këtu).

Pas tranzicionit tĂ« FSK-sĂ« nĂ« ushtri nĂ«pĂ«rmjet ligjeve, kryeministri i atĂ«kohshĂ«m i KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, pati thĂ«nĂ« se “FSK-ja nuk do ta zĂ«vendĂ«sojĂ« KFOR-in” e se FSK-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« shĂ«rbejĂ« bashkĂ« me forcat e KFOR-it.

ShBA-ja e pati konsideruar tĂ« drejtĂ« sovrane tĂ« KosovĂ«s transformimin e FSK-sĂ« nĂ« forcĂ« “me mandat pĂ«r mbrojtje territoriale” (shih kĂ«tu).

Pretendimi se marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është në dëm të Serbisë

Një tjetër element i narrativës së Vuçiqit është ekzistenca e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, të cilin ai e përshkruan si një aleancë ushtarake de facto.

Ai pretendon se këto tri palë po koordinohen në blerjen dhe zhvillimin e pajisjeve ushtarake, përfshirë sisteme më të avancuara luftarake, duke e interpretuar këtë bashkëpunim si përpjekje për të ndryshuar ekuilibrat e sigurisë në rajon në dëm të Serbisë.

A qëndron kjo?

Në Tiranë, më 18 mars, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia formalizuan një deklaratë të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe nga homologët e tij, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ivan Anushiq i Kroacisë.

Në deklaratën e nënshkruar nga treshja, u përcaktuan katër pika bashkëpunimi:

  • Nxitja e kapaciteteve mbrojtĂ«se dhe bashkĂ«punimi pĂ«r industrinĂ« pĂ«rkatĂ«se;
  • Rritja e ndĂ«rveprueshmĂ«risĂ« pĂ«rmes edukimit, trajnimeve dhe ushtrimeve;
  • Luftimi i kĂ«rcĂ«nimeve hibride dhe rritja e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«;
  • Ofrimi i mbĂ«shtetjes sĂ« plotĂ« pĂ«r integrimin euroatlantik.

Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bënte të ditur se angazhimi i parë i paraparë në deklaratën e përbashkët është realizimi i blerjeve të përbashkëta të armatimit, duke bërë një porosi të vetme nga ShBA-ja në emër të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, me qëllim uljen e kostos dhe përshpejtimin e afateve të dorëzimit.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, sipas deklaratave të ministrave të Mbrojtjes të vendeve nënshkruese të marrëveshjes, nuk ka karakter agresiv, por synon forcimin e bashkëpunimit në siguri, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes trajnimeve dhe kontributin në paqen rajonale, pa përbërë kërcënim për asnjë shtet. Ajo reflekton orientimin e përbashkët drejt integrimit euroatlantik dhe mbështetjen e Kosovës nga dy vende anëtare të NATO-s në kuadër të stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, roli i NATO-s dhe misionit KFOR mbetet faktor kyç stabilizues, ndërsa marrëveshja është në përputhje me përpjekjet afatgjata për ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve në rajon.

Pra, pretendimet e Alleksandar Vuçiqit se armatosja e Kosovës dhe marrëveshja trilaterale mes saj, Shqipërisë dhe Kroacisë përbëjnë kërcënim për Serbinë dhe stabilitetin rajonal, nuk qëndrojnë në bazë të fakteve të verifikueshme. Procesi i ndërtimit të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës zhvillohet në përputhje me legjislacionin vendor, praktikat ndërkombëtare dhe me mbikëqyrjen e vazhdueshme të NATO-s përmes KFOR-it, ndërsa bashkëpunimi trilateral ka karakter mbrojtës dhe integrues, jo agresiv. Këto zhvillime reflektojnë orientimin euroatlantik të rajonit dhe synojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit, e jo krijimin e rreziqeve të reja të sigurisë për Serbinë apo për komunitetet në Ballkanin Perëndimor./Hibrid.info.

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake



Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në të cilën është diskutuar analiza e brendshme e procesit zgjedhor dhe e rezultatit elektoral.

Gjatë mbledhjes janë adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit, ku PDK është renditur si forca e dytë politike, duke ruajtur mbështetjen e saj tradicionale.

Po ashtu, Kryesia ka nxjerrë rekomandime konkrete për hapat e mëtejmë politikë dhe organizativë të partisë në të gjitha nivelet.

Si hap i parë drejt forcimit të mëtejmë të strukturave partiake, Kryesia e PDK-së ka miratuar vendimin për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme, të cilat do të mbahen në të gjitha nivelet organizative, nga nëndegët dhe degët deri te organet qendrore të partisë.

Sipas njoftimit, procesi pritet të nisë në javët e ardhshme përmes emërimit të grupeve punuese dhe përpilimit të hapave konkretë, me synimin për një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe transparent.

Ky proces ka për qëllim konsolidimin e strukturave, forcimin e unitetit të brendshëm dhe përgatitjen e partisë për sfidat e ardhshme politike.

Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se, mbi bazën e reflektimit dhe përgjegjësisë politike, do të vazhdojë të forcojë rolin e saj si parti kryesore opozitare, e organizuar dhe e besueshme, në shërbim të qytetarëve dhe interesit të Republikës së Kosovës.


❌